Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet100/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   96   97   98   99   100   101   102   103   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:


Ardian Dvorani Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Arjana Fullani Anëtare

Medi Bici Anëtar

Andi Çeliku Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 01.03.2016, mori në shqyrtim çështjen administrative me nr.02380/2013, që u përket palëve:


PADITËS: PASKAL NASKA

PALË E PADITUR: INSPEKTORIATI NDËRTIMOR URBANISTIK PRANË BASHKISË TIRANË.

PERSON I TRETE: ZYRA QENDRORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME TIRANË.
OBJEKTI:

Shfuqizimin e Vendimit nr.1611,datë 29.09.2008

të Inspektoritatit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë Tiranë

për prishjen e banesës së Paskal Naskës ne Bulevardin “Bajram Curri.

Baza Ligjore: Neni 324, 329 i K.Pr.Civile,

Ligji nr.8405, datë 17.09.1998 “Për Urbanistikën,

Ligji nr.9780, datë 16.07.2007 “Për Inspektimin e Ndërtimit”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.520, date 27.01.2012, ka vendosur:

Pranimin e padisë së ngritur nga Paskal Naska.

Shfuqizimin e vendimit nr.1611, datë 29.09.2008 të palës së paditur Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik pranë Bashkisë Tiranë.

Detyrimin e palës së paditur ti dëmshpërblejë paditësit dëmin e shkaktuar në masën 47,000,000 (milion) lekë.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr 635 datë 15.03.2013, ka vendosur:

Lënien në fuqi të Vendimit nr.520, datë 27.01.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs pala e paditur Bashkia Tiranë, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.635, datë 15.03.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë vjen në kundërshtim me nenin 118 të Kodit të procedurës Administrative i cili përcakton se “ Aktet administrative do të quhen relativisht të pavlefshme në kuptimin e këtij kodi , kur ato janë nxjerrë në kundërshtim me ligjin , por megjithatë nuk janë absolutisht të pavlefshme”

  • Vendimi i Inspektoratit të Bashkisë Tiranë nuk përmban asnjë nga elementët e pavlefshmërisë relative pasi veprimet e saj janë kryer në përputhje me nenin 5/a,d dhe nenin 13 të Ligjit nr.9780/2007 “Për Inspektimin e Ndërtimit“, të cilët parashikojnë: “Gjatë ushtrimit të përgjegjësive të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji, inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë / komunës merr masat e mëposhtme: a) vendos përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës; d) vendos prishjen e ndërtimit të kundërligjshëm. Brenda 10 ditëve nga marrja e kopjes së procesverbalit ose e njoftimit për rezultatin e kontrollit, inspektorët e inspektoriatit ndërtimor e urbanistik të bashkisë /komunës /qarkut/ kombëtar nxjerrin vendimin për marrjen e masave përkatëse dhe dhënien e sanksioneve administrative, i cili nënshkruhet nga kryeinspektori.

  • Rezulton se shtetasi Paskal Naska është pajisur me lejen e ndërtimit nr.113, datë 10.01.1992 për ndërtimin e objektit 3 katësh me sipërfaqe 109 m2, leje e cila ka pasur një afat 1 vjeçar për realizimin e ndërtimit që nga data kur është lëshuar.

  • Nga verifikimi i planshetës (hartës) së vitit 1993 të qytetit të Tiranës rezulton se njolla e ndërtimit të objektit nuk figuron, fakt i konfirmuar edhe nga eksperti i thirrur nga gjykata. Ky konfirmim vërteton se në vitin 1993 ky ndërtim nuk ekzistonte dhe se shtetasi Paskal Naska nuk e ka realizuar ndërtimin brenda afatit 1 vjeçar të lejes së ndërtimit dhe duhet të pajisej me një leje tjetër ndërtimi.

  • Vendimi nr.1611 datë 29.09.2008 “Për prishjen e Objektit” u mor pasi u konfirmua fakti i sipërcituar si dhe pasi u konfirmua se Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, kishte fshire nga regjistrat publikë pronësinë e paditësit .

  • Vendimi i palës së paditur është marrë në përputhje me nenet 45,48,75 te ligjit 8405 datë 17/09.1998 “Për Urbanistikën “ të cilët përcaktojnë : Çdo person fizik e juridik, vendas ose i huaj që do të ndërtojë në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të pajiset me leje ndërtimi. Ky është dokumentacioni i vetëm ligjor mbi bazën e të cilit lejohet ndërtimi;

  • Leja e ndërtimit kërkohet për kryerjen e punimeve si vijon:- ndërtime të reja të çdo lloji, mbi e nëntokësore, shtesa, impiante të ndryshme, rrugë, ura, porte, aeroporte, autostrada, hekurudha, punime infrastrukture, ujësjellës, kanalizim, telefoni, elektrik, tubacione gazi, nafte, avulli, varreza, karriera të materialeve të ndërtimit - ndërtime mbi themele ekzistuese.

  • Zënia arbitrare e truallit për çdo lloj ndërtimi, përveç dënimit me gjobë, shoqërohet edhe me detyrimin e prishjes së menjëhershme të objektit dhe kthimin e truallit në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e kundërvajtësit.

  • Vënia e gjobës, prishja e objektit dhe kthimi i truallit në gjendjen e mëparshme realizohet në bazë të urdhrit të dhënë nga kryetarit i degës së Policisë të Ndërtimit në rreth. Ekzekutimi i urdhrit bëhet nga Policia e Ndërtimit me ndihmën e organeve dhe subjekteve të specializuara.

  • Kërkimi i paditësit për shpërblimin e dëmit vjen në kundërshtim më nenin 608 të Kodit Civil i cili përcakton se “Personi që në mënyrë të paligjshme dhe me faj, i shkakton tjetrit një dëm në personin ose në pasurinë e tij, detyrohet të shpërblejë dëmin e shkaktuar”. Pala e paditur e ka provuar ligjshmërinë e veprimeve te saj si dhe mungesën e fajit, pra në këto kushte nuk ndodhemi përpara dëmit jashtëkontraktor.

  • Masa e dëmshpërblimit të dëmit të caktuar nga Gjykata vjen në kundërshtim me konkluzionet e aktit të ekspertimit të administruar si provë në gjykim.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako, përfaqësuesin e palës paditëse që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë.
V Ë R E N

1. Paditësi Paskal Naska rezulton se është pronar i një banese tre katëshe me sipërfaqe 109 m2, me nr.7/580 pasurie, zona kadastrale nr.8150, me adresë në Bulevardin “Bajram Curri”, Tiranë, pranë Kinema “Ali Demi,Tiranë. Paditësi është i pajisur me çertifikatë pronësie të lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që mban datën 23.05.2005.

2. Rezulton që, këtë banesë paditësi e ka ndërtuar me lejen e ndërtimit nr.113, datë 10.01.1992 “Për ndërtimin e një godine 3 katëshe me sipërfaqe 109 m2” të lëshuar nga ish-Komitetit Ekzekutiv i KP të Rajonit nr.1, në bazë të vendimit nr.149, datë 09.12.1991 të këtij organi.

3. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, e konkretisht mandat pagesa në favor të AKP-së me nr.255519 serial, e vitit 2003, paditësi ka blerë më vonë edhe truallin mbi të cilën ngrihej ky objekt nga Agjensia Kombëtare e Privatizimit, në vlerën 25,600 lekë.

4. Paditësi, pasi ka përfunduar ndërtimin me shpenzimet e veta, duke qenë edhe në rolin e investitorit, e ka regjistruar pronën pranë ZRPP Tiranë, duke u pajisur dhe me çertifikatë pronësie dhe e ka poseduar qetësisht atë deri në vitin 2008.

5. Rezulton se, më datë 19.09.2008, Inspektorët e Inspektoratit të Urbanistikës së Bashkisë Tiranë, kanë ushtruar kontroll në objektin pronë e paditësit, ku sipas pretendimeve të tyre, kanë konstatuar se objekti i paditësit nuk ishte ndërtuar me leje ndërtimi, fakt i cili sipas inspektorëve të anës së paditur, përbën kundravajtje në kuptim të Ligjit nr.9780/2007 “Për Inspektimin e Ndërtimit”.

6. Bazuar sa më sipër, Inspektorët e Inspektoratit të Urbanistikës pranë Bashkisë Tiranë, kanë lëshuar procesverbalin nr.002431, datë 19.09.2008 “Të konstatimit të kundravajtjes administrative“. Bazuar në konstatimet e pasqyruar në këtë procesverbal, është marrë vendimi nr.1611, datë 29.09.2008 “Urdhërimin për prishjen e objektit të banimit dhe shërbimit”, duke e mbështetur këtë vendim, në nenin 5/d të Ligjit nr.9780, datë 16.07.2007 “Për Inspektimin e Ndërtimit”, si dhe nenet 45, 48 dhe 75 të Ligjit nr.8405, datë 17.09.1998 “Për Urbanistikën”.

7. Pala paditëse, duke mos qenë dakord me aktin administrativ, vendimin nr.1611, datë 29.09.2008 të nxjerre nga Inspektorati Ndërtimor dhe Urbanistik, e ka ankimuar atë pranë Kryetarit të Bashkisë Tiranë, i cili me vendimin nr.1348, datë 07.11.2008, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr.1611, datë 29.09.2008”.

8. Nisur nga sa më sipër, paditësi i është drejtuar,Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke kërkuar: “Shfuqizimin e aktit administrativ, vendimin nr.1611 date 29.09.2008 të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik pranë Bashkisë Tiranë, lidhur me “Urdhërimin për prishjen e objektit të banimit dhe shërbimit” në pronësi të paditësit”.

9. Nga aktet dhe provat, si dhe gjykimet në gjykatat me të ulëta është vërtetuar fakti se, pala e paditur e ka ekzekutuar aktin administrativ duke e prishur ndërtimin, banesën e të paditurit. Në këto kushte, paditësi krahas kërkimeve të parashtruara në padi, me kërkesën e datës 24.02.2008, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me anën e të cilit, ai ka kërkuar të shtohet objekti i kërkesë padisë, duke kërkuar edhe “Dëmshpërblimin për dëmin e shkaktuar”.



10. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.520, datë 27.01.2012, ka vendosur:

Pranimin e padisë së ngritur nga Paskal Naska.

-Shfuqizimin e vendimit nr.1611 datë 29.09.2008 të palës së paditur Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik pranë Bashkisë Tiranë.

-Detyrimin e palës së paditur ti dëmshpërblejë paditësit dëmin e shkaktuar në masën 47,000,000 (milion) lekë.



9/1. Kjo gjykatë ka arsyetuar se: “...Pretendimi i palës së paditur se objekti i paditësit është ndërtuar pa leje ndërtimi është i pabazuar në ligj dhe në provat e administruara në gjykim, sipas të cilave rezultoi se ndërtesa e paditësit është ndërtuar më shpenzimet e tij me miratimin e organeve kompetente të kohës. Nga përfundimet e nxjerra në aktin e ekspertimit , rezulton se ndërtesa objekt gjykimi në hartën e vitit 1993 ka qenë në proces ndërtimi, ndërtim i cili kryhej në zbatim të lejes së ndërtimit nr.113 datë 10.01.1992 dalë në zbatim të vendimit nr.149 datë 09.12.1991 të Komitetit ekzekutiv të PP rajonit nr.1. Akti i ekspertimit i hartuar nga eksperti topograf e shpjegon në mënyrë eksplicite , të qarte dhe të detajuar që paditësi e ka filluar ndërtimin e ndërtesës në momentin e pajisjes së tij me lejen e ndërtimit. Akti i palës së paditur për pjesën ku ka disponuar për prishjen e objektit, banesës së paditësit, është i pambështetur në ligj dhe bazuar në nenin 118 te KP.A, gjykata duhet të vendosë anullimin e tij për këtë pjesë. Lidhur me kërkimin e paditësit mbi dëmin e shkaktuar, mbështetur mbi provat e administruara ne gjykim, si dhe duke pasur ne konsiderate nenin 44 të kushtetutës dhe nenin 14 te K.Pr.A. si dhe nenin 2 te ligjit 8510/1999, gjykata çmon se dëmi i shkaktuar paditësit është pasojë e miratimit të një akti të paligjshëm dhe të ekzekutimit të tij, ekzekutim që ka sjellë prishjen e banesës së paditësit, duke i shkaktuar një dëm real, konkretisht në vlerën e përcaktuar nga eksperti vlerësues. Veprimet e palës së paditur janë veprime me faj pasi bazohen në një akt të paligjshëm. Gjithashtu midis veprimeve të kundraligjshme të palës së paditur dhe dëmit të shkaktuar paditësit ekziston lidhja shkakësore pasi dëmi është pasojë e drejtpërdrejtë dhe e menjëhershme e veprimit të palës së paditur...”

10. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.635, datë 15.03.2013 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.520, datë 27.01.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.



10/1. Kjo gjykatë ka përdorur të njëjtin arsyetim si Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

11. Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs pala e paditur Bashkia Tiranë, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.635, datë 15.03.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, duke parashtruar shkaqet e paraqitura në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:

12. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, rekursi i paraqitur nga pala e paditur Bashkia Tiranë, nuk përmban shkaqe ligjore nga ato të parashikuara në nenin 58 të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të cilat të mund të bëjnë të cenueshëm vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë. Ky Kolegj, çmon se vendimi nr.635, datë 15.03.2013 i Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili ka lënë në fuqi vendimin nr.520, datë 27.01.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është marrë në zbatim të drejtë të ligjit procedural dhe atij material dhe për rrjedhojë, ai duhet të lihet në fuqi.

13. Ky Kolegj, në referim të akteve të administruara në dosjen gjyqësore, që janë marrë në shqyrtim dhe janë analizuar nga gjykatat më të ulëta, vlerëson se, si Gjykata e Apelit Tiranë ashtu edhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përputhje me kërkesat e normave proceduralë kanë kryer “një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm në përputhje me ligjin” (neni 14 i K.Pr.Civile), duke ju dhënë përgjigje pretendimeve dhe kërkimeve të palëve në proces; kanë bërë një analizë tërësore dhe objektive të provave (neni 12 i K.Pr.Civile) dhe si rezultat e kanë zgjidhur mosmarrëveshjen “në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej tyre” (neni 16 i K.Pr.Civile).

14. Në çështjen objekt shqyrtimi, rezulton se kërkimi i palës paditëse është: ”Shfuqizimi i vendimit nr.1611, datë 29.09.2008 të Inspektoritatit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë Tiranë për prishjen e banesës së Paskal Naskës në Bulevardin “Bajram Curri, si dhe dëmshpërblimi për dëmin e shkaktuar”, duke e mbështetur këtë pretendim në nenet 324, 329 të K.Pr.Civile, në Ligjin nr.8405, datë 17.09.1998 “Për Urbanistikën” dhe Ligjin nr.9780, datë 16.07.2007 “Për Inspektimin e Ndërtimit”.

15. Referuar kërkimit të palës paditëse si dhe shkakut ligjor të tij, rezulton se, mosmarrëveshja objekt shqyrtimi ka lindur si pasojë e veprimeve të palës së paditur, të cilat sipas paditësit vijnë në kundërshtim me sa parashikojnë dispozitat ligjore në fuqi, të cilat rregullojnë mosmarrëveshjen objekt shqyrtimi. Sipas paditësit, pala e paditur në mënyrë të kundraligjshme, pa bërë verifikimet e duhura pranë tij si dhe pranë organeve kompetente, i ka prishur paditësit ndërtimin, duke e cenuar atë në të drejtën e tij të pronësisë dhe duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm. Për këtë arsye, pala paditëse ka kërkuar në rrugë gjyqësore, jo vetëm shfuqizimin e aktit administrativ, por edhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar.

16. Në gjykim, pala paditëse ka pretenduar se, veprimet e kryera nga pala e paditur, bien në kundërshtim me Ligjin nr.8405, datë 17.09.2008 “Për Urbanistikën” i ndryshuar, pasi objekti i ndërtuar nga paditësi është realizuar duke marrë të gjitha lejet përkatëse nga organet kompetente, në përputhje me përcaktimet ligjore të legjislacionit të kohës.

17. Ndërsa ana e paditur në këtë gjykim, ka prapësuar se, veprimet e ndërmarra nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik pranë Bashkisë Tiranë, kanë qenë në përputhje të plotë me dispozitat ligjore në fuqi në momentin e prishjes së ndërtimit, të parashikuara në Ligjin nr.8405, datë 17.09.1998 “Për Urbanistikën”, si dhe Ligjin nr.9780, datë 16.07.2007 “Për Inspektimin e Ndërtimit”. Kjo për faktin se, ndërtimi i kryer nga ana e paditësit, ka qenë i paligjshëm. Paditësi nuk ka pasur leje ndërtimi të vlefshme në momentin e fillimit të ndërtimit, pasi nuk vërtetohet që paditësi të ketë filluar ndërtimin në momentin e pajisjes me lejen e ndërtimi nr.113, datë 10.01.1992, por në një periudhë të mëvonshme kur i kishte përfunduar afati i lejes së ndërtimit. Sipas palës së paditur, leja e ndërtimit nuk është rinovuar nga ana e paditësit dhe për këtë arsye, ana e paditur ka konstatuar se, ky objekt ndërtimor është kryer në kundërshtim me ligjin, e rrjedhimisht ka urdhëruar prishjen e tij. Këto veprime të palës së paditur, janë kryer në përputhje me nenin 5/d të Ligjit nr.9780, datë 16.07.2007 “Për Inspektimin e Ndërtimit dhe nenet 45, 48 dhe 75 të Ligjit nr.8405, datë 17.09.1998 “Për Urbanistikën”.

18. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson se, për një zgjidhje të drejtë dhe përfundimtare të çështjes objekt gjykimi, referimi duhet të bëhet si në ligjet specifike të cilat zbatohen për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje, siç janë Ligji nr.8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën”, Ligji nr.9780, datë 16.07.2007 “Për Inspektimin e Ndërtimit”, ashtu edhe në Ligjin nr.8510, datë 15.07.1999 “Për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të administratës shtetërore”, i ndryshuar dhe në Kodin Civil.


19. Siç u tha edhe më lart në këtë vendim, në shqyrtimin e shkakut ligjor të kërkimeve të paditësit, konstatojmë se, ai kërkon si pavlefshmërinë relative të aktit administrativ nr.1611, datë 29.09.2008 të lëshuar nga ana e paditur, ashtu edhe dëmin jashtëkontraktor të shkaktuar si pasojë e këtij akti, si rezultat i veprimeve të kundraligjshme të anës së paditur. Në këto kushte, ky Kolegj, vlerëson se ai duhet fillimisht të analizojë dhe vlerësojë vlefshmërinë e aktit administrativ, dhe në varësi të analizës që do të bëj përsa më sipër, do të shprehet nëse qëndron apo jo dëmi shkaktuar paditësit.

20. Në kuptimin e së drejtës sonë administrative, akte administrative relativisht të pavlefshme janë ato akte, të cilat janë nxjerrë në kundërshtim me ligjin (neni 118 i K.Pr.Administrative). Një akt administrativ relativisht i pavlefshëm, mund të krijojë pasojat juridike për të cilat ai është nxjerrë, deri në momentin kur deklarohet i anulluar me nismën e organit kompetent, ose si rezultat i kërkesës për shqyrtim apo apelimit të palëve të interesuara (neni 121 i K.Pr.Administrative).

21. Siç kanë analizuar dhe gjykatat me të ulëta në çështjen objekt shqyrtimi, konstatohet qartësisht se, veprimet e anës së paditur janë kryer në kundërshtim me përcaktimet ligjore që parashikon Ligji nr.8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën”, si dhe Ligji nr.9780, datë 16.07.2007 “Për Inspektimin e Ndërtimit”. Referuar dispozitave të këtyre ligjeve, është përcaktuar qartë definicioni “ndërtim i paligjshëm”, kur janë rastet e ndërtimeve të paligjshme dhe si vepron Inspektorati Ndërtimor Urbanistik. Ky fakt pasqyrohet qartë në nenin 78 të Ligjit nr.8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën” (dispozitë në fuqi në momentin e nxjerrjes së vendimit për prishjen e ndërtimit), i ndryshuar, në të cilin thuhet se: Ndërtimet që kryhen pa leje ndërtimi në sheshin e miratuar, janë ndërtime të kundërligjshme. Seksioni i urbanistikës në bashki a rreth, drejtoria e urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, policia bashkiake, si dhe personat e tjerë të interesuar, kur vërejnë ndërtime të tilla, njoftojnë menjëherë degën e Policisë së Ndërtimit në rreth për ndërtimin e kundërligjshëm. Dega e Policisë së Ndërtimit, pas marrjes së njoftimit nga organet e mësipërme ose me iniciativën e saj, vendos menjëherë pezullimin e ndërtimit të paligjshëm dhe vendos masën e gjobës, sipas nenit 81 të këtij ligji”.

22. Gjithashtu në nenin 5 të ligjit nr.9780 datë 16.07.2007 “Për Inspektimin e Ndërtimit” parashikohet se: “Gjatë ushtrimit të përgjegjësive të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji, inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës merr masat e mëposhtme: a) vendos përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës; b) vendos gjoba sipas llojit të shkeljeve të dispozitave ligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës; c) paraqet pranë organeve përkatëse kërkesën për heqje të licencës profesionale personale ose të shoqërisë, në rast të ndërtimit pa leje, si dhe në rastet kur vëren shkelje të kushteve teknike të zbatimit, projektimit dhe shkelje të masës së pezullimit të punimeve të ndërtimit; ç) vendos pezullimin e punimeve në ndërtim në rastin kur një afat kohor paraprak është i nevojshëm për marrjen e vendimit për përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës; d) vendos prishjen e ndërtimit të kundërligjshëm; dh) përgatit kallëzimin penal për veprat penale të konstatuara gjatë ushtrimit të kontrollit dhe e paraqet atë pranë organeve përgjegjëse, sipas legjislacionit në fuqi; e) jep informacionin e kërkuar Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, si dhe krijon të gjitha lehtësitë për përmbushjen e detyrave të këtij Inspektoriati”.

23. Në analizë të këtyre dispozitave, arrihet në përfundimin se, ndërtime të cilat kryhen pa leje ndërtimi, konsiderohen si ndërtime të kundraligjshme dhe si të tilla, ato duhet të jenë objekt i veprimtarisë së Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik. Megjithatë, për vetë specifikën, rëndësinë e madhe që kanë këto lloj aktesh, si dhe pasojave të rënda që sjellin ato për shtetasit, ligjvënësi në formulimin e dispozitës ligjore të sipërcituar, ka pasur në vëmendje faktin se, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik si një organ me cilësi vendimmarrëse lidhur me prishjen e objekteve ndërtimore, duhet ta kryejë këtë veprimtari, vetëm pas kryerjes së një hetimi të hollësishëm administrativ të situatës faktike që përbejnë ose jo kundravajtje administrative. Kjo, me qëllim shmangien e pasojave të pariparueshme që mund të vijnë nga veprimi i menjëhershëm i këtyre organeve, siç janë prishja e ndërtimeve, dëmet e mëdha që mund t’u vinë subjekteve private, sikurse ka ndodhur edhe në rastin objekt shqyrtimi.

24. Në vijim të analizës ligjore të sa më sipër, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik pranë Bashkisë Tiranë në cilësinë e palës së paditur në këtë gjykim, duhet të kishte verifikuar fillimisht nëse ndërtimi ishte apo jo i paligjshëm dhe pastaj të vendoste nëse ai duhet të prishej. Në mënyrën se si ka vepruar ana e paditur, konstatohet qartësisht se ajo ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e ligjit material që rregullon veprimtarinë e saj, pasi nxjerrja e vendimit për prishjen e ndërtimit objekt shqyrtimi, pa hetuar se mbi çfarë baze ligjore ishte realizuar ky ndërtim, vjen në kundërshtim me ligjin.

25. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, çmon të theksojë se, kërkesa për ushtrimin me përgjegjshmëri të funksioneve të njohura me ligj nga ana e INU, vjen në përputhje të plotë edhe me dispozitat ligjore të kohës të parashikuara në Ligjin nr.9780 , datë 16.07.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”, i ndryshuar, me të cilin është përcaktuar fusha e veprimtarisë, organizimi, funksionimi dhe kompetencat e Inspektorati Ndërtimor Urbanistik. Kështu, në nenin 4 të këtij ligji përcaktohet se: “Pranë çdo bashkie/komune ngrihet inspektorati ndërtimor e urbanistik, i cili, nëpërmjet kryeinspektorit e inspektorëve, ushtron përgjegjësinë e kontrollit dhe zbatimit të ligjshmërisë e të standardeve teknike në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës dhe ato të parashikuara shprehimisht në ligje të tjera, brenda territorit administrativ të bashkisë/komunës.” Pra, në analizë të këtyre dispozitave ligjore që përcaktojnë kompetencat e anës së paditur, rezulton qartësisht e provuar se, ky organ administrativ shtetëror, i cili ka pasur tagrin për të vendosur për prishjen e ndërtimeve të paligjshme, duhet të kishte kryer më parë verifikimin e ligjshmërisë së këtij ndërtimi (pra nëse objekti i ndërtuar nga Paskal Naska ishte ndërtuar apo jo me leje ndërtimi) dhe pastaj të vendoste në lidhje me të.

26. Ligjvënësi në hartimin e akteve ligjore në këtë fushë, ka pasur si qëllim që të krijojë një proces të qartë, të plotë dhe zinxhir, i cili të rregullojë, disiplinojë dhe kontrollojë kryerjen e ndërtimeve në vend, në mënyrë që këto të fundit të realizohen me leje ndërtimi dhe në harmoni të plotë me planet urbanizuese të miratuara. Për këtë arsye, ligjvënësi ka ngritur dhe ka përcaktuar organet kompetente të specializuara për të bërë evidentimin e këtyre shkeljeve, si dhe ka përcaktuar qartë edhe organet kompetente që duhet të vlerësojnë nëse ndërtimi është ose jo i ligjshëm, apo nëse ky ndërtim duhet të prishet ose jo.

27. Përsa kohë veprimtaria e anës së paditur është kryer në kundërshtim me ligjin, edhe aktet administrative të dala si pasojë e kësaj veprimtarie konsiderohen si akte të dala në kundërshtim me ligjin. Rezulton që, inspektorët e INU kanë ekzekutuar vendimin nr.1611, datë 29.09.2008 të Inspektoratit Urbanistik Ndërtimor, i cili është lënë në fuqi me vendimin nr.1348, datë 07.11.2008 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë. Për këtë arsye, në kushtet kur ana e paditur ka vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore të zbatueshme në këtë fushë, ajo duhet të përgjigjet për dëmin që i ka shkaktuar paditësit në bazë të nenit 3 të Ligjit nr.8510, datë 15.07.1999 “Për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të administratës shtetërore”, i ndryshuar, si dhe të neneve 609, 640 e vijues të Kodit Civil.

28. Në nenin 3 të Ligjit nr.8510, datë 15.07.1999 “Për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të administratës shtetërore”, i ndryshuar, i titulluar “Rastet e përgjegjësisë së organeve shtetërore”, parashikohet se: “Organet e administratës shtetërore përgjigjen për dëmet që u shkaktojnë personave fizike a juridike private në rastet që vijojnë: a) kur kryejnë veprime a mosveprime të kundërligjshme; b) kur kryejnë veprime a mosveprime të ligjshme, por që sjellin dëmtimin e interesave të ligjshme të personave fizike a juridike private; c) kur, megjithëse kryejnë veprime a mosveprime të ligjshme, u shkaktojnë një dëm të pabarabartë subjekteve të cilëve u drejtohet ky veprim a mosveprim; ç) kur, për shkak të mosfunksionimit të mjeteve teknike me të cilat organet e administratës shtetërore ushtrojnë veprimtarinë e tyre, persona fizike a juridike private cenohen në interesat e tyre të ligjshme; d) kur u shkaktojnë një rrezik të vazhdueshëm personave fizike a juridike privatë; dh) kur kryejnë një akt korruptiv gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre”.

29. Në analizë të dispozitës së sipërcituar, për të përcaktuar përgjegjësinë e organeve të administratës shtetërore është e domosdoshme që të plotësohen në mënyrë kumulative, kushtet e parashikuara në këtë dispozitë, të cilat duhet të jenë në harmoni dhe me kushtet e parashikuara në nenin 608 të Kodit Civil, të cilat janë: 1. Ekzistenca e dëmit pasuror; 2. Paligjshmëria e veprimit ose mosveprimit; 3. Ekzistenca e fajit; dhe 4. Lidhja shkakësore. Ekzistenca e këtyre katër elementëve bën që organi shtetëror të përgjigjet për dëmin jashtëkontraktor. Mungesa qoftë dhe e njërit prej tyre, përjashton organin nga kjo lloj përgjegjësie. Referuar ligjit të kohës kur është shkaktuar dëmi, si dhe atij kur është zhvilluar gjykimi, është pikërisht pala paditëse ajo që ka barrën e provës për të vërtetuar dëmin që i është shkaktuar nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme të palës të paditur, veprimet konkrete të paligjshme të kryera nga pala e paditur si dhe faktin që, dëmi që i është shkaktuar është rrjedhim i drejtpërdrejtë dhe i menjëhershëm i veprimit ose mosveprimit të kundërligjshëm të palës së paditur.

30. Në çështjen objekt shqyrtimi, pala paditëse ka provuar me prova shkresore se: a) cili është dëmi që i është shkaktuar dhe në çfarë mase është ai, b) cilat janë veprimet e paligjshme të anës së paditur; c) ku qëndron lidhja shkakësore midis këtyre veprimeve, si dhe pasojës së ardhur; si dhe d) përse konsiderohen me faj dhe të paligjshme veprimet e anës së paditur.

31. Në analizë të sa më sipër, ky Kolegj, vëren se gjykatat më të ulëta, pas zhvillimit të një hetimi gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm (neni 14 i K.Pr.Civile), duke i nënshtruar verifikimit dhe debatit gjyqësor (analizë ligjore e mbështetur në prova) çështjet e rëndësishme nëse ekzistojnë apo jo kushtet për lindjen e detyrimit për shkaktimin e dëmit jashtëkontraktor, kanë arritur në përfundimin e drejtë se, ky dëm ekziston është real konkret dhe i krijuar si pasojë e veprimeve të kryera me faj të anës së paditur, pasi kjo e fundit ka nxjerrë një akt administrativ që është në kundërshtim me ligjin. Veprimet konkrete të palës së paditur, janë në kundërshtim me ligjin, pasi pala e paditur nëpërmjet akteve të kundraligjshme që ajo ka nxjerrë, ka prishur një ndërtim i cili është ndërtuar nga paditësi në përputhje me lejen e ndërtimit nr.113, datë 10.01.1992 “Për ndërtimin e një godine 3 katëshe me sipërfaqe 109 m2 “, dalë në zbatim të vendimit nr.149, datë 09.12.1991 të Komitetit Ekzekutiv të K.P. Rajoni nr.1.

32. Përveç sa më sipër gjendet i pabazuar në prova dhe në ligj, edhe pretendimi i anës së paditur se, paditësi këtë ndërtim e kishte realizuar jashtë afatit të lejes së ndërtimit. Referuar përfundimeve të ekspertit Kajtaz Aliko të thirrur nga gjykata, ka rezultuar se, nga krahasimi i hartave të marra nga Arkivi Shtetëror Teknik mbi bazën e fotografimeve ajrore të bëra në vite, si dhe nga këqyrja e gjendjes faktike, rezulton se në vitin 1993 objekti ka qenë në proces ndërtimi (pasqyrohet në hartën e këtij viti), gjë që vërteton pretendimin e paditësit se, ai e ka filluar ndërtimin pasi ishte pajisur me leje ndërtimi.

33. Mbi bazën e këtyre konstatimeve, Gjykata e Apelit Tiranë, kur ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka arsyetuar se: “...dëmi i shkaktuar paditësit është pasojë e miratimit të një akti të paligjshëm dhe të ekzekutimit të tij, ekzekutim që ka sjellë prishjen e banesës së paditësit, duke i shkaktuar një dëm real, konkretisht në vlerën e përcaktuar nga eksperti vlerësues. Veprimet e palës së paditur janë veprime me faj pasi bazohen në një akt të paligjshëm. Gjithashtu midis veprimeve të kundraligjshme të palës së paditur dhe dëmit të shkaktuar paditësit ekziston lidhja shkakësore pasi dëmi është pasojë e drejtpërdrejtë dhe e menjëhershme e veprimit të palës së paditur...”.

34. Përfundimisht, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, konstaton se, mes veprimeve të palës së paditur Inspektorati Ndërtimor Urbanistik i Bashkisë Tiranë dhe dëmit të shkaktuar palës paditëse Paskal Naska, si pasojë e prishjes (shembjes) së ndërtimit objekt shqyrtimi, ekziston lidhja shkakësore. Vlen të theksohet se, shembja e ndërtimit e realizuar si pasojë e veprimeve të kryera nga ana e paditur, e ka cenuar me pa të drejtë dhe në mënyrë të kundraligjshme palën paditëse, në të drejtën së tij të pronësisë. Në bazë të nenit 44 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, përcaktohet saktësisht se: “Kushdo ka të drejtë të rehabilitohet ose të zhdëmtohet në përputhje me ligjin, në rast se është dëmtuar për shkak të një akti, veprimi apo mosveprimi të paligjshëm të organeve shtetërore”. Në kushtet kur ka rezultuar e provuar se, veprimet e kryera nga pala e paditur janë kryer me faj, në kundërshtim me dispozitat ligjore të zbatueshme, kjo e fundit duhet ta dëmshpërblejë paditësin në vlerën e dëmit të pësuar.

35. Përsa i përket vlerës së dëmit, ajo është përcaktuar nga akti i ekspertimit të datës 25.03.2011, i administruar në dosjen gjyqësore me cilësinë e provës gjyqësore (faqet 221-273 të dosjes gjyqësore). Gjykata e Lartë si “gjykatë ligji”, nuk mund të marrë në analizë dhe të bëjë interpretim të provave të administruara në gjykim, detyrë e cila është vetëm e gjykatave më të ulëta. Kjo gjykatë, merret vetëm me analizimin dhe interpretimin e zbatimit të drejtë ose jo të ligjit material dhe atij procedural nga ana e gjykatave më të ulëta, në lidhje me mosmarrëveshjen që është objekt shqyrtimi gjyqësor.

36. Për gjithë sa u analizua më sipër në këtë vendim, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, çmon se, pretendimet e ngritura nga paditësi nuk janë të mbështetura në prova dhe në ligj dhe se vendimi nr.635, datë 15.03.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, është marrë në zbatim të drejtë të ligjit procedural dhe atij material. Për këtë arsye, bazuar në Ligjin nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, ky kolegj vlerëson se ky vendim duhet të lihet në fuqi.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,


V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.635, datë 15.03.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë.


Tiranë, më 01.03.2016

Nr. 31001-02186-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-541 i Vendimit (124)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   96   97   98   99   100   101   102   103   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish