Aloe vera
– Kjo bimë është ilaç i mrekullueshëm kundër kruajtjes dhe plagëve të vogla, të shkaktuara nga zbokthi. Aloe verën mund ta përdorni në formë të xhelatinës, apo kremit, e me të duhet bërë masazh i vëmendshëm lëkurës së kokës. Përdoreni në flokë të lagët, para se t’i lani ato me shampo.
Aspirina
– Ky ilaç përmban përbërësit e njëjtë sikur edhe shumica e shampove mjekësore kundër zbokthit, acidin salicilik. Thjesht, shtypni dy aspirina dhe shtoni ata në dozën e shampos tuaj të preferuar. Shampon me aspirina lëreni që të veprojë në kokë për disa minuta, e më pas lani flokët me ujë.maxresdefault
Soda e bukës
– Soda e bukës mund ta zëvendësojë shampon kundër zbokthit, ndaj duhet fërkuar në flokë të lagëta, duke bërë masazh të mirë, e më pas duhet shpëlarë. Nëse mundeni, mos përdorni as regjenerator të flokëve. Soda e bukës i shkatërron kërpudhat dhe nxitë krijimin e vajrave natyrore të flokëve.
Limoni
- Limoni është i dobishëm si kundër formës së yndyrshme, po ashtu edhe kundër formës së thatë të zbokthit, me ç’rast nevojiten rreth dy lugë të lëngut të shtrydhur të limonit, të bëni masazh në flokë të terura, të lihet që të veprojë nja 10 minuta, e më pas të shpëlahet me ujë të vakët. Këtë procedurë mund ta përsëritni edhe pas larjes së flokëve, te zbokthi rezistent.
Uthulla e mollës
– Përzieni ¼ të filxhanit me uthull molle, me ¾ të filxhanit, me ujë dhe këtë përzierje futeni në një shishe, duke bërë spërkatje në tërë flokët. Më pas flokët mbështillni me peshqir dhe prisni sa të veprojë uthulla, për 15 minuta deri në një orë.
Hudhra
– Falë vetive të saj kundër kërpudhave, hudhra mund t’i largojë nga flokët shkaktarët e vërtetë të zbokthit. Mënyra e përdorimit është e thjeshtë, hudhra duhet qëruar, të prihet dhe, me të, të bëhet masazh i lëkurës së kokës. Mundeni edhe ta bluani, duke e lënë që të qëndrojë më gjatë në flokë. Era e hudhrës do të largohet pasi që t’i lani flokët me shampo./express/
Shqipëria para ndryshimeve dramatike: Çfarë na pret?
Nga Mentor Kikia
Askush nuk e di me saktësi se sa shpitarë kanë braktisur vendin e tyre gjatë vitit të fundit, apo muajt e parë të këtij viti. Por, të dhënat e INSTAT tregonin një javë më parë, se në 1 Janar në Shqipëri kishte 2.886.026 milion banorë, ose 6.276 me pak se nje vit me pare. Ndërsa në tremujorin e fundit të 2015, numri i lindjeve kishte rënë me 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014.
Emigrimi, rënia e lindshmërisë dhe plakja e popullsisë, janë probleme që në Shqipëri po thellohen me ritme të frikshme, duke paralajmëruar një të ardhme të shpjetë përballë problemeve të mëdha sociale e shoqërore. Nga 1990, kur Shqipëria kishte moshën me të re të popullisë në Europë, ndryshimet janë dramatike. Me gjithë reduktimin e lindshmërisë, një popullsi duhet të shënojë patjetër në ritje natyrale, por në Shqipëri ndodh e kundërta. Njerëz që ikin, dhe ata që ikin janë osë të rinj, ose cifte më fëmijë të vegjël. Pleq të vetmuar e të braktisur.
Nuk dua të zgjatem në faktin se përse ikin, pasi kjo është tashmë publikisht e ditur; shqiptarët nuk e shikojnë të ardhmen në vendin e tyre dhe kaq. Por i frikshëm sa edhe vete ndryshimi demografik që po ndodh, është fakti se asnjë strukturë qeveritare e shtetërore nuk shqetësohet nga kjo gjendje.
Të “shqetësuar” për reforma e politika të “mëdha” po neglizhojmë zbrazjen e vendit, plakjen e transformimin e shoqërisë. Sipas ekspertëve të statistikave, në vitin 2030, pra vetëm pas 14 vjetësh, me këto ritme largimi dhe ulje të lindshmërisë, që pritet të përshpejtohen, në Shqipëri një e treta e popullisë do të jetë mbi 65 vjec.
Pra nuk është larg dita kur këtu të ketë më shumë pleq pa pension se njerëz që mund të punojnë, edhe sikur të ketë punë. Ah, se desh harrova… nuk do të ketë as kush të votojë më, por as edhe kush te shkoje ne ushtri.
Foto/ ‘Ëngjëlli’ duke bërë plazh… supermodelja e Victoria’s Secrets
Edhe kur Izabel Goulart është duke shijuar një ditë pushimi, ajo duket se është duke xhiruar një set fotografik.
Modelja 31-vjeçare e “Victoria‘s Secret” zgjodhi plazhet e Rio de Janeiros, për të kaluar momente relaksi.
Izabel njihet për elegancën dhe format e saj dhe këtë që e tregojnë edhe fotot e fundit të shkrepura në bregdetin e Rios.
Ajo mbante veshur bikini të zeza, ndërsa për t’u mbrojtur nga rrezet e forta të diellit në Brazil kishte vënë dhe një kapele.
Bleona Qereti kalon natë romantike me Xheni Karaj e LGBT-së
E çlirët dhe mendjehapur, e për më tepër vjen me një eksperincë jete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe kjo është këngëtarja Bleona Qereti.
Pikërisht për natyrën e saj të shpërfillur ishte përzgjedhur nga drejtuesit e LGBT-së në Tiranë, për të qenë ajo e ftuara speciale e mbrëmjes gala të bamërisë, që u organizua në hotel “Rogner” në Tiranë Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë.
Galaja e Bamisërisë u organizua me qëllimin që të ardhurat nga shitja e biletave dhe donacionet e të pranishmëve të shkojnë për të ndihmuar strehën e parë rezidenciale për personat LGBT, që për shkak të homoseksualitetit të tyre, familjarët i nxjerrin nga shtëpia.
Në mbrëmjen gala morën pjesë rreth 200 të ftuar, mes të cilëve zyrtarë, diplomatë të huaj, përfaqësues të shoqatave, gazetarë dhe artiste të njohur. Gjatë mbrëmjes u bë dhe prezantimi i çmimeve për Aleatët e Vitit, që ishte dhe momenti kulminant i galasë, i shoqëruar me performancën e këngëtareve të ftuara për këtë mbrëmje; Rosela Gjylbeu, Mariza Ikonomi, Anxhela Peristeri, Era Rusi, Semi Jaupaj. Epiqendra e darkës ishte Bleona, e cila nxorri në ankand një nga veshjet e saj më të veçanta të garderobës, një fustan të kuq klasik.
Vlera minimale fustanit niste nga 200 mijë lekë të reja, ndërkohë që vetë këngëtarja vetëofrohej për të shijuar një koktejl me meshkujt apo femrat, që do të koontribuonin para për qendrën “Streha”.
Pasi shijuan paksa verë, drejtuesja e Aleanca Kundër Diksriminimit (LGBT), Xheni Karaj iu afrua në tavolinë Bleonës dhe më pas e ftoi në një kërcim romantik. I gjithë kërcimi shkoi shumë bukur, edhe për vetë stilin e veshjes së Bleonës dhe Xhenit.
Këngëtarja kishte veshur një fustan të zi bust, ndërsa Xheni ishte veshur me “frak”, kostum që përdoret zakonisht, në rastet kur do t’i japësh shprehi të dukshme seksualitetit dhe dominancës seksuale. Ato kërcyen pa komplekse deri në orët e vona, momente nga të cilat arritëm të sigurojmë këto foto të veçanta.
Pesë arsyet që Dua Lipa është ylli i ardhshëm i popit
“Dua Lipa, këngëtarja shqiptare e lindur në Londër është 100 për qind drejt së cilës duhet të shikohet. Ne më poshtë i kemi dhënë 5 arsyet se ajo me të vërtetë është ylli i ardhshëm i popit”, shkruan Hitthefloor për këngëtaren shqiptare.
1. Ajo është lindur me emër ylli të popit
Dua Lipa është emri i saj i lindjes. Ajo është në mesin e yjeve të popit si Beyonce, Fergie dhe Madonna që tashmë kishin emrat e tyre të mirë për muzikë.
2. Zërin e saj nuk mund ta krahasoni me të tjerët
Është shumë e lehtë të krahasoni zërin e artisteve me të tjerat bazuar edhe në pamje dhe muzikë. Por, seriozisht Dua e ka krijuar imazhin e saj. Është muzikë pop, por është toni i zërit të saj që është pikëpamje vërtetë unike. Toni i lehtë dhe i errët që e bënë aq interesant dhe joshës, sidomos në këngën e parë “New Love”.
3. Ajo tashmë ka filluar të mbajë turne
Me vetëm tri këngë të publikuara ajo tashmë ka filluar të mbajë koncerte me mijëra njërëz. Fansat e saj janë besnik. Në koncertin e fundit në Londër, kishte edhe fansa që kishin udhëtuar nga Amerika.
4. Hitet e saj tashmë kanë pushtuar botën
“Be The One” tashmë ka pushtuar Evropën. Videoja në YouTube tashmë ka mbi 21 milionë klikime dhe është në top dhjetëshe të top listave në Austri, Gjermani, Holandë, Poloni, Zvicër dhe ishte e para në Belgjikë.
5. ‘Coverat’ që i bënë ajo janë të jashtëzakonshme
Është shumë e rrallë që artistët të bëjnë ‘cover’ të këngëve të tjera, por ajo i bënë në një mënyrë të jashtëzakonshme dhe tingëllojnë shumë mirë. Ajo ka bër ‘cover’ këngët “The Hills” të The Weeknd, “L$D” të A$AP Rockyt, që janë vërtetë unike.
Dua Lipa në verë do të publikojë albumin e saj të parë.
Fotolajm: Blendi Fevziu del me këpucë të kuqe...
Gazetari dhe moderatoiri i njohur i emisionit “Opinion”, Blendi fevziu shquhet edhe për stilin e tij në veshje. Kjo është një foto e pak momenteve më parë, ku ai nga zyra e tij në “TV Klan” ka publikuar këtë pamje të tijën shumë elegante, ku ndër gjërat që të bien më shumë në sy janë këpucët e kuqe.
13/04/2016/......................................
Mandatet e Valentina Leskajt dhe Rakip Sulit mbeten pezull
Nuk është arritur asnjë marrëveshje në Këshillit e Mandateve për Valentina Leskajn dhe Rakip Sulin. Shkak janë bërë debatet dhe mungesa e konsensusit lidhur me mënyrën e paraqitjes në Gjykatën Kushtetuese të kërkesave për mandatin e dy deputetëve.
Në përfundim të mbledhjes, deputeti demokrat Arben Ristani tha se mazhoranca po kërkon të gjejë makinacione për të mbrojtur dy deputetët.
“Po e paraqitin çështjen sikur në Kushtetuese do të shkojë kërkesa personale e deputetes Leskaj dhe Sulit, por kjo nuk është e rregullt. Duhet të shkojë kërkesa e PD se këta dy deputetë për shkak të abuzimit duhet t’u mbarojë mandati.
Në gjykatën kushtetuese nuk mund të shkojë kërkesa e Leskajt dhe Suli, por kërkesa e kuvendit bashkë me kërkesën e opozitës për të dorëzuar mandatet nga deputetët. Të mos përpiqen të gjejnë makinacione për t’i fshehur deputetët nga Kushtetuesja”,- tha Ristani.
Valentina Leskaj dhe Rakip Suli akuzohen nga opozita se, kanë përfituar pa të drejtë fonde publike nga djemtë e tyre të mëdhenj.
Habit Devis Muka: Seks bëj çdo një orë…
Me humor apo jo nuk e dimë. Ajo që dimë është se aktori i humorit thotë se bën seks çdo një orë. Lexoni të plotë intervistën e Devis Mukës dhënë për Story-n.
Hera e fundit që je mërzitur?
Nuk mërzitem, por mërzisin të tjerët me mosmërzinë time.
Zënka e fundit që ke bërë?
Nuk ndodh të zihem. Por kur zihem, zihem mirë.
Hera e fundit që ke dëgjuar një thashetheme për veten?
Thashethemet nuk ka ditë që nuk më ndahen, madje kur ka ditë që nuk dëgjoj sajoj ndonjë për veten. Bukën hiqja shqiptarit po thashethemet jo!
Hera e fundit që ke thënë fjalë të pista?
Më është çarë tra…! Ja sapo e thashë.
Kur ke gënjyer për herë të fundit?
Gënjej shpesh. Por ndonjëherë them të vërtetën duke gënjyer.
Hera e fundit që ke harxhuar para?
Sot në çdo hap harxhon që bën harxhon para. Ja dhe tani që po flas me ju po harxhoj para.
Hera e fundit që ke vjedhur?
I kam vjedhur një libër dikujt që nuk e meritonte ta kishte atë.
Hera e fundit që të kanë vjedhur?
Më kanë vjedhur dy portofolë por nuk jam mërzitur. Pasi edhe hajduti në mënyrë indirekte e ndihmon ekonominë e vendit.
Hera e fundit tek estetistja. Pse?
Kur të shkoj do t’ua them. Tani për tani vetëm tek dentistja.
Çmenduria e fundit që ke bërë?
Çmenduritë kam filluar t’i bëj vetëm të dielave tek programi “Pa Limit”.
Hera e fundit që ke votuar?
U bë një kohë e gjatë, që nuk votoj por kësaj here e kam vendosur, do votoj.
Hera e fundit që ke bërë seks?
Para një ore, por meqë ma kujtuat po shkoj të bëj prapë.
Foto/ Deputetët e PD denoncojnë gjendjen tek Onkologjiku
Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Albana Vokshi, së bashku me deputetët e PD-së, Albina Deda dhe Bedri Mihaj, vizituan sot Spitalin e Onkologjisë në QSUT-ë, për të parë nga afër kushtet dhe trajtimin e pacientëve.
Deputetët bashkëbiseduan me pacientë të shumtë që prisnin në radhë të gjata me orë të tëra, për shkak të mungesës së shtretërve dhe kapaciteteve.
Pacientë të shumtë u ankuan se mungojnë ilaçet për trajtimin e tyre duke u rrezikuar jetën.
“Jam kryefamiljare me dy vajza të vogla. Njërën 6 vjeç dhe tjetrën 10 vjeç që i kam mbyllur në shtëpi. Jam me ndihmë ekonomike prej 35 mijë lekësh dhe po pres ende këtu.
Kurën e ndërpreva prej 4 muajsh, sepse nuk kisha mundësi. Tani e kam nisur prap”,- tha një paciente.
“Ilaçi im nuk është këtu. Më thanë ta blej dhe ai bën nga 200 deri në 300 mijë lekë”,- u shpreh një grua.
Një prej mjekëve deklaroi se mesatarisht bëjnë nga 6 deri në 12 kimioterapi në ditë, krejt ndryshe nga sa ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, sikur bëhen deri në 80 në ditë.
Deputetët konstakuan se aparatura e kurimit të qafës së mitrës nuk funksionon prej disa vitesh vetëm për shkak se duhet vetëm një VKM e Ramës që të bëhet kontrata e të vihet në funksionim.
Po ashtu, njera paisje e kobaltoterapisë nuk funksionon si duhet, sepse burimi i energjisë e ka kaluar afatin duke shkaktuar dëm në jetën e pacientëve.
“Ju i patë vetë radhët e gjata të paciantëve që presin, e që kanë ardhur nga skajet e Shqipërisë, që mbërrijne që në orët e para të mengjesit dhe ende nuk kishin pasur mundësi të vizitoheshin.
Takuam pacientë që jo vetëm nuk kishin marrë kurën apo kimion falas, por ishin detyruar që barnat ti blinin që janë shumë të shtrenja deri në 300 mijë lekë. Folëm edhe për paisjet si ai i kobaltit dhe na konfirmuan se për periudha të caktuara, njëra prej pajisjeve nuk ka funksionuar fare, dhe vetëm para pak ditësh është vendosur në funksionim.
Dua të theksoj se ndërsa Rama dhe Beqaj japin 338 milionë euro për klientë, sponsor dhe miq të tyre, pacientët dergjen dyerve të spitaleve pa marrë, jo shëndetësi falas, por asnjë kurë qe atyre u takon.
Po ashtu, paisjet që janë tenderuar që në kohën e qeverisjes Berisha ende nuk janë vënë në punë, jo vetëm për neglizhencë por edhe për mungesë vemëndje nga kjo qeveri. Kësaj qeverie nuk i intereson as kujdesi dhe as jeta e pacientëve shqiptarë por u intereson të përvetësojnë sa më shumë pasuri për veten e tyre”,- tha Vokshi.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë u ndal dhe në presionin e qeverisë ndaj mjekëve dhe profesionistëve.
“Personeli i cili na shoqëroi tek Onkologjiku u kërcënua me urdhër nga lart duke u thënë që të mos na shoqërojnë ne deputetëve të PD-së sepse ato vijnë si kriminelë. Dua ti them Ramës që nuk jemi ne kriminelë që vijmë të interesohemi për shëndetein dhe jetën e pacientëve, por kriminel është Edi Rama dhe Ilir Beqaj të cilët, paratë që duhet të shkonin për përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë po i çojnë në llogaritë e tyre bankare.
Ne nuk do të heshtim por do të vazhdojmë presionin tonë, të flasim dhe të denoncojmë. Profesor Sallaku na konfirmoi se aparatura për kancerin e qafës së mitrës ka 3 vite që nuk funksionon për shkak se mungon një VKM nga ana e Ramës.
Këto janë iniciativat që ne si deputetë do ti ngremë dhe në parlament. Të shpresojmë që ankesat e pacientëve të dëshpëruar që dergjen shkallëve të spitalit të mos bie në vesh në shurdhër dhe qeveria të reagojë”,- deklaroi Vokshi.
Tiranë/ “Djali i tezes” së Edi Ramës bllokon rrugën: Pronë e imja!
Një person i cili pretendon dhe thotë se është djali i tezes së Edi Ramës, ka bllokuar rrugën prapa 9-katësheve. Arsyeja e këtij bllokimi është se ai “e njeh” veten si pronar i saj. Ky person e ka mbiemrin Koleka dhe prej disa minutash ka debatuar me policët, pasi ka bllokuar rrugën pas pallateve 9-katëshe, që të çon drejt Prokurorisë së Përgjithshme.
“Djali i tezes” së kryeministrit këmbëngul para policëve se, rruga është pronë e tij dhe se, nuk ka ndërmend të lejojë njeri që të kalojë andej.
Policët nga ana e tyre, për shkak të prezantimit të pronarit të rrugës, po mundohen ta bindin me të mira që të lirojë kalimin.
“Prsh JOQ. Një person me mbiemrin Koleka, i thotë policëve që jam djali i tezes së Kryeministrit, ka bllokuar rrugën për rreth 2 orë me pretendimin që rruga është pronë e tija dhe nuk duhet të kaloj njeri këtej. Policët bashkiak edhe ato të rendit heshtin kurse njerëzit e thjeshtë i gjobisin kot, kurse këtë person po e marrin me të mirë se mos mërzitet”,- denoncon një qytetar.
Ahmetaj i përgjigjet Vasilit: Bujqësia me rezultate konkrete
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i ka kthyer përgjigje zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Petrit Vasili, duke e siguruar se qeveria është e angazhuar konkretisht për shqetësimet e shprehura në emër të LSI-së, lidhur me situatën në bujqësi.
Ahmetaj e siguroi Vasilin, se ai, si ish-Ministër Ekonomie dhe tani si Ministër Financash, është marrë personalisht me problemet që u krijohen eksportuesve tanë bujqësor në Maqedoni.
Ahmetaj tha se, ka një procedurë të ngadaltë në analizat laboratorike në Maqedoni, por ai ka ndërhyrë zyrtarisht pranë autoriteve maqedone që të zhbllokohet situata dhe ka pasur rezultate.
Lidhur me pagesat “cash” në furnizimin me produkteve bujqësore, Ahmetaj theksoi se, kjo është një nisëm e vitit 2014 dhe qeveria ka nxitur autofaturimin me TVSH-në të vet grumbulluesve për të lehtësuar bujqitë dhe se, kjo ka sjellë rezultate të mira në formalizmin e ekonomisë bujqësore.
Nga ana tjetër, Ahemtaj e siguroi se shërbimi doganor është në gatishmëri 24 orë për produktet bujqësore dhe çdo abuzim në këtë drejtim, do të ndëshkohet.
Denoncimi: Ushtari që shpëtoi nga rrëzimi i helikopterit ishte zjarrfikës. Ç’donte në mjet?
“Një tjetër denoncim për Mimin dhe gjeneral Trafikun! Me fakte të pakundërshtueshme si mashtrues; Mimin, gjeneral Trafikun dhe papagajtë e tyre në media. Për më hollësisht lexoni mesazhin e tij”,- shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.
Më poshtë mesazhi i publikuar në Facebook:
Pershendetje z.Berisha! Jam nje ushtarak i Forces Ajrore tejet i revoltuar duke ndjekur “Debatin” ne Klan! Nuk e imagjinoj dot se si mund te genjesh e te tallesh ne kete menyre me jetet e humbura te piloteve tane.
1 - Pilotet e ndjere kane qene te patrainuar ne Gjermani sipas kontrates, por vetem me 12 ore baze te kalimit ne tip e quajme ne.
2 - Per kete arsye, plani i fluturimit mbi siperfaqe ujore pa trainim SAR eshte krim i paralajmeruar.
3 - Genjeshter e pafytyre dhe e qellimshme nga perfaqesuesi i Shtabit te Pergjithshem, kur tha se per permbytjet jane perdorur “EC-145”, kur ne fakt jane perdorur per SAR (kerkim shpetim), vetem Cougar per te cilet ne kemi vetem 4 pilote te specializuar, dhe dy koleget e ndjere nuk ishin pjese e kesaj 4-she.
4 - Ushtari qe ndodhej ne bord, eshte “zjarrfikes” jo operator Bordi, ç’ka eshte shkelje flagrante e rregullave te sigurimit ne fluturim.
5 - Si mundet qe brenda 1.5 vitesh te humbasesh 3 pilote dhe nje helikopter te fjales se fundit, dhe askush nga drejtuesit e regjimentit, Shtabit apo qofte dhe niveleve politike, te mos mbaje pergjegjesi?
Ndjese qe u zgjata, z. Berisha, por keta kane bllokuar edhe mediat si ne kohe te merhumit. Ju falenderoj me zemer qe i jepni ze se vertetes. Ja dhe fotoja e helikopterit Cougar, qartesisht i dallueshem nga EC 145, I perdorur per SAR gjate permbytjeve.”
Plagosi dhunuesin, pastaj i lajmëroi gruan: Merre se do t’ja pres!
Gruaja e divorcuar që plagosi me thikë dhe dëmtoi në organet gjenitale ish-punonjësin e CEZ-it, që tentoi ta përdhunonte, i telefonoi fill pas ngjarjes gruas së dhunuesit.
Gruaja, e cila është e moshës rreth 35 vjeçe, pasi e goditi disa herë me thikë H. B., i ka telefonuar bashkëshortes së tij, duke i kërkuar të mbërrijë në shtëpinë e saj dhe ta largojë nga aty, ndryshe do t’i priste organet gjenitale.
“Panorama” shkruan se autori është me inicialet H.B., rreth 60 vjeç dhe i ka shpëtuar për mrekulli nga pasojat e goditjeve me thikë dhe mjete të tjera prerëse nga gruaja e re.
Mësohet se ai, në gjendje të dehur, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një femër në lagjen “Gjeologu” të Bulqizës, por jo vetëm ka hasur në rezistencën e gruas së divorcuar, por është qëlluar disa herë me thikë, madje mendohet se, është tentuar prerja e organeve gjenitale të agresorit.
Ngjarja e rëndë është mbajtur sekret nga mjekët e spitalit të Bulqizës dhe policia lokale për mediat, por burime jozyrtare kanë arritur të nxjerrin në dritë ngjarjen e rëndë, të ndodhur pak ditë më parë.
Mësohet se, në momentin kur ish-punonjësi i CEZ-it ka mbërritur në spital, në gjendje kritike, me plagë të rënda në dy kofshë, mjekët e urgjencës i kanë telefonuar Komisariatit të Policisë dhe kanë informuar se një shtetas me plagë të shkaktuara nga mjete prerëse, ndodhet në spitalin e qytetit.
Oficerë të Policisë Gjyqësore kanë mbërritur menjëherë në spitalin e Bulqizës.
Kanë kontaktuar me shtetasin me inicialet H.B. dhe kanë kërkuar prej tij të tregojë rrethanat e ngjarjes.
I plagosuri nuk ka treguar kush e kishte dëmtuar me thikë në gjymtyrët e poshtme, por pas hetimeve është mësuar se, ky person kishte hyrë në banesën e ish-gruas së T.H. dhe kishte tentuar ta përdhunonte.
Policia lokale po heton nëse është 35-vjeçarja G.H. apo dikush tjetër që e ka goditur disa herë me thikë shtetasin H.B., fqinj me gruan e re.
Mjekë të spitalit të Bulqizës, që kanë qenë të pranishëm gjatë mjekimit të të dëmtuarit, nuk thonë se kush e ka sulmuar këtë person dhe as se cilat janë pjesët e dëmtuara të trupit, por thonë se, ai është mjekuar prej disa ditësh në spitalin e qytetit.
Ndërsa efektivë të Policisë Bulqizë thanë se, çështja është në hetim e sipër, por nuk është bërë publike për arsye etike.
Autorja e ngjarjes rezulton të jetë e divorcuar dy herë dhe është nënë e tre fëmijëve.
Me burrin e dytë ajo është ndarë rreth 1 vit më parë, pasi ai e denoncoi për dhunë.
Madje, në atë kohë, i shoqi i saj kishte marrë edhe urdhër mbrojtjeje nga Policia e Bulqizës.
13 pikëpyetjet për fenë në shkollë
Nga Aurel Plasari
Në një shtet laik dhe, sidomos, të themeluar si laik, lënda e historisë së feve nuk ka se përse të mos ketë vendin e vet në programet arsimore. Në gjendjen e sotme problematike të kulturës shqiptare, specialistëve të arsimit nuk do t’u shkonte qëndrimi i aristokratëve francezë që mburreshin: “Ne kemi Voltairein, populli ka meshën…”. Kusht parësor i konceptimin dhe trajtimit në shkollë të një lënde të tillë do të ishte karakteri i saj shkencor, që do të thotë në këtë rast jofetar. Më shqip: një lëndë shkencore e pandikuar as nga mësimet e Kishës, as nga ato të Xhamisë, si dhe të çdo tjetër institucioni fetar.
Variantet fetare të historisë së feve, që kanë të drejtën e tyre të ekzistimit, e kanë edhe të drejtën e transmetimit si mësime ndër shkollat fetare. Për ç’i takon tekstit të një lënde të tillë, mendoj që përkthimi i ndonjë teksti të huaj, të zgjedhur sidokudo, nuk do të rezultonte me vlerë: do t’i jepte nxënësit shqiptar do ide të përgjithshme për historinë e feve, vërtet, ndërsa nuk do t’i mësonte gjë as për përthyerjen e historisë së feve në historinë kombëtare dhe as për realitetin në të cilin nxënësi jeton dhe mëson. Vetëm disa prej vështirësive që mund të qesë përpara konceptimi dhe trajtimi i një lënde të tillë në realitetin shqiptar po i paraqes, në formë shembujsh, si vijon:
1. A do të trajtojë një lëndë e tillë periudhën e politeizmit, të zotave të shumtë të Antikitetit jo vetëm në Greqinë e Vjetër dhe Romën, por edhe në Ilirinë, çfarë përkon me paganizmin? Fetë e mëdha, në përgjithësi, dhe sidomos Kisha tradicionalisht i janë kundërvënë paganizmit gjithë shpërfillje e përçmim, për të mos thënë që e kanë luftuar. Ndërkaq paganizmi meriton të trajtohet si kulturë me vlerat e veta dhe prurje e veta në qytetërimin europian në të cilin jetojmë, veçan për ç’i takon historisë së feve.
2. A do ta trajtojë një lëndë e tillë realitetin historik simbas të cilit, mbas shekujve të parë të përndjekjes së egër të të krishterëve, sapo që krishterimi u shndërrua në fe zyrtare nga Perandoria, ai filloi përndjekjen pothuaj po aq të egër të jotëkrishterëve, d.m.th. të paganëve: duke ua përdhosur tempujt, duke ua rrëzuar shtatoret e zotave, deri duke përdorur “Dekretet teodosiane” për t’i ndëshkuar edhe administrativisht ata që nuk e pranonin fenë e re? Ka muze të Europës në të cilët mund të kundrohet edhe sot një vegëlz e çuditshme prej druri, me anë të së cilës atyre që nuk pranonin “fenë e re” u mbahej goja hapur përdhuni për t’u dhënë “kungimin”. Etj. Pyes: A nuk do të protestonin institucionet fetare për këtë trajtim të historisë së feve?
3. A do ta trajtojë një lëndë e tillë atë proces historik të pamundësisë së krishterimit për t’ua fshirë gjurmët besimeve pagane duke i zëvendësuar tempujt paganë me tempuj të krishterë? Duke i mëveshur festat e stërlashta pagane me festa të veta kur nuk i zhduku dot? Për shembull: duke i mbivendosur festës së stërlashtë të pranverës (ekuinoksit pranveror) një festë të krishterë? Ashtu siç i mbivendosi festës së stërlashtë të dimrit (ekuinoksit dimëror kur më 25 dhjetor dita fiton fuqi e nis të zgjatet ndaj natës) datëlindjen e z. Krisht? Dhe plot shembuj të tjerë, të cilët dëshmojnë paradoksin se si, në vend që të krishterizohej paganizmi, u paganizua krishterimi? Afërmendsh që nuk mund të mos trajtohet ky proces në një lëndë të tillë, por a nuk do të protestonin për këtë trajtim institucionet fetare?
4. A do të trajtohet ashtu siç do të duhej, d.m.th. në bazë burimesh historike, realiteti i vërtetë i përhapjes së krishterimit në Ilirik, dhe jo vetëm në bazë burimesh ungjillore, siç përsëritet rëndom duke u mbështetur në një citat prej njërës nga Letrat e Shën Palit/Pavlit, kur gjuhët me të cilat ai mund ta përhapte “lajmin e mirë” dihet që nuk ishin veçse ajo armaike dhe ajo greke…?
A do të thuhet në një lëndë të tillë shkencore që Letrat e Palit/ Pavlit janë të vëna në dyshim prej Shkollës Biblike të Tubingenit etj. si hartime të mëvonshme dhe jo të kohës për të cilën bëjnë fjalë? Ose thënë ndryshe: A do të pranohen për realitetin shqiptar tezat historike të albanologut Peter Bartl për përhapjen e krishterimit në Ilirik disa shekuj më vonë se koha e Palit/Pavlit dhe jo në kohën e tij? Dhe atëherë përsëri pyetja: A nuk do të protestonin për këtë trajtim institucionet fetare?
5. A do të mbahej, në një lëndë të tillë, qëndrim shkencor ndaj të quajturit “Donacion i Kostandinit”, dokument nëpërmjet të cilit Kisha e Romës ka pretenduar që perandori Kostandin në shek. IV i kishte njohur asaj të drejtën e “pushtetit tokësor”? Përndryshe si do t’i bëhej me humanistin Lorenzo Valla (14041457), i cili qëndron në themelet e përbashkëta të filologjisë dhe historiografisë? Me veprën Mbi dhurimin e rremë të perandorit Kostandin Valla vërtetoi në rrugë filologjike dhe njëherësh historike që i ashtuquajturi dokument ishte një apokrif i sajuar në shekujt VIII ose IX. Pra qysh në shek. XV ai përuroi vënien në dyshim shkencor të çfarëdolloj autoriteti, sado i lartë të ishte ai. Po sot: a do t’i tolerojnë institucionet fetare të vërteta të tilla në një lëndë të re mësimore, për shembull Kisha nën mësimet e Gjon Palit II për respektimin e dijeve shkencore?
6. A do t’u jepet vend në një lëndë të tillë lindjes, përhapjes dhe zhvillimit të herezive fetare, – sepse kanë pjesën e tyre edhe ato në historinë e feve, – të cilat gëluan në Ballkanin mesjetar përfshi edhe Shqipërinë: mesalinianë, pavlikanë, torbeshë, babunë, bulgër, kudugjerë etj. sidomos bogomilë, e shumta syresh të ngritur sa kundër Kishës bizantine aq edhe kundër pushtetit perandorak bizantin, derisa në Itali heretikët, që nga shek. XIII të paktën, i mbiquajtën Albanesi apo Albanenses? Ndër të rrallët që i ka studiuar, Shuteriqi madje ka qenë i mendimit që Arbëria mesjetare të ketë përbërë epiqendrën e lëvizjes “së re” heretike të Europës dhe jo vetëm kaq: por shpesh pikërisht lëvizjet heretike t’u ketë dhënë shkas fillesave të shkrimit të gjuhëve të popujve të shtypur, edhe pse mund të jetë fjala për tekste tanimë të shkatërruara me hekur dhe zjarr.
7. A do të trajtohet si do të duhej historia e ndarjes së Kishave, të cilën ka shkrues fanatikë që nuk e pranojnë si të tillë duke ngulmuar që ishte “njëra kishë” që u nda nga tjetra dhe anasjelltas? Sado t’u citosh fanatikëve të tillë autorë ndër më seriozët, që kanë trajtuar pikërisht historinë e “ndarjes së Kishave”, a nuk do të vijojnë të protestojnë ata?
Kam pas parapëlqyer të përdor njërin ndër historianët më autoritarë të ndarjes së Kishave, Louis Duchesne (18431922): prift ishte edhe ai, por pati qëlluar edhe dijetar, filolog, sidomos historian kritik i krishterimit. Punimi i tij Iliriku kishtar mbahet ende në themelet e studimit të historisë kishtare të Ilirisë dhe Arbërisë dhe asnjë historian serioz i kësaj historie nuk ka bërë dot pa të, d.m.th. as që ka dashur t’ia dijë për ndonjë “Indeks” të institucionit fetar. E pra vepra e tij titullohet pikërisht Les Églises séparées: “Kishat e ndara”.
8. A do të trajtohej në një lëndë të tillë relativizimi i besimit fetar tek arbërit/shqiptarët në kundërvënie me besimtarinë fanatike të propaganduar jo rrallë? E kam fjalën për atë relativizim besimi i cili, së toku me kthyeshmërinë e shpeshtë të tyre gjatë Mesjetës nga njëra Kishë te tjetra, nga njëri konfesion te tjetri, do të lehtësonte më vonë edhe përqafimin e një feje të re.
Në një nga polemikat e tij Kr. Frashëri pati numëruar raste të mjaftueshme të këtij relativizimi fetar, që fanatizmin fetar e zhvlerëson, duke filluar nga radhët e aristokracisë arbërore: Karl Topia, katolik i lidhur me Avinjonin, ndërtoi manastirin ortodoks të Shën Gjon Vladimirit pranë Elbasanit, ku u varros edhe vetë; Balsha II, katolik roman, lidhi martesë me Komnenën, bijën e Aleksandër Komnen Asenit, ortodoks i kishës bullgare; vëllai tjetër i tij, Gjergj Balsha, u martua me Marien, bijën e Andrea Muzakës, ortodoks i kishës bizantine; vetë ky Muzakë kishte marrë për grua Eufeminë, motrën e zotit të Vlorës, ortodoks i kishës bullgare. Etj.
Konkluzionin më të saktë duket ta ketë pas formuluar Šufflay: “Nga fanatizmi fetar, që ndoshta edhe mund të ketë shkaktuar mësimi i vjetër i Kuranit dhe propaganda moderne katolike ndër shqiptarët e sotëm, në Mesjetë nuk ka pasur shenjë në Arbëri. Përkundrazi, shpesh duheshin injeksione nga ana e papës për t’i ngritur arbërit katolikë kundër ortodoksizmit, të cilit ata nuk ia patën ndier kurrë aq thellë rëndësinë dhe kundërtezat. Vetëm rreziku turk, që kishte depërtuar thellë në shpirtin e aristokracisë, i shndërroi për njëfarë kohe arbërit në mburojë të kuptueshme të katolicizmit përkundrejt islamit dhe i bëri ata të harrojnë për një kohë të gjatë çdo kundërshti me vëllezërit bashkëluftues ortodoksë”. Mund t’i shtohet këtij konstatimi edhe ai i Ferrarit, i cili ka mbrojtur idenë që këto dy tradita fetare – “lindore si shumicë dhe perëndimore si pakicë” – të mos kenë përbërë dy konfesione të ndryshme, por një konfesion të vetëm: “Një ndarje e vërtetë fetare mes ortodoksësh dhe katolikësh është dukuri që nuk ka më shumë se dy shekuj jetë, e shkaktuar nga një zbatim i keq i dekreteve të koncilit tridentin”. Ç’qëndrim do të mbanin sot institucionet përkatëse fetare ndaj konkluzionesh të këtilla nëse do t’i ndeshnin të formuluara në një lëndë mësimore?
9. A do të trajtohet dot mbi baza historike depërtimi në Shqipëri i Islamit dhe përqafimi i tij prej një pjesë jo të vogël shqiptarësh, d.m.th. fendërrimi? Deri më sot këtë histori e kanë shndërruar në çështje sherri: jo u bë “me dhunë”, jo u bë “pa dhunë”, ndërsa realitetet historike dëshmojnë në shekuj të ndryshëm situata shumë më të ndërlikuara. Për shembull: fendërruesit e parë qenë vetë përfaqësuesit e aristokracisë arbërore, për të cilët fendërrimi ishte mjet për të mos u deklasuar, për të mos rënë nga klasa, më thjesht: për të mos humbur zotërimet, çfarë nuk ishte gjë e vogël, apo jo? Burimet historike të kohës dëshmojnë se pothuaj çdo familje aristokratike arbërore pati pinjoj që ndërruan fenë qysh herët për të ruajtur pikërisht statusin klasor: Dukagjinët më të parët dhe më të shumët me rreth 7 pinjoj, Muzakët me 2, Thopiat me 1 ose me 2, Arianitët me së paku 2, Spatat e jugut me një Jakub Spata, Kurtikët me disa pinjoj, vetë Kastriotët me 2 nipër të Skënderbeut (të bijtë e Mamicës), nëse nuk llogaritet Hamza dhe nuk shtohet më vonë “Skënderbeu i ri”, që më 1502 gjeti strehë te turqit mbas dështimit të sipërmarrjes çlirimtare në Arbëri.
Vetëm më vonë, me kalimin e shekujve, fendërrimi u bë masiv, zbriti në nivelet e ulëta të popullsisë për llogari nga më të ndryshmet, përfshi taksa e tagra, ndonëse pa përjashtuar edhe simpati ndaj “fesë së re”. Në këtë situatë të ndërlikuar do të duheshin trajtuar mandej edhe “laramanët”, dukuri që ende nuk njihet sa do të duhej, “kriptokristianët” si ata të Shpatit etj., pavarësisht qëndrimeve që mund të mbajnë ndaj tyre institucionet e sotme fetare.
10. A do të zërë vendin e duhur në një lëndë të tillë lindja dhe konsolidimi i bektashizmit, me peshën e vet origjinale edhe mbi historinë politike të Shqipërisë? Lulëzimi i tij në radhët e trupave të jeniçerëve, ishçunakë të krishterë të shkulur nga prindërit e popujve të nënshtruar si “taksë gjaku” (Devshirmek), dëshmoi që me gjithë indoktrinimin e tyre fetar, diçka nga trashëgimia e “fesë së të parëve” kishte mbetur: së paku sa për t’i dhënë shkas rebelimit ndaj Islamit dhe sa për të dalë sekt më vete. Jo më kot teoricieni mësues i tyre u bë Naimi me Fletoret e Bektashinjet. Jo më kot kryevendi i tyre u bë Shqipëria.
Jo më kot nën turkokracinë rrjeti gjysmilegal i teqeve u bë bazë e lëvizjet së Rilindjes Kombëtare, e organizmit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit veçan. A do të mund të mësohej dot një histori e feve në Shqipëri pa implikime të tilla kombëtare, madje edhe politike?
11. A do të trajtohen në një lëndë të tillë tiparet që mori në Shqipëri si krishterimi, ashtu edhe Islami e bektashizmi, duke u ndikuar nga elemente të larushitura të antropologjisë kulturore të shqiptarëve? Edhe duke u ndërthurur me to? Në një lëndë të tillë, me karakter kombëtar, mendoj që ndërdepërtimet jo vetëm mes konfesioneve, por edhe mes feve kanë më shumë rëndësi sesa – me tërë respektin e dukur – fjalimet e z. Krisht në mal ose të z. Muhamet më Medinë. Mirëpo: si do të reagojnë institucionet fetare që kanë ngulmuar dhe ngulmojnë ende vetëm në aspektin “universal” të besimeve përkatëse?
12. Nuk di të them se si dhe sa do të mund të zinin vend në një lëndë të tillë të historisë së feve idetë e ateizmit: diç nga tiparet e ateizmit shqiptar, sidomos atij politik, sigurisht që nuk mund të përjashtohet. Por ajo çfarë ka vlera më shumë është: A do t’i jepet vendi i duhur në një lëndë të tillë lindjes dhe forcimit të ideve laike, mandej parimeve të laicizmit social e politik, të cilat qëndrojnë në themelet e shtetit në të cilin vijojmë të jetojmë edhe sot?
13. Dhe pyetja e fundit: A do të gjenden në stafet mësimore mësues të formuar që t’ua transmetojnë nxënësve një lëndë të tillë, deri më tani hipotetike? Dhe: ku do të ishin formuar ata, ose ku do të mund të formohen? Edhe pse parashtrova vetëm disa prej vështirësive që mund të qesë përpara konceptimi dhe trajtimi i një lënde të tillë në realitetin shqiptar, mund të kem formuluar ndoshta padashtas disa nga tezat për një mundësi hartimi të lëndës në fjalë, të cilat afërmendsh që janë të diskutueshme.
Rrëfimi: Ja pse e tradhtoja vazhdimisht burrin…
Kam qenë e dashura e një burri të martuar që kishte një vajzë të vogël dhe për këtë nuk pendohem. Kam qenë një nga ato femra që thosha “unë nuk do ta bëja kurrë, kjo nuk ka për të më ndodhur, sepse nuk arrij deri aty”, por ja që ndodhi. Problemi nuk qëndron vetëm te fakti se kam qenë e dashura e një burri të martuar me fëmijë, por e kam tradhtuar edhe bashkëshortin tim pas disa vitesh martesë.
Jo gjithmonë një martesë që i reziston viteve është një martesë e shëndoshë, e mirë dhe kjo nuk do të thotë se ka funksionuar. Jo gjithmonë një femër apo mashkull tradhton për të thyer monotoninë, apo nga dëshira për t’u ndjerë e re.
Të paktën, për mua nuk ka ndodhur kështu, kjo sepse nuk ndihesha aspak monotone dhe as e vjetër në moshë. Tradhtia ime nuk ishte dëshirë për të provuar diçka të re, apo dëshirë për të shkuar me dikë tjetër në shtrat.
Por, çfarë ndodhi?
Vite me radhë jam kënaqur gjithmonë me ato që kisha duke menduar se nuk mund të kisha më shumë se aq. E dija edhe vetë gjatë këtyre viteve që po kënaqesha me pak. Shihja çifte të tjera dhe mendoja me vete: “Lum si ata! Sa do të doja që edhe unë të kisha një marrëdhënie të tillë, të ishim një çift i tillë”. Më pas i thosha vetes: “Është vetëm fasadë ajo që kanë ata, nuk mund të kesh më shumë nga ajo që ke”. Kështu vazhdoja të shijoja qetësinë dhe lumturinë time të verbër.
Ndoshta do të pyesni si ka mundësi që nuk e ka kuptuar bashkëshorti im apo, të paktën, të kuptonte “lumturinë” e rreme që kishim bashkë? Ai nuk ka kuptuar kurrë asgjë.
E, të tjerët? Për të tjerët ne ishim familje e përkryer, kisha krijuar “maskën” time dhe e përdorja gjithandej. Por, jeta ku nuk të përplasë. Gjithçka që kam pasur në jetë e kam ndarë me bashkëshortin tim: interesat, miqtë… gjithçka është e përbashkët në një martesë.
Mirëpo, pas disa viteve martesë kisha gjetur një mik special, e që në fillim pata frikë. U përpoqa që të flisja me bashkëshortin tim, por pas kaq shumë vitesh që “gjithçka shkon për mrekulli”, nuk është e thjeshtë që t’i bësh të ditur partnerit që ka një problem.
Si çift nuk kishim asgjë të përbashkët
Që të shpjegohem më mirë, arrita të kuptoj se si çift nuk kishim asgjë të rëndësishme, asgjë që kishte rëndësi. Është e vërtetë që kishim fëmijë, por ne të dy si çift nuk kishim ndërtuar asgjë bashkë. Kishim një shtëpi, por nuk kishim një familje dhe nuk kishim ndërtuar instrumentet për të përballuar një krizë në çift. Megjithatë, unë i bëra përpjekjet e mia për të folur me të, i kisha treguar për të kaluarën dhe këtë nuk e them për t’u justifikuar, por të gjitha ato që i kisha thënë unë kishin rënë në vesh të shurdhër ose, të paktën, duke gjykuar nga reagimi i tij dhe ka shumë mundësi mos t’më ketë kuptuar, sepse ishte sikur të flisnim dy gjuhë të ndryshme, shkruan Gazeta Albania.
“Duhet ta kisha lënë më parë dhe më pas të nisja një histori të re me tjetrin”. Sa herë ia kam thënë vetes këto fjalë, por nuk arrita ta bëja. Pas shumë tentativave që kam bërë për të parë nëse mund të shpëtoja diçka nga martesa ime, vendosa të ndahem, por ishin fëmijët në mes dhe kjo nuk ishte aspak e lehtë.
Teksa i shihja të flinin fëmijët e mi, mendoja me vete se duhet t’i lija të jetonin edhe disa ditë në paqe. E shihja bashkëshortin tim dhe mendoja se ishte momenti ku duhet t’i tregoja gjithçka, por e shihja të qetë dhe të buzëqeshur e i thosha vetes: “Më mirë nesër, pse duhet t’ia japësh pikërisht tani këtë goditje?”.
Por, të nesërmen nuk gjeja kohë për të folur, ditën tjetër një nga fëmijët sëmurej, pastaj sa të kalonte Viti i Ri, që, të paktën, të ishin të qetë në këto ditë feste. Kështu e shtyja nga dita në ditë diskutimin që duhej ta bëja që nga fillimi. Ndërkohë, nuk mund t’i jepja fund ndjenjave që kisha për tjetrin…
Edhe sot martesa ime vazhdon të jetë e njëjtë, si në fillim, një martesë si gjithë të tjerat dhe kënaqem duke menduar se të gjitha martesat janë kështu. Ndoshta nëse nuk do të isha njohur me tjetrin do të vazhdoja jetën time e qetë. Ajo që më ka habitur më shumë ishte fakti se një herë gruaja e të dashurit tim më ka pyetur se çfarë mendimi kisha për martesën e tyre nga ato që më kishte treguar miku im, pra i dashuri im.
Unë iu përgjigja se më dukej një martesë si gjithë të tjerat dhe ajo m’u përgjigj: “Po, është e vërtetë. Është një martesë si gjithë të tjerat”. E tregonte këtë si një arritje, si një vlerë. Unë e kuptova se nuk është kështu dhe nëse një martesë ka krisje, fundi mund të vijë edhe shkaku i një zënke për dashuri apo edhe për përplasje të tjera.
Durrës, goditet rrjeti i prostitucionit në plazh, 15 të shoqëruar, 4 në pranga
Prokuroria e Durrësit urdhëroi ndalimin e 11 persona, 9 prej të cilave femra dhe 2 meshkuj, të dyshuar si të përfshirë në një rrjet prostitucioni që zhvillohej në zonën e plazhit. Gjatë operacionit policor, në zbatim të urdhrave të ndalimit të Prokurorisë së Durrësit, janë arrestuar në flagrancë edhe 4 persona të tjerë, klientë, duke e çuar numrin e të ndaluarve në 15 persona.
Këta persona janë ndaluar, si të dyshuar për veprën penale të ”Mbajtjes se Lokaleve per Prostitucion”, ”Shfrytëzimit te Prostitucionit” dhe ”Prostitucion”.
Nga hetimet e kryera në këtë procedim penal ka rezultuar se:
Sipas informacioneve që disponohen nga Seksioni Për Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, rezulton se në lagjen nr.13, Plazh Durrës konkretisht ne vendin e quajtur ish-tregu i makinave ndodhet një hotel, i cili administrohet nga shtetasja S. S.
Në ambientet e këtij hoteli vijnë për të ushtruar prostitucion shtetaset (R. C., D. Gj, M K, S. R, E.G. S.H, E.I. dhe D. D), ta cilat, pasi sigurojnë klientët në ambjente të ndryshme dhe bien dakort për pagesën, i cili varion nga 1000-4000 lekë të reja, i drejtojnë klientët për nga hoteli, me qëllim kryerjen e marrëdhenieve seksuale.
Këto vajza kanë rënë dakort me shtetasen S.S, si edhe me persona të tjerë (V. K., E. Xh.) që do t’i japin atyre gjysmën e pagesës që kanë rënë dakort me klientin, me qëllim përdorimin e dhomave të këtij hoteli. Në momentin që vajzat hipin në dhoma për të kryer marrëdhënie seksuale, shtetasja S. S. qëndron jashtë, e ulur në një tavolinë, me qëllim që të kontrollojë lëvizjet e vajzave dhe personave që hipin në dhomat e hotelit.
Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria e Durrësit urdhëroi ndalimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë rrjet, urdhëra të zbatuar gjatë mesditës së sotme nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.
Foto+Video/ Coco Austin tregon “asetet” pranë vajzës së saj të vogël
Njihet për setet fotografike të ekzagjeruara, por Coco Austin e ka kaluar kufirin me “shfaqjen” e saj të fundit.
Modelja 37-vjeçare ndau me ndjekësit e saj në Instagram një video, ku shihet me të brendshme të kuqe duke shtyrë karrocën me vajzën e saj 4-muajshe.
E vogla Chanel Nicole shihet duke qëndruar e qetë në karrocë, ndërkohë që nëna e saj tregonte “asetet” për setin e radhës fotografik.
Zbulohet kompania që kërkon të blejë Aeroportin e Rinasit
“China Everbright” është kompania që po negocion për të blerë “Tirana International Airport” (TIA), që menaxhon me koncesion Aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit.
Emri i kompanisë është konfirmuar për Monitor nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA, Z. Rolf CastroVasquez. Ai pohon se është kompania mëmë e TIA që po zhvillon negociatat dhe në shitje është vetëm biznesi në Shqipëri.
Ishte një moment i mirë për të shitur dhe kishte kërkesa, ndaj kompania mëmë vendosi të hyjë në negociata për shitje. Pak ditë më parë u bë publik lajmi se një sipërmarrje kineze është e interesuar për të blerë TIAn.
China Everbright Limited është një kompani e shërbimeve financiare në menaxhimin e aseteve, investimeve direkte, ndërmjetësimit dhe bankingut investues në rajonin e Kinës, përfshirë dhe Hong Kongun.
Kompania e saj mëmë është China Everbright Group, me pronësi shtetërore. Aktualisht pronarët e Tirana International Airport janë: DEGDeutsche investitionsund Entwicklungsgesellschaft mbH31.7%; AlbanianAmerican Enterprise Fund “AAEF”21.3%; AviAlliance GmbH47%. Konsorciumi Tirana International Airport (dikur Tirana Airport Partners), në vitin 2004 nënshktroi një marrëveshje koncesionare 20 vjeçare me qeverinë shqiptare për projektimin, financimin, ndërtimin, kryerjen, funksionimin, menaxhimin dhe zhvillimin e Aeroportit Ndërkombetar “Nënë Tereza”, Tiranë.
Pak javë më parë, qeveria shqiptare arriti marrëveshje me Tirana International Airport për heqjen e eksluzivitetit të kësaj të fundit.
Sipas marrëveshjes së përbashkët, kompanisë Tirana International Airport i është dhënë menjëherë një zgjatje e Afatit të Koncensionit prej dy vitesh duke mundësuar kështu hapjen e Aeroportit të Kukësit për fluturimet ndërkombëtare.
Kjo do të thotë se Afati i Koncensionit do të shtyhet deri më datë 2027. Më tej, në rast të vënies në përdorim të një aeroporti tjetër apo aeroporteve të tjera, si Vlora ose Saranda, Afati i Koncensionit do të shtyhet me 0.5 vite të tjera për çdo vit operimi të këtyre aeroporteve jugore, siç thuhet në Ndryshimin e Marrëveshjes së Koncensionit./Monitor/
“Në palestër, nuk ke pse dukesh si zdromse”
Është fanse e madhe e “selfie”-ve në palestër dhe kjo ndoshta është arsyeja që 31-vjeçarja bën tualet përpara çdo seance.
Në një intervistë për revistën “Shape”, Khloe shpjegon: “Nuk ke pse dukesh si zdromse kur bën palestër.
Unë blej veshje të bukura për stërvitje dhe zbukurohem, pasi kur ndihem e bukur, kam edhe më shumë motivim për të bërë edhe më shumë ushtrime”.
Khloe vë edhe bizhuteri kur stërvitet, edhe pse nuk rekomandohen aspak.
“Njerëzit qeshin me mua që shkoj në palestër me vathë e byrzylykë, por pse jo. Më bëjnë të ndihem e veshur më bukur”,- shpjegon 31-vjeçarja./TCh/
Helikopteri/ Ushtari Baramuça gënjen? Prokuroria: Të merret sërish në pyetje!
Prokuroria e Shkodrës, nuk bindet nga dëshmia e parë e ushtarit Gerald Baramuça dhe urdhëron të rimerret në pyetje. Me urdhër të shefit të akuzës së Shkodrës, është kërkuar të rimerret në pyetje ushtari Baramuça, me dyshimin se nuk thotë të vërtetën.
Pas këtij urdhri, mësohet se prokurori dhe oficerët kanë marr kontakt me ushtarin, por për shkak se i është nënshtruar një operacioni ortopedik në Qendrën Spitalore të Traumës pyetja e tij nuk është bërë u mundur.
Për këtë fakt, është caktuar një ditë tjetër për të rimarr në pyetje, pasi dyshohet se ai fsheh diçka për hetuesit. Pasi në dëshminë e dhënë vetëm 3 ditë pas rrëzimit, ushtari Baramuça shumë pyetjeve nuk i është përgjigjur duke u mjaftuar me shprehjen “nuk mbaj mend”.
Nga ana tjetër, me ndihmën e oficerëve të policisë ushtarake të Forcave të Armatosura prokuroria ka marr në pyetje edhe 4 ushtarak të Repartit të Helikopterëve në Farkë. Të pyetur për ngjarjen janë komandanti i regjimentit të helikopterëve, Kolonel Kuto Hasani, rreshtere Sofije Ramçaj, tetarja Elsa Alku që janë personeli i mbajtjes së shkresave dhe planit të fluturimit e protokolli.
Si dhe kapiteni Valentin Korbi, që ka qenë edhe personi i cili ka komunikuar i fundit me dy pilotët që humbën jetën nga rrëzimi helikopterit. Hetuesit thonë se komunikimi i fundit radiofonik i dy pilotëve me operatorin e kullës së vrojtimit në Farkë ka qenë ora 13:45 minuta dhe vetëm pak minuta më pas helikopteri është zhdukur nga monitori e operatorit të kullës së vrojtimi në Farkë.
Sipas burimeve pranë grupit hetimore, ky është vendi ku helikopteri “EC-145” është rrëzuar, i detajuar në hartën që dy pilotët kishin në bord me të cilën ndiqnin edhe koordinatat e fluturimit.
Sa i përket kartës së memories së kamerës së sigurisë, hetuesit thonë se ajo është e rikuperueshme por vetëm nga programi dhe ekspertët e kompanisë franko-gjermane të pordhimit të helikopterëve. Ku edhe do të dërgohet nga prokuroria për ekzaminim, në prani të një prokurorit dy përfaqësuesve të ministrisë së mbrojtjes dhe ekspert të pavarur nga të cilët është kërkuar asistence teknike.
Nga ana tjetër, i çuditshëm është fakti se pse Ministria e Mbrojtjes nxitoi duke i shpall dy pilotët dëshmor të kombit pa përfunduar hetimi penal apo administrative i shkakut të rrëzimit të helikopterit mesditën e 6 prillit në Liqenin e Shkodrës./ABCNews/
Iva Aliko: Politikani plak që më dhuroi shtëpi tek Komuna e Parisit
Iva Aliko dhe në një intervistë për “Story” është shprehur se, një politikan i ka blerë një apartament në Tiranë. Por as vajza në fjalë nuk ka treguar një emër konkret, duke na bërë të kuptojmë që këto janë thjeshtë manovra për të marrë pak famë, qoftë dhe përmes skandalesh ndoshta të sajuara.
Më poshtë është një pjesë e intervistës për revistën “Story”, ku Iva ka bërë këto deklarata.
Do'stlaringiz bilan baham: |