Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet99/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   95   96   97   98   99   100   101   102   ...   217

III. Ligji i zbatueshëm:
14. Në nenin 57 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, parashikohet se:

Përgjegjësia për masat disiplinore

1. Nëpunësi civil është përgjegjës për shkeljen me faj të detyrimeve të nëpunësit civil sipas ligjit. Shkeljet në shërbimin civil ndahen në:

shkelje shumë të rënda;

shkelje të rënda;

shkelje të lehta.

2. Janë shkelje shumë të rënda:

a) mospërmbushja e rëndë e detyrave;

b) mosrespektimi i përsëritur i afateve të caktuara në përmbushjen e detyrave, të cilat kanë sjellë pasoja shumë të rënda;

c) moszbatimi haptazi i dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale;

ç) braktisja e punës ose mungesa e pajustifikuar dhe e vijueshme për 7 ditë pune ose më shumë, kur mungesa ka sjellë pasoja shumë të rënda në përmbushjen e detyrave të institucionit;

d) përfitimi në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë i dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale, të cilat jepen për shkak të detyrës.

3. Janë shkelje të rënda:

mospërmbushja e detyrave;

braktisja e punës ose mungesa e pajustifikuar dhe e vijueshme për 3 ditë pune apo më shumë, kur mungesa ka sjellë pasoja të rënda;

shkelje e përsëritur e rregullave të etikës në shërbimin civil;

ç) sjellja e parregullt, në mënyrë të përsëritur, gjatë kohës së punës me eprorët, kolegët, vartësit dhe me publikun;

d) dëmtimi i pronës shtetërore, përdorimi i saj jashtë përcaktimit zyrtar apo keqpërdorimi i pronës shtetërore;

dh) kryerja e përsëritur, brenda ose jashtë orarit zyrtar, e veprimeve që cenojnë figurën e nëpunësit civil, institucionin apo shërbimin civil në tërësi;

e) shkelja e rregullave për ruajtjen e informacionit të klasifikuar apo të mirëbesimit për të dhënat e klasifikuara si të tilla;

ë) shkelja e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj.

4. Janë shkelje të lehta:

a) mungesa e pajustifikuar në punë deri në 3 ditë pune;

b) shkelja e rregullave të etikës;

c) sjellja e parregullt, gjatë kohës së punës, me eprorët, kolegët, vartësit dhe me publikun;

ç) kryerja, brenda ose jashtë orarit zyrtar, të veprimeve që cenojnë figurën e nëpunësit civil, institucionin apo shërbimin civil në tërësi.
15. Në nenin 58 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, parashikohet se:

Llojet e masave disiplinore

Masat disiplinore që mund të zbatohen ndaj nëpunësit civil janë:

  1. vërejtje;

  2. mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj;

  3. pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet.

ç) largim nga shërbimi civil.
16. Në nenin 60 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, parashikohet se:

Parimet për përshkallëzimin dhe individualizimin e masës disiplinore

1. Për përcaktimin e masës disiplinore të zbatueshme, eprori direkt ose komisioni disiplinor bazohet në:

a) shkaqet, rrethanat e kryerjes së shkeljes, rëndësinë dhe pasojat e ardhura prej saj;

b) shkallën e fajësisë;

c) ekzistencën e masave të tjera disiplinore të mëparshme të pashuara, sipas nenit 61 të këtij ligji.

Masat disiplinore jepen në raport të drejtë më shkeljen e kryer.

Për shkeljet shumë të rënda, të parashikuara në pikën 2 të nenit 57 të këtij ligji, jepet masa disiplinore e parashikuar në shkronjën “ç” të nenit 58 të këtij ligji.

Për shkeljet e rënda të parashikuara në pikën 3 të nenit 57 jepet masa disiplinore e parashikuar në shkronjat “b” ose “c” të nenit 58 të këtij ligji.

Për shkeljet e lehta të parashikuara në pikën 4 të nenit 57 jepet masa disiplinore e parashikuar në shkronjën “a” të nenit 58 të këtij ligji.

6. Për çdo shkelje jepet vetëm një masë disiplinore.

17. Në nenin 68/6 të ligjit nr.9920/2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, parashikohet se:



6. Vlerësimi i bërë nga administrata tatimore hyn në fuqi 10 ditë kalendarike pas datës, kur njoftimi i vlerësimit tatimor dhe i kërkesës për të paguar vlerësohet të jetë marrë, siç parashikohet në nenin 69 të këtij ligji.

18. Në nenin 69/1 të ligjit nr.9920/2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, parashikohet se:



Njoftimi i vlerësimit tatimor dhe kërkesa për pagesën e detyrimit tatimor:

Administrata tatimore, brenda 10 ditëve kalendarike nga data e llogaritjes së vlerësimit prej saj, duhet t’i dërgojë tatimpaguesit, me postë rekomande, njoftimin e vlerësimit dhe kërkesën për pagesën e detyrimit tatimor.
19. Në nenin 89 të ligjit nr.9920/2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, parashikohet se:

Njoftimi dhe kërkesa për të paguar

1. Sa herë që administrata tatimore konstaton se një tatimpagues nuk ka paguar plotësisht dhe në datën e caktuar detyrimet tatimore, administrata tatimore i dërgon, me postë rekomande, një njoftim me shkrim, ku kërkon pagesën e plotë të detyrimit tatimor.

Për njoftimin dhe kërkesën për të paguar zbatohen afatet dhe procedurat e parashikuara në nenin 69 të këtij ligji.

2. Nëse tatimpaguesi nuk përdor të drejtën e ankimit dhe nuk paguan detyrimin tatimor, administrata tatimore duhet ta mbledhë tatimin, duke përdorur njërën ose disa prej mënyrave, të parashikuara në këtë kre.

3. Detyrimi për dërgimin e njoftimit dhe të kërkesës për të paguar nuk zbatohet, nëse administrata tatimore zotëron prova konkrete dhe të besueshme, se tatimi është në rrezik dhe tatimpaguesi, për të shmangur mbledhjen me forcë të detyrimit tatimor, mund të fshehë ose të transferojë aktivet.

4. Në rastin e parashikuar në pikën 3 të këtij neni, administrata tatimore, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal dhe të Kodit të Procedurës Penale, mund të kërkojë pranë organeve kompetente:

a) ndalimin e lëvizjes jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të administratorit, të personit juridik, ortakut dhe aksionarit të personit juridik apo individit tregtar, i cili ka detyrime të papaguara;

b) ndalimin e transferimit jashtë shtetit të shumave të depozituara në llogaritë bankare, në emër të individit tregtar apo të shoqërisë tregtare, që ka detyrime të papaguara.
20. Në nenin 90/1 të ligjit nr.9920/2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, parashikohet se:

Urdhri i bllokimit të llogarive bankare të tatimpaguesit

1. Nëse tatimpaguesi nuk paguan detyrimin tatimor në datën e caktuar, në përputhje me nenin 89 të këtij ligji, për njoftimin dhe kërkesën për pagesë, administrata tatimore, nëpërmjet një urdhri me shkrim, të lëshuar nga drejtori i drejtorisë rajonale apo drejtuesi i njësisë së ngjashme me të, apo titullari i zyrës tatimore të qeverisjes vendore, i kërkon çdo banke, ku tatimpaguesi ka llogari në emër të vet, të mbajë një shumë, e cila duhet të jetë më e vogla ndërmjet:

a) shumës që kërkohet të mbahet;

b) shumës, që rezulton në atë çast në llogarinë bankare të tatimpaguesit.

IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:
21. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, rekursi i paraqitur nga pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nuk përmban shkaqe nga ato që parashikohen në nenin 58 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”, prandaj nuk ka arsye ligjore që vendimi i gjykatës së apelit të cënohet.

22. Në nenin 68/6 të ligjit nr.9920/2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, është parashikuar se: Vlerësimi i bërë nga administrata tatimore hyn në fuqi 10 ditë kalendarike pas datës, kur njoftimi i vlerësimit tatimor dhe i kërkesës për të paguar vlerësohet të jetë marrë, siç parashikohet në nenin 69 të këtij ligji. Në zbatim të kësaj dispozite ligjore rezulton që të jetë bërë ndërprerja e marrëdhënieve të punës së paditësit Bledar Taushani nga pala e paditur, me argumentin se përpara se të kalonte ky afat nga ana e paditësit është nxjerrë një urdhër bllokimi i llogarive bankare për Shoqërinë “Giorgio Alfio” që ishte klasifikuar si subjekt tatimor debitor, duke i konsideruar veprimet e paditësit si shkelje shumë të rëndë e ligjit.

23. Në nenin 89/3 të ligjit nr.9920/2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, është parashikuar se: Detyrimi për dërgimin e njoftimit dhe të kërkesës për të paguar nuk zbatohet, nëse administrata tatimore zotëron prova konkrete dhe të besueshme, se tatimi është në rrezik dhe tatimpaguesi, për të shmangur mbledhjen me forcë të detyrimit tatimor, mund të fshehë ose të transferojë aktivet. Në zbatim të kësaj dispozite ligjore, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, përfundimi i Gjykatës Administrative të Apelit se, vetë ligji i jep të drejtën palës paditëse për të vepruar për mbledhjen e detyrimeve tatimore pa njoftim paraprak është i drejtë dhe i bazuar në ligj.

24. Në nenin 60 të ligjit 152/2013 evidentohet se: Për përcaktimin e masës disiplinore të zbatueshme, eprori direkt ose Komisioni Disiplinor bazohet në: a) shkaqet, rrethanat e kryerjes së shkeljes, rëndësinë dhe pasojat e ardhura prej saj; b) shkallën e fajësisë; c) ekzistencën e masave të tjera disiplinore të mëparshme të pashuara, sipas nenit 61 të këtij ligji. Masat disiplinore jepen në raport të drejtë më shkeljen e kryer. Gjykata Administrative e Apelit arsyeton se, në rastin objekt shqyrtimi masa disiplinore e marrë ndaj paditësit nuk është në raport me shkeljen e kryer prej tij, pasi nuk rezulton që ai të ketë patur masa disiplinore të mëparshme të pashuara, pasojat e veprimeve të tij nuk i kanë sjellë dëm buxhetit të shtetit, përkundrazi veprimet e paditësit kanë patur si qëllim arkëtimin në buxhet të një detyrimi të prapambetur të një subjekti tatimor jo korrekt në shlyerjen e detyrimeve tatimore.

25. Megjithëse në marrjen e aktit administrativ, pala e paditur ka zbatuar procedurën e parashikuar në ligj, pasi ajo ka ngritur Komisionin Disiplinor, vendimi është i nënshkruar në përputhje me ligjin nga kryetari i këtij komisioni dhe nga sekretari teknik, sepse marrëdhëniet e punës së paditësit Bledar Taushani rregullohen nga ligji nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” për shkak se ai është punësuar me vendimin nr.981, datë 30.10.2008 të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe në nenin 59 të këtij ligji masa disiplinore e parashikuar në shkronjën “ç” (largim nga shërbimi civil) është në kompetencë shqyrtimi nga Komisioni Disiplinor. Në zbatim të nenit 67 të po këtij ligji, paditësi është vënë në dijeni të procedimit disiplinor dhe ka paraqitur kundërshtimet e tij, është mbajtur takimi me datë 04.06.2014, duke iu lënë edhe koha e mjaftueshme për tu njohur me materialet e procesit disiplinor dhe më pas Komisioni ka marrë vendim për masë disiplinore të largimit nga shërbimi civil.

26. Megjithëse rregullat proceduriale të nxjerrjes së aktit nga organi administrativ kompetent janë zbatuar në përputhje me ligjin, pala e paditur ka gabuar në zbatimin e ligjit material, sepse masa disiplinore “Largim nga shërbimi civil” nuk është në përputhje me nenin 57 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, pasi shkelja që pretendohet se ka kryer paditësi nuk është një shkelje shumë e rëndë dhe për rrjedhojë ajo nuk përfshihet në moszbatimin haptazi të dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale.

27. Urdhri i bllokimit nr.905 prot, datë 27.01.2014, me të cilin është urdhëruar bllokimi i llogarive bankare të Shoqërisë “Giorgio Alfio” është miratuar paditësi Bledar Taushani me cilësinë e përgjegjësit të sektorit edhe Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Vlorë, madje vetë ky i fundit nuk ka patur njohuritë e duhura nëse për tatimin mbi fitimin duhet të nxirret një njoftim detyrimi tatimor apo do të mjaftohet organi tatimor me një vetëdeklarim të subjektit tatimor. Në zbatim të neneve 89 e 90 të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar ka rezultuar se paditësi nuk ka shkelur asnjë nga detyrat e tij funksionale, pasi është konfirmuar se subjekti tatimor në fjalë ishte debitor prej vitesh e nuk kishte paguar detyrimet tatimore. Pretendimi i paditësit se nëse do të pritej që të bëhej Njoftim Vlerësimi Tatimor do të parashkruheshin detyrimet është i bazuar në ligj.

28. Ligji nr.9920, datë 19.05.2008, i ndryshuar, në nenin 89 i tij, parashikon se administrata tatimore ka të drejtë që të mos bëjë njoftim për mbledhjen e borxhit kur ka rrezik që tatimi të mos mblidhet dhe tatimpaguesi mund të fshehë ose transferojë aktivitet e tij, prandaj nuk ndodhemi përpara një moszbatim haptazi të dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale nga punonjësi i administratës publike, pasi që të ketë një moszbatim haptazi duhet punonjësi të ketë vepruar me dashje, në një kohë që bllokimi është kryer vetëm, pasi rezultoi se ky subjekt kishte detyrime tatimore të papaguara.

29. Në nenin 60 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, në të cilin parashikohen parimet për shkallëzimin dhe individualizimin e masës disiplinore, del se për shkelje që nuk janë shumë të rënda nuk mund të jepet masa disiplinore e parashikuar nga neni 58/ç i këtij ligji, prandaj Komisioni Disiplinor nuk e ka zbatuar me korrektësi këtë dispozitë ligjore dhe nuk ka marrë në konsideratë rrethanat e kryerjes së veprimit nga paditësi, i cili nuk ka shkaktuar një dëm ekonomik dhe nuk ka patur asnjë masë disiplinore të mëparshme dhe për rrjedhojë me të drejtë Gjykata Administrative e Apelit ka arritur në një përfundimin që pala paditëse duhet të rikthehet në vendin e mëparshëm të punës.

30. Pretendimet që ngrihen në rekursin e palës së paditur, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk gjejnë mbështetje ligjore, pasi ato nuk kanë të bëjnë me shkelje të ligjit, të parashikuara nga neni 58 i ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”, të cilat mund të jenë lejuar nga gjykatat më të ulta. Këto pretendime kanë të bëjnë më tepër me çështjen e provave, të cilat nuk mund të jenë objekt shqyrtimi me rekurs në Gjykatën e Lartë.

31. Megjithëse çështjen e ka zgjidhur drejtë, Gjykata Administrative e Apelit ka gabuar në pasqyrimin e palëve në vendimin përfundimtar, pasi ajo nuk ka vendosur personin e tretë DAP, pranë Ministrisë së Brendshme, të cilin e ka shënuar në procesverbalin e seancës gjyqësore, prandaj kjo gjykatë duhet të bëjë më kujdes me të dhënat e vendimit përfundimtar.

32. Për të gjitha këto që u thanë më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, rekursi i paraqitur nga pala e paditur, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk është i bazuar në ligj, prandaj si të tillë ai nuk duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi e gjykatës së apelit duhet të lihet në fuqi.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 63/e të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”.....

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.1628, datë 02.07.2015 të Gjykatës Administrative të Apelit.


Tiranë, më 01.03.2016


Nr. 31001-02380-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-539 i Vendimit (123)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   95   96   97   98   99   100   101   102   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish