Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet103/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   99   100   101   102   103   104   105   106   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Evelina Qirjako Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Medi Bici Anëtar
mori në shqyrtim në seancën gjyqësore të datës 01.03.2016, çështjen administrative që i përket:
PADITËS: XHELADIN PEKA

E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË


OBJEKTI:

Njohjen e vërtetësisë së dokumentit zyrtar, librezë pune,

Nr.1862, lëshuar nga Ndërmarrja e Prodhimit të Bakrit Rrëshen në vitin 1995,

ne emër të Xheladin Hazis Peka, i cili ka lindur në Lurë të Dibrës më datën 15.06.1945, kontestuar pa prova dhe fakte dhe jo në rrugën e duhur ligjore,

nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë

dhe njohjen si fakt juridik të atyre të dhënave.

Shfuqizimi i aktit administrativ, Urdhër–Mbyllje Pensioni A.P. 23, datë 12.05.2004.

Kthimin e të gjitha shumave të ndalesave të pensionit tim të pleqërisë

nga momenti i ndalimit të tij e deri tani

dhe vijimin e tij rregullisht për periudhën në vazhdim.

Baza Ligjore: Ligji nr.7703 datë 11.05.1993

“Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” nenet 74, 86 e vijues të tij ,etj, Rregullorja nr.8 e ISSH, datë 21.10.1994, pika 13 e vijues të saj etj,

Rregullorja nr.6 e ISSH, datë 25.05.2009, “Për strukturën, përbërjen, numrin

dhe procedurën e funksionimit të Komisionit të Ankimit pranë

Drejtorive Rajonale dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore”; Ligji nr.8116, datë 29.03.1996 (me ndryshimet përkatëse deri në daljen

e ligjit nr.8812 datë 17.05.2001) “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”,

32, gërma c, nenet 106, 273, 324 dhe vijues të tij, si dhe neni 510 e vijues të tij, etj;

Urdhrin nr.128/3, datë 16.3.2005 “Për Miratimin e Tarifave të Shpërblimit të Avokatëve

për Dhënien e Ndihmës Juridike”, Fletorja Zyrtare ekstra nr.26 , viti 2007.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë, me vendimin nr.7104, datë 06.07.2012, ka vendosur:

"Pranimin e kërkesë padisë, së paditësit Xheladin Peka. Njohjen e vërtetësisë së dokumentit zyrtar, librezë pune, nr.1862, lëshuar nga Ndërmarrja e Prodhimit të Bakrit Rrëshen në vitin 1995, në emër të Xheladin Hazis Peka, lindur në Lurë të Dibrës me datën 15.06.1945. Shfuqizimi i aktit administrativ, Urdhër-Mbyllje Pensioni A.P.23, datë 12.05.2004. Kthimin e të gjitha shumave, ndalesave të pensionit të pleqërisë të paditësit nga momenti i ndalimit dhe vijimin e tij rregullimisht për periudhën në vazhdim”.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1837, datë 26.09.2013, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.7104, datë 06.07.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe rrëzimin e padisë si të pa bazuar në ligj e në prova”.


Kundër vendimit nr.1837, datë 26.09.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs pala paditëse Xheladin Peka, i cili kërkon ndryshimin e vendimit nr.1837, datë 26.09.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.7104, datë 06.07.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • Provat që janë në dosje janë keqinterpretuar nga ana e gjykatës dhe është zbatuar keq ligji.

  • Gjykata nuk ka bërë vlerësimin dhe interpretimin e peshës specifike të çdonjërës nga provat që ka në këtë proces, por ka mbivleresuar prova të paqëna. Edhe ato prova të njeanshme që ka marrë në shqyrtim gjykata, ka bërë vlerësim të gabuar të tyre. Po ashtu janë lënë prova të pa vlerësuara, por që ato kanë rëndësi për nxjerrjen e së vërtetes qe ka të bëjë me objektin e kërkesë-padisë.

  • Apriori dhe pa ndonjë procedure ligjore, gjykata ka bërë zhvlerësim në një mënyrë të njëanshem të provave, të cilat nuk janë në harmoni me të tjerat.

  • Janë marr në konsideratë prova të cilat jane zhvleresuar gjate një procesi penal të pushuar nga ana e prokurorisë, por edhe ato që nuk janë paraqitur si të tilla nga pala e paditur që të bëhej vlerësimi edhe nga ana e palës paditëse;

  • arsyetimin e vendimit, është anashkaluar apo është bërë fshehjen e fakteve, sikurse është edhe hetimi që ka bërë prokuroria duke perfunduar me nje vendim i cili është paraqitur si provë në procesin gjyqësor dhe duhet të jete në dosjen gjyqësore;

  • Në arsyetimin e vendimit të gjykatës së apelit, është bërë maskimi i të dhënave dhe fshehja e fakteve, sikurse është edhe fakti i shqyrtimit në themel të çështjes duke kërkuar prova të reja, etj.

  • Në arsyetimin e vendimit, nuk janë pasqyruar fakti i marrjes së provave të reja të porositura nga vetë gjykata dhe atyre të dorëzuara nga ana jonë, të cilat nuk janë çmuar dhe analizuar nga gjykata.

  • Gjykata e Apelit i ka injoruar provat e grumbulluara, por ka mbyllur hetimin gjyqësor në një moment të pa pritur procedural, pa na i venë në dispozicion ato prova që u grumbulluan ose jo nga gjykata, dhe menjëhere pa na lejuar që të përgatitemi për pretendimet tona në raport me situatën e re që na u servir, kalon menjëherë në marrjen e vendimit përkatës, për të cilin është paraqitur rekursi.

  • Gjykata ka marrë në konsiderate pretendimit e palës së paditur, pretendime të cilat nuk janë ngritur nga ana e saj as gjatë fazës kur problemi, apo konflikti është trajtuar administrativisht nga ana e saj, por as gjatë shqyrtimit të çështjes gjyqësore në shkallën e parë.

  • Gjykata ka marrë në konsideratë një çertifikatë që nuk është provë e verifikuar, dhe nuk janë marrë për bazë të dhënat e kartës së identitetit të paditësit, të dhënat e pasqyruara për paditësin ne librin themeltar të shtetasve.

  • Nuk janë marrë për bazë as vendimi i pushimit të procedimit penal, marrë nga ana e Prokurorisë, e cila ka shqyrtuar këtë problem, pra moshën e paditësit, të dhenat e librezës së punës, vërtetimin e ushtrisë etj.

  • Nuk u mor parasysh as kërkesa jonë se nëse të gjitha provat e grumbulluara në dosjen gjyqësore, nuk bindin gjykatën për vërtetësinë e të dhënave, çështja t’i kalojë edhe një herë prokurorisë.

  • Vendimin përfundimtar gjykata e ka bazuar në një provë të kontestuar nga ana e saj, por pa e provuar se ajo është e falsifikuar, ose pa provuar se provat tjera konkurruese janë të falsifikuara, etj

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Arjana Fullani, në prani të palës së paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë përfaqësuar nga juristja znj.Migena Tota, e cila kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.1837, datë 26.09.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, në mungesë të paditësit Xheladin Peka, si dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

1. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se, paditësi Xheladin Peka bazuar në ligjin nr.7703 datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” i është drejtuar me kërkesë Agjensisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, për përfitimin e pensionit të pleqërisë të kategorisë së parë.

2. Midis dokumenteve, paditësi ka dorëzuar ndër të tjera Librezën e Punës, nr.1862 Regjistri Themeltar, lëshuar nga Ndërmarrja e Prodhimit të Bakrit Rrëshen, në faqen e parë të së cilës është shënimi "Dublikata e lëshuar bazohet në librezën e vjetër, nga Regjistri Themeltar nr.1862" dhe njëkohësisht përmban dhe të dhënat e paditësit, data e lindjes (15.06.1945), si dhe vitet e tij të punës.

3. Me vendimin nr.368, datë 09.09.2003, të DRSSH Tiranë, paditësit Xheladin Peka i është lidhur pensioni i pleqërisë. Paditësi pensionin ka vazhduar që ta marrë deri në datën 01.05.2004(për një periudhë me pak se shtatë muaj).

4. Në datën 01.05.2004, nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, është urdhëruar mbyllja e pensionit, pasi nga verifikimet e kryera në dokumentacionin e dosjes së pensionit më numër 145704, të përfituesit Xheladin Peka ka rezultuar se ai nuk i plotësonte kushtet e pensionit të pleqërisë.

5. Nga auditimi i kryer mbi këtë dosje pensioni u vërejtën pasaktësi të cilat nuk janë kostatuar në caktimin e pensionit. Sipas çertifikatës së lindjes, datë 08.06.2007 të Qarkut Dibër, Komuna Lurë, sipas regjistrit nr.11/23, paditësi ka rezultuar i datëlindjes 15.06.1955 dhe jo siç ka depozituar në dosjen e kërkimit të pensionit çertifikatën me datëlindje 1945.

6. Sipas akt verifikimeve të ardhura nga DRSSH Dibër, paditësi rezulton të ketë punuar ne Minierën e Kurbneshit në vitin 1963 periudhë kjo e pasqyruar në librezën e punës. Pala e paditur pretendon se në referim të çertificatës nr.0806/2007 të lëshuar nga Komuna Lurë e Qarkut Dibër sipas rregjistrit nr.11/23, rezulton se paditësi është i datëlindjes 15.06.1955, dhe marrëdhënia e punës për paditësin ka filluar në moshën 12 vjeç, moshë pune e cila me ligjin e kohës nuk lejohej, pasi paditësi ka qënë i mitur.

7. Me urdhër mbyllje pensioni A.P 23, datë 12.05.2004 palës paditëse i është mbyllur përfitimi i pensionit të pleqërisë. Me shkresën nr.1167 prot. datë 05.05.2008, nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, është nxjerrë urdhër-zhdëmtimi për shumën 174,606 (njëqind e shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë) lekë. Urdhër zhdëmtimi i është njoftuar paditësit Xheladin Peka, dhe ky i fundit është ankuar në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë.

8. Paditësi ka paraqitur kallëzim në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, në Seksionin Kundër Krimit Ekonomik kundër Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, me pretendimin se i është ndërprerë pensioni i pleqërisë në kundërshtim me ligjin.

9. Me vendimin e datës 24.05.2010 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur: “Pushimin e çështjes nr.1682, të vitit 2009, për veprat penale të "vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën" dhe për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës"”, parashikuar nga nenet 135 e 248 të Kodit Penal.

10. Nga pala e paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë është bërë kallzim penal për paditësin Xheladin Peka. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur: “Mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin nr.2897, datë 11.05.2010”.

11. Në këto kushte pala paditëse i është drejtuar gjykatës me padinë objekt gjykimi. Paditësi Xheladin Peka ka pretenduar se në bazë të nenit 30 pika b dhe 34 të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), i ka lindur e drejta e pensionit të pleqërisë së kategorisë së parë, pasi i plotëson kushtet e përcaktuara në këtë ligj, siç rezulton nga çertifikata e lindjes, çertifikata familjare dhe karta e idetitetit, paditësi Xheladin Peka është i datëlindjes 15.06.1945.

12. Pala e paditur ka kërkuar rrëzimin e padisë, duke prapësuar se paditësi Xheladin Peka nuk kishte plotësuar kriteret e vendosura nga Ligji nr.7703 datë 11.05.1993 "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë". Sipas çertifikatës së lindjes datë 08.06.2007 të Komuna Lurë, Qarku Dibër, sipas rregjistrit nr.11/23 paditësi rezultoi i datelindjes 15.06.1955 dhe jo i datëlindjes 1945. Sipas datëlindjes së paditësit që figuron 1955 dhe fillimit të marrëdhënies së punës në vitin 1963 del qartë se paditësi ka filluar punë në moshën 12 vjeçare, gjë që nuk lejohej nga ligji i kohës. Sipas akt verifikimeve të ardhura nga DRSSH Dibër, paditësi rezulton të ketë punuar në minierën e Kurbneshit për periudhën që është pasqyruar në librezën e punës sipas rregjistrit themeltar të kësaj miniere, por nuk rezultoi që emri t’i dalë në borderon e kësaj ndërmarrjeje.Kjo fletë e rregjistrit nuk ka kronologji me fletët e tjera të rregjistrit. Pas këtij verifikimi i është mbyllur pensioni me vendim datë 05.05.2008.



13. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë, me vendimin nr.7104, datë 06.07.2012, ka vendosur: "Pranimin e kërkesë padisë, së paditësit Xheladin Peka. Njohjen e vërtetësisë së dokumentit zyrtar, librezë pune, nr.1862, lëshuar nga Ndërmarrja e Prodhimit të Bakrit Rrëshen në vitin 1995, në emër të Xheladin Hazis Peka, lindur në Lurë të Dibrës me datën 15.06.1945. Shfuqizimi i aktit administrativ, Urdhër-Mbyllje Pensioni A.P.23, datë 12.05.2004. Kthimin e të gjitha shumave, ndalesave të pensionit të pleqërisë të paditësit nga momenti i ndalimit dhe vijimin e tij rregullimisht për periudhën në vazhdim”.

13.1 Arsyetimin i gjykatës: “Paditësi vjetërsinë e tij në punë e ka të pasqyruar në Librezën e Punës, me nr.1862, në të cilën, ndonëse është vënë shënimi "dublikatë", nga përmbajtja e saj rezulton se ajo është plotësuar në bazë të librezës së mëparshme të punës së paditësit dhe të të dhënave të marra nga rregjistrat themeltare të punonjësve; të dhënat e Librezës së Punës janë të shënuara në mënyrë kronologjike, pa korrigjime apo mospërputhje. Paditësi Xheladin Peka është i datëlindjes 1945 dhe jo i datëlindjes 1955, sikurse pretendon dhe është perpjekur pala e paditur për t'a quajtur atë. Gjatë gjykimit rezultoi e provuar se paditësi Xheladin Peka ka filluar punë në Minierën e Bakrit Kurbnesh në datën 02.02.1963 e ka vazhduar deri në datën 28.11.1993 në pozicionin e punës, punëtor dhe ka punuar si “Vagonist” nga data 18.01.1977 e deri në datën 1990. Pala paditëse për të provuar këtë fakt solli gjatë gjykimit si provë librezën e punës si akt zyrtar e cila nuk është goditur për fallsitet.

Përsa i përket pretendimit të palës së paditur se padia është e parashkruar, gjykata e gjeti këtë pretendim të pabazuar, pasi e drejta per pension është një e drejtë e paparshkrueshme dhe një nga të drejtat themelore të njeriut të mbrojtura nga ligji dhe të patjetërsueshme.

Për sa sipër gjykata çmon se kërkesë-padia e paditësit Xheladin Peka, duhet te pranohet”.

14. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1837, datë 26.09.2013, ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.7104, datë 06.07.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe rrëzimin e padisë si të pa bazuar në ligj e në prova”.

14.1 Arsyetimi i gjykatës: “Ndryshe nga sa ka pranuar gjykata e faktit, paditësi nuk plotëson kushtet e parashikuara nga ligji nr.7703/1993, "Për sigurimet shoqërore" (i ndryshuar) për përfitimin e pensionit të pleqërisë, pasi nuk plotëson kriterin mbi vjetërsinë e përgjithshme në punë (pasi nuk ka mundur të provojë se është i datëlindjes 1945), e për pasojë, paditësi nuk plotëson vjetërsinë e veçantë në punë. Gjithashtu gjykata e apelit vlereson të bazuar në prova dhe ligj vendimarrjen e palës së paditur për aktin e mbylljes se pensionit të pleqërisë së paditësit, pasi mosplotsimi i moshës është një kriter i rëndësishëm i kërkuar nga ligji, i cili konsiderohet shkak i paprovuar referuar çertifikatës nr.038000683 datë 06.06.2007 të Qarkut Dibër Komuna Lurë, çertificatë që rrjedh nga rregjistrat themeltar të fshatit Lurë e Vjetër të vitit 1974 për të cilin të dhënat e saj janë autentike e të ligjshme.

Ndryshe nga përfundimi i arritur nga gjykata e shkallës së parë mbi një përfundim të tillë, gjykata e apelit çmon se paditësi nuk plotëson kushtet e parashikuara nga ligji nr.7703/1993, "Për sigurimet Shoqërore" (i ndryshuar) për përfitimin e pensionit të pleqërisë dhe çmon të gabuar përfundimin e gjykatës së shkallës së parë se datëlindja e paditësit është 1955 duke vlerësuar për të pakontestueshme çertifikatën e Zyrës së Gjendjes Civile Tiranë, kur nga ana tjetër provohet ekzistenca e rregjistrave themeltarë të vjetër autentik të cilat rezultojnë të depozituara në Qarkun Dibër, Komuna Lurë, sipas të cilave është provuar se paditësi është i datëlindjes 1955. Në kushtet kur ekzistojne rregjistrat themeltar të Gjendjes Civile të vitit 1974 të dhënat e pasqyruara në të janë të pakontestueshme, ndërsa të dhënat e tjera të më vonshme janë të prejardhura të deformuara dhe nuk duhet të konsiderohen të sakta apo të vërteta që mund të sjell pasoja juridike, si dhe lidhur me datën e lindjes dhe me përfitimin e pensionit të pleqërisë nga sistemi i sigurimeve shoqërore”.

15. Kundër vendimit nr.1837, datë 26.09.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs pala paditëse Xheladin Peka, i cili kërkon ndryshimin e vendimit nr.1837, datë 26.09.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.7104, datë 06.07.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke parashtruar shkaqet e pasqyruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM
16. Ligji nr.49/2012 Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

16.1 Neni 1/2: Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe”.

16.2 Neni 17/2: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

17. Ligji nr.7703 datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.



KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
18. Se rekursi i paraqitur nga paditësi Xheladin Peka, përmban shkaqe ligjore që motivojnë cënimin e vendimit nr.1837, datë 26.09.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

19. Në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të palëve të parashtruara në këto akte, vendimit të gjykatës dhe parashtrimeve të rekursit, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret, arrin në konkluzionin se vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit Tiranë është marrë në mosrespektim të ligjit procedurial dhe për rrjedhojë duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rigjykim.

20. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i akteve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar drejtë ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve të gjykatave të faktit.

21. Kolegji Administrativ konstatoi se paditësit i është njohur dhe është trajtuar me pension pleqërie sipas vendimit nr.368, datë 09.09.2003 të DRSSH Tiranë. Me Urdhër-Mbyllje Pensioni A.P.23, datë 12.05.2004 i është ndërprerë pagesa me argumentin se nuk plotëson vjetërsinë në punë pasi në të dhënat e pasqyruara në librezën e punës rezulton i datëlindjes 15.06.1945 dhe nuk disponohen borderotë, ndërsa ne çertifikatën nr.038000683 datë 06.06.2007 të Komunës Lurë, Qarku Dibër figuron i datëlindjes 15.06.1955. Paditësi në dokumentet aktuale të identifikimit si karta e identitetit dhe çertifikata personale nr.serie 004007342, datë 29.05.2013 rezulton i datëlindjes 15.06.1945.

22. Me padinë në gjykim, paditësi Xheladin Peka kërkon njohjen e vërtetësisë së dokumentit zyrtar, librezë pune lëshuar në emër të paditësit Xheladin Peka, i datëlindjes 15.06.1945 dhe anullimin e vendimit të mbylljes së pensionit.

23. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përfundim të gjykimit ka vendosur të pranojë kërkesëpadinë e paditësit Xheladin Peka. Mbi ankimin e palëve Gjykata e Apelit Tiranë pasi ka marrë në shqyrtim ankimin ka vendosur ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe rrëzimin e padisë.

24. Gjatë gjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë paditësi ka dërguar në rrugë postare shpjegime për çështjen në gjykim duke i bashkangjitur dhe vendimin nr.12069, datë 17.12.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me të cilin është vendosur njohja e vërtetësisë së të dhënave të dokumentit zyrtar letërnjoftim lëshuar në emër të paditësit i datëlindjes 15.06.1945. Ky vendim është lënë në fuqi me vendimin nr.2242, datë 10.11.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë. Vendimet e gjykatave të sipërcituara nuk mund të merren si provë, pasi Gjykata e Lartë është gjykatë ligji dhe marrja, administrimi dhe vlerësimi i provave mund të bëhet vetëm nga gjykatat e faktit.

25. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon të arsyetojë se nisur nga objekti i gjykimit si dhe nga shkaku ligjor i kërkimeve të palës paditëse çështja objekt konflikti është e natyrës administrative dhe ka të bëjë me zbatimin e dispozitave të ligjit nr.7703 datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” dhe akteve nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij, në fuqi në kohën e mosmarrëveshjes.

26. Kolegji Administrativ vlerëson se Gjykata e Apelit Tiranë, pa sqaruar plotësisht një sërë rrethanash që lidhen me gjykimin e çështjes, me natyrën juridike të shkakut të lindjes së mosmarrëveshjes e që kanë të bëjnë me elementet thelbësore të padisë objekt shqyrtimi, gabon kur zgjidh çështjen në gjendjen në të cilën ndodhet hetimi gjyqësor.

27. Gjykatat nuk kanë shqyrtuar thelbin e mosmarrëveshjes në gjykim nëse paditësi plotëson kushtet për përfitimin e pensionit të pleqërisë, në kushtet kur para gjykatës ka rezultuar se ekzistojnë dy akte zyrtare me fuqi të njëjtë provuese çertifikata personale e paditësit ku është shënuar në to viti i lindjes së paditësit përkatësisht 1945 dhe 1955, me pasoja për vjetërsinë në punë për efekte të përfitimit të pensionit.

28. Gjykatat kanë analizuar të njëtat prova në mënyra të ndryshme, por pa analizuar provat në tërësi, pasi të merrnin dhe prova të tjera nëse do të lindte e nevojshme në kushtet kur ka dy akte zyrtare përmbajtja e të cilave vjen në kundërshtim me njëra tjetrën.

29. Kolegji Administrativ çmon se Gjykata e Apelit Tiranë dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kundërshtim me kërkesat e normave procedurale, nuk kanë kryer “një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm në përputhje me ligjin” (neni 14 i K.Pr.Civile), nuk i kanë dhënë përgjigje një sërë pretendimeve dhe kërkimeve të palëve, të ngritura si në gjykimin në shkallë të parë ashtu dhe në apel. Gjykatat nuk kanë bërë një analizë tërësore dhe objektive të provave (neni 126 i K.Pr.Civile) dhe si rezultat nuk e kanë zgjidhur “mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej tyre” (neni 16 i K.Pr.Civile).

30. Në rastin konkret, Kolegji Administrativ vlerëson se Gjykata e Lartë nuk mund të disponojë për zgjidhjen në themel të çështjes, në kushtet kur kjo gjykatë konstaton cënim të parimit të hetimit të plotë dhe të gjithanshëm të çështjes, sipas nenit 14 të K.Pr.Civile.

31. Ky Kolegj vlerëson të theksojë se hetimi gjyqësor, për të përcaktuar plotësimin e kushteve për përfitim pension pleqërie, mund të bëhet vetëm nga gjykatat e faktit. Gjykata e Lartë në ndryshim nga gjykatat më të ulta, ka për objekt gjykimi vetëm kontrollin e zbatimit të ligjit material e procedurial nga ana e gjykatave, vendimet e të cilave janë objekt i rekursit, por pa patur të drejtën që të zhvillojë hetimin gjyqësor në drejtim të marrjes së provave. Gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit janë gjykata të faktit dhe të ligjit, në ndryshim nga Gjykata e Lartë, e cila është gjykatë ligji. Duke qënë të tilla, në gjykimin në shkallë të parë dhe në apel nuk ka asnjë pengesë, madje është detyrim, që gjykata të lejojë palët të paraqesin kërkimet e prapësimet, provat ku i mbështetin ato dhe të arrijnë në përfundimet përkatëse për zgjidhjen e çështjes, duke çmuar e vlerësuar provat e administruara(raportet e auditit) sipas ligjit që është i zbatueshëm për gjykatën.

32. Meqenëse gjykata e apelit nuk e ka konstatuar dhe riparuar shkeljen e rëndë të rregullave procedurale, të lejuar nga gjykata e shkallës së parë edhe vendimi i saj është pasojë e procesit të pa rregullt ligjor, prandaj vendimi i kësaj gjykate duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, si gjykatën kompetente, e cila të duhet të gjykojë çështjen në themel pasi të ketë kryer një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm.

33. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se në rigjykim, Gjykata Administrative e Apelit, duhet të zhvillojë një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm të çështjes dhe t’i japë përgjigje pretendimeve dhe kërkimeve të palëve në proces, në lidhje me faktin nëse: (i) paditësi plotëson kushtet për t’u trajtuar me pension pleqërie; (ii) Të administrohet vendimi nr.12069, datë 17.12.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë i lënë në fuqi me vendimin nr.2242, datë 10.11.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë;(iii) Të vlerësohen dhe provat e tjera të paraqitura nga paditësi si vërtetimi i viteve të kryerjes së ushtrisë dhe libreza e punës nëse përkojnë me njëra tjetrën;(iv) Të verifikohet nëse ekzistojnë dhe a janë të plotë regjistrat e punës për vitet e punës të pasqyruara në librezën e punës.

34. Në rigjykim, Gjykata e Apelit Administrativ do t’u bëjë të qartë palëve që është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin të provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Palët ashtu siç kanë të drejta kanë dhe detyrime që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara me ligj. Gjykata duhet të lejojë palët që të paraqesin prova shkresore me anën e të cilave ato të provojnë pretendimet e tyre bazuar në nenin 12 dhe 19 të K.Pr.Civile dhe t’i lejojnë palët që t’ia nënshtrojnë këto prova hetimit e debatit gjyqësor, si dhe të kërkojë, nëse nevojitet, zyrtarisht nga organet kompetente (neni 224 i K.Pr.Civile) paraqitjen e provave dhe të dhënave të cilat ndihmojnë në zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të çështjes.

35. Kryerja e veprimeve si më sipër, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të lindin gjatë rigjykimit, do të lejojnë gjykatën të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive lidhur me zgjidhjen e çështjes objekt shqyrtimi.

36. Kolegji Administrativ vlerëson të mos marrë në analizë pretendimet e ngritura në rekurs për shkelje të tjera ligjit nga gjykatat e faktit në shqyrtimin gjyqësor dhe në zgjidhjen e çështjes, pretendime të cilat, sipas diskrecionit dhe disponimit të palëve, mund të paraqiten prej tyre përpara Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë që do të rishqyrtojë çështjen.

37. Për sa më sipër, në kushtet kur Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se Gjykata e Apelit Tiranë ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cenueshëm vendimin e marrë prej saj, çmon se ky vendim duhet prishur dhe cështja gjyqësore duhet dërguar për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

38. Gjykata e Administrative e Apelit Tiranë është kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore për gjykimin e çështjes bazuar në vendimin unifikues nr.3, datë 06.12.2013 Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” dhe Dekretit nr.7818, datë 16.11.2012 të Presidentit të Republikës.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,


V E N D O SI

Prishjen e vendimit nr.1837 datë 26.09.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Tiranë, më 01.03.2016
Nr. 31001-00637-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2016 - 536 i Vendimit (127)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   99   100   101   102   103   104   105   106   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish