Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet110/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   106   107   108   109   110   111   112   113   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar
mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 03.03.2016, çështjen administrative që i përket:
PADITËS: SAIMIR MEZJA;

I PADITUR: MINISTRIA E FINANCAVE; DEGA E THESARIT DURRËS;

PERSON I TRETË: PROKURORIA E RRETHIT GJYQËSOR DURRËS
OBJEKTI I PADISË:

Kërkoj të zhdëmtohem nga ana e paditur duke më kompensuar në lekë

për kohën e qëndrimit në paraburgim në mënyrë të padrejtë.

Baza Ligjore: Nenet 268, 269 të K.Pr.Penale

si dhe neni 5/2 të ligjit nr.9381 datë 28.04.2005

“Për Kompensimin e Burgimit të Padrejtë”.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.11-2011-3798 (1919) datë 19.07.2011 vendosi:

“Pranimin e pjesshëm kërkesëpadisë së paditësit Saimir Mustafa Mezja. Detyrimin e Degës së Thesarit Durrës dhe Ministrisë së Financave Tiranë ti paguajnë paditësit kompensim për burgim të padrejtë në shumën 1.134.000 (një milion e njëqind e tridhjetë e katër mijë) lekë. Shpenzimet gjyqësore lihen në ngarkim të palëve ndërgjyqës në raportin 1/3 palës paditëse dhe 2/3 palës së paditur”.


Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.10-2013-1862 (855) datë 26.11.2013 vendosi:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.11-2011-3789 (1919) datë 19.07.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës”.


Kundër vendimit nr.10-2013-1862 (855) datë 26.11.2013 të Gjykatës së Apelit Durrës, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, palët e paditura Ministria e Financave dhe Dega e Thesarit Durrës të cilat kërkojnë ndryshimin e vendimeve të gjykatave të faktit si të pabazuara në ligj dhe pranimin e pjesshëm përsa i përket vlerës së kompensimit, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:
Rekursi i Ministrisë së Financave:

  • Në caktimin e masës së kompensimit për burgimin e padrejtë, Gjykata i referohet ligjit nr.9381, datë 28.04.2005, “Për kompensimin e burgimit të padrejtë” e më konkretisht tek neni 5 i tij i cili përcakton masën e kompensimit deri në 2000 lekë për një ditë burgim dhe deri në 3000 lekë për një ditë paraburgim, deri në 1000 lekë për “arrest në shtëpi” si dhe kriteret mbi të cilat gjykata duhet të mbështetet për dhënien e dëmshpërblimit.

  • Interpretimi i pikës 2 të nenit 5 të ligjit nr.9381, “Për kompensimin e burgimit të padrejtë” nuk duhet bërë në favor të përcaktimit të një vlere fikse si kompensim për paraburgimin e vuajtur.

  • Nuk do të kishte kuptim parashikimi i kritereve në pikën 1 të nenit 5, nëse qëllimi i legjislatorit do të ishte vendosja e një mase fikse kompensimi.

  • Neni 5/1 i ligjit 9381 ka përcaktuar kriteret që Gjykata duhet të vlerësojë rast pas rasti, në përcaktimin e masës së kompensimit.

  • Gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes, Paditësi duhej të provonte me dokument shkresor zyrtar apo privat, ekzistencën e një marrëdhënieje pune në sektorin publik ose privat, e shoqëruar me vërtetimin përkatës për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore.

  • Arsyetim ligjor në lidhje me caktimin e masës së dëmshpërblimit nuk ka, ndërkohë që paditësit i është akorduar vlera maksimale e dëmshpërblim pa asnjë bazë pasi paga e tij një muaj para arrestimit rezulton shumë herë më e vogël se vlera e caktuar nga gjykata për kompensim.

  • Kërkojmë nga Gjykata rillogaritjen e masës se kompensimit për burgim te padrejtë të paditësit Saimir Mezja me vlerën 1166, 6 leke në ditë, në total për 567 ditë burgim që konvertohet në shumën 661.462,2 lekë.

  • Theksojmë këtu që kompensimi ka karakter pasuror dhe synon të zëvendësojë humbjet monetare si rezultat i burgimit, prandaj këto humbje duhet të vërtetohen në bazë të të ardhurave para burgimit.

  • Në lidhje me shpenzimet gjyqësore, Gjykata duhet të administronte prova në lidhje me shpenzimet gjyqësore gjatë gjykimit të çështjes.

Rekursi i Degës së Thesarit Durrës:



  • Në caktimin e masës së kompensimit për burgimin e padrejtë, Gjykata i referohet ligjit nr.9381, datë 28.04.2005, “Për kompensimin e burgimit të padrejtë” e më konkretisht tek neni 5 i tij i cili përcakton masën e kompensimit deri në 2000 lekë për një ditë burgim dhe deri në 3000 lekë për një ditë paraburgim, deri në 1000 lekë për “arrest në shtëpi” si dhe kriteret mbi të cilat gjykata duhet të mbështetet për dhënien e dëmshpërblimit.

  • Interpretimi i pikës 2 të nenit 5 të ligjit nr.9381, “Për kompensimin e burgimit të padrejtë” nuk duhet bërë në favor të përcaktimit të një vlere fikse si kompensim për paraburgimin e vuajtur.

  • Nuk do të kishte kuptim parashikimi i kritereve në pikën 1 të nenit 5, nëse qëllimi i legjislatorit do të ishte vendosja e një mase fikse kompensimi.

  • Neni 5/1 i ligjit 9381 ka përcaktuar kriteret që Gjykata duhet të vlerësojë rast pas rasti, në përcaktimin e masës së kompensimit.

  • Gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes, Paditësi duhej të provonte me dokument shkresor zyrtar apo privat, ekzistencën e një marrëdhënieje pune në sektorin publik ose privat, e shoqëruar me vërtetimin përkatës për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore.

  • Arsyetim ligjor në lidhje me caktimin e masës së dëmshpërblimit nuk ka, ndërkohë që paditësit i është akorduar vlera maksimale e dëmshpërblim pa asnjë bazë pasi paga e tij një muaj para arrestimit rezulton shumë herë më e vogël se vlera e caktuar nga gjykata për kompensim.

  • Kërkojmë nga Gjykata rillogaritjen e masës se kompensimit për burgim te padrejtë të paditësit Saimir Mezja me vlerën 1166, 6 leke në ditë, në total për 567 ditë burgim që konvertohet në shumën 661.462,2 lekë.

  • Theksojmë këtu që kompensimi ka karakter pasuror dhe synon të zëvendësojë humbjet monetare si rezultat i burgimit, prandaj këto humbje duhet të vërtetohen në bazë të të ardhurave para burgimit.

  • Në lidhje me shpenzimet gjyqësore, Gjykata duhet të administronte prova në lidhje me shpenzimet gjyqësore gjatë gjykimit të çështjes.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani dhe diskutoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, pala paditëse Saimir Mezja në datën 20.05.2008, mbi bazë të një Urdhër Ndalimi, lëshuar nga Prokuroria Durrës është bërë ndalimi i tij në datën 21.05.2008.

2. Me vendimin nr.402 datë 23.05.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës është vendosur “Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit Saimir Mezja. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj shtetasit Saimir Mezja atë të “Arrest në Burg të parashikuar nga neni 238 i KPP”, vendim i cili është miratuar nga Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.152 datë 20.06.2008.

3. Më tej, me vendimin nr.306 datë 03.06.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës ndër të tjera është vendosur: “Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Saimir Mezja pasi nuk provohet që ai të ketë kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Saimir Mezja”. Gjykata e Apelit Durrës me Vendimin nr.285 datë 20.07.2010 ka vendosur “Lënien në fuqi të vendimit nr.306 datë 03.06.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës’.

4. Ndodhur në këto kushte pala paditëse Saimir Mezja i është drejtuar gjykatës me padinë objekt gjykimi.

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.11-2011-3798(1919) datë 19.07.2011 vendosi:” Pranimin e pjesshëm kërkesëpadisë së paditësit Saimir Mustafa Mezja. Detyrimin e Degës së Thesarit Durrës dhe Ministrisë së Financave Tiranë ti paguajnë paditësit kompensim për burgim të padrejtë në shumën 1.134.000 (një milion e njëqind e tridhjetë e katër mijë) lekë. Shpenzimet gjyqësore lihen në ngarkim të palëve ndërgjyqës në raportin 1/3 palës paditëse dhe 2/3 palës së paditur”.

5.1 Arsyetimi i Gjykatës: “Paditësi pretendoi se ka vuajtur 378 ditë në masën e sigurimit personal arrest me burg, periudhë e cila konvertohet ne 567 ditë dhe për pasojë shuma e kompensimit që duhet të përfitojë paditësi duhet të jetë 1.701.000 lekë. Paditësi ka vuajtur 378 ditë me masë sigurimi personal “Arrest në burg”. Nuk vërehet gjithashtu asnjë nga rastet e parashikuara nga neni 4 i Ligjit nr.9381 datë 28/04/2005 “Për kompensimin e burgimit të padrejtë” që bëjnë fjalë për përjashtimin nga e drejta e kompensimit. Gjykata e gjen të padrejtë dhe të pambështetur në figj pretendimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës se paditësit nuk i ka lindur e drejta e kërkimit të kompensimit pasi ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës ky organ ka ushtruar të drejtën e rekursit në Gjykatën e Lartë Tiranë. Kjo për faktin se vendimi i Gjykatës së Apelit Durrës është i formës së prerë sipas parashikimeve të nenit 432 të K. Pr. Penale dhe për pasojë i ekzekutueshëm për të gjitha efektet e tij duke përfshirë edhe të drejtën e kompensimit për burgim të padrejtë. Sa i takon masës gjykata çmon se duhet të pranojë pjesërisht kërkimin e palës së paditur për shumën 1.134.000 lekë duke pasur parasysh kriteret dhe masën për kompensim për burgim të padrejtë të përcaktuar nga nenet 5 dhe 6 të Ligjit nr.9381 datë 28/04/2005 “Për kompensimin e burgimit të padrejtë”. Gjykata e gjen të padrejtë pretendimin se ditët e paraburgimit duhet të konvertohen sipas nenit 57 të K. Penal në ditë burgimi dhe më pas rezultati të shumëzohet me maksimumin e shumës së parashikuar për paraburgimin. Kjo për faktin se vetë ligjvënësi në nenin 5 i ligjit specifik duke pasur parasysh situatën e paraburgimit ka marrë përsipër të përcaktojë një vlerë më të lart nga periudha e vuajtur si burgim.”.

6. Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.10-2013-1862 (855) datë 26.11.2013 vendosi: “Lënien në fuqi të vendimit nr.11-2011-3789 (1919) datë 19.07.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës”.

6.1 Arsyetimi i gjykatës: “ I njëjtë me atë të faktit”.

7. Kundër vendimit nr.10-2013-1862 (855) datë 26.11.2013 të Gjykatës së Apelit Durrës, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, palët e paditura Ministria e Financave dhe Dega e Thesarit Durrës të cilat kërkojnë ndryshimin e vendimeve të gjykatave të faktit si të pabazuara në ligj dhe pranimin e pjesshëm përsa i përket vlerës së kompensimit, duke parashtruar shkaqet e pasqyruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM
8. Dispozitat e ligjit nr.49/2012Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

8.1 Neni 1/2: “Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe”.

8.2 Neni 17/2: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

8.3. Neni 54: “Gjykata Administrative e Apelit prish vendimin e gjykatës administrative të shkallës së parë dhe ia dërgon çështjen organit kompetent për rigjykim kur: a) gjykata administrative e shkallës së parë ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën lëndore dhe funksionale....”.

9. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile;

9.1. Neni 467: “Gjykata e apelit prish vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe e dërgon çështjen për rigjykim kur: a) gjykata e shkallës së parë ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën...”

10. Vendimi unifikues nr.3 datë 06.12.2013 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë;

11. Dekreti nr.8349 datë 14.10.2013 i Presidentit të Republikës së Shqipërisë;



KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
12. Se pas shqyrtimit të akteve procedurale që ndodhen në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të palëve të parashtruara në këto akte, vendimit të gjykatës dhe parashtrimeve të rekursit, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret, arrin në konkluzionin se vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit Durrës është marrë në shkelje të ligjit procedural, në kushtet kur kjo gjykatë ka shkelur dispozitat ligjore për kompetencën lëndore. Prandaj, për këtë shkelje të dispozitave procedurale, vendimi i dhënë prej saj duhet të prishet e çështja të dërgohet për gjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

13. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar drejtë ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve për të cilat është paraqitur rekurs.

14. Në analizë të akteve dhe provave të administruara në dosjen gjyqësore rezulton se paditësi Saimir Mezja i është drejtuar me padi gjykatës, duke kërkuar zhdëmtimin në vlerë monetare nga ana e Ministrisë së Financave për qëndrimin padrejtësisht në paraburgim në bazë të ligjit nr.9381/2005 “Për kompensimin e burgimit të padrejtë”.

15. Me vendimin nr.11-2011-3789 (1919) datë 19.07.2011, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, në përfundim të gjykimit ka vendosur të pranojë pjesërisht padinë. Mbi ankimin e palës së paditur, Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.10-2013-1862 (855) datë 26.11.2013 ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e gjykatës së rrethit gjyqësor.

16. Në rastin konkret nga objekti i gjykimit, si dhe nga shkaku ligjor i kërkimeve të padisë, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se natyra e çështjes në gjykim është administrative.

17. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë pa i hyrë zgjidhjes në themel të çështjes konstaton se nga Gjykata e Apelit Durrës janë lejuar shkelje të ligjit procedural që lidhen me kompetencën lëndore të gjykatës për të gjykuar çështjen, të cilat pasjellin zhvillimin e një procesi jo të rregullt ligjor.

18. Kolegji Administrativ e gjen me vend të konfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si një element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës, ajo nuk është një gjykatë “e krijuar me ligj” sipas kuptimit të nenit 42/2 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të Konventës Evropiane. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

19. Në kuptimin e së drejtës procedurale, kompetenca lëndore është një kusht i domosdoshëm procedural, që bën të vlefshëm procesin gjyqësor, si dhe të gjitha aktet e marra në administrim gjatë zhvillimit të tij, në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale dhe një gjykatë jokompetente duhet të deklarojë moskompetencën e saj, (neni 61 K.Pr.Civile, neni 7 i Ligjit 49/2012). Këto parime janë përcaktuar qartë në Ligjin nr.9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në Ligjin nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykata administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” si dhe në Kodin e Procedurës Civile.

20. Me Dekretin nr.8349 datë 14.10.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë është përcaktuar data 04.11.2013 si data e fillimit të funksionimit të Gjykatave Administrative. Ndërkohë që, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.3 datë 6.12.2013, kanë konkluduar se: “Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë, të apelit apo në Gjykatë të Lartë dhe deri në këtë datë shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma”.

21. Si rrjedhojë, duke nisur nga data 04.11.2013 të gjitha mosmarrëveshjet që kanë qenë administrative, janë në kompetencë dhe janë objekt gjykimi i gjykatave administrative sipas parashikimeve të ligjit 49/2012, pavarësisht nëse çështja gjyqësore i është paraqitur gjykatës për shqyrtim është regjistruar ose ka qenë në gjykim, në çdo shkallë të gjykimit, përpara datës 04.11.2013.

22. Kolegji vëren se vendimi i Gjykatës së Apelit Durrës është shpallur në datën 26.11.2013, pra pas datës 04.11.2013. Nisur nga sa u trajtua më sipër të gjitha çështjet që përbëjnë mosmarrëveshje administrative pas datës 04.11.2013 duhet të shqyrtoheshin nga gjykatat administrative, ndërkohë që Gjykata e Apelit Durrës nuk e ka konstatuar mungesën e kompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes dhe ka dhënë një vendim në kundërshtim me dispozitat ligjore të zbatueshme duke sjellë si pasojë zgjidhjen e çështjes nga gjykata jo kompetente nga pikëpamja lëndore.

23. Në përfundim, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në konkluzionin se mosrespektimi i kompetencës lëndore nga ana e gjykatës përbën shkelje të rëndë procedurale, e cila ndikon drejtpërsëdrejti në dhënien e vendimit, e cila e bën vendimin gjyqësor absolutisht të pavlefshëm. Gabimet në procedim, të cilat parashikohen në nenin 467/a të K.Pr.Civile dhe në nenin 54 të ligjit nr.49/2012, shqyrtohen nga gjykata edhe kryesisht, pikërisht për shkak të efektit të drejtpërdrejtë që ato kanë në vendimin e dhënë.

24. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson të theksojë se në çështjen objekt gjykimi, nuk mund të marrë në shqyrtim dhe të analizojë, nëse ligji material është zbatuar drejtë apo jo nga gjykatat e faktit.

25. Për sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.10-2013-1862 (855) datë 26.11.2013 i Gjykatës së Apelit Durrës duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore për shqyrtimin e çështjes.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 63 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.10-2013-1862 (855) datë 26.11.2013 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.


Tiranë, më 03.03.2016

Nr. 31003-01714-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2016 - 1472 i Vendimit (133)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   106   107   108   109   110   111   112   113   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish