Nga Blendi Fevziu
Kush është Emiliano Shullazi? Kjo pyetje e shtruar rëndom këto ditë në mediat dhe emisionet televizive, ka marrë një përgjigje që më së shumti, ka shkuar drejt profilit të personit problematik dhe bëmave të tij. Nuk ka asnjë dyshim që edhe ato kanë rëndësinë e tyre, madje një rëndësi të madhe për të cilën Prokuroria duhet të hetojë. Por personalisht besoj se Emiliano Shullazi shkon përtej emrit konkret. Më shumë se sa një person me gjithë veset e tij ai përfaqëson një fenomen, një fenomen që ilustron më mirë gjendjen e Shqipërisë që kemi sot.
Emiliano Shullazi është tendenca e vazhdueshme e politikës për t’u lidhur me botën e krimit dhe për ta përdorur atë. Eshtë bastardizimi i gjithë parimeve dhe normave politike në surrugatllëk, ku dominimi i pushtetit është më i rëndësishëm se sa shërbimi ndaj qytetarit.
Emiliano Shullazi është dështimi i konkurimit dhe zgjedhjeve të lira, kudo që janë ato. Në politikë, në zgjedhje parlamentare apo lokale, në sport, në universitete, madje edhe në organizatat rinore. Eshte filozofia e ngulitur se zgjedhjet janë më kollaj të vidhen e të manipulohen se sa të fitohen.
Emiliano Shullazi është dështimi i sistemit të drejtësisë, është shembulli më i mirë i një fjalie mbresëlënëse në shoqërinë e sotme. Ajo sipas së cilës në Shqipëri ka drejtësi, por është pak e shtrenjtë! Eshtë shitja e shtetit dhe institucioneve të tij tek shkelësit e ligjit, sipas një parimi fare të thjeshtë: shërbimi më i mirë i takon atij që paguan me mirë dhe jo atij që ke detyrim t’ja ofrosh, dmth qytetarit.
Emiliano Shullazi është dështimi i procesit të kthim kompensimit të pronave, një proces i deformuar, që ka prodhuar më shumë pronarë fallco se sa realë. Një proces që meriton më së miri slloganin: Prona shkon jo tek ai që i takon, por tek ai që e zapton, ose e merr me dhunë.
Emiliano Shullazi është dështimi i mediave. I të gjithë atyre gazetarëve që nuk kanë kurajo t’i thonë të vërtetat, ose i deformojnë me qëllim ato. I gjithë atyre që të hënën në mbrëmje i zuri gripi dhe i mbyti kolla kur ftoheshin në një emision ku do flitej për të.
Emiliano Shullazi është dështimi i biznesit dhe sipërmarrjes së lirë. Dështimi i atyre që tentojnë t’i zgjidhin problemet e tyre me të fortë dhe dështimi i atyre që nuk i denoncojnë presionet apo gjobat që ju vënë.
Emiliano Shullazi është përçudnimi i një endërre që mendohej krejt ndryshe në vitin 1990 – 1991. Nuk është ai as fajtori as mëkatari më i madh, në një vend, ku mëkati ju takon të gjithëve nga pak dhe ku të gjithë, kontribuojnë që ky vend të dominohet nga shullazët dhe të ngjashmit e tij. Eshtë mitizimi i botës së krimit, që krijohet dhe stimulohet për t’i shërbyer politikës dhe në fund merr peng atë. Dhe bashkë me të, gjithë shoqërinë!
Fotogaleri+16/ Sparkata joshëse e “lepurushes” superseksi
Daisy Lea është një modele e Playboy-t, që na ka lënë me gojë hapur me setin më të fundit fotografik të saj në plazh. Bukuroshja bjonde u fotografua në disa pozicione të pamundura në Malibu të Kalifornisë.
Nga pozat, duket qartë që kjo modele e qan jogën.
Videolajm/ Lepurushja e “Playboy” skena erotike me Yong Zerkën
Modelja e famshme e “Playboyt”, Elif Celik, ka postuar një video ku shihet duke vallëzuar nën ritmin e këngës “Rihanna” të kënduar nga Young Zerka.
Këngëtari shqiptar pak ditë më parë e lansoi këtë këngë e cila u bë hit i vërtetë sa që i ka rënë në vesh edhe modeles së famshme turke.
Si një zebër e vërtetë, Elif, shfaqë linjat e saj tejet seksi në video selfien e saj.
Vajza që i shpenzon paratë pa iu dridhur dora...
Vetëm duke parë fotot pa lexuar akoma asgjë për të do të donit që ta kishit jetën e saj. Është 23 vjeçe dhe bën një jetë përrallore, duke shpenzuar 30 mijë paund në vit vetëm për të prerë flokët.
E mendoni të shpenzoni 30 mijë paund në vit për flokë, apo të blini 60 palë këpucë çdo sezon?
Madje në një intervistë që ka dhënë tashmë pasanikja e Instagramit, bukuroshja bionde Julia Stakhiva, ka thënë se, ka 100 çanta të llojeve të ndryshme, por të njëjta në çmim pothuajse secila kushton nga 4 mijë euro.
Të gjitha paratë ajo i merr nga prindërit, pasi vetë është studente. Sipas saj nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa të qenit e bukur.
Në Instagram ajo ka 10 mijë fansa, prindërit e saj pasanikë e kuptojnë që e bija dëshiron një jetë perfekte. "Njerëz, të jesh e pasur dhe e bukur është gjëja më e rëndësishme në botë".
Pjeshkat zihen me policin te Kisha Laçit: Debil, më prishen takat!
Debati nga pjeshkat është gjithmonë interesant dhe për të qeshur, sidomos nëse ato zihen me policët. Mendojeni njëra nga pjeshkat është bionde dhe këtu fare mirë mund të krijojmë barsaletën e biondeve dhe policëve.
Gjithsesi, përtej të qeshurave, ky konflikt ka ndodhur të Kisha e Laçit, një javë më parë dhe arsyeja siç thotë raportuesi i “Jetaoshqef.al”, ka të bëjë me parkingun.
Vajzat vijnë me makinë deri lart, ndërkohë polici u thotë se nuk mund të parkojnë pasi është i mbingarkuar.
Debati mes tyre degradon keq dhe që në fillim të videos duket që nuk është paqësor mes dy palëve.
"Filluan të bënin debat me policin. Me prishen takat o debil. E di ti çfarë të bëj, unë të heq nga puna,-thoshte njëra nga ato. Ishin tipa acaruese në maksimum",- tha raportuesi.
Shikoni videon dhe të drejtën ndajeni ju!/Jetaoshqef.al/
Foto/ Ky është kingu që ia “shkrep” Kallashit...
Valltarja më e përfolur nga të gjitha mediat, Donjeta Kosumi, e njohur me nofkën karakteristike “Kallashi’, siç duket është dashuruar në një këngëtar që këndon zakonisht në lokalin ku ajo vallëzon.
Ai është Den Hasani, shkruan “Gazeta Express”.
Deni është parë shpesh afër saj.
“Gazeta Express”, iu sjell disa foto të çiftit.
Stine bëhet baba, ja si e komenton Roza Lati...
Pak ditë më parë ju treguam se kantautori Nesti Duka, sëbashku me të dashurën e tij, Gracielën (edhe ajo këngëtare), do të bëhen së shpejti prindër.
Këtë lajm e ka komentuar edhe ish e dashura e tij, Roza Lati e cila pak muaj më parë, ishte në krah të tij si partnere në “Dance with Me”.
Nëpërmjet një fotoje në Snapchat (aty ku Roza është shumë aktive), ajo shkruan se e ka marrë vesh lajmin dhe se është shumë e lumtur për ish të dashurin e saj.
21/04/2016/.............................
Gjimnazistja tërheq për flokësh shoqen në mes të klasës: Pse qeshe me të dashurin tim?!
Janë në terezi apo jo këta gjimnazistët?! Nuk ka ditë që të mos regjistrohen sherre mes tyre dhe molla e sherrit si gjithmonë janë meshkujt.
Në gjimnazin “Jani Nushi” në Lushnje, një adoleshente ka kapur për flokësh shoqen e saj, pasi mesa duket kjo i ka dhënë një buzëqeshje të dashurit që ajo kishte.
Të paktën kështu thotë një nga nxënësit që ka qenë prezentë aty.
Nuk është një zënkë dosido, vajza me flokë të zeza ka provokuar të dashurin e shoqes dhe kjo e fundit nuk ia ka përtuar, e ka tërhequr në mes të klasës për flokësh duke e sharë.
Më pas është dashur ndërhyrja e personave të tjera për t’i ndarë. Ajo që vihet re në këtë video është edhe fakti që një nga vajzat nxjerr nga koka e shoqes një rrip, me të cilin ajo ka dashur ta mbysë./Jetaoshqef.al/
Taulant Balla: Komision hetimor për shëndetin mendor të Berishës
Nënkryetari i grupit parlamentar të Parisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se duhet ngritur një komision hetimor për shëndetin mendor të ish-kryeministrit Berisha.
Deklaratat e Ballës erdhën pas thirrjes së bërë nga Berisha, që populli duhet të armatoset.
“Kuvendi të mbledhë Byronë dhe të mbajë një qëndrim të fortë. Ka ardhur koha që ky Kuvend të ngrejë një komision të posaçëm për shëndetin mendor të Berishës. Vetëm një i sëmurë mendor mund të bëjë thirrje për armatosje të civilëve me armë”,- deklaroi Balla nga foltorja e Kuvendit.
Zajmina përfundon në polici, bëri sherr me noteren për tubin e ujit
Një këngëtare shqiptare në telashe me policinë. Bëhet fjalë për bukuroshen Zajmina Vasjarin. Burime nga policia thanë për “Panorama.al” se policia ka referuar materialet në prokurori ndaj Vasjarit, pasi kjo e fundit është denoncuar nga një grua me profesion notere.
Ngjarja ka si shkak faktin që këngëtares i është përmbytur shtëpia për shkak të çarjes së tubit fresibël.
Uji më pas ka dalë edhe një kat më poshtë, në studion e noteres. Nuk dihet nëse ka qenë apo jo në banesë Zajmina, në momentin që i është përmbytur banesa, por mësohet se konfilkti mes saj dhe noteres ka bërë që kjo e fundit të bëjë denoncim në polici.
Dosja hetimore është dërguar në Prokurori dy ditë më parë, ndaj 28vjeçares Zajmina Ago Vasjari.
Sipas burimeve të “Panorama.al” ngjarja ka ndodhur më datë 19 prill në Bulevardin “Gjergj Fishta”, në ambientin e marrë me qira, nga Suela P., banuese në Tiranë.
Thirrja për armatosje, PS kërkon zyrtarisht përjashtimin e Berishës nga Kuvendi
Partia Socialiste kërkon përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të ish-kryeministrit Sali Berisha. Një grup prej 7 deputetësh të PS-së i kanë bërë një kërkesë Byrosë së Kuvendit, për të dënuar Berishën pasi thirrjeve të tij për armatosjen e qytetarëve.
Lajmin e bëri publik për mediat Taulan Balla, në një komunikim me mediat jashtë Kuvendit.
“Një grup prej më shumë se 7 deputetë të PS-së që gjendeshin në sallë gjatë fjalës së deputetit Sali Ram Berisha, kanë depozituar tashmë një kërkesë drejtuar Byrosë së Kuvendit me qëllim mbledhjen e saj brenda 48 orëve.
Është një moment i trishtë në karrierën politike të një politikani që të pajisen me armë civilët. Është shumë e papranueshme që një parti politike si PD-ja, në një vend anëtar të NATO-s të bëjë thirrje të tilla. Shqiptarët janë kundër armatosjes”,- tha Balla.
Më tej ai tha se edhe Prokuroria duhet të fillojë një hetim për deklaratat e Berishës.
Video+18/ Tiranë, sherr femrash te “Myslym Shyri”: O të q** robt!
Dy femra janë zënë keq në mes të rrugës në Tiranë në zonën e "Myslym Shyrit". Nuk dihen arsyet që i kanë çuar drejt këtij sherri vajzat por, fjalori që ato përdorin ka qenë shumë i rëndë.
Video është xhiruar nga kalimtarët e rastit. /shqiptarja.com/
Fotogaleri/ Luftë hutash në Serengeti...
Fotografi Roie Galitz ka arritur të realizoi foto fantastike me skena të egra nga përleshjet e hutave mes njëra tjetrës në Serengeti, Tanzani.
Një numër i madh hutash, rreth 30, kanë sulmuar njëra-tjetrën për të arritur të merrnin një kafshë të ngordhur.
Në këto zona, sigurimi i ushqimit është mjaft i vështirë dhe raste të tilla janë të rralla, prandaj duhen shfrytëzuar nga këto shpendë grabitqare./TCh/
Kapet shqiptari që prostituonte femrat në Itali
Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar të akuzuar për prostitucion. I arrestuari është 48-vjeçari me inicialet B.A.
Ai trafikonte femra nga Shqipëria, të cilat emigronin në Itali me premtimin se do të gjenin punë dhe do të siguronin një jetë më të mirë.
Por sapo mbërrinin në Itali ato detyroheshin të prostituonin në rrugët e Pulias dhe Milanos. Hetimet ndaj shqiptarit kishin nisur para disa kohësh.
Bashkë me të autoritetet italiane akuzojnë edhe 25 persona.
Arrestohen edhe dy anëtarë të tjerë të bandës së Shullazit
Prokuroria vazhdon hetimet për bandën e Emiljano Shullazit, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal, shkatërrim prone me eksploziv dhe kanosje për dhënie pasurie.
Nga burime brenda policisë, mësohet se janë arrestuar edhe persona të tjerë, pjesëtarë të bandës së Emiljano Shullazit.
Ata janë me iniciale R.F dhe B.Q, ndërkohë që vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
Nuk është ende e qartë se çfarë roli kanë pasur konkretisht dy të arrestuarit dhe për çfarë akuzohen.
Ndërkohë, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi ndodhen në paraburgim pasi Gjykata vendosi dje ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”, të akuzuar se kanë tjetërsuar prona duke kërcënuar biznesmenët në Tiranë dhe në Durrës.
Të përfshiret në dosjen Shullazi: Klodeta Dibra kontaktoi bandën
Prokuroria për Krime të Rënda bën gati flet-thirrjet për shumë biznesmenë, zyrtarë të lartë e të ndryshëm të administratës shtetërore, noter, gjyqtar e professor të universiteteve, që do të pyetën për dosjen e Emiljano Shullazit.
“ABC News” ka mësuar se prokurorët Elizabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi, kanë bërë gati listën e personave që do të thirren me cilësinë e të dëmtuarve apo personave që kanë dijeni për çështjen, ku përfshihet emri i Shullazit dhe “banda” e tij.
Burimet thonë se, në mesin e emrave që do të thirren, janë biznesmenët të ndryshëm dhe të njohur në Shqipëri, disa prej të cilëve janë “gjobitur” nga Shullazi dhe pjesa tjetër janë personat që kanë ndërmjetësuar apo ndihmuar biznesmenët për shuma të caktuara parash.
Në mesin e këtyre personave me rolin e ndëmjetësve mes SHullazit dhe biznesmenëve të ndryshëm për të ulur gjobat e vendosura, janë përfshirë edhe prokuror, gjyqtar apo edhe zyrtar të lartë të administratës shtetërore.
Burimet thonë se përveç këtyre, grupi hetimor thotë se do të marr në pyetje zyrtar të lartë të Hipotekës në Tiranë dhe Durrës si dhe punonjës të tjerë të cilët kanë kryer veprime konkrete për pronën e ish-hotel Vollgës apo pronave të tjera në kryeqytet.
Në pyetje, burimet thonë se do të merren edhe drejtor të ndryshëm të institucioneve dhe persona që rezultojnë se kanë komunikuar me Shullazin apo bashkpëunëtorët e tyre.
Por kësaj liste dhe hetimit të prokurorisë, nuk do i shpëtojë edhe kandidatja për rektore, Klodeta Dibra, në emër të cilës dyshohet se “banda” e Emiljano Shullazit ka kërcënuar profesorët Mynir Koni dhe Dhori Kule.
Kjo për shkak se burimet thonë se, Dibra, përveç se i kishte në lagje të fortët e rrugës së “Kavajës”, dyshohet se ka komunikuar me ato pas përplasjes me profesor Konin, në Fakultetin e shkencave të natyrës.
Për llogari të kësaj dosje, prokuroria thotë se do të pyetën edhe disa noter në Tiranë dhe Durrës që kanë përpiluar disa kontrata, që dyshohet se janë të falsifikuara.
Po ashtu, pyetjes do t’i nënështrohen edhe gjyqtar të Gjykatës së Durrësit dhe Tiranës, të cilët janë shprehur në favor të Shullazit dhe bandës së tij, me vendime që bien ndesh me ato të Gjykatës Lartë dhe Kushtetuese.
Këto vendime, dyshohet se janë dhënën nga frika e presionit dhe kërcënimeve të vazhdueshme duke regjistruar edhe prona të caktuara, si ish-hotel Vollgën në Durrës apo prona në Tiranë./ABC News/
Provat/ Mynyr Koni përveç kërcënimit edhe është dhunuar
Sekuestrohen pamjet filmike të bizneseve dhe hotelit ku është kërcënuar Dhori Kule
Administrohen pamjet e kamerave të sigurisë për gjatë një jave në rrugët e kryeqytetit, për të parë lëvizjet e eksoprtës së të dyshuarit Emiljano Shullazi dhe “bandës” së tij. Burimet i thanë “ABC News” se prokurorët kanë administruar pamje të kamerave të sigurisë të rrugëve, bizneseve dhe ambienteve të ndryshme në Tiranë, gjatë një jave, që nga data 11 prill deri në mbrëmjen e 17 prillit.
Kjo për të parë lëvizjet e eksportës së Emiljano Shullazit dhe të dyshuarve si pjesëtarë të bandës së tij.
Në mesin e këtyre kamerave, janë administruar edhe ata të një hoteli të njohur në vend, ku është pikasur moment i kërcënimit ndaj profesorit Dhori Kule.
Në këto pamje, që po ekzaminohen nga policia shkencore e Ministrisë së Brendshme, thonë burimet, duke qartë lëvizja me shpejtësi e tre makinave që ndalen pranë profesor Kules në hyrjen e hotelit.
Në pamje, duket qartë se profesori Kule ishte me tre persona te tjerë, kur i janë afruar makinat dhe personat ende të paidentifikuar, që dalin prej makinave duke i kërkuar profesorit të afrohet pranë dritares së njërës prej mjeteve, ku flet me një person që dyshohet se ka qenë Emiljano Shullazi.
Për identifikimin e fytyurës së personave që ndodheshin në eskorten prej tre makinash, prokuroria po prêt pëfundimin e akt-ekspertimit të policisë shkencore që po punon për zbardhjen dhe identifikimin e tyre.
Në deklarimet që professor Kule ka dhënë para hetuesve, ka treguar me detaje të gjithë veprimet e kërcënuesve dhe bisedave që ai ka bërë me personat e tjerë për këtë kërcënim.
Gjithashtu, ai ka treguar edhe për bizedën me kryeministrin Edi Rama dhe takimin një orësh me ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri, Drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Haki Çako dhe drejtorin e policisë së kryeqytetit Ervin Hodaj, disa orë para shoqërimit të Emiljano Shullazit.
Nga ana tjetër prokuroria ka administruar në dosje edhe pamjet filmike të rrugës “Fortuzi” në kryeqytet dhe pranë tunelit, ku professor Koni është kanosur dhe dhunuar nga tre persona. Burimet thonë se përveë kërcënimit, professor Koni edhe ëshët dhunuar fizikisht, duke i kërkuar të tërhiqet nga gara.
Si pasoj e këtij kërcënimi, burimet thonë se, professor Koni ka udhëtuar brenda ditës drejt Italisë, ku ka marr vajzën dhe është kthyer në Shqipëri për arsye sigurie.
Duke komunikuar vetëm me profesoin Dhori Kule, i cili i kishte premtuar se do të ngrite këtë shqetësim, që më pas u denoncua publikisht nga ish-kryeministri Sali Berisha./ABC News/
Banda e tritolit, burg përjetë porositësve, 35 vite vrasësit të penduar
Pas një gjykimi që zgjati rreth dy vite, Prokuroria e Krimeve të Rënda tha pretecën dhe kërkoi dënimin e bandës së tritolit.
Prokuroria e Krimeve të Rënda konsideroi dy eksponentët kryesorë të grupit kushërinjtë vlonjatë Andon dhe Genis Mëhillaj, për çdonjërin prej të cilëve u kërkua burgim i përjetshëm, ndërsa për 5 të tjerët u kërkuan 85 vjet burgim në total.
Sipas prokurorisë, Mëhillajt, duke paguar si vrasës Julian Sinanajn dhe bashkëpuntor Ndriçim Gjokonën kanë vrarë me paramendim shtetasin Sokol Veizi.
E njëjta skemë është ndjekur prej tyre për të vrarë edhe shtetasin Agron Çela. Gjithashtu, sipas prokurorisë, dy kushërinjtë kanë siguruar kushte për të vrarë Julian Metushin.
Me porosi të të pandehurit tjetër Ilir Karçini, ata kanë tentuar të vrasin biznesmenin Pirro Bare. Për të penduarin e drejtësisë Julian Sinanaj, prokuroria kërkoi 35 vite burgim, që duhet të vuhen në një burg të sigurisë së lartë.
30 vjet të këtij dënimi i penduari Sinanaj duhet t’i kalojë në periudhë sigurie dhe i ruajtur nga të tjerët. Sinanaj, që kishte rolin e vrasësit me pagesë në grup, i shpëtoi burgimit të përjetshëm për shkak të statusit të tij si bashkëpunëtor i drejtësisë, sikurse edhe bashkëpunëtori tjetër Ndriçim Gjokona, që u dënua me 8 vjet burgim.
Ndaj Sinanajt adresohen edhe vendosja e lëndës plasëse në automjetin e ish-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi dhe vendosja e lëndës plasëse në banesën e ish-kreut të ALUIZNI-t, Ardian Kollozi.
Deklarata bombë e prokurores: Dikush kërkon të më vrasë mua e familjen
Prokurorja speciale, Katica Janeva në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp të mbajtur sot, ka deklaruar publikisht se dikush ka kërcënuar familjen e saj dhe familjet të prokurorëve tjerë nga Prokuroria Speciale në Maqedoni, se mund të likuidohen fizikisht.
Ajo tha shkurt dhe qartë se do të mbetet e përkushtuar deri në fund dhe do ta luftojë drejtësinë, pavarësisht se çfarë çmimi do të ketë edhe ndaj familjes së saj. Fatime Fetai theksoi mes tjerash se drejtësia do të arrin te të gjithë ata politikanë të cilët kanë shkelur ligjet e Maqedonisë.
“Drejtësia do të arrin deri te të gjithë ata të cilët kanë shkelur ligjet, këtë jam e sigurt se do të ndodh”,- ka theksuar prokurorja Fetai në konferencën e sotme që është duke u mbajtur në këto çaste.
Për shkak të kërcënimeve pritet që gjatë ditës të reagojnë ambasadorët e huaj në Maqedoni, Xhejs Bejli dhe Aiovo Orav./Zhurnal/
Pas 17 vjetësh gjyq, dënohet me 11 vite burg "Gëzimi i Kashtës"
Pas plot 17 vjetësh proces gjyqësor Gjykata e Napolit ka dhënë vendimet për bandën italo-shqiptare që trafikonte kokainë dhe herorinë nga Shqipëria, për të shpërndarë më pas në tregun e Barit, Sienës, Frosinones dhe Napolit.
Dënimin më të rëndë e ka marrë Gëzim Salillari, i njohur ndryshe edhe si “Gëzimi i Kashtës”, për shkak të lokalit që kishte në pronësi në plazhin e Durrësit.
Salillari është dënuar me 11 vjet burgim. 10 vjet burgim janë dhënë për italianin Ciro Riçiardi, 9 vjet për Luigi Sansò dhe 4 vjet dhe 20 mijë euro gjobë për Gaetano Spavone.
Ndërkohë shqiptari tjetër Musa Murataj dhe italianët Claudio Effuso dhe Mario Maione janë shpallur të pafajshëm.
Tiranë, 21-vjeçares i publikojnë fotot intime në Instagram
Një 21-vjeçare me inicialet V.T. ka denoncuar në policinë e Tiranës vjedhjen e fotografive intime që ajo kishte në aparatin e saj celular.
Sipas dëshmisë në polici, persona të panjohur kanë ndërhyrë në llogarinë e saj “iCloud” të celularit “iPhone”, duke i marrë fotot.
Këto të fundit më pas janë publikuar në rrjetin Instagram.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar personat përgjegjës për këtë ngjarje.
Foto/ Sikoni si ka ndryshuar sot “e bija e Maharaxhait”
Hunter Tylo ka qenë idhull shumë vite më parë. Aktorja protagoniste e serialit “Bija e Maharaxhait”, një film shumë i ndjekur në Shqipëri, nuk ka asgjë që të kujton doktoreshën e bukur me flokë të zinj dhe sy jeshilë.
Shumica e atyre që e shohin sot, nuk e njohin. Kjo për shkak të numrit të madh të ndërhyrjeve në fytyrë me botoks.
Video gazmore/ Plakat e “çmendura” që lozin si fëmijë...
Shikojeni këto plaka të “çmendura” të cilat sapo bien në një kënd lojërash nisin të luajnë si fëmijë të vegjël, madje edhe rrëzohen një soj si ata.
Videoja gazmore po bën namin në rrjetet sociale dhe po shkakton të qeshura pa fund.
“Hahahahahahahahahah Shikoni Kte Video Te Qeshni Me Lot!!”,- është komenti që shoqëron këtë video.
Vorë/ ‘Wrestling’ në orën e fizkulturës, gocat s’ka ‘burrë nëne’ që t’i ndajë
Dje një sherr mes vajzave ndodhi në një gjimnaz në Tiranë, sot u pasua nga një tjetër në Lushnje për tu ndjekur nga një Vorë. Shkojnë në shkollë për të marrë dije apo për të zgjedhur të dashur dhe për të bërë grushte me shoqen se “pse ma shikon të dashurin” apo “pse i buzëqesh”?
Dy vajza në Vorë janë kapur për flokësh si dhe me shqelma ndaj njëra-tjetrës për një djalë që mesa duket e pëlqenin të dyja.
Është dashur ndërhyrja e një personi të tretë që t’i ndajë vajzat, të cilat kanë përdorur edhe shqelmat ndaj njëra-tjetrës si dhe tërheqjen nga flokët.
Një nga spektatorët tha se shkak i zënkës ishte një djalë, por pak rendësi ka, ajo që ne denoncojmë është fenomeni që po përsëritet në shkolla.
Nxënëse që shpërqendrohen nga synimi për të cilin ndodhen në shkollë dhe përfundojnë si “vajza rrugaçe”se kush të qëllojë më fort apo të shajë më shumë.
Koni flet pas zgjedhjes si Rekor i UT: Akademizmi, i pacenueshëm nga kërcënimi
Mynyr Koni, rektor i ri i Universitetit të Tiranës ka reaguar për herë të parë pas fitores në zgjedhjet e djeshme universitare.
Ai shprehet se akademizmi “është i pacenueshëm nga çfarëdolloj nisme apo tentative për t’i ndryshuar udhë atij”.
“Ky proces dëshmoi fuqishëm se bota jonë akademike i përket një tjetër morali dhe ka krejtësisht një tjetër dimension! Në mënyrë të patjetërsueshme akademizmi është i pacenueshëm nga çfarëdolloj nisme apo tentative për t’i ndryshuar udhë atij!
Nëpërmjet këtij procesi UT vërtetoi edhe një herë tjetër se është një familje e madhe me moral të shkëlqyer ndaj votës”,- shkruan Koni në Facebook.
Foto+16/ Zakoni “i ri” në Australi... “seks në natyrë”
Në Australi ka filluar një trend i çuditëshëm për t’i bërë njerëzit që tësuan natyrë. Një grup personash kanë publikuar foto nudo dhe me thirrjen “bëj seks në natyrë, për të sensibilizuar sa më shumë australianët për rëndësinë e madhe që ka natyra në jetën e tyre.
Grupi me emrin “Pony Express”, nëpërmjet këtyre fotove janë duke përcjellë mesazhin që njerëzit, duhet ta duan dhe jo ta shkatërrojnë mjedisin ku jetojnë.
Video/ Ai momenti kur të duket vetja “Emiljano Shullazi”
Emiljano Shullazi është ndër emrat më të përfolur kohët e fundit. Edhe pse ai është i burgosur, mesa duket “Shullazin” e shohim gjithandej.
Sepse si Shullazi ka shumë Tirana, pasi dihet se “të fortët” sa vijnë e shtohen në vendin tonë.
Një rast i tillë ka ardhur pranë “Jetaoshqef.al”, ku duket një nga “Emiljano Shullazët” që kanë pushtuar Tiranën./Jetaoshqef.al/
Shkresa e Manjanit: Ndalohen në gjyqe avokatët që s'paguajnë tatimet
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, u ka nisur një shkresë gjithë gjykatave dhe dhomave të avokatisë në vend, ku i kërkon që çdo avokat i cili merr pjesë në një seancë gjyqësore si person që përfaqëson interesat e palëve të treta, duhet të vërtetojë para fillimit të seancës se është i pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit dhe është regjistruar në organet tatimore.
“Për të verifikuar përmbushjen e këtij kriteri ligjor, regjistrimi në organet tatimore duhet të vërtetohet përmes kopjes së ekstraktit historik dhe NIUS, dokumente këto që vërtetojnë se personi ushtron profesionin e lirë të avokatit në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi të legjislacionit tatimor”,- thuhet ndër të tjera në shkresën e firmosur nga ministri Manjani./LAPSI.AL/
Ja ushqimet që ju sugjeron një instruktor palestre...
Përpara stërvitjes së mëngjesit duhet të konsumoni peshk ton me domate, vaj ulliri dhe pak rigon. Kjo ju siguron uljen e proteinave dhe të yndyrave esenciale.
Peshku ton është një nga 6 llojet e peshkut që ju ndihmojnë të bini në peshë.
Jeni të lodhur nga dietat? Mjafton të pyesni një instruktor se çfarë duhet të hani.
Shumë ushqime, që ju mendoni se nuk janë të shëndetshme, në të vërtetë luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Shfletoni galerinë me disa nga ushqimet që duhet t’i keni pjesë të dietës ushqimore.
Foto/ Deputetja simpatike Shkjau surprizohet në Parlament
Esmeralda Shkjau, njëra ndër deputet më bukuroshe të parlamentit shqiptar sot është surprizuar me një buqët lulesh, trëndafila të bardhë.
Deputetja Socialiste nga Durrësi ka mbetur e habitur gjatë seancës kur i ka ardhur kjo dhuratë. Surpriza ishte mjaft e këndshme por mbetet mister arsyeja e dhuratës mjaft romantike.
Shkjau nuk kishte as ditëlindjen as ndonjë sebep tjetër. Po ashtu dhe kartolina shoqëruese me mesazhin nuk kishte firmetar...
Video/ Kush e bëri Rusinë të nderojë himnin dhe flamurin e Kosovës?
“Kelmendi bën Rusinë që ta nderojë himnin dhe flamurin e Kosovës”,- është komenti që shoqëron këtë video në rrjetet sociale.
Foto/ CR7 i griset fanella, për pak sekonda veshi të gabuarën, por e kujt ishte ajo?
Gjatë pjesës së dytë Cristiano Ronaldos i është grisur fanella gjatë një dyluftimi me lojtarë të Villarrealit dhe kështu u detyrua të dal jashtë për pak sekonda, për ta ndërruar atë.
Deri sa portugezi ishte duke pritur fanellën stafi teknik i dhanë një fanellë që deri sa, CR7 provoi ta vishte vërejti se ajo ishte e Sergio Ramos.
Ronaldo iu drejtua stafit teknik “Hey! Kjo nuk ishte e imja”.
Mjaftoi kjo gafë e stafit teknik dhe ylli portugez tashmë është shndërruar në hit në rrjetet sociale./Telegrafi/
22/04/2016/..................................
Lezhë, “RENEA” ekzekuton një të shumë kërkuar
Forcat speciale “RENEA” kanë ekzekutuar Petrit Dushin gjatë një përplasje me armë. Ai ishte një nga personat e shumëkërkuar nga policia për vrasje.
Operacioni është zhvilluar në Gziq të Lezhës dhe gjatë përplasjes me armë, i shumë kërkuari Petrit Dushi ka mbetur i vrarë.
Petrit Dushi ka qëlluar me armë ndaj forcave speciale edhe disa muaj më parë, ndërsa arriti të largohej gjatë një operacioni për kapjen e tij.
Petrit Dushi, 45 vjeç, ishte i dënuar me 17 vjet për vrasje, 3 vjet për falsifikim dokumentesh dhe ishte në gjykim për vrasjen e M. J./tvklan.al/
‘Në Shqipërinë Burg’, Kurt Kola: Një dëshmi për diktaturën më të egër
Kurt Kola, simboli i vuajtjeve që shkaktoi regjimi komunist shqiptar, vjen me një rrëfim të jetës së tij me librin “Në Shqipërinë burg”, një rrëfim për vuajtjen, për lirinë dhe forcën njerëzore. Libri, botim i UET-Press, u promovua sot në hollin e Universitetit Europian të Tiranës, me praninë e shumë prej bashkëvujatësve të Kolës në burgjet dhe kampet e komunizmit.
Kurt Kola është kthyer në një simbol të krimeve të komunizmit. Babai i tij Bilal Kola, një prej përfaqësuesve të lartë të partisë Lëvizja e Legalitetit, i cili kishte strehuar dhe bashkëpunuar me misionarët ushtarakë britanikë, në Shqipëri, gjatë Luftës së II Botërore, u vra që në fillimet e vendosjes së regjimit komunist.
Familjen e tij,u internua, u borgos që kur Kurti ishte akoma fëmijë, dhe përjetoi një kalvar vuajtjesh deri në vitin 1991, kur regjimi totalitar ra.
“Libri me kujtime i zotit Kurt Kola, titulluar “Në Shqipërinë Burg”, është një rrëfim i gjatë, i detajuar i kalvarit të dhimbshëm, të mundimshëm dhe tragjik, të familjes së Bilal Kolës Senior dhe i të gjithë parësisë intelektuale, patriotike të Shqipërisë Tradicionale.
Bilal Kola, bajraktari krenar i Macukullit në Mat, u vra pabesisht me dorën e komunistëve jugosllavë, dha jetën për të mbrojtur krenarinë e njeriut të lirë, duke qëndruar deri në fund me dinjitetin e shqiptarit të ndershëm dhe të papërkulur.
Ndërkohë, familja e tij, bashkëshortja Vasha, fëmijët, mes të cilëve Kurti i vogël 9-vjeçar, përcollën një jetë të tërë epope, nëpër kampet e shfarosjes në masë të Shqipërisë Komuniste dhe u përfshinë në grupin e familjeve që nuk do të duhej ta shihnin kurrë lirinë, as në Burgun e Madh të Hapur të “Shqipërisë së Lumtur Socialiste”,- shkruan ndër të tjera Romeo Gurakuqi në parathënien e këtij libri.
Kurt Kola nuk i fshehu emocionet e momentit kur jeta e tij dorëzohej si një rrëfim në duart e lexuesve. Duke shprehur mirënjohjen për miqtë e pranishëm dhe për Universitetin Europian të Tiranës, që e nxiti dhe mundësi botimin e librit, ai tha se ky rrëfim nuk arrin ta sjellë të gjithë atë që panë dhe hoqën shqiptarët në komunizëm.
“Kjo është një punë gjysëm shekulli se aty unë kam dhënë, një nga mijëra e mijëra histori të burgosurave të komunizmit. Çdo i burgosur ka një dramë dhe një histori më vete, pastaj gjithë ata intelektualë të ekzekutuar që nga 44 dhe deri nga rënia e diktaturës, pra edhe sikur ne të bëhemi shkrimtarë në rangjet e Shekspirit, nuk mundemi t’i themi ose t’i pasqyrojmë ashtu siç ne i kemi parë, ashtu siç i kemi hequr.
Më tej ai theksoi se ka bërë me këtë libër aq sa mundet ‘si një detyrë për ta lënë si dëshmi të brezave që vijnë”.
Për të treguar dramën e një njeriu që jeton si i përndjekur politik, Kurt Kola, u mjaftua vetëm me një frazë; “Ne e thonim atje, o Zot mos na sill afër njeriun që unë dua më shumë, sepse kishim frikë se atë njeriun që e duam më shumë po të na e sillnim aty do ta urrenim në fund. Pra të tilla ishin kushtet në atë sistem. Ai e ktheu Shqipërinë krejt në një burg, futi gjithë popullin në burg, por prapë une jam përpjekur të lë një dëshmi për një diktature qe nuk e kanë njohur brezat e rinj. Ata duhet të dinë se ishte diktatura më e egër në të gjithë lindjen komuniste”.
Një nga bashkëvuajtësit e Kolës, ish-i përndjekur politik Dine Dine, tha se “nuk ka të ardhme pa treguar të shkuarën, brezat që vijnë duhet ta njohin vuajtjen dhe të vërtetën, duhet të njohin e të dënojnë krimet e komunizmit. Kjo është një dëshmi e rrallë, është e vërteta që deperton tek të brezaat, është e vërteta që duhet thënë kudo dhe gjithmonë që të mos harrojmë”.
Një tjetër mik I Kolës, ish- I përndjekuri politik, Eduart Ypi, duke e vlerësuar për kurajon për ti shkruar kujtimet në një libër tha se ai e kaloi jetën në luftë. “Kurt Kola nuk është I përndjekur, ai është një luftëtar dhe gjithë jeta e tij ka qenë një luftë e pandalshme. Ai ishte dhe mbetet një personazh I rëndësishëm, si në komunizëm dhe pas tij”, u shpreh Ypi.
Do'stlaringiz bilan baham: |