Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet151/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   147   148   149   150   151   152   153   154   ...   352

Letra e plotë e deputetit:


Aksident te Unaza e Re, betonierja shtyp 60-vjecaren
Një grua ka humbur jetën sot në orën 12:30, pasi u përplas për vdekje nga një kamion.

Policia njofton se, ngjarja ndodhi në Unazë të Re, afër karburant “Kastratit”.

Gruaja rreth 60 vjeçe, ende e pa identifikuar ende, është përplasur nga kamioni tip betoniere me targa “AA867AI”, me drejtues Gentian Toska.

Ajo është dërguar në QSUT në gjendje të rëndë për jetën, ku më pas ka gjetur vdekjen.

Shoferi i kamionit është shoqëruar në polici për të sqaruar ngjarjen.
BE luftë me Google, gjigandi informatik rrezikon gjobë miliarda euro

Bashkimi Evropian kundër “konkurrencës së pandershme” të Google. Antitrusti evropian ka nisur një sulm të ri kundër motorit të kërkimit më të famshëm në botë. Komisioni ka ngritur padi kundër gjigantit të internetit, duke e akuzar për “abuzim pozicioni dominues” për “kufizimet e imponuara” ndaj prodhuesve të smartphone-ve e tabletëve Android dhe ndaj operatorëve të telefonisë celulare, të cilët i detyron të para-instalojnë aplikacionet e tij, si Google search.


Sipas Brukselit, Google ka “ndërtuar një strategji në aparatet celularë për të ruajtur dhe forcuar dominimin e tij në fushën e kërkimeve në internet”, duke shkelur rregullat e Bashkimit Evropian.

Komisioni i ka dërguar Google-it një “Deklaratë objeksionesh”, hapi i parë formal i procedurës që mund të çojë deri në sanksione nëse kompania nuk ndryshon në veprimtarinë e saj, në përputhje me normat e BE.

Brukseli zbulon se Google ka një pozitë dominuese në fushën e shërbimeve të kërkimit në rrjet, në atë të sistemeve operative për smartphone dhe në “app store” për pajisjet që përdorin sistemin Android. Hetimi i BE ka zbuluar se kompania detyron prodhuesit e smartphone të instalojnë Google Search e ta bëjnë atë motorin e paracaktuar të kërkimit, përtej Google Chrome.

Në këtë mënyrë bëhet e mundur që aplikacionaet e tij të zënë pjesën më të madhe të aparateve, pasi 80% e pajisjeve të shitura në Evropë përdorin Android.

Kjo praktikë, sipas BE, “u mbyll rrugën e tregut prodhuesve rivalë të aplikacioneve” dhe “dëmton konsumatorët, duke iu reduktuar konkurrencën e kufizuar novatorizmin”.

“Vlerësojmë se qëndrimi i Google u mohon konsumatorëve zgjedhjen e gjerë në aplikacione e shërbime dhe pengon novatorizmin e konkurruesve të tjerë, duke shkelur rregullat e BE”,- thotë komisarja për konkurrencën, Margrethe Vestager.

Google është përgjigjur menjëherë. “Jemi të lumtur të bashkëpunojmë me Komisionin Evropian, për të vërtetuar se Android është në të mirë të konkurrencës dhe konsumatorëve”,- thotë Kent Walker, zëvendëspresident i Google, duke iu përgjigjur akuzave për “abuzim pozite dominuese”.

“Marrëveshjet tona me partnerët janë krejtësisht mbi baza vullnetare, kushdo mund të përdorë sistemin Android pa Google. Provojeni, mund të shkarkoni të gjithë sistemin operativ falas dhe të ndërtoni një telefon. Kompanitë e mëdha si Amazon e bëjnë”.


Fotolajm/ “Kaubojsi” Ndocaj e merr vizën për në Far Ëest

Deputeti i Lezhës, Eduard Ndocaj, i njohur ndryshe si “Kaubojsi” është lejuartë shkojë në atdheun e kaubojsave. Ndocaj është pranuar dhe ka marrë vizën nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka qenë vetë ai që ka publikuar një foto nga pasaporta e tij, ku në njërën prej faqeve të saj ishte vendosur viza amerikane.

Viza 3-vjeçare për në SHBA e cila i është dhënë deputetit demokristian, pjesë e PS-së, vjen në një kohë kur Ambasada Amerikane në Tiranë u ka refuzuar vizat shumë gjyqtarëve dhe personave të tjerë që dyshohen për rekorde kriminale apo korrupsion.

Por duket se “Kaubojsi” babaxhan e ka të pastër CV-në e tij, dhe tani nuk mbetet gjë tjetër veç se të pritet nga përfaqësuesit e shtetit më demokratik të botës.


Çështja ‘Shullazi’, Basha: Të largohet ministri i Brendshëm!

Opozita kërkon largimin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri si parakusht për vijimin normal të procesit gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit.

Kështu deklaroi Lulzim Basha në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së.

"Shqiptarët po mësojnë se si Shullazi me përkrahjen qeveritare është pasuruar këto dy vite duke u vënë pistoletën në kokë biznesmenevë. Se soi këto dy vite Shullazi dhe Shullazët, me mbështetje qeveritare ia kanë dalë të përfitojnë shuma marramendëse duke kërcënuar pronarët. Shqiptarët kanë mësuar dhe po mësojnë se si Edi rama dhe Saimir Tahiri kane bërë atë që ka kërkuar dhe kërkon Shullazi dhe banda e tij. Në këmbim edhe Shullazi bën atë që i kërkon Edi rama dhe SaimirTahiri”,- tha Basha

Në vijm kreu i PD-së shprehu mbështetje për prokurorinë për hetimin e Shullazit, ndërsa kërkoi largimin e Tahirit.

“Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë në këmbë dhe po bëjnë gjithçka që Shullazi të mos thotë ato që ai di për ta. Mediat po ndërtojnë alibitë e biznesmenëve që thonë se nuk janë të kërcënuar.

Rama dhe Tahiri janë në këmbë për të sabotuar këtë proces. Shqipëria e se nesërmes nuk mmund të jetë Shqipëria e Shullazërve. Që kjo të mos ndodhë Tahiri duhet të largohet një orë e më parë. Është emergjent largiimi i Tahirit, i njohur për lidhjet e tij me Shullazin”,- tha Basha.

Tahiri i përmend emrin Shullazit: Ai nuk është mbi ligjin

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar shpesh nga media dhe opozita për lidhjet e tij me Emiljano Shullazin, por edhe për faktin se, s’ka guxuar kurrë t’i përmendë emrin publikisht, sot dha “provën” e parë.

Teksa ndodhej në komisariatin e Kamzës, Tahiri iu përgjigj interesit të gazetarëve për çështjen “Shullazi”, si dhe nëse ka patur ndonjë përplasje mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë.

“Unë nuk di që të ketë përplase të Policisë me Prokurorinë. Kanë dhënë prova që dinë të bashkëpunojnë të vënë para ligjit të gjithë ata që shkelin ligjin. As Shullazi dhe askush nuk është mbi ligjin për Policinë e shtetit.

Edhe për çështjen në fjalë, Policia e Shtetit është e para që ka bërë detyrën një më një, duke respektuar çdo kriter ligjor. Këtë mund ta verifikoni. Policia ka bërë detyrën një më një me rigorozitet.

Në filozoninë tonë është e saknsionuar për të cuar para drejtësië ata që dalin mbi ligjin. Prova e fundit ishte dje, pavarësisht se SHQUP-i e shikon ndryshe”,- tha Tahiri.

Më tej, ministri i Brendshëm ironizoi me Partinë Demokratike, e cila sipas tij, hesht për kryebashkiakun e Kamzës të akuzuar dhe dënuar për korrupsion.

Parku i liqenit/ Gjykata Administrative nuk i pezullon punimet
Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e shoqërisë civile që kërkonte ndërprerjen e punimeve për parkun e lodrave te liqeni.

Në seancën e sotme, trupa gjykuese ka dhënë verdiktin në favor të bashkisë, sa i takon projektit në fjalë.

Shoqëria argumentonte se, puna duhet të ndërpritet pasi ka shkelje ligjore nga ana e bashkisë.

Por këto pretendime u hodhën poshtë nga Gjykata Administrative, e cila vendosi për vijimin e punimeve.



Video/ Sherr mes gocave të Ekonomikut, “Pse ma pe të dashurin?”
Kohët e fundit sherret mes adoleshentëve po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Mesa duket, edhe pse shoqëria është zhvilluar, vazhdojnë të nisen sherre të tipit “Ça ke që shef?”

I tillë është edhe ky rast i cili vjen nga shkolla e mesme e “Ekonomikut” për “Jetaoshqef.al”. Sipas raportuesit, vajzat debatojnë me zë të lartë dhe gati sa nuk kapen për flokësh, pasi njëra nga to i kërkon llogari tjetrës se përse e ka parë të dashurin e saj.

Vajza, kini kujdes se kë shihni në rrugë, pasi ai mund të jetë i dashuri i ndonjërës dhe si pasojë, do t’ju duhet të jepni llogari dhe të bëheni qendër vëmendjeje në rrugë për një shikim.

"Prsh JOQ. Gjimnazi ekonomikut prane parlamentit.. Debat "perse ma pe te dashurin?". Dhe mbasi ai plaku i perzuri tha njera nga ato: kujt ja tregon thiken ti. Do kishte plas po mos kishte dale ai plaku. Flm"./Jetaoshqef.al/



Ky vend europian do të japë para falas për qytetarët e vet

Vendi i quajtur Lozanë në Zvicër, iu është bashkuar listës së vendeve që kërkojnë t’u japin të ardhura qytetarëve të tyre.

Politikanët në Lozanë kanë miratuar një skemë për të ardhurat bazë të qytetit. Këshilli i Qytetit të Lozanës, jo ligjërisht ka miratuar këtë eksperiment, i cili javën e kaluar ka kaluar me 39 vota pro dhe me 37 kundër, shkruan “Independent”.

Detajet e mëtejshme ende nuk dihen për këtë skemë, mirëpo eksperimenti u bazua nga një eksperiment i tillë që kishte bërë Holanda më herët.

Skema përfshinë vetëm një mostër të vogël të popullatës së Lozanës, të cilët kërkojnë fonde nga qeveritë rajonale dhe ndërkombëtare./GazetaExpress/

Foto+16/ “Shumë meshkuj duan që t’ua shtyp kokën me kofshë”
Një modele 20-vjeçare është bërë e famshme nëpër rrjetet sociale falë kofshëve të saj, që janë më të trasha se beli i një modeleje të zakonshme. Natascha Encinosa, ka kofshë me perimetër prej 66 cm dhe janë shumë të pëlqyera nga meshkujt, të cilët i kërkojnë asaj që t’ua shtypë kokën mes tyre.

Çdo foto e saj në Instagram ka minimumi 5000 pëlqime. Për fizikun ajo punon dy orë në ditë në palestër. Pasionin për palestrën e fitoi kur e la i dashuri në moshën 14-vjeçare.

“Më la sepse isha e shëndoshë dhe që nga ajo ditë unë jam fiksuar pas palestrës”,- tregon Natascha.

Ajo ka 176.000 ndjekës në Instagram, por jo të gjithë e pëlqejnë. Nëse disa thonë se ajo është si Perëndeshë, të tjerë thonë se, është si Mister Universi nga mesi e poshtë./TCh/


Kosova mund të bojkotojë Kampionatin Europian të xhudos, shkaku Rusia...

Kosova mund ta bojkotojë Kampionatin Evropian të xhudos, i cili do të mbahet në Rusi, nga 21 deri më 24 prill, shkruan “Zëri”.

Arsyeja kryesore është se Rusia, si vend organizator i këtij evenimenti, nuk lejon që në territorin e saj të përdoren simbolet shtetërore të Kosovës, vend të cilin nuk e ka njohur si shtet.

Mirëpo, edhe delegacioni i xhudos kosovare është i vendosur që këtë radhë të mos lëshojë pe, raporton “Zëri”.

Trajneri Driton Kuka ka paralajmëruar se, nëse nuk ju lejohet paraqitja me flamur dhe intonimi i himnit, në rast të medaljes eventuale, katër garuesit, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Akil Gjakova, nuk do të paraqiten fare në këtë eveniment.

“Jemi në Rusi duke pritur lajmin për pjesëmarrje për shtetin tonë të ri! Nese sna lejohet me siguri sdo marrim pjesë në Evropian! Me ne në foto miku nga shteti amë Shqipëria! Shqipëria dhe Kosova dy shtetet tona që natyrshëm do bashkohen dalngadalë e në kohën e duhur!”,- ka shkruar Kuka në Facebook.

Pas pak orësh do të merret vendimi definitiv, nëse rusët do të lëshojnë pe ose jo, pasi pala kosovare duket e vendosur.
Itali, “Meze shqiptarësh”/ Kokainë, bukë dhe djathë...
Kjo ishte e pazakonte për policinë italiane. Dy muratorë shqiptarë dhe një maqedonas janë arrestuar nga policia italiane në Genova, pasi janë kapur me mbi 1 kilogram kokainë. Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë të moshës 31 dhe 26 vjeç.

Por pse është e pazakontë kjo ngjarje? Shqiptarët dhe maqedonasit e trafikonin drogën në mes të ditës dhe kishin gjetur një mënyrë krejt të veçantë; e fshihnin kokainën brenda bukës.

Kjo ishte një mënyrë që nuk binte lehtë në sy të policisë, por kohët e fundit ishte bërë e përditshme duke hedhur kështu dyshime tek autoritetet.

Maqedonasi dhe dy shqiptarët janë arrestuar pasi dje, rreth orës 15:00 po shkëmbenin 2 bukë. Brenda tyre ishte futur 500 gr drogë (kokainë) tek secila. Tek banesa e shqiptarëve, policia gjeti edhe 150 gr kokainë. Gjithashtu janë kapur edhe 1000 euro.



Marko Gjuriç kërkon falje për hyrje ilegale në Kosovë

Në bisedimet në Bruksel që përfunduan sot para mëngjesit, ministrja Edita Tahiri ka ngritur shqetësimet në lidhje me fushatën elektorale provokative të zyrtarëve të Serbisë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë.

Ajo ka kërkuar që BE të përcaktoj qartësisht standardet për frymën e normalizimit në mënyrë që të parandalohen shfaqjet destruktive dhe keqpërdorimet e marrëveshjes për normalizim nga ana e zyrtarëve serb gjatë fushatës zgjedhore.

Në këtë kuadër me kërkesë të BE-së që palët të angazhohen për frymën e normalizimit dhe pas kërkim faljes nga ana e Marko Gjuriç për hyrje ilegale në Kosovë, palët janë zotuar që të respektohet marrëveshja për vizitat reciproke të zyrtarëve si dhe deklarimet duhet në mënyrë rigoroze të respektojnë frymën e normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve./zeri/



Berisha: Mili i Partisë Siçiliste grabiti me dhunë makinën 100 mijë euro

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar sot një tjetër fakt që e implikon Emiljano Shullazin në një tjetër grabitje me dhumë.

Nëpërmjet profilit të tij në facebook, Berisha denoncon nëpërmjet “qytetarit dixhital”, grabitjen me forcë të një makine luksoze të një qytetari nga anan e Shullazit.

Ja statusi i plotë i ish-kryeministrit Berisha në Fb.

“Qytetari dixhital denoncon:

Grabitjen e makines prej 100 mije eurosh nga Mili i Partise Siçiliste. Sb”.

"Pershendetje nuk kam dashur te shqetesoj por para 2 muajve ne kaluam nje situat shum te veshtir me shullazin qe doja tja horroja emrin kur te Kesh koh dota tregoj nga afer por makinen 100 mi euro na e mori per nje xhiro dhe erdhi edhe duke na bere presjon. Makinën e mban akoma.

shullazi me fal per edukaten nje .... nga fushkruja".
Fotolajm/ Në universitetet shqiptare ndodh edhe kështu...
E si mundet një student ta ketë mendjen tek leksioni, kur vetëm një karrige më tej një shoqja e tij e klasë dhuron këtë spektakël dekorativ...?

Kjo pamje që nuk ka nevojë për koment, duket se do të jetë edhe më e shpeshtë në auditoret e universiteteve tani që po afron stina e nxehtë.


E rrallë/ Ministrja norvegjeze zhytet në Egje për të ndihmuar refugjatët
Ministrja norvegjeze e emigracionit u ka dalë në krahë refugjatëve në detin Egje. Sylvi Listhaug është kritikuar për veprimin e saj, pasi ajo donte t’u dilte në ndihmë refugjatëve që po mbyten në detin Egje.

Në këto fotografi ajo shihet në këtë aksion shpëtimi, bashkë me ekipet e shpëtimit.

Ministrja është fotografuar në brigjet e Lesbos, e veshur kështu me kostum për zhytje.

Shifrat e fundit nga Kombet e Bashkuara tregojnë se më shumë se 760 refugjatë deri tani, janë përmbytur në këtë vendkalim në Greqi.



Refuzuan të bëhen skllave seksi për terroristët, ISIS ekzekuton 250 gra
​Militantët e Shtetit Islamik (ISIS) kanë ekzekutuar 250 gra në Mosul, për shkak se ato refuzuan të bëhen skllave seksi për xhihadistët e grupit terrorist, shkruan “DailyMail”.

Viktimat ishin urdhëruar ta pranojnë “martesën e përkohshme” për luftëtaret e grupit në Irak, mirëpo kur ato refuzuan, grupi xhihadist i theri me thikë një nga një, duke përfshirë këtu edhe familjarët e disa prej tyre./GazetaExpress/


Jam dëshmitar i krimeve të marshallit, por askush s’guxon të më thërrasë”
Izet Haxhia, ish-badigard i Sali Berishës, thotë se ai ëshstë dëshmitar i gjallë i krimeve të tij. Por, edhe pse ka një vit e gjysëm që i denoncon këto krime, askush nuk guxon ta marrë në pyetje. Haxhia ndërkohë tregon edhe për një doctor misterioz në Itali, ku Berisha strehoi fëmijët e tij pas trazirave të ’97-s dhe dërgonte edhe drejtuesit e PD-së të sëmurë, të cilët nuk patën fatin të shërohen.

Ja çfarë thotë Haxhia:

“Po flitet e sterflitet ne nje pjese te mediave rasti Shullazi dhe pikërisht nga ai qe duhet te heshte, marshalli i krimit dhe kaosit. U arrit deri aty sa rreshteri i marshallit, i vendosur me prokure te marshallit ne krye te SHQUP-it, te deklaronte se arrestimi i ushtarit te dikurshem te tyre, te cilësohej si fillimi i reformes ne drejtesi, dhe quajti heronj Llallen me co..

Te ben pershtypje koha e kryerjes se ketij akti ‘heroik’ pas denoncimit te marshallit nga ana e prokurorise, po te marshallit.

Duhet thene se ne unison te ketij akti ‘heroik’ ishte edhe media e sponsorizuar nga marshalli, qe me thene te drejten eshte nje shtylle e forte e mbeshtetjes se krimit politik e ordiner ne keto 25 vite, me dezinformimin, shpifjen dhe mashtrimin e opinionit.

Kam me teper se nje vit e gjysem qe po denoncoj bemat e krimet e marshallit ne disa prej te cilave kam qene edhe zbatues e pjesmarres ne to, por as edhe nje prokuror apo gjyqtar nuk ka marre as mundim per te me pyetur apo lere per t’i hetuar ato.

Ne kohen kur jane kryer keto bema e krime nuk ka pasur ‘qytetar dixhital’ por ka pasur nje deshmitar e pjesmarres qe eshte akoma gjalle, e ky jam Une.

Te habit fakti qe per nje denoncim te “qytetarit dixhital” hidhen po me porosi te marshallit ne akte ‘heroike ‘ prokuroret e Llalles, ndersa per ato qe kam rrefyer une nje heshtje varri.

Dua te sqaroj ata qe me kuptojne se sa diabolike dhe djallezore eshte mendja e marshallit me nje ndodhi te vertetë qe e kam thene me pare, por qe si gjithe te tjerat eshte kaluar ne heshtje.

Ka qene pranvera e vitit 1999, ndodhesha ne Tropoje. U vendos bomba e pare me telekomande ndaj Fatmir Haklajt, ku mbeti i vrare Eduart Haklaj dhe Fatmiri i plagosur.

Ne te njejten ore fill pas atentatit te organizuar nga dora tinzare e marshallit,therritet ne shtepine e zevendes shefit te Shtabit te Pergjithshem te ushtrise me origjine nga Tropoja, me mbiemrin Selimi, Halil Haklaj, qe gjendej ne Tirane, dhe ne shtepine ku therritet ndodhej edhe njeriu i afert i marshallit, ish- spiuni i Sigurimit Ferit Brecani, burri i mbeses se marshallit.

Ky spiun dhe ndermjetësi i gjithe aferave korruptive te marshallit ne sundimin e dyte te tij, i thote Halilit qe bomben Fatmirit ja ka vendosur Izeti me porosi po te marshallit, pasi ka marre nje miljjon marka per kete pune.

Normal qe nje informacion i tille i dhene nga nje njeri i afert i marshallit do te merrej seriozisht nga Halili, i cili niset me urgjence ne Tropoje per te njoftuar vellezërit se ishte gjetur ‘atentatori’ dhe duhej eleminuar sa me pare.

Marshalli me lojen e tij djallezore donte qe me doren e armiqve te tij te me eleminonte mua dhe te fillonte luften mes vellezerve te mi dhe vellezerve Haklaj.

Nje loje djallezore qe nuk u henger nga Fatmiri, i cili tha qe aq sa kane dore vellezërit e mi ne kete akt terrorist, ka edhe Izeti.

E tregova prape kete ngjarje te vertetë per t’u treguar se deri ku mund te arrije mendja djallezore dhe e semure e marshallit.

Nese ka nje njeri sot ne Shqipëri qe nuk don reformen ne drejtesi dhe zbatimin e paktit te nenshkruar me FBI, ky eshte kryekrimineli i ketij vendi, Sali Berisha.

Per kujtese marshallit: A ke ndonje njoftim apo te dhene nga qytetari yt dixhital per mikun tuaj doktor ne Itali, te cilit i pate besuar strehimin e femijve te t’u e dhendrit me supermbesen e vogel ne arratine e 13 marsit 97???

Pse te gjithe ish- funksionaret e PD qe dinin shume per ty dhe ishin bashkëpunëtore te ngushte tuajt, pas semundjeve te ‘papritura’ te tyre i çove per ‘sherim’ ne kliniken e ketij doktori, nga ku te gjithe u kthyen te ‘sheruar’, me perjashtim te njerit qe nuk pati ‘fatin’ e ketyre të tjereve te ‘sherohej’, sepse ra ne fund te detit se bashku me helikopterin qe i dhe me urgjence per ta cuar te ‘sherohej’ si te tjeret???”.
Foto+18/ Kjo bombë seksuale për pak e ndau Messin nga gruaja...

Suzy Cortez, “Mis BumBum”, i ka shkaktuar telashe familjare Lionel Messit. Përveç rezultateve të dobëta me Barcelonën, në ndeshjet e fundit, Lionel Messit, i ka dal edhe një telash tjetër me bashkëshorten.

Suzy Cortez, “Mis BumBum”, është arsyeja që Leo Messi për pak sa nuk është ndarë nga gruaja, Antonella Roccuzzo.

Cortez e ka bombarduar lojtarin argjentinas me fotografi të nxehta. Pas kësaj, gruaja e Messit e ka bllokuar llogarinë e brazilianes në Twitter. Ky veprim e ka befasuar Cortezin.

“Unë isha e tronditur krejtësisht kur e pashë. Antonellës dua t’i them që të mos shqetësohet për mua, pasi unë jam vetëm një tifoze. Nuk ka nevojë të bëhet xheloze”,- ka thënë “Mis BumBum”.
Armina s’i depilon sqetullat? Qetësohuni... vetëm një iluzion optik

Pushimet e bukuroshes shqiptare në Amerikë po vazhdojnë të komentohen në mediat sociale. Fillimisht pjesëmarrja në festivalin më të famshëm në botë, “Coachella” dhe së fundi shfaqja e Arminës me rrobabanjo në plazhet e Malibusë, ka ndarë opinionin për shkak të një iluzioni optik.

Poza që vetë 24-vjeçarja ofroi për ndjekësit në IG, duket se u keqkuptua.

Në pamje të parë, të gjithë u ngatërruan duke e akuzuar 24-vjeçaren që e kishte lënë veten “pas dore”.

Pjesa me qime poshtë sqetullës u komentua si një moment aspak estetik.

Por, nëse e sheh me vëmendje dhe studion Arminën nga koka, kuptohet lehtë që leshi i varur është fundi i gërshetit.




Tahiri i përmend emrin, Mziu: Ministri ka frikë se Shullazi do flasë
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka folur disa orë më parë për Emiliano Shullazin, duke ju përgjigjur akuzave të shumta të Partisë Demokratike. Ai i ka kujtuar selisë blu se përse ata nuk flasin për Xhelal Mziun, i akuzuar për korrupsion.

Për këtë ka reaguar Bashkia e Kamzës, e cila përmes një deklarate shkruan se, Tahiri ka frikë se mos Emiliano Shullazi flet përpara drejtësisë për të.

“Bashkia Kamëz i kujton Saimir Tahirit që njerëzit e lidhur me krimin si ai duhet të përgjigjen për atë që tashmë di çdo qytetar shqiptar. Saimiri, ky ushtar i Shullazit, duhet të jetë mërzitur, pasi ka frikë se mos ai flet në organet e drejtësisë dhe opinioni publik mëson më shumë nga sa di”,- thuhet në reagim.

Përgjigjja e Bashkisë së Kamzës ndaj Tahirit mbyllet me pesë pyetje drejtuar ministrit të Brendshëm.

Kush i jepte imunitet Shullazit në gjobat që u ka vënë biznesmenëve?

A është ai ushtar i Shullazit?

Çfarë e lidh Saimir Tahirin me Shullazin, vjedhjen e votave?

Kush ndërhyn për lirimin e kriminelëve nga qelitë e komisariateve?

Përse u përplas policia me prokurorinë në rastin e Shullazit? Nga vinin urdhrat në Drejtorinë e Policisë Tiranë?
A kënaqen gjatë seksit yjet e filmave pornografik?!

Për të dëshmuar se aktorët dhe aktoret e filmave pornografik e shijojnë seksin, Justin J. Lehmiller, psikolog shoqëror që fokusohet në seks dhe lidhje, kishte marrë të dhënat e dy anketimeve, të cilat tregojnë se palët me të vërtetë kënaqen gjatë seksit!

Njëri studim i kishte anketuar gratë nga viti 2013, ndërsa tjetri i kishte anketuar meshkujt nga i njëjti vit, transmeton “Telegrafi”.

Sipas rezultateve të këtyre dy studimeve, kur ishin pyetur se sa kënaqen gjatë seksit në një shkallë prej 0-10, 69% nga 177 vajzat që janë yje të filmave pornografik e kishin zgjedhur numrin 10, ndërsa më pak se 2% kishin zgjedhur pesë ose më pak.

Siç thotë edhe Dr. Lehmiller, ky studim në mënyrë të drejtpërdrejt e kundërshton idenë që, yjet e filmave pornografik nuk mund të shijojnë seksin për shkak se bëjnë shumë seks në punën e tyre.

Rezultati është i njëjtë edhe te 105 meshkujt e anketuar, ku mesatarja e kënaqësisë kishte dal rreth 8.4.


Ja mënyra më e mirë për t’i kërkuar falje partnerit...
Të gjithë kemi pasur ndonjë rast të caktuar ku kemi dashur t’i kërkojmë falje dikujt për ndonjë gabim që e kemi bërë.

Mirëpo, nuk ka rëndësi se sa prekëse është kërkim falja kur personi tjetër nuk e beson atë.

Fatmirësisht, një studim i ri thotë se janë gjashtë elemente kryesore që një keqardhje të jetë efektive. Shkencëtarët kanë zbuluar se këto gjashtë elemente janë: shprehja e pendimit, shpjegimi i asaj se çfarë ka ndodhur, pranimi i fajit, deklarimi i keqardhjes, oferta për t’i ndrequr gjërat dhe kërkesa për falje!

Roy Lewick, udhëheqës i këtij studimi, thotë se keqardhjet me të vërtetë funksionojnë, thjesht duhet të siguroheni që t’i prekni këto gjashtë elementet kyçe.

Komponenti më i rëndësishëm është pranimi i fajit dhe oferta për të ndrequr atë që është bërë gabim.

Kjo do të thotë se jeni i përkushtuar të veproni dhe të zhbëni dëmin!



Mallakastër/ Gjendet i vdekur shoferi në kamion, dyshohet për shkaqe natyrale
Drejtuesi i një kamioni është gjetur i vdekur në kabinën e mjetit të tij, mesditën e sotme, në autostradën Levan-Tepelenë. Bëhet fjalë për 63-vjeçarin me inicialet L.T., banues në lagjen “Barikat” të Beratit, i cili u konstatua pa shenja jete në kamionin e tij tip “Volvo” me targa “BR 2501 B”.

Në momentet kur u konstatua viktima, mjeti ishte i parkuar në parkingun e karburantit 24-orësh “Autogrili”, afër fshatit Poçem të Mallakastrës.

Policia u sinjalizua nga kalimtarët, ndërkohë paraprakisht raportohet se kemi të bëjmë me vdekje natyrale. Gjithsesi është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.

Kush është Emiliano Shullazi?


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   147   148   149   150   151   152   153   154   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish