Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet102/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   98   99   100   101   102   103   104   105   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:


Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar

në datën 01.03.2016, në seancën gjyqësore, mori në shqyrtim çështjen administrative me nr.01914/2013 që u përket palëve:


PADITËS: NIKOLETA MEHILLI

PALË E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË


OBJEKTI:

Llogaritje e gabuar e pensionit te pleqërisë

Baza Ligjore: Nenet 153,328 te Kodit të Procedurës Civile

dhe ligji nr.7703, datë 11.05.1993

“Për sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin nr.6803 date 29.06.2012 :

Rrëzimin e padisë se paditëses Nikoleta Mëhilli si të pabazuar në ligj;


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.322 date 12.02.2013, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.6803, date 29.06.2012 te Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs pala paditëse Nikoleta Mëhilli, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.322 datë 12.02.2013, të Gjykatës së Apelit Tiranë, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • Vendimi i Gjykatës së Apelit ka shkelje procedurale pasi nuk ka marre në konsideratë kërkesën time nr.85 prot. datë 16.01.2013 për mosshqyrtimit e kërkesës ankimore gjatë periudhës 03.02.2013 -15.03.2013 pasi për shkaqe personale shëndetësore nuk ishte e mundur të isha prezent personalisht në gjykimin e çështjes .

  • Vendimi i Gjykatës se Apelit ka shkelje të ligjit material, dhe interpretim të gabuar të dispozitave të ligjit nr.7703 datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë “ dhe ka anashkaluar përcaktimin që jepet në nenin 32/4 i cili parashikon se se shuma e përgjithshme e pensionit do të jete jo më shumë se dyfishi i shumës baze , ose 75% e pagës mesatare neto të 3 viteve rresht të 10 viteve të fundit të punës të personit të siguruar , cila të jetë me e vogël.

  • Në përllogaritjen e 10 viteve të fundit të punës të personit të siguruar, në mënyrë te padrejtë nuk janë marrë parasysh kontributet e derdhura për 3 vitet e fundit 2008, 2009,2010, por kjo periudhe prej 34 muajsh është kategorizuar si shtesë mbi pensionin baze, e cila ka sjelle edhe përllogaritjen e një pensioni me te ulet nga sa me takon realisht .

  • DRSSH Tiranë ka gabuar në mënyrën e llogaritjes te pensionit baze te pleqërisë duke sjelle një ulje prej 83,000 lekesh ne muaj.

  • Shtesa prej 0.34% ne muaj ne interpretim të nenit 32 të ligjit 7703/1993 jepet si stimul për periudhën nga data e daljes ne pension deri ditën e fundit të punës, por duke marrë parasysh kontributet e derdhura për vitet 2008, 2009 dhe 2010 dhe mbi pensionin që rezulton në bazën e masës së kontributeve të derdhura edhe gjatë këtyre viteve.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË



Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako, verifikoi legjitimitetin e palës rekursuese Nikoleta Mëhilli, si dhe e diskutoi çështjen në tërësi;
V Ë R E N

1. Pala paditëse ka përfituar pension të plotë me të drejtë pagese që nga data 01.02.2011 ,në përputhje me vendimin nr.6125 datë 02.05.2011 të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë. Rezulton se edhe pas lindjes së të drejtës së pensionit të plotë të pleqërisë , dhe përfitimit të tij, pala paditëse e ka vazhduar marrëdhënien e punës .

2. Pala e paditur ka llogaritur masën e pensionit të paditëses ne përputhje me parashikimet e ligjit nr.7703 date 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore ne Republikën e Shqipërisë” “(ndryshuar). Në datën e lindjes së të drejtës për pension, paditësja kishte 38 vite 8 muaj dhe 11 dite vjetërsi ne punë. Pala paditëse ka mbushur moshën për pension të plotë pleqërie më datë 06.03.2008 në moshën 58 vjeç.

3. Rezulton se pala e paditur periudhën e punës para kohës se përfitimit te pensionit e ka llogaritur ne masën 13,080 leke ndërsa shtesa për periudhën pas lindjes së të drejtës së pensionit, periudhe në të cilën ka qenë edhe në marrëdhënie pune e ka llogaritur në masën 1,512 leke.

4. Paditesja i është drejtuar DRSSH Tiranë me kërkesë, duke pretenduar se pala e paditur llogaritjen e masës së pensionit të plotë të pleqërisë e ka bërë sipas skemës përkatëse të përcaktuar nga ligji duke i caktuar një pension në masën 13,080 lekë plus shtesat e përfituara pas daljes në pension më datë 06.03.2008 në masën 1,512 lekë.(sipas skemës 13,080 lekë x 34 muaj x 0.34%.)Pala paditëse pasi ka plotësuar moshën për pension të plotë pleqërie ka vazhduar të punojë pa ndërprerje deri në datën 31.01.2011. Për periudhën 2008-2010 ajo ka derdhur rregullisht kontribute për sigurimet shoqërore në kuotën maksimale prej 23,000 lekë në muaj, që në total kapin shifrën prej 830,000 lekë. Pala e paditur në këtë rast llogaritjen e shtesës së pensionit e ka bërë duke patur parasysh pagën e 3 viteve të njëpasnjëshme të dhjetë viteve të fundit deri në datën 06.03.2008(data e daljes në pension) dhe jo të tre viteve të njëpasnjëshme të dhjetë viteve të fundit të punës 2008-2011. Pika 32/4 e ligjit nr.7703 datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore ne Republikën e Shqipërisë është kuptuar gabim nga pala e paditur , kjo dispozitë përcakton se : “ shuma e përgjithshme e pensionit do të jetë jo më shumë se dyfishi i shumës bazë ose 75%e pagës neto mesatare të tre viteve rresht të dhjetë viteve të fundit të punës së personit të siguruar , cila të jetë më e vogël ; Paga neto mesatare e 3 viteve të njëpasnjëshme të 10 viteve të fundit të punës së personit të siguruar , indeksohet çdo vit sipas rregullave të indeksimit të bazës së vlerësuar. Kjo dispozitë duhet të aplikohet vetëm me ndërprerjen përfundimtare të marrëdhënieve të punës dhe jo thjeshtë me plotësimin e moshës dhe të viteve të moshës sipas ligjit. Pra DRSSH Tiranë duhet të kishte përfshire në skemën e llogaritjes se pensionit 3 vitet e njëpasnjëshme të 10 vjeçarit të fundit .Ky interpretim i gabuar i dispozitës së mësipërme ka sjellë dhe reduktimin e masës së pensionit në mënyrë të ndjeshme .Sipas metodës së referuar në dispozitën më sipër paditëses i takonte një pension në vlerën 21,380 lekë pa shtesat evenuale si rezultat i indeksimit kohë pas kohe .

5. Rezulton se pala e paditur përmes shkresës nr.195042 datë 20.06.2011 DRSSH Tiranë , ka refuzuar kërkesën e paraqitur nga pala paditëse duke argumentuar se e drejta për pension i ka lindur më date 06.03.2008 dhe periudha pas kësaj date konsiderohet si vjetërsi pune mbi moshë dhe llogaritja e masës së pensionit rregullohet nga neni 33 i ligjit nr.7703 datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore ne Republikën e Shqipërisë “(ndryshuar),i cili përcakton se “I siguruari që ka plotësuar kushtet për pension pleqërie kur vazhdon të paguajë kontribucione dhe kërkon pension në një datë të mëvonshme pas plotësimit të moshës , merr shtesë në masën 0.34% të pensionit të plotë për çdo muaj që vazhdon të punojë mbi moshë .

6. Duke mos qenë dakord me qëndrimin e mbajtur nga pala e paditur DRSH Tiranë, pala paditëse i është drejtuar Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje.

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6803 date 29.06.2012 ka vendosur:

  • Rrëzimin e padisë së paditëses Nikoleta Mëhilli si të pabazuar në ligj;

7/1. Kjo gjykatë ka arsyetuar se: Paditësja ka përfituar pension pleqërie te plote dhe në llogaritjen e pensionit janë marre për baze paga neto mesatare e dhjete viteve te fundit te punës deri ne kohen e mbushjes se moshës se saj për pension . a) neni 32 i ligjit nr.7703 date 11.05.1993 përcakton se shuma e përgjithshme e pensionit do te jete jo me shume se dyfishi i shumës baze , ose 75% e pagës mesatare neto te 3 viteve rresht te 10 viteve te fundit te punës te personit te siguruar , cila te jete me e vogël ;b) neni 33/1 te ligjit nr.7703 date 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore ne Republikën e Shqipërisë “(ndryshuar) përcakton se personi qe ka plotësuar kushtet për pension te plote është i siguruar (pra ne marrëdhënie pune) masa e pensionit për çdo muaj te punës pas kohës se plotësimit te kushteve për pension llogaritet si shtese ne pensionin e pleqërisë ne masën 0,34% për çdo muaj.

E drejta e përfitimit të pensionit të pleqërisë nuk privon shtetasin që përfiton pension nga mundësia për te vazhduar marrëdhënie pune ,ky i fundit ka për qellim primar sigurimin e te ardhurave për jetesën e te punesuarit. Kjo skemë ligjore nuk lë vend për interpretim të kundërt ,e lidhur me logjikën sipas të cilës : një person i cili punon duke pasur njëkohësisht të drejtën e përfitimit të pensionit si paditësja në fjalë nuk mund të pretendojë mbrojtje nga sigurimet shoqërore në të njëjtën masë si një person i cili nuk i ka plotësuar kushtet për të përfituar të ardhura nga autoritetet e sigurimeve .

8. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.322 date 12.02.2013, ka vendosur:

  • Lënien ne fuqi të vendimit nr.6803, date 29.06.2012 të Gjykatës te Rrethit Gjyqësor Tiranë.

8/1. Kjo Gjykatë ka arsyetuar si Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

9. Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs pala paditëse Nikoleta Mëhilli, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.322 date 12.02.2013,të Gjykatës së Apelit Tiranë, duke parashtruar shkaqet e përmendura në pjesën hyrëse të këtij vendimi .


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:

10. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson se rekursi i paraqitur nga pala paditëse Nikoleta Mëhilli, përmban shkaqe ligjore nga ato të parashikuara në nenin 58 të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të cilat e bëjnë të cenueshëm vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë.

11. Ky Kolegj, vlerëson se, vendimi nr.322 date 12.02.2013 i Gjykatës së Apelit Tiranë, është marrë në zbatim të gabuar të ligjës procedurale dhe si i tillë, ai duhet të prishet dhe çështja duhet të kthehet për rigjykim në Gjykatën e Apelit Administrativ Tiranë.

12. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, para shqyrtimit të themelit të çështjes objekt gjykimi, vlerëson të shqyrtojë shkeljet procedurale që ka lejuar Gjykata e Apelit e cila është investuar në shqyrtimin e kësaj çështje. Ky Kolegj, vlerëson të theksojë se, Gjykata e Lartë, si gjykatë ligji ka të drejtë të shqyrtojë si zbatimin e ligjit material, ashtu dhe zbatimin e ligjit procedurial nga gjykatat më të ulëta, referuar kjo në nenin 58 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. Por ndërkohë, ky Kolegj, thekson se ekzistenca e gabimeve në procedim dhe e shkeljeve procedurale, pengon gjykatën që të shqyrtojë gabimet në zbatimin e ligjit material, (në rast se ka të tilla) ose të gjykojë themelin e çështjes.

13. Tashmë është praktikë e konsoliduar që gabimet e rënda në procedim dhe në mënyrë të veçantë, ato të parashikuara në nenin 467 të K.Pr.Civile, (të cilat konsiderohen dhe si shkelje të rënda të ligjës procedurale), shqyrtohen paraprakisht nga ana e Gjykatës së Lartë, para se kjo e fundit të shqyrtojë themelin e çështjes. Në varësi të shkeljeve procedurale të lejuara nga gjykatat më të ulëta, Gjykata e Lartë, në respektim të nenit 63/d të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, ka të drejtë të vendosë prishjen e vendimeve të gjykatave më të ulëta dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim, në gjykatën kompetente të një shkalle më të ulët.

14. Rezulton se pala paditëse në gjykim përpara shqyrtimit kërkesës ankimore pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka paraqitur kërkesën nr.85 prot. datë 16.01.2013 për mosshqyrtimit e kërkesës ankimore gjatë periudhës 03.02.2013 -15.03.2013 pasi për shkaqe personale shëndetësore duhet të udhëtonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk ishte e mundur të ishte prezent personalisht në gjykimin e çështjes. Bashkëlidhur me kërkesën rezulton të kenë qenë dhe biletat e avionit që konfirmojnë datat e udhëtimit jashtë vendit si dhe rekomandimi mjekësor. Pavarësisht nga ky fakt, Gjykata e Apelit ka vijuar me shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore, duke vendosur lidhur me themelin e çështjes.

15. Zhvillimi i gjykimit ne mungese te palës paditëse edhe pse kjo e fundit kishte lajmëruar gjykatën për pamundësinë e pjesëmarrjes së saj në gjykim për arsye shëndetësore vlerësohet nga ky kolegj si proces jo i rregullt ligjor. Ky kolegj vlerëson se vendimi i marrë nga Gjykata e Apelit Tiranë vjen në kundërshtim me parashikimet e nenit 461 të K.pr.C i cili përcakton se “ Mosparaqitja e palëve , për të cilat njoftimi është bërë me shpallje, nuk pengon shqyrtimin e çështjes, me përjashtim të rastit kur janë njoftuar shkaqe të arsyeshme për mungesën .

16. Në analizë të dispozitës së mësipërme, në kuadrin e zhvillimit të një procesi të rregullt ligjor, ishte detyrim i Gjykatës së Apelit Tiranë, që pas administrimit të kërkesës për shtyrje nga ana e palës paditëse, t’i krijonte kësaj te fundit mundësinë për të marrë pjesë në gjykim, me qëllim ushtrimin e të drejtave ligjore për mbrojtjen e interesave të saj. Ky fakt, vlerësohet si i domosdoshëm për sa kohë, (i) procesi gjyqësor është inciuar nga vetë pala paditëse, së cilës i preken në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat pasurorë nga vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë ;(ii)pala paditëse ka paraqitur një shkak të arsyeshëm i shoqëruar me dokumentacionin përkatës justifikues(iii) si dhe në kushtet kur ligji procedural, urdhëron kryerjen e një veprimi të tillë nga gjykata.
17. Gjykata Kushtetuese ka mbajtur qëndrimin që, jo çdo shkelje e rregullave procedurale e bën procesin të parregullt në aspektin e shkeljes së të drejtave kushtetuese. Ndikim të drejtpërdrejtë në një proces ligjor kanë ato shkelje thelbësore, vërtetimi i të cilave do të cenonte të drejtat dhe liritë themelore të individit (vendimi nr.21/2008 i Gjykatës Kushtetuese). Në këtë kuptim, si dhe referuar dispozitave të sipërcituara, pala paditëse duhet të gëzojë të drejtat dhe garancitë që garantohen nga parimi i procesit të rregullt ligjor. Mosdhënia e mundësisë për të marrë pjesë në gjykim dhe për të siguruar mbrojtjen e interesit pasuror të palës paditëse në këtë proces nga ana e Gjykatës së Apelit, konsiderohet nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, si cenim i parimit kushtetues të procesit të rregullt ligjor si dhe parimit të kontradiktoritetit.

18. arimi i kontradiktorialitetit kërkon që secilës palë në gjykim t’i jepet një mundësi e arsyeshme për të paraqitur pretendimet e veta sipas kushteve, të cilat nuk e vendosin në disavantazh ndaj palës tjetër. Secila palë duhet të ketë mundësi që të komentojë mbi të gjitha provat ose parashtrimet e paraqitura, me qëllim që të ndikojë në vendimmarrjen e gjykatës. Ky parim është i rëndësishëm jo vetëm për të garantuar një proces të rregullt ligjor por ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të çështjes .

19. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson të theksojë për gjykatën më të ulët administrative që, pavarësisht se Gjykata e Lartë nuk shqyrtoi në këtë proces, zbatimin e ligjit material nga ana e gjykatave më të ulëta, pjesëmarrja në këtë gjykim e palës paditëse do të sjellë një hetim të plotë dhe të gjithanshëm të çështjes, si dhe një zgjidhje të drejtë dhe të bazuar në ligj të konfliktit gjyqësor.

20. Përfundimisht, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, çmon se, në kushtet kur vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë është marrë në kundërshtim me rregullat procedurale, ky vendim duhet të prishet dhe në zbatim të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,çështja duhet të dërgohet për rigjykim pranë Gjykatës Apelit Administrativ Tiranë.

21. Në rigjykim, Gjykata e Apelit Administrativ , do t’u bëjë të qartë palëve që është detyrë e secilës prej tyre që, në përputhje me ligjin, të provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Palët, ashtu siç kanë të drejta kanë dhe detyrime që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara me ligj. Gjykata duhet t’i lejojë palët që të paraqesin prova shkresore, me anën e të cilave ato të provojnë pretendimet e tyre bazuar në nenin 12 dhe 19 të K.Pr.Civile; duhet t’i lejojë palët që t’ia nënshtrojnë këto prova hetimit e debatit gjyqësor, si dhe të kërkojë nëse nevojitet zyrtarisht nga organet kompetente (neni 224 K.Pr.Civile), paraqitjen e provave dhe të dhënave të cilat ndihmojnë në zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të çështjes. Kryerja e veprimeve të përmendura më sipër, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të lindin gjatë rigjykimit, do të lejojnë gjykatën të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive lidhur me zgjidhjen e çështjes.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,


V E N D O SI

Prishjen e vendimit me nr.322, datë 12.12.2013 i Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit Administrativ Tiranë

Tiranë, më 01.03.2016

Nr. 31003-03610-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2016 – 537 i Vendimit (126)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   98   99   100   101   102   103   104   105   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish