Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet107/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   103   104   105   106   107   108   109   110   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga :


Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Tom Ndreca Anëtar

Medi Bici Anëtar
datën 01.03.2016, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen administrative me nr.11241-02101-00-2011 akti që ju përket palëve :
PADITËSE: LIRI TASHI

E PADITUR: ZYRA ARSIMORE LUSHNJË.


OBJEKTI:

Kërkoj dëmshpërblim:

Për pushim nga puna pa shkaqe të arsyeshme 12 paga mujore,

për vjetërsi 33 vite pune 16 paga mujore,

për shkelje të procedurës 3paga mujore.

Baza Ligjore: Nenet 146, 155/3, 145/2 të Kodit të Punës.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin nr.854 (1391), datë 08.11.2010 ka vendosur:

Të pranojë pjesërisht kërkesëpadinë me nr.715 akti, me palë paditëse Liri Tashi dhe palë të paditur, Zyra Arsimore Lushnjë.

Të detyrojë palën e paditur, Zyra Arsimore Lushnjë të dëmshpërblejë palën paditëse, Liri Tashi me 2 paga mujore (neto) për mosrespektim të procedurës ligjore sipas nenit 144 të Kodit të Punës për përfundimin e marrëdhënieve të punës.

Të detyrojë palën e paditur, Zyra Arsimore Lushnje të dëmshpërblejë palën paditëse, Liri Tashi, me 10 paga mujore (neto) për zgjidhjen e kontratës së punës pa shkaqe të justifikuara.

Të detyrojë palën e paditur Zyra Arsimore Lushnje të dëmshpërblejë palën paditëse, Liri Tashi, me 29-pesëmbëdhjetë ditësh page (neto) për vjetërsinë në punë.

Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër të kërkimit si të pambështetur në ligj dhe në prova.

Shpenzimet gjyqësore për pjesën e kërkimeve të padisë që u pranuan janë në ngarkim të palës së paditur, ndërsa për pjesën e kërkimeve të rrëzuara janë në ngarkim të palës paditëse.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.537, datë 26.05.2011 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.854, datë 08.11.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë.



Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, ka ushtruar rekurs pala e paditur, Zyra Arsimore Lushnjë, e cila kërkon prishjen e këtij vendimi dhe vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë e vendosjen e pushimit të gjykimit të çështjes, duke parashtruar këto shkaqe:

  • Paditësja ishte e diplomuar si mësuese e lëndës së edukimit muzikor, në një kohë që në këtë shkollë kishte vetëm 8 orë në javë, nga 24 ore që duhet të ketë një mësues dhe për këtë ajo plotësohej duke dhëne lënë të tjera jashtë profilit te saj.

  • Bazuar ne Udhëzimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr.3, datë 03.02.2010 “ Për normat e punës mësimore në arsimin parauniversitar dhe standarte të lidhura me to” paditësja u largua nga puna duke patur parasysh dhe faktin se nuk kishte dhe arsimin përkatës, pasi është me arsim te mesëm artistik, pra largimi është bërë për shkaqe të arsyeshme.

  • Bazuar ne Kodin e Punës të RSH-se kemi respektuar afatin e njoftimit ku me shkresën nr.238 prot, datë 15.03.2010 kemi njoftuar Drejtorinë e Shkollës e për dijeni paditëses se me date 15.06.2010 do ti ndërpriteshin marrëdhëniet e punës.

  • Po kështu eshte respektuar procedura, ne baze te nenit 144 te kodit te Punës ku me shkresën nr.551 prot.datë 08.06.2010 u njoftua paditësja qe te paraqitej ne Zyrën Arsimore Lushnje, brenda datës 11.06.2010 për te biseduar për përfundimin e marrëdhënieve te punës dhe ajo u paraqit me date 10.06.2010 ku ju konfirmua largimi nga puna duke u mbajtur dhe procesverbali përkatës dhe ku ajo ka refuzuar te firmos.

  • Me Urdhrin e Zyrës Arsimore Lushnje nr.141, datë 14.06.2010 paditësja është larguar nga puna. Ky urdhër i është komunikuar me shkrim paditëses.

  • Gjykata e Apelit ka arsyetuar se pushimi nga puna e paditëses është bere për shkak te shkurtimit te numrit të punonjësve, fakt qe nuk qëndron pasi ajo është larguar pasi ishte me arsim te mesëm dhe se ngarkesa e saj e punës ishte e vogël 8 orë ne jave nga 24 ore ne jave qe është norma mësimore.

  • Gjykata duhet te ketë lexuar ndonjë urdhër tjetër pasi ne Urdhrin nr.141 është përcaktuar si shkak për largimin e paditëses arsimi i saj me të mesme.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani në seancë gjyqësore dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit,


V Ë R E N

Shkaqet e ngritura në rekursin e paraqitur nga palës së paditur Zyra Arsimore Lushnjë nuk janë të mbështetura në ligj. Vendimi nr.537 datë 26.05.2011 i Gjykatës së Apelit Vlorë, është dhënë në zbatim të drejtë të ligjit, prandaj duhet të mbetet në fuqi.

Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë dhe Gjykata e Apelit Vlorë, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se paditësja Liri Tashi ka qenë në marrëdhënie pune pranë palës së paditur Zyra Arsimore Lushnjë, nga viti 1977 deri në vitin 2010 në detyrën e mësueses së muzikës. Paditësja Liri Tashi ka kryer arsimin e mesëm në fushën e muzikës në Shkollën e Mesme të Muzikës Elbasan duke marre specialitetin si mësuese muzike.
Pala e paditur Zyra Arsimore Lushnjë, me Urdhrin nr.141, datë 14.06.2010, ka zgjidhur njëanshmërisht kontratën e punës me paditësen Liri Tashi, si mësuese e lëndës edukim muzikor në shkollën 9 vjeçare Rrapëz, Lushnjë, për shkak se është me arsim të mesëm. Sipas palës së paditur, ndërprerja e marrëdhënieve të punës fillon nga data 15.06.2010.

Në të tilla rrethana, paditësja Liri Tashi ka ngritur padi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë me shkak ligjor dhe objekt detyrimin e palës së paditur Zyra Arsimore Lushnjë ta dëmshpërblejë me 12 paga për zgjidhjen e kontratës së punës, me pagat mujore për mosrespektimin e procedurës dhe të afatit të njoftimit për zgjidhjen e kontratës së punës, si edhe ta shpërblejë me pagat që i takojnë për vjetërsinë në punë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin nr.854 (1391), datë 08.11.2010 ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesëpadinë duke e detyruar palën e paditur Zyra Arsimore Lushnjë të dëmshpërblejë paditësen Liri Tashi me 2 paga mujore (neto) për mosrespektim të procedurës së parashikuar nga neni 144 i Kodit të Punës, me 10 paga mujore (neto) për zgjidhjen e kontratës së punës pa shkaqe të justifikuara, si edhe ta shpërblejë me 29-pesëmbëdhjetë ditëshe page (neto) për vjetërsinë në punë. Gjykata ka rrëzuar padinë për kërkimet e tjera.

Kjo gjykatë, në thelb arsyeton se marrëdhëniet e punës midis palës paditëse punëmarrëse dhe palës së paditur punëdhënëse kanë zgjatur 30 vjet për rrjedhojë palët në zgjidhjen e kontratës së punës duhet të respektojnë afatin e njoftimit prej 3 muajsh. Pala e paditur ka njoftuar për përfundimin e marrëdhënieve të punës palën paditëse me datë 15.03.2010 dhe vendimi për zgjidhjen e kontratës është i datës 14.06.2010. Marrëdhëniet financiare i janë ndërprerë në datën 15.06.2010. Pra, meqenëse vjetërsia në pune e palës paditëse ishte mbi 5 vjet, pala e paditur Zyra Arsimore Lushnjë, për të respektuar afatin e njoftimit 3 mujor, i ka paguar paditëses Liri Tashi pagën nga data 15.03.2010 deri në datë 15.06.2010.

Por, e paditura Zyra Rajonale Arsimore Lushnjë ka zbatuar vetëm paragrafin e parë të nenit 143 të Kodit të Punës, ndërkohë që ky nen zbatohet në tërësi, përfshirë edhe paragrafin e tretë të këtij neni ku parashikohet se afati i njoftimit për zgjidhjen e kontratës se punës, zgjatet sipas rastit, deri në fund të javës ose deri në fund të muajit. Prandaj, edhe afati i njoftimit për zgjidhjen e kontratës së punës për paditësen Liri Tashi përfundon në datën 01.07.2010 dhe jo në datën 15.06.2010 sikurse ka vendosur pala e paditur punëdhënëse Zyra Rajonale Arsimore Lushnjë.

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, pala e paditur Zyra Arsimore Lushnjë ka paraqitur ankim në gjykatën e Apelit Vlorë.

Gjykata e Apelit Vlorë, duke pranuar të njëjtat rrethana të faktit dhe duke parashtruar të njëjtin interpretim me ligjin e zbatueshëm, ka ardhur në përfundimin se vendimi i gjykatës së shkallës së parë duhet të mbetet në fuqi.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, pala e paditur Zyra Arsimore Lushnjë ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë. Në thelb, në rekurs, për sa i përket zbatimit të ligjit, pretendohet se paditësja Liri Tashi ishte e diplomuar si mësuese e lëndës së edukimit muzikor, ndërkohë që në këtë shkollë mbulonte vetëm 8 orë në javë, nga 24 orë që duhet të ketë një mësues dhe për këtë shkak ajo plotësohej duke dhënë lëndë të tjera jashtë profilit te saj. Paditësja Liri Tashi është larguar nga puna për shkakun se nuk kishte dhe arsimin përkatës duke qenë me arsim të mesëm artistik. Prandaj largimi nga puna është bërë për shkaqe të arsyeshme. Dispozitat e Kodit të Punës janë respektuar lidhur me procedurën dhe afatin e njoftimit tre mujor.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se shkaqet e ngritura në rekursin e paraqitur nga pala e paditur Zyra Arsimore Lushnjë nuk gjejnë mbështetje në ligj. Prandaj, vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit Vlorë duhet të mbetet në fuqi.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, me të drejtë gjykata e shkallës së parë dhe gjykata e apelit kanë arsyetuar që nga pala e paditur Zyra Arsimore Lushnjë nuk është respektuar afati i njoftimit i parashikuar nga neni 143 i Kodit të Punës, për rrjedhojë zgjidhja e njëanshme e kontratës së punës me paditësen Liri Tashi, me motivin se nuk ka arsimin përkatës për kryerjen e punës (arsimi mesëm muzikor), përbën zgjidhje të menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës.


Në nenin 143 të Kodit të Punës parashikohet se :
Neni 143

1. Pas kohës së marrjes në provë, për të zgjidhur kontratën me periudhë të pacaktuar, palët duhet të respektojnë një afat njoftimi prej një muaji, gjatë vitit të parë të punës, prej dy muajsh për dy deri në pesë vjet pune, prej tre muajsh për më shumë se pesë vjet pune.

(2) Këto afate mund të ndryshohen me marrëveshje me shkrim ose në kontratën kolektive të punës. Kur punëmarrësi ka kryer deri në gjashtë muaj pune, afati i njoftimit nuk mund të jetë më pak se dy javë. Afati i njoftimit është jo më pak se 1 muaj kur punëmarrësi ka kryer më shumë se gjashtë muaj pune.

3. Afati i njoftimit për zgjidhjen e kontratës zgjatet, sipas rastit, deri në fund të javës ose deri në fund të muajit…….

(4) Kur njëra nga palët e zgjidh kontratën pa respektuar afatin e njoftimit, zgjidhja trajtohet si zgjidhje e kontratës me efekt të menjëhershëm.”
Në interpretim dhe zbatim të drejtë të pikës 2 të nenit 143 të sipërcituar, nëse kohëzgjatja e marrëdhënies së punës ka qenë derë në 6 muaj, afati i njoftimit duhet të jetë jo më pak se dy javë. Por, në këtë rast, afati i njoftimit nuk duhet të llogaritet me numrin e ditëve që plotësojnë afatin dyjavor (14 ditë) sepse në zbatim të pikës 3 të nenit 143, nëse dita e 14 e afatit të njoftimit qëllon përpara ditës së fundit të javës së dytë kalendarike, atëherë afati i njoftimit duhet të zgjatet dhe të përfundojë në ditën e fundit të asaj jave kalendarike. Për rrjedhojë, nëse dita e fundit e afatit 14 ditor qëllon ditën e diel, atëherë afati i njoftimit është i rregullt dhe i plotësuar. Por, nëse dita e 14 qëllon ditën e hënë deri ditën e shtunë, atëherë afati i njoftimit duhet të zgjatet, sipas rastit konkret, me një deri një gjashtë ditë. I njëjti interpretim dhe zbatim i bëhet ligjit edhe në rastin kur afati i njoftimit llogaritet me një deri në tre muaj. Nëse periudha përkatëse mujore e njoftimit qëllon në ditën e fundit të muajit, atëherë afati i njoftimit është i rregullt dhe i plotësuar. Nëse dita e fundit e afatit të njoftimit të llogaritur në muaj qëllon në një ditë tjetër të muajit kalendarik, afati i njoftimit duhet të zgjatet deri në ditën e fundit të atij muaji kalendarik.

Mosrespektimi i zgjatjes së afatit të njoftimit, sipas rastit, deri në fund të javës ose të muajit, e bën zgjidhjen e njëanshme të kontratës të konsiderohet si e menjëhershme dhe, nëse shkaku nuk është i justifikuar i jep të drejtën palës tjetër të kërkojë në gjykatë dëmshpërblimin për zgjidhje të menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës. Nëse pala paditëse punëmarrëse e ngre shprehimisht këtë çështje si motiv dhe kërkim në padi apo në ankim e rekurs drejtuar gjykatë më të lartë, atëherë gjykatat duhet ta vlerësojnë këtë pretendim dhe nëse është i mbështetur e dëmshpërblejnë sipas nenit 155 të Kodit të Punës.

Edhe në çështjen objekt i këtij gjykimi, zgjidhja e njëanshme e kontratës së punës është bërë jo për shkaqe që lidhen me shkelje të rëndë a të përsëritur të kontratës nga punëmarrësja por për shkak se ajo nuk e ka arsimin e kërkuar për vendimin e punës sipas rregullave normative në fuqi në kohën e zgjidhjes së kontratës së punës. Nga ana tjetër, pala e paditur punëdhënëse Zyra Arsimore Lushnjë ka respektuar vetëm afatin e njoftimit prej 3 muajsh nisur nga kohëzgjatja mbi 5 vjet e marrëdhënies së punës. Por, dita e fundit e afatit 3 mujor të njohur nga pala e paditur ka qenë data 15.06.2010, ndërkohë që sipas pikës 3 të nenit 143 të Kodit të Punës, përfundimi i afatit të njoftimit duhet të ishte njohur dhe caktuar në datën 30.06.2010. Për rrjedhojë, në zbatim të drejtë të nenit 155 të këtij Kodi, zgjidhja e kontratës së punës vlerësohet si e menjëhershme dhe e pajustifikuar dhe, me të drejtë, gjykata e faktit i kanë njohur paditëses Liri Tashi të drejtën për tu dëmshpërblyer sipas ligjit.

Gjykata e Lartë është vënë në lëvizje me rekursin e palës së paditur Zyra Arsimore Lushnjë. Ndërsa paditësja Liri Tashi nuk ka paraqitur mjet ankimi ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë apo të apelit. Për rrjedhojë, ky Kolegj Administrativ nuk mund të disponojë lidhur me zbatimin e gabuar të ligjit nga gjykatat e faktit, të cilat, e kanë dëmshpërblyer paditësen Liri Tashi me paga neto dhe jo me paga bruto, as edhe për mungesën e dëmshpërblimit me pagë për ditët nga ajo e fundit të afatit të njoftimit (15.06.2010) deri në ditën e fundit të muajit (30.06.2010).

Shkaqet e tjera të ngritura në rekurs nuk kanë të bëjë me ligjin e zbatueshëm por me faktin dhe vlerësimin e provave, çështje të cilat nuk janë në objektin e gjykimit të Gjykatës së Lartë.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të shkronjës “e” të nenit 63 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,


V E N D O S I:

Lënien në fuqi të vendimit nr.537 datë 26.05.2011 të Gjykatës së Apelit Vlorë.


Tiranë, më 01.03.2016

Nr. 11243-00790-00-2014 i Regj.Themeltar

Nr. 00 - 2016 - 2326 i Vendimi (130)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   103   104   105   106   107   108   109   110   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish