Pas takimit Basha- Mustafa dhanë një prononcim për mediat:
Basha: Kam kënaqësinë dhe privilegjin të pres dhe të bisedoj në mënyrë konstante me Mustafa, me kryetarin e Komunës së Preshevës dhe kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës. Tema jonë edhe sot ka qenë gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por po kështu kam shfrytëzuar rastin ta pyes për zhvillimet në komunën e Preshevës të cilën ai ka drejtuar gjatë këtyre viteve. Përkundër vështirësive të mëdha dhe pengesave tashmë të njohura Mustafa ka ndërtuar një shembull të jashtëzakonshëm të menaxhimit të kapaciteteve njerëzore dhe burimeve të komunës së Preshevës. Mora vesh me kënaqësi të madhe për investimin që po kryhet për zonën e lirë ekonomike, subvencionimin e fermerëve, përpjekjet titanike që po bëhen për t’iu ofruar një shërbim shëndetësor më të mirë në veçanti atë të maternitetit të Preshevës. Patriotizmi nuk shprehet vetëm me fjalë, madje kur shprehet vetëm me fjalë të çon në drejtimin e gabuar, veprat janë ato që flasin.
Përkushtimi i Mustafa në këtë drejtim për ta bërë më të mirë jetën e qytetarëve të Preshevës përmes investimeve në infrastrukturën publike, përmes lehtësimit të një klime biznesit që të krijojë më shumë vende pune në veçanti për rininë e Preshevës dhe në përgjithësi për popullsinë e Preshevës është një shembull për t’u marrë nga të gjithë drejtuesit e pushtetit vendor anembanë trevave shqiptare.
Unë e çmoj shumë këtë vepër të Mustafa, sikundër e çmoj lidershipin e tij politik. Nga ana tjetër e kam garantuar për mbështetjen time të plotë dhe të Partisë Demokratike për realizimin e objektivave strategjike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Për mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme që Partia Demokratike do t’i japë sot dhe në të ardhmen programeve të ndryshme të mbështetjes, siç janë ato për studentët shqiptarë në Universitetin e Tiranës, por edhe në objektiva të tjera strategjikë për përmirësimin jo vetëm të cilësisë së jetës por edhe të pozitave dhe të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe në këtë kuadër tek z.Mustafa kemi patur, kemi dhe do të kemi një partner të besuar e të vyer të kauzës së drejtë të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Pyetje: Si e shihni raportin e qeverisë shqiptare për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, dihet se kishim një vizitë të kryeministrit Edi Rama, por deri më tani nuk ka lëvizur asgjë për realizimin e të drejtave?
Basha: Qeveria e Shqipërisë duhet të angazhohet me vepra dhe jo me fjalë, me programe të financuara dhe jo me spektakle. Ky është pozicioni im si lider i opozitës sot dhe ky do të jetë prioriteti im si kryeministër nesër.
Pyetje: Çfarë është bashkëpunimi i Partisë Demokratike Shqiptare me Partinë Demokratike të Shqipërisë?
Basha: Është një bashkëpunim për interesat dhe objektivat afatshkurtra dhe afatgjata strategjike të shqiptarëve të Preshevës si një interes madhor kombëtar, si një detyrim kushtetues dhe politik i Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Pyetje: Z.Mustafa çfarë keni biseduar në takimin e sotëm dhe çfarë do të thotë ky takimi juaj me z.Basha sot në Tiranë?
Mustafa: Fillimisht do të doja të falënderoja kryetarin e partisë më të madhe opozitare të Republikës së Shqipërisë z.Basha me të cilin prej kohësh kemi kontakte shumë dashamirëse sepse në vazhdimësi ndjekin të gjitha situatat që preokupon shqiptarët në Luginën e Preshevës por ne nga Presheva gjithmonë mbajmë sytë nga Tirana zyrtare dhe Prishtina zyrtare.
Në këtë drejtim kemi këmbyer shumë mendime sot në lidhje me kapërcimin e gjitha situatave që prekin shqiptarët që prej përdorimit të lirë të lirë të simbolit kombëtar dhe identifikimin e shqiptarëve autoktonë në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Po kështu për tekstet mësimore, për arsimin më të mirë shqip duke falënderuar gjithmonë Shqipërinë sepse për një kohë PDSH ishte udhëheqëse dhe bartëse e disa mandateve qeveritare në Republikë e Shqipërisë kur hapën dyert për gjithë studentët shqiptarë që vinin nga Lugina e Preshevës. Në këtë drejtim jemi mirënjohës të paskajshëm sepse rinia jonë po shkollohet, po emancipohet dhe po ndërtohet edhe shkencërisht, por edhe me dije në Tiranë dhe në Republikën e Shqipërisë.
Prandaj jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur me kuadrot që kthehen nga universitetet e Republikës së Shqipërisë në Preshevë sepse janë kontribuues të shkencës dhe dijes, madje dhe profesionistë shumë të mirë në të gjitha fushat, sidomos në shkencat e mjekësisë për të cilën kemi më së shumti nevojë në Komunën e Preshevës dhe Luginën e Preshevës.
Padyshim se kemi njoftuar edhe për probleme të tjera që takohen shqiptarët në sferën e papunësisë, duke u zotuar gjithmonë që do të vazhdojmë me ngritjen e kapaciteteve për një zhvillim industrial në Luginën e Preshevës në mënyrë që të kemi të rinjtë tanë aq të shkolluar. Një mundësi që tu ofrojmë vendet e reja të punës gjithmonë me investitorë potencial që mund të vijnë nga Europa Perëndimore.
Për këtë sigurisht që kryetari Basha duke patur mundësinë e frekuentimit nëpër vendet e Europës Perëndimore do të lobojë për Luginën e Preshevës, do të lobojë për komunën e Preshevës në mënyrë që të jetë një shpërndarje e përgjegjësive proporcionale si për shqiptarët e Shqipërisë por edhe për Luginën Preshevës sepse është obligim kushtetues i Republikës së Shqipërisë.
Prandaj takimet tona gjithmonë do të mbeten në vazhdimësi të lidhura ndërmjet Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë në Republikën e Shqipërisë, duke këmbyer edhe përvoja të mira por edhe duke ndihmuar njëra-tjetrën në masë aq sa mundemi.
Për këtë rast Shqipëria është në pozicion më të mirë të mundshëm për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe këtë drejtim falënderojmë kryetarin Basha që ka këtë gadishmërinë dhe përgjegjësi kushtetuese për shqiptarët jashtë troje të Republikës së Shqipërisë. Faleminderit kryetarë!
Rrushi–fryti që ndikon në bukurinë, vitalitetin dhe shëndetin tuaj
Fryti më i mirë në mesin e të gjithë frutave vjeshtore, mund të konsiderohet si një thesar i vërtetë i shëndetit…
Sheqer rrushi, venë prej rrushi, acid limoni dhe molle, mineralet nga kalciumi dhe magnezi e deri te hekuri dhe fosfori, vitamina A, C, B – rrushi përmban të gjitha vlerat ushqyese për dallim nga ushqimet tjera.
Tonifikues natyral i trupit
Kokrrat e kuqe të rrushit janë përplot me celulozë dhe pektin, gjë që paraqet edhe arsyen pse rrushi konsiderohet si fryt që ndihmon tretjen, pastron trupin nga toksinat, eliminon ujin e tepërt nga trupi dhe ka funksion diuretik. Rrushi është ideal për mënyrën e të ushqyerit në vjeshtë pasi vepron si tonifikues natyral për organizmin, sasia e fosforit dhe kalciumit është e dobishme për metabolizmin e nyjeve dhe eshtrave. Për këtë, rekomandohet konsumi i rrushit gjatë shërimit pas ndonjë thyerje apo lëndimi të eshtrave.
Efekti shërues dhe dobiprurës
Rrushi është një burim shumë i vlefshëm i fitokemikaleve bioflavonoide, që kanë potencial antioksidues, përkatësisht mbrojnë qelizat nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Theksimi i ngjyrës së rrushit nënkupton përqëndrimin më të fortë të bioflavonoideve. Polifenoli që gjendet tek rrushi, por edhe tek vera, inaktivizon radikalet e lira.
Rrushi i kuq përmban pigmentin antocianin nga grupi i fenoleve bimore që funksionon ngjashëm sikur likopenet tek domatet, si dhe si antioksidant i fuqishëm. Këto pigmente bimore i japin ngjyrë të kuqe frutave dhe perimeve si: grejpfruti i kuq, shega, shalqiri, luleshtrydhet, qershitë, lakra e kuqe.
Ka dëshmi se konsumi i rrushit përmirëson qarkullimin e gjakut, nëse keni probleme me presionin e lartë të gjakut, një gotë verë në ditë mund të ndikojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Si antioksidant, rrushi ndikon edhe në mbrojtjen e mushkërive nga sëmundjet që lidhen me pirjen e duhanit. Vitamina A, C, E që gjendet tek rrushi, mund të ndikojë edhe në ruajtjen e të pamurit.
Trajtimi i bukurisë me anë të verës së rrushit
Gjatë viteve të fundit, rrushi është bërë faktor i rëndësishëm në industrinë kozmetike. Përveç përbërësve aktiv që përmban vera si procyanidin (mbrojtjen e enëve të gjakut dhe eliminimin e radikaleve të lira), polifenole (antioksidantë të mirë), resveratrol, vitamina A, C, B1, B2, vera gjithashtu ka një fuqi të madhe antioksiduese dhe sot paraqet një nga produktet e rëndësishme dhe mbrojtëse kundër plakjes. Rrushi përmban shumë vitamina E, natrium, fluor, magnez, hekur, kalium, kalcium, fosfor si dhe acide frutash.
Farat dhe lëkura e rrushit është e pasur me polifenole dhe antioksidantë që luftojnë kundër radikaleve të lira, përgjegjëse për plakjen e lëkurës. Të gjitha këto substanca bioaktive tek rrushi, vera dhe farat, përdoren për pastrimin, masazhimin, pilingun dhe maskave për fytyrë dhe trup.
Përgatitja e ushqimit me rrush
Në sezonin e të korrave sigurisht që është shumë mirë për të ngrënë rrush të freskët. Ekzistojnë mundësi të ndryshme në përgatitjen e rrushit, nga ai bëhet lëng i shijshëm, uthull, xhem dhe marmeladë. Rrushi përdoret edhe si shtesë për sallatë frutash si dhe kombinime tjera. Provoni në dekorimin e ëmbëlsirave dhe akulloreve.
Rrushi i thatë përdoret më së shumti në përgatitjen e ëmbëlsirave dhe deserteve tjera. Orizi apo pilafi pasurohet shumë në shije nëse i shtoni bajame apo rrush të thatë. Rrushi si lëng i freskët stimulon oreksin, përmirëson metabolizmin në trup, heq toksinat nga trupi, rekomandohet për anemi, ndihmon në normalizimin e presionit të gjakut.
Vaji nga farat e rrushit, është shumë i vlerësuar dhe kërkuar, ku së pari herë u prodhua në Francë si një zëvendësim për vajin e ullirit. Ajo mund të përdoret në gatim, përmban shumë antioksidantë dhe polifenole. Përmban omega 3 – acide yndyrore si dhe ka efekt mbrojtës për sistemin kardiovaskular.
Lezhë/ Policia ndalon 57-vjeçarin, transportonte gjizë dhe rrush pa dokumenta
Një 57-vjeçar është ndaluar nga policia dhe po hetohet në gjendje të lirë pasi u kap në flagrancë duke transportuar gjizë dhe rrush.
Bëhet fjalë për Sherif Shehin nga Kamza, i cili u kap në Skuraj duke drejtuar kamionçinën tip “Benz” me targa “TR 8276 S” duke transportuar 85 kilogramë gjizë dhe 25 kilogramë rrush të thatë pa dokumentacion.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës.
Sulm terrorist në Izrael/ Shpërthen autobusi, humbin jetën 20 persona
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në Jeruzalem.
Autoritetet dyshojnë se ky shpërthim mund të jetë një sulm terrorist i Shtetit Islamik të ISIS-it.
Në vendngjarje ka prani të shumtë të policisë dhe ambulancave të cilat po transportojnë me urgjencë të lënduarit.
Kjo studente ka gjetur një mënyrë të çmendur për të bërë para
Nëse ju keni mësuar diçka nga bota e çuditshme e internetit, ajo është fakti që nëse ai ekziston ne mund të bëjmë me të çudira. Mjafton një kompjuter dhe një kamër dhe t’i mund të bëhesh i pasur. Ceara Lynch nga Portland, është një vajzë që ka gjetur vendin e saj të ngrohtë dhe të çuditshëm në internet, ku dha ka bërë shuma të mëdha parash duke përdorur atë që quhet poshtërim në internet.
Ajo i poshtëron njerëzit në internet dhe ata e paguajnë për këtë. Ajo shpjegon se nuk është e nevojshme që të heq rrobat në kamera (edhe pse shpesh e bën këtë) që djemtë ta shikojnë, ajo fiton 10 dollarë në çdo minutë pasi i poshtëron ata duke thënë apo bërë gjëra të shpifura në dukje, por që atyre iu pëlqen.
Karriera e saj është aq fitimprurëse, saqë ajo ka blerë dy shtëpi dhe ka paguar shpenzimet e saj studentore me këtë punë. Ajo u tregon meshkujve urinën e saj, atletet pis, të brendshmet të palara etj.
Por, ka raste edhe kur i provokon me lëvizje duke ekspozuar disa pjesë të trupit, duke nxjerrë gjuhën jashtë etj.
Në saj të teknologjisë, një femër ka nevojë vetëm për një kamer dhe një kompjuter për të marrë në dorë kontrollin e jetës së saj.
Nëse ju do të pyesni se çfarë mendon babai i saj për këtë gjë, atëherë ai thotë se, ajo se çfarë bën vajza e saj është gjeniale. Si mos të pajtohet kur vajza e tij merr miliona dollarë vetëm duke qëndruar para një kompjuteri, eh ndoshta në Shqipëri kjo me siguri nuk do të pranohej nga familjet e vajzave që do të zgjidhnin të bënin këtë gjë.
Video/ E çuditshme: Në vitin 1995 kishte telefona të mençur?
Në këtë fotografi shihet një person në audiencë të një gare të boksierit Mike Tyson, gara e mbajtur në vitin 1995, mirëpo, e çuditshme është fakti se personi në audiencë është me telefon të mençur në dorë.
Menjëherë pas publikimit të kësaj fotografie, lindin dyshimet se a kishte edhe në atë kohë telefona të mençur?
Foto/ “Mercedes Maybach” i reziston çdolloj sulmi
“Mercedes Maybach S600”, kushton 513 mijë dollarë dhe është një prej makina luksoze më të bukura në botë. Siç mund ta merrni me mend, e preferuar nga njerëzit më të pushtetshëm në planet.
Sëfundmi, “Mercedes” ka prezantuar një version të ri të blinduar të “Maybach”, të quajtur “Guard”.
Sipas gjigandit gjerman të makinave, “Maybach Guard” është automjeti i parë për civilë me mbrojtje balistike të nivelit “VR10”.
Kjo do të thotë se, trupi dhe dritaret e saj mund t’i rezistojnë sulmeve me armë të rënda zjarri.
Dhe për ta vërtetuar këtë, kompania publikoi një foto të makinës pas testit, bashkë me shenjat që identifikojnë çdo vrimë të plumbave.
Siç shkruan “Yahoo.com”, ndonëse nuk ka një foto të gjendjes nga brenda pas sulmit me breshëri plumbash, gjendja nga jashtë e makinës sugjeron se nuk i ka ndodhur asgjë./tvklan.al/
Zjarr në apartament, gruaja hidhet nga kati i 3-të vetëm me mbathje
Një grua vetëm me të brendshme u shpëtoi mrekullisht flakëve, duke rënë e padëmtuar nga kati i tretë i banesës ku jetonte.
Ngjarja ka ndodhur në Galicia të Spanjës.
Gruaja 40-vjeçare ka qenë duke fjetur në momentin që i gjithë kati është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike.
Ajo është përpjekur që të dalë nga dera, por e ka patur të pamundur. Në të tilla kushte i është drejtuar dritares ku ka qëndruar varur për disa sekonda, deri në momentin kur u shkëput prej saj.
Fatmirësisht, në momentin që ishte e varu dëshmitarët që ndodheshin në rrugë nxituan të gjejnë batanije dhe mjete të tjera rrethanore për ta pritur në momentin e rënies.
Dhe ashtu bënë. 40-vjeçarja ra mbi shtresën e hapur prej tyre duke shpëtuar paq nga rënia, ndërkohë që është shoqëruar në spital për dhimbje në kraharor, që mjekët thonë se e ka nga thithja e një sasie të madhe tymi./TCh/
Video+18/ Jeta luksoze e Nertilës, zbulohet Range-Roveri dhe videot e nxeta në shtrat
Nertila Kapaj “vajza e trëndafilave”, që sot u bë objekt i rrjeteve sociale në një video romantike të një adhuruesi që i dërgonte një tufë të madhe trëndafilash të kuq, në fakt është një personazh mfajtë interesant.
Vajza e cila ka qenë edhe një ish-miss, në disa raste ka qenë pjesë edhe e emisioneve televizive ku ka treguar hiret dhe bukurinë e saj.
Në profilin e saj në Facebook, Nertila, ka treguar një pjesë të jetës së saj superluksoze ku bukuroshja seksi ka publikuar foto dhe video tepër hot.
Në këto video dhe foto shihet me veshje intime, në palestër, me Range-Roverin e saj, si dhe natyrisht shumë lule që mesa duket i vijnë shpesh nga adhuruesit e saj.
19/04/2016/................................
Fotolajm/ Tiranë, kur garazhit do t’i futesh nga sipër....
Kjo autoveturë e përmbysur në këtë mënyrë të çuditëshme ka rrënë në një hapsirë boshe që ishte hyrje garazhi, gjatë përpjekjes dëshmëruese të shoferit të saj për ta parkuar.
Në qytetin e Tiranës parkimet janë kthyer në një problem të ditës dhe nuk është çudi të ndodhin edhe ngjarje si kjo... në Yzberish.
“Gjithçka mund të ndodhi... jetojmë në Tiron!”
Arrestimi, Shullazi i hoqi maskën policit: Të njoh mirë kush je!
Efektivët e policisë që shoqëruan Emiliano Shullazin mbrëmjen e së shtunës, mbanin maska në kokë. Duket se 38-vjeçari ishte në dijeni që policia po shkonte ta shoqëronte dhe po i priste në lokal tek rruga e Kavajës pranë banesës.
Sapo policët iu afruan, Emiljano Shullazi, kapi njërin nga policët dhe i hoqi maskën nga koka duke i thënë: “Hiq maskën ore se të njoh shumë mirë se kush je”,- raporton gazeta “Shqiptarja.com”.
Pas këtij momenti, 38-vjeçari nuk bëri rezistencë dhe u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Kurse, shoku i tij i ngushtë Gilmando Dani u paraqit në polici për të pyetur për Shullazin.
Policia i vendosi në qafë lejen hyrëse që mund të shkonte të takonte shokun e tij Emiljano Shullazi dhe sapo ka hyrë, është arrestuar pas fletë-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si i përfshirë në disa vepra penale.
Një ditë më parë, ish zv.drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani, tregoi si kishte parë bashkë, Saimir Tahirin dhe Emiliano Shullazin ditën e zgjedhjeve në 23 qershor të 2013.
Pija ideale që eliminon dhjamin e barkut
Për personat të cilët nuk kanë mundësi të bëjnë aktivitete të rregullta fizike, ne ju prezantojmë një pije e cila mund të jetë zgjidhje e përkryer.
Kjo pije e mrekullueshme stimulon detoksifikimin dhe eliminimin e toksinave dhe mbeturinave të tepërta nga trupi, duke lejuar thithjen e duhur të ushqyesve nga ushqimi.
Gjithashtu, ajo do të mbrojë trupin nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira dhe komponimet e tjera toksike që mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin tuaj.
Dhjami i barkut ndryshe cilësohet si një ndër pjesët më të vështira për t’u eliminuar nga trupi dhe shkaktari i shumë problemeve shëndetësore, siç mund të përmendim shumë sëmundje si kardiovaskulare, hipertension, diabet tip 2 dhe probleme me gjumin.
Përbërësit e nevojshëm për ta përgatitur këtë pije, janë:
– një gjysmë limoni
– 1 kastravec
– një tufë majdanoz
– 1 lugë çaji xhenxhefil
– 1/3 e gotës me ujë
Përgatitja e pijes është shumë e thjeshtë, mjafton t’i përzieni mirë të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash e perimesh.
Kjo është një përzierje që këshillohet të pihet zakonisht çdo natë para se të flini.
Këto janë 5 ushtrimet më të lehta që eliminojnë dhembjen e shpinës
Në kohën e sotme pothuajse të gjithë jemi të detyruar që shpesh të rrimë ulur, kryesisht për shkak të obligimeve të punës. Mirëpo, qëndrimi ulur mund të jetë vrasësi i vërtetë, së paku kur është fjala për shpinën tuaj.
Me siguri nuk ju janë të panjohura dhembjet dhe vështirësitë në pjesën e poshtme të shpinës, transmeton Telegrafi.
Për t’u ndier më mirë dhe për të eliminuar dhembjen në shpinë, bëni këto ushtrime para dhe pas qëndrimit ulur një kohë të gjatë.
Në secilin pozicion mbani pesë frymëmarrje dhe përsërisni çdo të tretën herë.
A është vagina juaj e ndryshme nga të tjerat?
Vaginat nuk janë të njejta. Ato janë të ndryshme. Një faqe interneti “Labia Library”, tregon një shuëllojshmëri të vaginave me foto nga kënde të ndryshme, vetëm të na tregojnë se sa shumë lloje ka. Ja disa gjëra që e bëjnë të veçantë vaginën tuaj:
OK, të gjithë e dinim se ka variacione të madhësisë së buzëve të vagnës, mirëpo një studim i bërë nga Women`s Health i bërë me 168 femra tregoi se labia minora e majtë është e gjërë mesatarisht 2.1 cm, me një shtrirje prej 0,4 deri në 6,4 cm. E djathta është e mesatare 1,9 cm me një shtrirje prej 0,3 deri në 7,0 cm. Labia minora e majtë është e gjatë mesatarisht 4 cm me shtrirje prej 1,2 deri në 7,5 cm; e djathta është me mesatare 3,8 me shtrirje prej 0,8 deri në 8,0 cm. D.m.th dy anët kurrë nuk janë simetrike, që ndoshta dikush prej nesh nuk e dinte.
-
Vendosja dhe madhësia e klitorit
Isha e habitur me personat që nuk mund të gjenin klitorin pasiqë supozoja se është i dukshëm. Por ja që nuk është ashtu për secilin, pasiqë edhe klitori ka variacione të shumta. Jo vetëm që mund të jetë i vendosur afër apo larg hapjes, por edhe madhësia dallon shumë.
Gjerësia e klitorit shtrihet prej 0,2 deri në 2,5 cm me një mesatare prej 0,8 cm. Gjatësia e klitorit ishte mes 0,4 deri në 4,0 cm me një mesatare prej 1,6 cm.
Studimi tregoi se gjatësia mesatare e vaginës është 9,6 cm me një shtrirje prej 6,5 deri në 12,5 cm. Nëse keni madhësinë e vogël, mos u brengosni pasiqë vagina gjatë seksit zgjerohet dhe zgjatet.
Ngjyra mund të jetë gjithçka që ka një ylber, dhe nuk d.t.th se ngjyra e vaginës duhet të përshtatet me ngjyrë e lëkurës. Disa kanë labia ngjyrë rozë ndëra të tjerat kanë ngjyrë kafe, të kuqe apo ngjyrë vjollcë. Ndonjëherë labia ka të njejtën ngjyrë sikurse lëkura, mirëpo shpesh është me ngjyrë më të hapur apo më të errët sikurse buzët në fytyrën tuaj.
Lëngu nga shkarkimi juaj ndryshon përgjatë ciklit, gjë që të gjithë e dini, mirëpo ndryshon nga femra në femër. Woman`s Day raporton se sasia mesatare e shkarkimit vaginal tek femrat e moshës së riprodhimit, në periudhë prej 8 orëve nxjerr 1,55 gramë. Disa femra prodhojnë më pak e disa më shumë, dallimet janë plotësisht normale!
Stresi e kap keq me politikën: Po na drejton një qeveri orgjie
Stresi me emrin e vërtetë Arkimend Lushaj, gjithmonë i ka shfaqur hapur bindjet e tij të djathta, apo dhe kritikat ndaj qeverisë së Ramës.
Por, në foton e fundit që ai ka postuar në profilin e tij në Instagram, akuzat ndaj Ramës marrin tone më të ashpra.
“Kjo foto shkon për ju që jeni krenarë me rilindasit, sepse në të vërtet njerëzit lindin dhe nuk rilindin hahahahahah…. Ky është kryeministri ynë aktual dhe njëkohësisht bën orgji me kolegët e vet dhe ju ofron poste qeveritare… Dmth na drejton një qeveri orgjie”,- shkruan Stresi.
Biznesi po fik motorët, sinjale për rritje të dobët ekonomike...
Bizneset kanë ulur më tej normën e shfrytëzimit të kapaciteteve gjatë tremujorit të parë të vitit. Në një anketim të fundit, Banka e Shqipërisë referon se normat e shfrytëzimit në katër sektorët kryesorë të ekonomisë kanë rënë shumë poshtë mesatares historike, duke lajmëruar kështu një situatë jo të mbarë në rritjen afatmesme ekonomike dhe në eksportet e këtij viti.
Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në industri shënoi vlerën 69.0% në tremujorin e parë, 2.9 pikë përqindje më e ulët se mesatarja historike. Banka e Shqipërisë tregon se, bizneset e industrisë i kanë shfrytëzuar më pak kapacitetet e tyre, në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2015 (me 4.6 pikë përqindje).
Kjo ecuri në sektorin e industrisë është shkak i çmimeve te ulta të naftës në tregun ndërkombëtar, çka ka nxitur kompanitë Bankers Petroleum, Albpetrol dhe koncensionarët e tjerë të naftës te mbajnë prodhimin në nivele të ulëta.
Por situata duket se nuk është aspak optimiste as për sektorin e ndërtimit. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në këtë sektor gjatë tremujorit në analizë, vijoi rënien. Aktualisht kjo normë shënon nivelin 54.7% ose 9.5 pikë përqindje më pak se mesatarja historike e saj.
Në krahasim me të njëjtin tremujor të një viti më parë kjo normë është 2.5 pikë përqindje më e ulët. Ekspertët e tregut, pohojnë se pas një përmirësimi në gjashtëmujorin e dytë të vitit, rritja e taksave në sektorin e ndërtimin ( dyfishimi i taksës se ndikimit në infrastrukture nga 4 ne 8% për qind, e cila vilet jo më mbi koston po mbi shitjen) ka përkeqësuar klimën e biznesit në sektor. Shumë objekte të nisura vitin që shkoi kanë pezulluar punimet për shkak të taksave të reja.
Gjithashtu norma e shfrytëzimit të kapaciteteve nga bizneset e shërbimeve rezultoi 68.0% në tremujorin e parë, duke shënuar një rënie të fortë prej 7.2 pikësh përqindjeje krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe prej 4.9 pikësh përqindjeje krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.
Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në tregti shënoi rënie me 5.7 pikë përqindje, duke qëndruar në nivelin 73.5% në tremujorin e parë të vitit 2016. Bizneset rezultojnë të kenë shfrytëzuar kapacitetet e tyre me një normë 5.2 pikë përqindje më të ulët se norma mesatare historike dhe 2.3 pikë përqindje më të ulët se norma e të njëjtës periudhë një vit më parë.
Tregtia dhe shërbimet janë vënë në presionin e konsumit të dobët. Treguesi për herë të parë pas dy dekadash ra në nivele negative më 2015./Monitor/
Foto+16/ Rusja 21-vjeare, "bomba" seksuale që sfilit Alonson
Viki Odintcova nuk ndalet. E dashura e re e pilotit spanjoll të Formula 1, Fernando Alonso, vazhdon të publikojë foto “të nxehta” në rrjetet sociale.
Vetëm pak ditë më parë Alonso zyrtarizoi lidhjen me 21-vjeçaren nga Rusia.
Foto/ Largohet nga Shqipëria Mitri Prifti, pasi akuzoi Shullazin
Menjëherë pas publikimit të emrit të tij, si personi që ka përmendur emrin e Emiljano Shullazit, Mitri Prifti, ky që shihni në këtë foto, është larguar nga Shqipëria.
32-vjeçari nga Kuçova është kushëriri i ndërtuesit Jani Zaka, edhe ky, që shihni në këtë foton tjetër, i larguar jashtë Shqipërisë pak ditë pasi deklaroi se Shullazi e kishte kërcënuar për t’i marrë parkingun nëntokësor prej 1.200 metrash katrorë, në rrugën “Sali Butka”, pranë Policisë Bashkiake.
Deklarimet ata i dhanë më 3 Shkurt të këtij viti.
Televizioni “Klan” mësoi se Mitri Prifti është nisur nga Aeroporti i Rinasit gjatë natës. Ai ka marrë një fluturim të orës 3:32 drejt një kryeqyteti të një vendi të Ballkanit.
Ende nuk dihen arsyet e largimit të menjëhershëm të Priftit nga Shqipëria, por dyshohet se kjo ka qenë një masë sigurie e ndërmarrë prej tij.
Mitri Prifti ishte ai që i sqaroi policisë në detaje kërcënimin që kishte marrë kushëriri i tij nga Emiljano Shullazi. Dhe pas kësaj, ka thënë se ishte kërcënuar edhe vetë nga Blerim Shullazi.
“Rreth orës 14 e 30 më ka ardhur një telefonatë nga numri……. Dhe më thotë: Mario ti je? Unë i them: Po, kush je? Më thotë: Jam Blerim Shullazi. I thuaj kushëririt tënd Jani, të vijë për dy minuta tek lokali se përndryshe do vish ti në vend të tij. O djalë, do më qash në duar. E di se çfarë të bëj, por hajde urgjent për 10 minuta të jesh këtu”.
Rreth 40 ditë pas kanosjes, në portën kryesore të parkingut shpërtheu një sasi eksplozivi.
Aktualisht, të dy personat që kanë bërë deklarimet në polici kundër Shullazit, ndodhen jashtë vendit, në pamundësi për t’u pyetur nga prokuroria./Tv Klan/
Shullazi, “pronar” i Durrësit, gjoba shumë biznesmenëve të njohur
Emiljano Shullazi do të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda si i dyshuar për 6 vepra penale, më e rënda “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” e më pas “gjobëvënie”, t”rafik droge”, “shkatërrim prone me eksploziv”, “kanosje për shkak të detyrës” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Masa për vleftësimin të ligjshëm të ndalimit të Shullazit, Gilmando Danit dhe Blerim Shullazit dhe kërkesa e prokurorisë për t’i lënë ata nën arrest me burg, u shty për të mërkurën në orën 08.30. Shkak i zbarritjes u bë angazhimi i prokurores së çështjes dhe gjyqtarit Idriz Mulkurti në një proces tjetër që parashikohet të zgjasë.
“Top Channel” zbulon detaje të tjera nga qëndrimi që do të mbajë Prokuroria e Krimeve të Rënda në gjykatë. Prokuroria thotë se ka të dhëna se Shullazi bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar kanë kërcënuar për t’ju marrë pasurinë 4 biznesmenëve të njohur.
Po sipas prokurorisë, të tre të ndaluarit po bëjnë përpjekje të provatizojnë parkun sportiv në Durrës.
Përmes kanosjes dhe dhunës fizike, sipas organit të akuzës, të dyshuarit kanë regjistruar ish-hotel “Vollgën”, e meqenëse prona në fjalë kishte probleme me dokumentacionin, dyshohet se është ushtruar dhunë edhe ndaj kryeregjistruesit të Durresit dhe dy punonjësve të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive në Durrës e Tiranë.
Por ndërsa nuk ka asnjë kallëzim për dyshimet e mësipërme, prokuroria i referohet dëshmisë së Jani Zaka e Mitri Priftit, të cilët janë kërcënuar për t’ju marrë pronën, një parkim 1200 metra në Tiranë. Sipas prokurorisë, pas këtyre kanosjeve, Jani Zaka është larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Prokuroria shprehet ndërkohë se ka të dhëna se ky grup personash, në bashkëpunim me të tjerë shqiptarë e të huaj janë të organizuar dhe kanë për qëllim trafikimin e drogës drejt Bashkimit Europian.
“Do të kërkoj paligjshmërinë e arrestit dhe lirimin e Emiljano Shullazit, nuk ka asnjë bazë në prova për arrestimin e tyre”,- deklaroi avokati i Shullazit, Arjan Qafa.
Në lidhje me kanosjen e kandidatit për Rektor, prokuroria thotë se është kërcënuar jo vetëm Mynyr Koni, por edhe Dhori Kule. Dhori Kule, thonë burime të “Top Channel” është kërcënuar në afërsi të një hoteli të njohur me pesë yje në Tiranë dhe se prokuroria disponon si prova edhe pamjet filmike të këtij hoteli.
Do'stlaringiz bilan baham: |