Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet104/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   100   101   102   103   104   105   106   107   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:


Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtar

Evelina Qirjako Anëtar

Andi Çeliku Anëtar

Medi Bici Anëtar
datën 01.03.2016 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen administrative me Nr.31001-00637-00-2012 akti që ju përket palëve :
PADITËS: ARBEN FRROKU

E PADITUR: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME TIRANË.

PERSON I TRETË: ZYRA QENDRORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME TIRANË.
OBJEKTI:

Anullimin e aktit administrativ “Akt-Verifikimi” (pa datë),

në përgjigje të kërkesës nr.563, datë 26.03.2008,

për kufizimin e veprimeve në regjistrin Hipotekor nr.45, datë 06.05.1999.

Detyrimin e palës së paditur,

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, të pajisë paditësin me vërtetim pronësie, sipas regjistrit Hipotekor nr.45, datë 06.05.1999,

për pasurinë nr.6/165, zona kadastrale 8310,

në bazë të aplikimit nr.563, datë 26.08.2008.

Baza Ligjore : Nenet 324, 331 e vijues të K.Pr.Civile,

neni 5 i ligjit nr.7843, datë 13.07.1994,

“Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.2913, datë 14.04.2011 ka vendosur:


Pranimin e padisë së ngritur nga paditësi Arben Frroku.

Anullimin e aktit administrativ “ Akt-Verifikimi “ (pa datë), të nxjerrë nga ZVRPP Tiranë, në përgjigje të kërkesës nr.563, datë 26.03.2008, për kufizimin e veprimeve me regjistrin hipotekor nr.45, datë 06.05.1999.

Detyrimin e të paditurit ZVRPP Tiranë të pajisë paditësin Arben Frroku me vërtetim pronësie, sipas regjistrit hipotekor nr.45, datë 06.05.1999, për pasurinë nr.6/165, Zona Kadastrale nr.8310 Tiranë.

Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.




Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2259, datë 02.11.2011 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.2913, datë 14.04.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.



Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs pala e paditur, Zyra Vendore e Regjistrimi të Pasurive të Paluajtshme Tiranët, e cila kërkon prishjen e këtij vendimi si dhe vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.2913, datë 14.04.2011, duke parashtruar këto shkaqe:

  • Paditësi ka regjistruar në ZVRPP Tiranë një pasuri të tij të fituar me kontratën e shitjes nr.988/124, datë 05.03,1999, ku origjina e kësaj prone është fituar me vendim të K.K.K.Pronave Tiranë nr.817, datë 18.10.1994 në favor të Ismail Shpatit dhe Mehmet Palaniku.

  • Me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.2435, datë 14.07.2000 është vendosur anullimi i vendimit të KKKPronave nr.817, datë 18.04.1994 përsa i përket pikave 1/a dhe 1/b duke i kthyer sipërfaqen 26300 m2 e cila sipas skicës planimetrike nuk përfshinë sipërfaqen 5000 m2 objekt gjykimi. Në këto kushte prona mbetet pa orgjinë pasi vendimi i gjykatës nuk e ka kthyer sipërfaqen 5000 m2, kështu që nuk plotësohen kushtet për regjistrim sipas nenit 24/a të ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 i ndryshuar “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” dhe udhëzimit nr.1, datë 31.01.2007 “Për procedurat e regjistrimit në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme”.

  • Gjykata ka theksuar që paditësi Arben Frroku nuk ka qenë palë në gjykim në çështjen gjyqësore të sipërcituar por kjo nuk justifikon paditësin pasi trualli i blerë nga ana e tij është pa titull pronësie.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani; mbrojtjen e përfaqësuesit të palës së paditur Zyra vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë dhe personit të tretë Zyra qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, avokatin e shtetit Abaz Deda, i cili kërkoj ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë duke e rrëzuar padinë; dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit,


V Ë R E N

Rekursi i paraqitur nga pala e paditur Zyra vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë përmban shkaqe nga ato që i parashikon ligji. Prandaj, vendimi nr.2259 datë 02.11.2011 i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Sipas vendimit të dhënë nga gjykata e shkallës së parë dhe ajo e apelit, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish Pronarëve Tiranë, me vendimin nr.817 datë 18.10.1994, i ka njohur trashëgimtarëve të Ismail Shpatit dhe Mehmet Palanikut pronësinë e truallit për sipërfaqen e përgjithshme 63183 m2, duke kthyer të lirë dy parcela trualli, secila nga 5000 m².

Bazuar në kontratën e pjesëtimit vullnetar me nr.1429 rep/6258 kol të datës 21.08.1996, trashëgimtarët e Ismail Shpatit dhe ata të Mehmet Palanikut, kanë realizuar pjesëtimin e sipërfaqes së truallit dhe të të drejtave të tjera, të fituara me vendimin e sipërcituar të ish KKKP Tiranë. Kështu, trashëgimtaret e Mehmet Palanikut u caktuan pronarë të truallit prej 5000 m2 të ndodhur në parcelën SL 1 (me përmasat 95 m x 52.6 m).

Pas veprimit të pjesëtimit vullnetar, trashëgimtarët e Mehmet Palanikut, me kontratën nr.9083 rep/1501 kol të datës 24.09.1996, ia kanë shitur truallin e sipërcituar me sipërfaqe 5000 m² shtetasit Vehbi Alimuça, ish-administrator i shoqërisë “Vefa”, me çmimin 52.500.000 Lekë.

Administratorët e Shoqërive Huamarrëse në Administrim, pas zhvillimit të një ankandi sipas ligjit nr.8215, datë 09.05.1997 “Për kontrollin financiar të personave që kanë marrë hua nga publiku i gjerë”, me anë të kontratës nr.988 rep/124 kol të datës 05.03.1999, sipërfaqen e truallit objekt gjykimi prej 5000 m2 ia kanë shitur paditësit Arben Frroku. Bazuar në këto veprime juridike, kjo sipërfaqe trualli është regjistruar pranë palës së paditur ZRPP Tirane në emër të paditësit Arben Frroku, me numër regjistri hipotekor 45, datë 06.05.1999.

Me anë të aplikimit nr.563 datë 26.08.2008, paditësi Arben Frroku i ka kërkuar palës së paditur ZRPP Tiranë ti lëshojë një vërtetim të ri pronësie. Por, pala e paditur ZRPP Tiranë ka refuzuar të pajisë paditësin Arben Frroku me vërtetim pronësie, me motivin se disponimet e vendimit gjyqësor nr.2435 datë 14.07.2000, nxjerrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë lënë pronën e paditësit Arben Frroku pa origjinë pronësie.

Sipas procedurës administrative të parashikuar me ligj, paditësi Arben Frroku i është drejtuar personit të tretë ZQRPP, duke i kërkuar urdhërimin e palës së paditur ZVRPP Tiranë që të heqë kufizimet e veprimeve me regjistrin e tij të pronësisë dhe ta pajisë paditësin me vërtetim pronësie për pronën objekt gjykimi.

Në përgjigje të ankimit, personi i tretë ZQRPP, me shkresat nr.6326/1 prot të datës 09.10.2008 dhe 6326/3 prot të datës 23.10.2008, vetëm e ka njoftuar paditësin Arben Frroku për fillimin e procedurave administrative të brendshme të verifikimit. Ndonëse kanë kaluar afatet ligjore përkatëse, paditësi Arben Frroku nuk ka marrë ndonjë përgjigje lidhur me kërkesën për pajisje me vërtetim pronësie dhe për pretendimet e ngritura në ankimin e tij, si nga pala e paditur ZVRPP Tiranë, ashtu edhe nga personi i tretë ZQRPPP.


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   100   101   102   103   104   105   106   107   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish