Letra e 30-vjeçarit
“Tradhtova gruan me një kolege pune, por tani edhe shoku im i ngushtë është lidhur me të.. nuk di si ta zgjidh dhe çfarë të bëj.
Unë jam 30 vjeç dhe jam i martuar dhe nuk e kam tradhtuar më parë bashkëshorten time.
Por një ditë na erdhi një kolege e re e cila ishte vërtetë shumë e mirë. Pas pune unë e ftova për një çaj, ndërkohë që bashkëshortes i thash se kisha shumë punë në zyrë dhe do vonohesha. Pasi pimë diçka unë e shoqërova për në shtëpi dhe ajo më ftoi brenda.
Pak minuta më vonë e gjeta veten duke bërë seks me të. Kjo histori vazhdoi për javë të tëra.
Një ditë takova shokun tim të ngushtë dhe ai më thotë se dukesha shumë i lumtur. Vendosa t’i tregoja për sekretin tim të turpshëm.
Pas disa ditësh i shkruaj prapë asaj dhe nuk më kthente përgjigje dhe më shmangej. Pyeta në punë pa rënë shumë në sy dhe më thanë që ajo kishte filluar të dilte me një djalë tjetër dhe ai ishte pikërisht shoku im i ngushtë.
Por unë tani nuk di si të sillem, si mund ta fitoj prapë atë pa prishur miqësinë me shokun tim?!”
Përgjigjja e psikologes
“Ti nuk duhet të bësh asgjë për ta kthyer pas. Ajo nuk ia vlen… shkon tek çdo mashkull që i kushton pak vëmendje.
Ti duhet të fokusohesh tek martesa jote dhe të mundohesh të rifitosh edhe një herë afeksionin fizik me tët shoqe”.
Bota në alarm, bletët po zhduken! Rrezikohet njerëzimi...
Albert Ajnshtajn ka thënë se kur të zhduken bletët, njerëzimit do t’i vijë fundi katër vjet më pas.
Dhe është pikërisht ky fakt që ka trembur studiuesit, pasi bletët janë me të vërtetë duke u zhdukur. Bletët nuk ngjizin vetëm lulet dhe prodhojnë mjaltë, por janë edhe pikënisja e një sërë ushqimesh për njerëzit.
Nëse ato zhduken, me shumë mundësi që edhe shëndeti i njerëzve mund të jetë në rrezik.
Cilët janë faktorët që çojnë drejt zhdukjes së këtyre insekteve. Janë të shumtë, mes së cilëve sëmundjet e ndryshme, ndotja e ambientit, ndryshimet e shpejta dhe të frikshme të klimës, zhdukja e disa bimëve etj.
Në shumë vende të botës po nis një fushatë e madhe për mbrojtjen e bletëve dhe shmangies së rrezikut të zhdukjes së tyre. Kjo metodë e re e mbrojtjes dhe kontrollit të tyre, ka përfshirë edhe disa shtete në Europë.
Viti që lamë pas ishte një vit jo i mbarë, pasi në bazë të të dhënave dhe regjistrimeve të bëra, jo vetëm që numri i tyre është ulur, por edhe të dhënat nga shitja e mjaltit tregojnë se prodhimi i këtij viti ka qenë më i pakët.
Në shumë zona të botës, bletët po zhduken, ku më alarmante është Kina. Në Kinë është bërë e vështirë që në mija kilometra natyrë të gjesh bletë, gjë që ka ngritur shqetësime të mëdha rreth të ardhmes së tyre, transmeton “Gazeta Express”.
Bletët janë burimi më i rëndësishëm i jetës në Tokë. Falë tyre bimësia dhe njerëzimi merr jetë. Për zhdukjen e bletëve, dikush ia hedh fajin klimës, dikush tjetër valëve të antenave telefonike, valëve televizive apo satelitëve që janë dyndur gjithandej.
Të tjerët besojnë në fundin apokaliptik të kohërave, profeci të cilat janë shkruar shumë kohë më parë.
“Shqipëria mbi Partinë”. Berati, ndalesa e parë e lëvizjes Blushi
Deputeti Ben Blushi dhe mbështetësit e tij, deputetja Mimoza Hafizi, Maqo Lakrori, Marko Bello si dhe Petrit Ago, ka zhvilluar në Berat takimin e parë në kuadrë të lëvizje politike brenda PS-së “Shqipëria mbi Partinë”, në një takim që është mbajtur në pallatin e Kulturës. Gjatë fjalë së tij, kontroversi Blushi se në 25 vite demokraci shqiptarët nuk morën atë që prisnin.
Ndër të tjera ai pohoi se ‘ajo që na mbledh sot për fat të keq është dëshpërimi’.
“Ajo që na mbledh sot, për fat të keq është dëshpërimi. Shqipëria është një vend i dëshpëruar. Në 25 vjet demokraci nuk morëm atë që prisnim”,- tha Blushi.
Po ashtu, deputeti tha se, Shqipëria sot është një vend i papunë dhe i më i korruptuar. “Shqipëria sot është vendi me emigracionin më të lartë dhe po përballë një emergjence të madhe.
Shqipëria mund të bëhet duke i dhënë fund këtij 25vjeçari tragjik. Gjendja është e rëndë pasi kanë munguar reformat”,- tha Blushi.
Teska iu rikthyer çështjes më të përfolur, atë të zgjedhjeve brenda PS, Blushi tha se ‘ne jemi anëtarë të një partie që nuk bën zgjedhje’.
“Do bindim qytetarët se ky vend mund të bëhet. Asnjë vend nuk mund të bëhet kur nuk ka demokraci. Brenda 25 viteve në PS po grabiten votat e vetë socialistëve”,- tha ai.
Fjalën në takim e mori dhe deputetja Hafizi, e cila deklaroi se brenda Partisë Socialiste gjërat nuk po funksionojnë ashtu siç duhet dhe drejt. Ka ardhur koha te ngremë zërin. Në PS gjërat nuk po funksionojnë drejt”,- tha Hafizi.
Ata po shpalosin idetë e tyre për një qeverisje më të mirë dhe një PS me standarde që respektohet. Deputetët u nxitën për këtë tur, pas referendumit të 9 prillit, të cilin ata e cilësojnë të manipuluar.
Ndaj në këto takime që do të shpërndahen edhe në qytete të tjera të vendit ata do të sqarojnë anëtarësinë se si është abuzuar me emrat e tyre.
Ndërkohë, në mbledhjen e asamblesë së re pritet të ketë zgjedhje për kryesinë e re të PSsë, ku gjithashtu diskutohet të jetë emri i Ben Blushit, i cili deri tani ka qenë anëtar i saj.
Kroaci, Meta kokë më kokë me Boldrinin
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë qëndrimit në Split të Kroacisë, ka zhvilluar një drekë pune me presidenten e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Laura Boldrini.
Sipas një njoftimi për shtyp, gjatë bashkëbisedimit janë trajtuar çështje me interes të përbashkët mes dy vendeve.
Kryetari i Kuvendit, njëkohësisht i LSI-së, ndodhet në Split në kuadër të punimeve të Konferencës së XIV të kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane.
Ahmetaj: Borxhet ndaj tatimeve me këste. Jo ndryshim taksash
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi nga Fieri, ku zhvilloi një takim me aturitetet fiskale të rrethit, se aksioni kundër informalitetit do të vazhdojë dhe përzegjdhja e kontrolleve do të bëhet me bazë kampionesh, si në biznesin e madh ashtu edhe atë të vogël.
“Do t'i këstëzojmë atje edhe në ndërmarrje, apo në zyrën e tyre të punës për t'u kursyer edhe kohë, por edhe për të treguar se ne jemi shumë proaktivë me sipërmarrjen. Asnjëherë nuk duam të shkojmë tek instrumenti final i ligjit, që të bëhet mbledhja me forcë e gjobave”,- deklaroi Ahmetaj.
Ndërkohë që qeveria synon të përmirësojë klimën ndaj biznesit, Ahmetaj i kërkoi sipërmarrjeve rekomandime për lehtësimin e procedurave pasi paketa fiskale për 2017 që do të miratohet që në verën e këtij viti nuk do të ketë ndryshime taksash.
“Ne nuk do bëjmë më ndryshime taksash. Edhe akciza e planifikuar në 1 janar nuk do të ketë ndryshim. E vetmja paketë fiskale do të jetë ajo që unë përmenda, përmirësimi i infrastrukturave”,- tha Ahmetaj.
Ahmetaj lajmëroi edhe lançimin e një aplikacioni dixhital ku bizneset mund të bëjnë sugjerime, pyetje apo denoncime për tatimet dhe doganat./TCh/
Skandal/ Punonjës të Parlamentit Europian, propagandë për ISIS
Dy shoferë të anëtarëve të Parlamentit Europian akuzohen për posedim të propagandës ndaj Shtetin Islamik të ISIS.
Ky detaj është zbuluar nga mediat gjermane të cilat theksojnë rekrutimi i radikalëve islamikë prek edhe institucionet më të larta evropiane.
Kjo CD e ISIS-it përmban propagandë terroriste dhe u është gjetur dy shoferëve të Parlamentit Europian.
‘Der Spiegel’ raporton se një shofer ka punuar në Strasburg, vendin kryesor për seancat plenare të PE-së, ndërsa tjetri ka mbajtur një punë në Bruksel, në mbledhjen e komisioneve parlamentare.
Rrëfehet Klodi Lesi: Ja pse e vrava gruan time greke
Klodi Lesi, i cili në Janar të këtij viti vrau gruan e tij greke dhe u zhduk për disa ditë në arrati me djalin e tij 4-vjeçar, tregoi me një letër të hapur arsyet që e çuan në krimin ndaj bashkëshortes.
Dukshëm i penduar, 33-vjeçari u kërkon falje prindërve të vajzës, por njëkohësisht i bën ata fajtorë për shkatërrimin e familjes së tij.
Klodi tregon problemet që lindën në familje, qyshkurse bashkëshortja e tij Leila nisi të afrohej me të ëmën pas lindjes së djalit të parë.
Çifti kishte ndërprerë marrëdhëniet me prindërit e vajzës, qëkurse Klodi dhe Lela u njohën dhe vendosën të jetojnë së bashku në vitin 2008.
Pas lindjes së dy djemve, sjella e gruas nisi të ndryshojë dhe ajo i kërkoi që të zhvendoseshin për të jetuar me prindërit e saj, shkruan klan.
Kjo bëri që çifti të kishte vazhdimisht përplasje, edhe pse në vitin 2014, ata erdhën për herë të parë në Shqipëri në mënyrë që fëmijët të njiheshin me prindërit e Klodit.
Pas kthimit në Greqi, Leila kërkoi divorcin dhe Klodi e pati gjithmonë e më të vështirë të takonte dy djemtë.
Natën e krimit kujton se nga dëshpërimi kishte konsumuar shumë alkool dhe se mbante mend vetëm duart me gjak./klan/
Alarmi/ Karburanti i derdhur në Mesdhe rrezikon brigjeve shqiptare
Në Mesdhe, që përbën 0.8% të të gjithë hapsirës botërore, lëvizin 25% e qarkullimit botëror të hidrokarbureve. Çdo vit 100 mijë deri në 150 mijë tonelata me hidrokarbure derdhen në Detin Mesdhe, sipas studimeve të kryera nga një agjenci në varësi të OKB-së.
Edhe hapësira ujore shqiptare është drejt-përdrejt e ekspozuar ndaj ndotjes.
Kjo sasi e madhe shkakton një nivel ndotjeje me faktorë kancerogjenë 10 herë më shumë se mesatarja e të gjitha hapësirave detare.
Sasia e madhe e mbetjeve të hidrokarbureve që përfundon në fund të detit, i shkakton dëme të parikuperushme faunës. Shumë gjallesa ujore tashmë janë në rrezik nga mbetjet e hidrokarbureve. Shumë raportohet të jenë në zhdukje.
Sipas analizave të kryera, rezulton se qarkullimi i anijeve tregtare në mesdhe, më tepër se sa përfitime sjell dëme për të gjithë pellgun dhe vendet që janë në rajon.
Të paktën 8300 specie ujore përbëjnë faunën e pasur të Mesdheut. Por, mbetjet e anijeve tregtare po e rrezikojnë përherë e më shumë.
E gjithe bota po përfiton nga rajoni, por vendet që lagen nga këto ujra më shumë po dëmtohen se sa po përfitojnë nga aktiviteti tregtar.
Kambanat e alarmit tashmë kanë filluar të bien.
Nënë e bijë gjenden të therura në banesë
Nënë e bijë janë gjetur të pajeta në banesën e tyre, pasi janë therur me thikë. Ngjarja horror është regjistruar në Links të Skocisë. Sipas mediave ndërkombëtare, vdekja e Liz Eduards dhe e të bijës Kati, 13 vjeçe ka ardhur si pasojë e goditjeve nga një mjet prerës. Sakaq, policia britanike ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje makabre, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Real Madrid shkatërron Getafe
Real Madrid ka siguruar një fitore të rëndësishme në fushën e Getafe, duke u kthyer zyrtarisht në garë për titullin kapion në Spanjë.
Madrilenët fituan me rezultatin 1-5 dhe momentalisht ndodhen 1 pikë larg Barcelonës, e cila pret nesër Valencian.
Ishte Karim Benzema, ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 29 -të, pas një asisti të Hames Rodrigez.
Dyfishimi i rezultatit për ekipin e Zinedine Zidane erdhi në minutën e 40 -të me anë të Iskos.
Pjesa e parë u mbyll 0-2 për miqtë, ndërsa në të dytën, shënuan Garet Bale në minutën e 56 -të, Hames Rodrigez në të 88 -tën dhe në minutat shtesë ishte Kristiano Ronaldo ai që vulosi rezultatin.
Reali i Madridit regjistroi fitoren e gjashtë radhazi në La Liga dhe ka pësuar vetëm një humbje në 18 takimet e fundit./Tv Klan/
Foto/ Bleona godet sërish, kapet me dorën te “zogu”
Të gjithë e njohim për natyrën saj transparente dhe moskokëçarëse. Daljet, komentet dhe deklaratat e saj janë përdorur si kryefjalë e ditës për shtypin rozë. Po kështu edhe këtë radhë, në foto duket Bleona e cila po kontrollon poshtë fustanit.
Një moment i ngjashëm duket se është fiksuar gjatë spektaklit të disa javëve më parë, “Your Face Sounds Familiar”. Çfarë mund t’i ketë humbur vallë këngëtares?
Tritoli në Kombinat, e dyshuar një parukiere
Një sasi e vogël tritoli ka shpërthyer gjatë orëve të para të mëngjesit, në një mjet në Kombinat.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20, në rrugën “Llambi Bonata”, në garazhdin e banesës së shtetasit G. Sh., 37 vjeç, banues më Itali,
Nga konstatimi i ekspertëve xhenierë në tokë, poshtë derës së pasme të pasagjetit është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme të vogla materiale të pjesëve plastike të derës së pasme të pasagjerit dhe të shasisë të automjeti tip “Audi”, në pronësi të këtij shtetasi.
Motivi i ngjarjes dyshoht të jetë një lidhje e prishur dashurie mes shtetasit G.Sh dhe një parukiere në zone, e cila sipas burimeve të policisë mund ta ketë kryer ngjarjen nëpërmjet personave të tjerë në shenjë hakmarrje.
Kjo shtetase është marrë në pyetje në cilësinë e personit, që mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Videolajm/ Polici harron ndezur kamerën, ja çfarë regjistroi
Shumica e njerëzve kanë mundësi të kenë pak privatësi dhe të këndojnë kur janë duke shëtitur me veturë, pasi ata nuk kanë të instaluar ndonjë kamer në rroba që do të filmonte çdo lëvizje të tyre.
Por ndryshe ndodhi me një oficer të ri policie nga Teksasi i quajtur Ryan Johnson, i cili tepër vonë e kuptoi se kishte gabuar.
Ai kishte harruar ndezur kamerën e policisë që e ka të instaluar në uniformë, dhe kështu kishte regjistruar çdo fjalë dhe lëvizje të tij teksa po drejtonte veturën për në shtëpi.
Kolegët e tij të rinj, kishin qasje të drejtpërdrejt në kamerën e oficerit të policisë, i cili ishte filmuar duke kënduar hitin “Hello” të Adele.
Dhe për t’ia vështirësuar edhe më shumë punën atij, departamenti i policisë në Grand Saline, kishin postuar pamjet e filmuara nga kamera e Johnson në faqen e tyre në Facebook, në mënyrë që të tallen me të.
Kjo histori dashurie e çiftit të lejlekëve do t’ju befasojë...
A besoni në dashuri të vërtetë? Epo besojeni! – këtu është një histori e pabesueshme që me siguri do të ndryshojë mendjen tuaj se, dashuria nuk është vetëm një fjalë e zbrazët, transmeton “Klan Kosova”.
Njihuni me Melania dhe Klepetan – një çift lejlek të cilët kanë fole në një shtëpi të një qyteti të vogël kroat. Çdo pranverë për 15 vitet e fundit, Klepetan (lejleku mashkull) kthehet nga migrimi i tij i dimrit në Afrikën e Jugut për t’u ribashkuar me të dashurën e shpirtit, Malena.
Shumë vite më parë, Malena u plagos nga një gjahtar, dhe ka humbur aftësinë për të fluturuar.
Pronari i shtëpisë, Stjepan Vokic, ndihmon lejlekun e dëmtuar duke u siguruar se ajo dhe të vegjlit e saj të kenë gjithmonë furnizim të peshkut.
Çifti ka arritur të sjellë më shumë se 40 fëmijë, dhe ata qëndrojnë së bashku pa marrë parasysh vështirësitë.
Këtë vit, Klepetan u kthye në shtëpi më herët se zakonisht. Ai ka humbur kaq shumë fëmijë sa që ai nuk mundi të qëndrojë larg më kaq gjatë.
Kjo histori prekëse dëshmon pa dyshim se – dashuria e vërtetë me të vërtetë ekziston në të gjithë botën!
BSH: Familjet shqiptare marrin borxh për të mbijetuar
Një pjesë e konsiderueshme e familjeve në Shqipëri e kanë të pamundur të përballojnë edhe jetesën më minimale duke u detyruar të kërkojnë borxh tek të njohurit ose më keq të marrin para me fajde. Konkluzioni vjen nga një raport zyrtar i Bankës së Shqipërisë, i cili referon rezultatet e një vrojtimi mbi 1200 familje.
Raporti, i cili analizon zhvillimet financiare në vend vërën se aktualisht më shumë se 31% e familjeve në Shqipëri janë në borxh. Nga këto, 39% e kanë marrë borxhin në bankë dhe 61% ose gati dy të tretat e kanë marrë borxhin në rrugë informale, tek të njohurit apo persona të tjerë që japin para me fajde.
Zakonisht huamarrja informale sigurohet nga të njohurit, por ka raste kur familje apo individë të dëshpëruar, të cilët nuk mund të përballojnë jetesën detyrohen të marrin para me fajde me kushte tepër të rënda.
Borxh për të mbijetuar
Tre janë qëllimet kryesore se pse familjet shqiptare marrin para borxh. I pari është konsumi. “Në 39 për qind të rasteve huaja merret për konsum, në 24% të tjera për blerje prone dhe vetëm në 15% të rasteve kreditë merren për zhvillim biznesi”,- thotë Banka e Shqipërisë në raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar.
Kjo do të thotë se shumica e familjeve që kërkojnë një hua e bëjnë këtë për të financuar konsumin e mbijetesës sepse nuk mund të mbijetojnë dot me të ardhurat që kanë.
Shqipëria është një ekonomi me papunësi të lartë gati 17.7%. Por krahas papunësisë së lartë, edhe një pjesë e individëve të cilët konsiderohen si të punësuar, kanë të ardhur minimale dhe të pamjaftueshme për një jetesë normale.
Situatë e vështirë
Rreth 33% e familjeve shqiptare sipas Bankës së Shqipërisë kanë deklaruar se në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar situata e tyre financiar u përkeqësua. “Në 43% të rasteve familjet cilësojnë si arsye kryesore rënien e të ardhurave familjare, ndërsa në 41% të rasteve shkaku është rritja e shpenzimeve të jetesës”,- thotë Banka e Shqipërisë.
Madje jo vetëm që deklarojnë përkeqësim të situatës, por familjet janë edhe më pesimiste për të ardhmen.
“Lidhur me pritjet mbi aftësinë paguese në 6 muajt e ardhshëm, rreth 77% e të përgjigjurve kanë deklaruar se “nuk presin asnjë ndryshim”, ndërsa balanca neto e atyre që presin ndryshime ka rezultuar 12.2%, në përkeqësim krahasuar me vrojtimin e kaluar”,- përfundon Banka e Shqipërisë.
Akte të turpshme para fëmijëve, 2 vite burg shqiptarit pervers
Dënohet me dy vjet burg një shqiptar nga Gjykata e Parmës, në Itali, ku akuzohej se bënte sjellje të turpshme në tren.
Sipas mediasve, 39-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ulte pantallonat dhe masturbohej para minoreneve në linjën Parma-Brescia.
Pas përfundimit të dënimit, shqiptari do dëbohet nga Italia. Ato që e kanë denoncuar kanë qenë dy vajza të mitura, me banim në Brescia.
Aktet e pahijshme thuhet se përsëriteshin muaj pas muaji, me frekuencë shqetësuese dhe që nga fillimi i vitit shkollor, ai u ishte qepur dy vajzave duke bërë veprime të pahijshme para tyre.
Ja si e ha Michael Bublé... misrin e zier
Në Disneyland Michael Bublé u pa se preferon të konsumojë misër të zier. Por a di ai si hahet? Në mënyrë vertikale? Shikoni fotot.
Ndoshta këngëtari kanadez vetëm e ka mbajtur misrin për një moment në këtë mënyrë derisa përgjigjej në telefon.
Në këto fotot të realizuar nga paparacët, këngëtari tenton të duket i zënë. Ndoshta kjo edhe i shkoi mirë, ai vërtetë duket i zënë, apo jo?
Arrestohen në Rinas një çift turk i dyshimtë me dokumenta false
Policia Kufitare e Rinasit njoftoi arrestimin në flagrancë të dy shtetasve turq. Në pranga janë vënë Recep Cahit Dogan, 65 vjeç dhe Ozden Gur, 33 vjeçe, të dy , lindur dhe banues në Stamboll të Turqisë. Ata kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit me linjën e fluturimit Stamboll -Tiranë.
Gjatë procesit të regjistrimit nga ana e kontrollorëve është dyshuar në lidhje me pasaportën e shtetases turke Ozden Gur e cila ka paraqitur për dokument udhëtimi një pasaportë turke e lëshuar në emër të Y. Y. 33 vjeçe.
Ky dokument është dërguar për ekzaminim në Laboratorin e Rinasit ku ka rezultuar si dokument me faqen e gjeneraliteteve të falsifikuara.
Në vijim të dy këta shtetas janë shoqëruar për në Komisariatin e Rinasit.
Gjatë veprimeve të para hetimore Ozden Gur ka deklaruar se me shtetasin turk Recep Cahit Dogan me të cilin ka udhëtuar nga Stambolli për në Rinas kanë lidhje shoqërore dhe miqësore.
Ajo tha se me këtë pasaportë të falsifikuar është pajisur në qytetin e Stambollit te një shtetase turke të cilën e identifikon vetëm me emrin S. dhe u shprehet se e ka njohur kur ka vuajtur vetë dënimin me burg në vitin 2010 për "Vjedhje" dhe "Plagosje".
Ajo tha se këtë dokument e ka blerë për 3 mijë dollarë amerikanë.
Ndërsa Recep Cahit Dogan tha se, e ka ndihmuar 33-vjeçaren Ozden Gur për të udhëtuar në drejtim të Shqipërisë dhe se kostot e udhëtimit të kësaj shtetaseje dhe të vetat, si dhe pagesën e qerasë së banesës në Tiranë ku do qendronte Ozden Gur do i mbulonte vetë Recepi.
Recepi deklaron se kur e ka bllokuar policia në Rinas shtetasen turke Ozden Gur, i ka deklaruar shërbimeve të policisë në Rinas se ajo ishte asistentja e tij.
Për shtetasin Turk Recep Cahit Dogan u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit“, parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.
Për shtetasen Turke të identifikuar si Ozden Gur, u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të parashikuar nga neni 189, i Kodit Penal, “Fallsifikimi i pasaportave, vizave apo letërnjoftimeve”.
Shoqërohet në polici Emiljano Shullazi
Pas denoncimit të bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, policia e Tiranës ka shoqëruar mbrëmjen e së shtunës në Drejtorinë e Policisë, shtetasin Emiljano Shullazi.
Sipas ish-kryeministrit, ai ka karëcënuar kandidatët për rektor të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule dhe Mynyr Koni.
Këta të dy kanë bërë denoncim në polici.
Dihen pak detaje për shoqërimin e Shullazit, por mësohet se ai është shoqëruar për t’u pyetur për ngjarjen.
Mesohet se forca policie kanë ushtruar kontroll edhe në banesën e tij.
Ja 9 arsye pse ju nuk do të bëheni kurrë të pasur
Milioneri Steve Siebold beson se, çdokush ka mundësinë që të bëhet i pasur. Dëshironi të bëheni të pasur?
Për t’ju ardhur në ndihmë që të vlerësoni premisat tuaja, britanikja “The Independent” sjell 9 shenja që tregojnë se jeni në rrugë të gabuar.
Teksa askush nuk mund ta parashikojë të ardhmen, zgjedhjet e mëposhtme nuk do ta bëjnë të shpejtë rrugën tuaj drejt pasurisë
Mundoheni shumë për të ruajtur dhe pak për të fituar – Është shumë e rëndësishme që gjatë kohës që kurseni, të mos neglizhoni të fituarit para. Kurseni, por qëndroni gjithmonë të fokusuar si të bëni më shumë para.
Nuk keni filluar të investoni – Një ndër mënyrat më efektive për të fituar para në mënyrë të vazhdueshme është që t’i investoni ato. Sa më herët ta bëni një gjë të tillë aq më mirë.
Jeni të kënaqur me pagën mujore – Pjesa më e madhe e njerëzve kënaqen me pagën mujore. E kundërta ndodh me të pasurit, të cilët zgjedhin të paguhen në bazë të rezultateve që japin dhe vetëpunësimit.
Blini gjëra që nuk mund t’i përballoni – Nëse blini gjëra që janë mbi mundësitë që keni, nuk do të bëheni kurrë të pasur.
Ndiqni ëndrrat e dikujt tjetri, jo tuajat – Nëse doni të jeni të suksesshëm, duhet të bëni atë që ju pëlqen, që do të thotë të jeni të vendosur për të ndjekur pasionet tuaja. Shumë bëjnë gabimin e madh për të ndjekur pasionin e të tjerëve, siç mund të jenë prindërit dhe dështojnë në përpjekjet e tyre për t’u bërë të pasur.
Rrallë herë hiqni dorë nga gjërat që ju pëlqejnë – Nëse dëshironi të ndërtoni një pasuri, të jeni të suksesshëm, do t’ju duhet që të hiqni dorë nga disa gjëra. Sakrifikoni sot për të jetuar më mirë nesër.
Nuk keni një qëllim për paratë tuaja – Paratë nuk do të shfaqen nga asgjëja, duhet të punoni për t’i patur. Nëse dëshironi të vendosni të ardhura, duhet të keni një qëllim specifik dhe të saktë, përpara se të investoni financiarisht.
Shpenzoni më parë dhe kurseni çfarë ju ka ngelur – Në vend se të shpenzoni më parë dhe të kurseni çfarë ju mbetet, duhet të bëni të kundërtën. Hiqni mënjanë të paktën 10 % të të ardhurave dhe kthejeni këtë si një praktikë të përhershme.
Besoni se të qenit të pasur është jashtë mundësive tuaja – Kurdo që ju shkon në mendje një gjë e tillë bëjini vetes këtë pyetje: Përse jo unë? Mendoni gjëra të mëdha, të pasurit kanë pritshmëri të larta nga vetja./tvklan/
Shikoni ç'i ka bërë të pasmeve Luana Vjollca
Prezantuesja seksi e cila po kalon disa ditë pushimi nëpër qytete të ndryshme europiane, ka ndaluar së fundi në Paris. E mrekulluar duket Luana veçanërisht nga Kulla “Eifel”, teksa poston foto të saj nga kënde të ndryshme.
Disa prej këtyre pozave të sjellin në mend firma veshjesh ose parfumesh franceze, ndërsa foto ku bjondja shfaqet e ulur, të ndjell tjetër imazh.
Pa dyshim të bien në sy të pasmet të stërmëdha, për të cilat Luana dita-ditës kujdeset duke u ushtruar fort në palestër.
Por disa dyshojnë se në format me cepa, nuk ka funksionuar mirë aplikacioni i famshëm 'photoshop'... Sidoqoftë, në të dyja rastet puna duhet përgëzuar!
Ja si iu përgjigj ish-autorja e “The Voice”, konfliktit me Ledionin
Përveçse fitoi Tiri, këndoi Alban Skënderaj, performuan trajnerët dhe mes tyre edhe Sidrit Bejleri me një këngë të re, mbrëmë në “The Voice” u lëshuan edhe ca deklarata për autoren e programit deri dy nete më parë, Zefina Hasani. Ajo sot ka reaguar për revistën “Class” duke dhënë komentin e saj mbi dialogun, ku u përfshinë Sidriti dhe Ledioni.
Sidrit Bejleri pati vëmendjen e duhur profesionale në këtë mbrëmje, që si çdo finale, pati çaste të gjata falenderimesh, për të përmendur punën e saj.
“Kam qejf, pa prishur rregullat, të falënderoj autoren e këtij programi Zefina Hasanin, e cila ka mbartur bashkë me ne çdo emocion e çdo shqetësim që kemi pasur dhe ti e di shumë mirë. Është e vështirë të punosh me ata që po i quaj “fëmijë” sepse unë në një farë mënyre po plakem te karrigia e Voice dhe nuk e di nëse ju do hapni ndonjë variant azil pleqsh këtu te Voice”.
Përgjigjja e Ledionit, jo vetëm që nuk ishte një konfirmim i asaj që tha Sidriti, por, pa ditur nëse është thënë me tendencë apo thjesht ishte një përgjigje e rrufeshme në stilin e tij, nuk tingëlloi as dashamirëse, sidomos duke ditur që Zefina u pezullua nga puna dy net më parë për një mendim ndryshe me pjesën tjetër të produksionit.
“Mund ta hapim ndonjë se Zefina pa punë është, kështuqë edhe mund ta bëjë edhe të pleqve”. Mirëpo Sidriti e kishte ndarë mendjen për t’ia njohur Zefinës meritat. “Artist edhe mund të bëhesh, por njeri i mirë rrallë ndodh”,- tha ai.
Mediat shkruan në masë për këtë replikë duke u ndalur te komenti i Ledionit. Sot, Zefina Hasani ka folur për revistën Class duke komentuar dialogun e dy-ish bashkëpunëtorëve të saj të afërt, deri dy javë më parë.
“Sidriti foli! Çfarë Ledioni tha më pas, për mua s’ka asnjë vlerë, siç nuk ka vlerë gjithçka tjetër joprofesionale”,- është shprehur ajo.
Dje, mbyllja e “The Voice 5”, ishte edhe mbyllje e një sezoni të gjatë pune për të dhe bashkëpunëtorët e saj, edhe pse Zefina nuk ishte në prapaskenën e spektaklit.
Fotolajm/ Ja me ke e fshijnë b**n rusët në banjot e kafeneve...
Në foto shfaqet një klient që tërheq një letër tualeti ku është printuar fotografia e Presidentit të SHBA-ve, Barak Obama, në “President Café” në Krasnoyarsk, në Siberi. Fotoja është bërë më 7 prill 2016.
Dhjetra fotografi të Vladimit Putin që nga fëmijëria deri në kulmin e vet si president, varen në muret e këtij lokali në një zonë ku ka shumë punëtorë, në lindje të Siberisë.
Ndërsa, fotografitë e Obamës dhe liderëve të tjerë perëndimorë të Gjermanisë dhe Britanisë, i përshëndesin klientët në WC.
Video/ Edi Rama flet pa doreza: Kësaj femre nuk i rezistoj dot
Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Prive”, që drejtohet nga Liberta Spahiu. Ai ka dhënë një intervistë 60 sekondëshe ku iu është përgjigjur disa pyetjeve provokuese.
Duke rrëfyer për shijet e tij, Rama ka rrëfyer se preferon muzikën klasike.
Më pas intervista ka marrë dimensione të tjera dhe Rama ka rrëfyer detaje intime nga jeta e tij.
“Bashkëshortja ime është gruaja të cilës nuk kam mundur t’i rezistoj dot”,- është shprehur Rama.
Ndërkohë që pyetjes së sa herë i është thyer zemra, Kryeministri i është përgjigjur: “Zemra më është thyer po aq herë sa më është ngjitur”.
Studimi/ Ja çfarë zëvendëson seksi në trupin tonë
Seksi dhe masturbimi nuk mund të jenë vetëm eksperienca të kënaqësisë, ata kanë edhe përfitime shëndetësore, që krahasohen me ushtrimet.
Në fakt, psikologët thonë se, seksi zëvendëson ushtrimet, nëse angazhoheni maksimalisht në aktin seksual.
Studime të ndryshme tregojnë se njerëzit gjatë seksit kanë një rritje të normës së frymëmarrjes, rrahjeve të zemrës dhe shtypjes së gjakut, i njëjti proces që ndodh gjatë ushtrimeve, transmeton “Gazeta Express”.
Duke e krahasuar atë çfarë ndodh gjatë ushtrimeve, hulumtuesit kanë gjetur se një aktivitet i moderuar seksual është rreth 75% i ngjashëm me ushtrimet maksimale.
Një studim më i fundit nga Kanadaja tregoi se, aktiviteti seksual ishte pothuajse i ngjashëm me aktivitetin fizik, si psh. vrapimi.
Kështu, sipas hulumtuesve seksi është një ushtrim por, varet se si e bëni seksin, pasi nëse jeni një përtac gjatë seksit kjo nuk llogaritet./Express/
Mit’hat Havari sulmon Bleonën: Babai yt një xhelat. Ja ç’ka bërë...
Ish-drejtori i policisë së Tiranës, gjatë qeverisjes së Ilir Metës, Mit’hat Havari, ka sulmuar ashpër këngëtaren Bleona Qerreti dhe intervistën e saj dhënë një natë më parë në “Zonë e Lirë”, në pjesë kur ajo flet për të atin.
Duket se Havari e njeh mirë babanë e Bleonës dhe për këtë ai ka ndarë në Facebook memorien e tij për Nazmi Qerretin, ish sigurimsin.
Do'stlaringiz bilan baham: |