"Dale dale, s'keni pare gje akoma"....
Nga Artan Hoxha
Meqe nuk ndodhem ne Tirane, po disa qindra kilometra larg saj, aty nga mbremja vone nisi te kercase telefoni. Pak minuta me pas shpertheu ne ngazellim dhe rrjeti(Facebook). Heeeeuuuu!!! C'te kete bere vaki??!!!
Pastaj pash gaz e hare. Shperthyen papritur deshirat e nje takemi per ta perqafuar fort Ramen. Sigurisht jo per viziten ne SHBA, por se eshte duke bere shtet jo shaka. Naaaaa, teeeert, u a ka bere "te forteve".
Pas te pareve, nje takem tjeter ishte gati te rrokte per mezi e ta puthte Doktorin, aq fort, sa ti dilnin syte vendit nga kenaqesia. Medemek ky i fundit na paskesh bere hatane. Kishte ngjitur nje flet-rrufe per nje "te forte", qe sa ishte vet ne pushtet policia e arrestoi tri here, po se kush dreqin e lironte prape nje zot e di. Per 8 vite rresht jo vetem qe nuk ia permendi ndonjehere emrin, por edhe kur kapej rastesisht, me para lirohej se arrestohej. Nje here u lirua se Renea e kapi gabimisht, se kishte shkuar ne banese per te arrestuar nje te arratisur nga gjykata, por gjeti tre te tjere, per te cilet nuk kishte prova. Nje here tjeter e arrestoi se kercenoi dy deputet te mengjert ne mes te mexhlisit, qe po benin propagande me elektoratin kunder kryebashkiakut te ardhshem te Tiranes(ai muhabeti me votat ne kutine e gabuar). Po nejse, se mbajten as nje jave se mire ua bente qafireve(Vasilikes dhe Besnikut). Kerkonin vota te majta te ish-njesia 8. Heren tjeter, po nen te njejtin kryeminister, e kapen diten e zgjedhjeve. Pasi kishte bere gjithe diten "Pune" per bashkine e madhe te Tiranes qe ta fitonte e "djathta", ne te ngrysur i shkoi ne ndihme nje kandidati te mengjert ne nje komune te vogel ne periferi te kryeqytetit. Por u peshua mire kontributi i tij gjate fushates elektorale dhe gjithe diten e zgjedhjeve te 8 majit 2011, dhe u vendos njezeri tia benin kabull "lajthitjen" ne aksham. Prandaj u mbyllen te dy syte per te mos qene "bukshkale", dhe arsenali me arme te lehta e te renda ne mjetet e blinduara qe u kapen ne periferi te Tiranes, dolen arme "trofe". E keta djemte meqe nuk kishin muzeum ku ti ekspozonin armet "trofe", i mbanin me vete nga "halli". Cudi e madhe, se i njejti gjithckadenoncues, 3-4 dite me pare, mori haptazi ne mbrojtje, ca djem zotni, qe policia u kishte rene ne qafe kot me se koti. Ne fakt nuk u mor vesh kurre, kujt i binin nga xhepi ato mina larte e poshte neper Tirane, sa here jepte piskamen nje xhaxha ne parlament. E pasi u kapen larte e poshte, nga Skandinavia ne luginen e Fanit ca djem zotni te pafajshem, minat u zhduken si me magji. Ta kete yshtur Baba Mondi Sajmen, e tia kete hequr syrin e keq??!! Prape zoti ne qiell e di kete pune. Po shyqyr te pakten rame rehat nja nje vit nga minat.
Nje takem i trete, u ben gati te puthin ne balle, si qemoti trimat ne lufte, hem Tikun dhe hem Kiun bashke. Heeeuuuuuu bre!!!!! C'te kene bere bashke kryehetuesi dhe kryerendvenesi qe e kane patur ne dore e si paska lene njeri ta bejne deri sot??!!!! Nje cun zotni, nga ata me kod nderi, vendosi ti respektonte. Fundja cdo humbiste?!! Ai ka qene aq here ne polici, sigurisht kur dikush "flet keq" per te, sa policet nis i ze meraku se nga humbi ky djale e s'po behet i gjalle.
E pra, te shtunen pas darke, miletin e kapi sevdaja e madhe per te puthur, ndukur e rrokur per mezi, ata qe e qeverisin kete vend dhe ata qe e kane qeverisur para tyre.
Daleni, daleni burra, mos u ngutni. Vertet keta djemte zotni, kur lirohen per mungese provash nuk jane si Fullani qe te kerkojne leket e burgut kokerr me kokerr, po hajde e beju derman policeve pastaj. Cili nga ata do kete kurajon te shkoje tu trokase prape ne dere kur dikush te "flase keq" per ta?!!!! Prandaj burra, nese keni kaq afsh e zjarrmi per ata qe na qeverisin dhe ata qe na kane qeverisur, mos humbni kohe. Puthini, ndukini, perqafojini, sa pa ardhur e hena. Se pastaj, kur te shikoni "dale se s'keni pare gje akoma" do beheni pishman, e do nisni ti shani si c'keni bere deri dje ne darke. Kurse djemte zotni, do jene bere zotni djem.
(Kjo eshte vetem nje pergjigje e aty per aty, per miqte dhe te njohurit e mi, qe me pyeten me kureshtje pse nuk po e thosha nje fjale per dicka qe kam folur gjithe vitin. Me mirkuptoni, por kur shoh kush "denoncon", dhe kush ben sikur "arreston", ia di fundin telenoveles made in Albania. Kjo ishte thjesht seria e radhes, personazhet jane te njejtet, vetem sa kane nderruar rolet. Bileten dhe shpenzimet e shfaqes gjithnje i paguan shikuesi popull).
Ish-pornostarja ka vendosur të merret me biznes...
Aktorja Brigitta Bulgari është tërhequr nga pornografia, pasi ka vendosur të bëhet biznesmene.
34-vjeçarja ka lindur në Hungari, me baba hungarez dhe mama suedeze dhe në shtator do të inaugurojë lokalin e saj “Diamond”. Në fakt është një disko që ka një kapacitet prej 2 mijë personash.
Lokali i saj ndodhet në provincën e Ternit në Umbria të Italisë.
Në të kaluar, Brigitta ka pasur probleme ligjore me shfaqjet e saj nëpër lokale nate. Në vitin 2010 ajo u arrestua për spektaklin që kishte dhuruar në një disko të Peruxhias, të cilën e shikonin edhe disa minorenë.
Në tetor të 2011 ajo u shpall e pafajshme nga akuzat “ekspozim të pahijshëm” dhe “pornografi të fëmijëve”.
Zbardhen akuzat për Emiljano Shullazin dhe dy miqtë e tij
Prokuroria e Tiranës ka ngritur disa akuza ndaj Emiljano Shullazit dhe dy miqtë e tij që u ndaluan mbrëmë. Ata u shoqëruan në policinë e kryeqytetit me udhër-ndalimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
“Lapsi.al” mëson se ndaj Shullazit, Gilmando Danit dhe Blerim Shullanit rëndojnë akuzat për gjobëvenie, shkatërrim prone me eksploziv, kërcënim dhe krijim të grupi të strukturuar kriminal.
Sipas prokurorisë, ata kanë shtrënguar disa bizesmenë për dhënie të pasurisë. Për këto akuza, burime të prokurorisë i thanë lapsi.al se kanë prova, dëshmi e përgjime.
Shullazi dhe banda e tij duket se janë mbajtur prej kohësh nën vëzhgim. Bizesmenët që janë “gjobitur” nga Shullazi operojnë në Tiranë e Durrës.
Pas ndalimit, policia ushtroi kontroll në shtpëinë e Shullazit dhe disa miqve të tij. Shullazi mësohet se po hetohet edhe për disa atentate me tritol, por burimet janë të rezervuara dhe nuk bëjnë të ditur rastet për të cilat ai dyshohet.
Po ashtu ai po hetohet edhe për kërcënimin e kandidatit për Rektor në UT, Mynir Konit. I pyetur për këtë çështje mbrëmë ai ka thënë se nuk ka kërcënuar asnjeri.
Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet ta marrë sërish në pyetje atë dhe miqtë e tij për të ballafaqur dëshmitë me provat e mbledhura. Emiljano Shullazi është shoqëruar edhe disa herë të tjera në polici. Në janar 2015 ai u shoqërua pasi i shpëtoi një atentati në Qafë Kashar.
Shullazi është dënuar dy herë, për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. Shullazi u akuzua edhe për kërcënim të kreut të opozitës, Lulzim Basha. Policia e mori në pyetje, por e la të lirë për mungesë provash./Lapsi.al/
Foto/ Dafina ekspozon trupin me bikini
Dafina Zeqiri duket se ka arritur të ndërtojë një trup që dëshiron.
Për këtë arsye, këngëtarja e shumë hiteve i ekspozon format e saj sa herë që i jepet mundësia.
Kësaj radhe, ajo i ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, ku në plan të parë është trupi i saj.
Blendi Fevziu kur është përballur për herë të parë me varfërinë?
Blendi Fevziu, gazetari i mirënjohur, i cili prej shumë vitesh ushtron profesionin e tij, mesa duket nuk i ka shpëtuar shijes së hidhur të varfërisë.
I ftuar në një emision kohët e fundit ai ka deklaruar se, e ka ndjerë varfërinë për herë të parë kur ka dalë jashtë shtetit.
Sot ai është një ndër gazetarët më të paguar në vendin tonë, por mesa duket asokohe nuk i ka shpëtuar varfërisë.
Megjithatë me punë, pasion dhe sakrifica gjithkush mund të gjejë forcën për t`ia dalë./Arkiva News/
Foto/ Rosberg “pushton” Kinën, spektakël parakalimesh në Shangai
Nico Rosberg fitoi edhe në Shangai, në ndalesën e tretë të Botërorit të Formulës 1, në një garë ku ndodhi gjithçka. Gjermani i Mercedesit sigloi fitoren e tretë radhazi në këtë kampionat botëror dhe forcon kështu pozitat si lider i kampionatit. Në podium u ngjitën edhe Vettel e Kvyat, ndërkohë që Hamilton, i cili u nis i fundit, e mbylli garën në vendin shtatë.
Nisi me surpriza Çmimi i Madh i Kinës në Formulën 1, ku Ricciardo i rrëmbeu vendin e parë Rosbergut, ndërsa vetëm pak metra nga starti shumë prej makinave u përfshinë në kontakt me njëra-tjetrën. Më shumë e pësuan makinat Ferrari, me Raikkonen që u godit nga shoku i skuadrës Vettel, në tentativë të këtij të fundit për t’u mbrojtur nga një sulm i Kvyat.
Edhe Hamilton, i cili tentoi të rikuperonte pozicione në start, pati një kontakt që i kushtoi humbjen e hundës së makinës. Papastëritë që makinat lanë në pistë shtynë komisarët e pistës të marrin vendimin e futjes së makinës së sigurisë pas 5 xhirosh. Kjo manovër e ndihmoi edhe më shumë Rosbergun, i cili humbi kontaktet me Ricciardon e Vettelin, por krijoi një kaos në bokse, ku shumë prej pilotëve filluan të ndryshojnë strategjitë e tyre me zgjedhjet e gomave.
Dhe ishin pikërisht gomat që ndikuan edhe në zhvillimin e garës, pasi zgjedhjet fillestare të skuadrave nuk dhanë rezultat. Shumica e pilotëve kryen nga 4 “pit stop”-e, pasi gomat nuk mund rezistonin shumë për shkak të temperaturave të larta të asfaltit.
Rosberg bëri një garë të vetmuar, duke mos u shqetësuar nga asnjë prej rivalëve, ndërkohë që nga pas tij Vettel, Kvyat, Ricciardo, e në veçanti Hamilton regjistruan një numër të jashtëzakonshëm parakalimesh, duke këmbyer shumë herë edhe vendet me njëri-tjetrin. Spektakël më vete ishte edhe rikuperimi i Rakkonenit, teksa përfitoi edhe nga durimi i prishur i Hamiltonit në duel me brazilinin Massa, 10 xhiro nga fundi.
Në përfundim, Rosberg u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit, duke çuar në 75 pikët e grumbulluara në këtë sezon, ndërsa numëron 6 gara radhazi si fitues në F1, duke përfshirë edhe 3 të fundit të sezonit të shkuar.
Vettel, pas vendit të tretë në Australi dhe tërheqjes në Bahrein, merr 18 pikë të rëndësishme që e ngrejnë në vendin e katërt në klasifikimin për pilotë.
Red Bulli arriti të çonte në podium një pilot edhe ai është Kvyat, që shënon podiumin e dytë në karrierën e tij. Ricciardo ndërkohë u mjaftua me vendin e katërt. Pas tij Raikkonen, ndërsa për Hamilton pikët e vendit të shtatë janë një ngushëllim për të mbajtur vendin e dytë në klasifikimin për pilotë.
Gara e radhës është pas 2 javësh, në Çmimin e Madh të Rusisë dhe si gjithnjë transmetimi do të jetë në “Top Channel”./TCh/
Policia jep detaje, ja kush u arrestuas bashkë me Emiljano Shullazn
Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi ndalimin e Emiljano Shullazit dhe dy miqve të tij dhe për veprat penale për të cilat ata akuzohen. Sipas policisë, mbrëmë u ekzekutua urdhëri i ndalimit i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për ndalimin e tre shtetasve për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, ndaj shtetasit A. Z., me qëllim kanosjen e tij për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë.
Rreth orës 01.30 pas mesnate është firmosur ndalimi i:
• Emiljano Shullazi, 38 vjeç, banues në Tiranë.
• Gilmando Dani, 38 vjeç, banues në Tiranë.
• Blerim Shullazi, 32 vjeç, banues në Krujë.
Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë në kohë dhe qytete të ndryshme, kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për dhënien e pasurisë në mënyrë të padrejtë biznesmen të ndryshëm.
Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, për tre shtetasit e sipërpërmendur, ka rregjistruar një sërë proçedimesh penale për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", "Shkatërrim i pronës me eksploziv", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e amëve luftarake dhe e municionit" dhe "Grup i strukturuar kriminal", parashikuar nga Nenet 109/b, 152, 278/4, 283/a dhe 333/a Kodit Penal.
Me shtatë shpirtra, macja mbijeton me 41 saçme në trup
Një mace që kishte ikur prej një jave nga shtëpia u gjet e përgjakur dhe radiografia tregoi se në trup kishte 41 saçme.
Puss-Puss, macja trevjeçare e një familjeje në Colchester të Anglisë, ishte goditur me shotgun, dhe, ndonëse ka shpëtuar, ka disa dëmtime të pariparueshme.
Njëri nga sytë ka ndryshuar ngjyrë për shkak të një saçmeje që i ka goditur retinën.
Dy saçme kanë ngecur fare pak larg shtyllës kurrizore, duke i rrezikuar paralizimin.
I zoti maces tha se kishte dëgjuar të shtëna, por pa e menduar që ishin për Puss Puss.
Më pas, e gjetën të mbledhur kruspull poshtë një makine, e gjakosur dhe e frikësuar.
Fillimisht macja u largua e trembur, por pas një jave u kthye duke tërhequr këmbën zvarrë, çka bëri që të mendonin se mund ta kishte shtypur ndonjë makinë.
Tani do t’i nënshtrohet operacionit për heqjen e saçmeve dhe të syrit të dëmtuar.
Edhe i zoti i maces, Doug Taw, është në pritje të një operacioni by-pass në zemër./Javanews.al/
Video/ E paparë, Tërbuni i fundit në klasifikim mund Skënderbeun
Humbja e një jave më parë ndaj Kukësit u mendua si i vetmi hap fals i Skënderbeut, por ajo që ndodhi në stadiumin e Korçës është në kufijtë e të pamendueshmes.
Skuadra e fundit e renditjes së Superligës, Tërbuni i Pukës fitoi 2-3 ndaj kampionëve të Skënderbeut.
Pukjanët kaluan dy herë në avantazh në pjesën e parë me Lala dhe Jovanovic.
Në të dytën, vendasit i shtuan përpjekjet duke shënuar dy herë me Salihin (P) dhe me Plakun duke e barazuar rezultatin në të 83-tën.
Kur mendohej që Skënderbeu të shënonte golin e fitores ndodhi e kundërta.
Karakaçi shënoi golin e fitores për pukjanët në minutën e 93-të.
Kjo humbje e Skënderbeut hap sërish garën për titull pasi Partizani i vendit të dytë qëndron 5 pikë pas dhe të dielën luan me Vllazninë në Tiranë.
"Ndahet" nga jeta Vesel Kurtishaj i “Big Brother”
Për të gjitha fanset e Veselit, kemi një lajm jo të mirë. Ish-konkurrenti i “Big Brother” ka “vdekur”, të paktën sipas Gjendjes Civile Ovaj. Fatmirësisht, Veseli ka vdekur vetëm në certifikatë, pasi ai është shëndoshë e mirë.
Kështu, Veseli kishte shkuar për të tërhequr një certifikatë lindjeje, por ka marrë atë të vdekjes. Si një djalë i qetë, ai e ka marrë me shaka këtë, duke e postuar certifikatën e vdekjes në Facebook.
"Njoftojme miq dhe dashamire... hahahahaha . Shkon njeri me nxerr certifikate lindjeje edhe kur del e merr vesh qe ka vdek . Ndodhin te tilla gabime #itskosovalifestyle",- ka shkruajtur ai.
Ambasada e SHBA-ve, monitorim me vëzhgues zgjedhjeve në UT
Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane, e vlerëson si të rëndësishme transpencen dhe mbarëvajtjen e sistemit zgjedhor në Fakultete. Në këtë kuadër, ne gjetëm mbështetjen e Komisionit Institucional Zgjedhor, të Universitetit të Tiranës, për të qënë të pranishëm në këtë proces.
KIZ ka akredituar 20 vëzhgues të pavarur nga Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane, të cilët do të trajnohen nga KIZ dhe do të jenë monitorues të zgjedhjeve të UT 2016.
Ne falenderojmë KIZ dhe veçanërisht, kryetaren e tij Znj. Majlinda Keta, të cilët ishin të hapur për këtë bashkëpunim.
Tropojë, një mashkull dhe një femër gjenden të vdekur në bunker
Dy persona janë gjetur të vdekur në një bunker në Tropojë. Trupat e paidentifikuar të një mashkulli dhe një femre janë gjetur në një bunker në afërsi të qafës së Mejdanit.
Po ashtu, mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet e vdekjes së dy personave.
Policia ende nuk ka një informacion zyrtar në lidhje me këtë ngjarje.
Nuk dihen ende as identitetet e dy personave. Pritet që policia të zbardhë detaje të tjera mbi ngjarjen./tvklan.al/
Izet Haxhia: ‘Marshallit të zi’, po i vjen ora, FBI arrestime VIP
Izet Haxhia paralajmëron se, pas paktit të qeverisë shqiptare me FBI, për hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit elitar në Shqipëri, fshihet fundi i Sali Berishës dhe i familjes së tij mafioze.
Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, shprehet për Shqiptarja.com se, Sali Berisha është në zi pas marrëveshjes së firmosur nga FBI dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas Izet Haxhisë, në vjeshtë apo në dimër, do të nisin edhe arrestimet VIP. Haxhia shpreh bindjen se Sali Berishës po i ngushtohet laku.
“Marshalli është në zi sepse ai e din shumë mirë që kësaj radhe nuk është as propagandë, as ndonjë nga ato shakatë e tipit Llalla, sepse këtë vjeshtë apo në dimër do ketë arrestime VIP. Po vjen radha për vendosjen e ligjit, zbatimin e tij dhe ndëshkimin e të inkriminuarave, ku pjesën më të madhe të tortës të inkriminimit e ka marshalli me familjen e tij mafioze”,- shprehet Haxhia./Shqiptarja.com/
Meta: EUSAIR, mundësi e re për të rritur bashkëpunimin në gjithë rajonin
Meta: EUSAIR, mundësi që rrit bashkëpunimin në gjithë rajonin
Në sesionin e dytë të punimeve të Konferencës së XIV të Parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane, që u zhvillua këtë fundjavë në Split, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi i vendeve të rajonit për proceset integruese dhe zhvillimin ekonomik.
Gjatë fjalës së tij mbi bashkëpunimin e vendeve që janë pjesë e kësaj iniciative, Meta tha se është e qartë se tashmë vendet e Nismës Adriatiko-Joniane, veçanërisht ato të Ballkanit, e kanë lënë pas të shkuarën e tyre, duke u përpjekur të përfitojnë sa më shumë nga integrimi rajonal, në dobi të zhvillimit të këtyre vendeve.
“Ne nuk duhet t’i largohemi dialogut tonë të përvitshëm dhe duhet të sigurojmë rezultate reale, të prekshme për qytetarët tanë. Që nga nënshkrimi i Deklaratës së Ankonës, iniciativa ka luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e shtrirjes gjeografike, politike dhe ekonomike të Bashkimit Europian drejt Adriatikut, Jonit dhe më tej drejt Mesdheut. Ne duhet ta shikojmë Strategjinë e re të BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian si një tregues të rëndësishëm për qëndrueshmërinë e interesit që BE ka ndaj rajonit tonë dhe si një qëllim të arritshëm dhe të mundshëm. Përvoja e modeleve pozitive të vendeve të Danubit dhe atyre Balltike të funksionimit dhe të rezultateve të kësaj strategjie na jep shpresë se ky aksion i përbashkët i BE-së dhe NAI do të japë fryte pozitive për vendet tona”,- theksoi Kryetari i Kuvendit.
Meta vijoi më tej duke pohuar se Shqipëria beson fort se forca e iniciativës tonë gjendet në dimensionin e saj europian, që do të thotë zhvillim i prekshëm në proceset integruese të vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate për anëtarësim në BE.
“Por, integrimi duhet të ecë paralelisht me projektet ekonomike dhe infrastrukturore në vend. Dhe besoj se të gjitha sfidat e identifikuara nga EUSAIR, nëse trajtohen së bashku me BE-në, do të ndihmojnë ndërlidhjen dhe zhvillimin e rajonit tonë, dhe ky do të ishte një lajm i mirë për vetë BE-në, pavarësisht lodhjes apo dhe vetë-lodhjes së saj. EUSAIR është një mundësi e re për vendet tona dhe gjithë rajonin për të rritur bashkëpunimin, duke bashkërenduar përpjekjet, idetë, projektet dhe qëllimet tona integruese. Vëmendja që i kushton Komisioni Europian dhe disa vende anëtare të BE-së është një shtyllë e sigurt në funksion të rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit të qëndrueshëm në vendet tona. EUSAIR është një mundësi e mirë për rajonin tonë, pasi mbështet vendet tona në zbatimin e politikave të BE-së dhe forcon aktivitetin tonë të përbashkët me vendet anëtare të BE-së”, - vuri në dukje Kryetari i Kuvendit.
Në vijim të fjalës së tij, Kryetari i Kuvendit u shpreh se potenciali i Rajonit Adriatiko-Jonian është i jashtëzakonshëm dhe se EUSAIR është një mekanizëm i mirë për të shfrytëzuar më me efektivitet potencialet tona, në të gjitha nivelet e bashkëpunimit tonë. “Shqipëria shpreson se projektet e mëdha në infrastrukturë, si autostrada Adriatiko-Joniane, projektet për energjinë, turizmin, bujqësinë dhe arsimin janë bindës për të thithur investime, të nevojshëm për të jetësuar zhvillim dhe punësim për vendet tona. Pikërisht për të gjitha këto arsye unë e shikoj dimensionin parlamentar të kësaj strategjie shumë të rëndësishëm, të domosdoshëm dhe jetik. Takimi i sotëm tregon dhe provon se parlamentet tona kanë detyrimin të mbështesin dhe nxisin degët e ekzekutivit për këtë platformë të re bashkëpunimi”, - u shpreh Kryetari i Kuvendit.
Për zbatimin e kësaj nisme Meta theksoi se dimensioni parlamentar, angazhimi dhe aktiviteti parlamentar duhet të konsiderohen nga EUSAIR si një garanci më e madhe, por dhe si një platformë mbikëqyrëse për mbështetjen e ideve, projekteve, nismave dhe burimeve natyrore e njerëzore që kjo strategji do të verë në lëvizje.
Video/ Aleanca Kuq e Zi: Protesta nëse Rama mbyll portalet online
Aleanca KuqeZi paralajmëron protesta nëse Kuvendi do miratojë ligjin për kontrollin e gazetave online dhe çdo rrjeti social.
Aleanca KuqeZi i bën thirrje PD-së dhe LSI-së që të mos heshtin kundër asaj që e cilëson si, agresion ndaj lirisë së fjalës.
“Ne ftojmë PD dhe LSI të rrëzojnë projektin e qeverisë me vota pasi është në shkelje të kushtetutës dhe kartës europiane të drejtave të njeriut”,- thuhet në deklaratën e AK-së.
“Edi Rama kur ishte në opozitë përdori i pari Facebook dhe Twitter si mjet komunikimi me publikun, ndërsa sot që është kryeministër do të mbyllë çdo dritare mediatike online dhe rrjetet sociale. Vetëm Kina, Koreja e Veriut dhe Turqia kanë bllokuar fjalën e lirë në internet.
Mbyllja e 27.000 faqeve në internet nga Erdogani ne Turqi, po kopjohet nga Tirana. Çmenduria ka kaluar çdo kufi sa me anë të këtij projektligji synohet të pezullohet çdo faqe interneti në rast se dikush ankohet për fyerje ose shpifje. Po a mundet të përgjigjet qeveria pse nuk pezullohet një ekran televizioni nëse fyen ose shpif.
Fjala e lirë duhet të jetë e barabartë si në internet ashtu dhe në ekran apo gazetë. Dy standarde nuk mund të ketë, vetëm për të mbyllur gojën çdo kujt që guxon të kritikojë pushtetin nga faqet e tyre personale në internet”,- thuhet në deklaratën e Aleancës Kuq e Zi.
Foto+Video/ Ja kush është stërmbesa e Gjergj Kastriotit
Kush tha se Kastriotët janë Shuar...?! Sophie Castriota është gjenerata e 14-të e fisit të Kastriotëve. Vajza 19-vjeçare, gjaku i së cilës rrjedh direkt nga djali i Gjergj Kastriotit, Gjoni, duket se është një pinjolle e denjë e Prijësit të Arbrit.
Sophie Castriota, jeton në Brisbane të Australisë ndërsa studion në Queensland për Akademi të Muzikës, por përkohësisht ka ndërprerë studimet, për t’iu përkushtuar më shumë aktrimit dhe muzikës.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe herë pas herë publikon video duke kënduar.
Dy kufomat në Tropojë të skletizuara, ishin për pushim në pyll
Policia e Shtetit ka dhënë zyrtarisht informacionet paraprake në lidhje me gjetjen e dy trupave të pajetë në Tropojë.
Sipas policisë, një vajzë dhe një djalë dyshohet të kenë humbur jetën kohë më parë, pasi kufomat e tyre janë gjetur të skeletizuara të veshura me rroba sportive.
Trupat e pajetë të tyre janë gjetur këtë të diele në vendin e quajtur "Roga e Kermes", të fshatit Mejdan, në Tropojë rreth 100 m larg rrugës nacionale.
Po sipas informacionit zyrtar të Policisë, vajza dhe djali kanë qenë në një vend të pyllëzuar, të cilin e kishin përgatitur për pushim.
“Nga veprimet hetimore të deritanishme, rezulton se skeletet dhe rrobat janë të pa dëmtuara me armë zjarri apo mjete të tjera. Deri tani nuk është bërë e mundur identifikimi i tyre. Provat materiale të sekuestruara në vendngjarje, janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme, prova te cilat do të ndihmojnë në identifikimin e kufomave dhe shkakun e vdekjes”,- thuhet në njoftimin paraprak të Policisë.
Një person i shtrirë në trotuar, ambulanca vonon rreth 1 orë
Korrektësia dhe papërgjegjshmëria me të cilën funksionon sistemi shëndetësor në Shqipëri mbetet një problematikë e madhe për gjithë qytetarët, që kur kanë nevojë për transportin urgjent nga ambulanca, kjo e fundit vonon shumë.
Një rast i tillë është denoncuar dhe sot në Tiranë nga gazetarja Jona Mancellari, e cila në profilin e saj ka publikuar këtë foto në të cilën shihet një person i shtrirë në tokë dhe që kishte për shërbimin e shpejtë të ambulancës, por ajo është vonuar më shumë se 45 minuta sa të vinte aty.
“Më fal zotëri që po postoj këtë foto sepse nuk e di nëse je ende në jetë. Uroj shumë të jesh akoma në këtë bote. 45 min dhe ambulanca nuk erdhi. Nuk dua të nxjerr vrerin e këtij mëngjesi por kështu duhen të shtrihen këta derrat ,qeveritarët tanë. Ju urrej çdo ditë e më shumë njerëz të ndyre që çdo ditë po i vrisni shqiptaret”,- ka shkruar ajo.
Shullazi/ Basha: Arrestimi i partnerit të Ramës, pas presionit të SHBA-ve
Lideri i opozitës Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se jo vetëm e ka mbështetur Emiljano Shullazin në veprimtari kriminale, por edhe kërkon që ta emërojë rektor të Universitetit të Tiranës.
Në këtë kontekst, Basha ironizon me faktin që Shullazi u akuzua se ka kërcënuar kandidatin për rektor të Universitetit të Tiranës Mynyr Konin që të tërhiqej nga gara.
“Pasi e bëri dekan të krimit, Edi Rama kërkoi ta emëronte Emiliano Shullazin edhe rektor të Universitetit të Tiranës. Pasi i dha gjithë mbështetjen qeveritare në aferat e pista të trafikut e gjobvënies, pasi i hapi doganat dhe i dha poste kyçe në polici, dhe çelësat e kafazit te Tahirit, Edi Rama kërkon ta caktoje Emiliano Shullazin edhe shef të botës akademike”,- shkruan Basha në një status në rrjetin social Facebook.
Kreu i Partisë Demokratike shkruan se, ky është koncepti i Edi Ramës për zgjedhjet.
“Ai nuk i njeh ato si garë, si konkurrencë, por vetëm si instrument për të kapur e mbajtur pushtetin. Ndaj sa herë ka zgjedhje, ai nxjerr në skenë një person që e ka komisioner, numërues, vëzhgues, KQZ, që është Shullazi. Me Emiliano Shullazin e sojin e tij u fut në zgjedhjet e 2013. Po ashtu në zgjedhjet e 2015. Referendumin në partinë e tij e bëri me Shullazët. Tani dhe zgjedhjet ne Universitet. I erren sytë nga vota, se vota është e kundërta e tij. Nuk duron dot zgjedhje, alternative, platforma. Thirrja që i bëri Shullazit për të kapur Universitetin është ndoshta më e renda deri sot”,- shprehet kreu demokrat.
Megjithatë, Basha thekson se, kryeministri nuk do t’ia dalë të manipulojë më zgjedhjet përmes kërcënimeve, nga njerëz si Emiljano Shullazi.
“Vota është zullumi që ju zë fytin tërë oligarkëve kur njësoj si ky fusin duart thellë në zgjedhje. Nuk ka dyshim se arrestimi i partnerit kryesor të Edi Ramës ka ardhur nga presioni i partnerit tonë të vyer strategjik. Partia Demokratike bashkë me qytetarët, me profesorët, me studentët, bashkë partnerët ndërkombëtare do ta sigurojnë votën në Shqipëri. Vota e lire është fundi i ologarkisë së lidhur me krimin, fundi i krizës Rama për Shqipërinë”,- përfundon Basha.
Femra, këto janë 7 mënyrat se si t'i mbani flokët gjatë seksit
Dëshiron të krijosh “therje” nëpër trupin e tij në çast? Kaloji flokët tuaj nëpër shpinën e tij disa herë.
Truke ka shumë, ndërkaq ne po ju zbulojmë ato të cilat përndezin bash çdoherë, transmeton Telegrafi.
1. Mbështilli flokët përreth bazës së penisit të tij, gjatë seksit oral. Flokët mund të ndikojnë si unazë, e cila i ndihmon të qëndrojë vertikalisht.
2. Zvarriti flokët mbi fytyrën e tij si një makinë larëse seksi. Duhet të keni kujdes të mos i futen në gojë, pasi do i duhet të bëjë pauza për t’i hequr ato nga goja e tij.
3. Lëreni atë t’ua lidhë flokët bishtalec lart. Ai do i lidhë ato shpejt e shpejt nxitimthi edhe juve do ju krijohet një bishtalec i rrëmujshëm.
4. Seksi do jetë aq i bukur, saqë ju vetë s’keni arritur ndonjëherë ta bëni. Përdorini flokët tuaj si një bllokues.
5. Le të bien flokët tuaj në të dy anët e fytyrës dhe le të shërbejnë si një lëvizje për të tërhequr vëmendjen. Nëse ju nuk do të shihni asgjë nga të dyja anët, atëherë ai do të ulë kokën poshtë duke kërkuar sytë tuaj dhe ju do shihni një djalë seksi, ndërsa ju kërkon.
6. Lidhini flokët tuaj rreth fytyrës sikur të jeni një e verbër. Bëjeni këtë veprim duke i mbajtur erë flokëve tuaj edhe pse nuk janë një lëkurë apo pellush i shtrenjtë dhe ju do të jeni më seksi.
7. Tërhiqini flokët tuaj nga supet për t’i vendosur sipër gjoksit tuaj duke i mbuluar ato. Kështu do të dukeni më seksi duke bërë kurioz partnerin tuaj. Ai do mendojë se çfarë fshihet poshtë flokëve tuaj të gjatë? Kush e di!? Gjoksi? Ndoshta, është vetëm një mënyrë për ta zbuluar… /Telegrafi/
Arbër Zaimi: Ja pse Erion Veliaj dhe Mjaft zhgënjyen!
Do'stlaringiz bilan baham: |