Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Biznesmeni Neranxi në polici, “fyeu efektivin që e gjobiti”



Download 6,39 Mb.
bet155/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   151   152   153   154   155   156   157   158   ...   352

Biznesmeni Neranxi në polici, “fyeu efektivin që e gjobiti”

Parkimi i gabuar ka bërë që forcat e policisë të Komisariatit numër 6 të përplasen me rojet e biznesmenit Nikollaq Neranxi. Ky i fundit, siç thuhet në njoftimin zyrtar për shtyp, kishte parkuar automjetin e tij në një rrugë dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, por për efektivët që kishin shërbimin në këtë segment, qëndrimi në atë vend ka qenë i parregullt.

Pasi i ka parë duke vendosur gjobë, sipas burimeve zyrtare, biznesmeni Neranxi i ka sharë dhe ofenduar efektivët, thuhet në njoftim.

Në këtë moment ata kanë dashur ta shoqërojnë biznesmenin, por janë penguar nga dy rojet e tij të cilët janë përleshur me policët.

Këta të fundit janë shoqëruar në Komisariat, por biznesmeni Neranxi ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe disa minuta më vonë u vetëdorëzua në polici.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 23.04.2016, rreth orës 16:10, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6, të planizuar me shërbim në rrugën dytësore të autostradës Tiranë – Durrës, kanë konstatuar disa mjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Shërbimi i Policisë ka filluar të vendosë masa administrative ndaj këtyre mjeteve, por është kundërshtuar, sharë dhe ofenduar gjatë kryerjes së detyrës, nga shtetasi N. N.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë marrë masa për shoqërimin e këtij shtetasi por janë penguar nga dy rojet e tij të cilët janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë nr. 6.

Po punohet për gjetjen dhe shoqërimin e N. N. dhe sqarimin e plotë të rrethanave.

Veliaj: Rihapim të gjitha bibliotekat e lagjeve, libri ndryshon jetën

Nxënës e studentë, të rinj miq të librit dhe banorë të Njësisë Bashkiake nr. 6 në Tiranë kanë një ambient të ri dhe të denjë ku mund të lexojnë, por edhe të kalojnë kohën e lirë duke u angazhuar në aktivitete të ndryshme artistike, sociale dhe kulturore.

Në “Ditën Ndërkombëtare të Librit” Bashkia e Tiranës përuroi ambientet e reja të Bibliotekës në Kombinat, e cila ofron kushte dhe një fond të gjerë librash të dhuruara kryesisht nga mësuesit, komuniteti dhe shtëpitë botuese.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se bashkia synon të ringrejë të gjitha bibliotekat e lagjeve, për të krijuar një mundësi më shumë për të rinjtë e apasionuar pas librit.

“Në komunitetet tona duhet të jenë gjithnjë më të rëndësishëm të rinjtë dhe të rejat e talentuara, jeta e të cilëve ndryshon nëpërmjet librave. E duke ndryshuar jetën e tyre, këta të rinj ndryshojnë edhe jetën e komunitetit ku jetojnë”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj. Më tej, ai tha se projekti i kësaj biblioteke shërben edhe si një projekt pilot, për të parë nëse bibliotekat e lagjeve mund të funksionojnë edhe si qendra rinore, por pa humbur funksionin primar, librin.

“Më vjen mirë që Kombinati është stacioni ynë i parë ku ne rihapim bibliotekat e lagjes. Me pak inkurajim nga bashkia, mund ta bëjmë qendrën e Kombinatit në një shembull të ri, ku edhe Lapraka, edhe njësitë e tjera mund të vijnë dhe të shohin se si menaxhohet kjo si qendër komunitare, përtej funksionit si bibliotekë”,- tha Veliaj.

Ai shtoi se, Bashkia e Tiranës do të rikonstruktojë të gjitha bibliotekat e lagjeve dhe do të shfrytëzojë të gjitha hapësirat dhe ambientet në pronësi të bashkisë për të mundësuar që ato të shërbejnë edhe si qendra komunitare.

Gjithashtu, kryebashkiaku u bëri thirrje banorëve të Kombinatit që të kontribuojnë në pasurimin e bibliotekës me libra që do t’i shërbejnë edukimit dhe rikthimin e të rinjve te libri. “Do të doja shumë që të gjithë bashkë të bëjmë një pakt qytetar, së pari ta kthejmë këtë në një qendër komunitare, në një qendër model ku jo vetëm lexohet, por ku bisedohet, ku debatohet, ku promovohet, ku nxisim edukatën qytetare”,- deklaroi Veliaj.

Ndërkohë, shtëpia botuese “Dudaj”, në kuadër edhe të “Ditës Ndërkombëtare të Librit”, i ka dhuruar bibliotekës një fond librash, kryesisht për fëmijë, teksa përfaqësuesja e saj, Arlinda Dudaj, vlerësoi nismën e Bashkisë për të rikthyer vëmendjen e qytetarëve dhe në mënyrë të veçantë të të rinjve, te libri. “Sot deklarojmë të hapur edhe projektin tonë “Qyteti i lexuesit”. Në fakt çfarë nënkupton ky projekt? Nuk mjafton që librat janë këtu.

Librat janë këtu por e rëndësishme është rivitalizimi dhe prurja e sa më shumë njerëzve në bibliotekë. Jemi përpjekur të sjellim shumë libra për të gjitha grupmoshat, por sidomos për fëmijët sepse është një target shumë i rëndësishëm dhe një grupmoshë që lexon pak, edhe për shkak të teknologjisë”,- tha Dudaj.

Bashkia e Tiranës do të nisë një projekt i cili synon që rikonstruktimin e bibliotekave të lagjeve, duke i shndërruar ato edhe në qendra rinore, që mund të shërbejnë për aktivitete artistike, sociale, kulturore, sportive, etj.
Video/ E injektoi spermën në vezë, ajo çfarë doli po i habit njerëzit
Askush nuk e di se çfarë mund të ndoshë nëse një njeri e injekton spermën e tij në një vezë...? Ky eksperiment është bërë nga një rus. Për të parë zhvillimin e këtij eksperimenti të rrallë, shikoni videon.

Ja çfarë ndodh nëse shihni për 10 minuta gjoksin e një femre

A e dini se çfarë ndodh nëse për 10 minuta do të shihni gjirin e një femre. Sigurisht që meshkujt do të mendojnë se do të eksitohen, pasi kjo pjesë e trupit të femrës është ajo që shkakton menjëherë tërheqje tek meshkujt.

Por në të vërtetë nuk është kjo që mendoni ju, pasi po të shihni për 10 minuta gjirin e një femre nuk do të eksitoheni por do ju ulet presioni i gjakut, duke normalizuar trupin tuaj.

E pra e gjitha kjo e ka një shpjegim tejet efikas se përse ndodh kështu me trupin tuaj, dhe kjo është fare e thjeshtë se se cili prej nesh ditë e parë që ka lindur është përplasur direkt me gjirin e një femre, dhe për një kohë të gjatë deri sa jemi rritur ai ka qenë i vetmi organ femëror që na qetësonte dhe na vinte në gjumë.



Foto/ Pa se oqeani po ndryshonte, dhe ja çfarë fotografoi...
Qoftë nëse jetoni pranë oqeanit apo jo, të gjithë e dimë se oqeani është elementi më i bukur dhe më i frikshëm njëkohësisht në planet.

Kur ka stuhi të mëdha ose perëndime të bukura dielli, ajo çfarë bëjnë fotografët është se i kapin kamerat e tyre dhe mundohen të shkrepin fotografinë më të bukur.

Fotografi Johnathan Nimerfroh, i cili jeton në Massachusetts, kishte mundësinë që të kapte diçka të mahnitshme në ujë, transmeton Gazeta Express.

Kur pa se horizonti dukej çuditshëm, ai kapi kamerë e tij dhe u nis në drejtim të oqeanit për të bërë foto. Ai vërejti se dallgët e detit po lëviznin shumë ngadalë si slow motion, edhe pse në dukje ishin të mëdha.

Çfarë po përjetonte ai në fakt ishte ngrirjen e oqeanit, të cilit po i transformohej uji në akull. Fakti se oqeani po ngrihej, i dha dallgëve këtë pamje të bukur.

Pasi bëri disa fotografi, ai u kthye të nesërmen aty dhe gjeti se uji tashmë ishte ngrirë dhe nuk kishte më dallgë.

Sipas banorëve aty, ata nuk kanë parë kurrë diçka të tillë më parë. Ky me të vërtetë ishte fotografi më fatlum!
Video/ Lirohet nga burgu Vladimir Gjuta, pritet me “Q7” dhe truproje
Vladimir Gjuta ka dalë sot në mesditë nga qelitë e burgut të Elbasanit, pasi Prokuroria urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm disa ditë më parë. Gjuta u prit jashtë ambienteve të burgut nga të afërm dhe miq të tij, pasi ishte arrestuar dhe akuzohej për tritolin e vendosur tek farmacia e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Lad Gjuta u pritet si hero jashtë burgut ku ishin mbledhur me dhjetra persona për ta pritur, me të cilët ai u përshëndet dhe përqafua.

Gjuta u largua me një fuoristradë luksoze “Audi Q7”, me shofer dhe truproje.

Por, Prokuroria tha se, nuk ka asnjë provë ndaj tij, kështu që duhej të lirohej.

Gjuta u arrestua në muajin qershor të vitit 2015 në një operacion të forcave speciale “RENEA”, ndërsa ministri i Brendshëm dhe policia shpeshherë janë shprehur se, kishin shkatërruar një organizatë kriminale, por që pas hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria ka rezultuar se gjithçka ka qenë një bllof policor.

Fotogaleri/ Shtegu Valbonë-Theth

Shtegu Valbonë-Theth është rrugëtimi më popullor sot për sot në Alpet e Shqipërisë. Kjo është një fotogaleri e një udhëtimi të këndshëm në zemër të Shqipërisë.
Nga Gjergj Erebara

Një numër i madh shqiptarësh dhe të huajsh e ngjisin Qafën e Valbonës duke shijuar ecjen në mal dhe panoramën e Alpeve. Ai është një shteg i lehtë dhe relativisht i shkurtër.

Rreth 15 kilometra rrugë nga Fusha e Gjësë në Valbonë deri në Theth, përshkruhen nga të apasionuarit e ecjes në mal zakonisht për shtatë orë, me pushime të gjata në vendburimin e Valbonës, në Qafën e Valbonës dhe në një lokal të thjeshtë që gjendet mes Qafës së Valbonës dhe Thethit.

Udhëtimi zakonisht zgjati dy ditë, ku njëra ditë kalohet me vajtjen nga Tirana në Hidrocentralin e Komanit dhe më pas, me traget deri në Fierzë, e me furgon deri në Valbonë.

Në ditën e dytë kalohet shtegu dhe mund të vendoset shpenzimi i një dite në Theth apo rruga e kthimit me furgon përmes Qafës së Thores.

Këto foto janë realizuar më 19-20 shtator 2015 dhe janë vendosur në rend kronologjik, nga nisja me traget në Koman deri te mbërritja në Theth.

Qafa e Valbonës gjendet në kuotën 1800 metra mbi nivelin e detit. Fusha e Gjësë në Valbonë, nga ku nisen ekspeditat për kalimin e saj, gjendet në kuotën 800 metra ndërsa Thethi në kuotën 900 metra mbi nivelin e detit.
Foto/ U shpall i pafajshëm, Mziu selfie me dy gishta nga Kukësi

Kreu i Bashkisë së Kamzës u shpall këtë javë i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar me burg për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tenderë.

Së fundmi Mziu është një ndër emrat më të lakuar nga deputetët e mazhorncës, i cili sipas tyre i ka shpëtuar gjykimit për skandalet që ka bërë.

Por vetë Mziu, pasi ka fituar pafajësinë, feston në këtë mënyrë, duke udhëtuar në Kukës dhe duke pozuar me dy gishta lart, që simbolizojnë në Shqipëri lirinë dhe demokracinë.



Tiranë, policia arreston 6 persona, ja arsyeja...
Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar punën për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës. Burime zyrtare bënë me dije se, në pranga përfunduan 6 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe 50 leje drejtimi u pezulluan.

“18 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qytet. 32 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur. 59 drejtues mjetesh u dërguan në OASh.17 masa administrative për rrip sigurimi, shkelje semafori dhe përdorim të celularit.

U këshilluan drejtues mjetesh për shkelje të lehta të kodit rrugor”,- citohet në njoftimin e policisë.


Foto/ Gruaja shtatzënë vëren diçka të pazakontë në barkun e saj

Një grua shtatzënë shokon me ato që thotë. Amerikania, Alexandra Meyer e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë, ka bërë një eko, ku thotë se ka parë diçka vërtetë misterioze.

Gruaja nga Indiana, SHBA, mbeti e shokuar kur pranë bebes që mban në bark, pa imazhin e Jezu Krishtit.

Alexandra thotë se, është e befasuar nga kjo shenjë, ndërsa shprehet se nuk ka asnjë problem me shtatzëninë.

Ajo thotë se është me fat dhe vogëlushit që pritet të vijë në jetë në muajin qershor, do e pagëzoj me një emër shenjtori.
Foto/ Barbari në Vlorë, peshkatari vret peshkaqenin 4 metra

Si të mos mjaftonte masakra që vlonjatët po i bëjnë pyllit të Sodës dhe vijës së mrekullueshme bregdetare duke e betonizuar të gjithën, ata duket se janë “në gjak” edhe me detin. Nuk janë të pakta rastet kur peshkatarët vlonjat shihen në foto ose në video duke kapur specie të rralla peshqish apo duke masakruar faunën detare, si në rastet me breshkat e detitit ose me peshkaqenët.

Edhe këyë herë një peshkaqen me përmasa të pazakonta ka rënë në rrjetën e disa peshkatarëve në Vlorë. Peshkaqeni prej më tepër se 400 kilogramë dhe 4 metra i gjatë u kap mëngjesin e sotëm rreth 200 metra larg gjirit të Gramës.

Sipas peshkatarëve, përmasat e tij kanë bërë që të hasnin vështirësi për ta hipur në varkë.

Sipas gazetarit, Enrik Mehmeti të “News 24”, peshkaqeni është ndër më të mëdhenjtë që është kapur deri tani në brigjet e Vlorës.

Por as gazetari dhe askush nga autoritet në këtë qytet nuk e di se kapja dhe vrasja e një specie të tillë peshkaqeni, prish një zinxhir të tërë ushqimor në detin Jon dhe Adriatik dhe ka pasoja të parikuperueshme për faunën detare, pavarësisht show-t të bërë ne media dhe heroizmit të kotë të peshkatarëve që çdo vit që kalon kapin gjithmonë e më pak peshk.



Një video e rrallë e ceremonisë së varrimit të regjentit Fuad Dibra

Nga Dr. Marenglen Kasmi

Një video e rrallë e ceremonisë së varrimit të regjentit Fuad Dibra, i cili ndërroi jetë më 22 shkurt 1944 në Tiranë.

Ky filmim, i nxjerrë nga arkivi gjerman i filmit në Berlin, është një sekuencë e shkurtër e një dokumentari javor informues që përgatitej dhe shfaqej në kinema për popullin gjerman.

Në këtë dokumentar jepeshin lajme nga të gjitha frontet e luftës dhe lajmi nga Shqipëria, për vdekjen e një personaliteti shqiptar, do të pasqyrohej në përmbledhjen javore informative të radhës.

Kjo video është interesante jo vetëm se ilustron ceremoninë e varrimit të një prej regjentëve shqiptarë por, po ashtu, është një nga filmimet e rralla të drejtuesve të shtetit shqiptar nën pushtimin gjerman.

Siç shikohet në video, fjalën e rastit e mbajti regjenti Mehdi Frashëri, i shoqëruar nga kryeministri Rexhep Mitrovica, ministri i jashtëm Bahri Omari etj.

Madje, Bahri Omari e ka dorën e majtë të lidhur, si pasojë e një plage të marrë nga një sulm i organizaur ndaj tij nga komunistët në Vlorë, në fund të muajit janar 1944.

Videolajm/ Mjeshtrit përdesh i del rruli jashtë kontrollit...te Liqeni

Nisma “Qytetarët për parkun” ka denoncuar një tjetër rast incidenti të mundshëm me një nga makineritë e rënda që po punojnë për ndërtimin e këndit të lojërave te Parku i Liqenit Artificial në Tiranë.

“Ja si drejtohen mjetet e rënda të punës tek Parku i Liqenit. Mjeti thuajse i del nga kontrolli për shkak të pjerrësisë së rrugës, teksa djali që e nget nuk është i ulur në sedilen e mjetit”,- shkruhet në komentin e Nismës “Qytetarët për parkun”, i cili shoqëron këtë video.

Kjo shtëpi prej qelqi mund të ishte shtëpia juaj e ëndrrave

Pothuajse shumica prej nesh kemi ëndërruar që të jetojmë në një shtëpi-pemë kur kemi qenë fëmijë.

Kënaqësia të jesh në maje të pemës dhe të shohësh gjithçka përreth nga lartë është diçka që të gjithë fëmijët dëshirojnë ta provojnë.

Megjithatë, ëndrra për një shtëpi në pemë nuk i atribuohet vetëm fëmijëve më. Shtëpi të tilla, por më moderne, kanë filluar të ndërtohet nëpër botë në vende të ndryshme, transmeton “Gazeta Express”.

Këto shtëpi, të krijuara nga qelqi dhe në forma të ndryshme, thjeshtë ju mahnitin!

Shikoni ato më poshtë:



A është kjo një pemë apo një shpend?

Dy fotografi, të kapura nga një fotograf indian, shfaqin momentin kur një pallua shumëngjyrësh mori formën e një peme, duke fshehur kokën e tij nën pupla.

Nëse do ta kishit parë atë, sigurisht që do të mendonit se është një pemë, pasi fshehja e kokës bëri që palloi të merrte formën e një peme të bukur.

Por, sapo nxori kokën, fotografi Nimit Virdi, nga India, vërejti se në fakt ajo nuk ishte pemë, por një pallua i bukur.

Fotografitë u bënë në Bandhavgarth në Indi, të cilat më pas u shpërndanë në internet për shkak të momentit interesant që fotografi kapi.

Shpendi i bukur, kishte hipur mbi një dru, duke fshehur kokën dhe duke i dhënë pamjen atij si të një peme të veçantë.



Ndryshimet klimatike, Shqipëria bëhet pjesë e “Marrëveshjes së Parisit”
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Nju Jork, zëvendëskryeministri Niko Peleshi nënshkroi në emër të Shqipërisë “Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike”, në një ceremoni të zhvilluar në praninë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Peleshi e cilësoi atë si marrëveshje historike për të ardhmen e njerëzimit dhe nënvizoi se, Shqipëria është e angazhuar për të ndërmarrë veprime konkrete dhe koherente në dobi të minimizimit të shkaktarëve të ndryshimeve klimatike. Ai theksoi se Shqipëria gëzon një status të veçantë sa i përket emetimit - tepër të ulët - të gazrave me efekte serë, duke qenë se prodhimi i energjisë elektrike në vend kryhet tërësisht nga burimet hidrike, pa ndikim në atmosferë.

Institucionet shqiptare, në përputhje me politikat e Bashkimit Europian po përgatisin strategjinë kombëtare dhe po ndërmarrin hapat e nevojshëm në përafrimin e legjislacionit, për qasjen ndaj ndryshimeve klimatike.

Kontributet e synuara kombëtare (INDC), sipas zëvendëskryeministrit Peleshi do të sjellin përfitime të drejtpërdrejta në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si dhe do të pasohen nga ulja e emetimit të karbonit, në dobi të përmbushjes së të tri përmasave të zhvillimit të qëndrueshëm në vend.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, “Marrëveshja e Klimës” u firmos nga më shumë se 170 udhëheqës botërorë./TCh/
Njihuni me ushtarin kosovar që ruan Princin e Suedisë
Quhet Adonis Shala. Familja e tij është nga Peja, por ai ka lindur në kryeqytetin suedez, Stokholm.

Adonisi ka dy vite që është bërë pjesë e Ushtrisë së Suedisë. Së fundimi, Adonis Shala ka arritur sukses të madh në kuadër të ushtrisë suedeze, duke u dalluar si ushtar i shkëlqyer.

Për këtë fakt ai është dërguar në oborrin Mbretëror të Suedisë për t’i bërë roje princit./Indeksonline/


Në Londër nis fushata "Nuk duam të jemi si Shqipëria"
Deklarata e Sekretarit britanik të Drejtësisë se, Britania mund të marrë modelin e Shqipërisë përsa i përket tregtisë nëse del nga BE, është bërë objekt tallje nga kundështarët e tij. Në Londër kanë nisur të shpalosen billborde me flamurin shqiptar mbi Buckingham Palace.

Mbështetësit e qëndrimit të Britanisë në BE shkruajnë: “Ata që mbështesin fushatën e daljes nga tregu i përbashkët, duan që të jemi si Shqipëria. Seriozisht”.

Emri i Shqipërisë është bërë kështu objekt talljeje nga britanikët, të cilët e kanë gjetur të pavend deklaratën e Sekretarit të Drejtësisë, Michael Gove.

“Daily Mail” e quajti qesharake idenë e tij dhe dërgoi një gazetar në Shqipëri, për t’u treguar britanikëve se si gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, nën nivelin botëror të saj, me më pak se 5 dollarë ne ditë.



Çfarë thoshte dikur Sofia për ngacmimet e Çanit

Romina Alku e cila u punësua gati 9 vite më parë në emisionin “Zonë e Lirë” kur ai transmetohej në “Vizion Plus”, është pyetur në të shkuarën në lidhje me marrëdhënien e saj me gazetarin Arian Çani. Në një intervistë të vitit 2012, bjondja e qeshur tregonte se, kishte konfidencë me eprorin e saj, shkruan “lapsi.al”.

“Konfidencën do e klasifikoja si një ekuacion, por ndryshe nga ekuacionet kur emëruesit janë të panjohur, ekuacioni im i ka emëruesit të njohur: Korrektësi + Miqësi + Komunikim = Konfidencë…”,- shprehej dikur Romina në lidhje me punën krah Çanit.

A është Arian Çani një shef i rreptë në punë?

Ariani nuk është thjesht një prezantues i paparë, por para së gjithash është një gazetar i mirëfilltë që di të pyesë. Ne jemi një staf i vogël në numër dhe gjithçka funksionon më së miri. Ariani nuk është aspak i rreptë. Do thoja që është njerëzor dhe korrekt me të gjithë ne.



Çani ka bërë disa herë batuta mbi fejesën tënde. Ti në të vërtetë je e fejuar?

Ariani llokumi me arra, llokumi pa arra. Batuta tipike alla Çani, e di pse? Për të mos na zënë syri keq… Do thoja e dashuroj të fejuarin tim. Përgjigja ime është Po!

Është kjo një pjesë e intervistës së Rominës 4 vite më parë, kur ajo rrëfente raportet mes saj dhe gazetarit i cili javën e kaluar kur Bleona ishte në studion e “Zonë e Lirë”, duket se e teproi me batutat nëse kishte fjetur ose jo me Sophie-n.

"Sophie, kemi fjet bashkë ne? Ë, unë s'mbaj mend",- ishte batuta që duket se nervozoi të fejuarin e Rominës, i cili pati dhe debate me Çanin. Bukuroshja braktisi emisionin duke mbyllur kështu 9 vite karrierë si asistente në “Zonë e Lirë”.


Ish-kreu i Ujësjellësit qëllon me armë, Prokuroria e çon për gjykim
Prokuroria e Korçës dërgon për gjykim ish ­drejtorin e Ujesjellësit Ersekë, Orest Malushi, i akuzuar për “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Hetimi ndaj tij është zhvilluar me masën e sigurimit “arrest në burg”, pasi akuzohet se në dt.26.02.2016 ka kërcënuar me armë dhe ka qëlluar pa shkaktuar dëmtime, në drejtim të shtetasit Z.B., pas një zënke banale në një lokal të zonës.

Po ashtu, Prokuroria e Korçës akuzon edhe pronarin e lokalit ku ndodhi ngjarja, shtetasin Jeton Hida, për veprës penale të “Veprimeve që pengojnë të vërtetën”, pasi ka tentuar të zhdukë të gjithë provat e ngjarjes, si fshehjen e regjistrimit të kamerave të ambjentit, heqjen e gëzhojës së qëlluar, etj.

Ndërkohë, akuzohen për “Deklarimi i rremë” shtetasit Robert Hamzai, shef i Agjencisë së OSHEE­Ersekë; Sergei Peshtani, Administrator i Njësisë Administrative Leskovik;, si edhe shtetasit Andrea Memelli dhe Fatmir Hoxha./Panorama/



Ministria, dy raporte sekrete për Lul Berishën e Shullazin

Në fakt në Ministrinë e Brendshme janë dy raporte informative të dorëzuar në prokurori, që tregojnë mënyrën e veprimit të grupeve kriminale që veprojnë në Shqipëri.

I pari është përpiluar në datën 21 janar të këtij viti dhe se ky informacion ka shërbyer si indicie për të rregjistruar procedim penal kundër Emiljano Shullazit dhe më tej personave të tjerë.

Ky informacion është vlerësuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas ka ngritur një grup hetimor, për të verifikuar të gjitha të dhënat. Në këtë informacion të parë përmendet dhe Plaurent Dervishaj, kunati i Lulzim Berishës.

Më tej Ministria e Brendshme ka vijuar praktikën e informimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda me informacione të tjera, duke përmendur dhe emrin e Lulzim Berishës dhe personave të tjerë të dyshuar si anëtarë të këtij grupi./shqiptarja.com/

Seksbomba Iva Aliko: Ju tregoj deputetin me të cilin dal…
Emri i Iva Alikos ka ditë që është duke u sjellur në titujt e shtypit rozë, kjo për faktin se ajo ka deklaruar tashmë se është në lidhje dashurie me një nga deputetët e parlamentit të Kosovës.

Për më tepër ajo ka treguar se deputeti i takon moshës së mesme dhe se është i martuar dhe ka familje.

Iva Aliko në një intervistë ekskluzive për Magazina.al, ka treguar më shumë për njohjen me deputetin kosovar, pushimet që bën me të dhe banes që deputeti i ka blerë në Tiranë.

Për më shumë lexoni intervisten e plotë të Ivës për “Magazina.al”.



Magazina.al: A jeni në lidhje ende me deputetin e Kosovës?

Iva Aliko: Po vazhdoj lidhjen ende me të.

Magazina.al: Tregona ndonjë karakteristik të tij në mënyrë që ta njohim ne?

Iva: Për momentin dua të mbetet private lidhja kështu që nuk është nevoja ta njohi askush , por besoj se do vij momenti që ta njihni … Ndoshta në ditët në vazhdim mund te vij surpriza.

Magazina.al: Qe sa vite njiheni?

Iva: Njohja me të vazhdon prej disa muajsh

Magazina.al: Cili është vendi i preferuar për pushime që shkoni me Deputetin?

Iva: Nuk i kemi nis akoma pushimet për shkak të angazhimeve të tij të shumta , por fundjavat preferojmë t’i kalojmë në Kroaci.

Magazina.al: Jeni takuar ndonjëher me miqt e tij për shembull qoftë edhe me kryeministrin ose ndonjë ministër?

Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   151   152   153   154   155   156   157   158   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish