Propozimi më i fortë që të kanë bërë dhe nga kush?
Propozimi më i fortë ka qenë nga një sheik, i cili ishte i vjetër në moshë, por që kishte një djalë “super sexy”, dhe më tundoi ideja që unë do të ballafaqohesha me të çdo ditë.
Pate diçka me sheikun apo me djalin e tij?
Jo nuk pata diçka, por jemi në kontak. Flasim vazhdimisht.
Mund të keni diçka në të ardhmen?
Pse jo?! Ndoshta.
Marrëdhëniet me meshkujt si i ke, numëron shumë histori?
Nuk numëroj shumë histori.
Cilët meshkuj të tërheqin?
Më tërheqin meshkujt me karakter të fortë, e që janë dikushi në jetë.
Në shtrat si sillesh?
Në shtrat jam pasionante. Pra jam shumë e mirë në krevat.
Çfarë të ofrojnë ata?
Shumë gjëra më ofrojnë, si dashuri ashtu dhe gjëra materiale.
Një dhuratë super e shtrenjtë që ke marrë dhe nga kush?
Ishte një unazë diamanti shumë e kushtueshme, e porositur posaçërisht për mua me inicialet e mia me vlerë 20 mijë dollarë. Këtë dhuratë ma bëri i dashuri im biznesmen. Është i njohur në fushën e biznesit, por s’mund ta përmend emrin pasi tani jemi ndarë.
Të tjerë persona të njohur dhe me pushtet në Shqipëri të ngacmojnë?
Po, mes tyre dhe politikanë por nuk dua të flas e të përmend emra për momentin. Ndoshta më vonë do i bëj publikë emrat e tyre.
Çfarë të ofrojnë?
Gjëra materiale, makina dhe shtëpi.
Ke pranuar dhuratë një shtëpi?
Po, një apartament dy dhoma e një kuzhinë në zonën Komuna e Parisit në Tiranë.
Është politikan i ri në moshë, apo i vjetër?
Jo, nuk është i ri në moshë.
Foto/ Shikoni shqiptaren me të pasmet me të seksi
Femrat shqiptare që ekspozojnë të pasmet janë të shumta, por duket se kjo që do të shikoni në fotogalerinë e mëposhtme, me shumë gjasa është një ndër femrat e njohura shqiptarja me të pasmet më të bukura.
Bëhet fjalë për modelen Eliona Pitarka, e cila u bë e njohur në “Zjarr TV” si një nga spikeret që guxoi të jepte lajme me xhaketë të zbërthyer, tani mund të cilësohet si vajza me të pasmet shumë seksi.
25-vjeçarja nuk ndalon së postuari fotografi nga përditshmëria e saj. Ajo gjatë gjithë kohës mundohet ta ekspozojë trupin e saj.
Pitarka, në një intervistë më herët kishte thënë se, është modele profesioniste për më shumë se 7 vite dhe për të nuk është problem të dal në publik me rroba banjo.
Foto/ Muxhahedinët në Shqipëri? Serbia rekruton të rinjtë në ushtri
Nuk dihet se me kë kërkon të bëjë luftë Serbia, por situata në Ballkan ka detyruar shtetin sllav që të nisë një valë masive rekrutimesh të të rinjve në Forcat e Armatosara, gjë e cila po ecën paralel edhe me modernizimin e ushtrisë.
Janë me qindra të rinjë vajza dhe djem, që u janë përgjigjur mesazheve propogandistike të Ministrisë serbe të Mbrojtjes që për të thirrur në radhët e saj dhe përgatitur ushtarë profesionistë, ka përmendur faktin se “Ballkani po rrezikohet nga një valë e re fondamentalizmi Islamik që po vërshon nga Lindja e Mesme drejt shteteve si Maqedonia, Shqipëria apo Kosova”.
Shikoni fotot:
Kryebashkiakja e Gjirokastrës: Qytetarët më falenderuan për drejtorin e Ujësjellësit
Pas shkarkimit “live” para kamerave të drejtorit të Ujësjellësit në Gjirokastër dhe johën që bëri në media arroganca e kryebashkiakes Zamira Rami, kjo e fundit ka bërë sot një reagim publik për ngjarjen. Rami thotë se shkarkimi i Dashamir Qelit është konform ligjit, ndërsa thekson se me të ka pasur mungesë bashkëpunimi.
Për shkarkimin e drejtorit të Ujësjellësit ajo thotë se ka marrë me dhjetra falenderime nga qytetarët e Gjirokastrës.
“Uji i pijshëm është një nevojë bazike dhe si i tillë, menaxhimi i një institucioni si Ujësjellës- Kanalizime Sh.A, që kujdeset drejtpërdrejt për furnizimin e komunitetit me ujë dhe mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimeve nuk mund t’u lihet në dorë individëve që e trajtojnë si pronë të tyre.
Po kështu, nuk mund t’i lihet në menaxhim një administratori që qëndron indiferent dhe tregon papërgjegjshmëri ndaj shqetësimeve të komunitetit.
Ky është një standart që Bashkia Gjirokastër nuk e pranon. Për këtë institucion kjo është e patolerueshme, sepse komuniteti është dhe do të mbetet prioriteti ynë madhor.
Mbi bazën e këtij detyrimi, Bashkia ushtroi autoritetin e saj, të përcaktuar me ligj, si aksionerja e vetme e ndërmarrjes Ujësjellës- Kanalizime Sh.A, për zëvendësimin e administratorit, veprim për të cilin kam marrë dhjetëra e dhjetëra falenderime nga banorët”,- thotë kryebashkiakja e Gjirokastrës.
“Lapsi.al” publikoi sot një tjetër video nga momenti kur kryebashkiakja Zamira Rami hyn në Drejtorinë e Ujësjellësit për të prezantuar drejtorin e ri. Nga pamjet shihet arroganca dhe prepotenca e saj karshi punonjësve të tjerë të kësaj ndërmarrje.
Intervista/ Blushi, tani e tutje… Ja e ardhmja politike dhe platforma
Disa ditë pas mbajtjes së referendumit në Partisë Socialiste, deputeti Ben Blushi ka komentuar rezultatin në “Opinion”. I ftuar në studion e “Neës 24”, deputeti Ben Blushi ka folur edhe për zhvillimet në Partinë Socialiste dhe planet e tij. Blushi ka përsëritur akuzat se procesi ishte manipuluar, dhe kutitë ishin mbushur paraprakisht. Këto akuza deputeti rebel i PSsë i mbështet në faktin se Edi Rama, kreu i PS nuk ka bërë asnjë ditë fushatë. “Nëse KQZ nuk shpall rezultatin zyrtar për çdo bashki dhe çdo kuti, si mund ta ankimosh. Ndaj po presim që KQZ i PS të nxjerrë rezultatin përfundimtar”. Deputeti thotë se ka prova që në referendum nuk kanë votuar më shumë se 40% e socialistëve dhe se kutitë janë mbushur.
Do ketë një kërkesë nga ana juaj për marrjen në dorëzim të materialeve zgjedhore, do kërkoni hapje kutish?
Qysh kur u stis ky referendum unë dhe shumë kolegë paralajmëruam se ishte ilegjitim dhe i panevojshëm. U krijua për të më hequr të drejtën e kandidimit. Ne morëm të gjithë hapat e mundshëm për ta kthyer mbrapsht. Po të ndiqej rregullorja edhe ajo thotë se nuk ka referendum 2 muaj para apo pas kongresit. Administrimi në referendum ishte shumë i keq, ishte i trukuar me qëllim. Dje për fat të mirë doli një provë publike e denoncoi emisioni “Stop” aty votuan njerëz që nuk ishin në listë, listat bëheshin me dorë, njerëz që votonin nga dy ose më shumë herë. Kemi prova që s’kanë votuar më shumë se 40% e listës së PS. Si ka mundësi për një çështje kaq të parëndësishme për PS, socialistët e dinin se Edi do ishte prapë kryetar, kush ishte arsyeja që u shkua në votim në masë 98%? Kutitë janë mbushur, pjesëmarrja ishte e ulët. Ne po presim që referendumi të ketë rezultatin final, që nuk e ka. Kush e shpall rezultatin partia apo KQZ? Edhe ne rastin e PS kështu është ka një komision zgjedhor që duhet ta shpallë, e shpall për çdo kuti. Rezultati për kuti nuk ka dalë. E dini pse? Sepse nuk kolaudohen shifrat.
A mendoni se drejtuesit e lartë të PS kanë qenë në dijeni të shkeljeve?
Kjo nuk diskutohet, është afërmendsh. Fakti që po i mbrojnë…Unë kam kërkuar të hapen kutitë e këtij referendumi. Çfarë ndodhi në këtë referendum. Unë dhe shumë kolegë kërkuam që ky referendum të vëzhgohej, kjo mundësi nuk na u dha.
Kemi të bëjmë me një situatë në PS, ku një pjesë e institucioneve nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave tuaja. Z. Ruçi tha se duhet t’i bëni kërkesat zyrtarisht dhe jo mediatikisht. A i keni bërë ju kërkesat zyrtarisht?
Po e marr një rast mediokër për një dyqan, i cili grabitet, kush e ka fajin ai që nuk u lejua të vëzhgojë apo ai që e grabit. Kjo ka ndodhur në referendum. Kam kërkuar zyrtarisht të ketë vëzhgues. Kam kërkuar fushatë. Unë nuk kam mundësi ta thërras Partinë Socialiste të Gjirokastrës dhe as të Sarandës por PS ka mundësi, kjo gjë nuk ka ndodh, nuk mu la. Rama shpikësi i këtij referendumi dhe nuk bëri 1 ditë fushatë. Pse? Sepse dinte rezultatin që shkroi në tavolinë. Dinte rezultatin final ndaj nuk kishte arsye të bënte fushatë. Kam pyetur pa pushim këto ditë, askush nuk e di. I patë pamjet në Stop. Ai pyeste çfarë duhet të bëj. Duhet të votosh ‘Po’ i thanë.
Qëndrimi ndaj Ruçit?
Unë nuk kam një problem themelor me PS, por me rilindjen, që është një grup uzurpues në PS. Ishin vartësa të kryeministrit që kërkoi referendumin. Debati im është me rilindjen. Ruçi është socialist i vjetër. Kam kërkuar për shkak se që nga Kongresi deri më sot nuk ka asamble apo kryesi në PS, nuk janë konsitutuar nga Kongresi. I vetmi që mblidhet është grupi parlamentar. Dhe kam kërkuar të më jepet mundësia të shoh kutitë dhe të shoh si zgjedhësit kanë votuar. Ka një listë zgjedhësish, e kush nuk ka emrin nuk voton. Për të vërtetuar që je ti duhet dokumenti i identifikimit. Dua listën e votuesve që është brenda çdo kutie. Kam mesazhe nga të gjitha rrethet që me thonë nuk kemi votuar, por e dimë se çfarë ka ndodhur. Janë shkruar emra me dorë, si dyqan bakalli.
Por Majko, Pëllumbi, janë rilindje apo PS?
Qeverisja e sotme është e djathtë, e majtë, apo një ditë ashtu një ditë kështu? E gjithë PS mban përgjegjësi nëse vendimet janë kolegjiale, por vendimet e fundit janë personale. Po shkojmë drejt një partie të privatizuar, ku një njeri i konsideron të tjerët të pabarabartë me veten. Ai thotë unë nuk zgjidhem dhe kam një mandat të përhershëm. Mënyra sesi funksionojnë partitë politike determinon mënyrën sesi funksionojnë institucionet në Shqipëri. Nëse partitë politike nuk janë demokratike, si mund të jetë Parlamenti. Në mënyrë ilegale është futur statut i ndryshuar në shtypshkronjë një natë para kongresit, që kreu i partisë jep dorëheqje vetëm kur partia që i drejton del parti e dytë në zgjedhje. Pra ai kërkon ta lërë vetën në krye të PS edhe nëse fiton edhe nëse humb. Se PS del parti e parë në zgjedhje jo prej Ramës, porpër arsye se është PS, Rama kështu e gjeti kështu do ta lërë. Sa për Majkon dhe Pëllumbin, nuk dua t’i ndaj njerëzit në ekipe,. Ata janë socialistë, edhe nëse dikush nuk ndan të njëjtin mendim me mua, nuk do të thotë se kanë ndonjë gjë.
A nuk vërtetoni akuzat e Ramës se po përpiqeni të rrëzoni qeverinë?
Unë nuk jam në opozitë dhe nuk kam ndërmend të rrëzoj qeverinë. Kam folur për të rrëzuar një metodë qeverisje që është e padrejtë. Në 3 vjet nuk ka dhënë rezultatet që prisnim. Ekonomia nuk është rritur, borxhi është rritur, papunësia është rritur, performanca e administrates publike shumë e dobët, monopolet nuk po luftohen. Kam thënë se kjo metodë , kjo mënyrë drejtimi duhet të ndryshojë. PS ka ardhur në pushtet me një program tjetër. Diferenca ka qenë e qartë dhe në një mbledhjet e fundit. Unë jam për Shqipërinë ata janë për partinë. Pra, nëse Shqipëria është keq pavarësisht se kush e drejton, Saliu apo Rilindja unë nuk duhet ta them?
N.q.s sot borxhi shkon nga 65% në 74% duhet të them që është ulur?
Për këtë arsye them se duhet ndryshuar metoda. Përse doja të kishte garë në PS. Doja të kishte garë idesh. Sot ka nevojë për disa ndërhyrje emergjente në ekonomi, që qeveria e rilindjes nuk i pranon. P.sh ne duhet të shkojmë në një sistem të ndryshëm taksash. Unë them se duhet të ulur prodhimi dhe rritur konsumi, kemi deflacion. Nëse kemi deflacion, vendet e punës rrezikohen. Duhet të shtojmë konsumin, duhet të rrisim pagat, të rrisim pagat minimale. Ne nuk jemi në 3 muajt e parë të qeverisë dhe tendenca nuk duket. Ne kemi hyrë në vitin e fundit. Qeveritë bëjnë reforma në 3 vitet që t’i korrin në vitin e fundit. Ku janë frytet?! Ka një parim universal për çfarë bëhen zgjedhjet? Votojnë për të shkuarën apo për të ardhmen. Edi Rama thotë votojnë për të shkuarën. Meqë keni votuar në 2013 për mua unë do jem edhe në të ardhmen. Për këtë është edhe debat i madh në Francë. I kërkohet presidentit Hollande që të shkojnë në zgjedhje primare, sepse besojnë se me atë kandidat nuk i kanë të sigurta rezultatet në zgjedhjet e ardhshme. Me këtë erozion demokratik, zgjedhjet e ardhshme nuk janë të sigurta. Kjo mu mohua.
Në PS zyrtare nuk gjeni mbështetje?
Këtë se pranoj. Në grupin parlamentar, Tahiri, Fino janë në kundërshtim me ju dhe deputetë të tjerë. Duket se Rilindja e kontrollon situatën në PS.
Takimet tuaja nuk kanë qenë aq masive. E pranoni që jeni pakicë?
Unë e pranoj që jam pakicë në ditën që jam votuar. Kam kërkuar të ketë votim me emra.
Çfarë mënyrash të tjera mund të ketë, për të pasur rezultat?
Kam mbështetur disa parime dhe këto parime janë të provuara. Që referendumi ishte i trukuar, kjo u provua dhe në ditët në vijim do provohet më shumë. Nëqoftëse hapen kutitë, atë listën në Kamzë, do shkoj në Kamzë tek sheshi i Kamzës t’i pyes ata njerëz a keni votuar. Mua më rezulton që ata nuk janë socialistë fare, janë demokratë që kanë vajtur për t’i bërë qejfin komisionerit. Kush janë këta që më kundërshtojnë mua hapjen e kutive, ata që u futën në grevë urie për hapjen e kutive nga Saliu. Ku është principi këtu? Janë parime këto që mbroj unë, pa parime shoqëria jonë do mbetet në batak.
Sa i takon reformës në drejtësi, a duhet të shkrihet Parlamenti sapo të miratohet?
Unë nuk e kam thënë këtë gjë. Kur fola për referendumin thashë se ky është i panevojshëm, dhe thashë nëse do bëhej një referendum le të bëhej për reformën në drejtësi. Dhe nuk e kam vetëm për këtë referomë, por kam në përgjithësi. Ka ardhur koha që t’i delegohen ca më shumë të drejta qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që shqiptarët të marrin më shumë vendime për ne. Dhe kështu mund të vendosin ata në mënyrë direkte. Unë jam më shumë pro demokracisë direkte, sesa asaj me përfaqësim. Çfarë na delegojnë shqiptarët ne që të votojmë. Për mua Reforma në Drejtësi ishallah kalon që nesër, do ta votoj. Ballist Morina u kap në flagrancë me një armë pa leje dhe u arrestua me aq sa i takoi, ndërsa kur një deputete kapet në flagrancë me një armë thuhet se kjo nuk është armë. A mendoni se kjo është drejtësi. Kështu drejtësia ndëshkon të varfrit dhe mbron politikanët. A është kjo drejtësi? Deri më sot kjo garanci nuk po jepet, dhe shqiptarët ende nuk e dinë qartë se çfarë do të rregullohet. Perceptimi i përgjithshëm është se palët politike po fitojnë kohë pr të negociuar, për një reformë që mos t’i prekë ata vetë.
Sa i takon qëndrimit të PD?
PD po e shtyn procesin për të negociuar pamundësinë e reformës në drejtësi. Po gjen pretekste që nuk kanë lidhje.
A po zbatohet ligji për dekriminalizimin?
Nuk është zbatuar. A ka dalë njeri nga parlamenti si efekt i ligjit? A ka lënë detyrën ndonjë drejtues bashkie? A është larguar nga puna ndonjë nga administrata? Por ligji hartohet por nuk zbatohet.
A keni ndonjë mendim në lidhje me propozimin për të futur fenë në shkolla?
Ky nuk është debat themelor. Dhe kushdo që e bën nuk është se është kryesore. Shkollat tona janë të dobëta, nuk ka mundësi të mira arsimimi, ka mediokritet nëpër shkolla, ka mungesë kushtesh. Dhe ndaj them se problemi nuk është te kultura fetare. Kushdo që është future në këtë rrugë po ndjek një gjë pa lidhje që nuk ka për të ndodhur kurrë. Sistemi ynë nuk reformohet nëse futet apo jo feja në shkolla. Sistemi unë duhet reformuar padyshim. Nëse ka një lëndë që duhet te futet në shkollat tona është shkenca.
A mund të mërziteni ju me partinë tuaj një ditë?
Çdo gjë ndryshohet, vjetërsohet por parimet mbeten, ato vazhdimisht duhet të përsosen. Nuk jam me dilemën që të rri apo të iki.
A do krijoni partinë tuaj?
Nuk jam në një moshë që më thërret në emergjencë. Nuk është betejë për veten time. Unë mund ti kisha zgjidhur çështjet e emocioneve të mia në një mënyrë tjetër. Kjo është dita kur ti ke një detyrim publik nëse me duhet të zgjedh mes Shqipërisë dhe partisë. Në 25 vjet Shqipëria ka prodhuar 1 milionë emigrantë, asnjë popull nuk ka prodhuar kaq shumë sa Shqipëria. Kjo tregon se partitë shqiptare kanë shkuar pas interesave të tyre. Për interesat e PD ndodhi 1997, sepse Shqipëria pati krizë ekonomike. Nëse Shqipëria do ishte vend i lire partia e Saliut nuk do shkonte në dhunë reale. Ndaj them se në 25 vjet partitë i kanë shërbyer vetes. Unë kam vendosur të mos e ndjek këtë rrugë.
Libri juaj titullohet letër një socialisti jo një anëtari të Partisë Socialiste…
Ai përbëhet nga 10 letra që i kam përmbledhur në disa propozime që i japin frymë ekonomisë. Propozoj një paketë dinjiteti, pasi kemi 400 mijë vetë që jetojnë me 40 dollarë në muaj. Shoqërisë sonë i takon të heqë diçka nga vetja, duhet pak më shumë arsim që të kenë mundësi të paguajnë energjinë elektrike, të vaksinohen dhe blejnë ilaçe..propozoj dyfishim të asistencës sociale. Për Ramën këta quhen parazitë, por për mua janë njerëz në nevojë. Kam një propozim për rritjen e pagës minimale. Punëtorët punojnë në kushte mjeruese. Nuk e kemi pagën minimale më të ultën në Evropë por më të ultën në rajon. Kam kërkuar që ajo të rritet, kjo kërkon ndërhyrje në sistemin tonë të pagave. Nëse ne bëjmë reformë pagash kjo mundësi ekziston në buxhetin tonë, siç e dimë është 400 milionë euro gropa në buxhet. Administrata nuk performon siç duhet. Nga gjithë kjo gjë që humbim nëse ia japim njerëzve për paga nuk do kemi këtë deficit që kemi, nuk do kemi këtë ulje konsumi në nivel drastik. Në 20 vjet shqiptarët nuk kanë pasur asnjëherë kaq pak lekë për të shpenzuar. Do duhet të ndërmarrim politika kundër shpopullimit se njerëzve i ka humbur besimi, duan që fëmijëve të tyre tu japin një fat më të mire./BW/
Basha në Cërrik: Vitin e parë të qeverisë hapim 25 mijë vende pune
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Cërrikut për të prezantuar platformën ekonomikë të PD-së, që parashikon ulje të taksave dhe minimalisht 25 mijë vende reja pune vetëm vitin e parë.
Basha bashkëbisedoi me qytetarë të ndryshëm duke dëgjuar shqetësimet e tyre.
Varfëria , papunësia, rënia e fuqisë blerëse, ilaçet e skaduara kanë qenë disa nga shqetësimet që banorët e Cërrikut i kanë shprehur kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“Investitorët gjermanë që janë këtu po fillojnë të mbyllin bizneset, po fillojnë të nxjerrin nga puna më shumë shqiptarë. Ata që planifikonin të vinin, nuk vijnë. Shqipëria është e 19-ta në listën e rajonit.
Shteti nesër nen drejtimin tim, me votën dhe besimin tuaj do të të mendojë dhe do të përpiqet për një dhe vetëm një objektiv madhor, punësimin në tërësi dhe punësimin e të rinjve në veçanti.
Hapi i parë, ulja e taksave. Efekti, 1 miliardë euro në ekonomi. 1 miliardë euro në ekonomi janë minimalisht 25 mijë vende pune vetëm vitin e parë”,- tha Basha.
Pse u shpik martesa?! Ja përgjigja...
Shumë njerëz do e konsideronin martesën si një prej hapave më romantikë që mund të ndërmarrë një çift. Dita e martesës shënon një lidhje të veçantë mes dy njerëzve, një premtim që ata do e ndajnë gjithë jetën bashkë.
Por rrënjët e martesës nuk kanë të bëjnë fare me pjesën romantike, por shmangien e infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Të paktën kështu thuhet në një studim të ri.
Monogamia është një tipar i pranishëm vetëm në tre për qind të specieve të gjitarëve, dhe për një kohë të gjatë shkencëtarët kanë dashur të dijnë pse ka evoluar tek njerëzit.
Tashmë një studim tregon se monogamia i ka rrënjët tek fermerët pas “fjetjes gjithëandej”, duke qënë një normë mes gjuetarëve, dhe që u bë rrezik për shkak të përhapjes së herpesit gjenital dhe sëmundjeve të tjera.
Shkencëtarët thonë se paraardhësit tanë nuk kanë pasur kulturë kultivimi deri 12 mijë vjet më parë, ndërkohë që një studim më herët këtë vit, tregon se kultivimi i parë ka nisur 23 mijë vjet më parë në brigjet e Detit Galile në Izrael.
Por kudo që të ketë qënë, gjuetarët nisën të jetojnë në grupe të mëdha ku shpjegohet dhe përhapja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, dhe që shpjegon edhe zhvendosjen e preferencave seksuale drejt një partneri, se sa shumë partnerëve.
Gjatë studimit, simulimet kompjuterike tregojnë se popullata të mëdha në agrikulturë, tregojnë se infeksionet e transmetuara seksualisht do të zgjasnin më shumë, nëse nuk do të dëmtonin fertilitetin e femrave, dhe monogamia të përbënte një avantazh evoluimi, krahasuar me jetën e mëparshme poligame. Kjo çoi më pas në lindjen e martesës.
Studimet vënë re se Infeksionet e transmetuara seksualisht mund të jenë një faktor mes shumë të tjerave, përfshi zgjedhjet e femrës, stresi patogjen, ndikimet teknologjike, që alternohen me kthimin e njeriut nga poligamia në monogami./TCH/
Faksimile e certifikatave/ Dy pilotët e ndjerë ishin trajnuar në Gjermani
Pas akuzave të Berishës se dy pilotët që humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri të forcave të armatosura në liqenin e Shkodrës kishin qenë të patrajnuar, portali Lexo.al ka siguruar fotokopjet e dy certifikatave të dy pilotëve të ndjerë, të cilat vërtetojnë të kundërtën e asaj që pretendon ish kryeminisistri.
Siç shihet edhe në fotot e mëposhtëme të siguruara nga Lexo.al, vërtetohet qartë se piloti Floran Delia dhe piloti tjetër Donald Hoxha kanë kryer trajnim në Gjermani, pra, trajnimin SAR.
Kujtojmë që ish kryeministri Berisha një ditë pas rrëzimit të helikopterit hodhi akuzën se pilotët po transportonin mermer në shtëpinë e ministres Kodheli në veri të vendit, mirpo kjo u hodh menjëherë poshtë dhe doli një akuzë e rreme.
Më pas tha se, po transportonin miell dhe në fund arkivol, mirpo asnjë nuk rezultoi e vërtetë.
14/04/2016/.......................................
Video+18/ Pornostarja shqiptare xhiron pjesën intime
Pornostarja e njohur shqiptare, Alby Rydes, nuk nguron të ndajë fotografi dhe video të nxehta në rrjetet sociale.
Këtë herë Ryders vjen me një video të nxehtë për fansat e saj, ku shihet duke xhiruar pjesët intime të trupit.
Gjon Karrica: Më emocionon seksi me vajza të virgjëra
Këngëtari nga Kosova, i cili guxon të vijë në skenë me klipe eksperimentale, pas “Sex Toy” do të ndryshojë krejtësisht profil. Nga sadomazokisti i paturp në klipin e nxehtë me ish-të dashurën e tij braziliane, Jessy Hennessy, tani në kërkim të një vajze të virgjër, ashtu siç ka vendosur ta titullojë klipin e tij të ri “E du një virgjëreshë”.
“Është këngë shumë më ndryshe nga ato që kam realizuar më parë, dhe historia e një djali që do të jetë i pari tek një femër”,- tregon ai.
“Në fakt,- thotë Karrica -inspirimi im për një fabul si kjo, e ka zanafillën nga mosha e adoleshencës, kur shumë djem shqiptarë ëndërrojnë për femrën e tyre, duke përjetuar dilemën duhet të jetë apo nuk duhet të jetë virgjëreshë e dashura e tyre.
Shkurt vendosa të ndryshoj për këtë klip, pasi dëshiroj të tregoj një anë tjetër të personalitetit tim, atë të djalit romantik.
Unë kurrë nuk do të ndryshoj në trajtimin e temave që do të sjell në skenë, pasi do të ketë përsëri tema të nxehta si ajo e klipit ‘sex toy’, po e kisha me qejf një këngë si kjo.
‘E du një virgjëreshë’ është produksion shumë i madh sipas tij, që do ta bëjë të jetë i pranishëm në media. Përsa i përket jetës apo preferencave të mia, dua të them se: Kam provuar virgjëresha dhe i dua se janë janë sa emotive e të pafajshme në shtrat, po aq dhe të frikshme”,- tha Karrica.
Tiranë, Bashkia kërkon të zgjerojë Parkun por... pengohet nga ish-pronarët
Brenda Parkut të Liqenit vijojnë punimet për ndërtimin e një këndi lojërash nga ana e Bashkisë së Tiranës, por paralel me këtë vijon edhe projekti për zgjerimin e perimetrit të parkut.
Sot Bashkia kishte dërguar punëtorët e gjelbërimit të mbillnin pemë në një zonë në Farkë, pranë Kopshtit Zoologjik.
Gjithçka do të kishte shkuar më së miri, por mesa duket Bashkia nuk kishte llogaritur se toka, ishte pronë private.
Me çertifikatat e pronësisë në duar, pronarët e tokës kanë dalë të irrituar dhe kanë ndalur mbjelljen e pemëve.
Është dashur ndërhyrja e policisë bashkiake për të shmangur përplasjen me punëtorët e gjelbërimit.
Në videon më poshtë, policët shpjegojnë se kanë urdhër që në këtë tokë të mbillen pemë, ndërsa pronarët i tregojnë çertifikatën e pronësisë dhe i kërkojnë të largohen.
Foto/ Kush është biondja shqiptare seksi që i mbulon me gjethe?
Aurela Hoxha, e cila po kalon disa ditë pushime në ishujt Maldive, nuk ka qenë e vetmja që ka tërhequr vëmendjen me fotot e saj.
Ajo ka qenë nën shoqërinë e një tjetër modeleje që siç duket në foto, është një “bombë” e vërtetë.
Bëhet fjalë për Dorina Gegiçin, modele, me një trup perfekt, krejt natyrale që e ka shoqëruar Aurelën në pushimet e saj në Maldive.
Kujdes! Këtë domate e bleni çdo ditë me paratë tuaja... dhe vdisni
Shikojeni mirë këtë pamje dhe kini durimin për disa sekonda ta lexoni tekstin...
Kësaj domateje që shitet në të gjitha tregjet dhe rrugët e Tiranës (jo lirë) dhe që e konsumatorëve u thuhet se është e serave shqiptare të myzeqesë ose Elbasanit, e që akoma më keq tregtohet për “Bio”, i kanë hedhur aq shumë hormone saqë i kanë mbirë farat nga brenda.
Po, po! Ato filiza që shikoni në foto dhe që ngjasojnë si krimba, nuk janë gjë tjetër veç se filiza që kanë mbhirë gjatë një nate, pra vetëm gjatë 12 orëve.
Kjo ka ndodhur pasi domatja është spërkatur me aq shumë pesticid hormonal, sa që ka mbirë brenda një kohe rekord, madje pjekja graduale që merr domatja edhe pasi këputet, ka bërë që perimja jo vetëm të skuqet, por edhe të mbijë duke çelur filiza.
Kjo gjë konsiderohet si diçka tepër e tmershme nga specialistët agronom, pasi jo vetëm që perimja nuk ka asnjë vlerë ushqyese, por është e tejngopur me hormone dhe e toksikuar me pesticide që janë vdekjeprurëse për ata që i konsumojnë.
Fertilizuesit, sipas specialistëve të agronomisë janë tepër të rrezikshëm dhe nuk mund të përdoren tek çdo lloj bime, por në rast se ata përdorem me kaq shumë sasi, ata stimulojnë menjëherë qelizat kancerogjene.
Pra! Këtë domate dhe shumë perime e fruta të tjera që shiten jo lirë në rrugët dhe tregjet e kryeqytetit tonë, janë duke i konsumuar i madh e i vogël vetëm pasi i shpëlajnë me pak ujë çezme, si dhe pasi i kanë blerë me paratë e tyre.
Disa thonë "ku është AKU-ja?",- asnjë reagim apo kontroll nga kjo e fundit nuk ka pasur gjatë këtyre kohëve kur tregjet glojnë nga produkte si këto.
Vetëm dy ditë ma parë Maqedonia, pasi i kontrollojë produkte të tilla në kufi nga specialistët e saj, u mbulli menjëherë dyert dhe u uli traun e doganës kamionëve shqiptarë, madje e shoqërojë këtë edhe më një deklarim zyrtar të qeverisë së saj duke thënë se “nga Shqipëria u tentuan të futeshin produkte bujqësore me rrezikshmëri të lartë pasi përmbanin një sasi të lartë kontaminimi dhe ishin tepër të rrezikshëm për jetën e njerëzve”.
Po tani, ku do të shkojnë këto produkte që Maqedonia nuk i pranoi? Në shtetet e BE-së as që mund të mendohet... Kosova është e tejngopur nga produktet serbe. Pra...? Të hidhen e të groposen as që bëhet fjalë...
Kujdes! Këto produkte vrasëse po i blini me paratë tuaja të dashur konsumatorë. Po ua vini në pjatë edhe fëmijëve tuaj... dhe mjekët e Onkologjikut ju presin “krahë hapur” pastaj! ...por ilaçe nuk ka!
Durrës, pranga shoferit pa patentë, fuste nxënësit e shkollës në bagazh
Policia e Durrësit ka arrestuar një 38-vjeçar pasi u kap duke transportuar me furgon nxënës shkolle jashtë kapaciteteve të mjetit. Arrestimi është kryer nga policia e Durrësit, pasi Klodian Llaftiu, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.
Gjatë kontrollit është para se, ai i kishte futur nxënësit edhe në pjesën e pasme të bagazhit të furgonit, si dhe drejtonte mjetin pa patentë.
Do'stlaringiz bilan baham: |