Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet17/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   13   14   15   16   17   18   19   20   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga :


Ardian Nuni Kryesues

Aleksandër Muskaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare
në seancën gjyqësore të datës 10.03.2016 mori në shqyrtim çështjen civile me nr.00595/16, që u përket palëve:
PADITËS: PASHKO KOL KULLA (në mungesë)

I PADITUR: FROK RRETHTORI (në mungesë)

PERSON I TRETË: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME SHKODËR (në mungesë)

KOMUNA RRETHINA SHKODËR (në mungesë)


OBJEKTI:

Pavërtetësi dokumenti, në regjistrin e pasurisë

nr.75/9, vol. 2, fq. 6, zk 3429, tokë arë me sipërfaqe 2279 m2,

në fshatin Shtoj i Vjetër të Komunës Rrethina,

regjistruar në emër të Frrok Rrethtori në vend të Pashko Kulla në Z.V.R.P.P.

Detyrimin e Z.V.R.P.P. Shkodër që të bëjë shënimet përkatëse

në regjistrin e pronësisë për kalimin e pronësisë në favor të paditësit.

Baza Ligjore: Nenet 32/c të K.Pr.Civile, l

idhur me ligjin nr.7501, datë 19.07.1991, i ndryshuar.

Nenet 193 e 196 të K.Civil.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.969 (2570), datë 17.06.2015, ka vendosur:

“1. Nxjerrjen e çështjes civile nr.1434 (1126) Regj. Them. jashtë juridiksionit gjyqësor”.


Kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë, ka ushtruar ankim të veçantë paditësi Pashko Kol Kulla, me të cilin kërkon “prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, për këto shkaqe:

  • Vendimi i gjykatës është pabazuar në ligj. Çështja nuk i përket juridiksionit administrativ.

  • Rezulton se pasuria ime është regjistruar në emër të të paditurit, gabim ky i mbartur nga Libri i ngastrave të Komunës Rrethina, në kundërshtim me aktet e marrjes në pronësi të palëve.

  • Nuk bëhet fjalë për gabim material të Z.R.P.P-së që mund të ndreqet prej saj sipas nenit 10 të ligjit nr.7843/1994, i ndryshuar. Kjo dispozitë është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.17, datë 23.04.2010.

  • Juridiksionin nuk e përcakton as Z.V.R.P.P. dhe as Komuna, ndërkohë që rezulton se është ndjekur rruga administrative. Kjo provohet me shkresën nr.3094 Prot., datë 10.06.2011 të Z.V.R.P.P. Shkodër dhe shkresën nr.15 Prot., datë 13.05.2015 të Komunës Rrethina dhe sipas nenit 36 të Kodit të procedurës Civile çështja i përket juridiksionit gjyqësor.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

RRETHANAT E ÇËSHTJES

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se në emër të paditësit Pashko Kol Kulla nga Komisioni i Ndarjes së Tokës fshatit Shtoj i Vjetër është nxjerrë Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi i datës 11.10.1991, sipas të cilit i ka kaluar në pronësi gjithsej tokë 9050 m2, të ngastruar në katër parcela. Respektivisht: në parcelën nr.341 tokë arë 4900 m2; në parcelën nr.83 tokë arë 2100 m2; në parcelën nr.122 tokë arë 1800 m2 dhe tek shtëpia 250 m2 truall.

2. Nga ana tjetër, po nga Komisioni i Ndarjes së Tokës fshatit Shtoj i Vjetër është nxjerrë Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi i datës 01.05.1996, sipas të cilit të paditurit të këtij gjykimi, Frrok Rrethtani, i ka kaluar në pronësi gjithsej tokë 15650 m2, të ngastruar në katër parcela. Respektivisht: në parcelën nr.341 tokë arë 7850 m2; në parcelën nr.83 tokë arë 1900 m2; në parcelën nr.123 tokë arë 4000 m2 dhe tek shtëpia 1000, nga të cilat 750 m2 tokë arë dhe 250 m2 truall.

3. Rezulton se paditësi i është drejtuar Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër për regjistrim pasurie dhe lëshim çertifikatë pronësie. Nga ana e kësaj zyre është nxjerrë shkresa nr.3094 prot., datë 19.06.2011, emërtuar “Plotësim dokumentacioni”, me të cilën njoftohet paditësi se pasuria nr.91/31 e ndodhur në vol. 2, fq. 123 zk 3429, në planin e rilevimit rezulton të jetë afërsisht 535 m2 dhe jo 270 m2 siç është pasqyruar, prandaj duhet të “saktësoni plan rilevimin”, ndërsa sipas “...plan rilevimit që ju keni sjell me anë të së cilës ju kërkoni të regjistroni pasurinë me nr.75/9 e ndodhur në vol. 2, fq. 6, zk 3429, kjo pasuri rezulton të jetë e regjistruar në emër të shtetasit Frrok Rrethi”.

4. Paditësi Pashko Kol Kulla, me pretendimin se: (i) “...parcela me nr.83 është regjistruar me nr.75/9 në vol. 2, fq. 6, zk. 3429, gabimisht në emër të Frrok Rrethtori, i cili posedon parcelën kufitare 75/10, ndërsa unë parcelën 75/9, prej mëse 20 vitesh”; (ii) nga ana e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër është gabuar me regjistrimin e mësipërm, me padinë para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka kërkuar si në objektin e saj, pasqyruar në kërkesë padi dhe në vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

5. Në seancë përgatitore nga ana e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër është kërkuar nxjerrja e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, me argumentin se nuk është shteruar rruga administrative.

6. Nga pala paditëse, lidhur me këtë kërkim, është parashtruar se (i) nga ana e saj janë bërë përpjekje për zgjidhjen në rrugë administrative të çështjes, por pa rezultat; (ii) referuar shkresës nr.3094 prot., datë 10.06.2011, shkresës nr.615 Prot., datë 13.05.2015 të Komunës Rrethina, fletës “...nga libri i ngastrave, në të cilën pasqyrohet edhe gabimi material për pasurinë nr.75/9 për sipërfaqen 2400 m2 e cila gabimisht është në emër të palës së paditur...” rezulton se është shteruar rruga administrative dhe mosmarrëveshja i përket për shqyrtim juridiksionit gjyqësor.

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.969 (2570), datë 17.06.2015, ka nxjerrë çështjen “...civile nr.1434 (1126) Regj. Them. jashtë juridiksionit gjyqësor”.

7.1. Në arritjen e këtij përfundimi, gjykata, pasi citon nenet 37, 25, 45 të ligjit nr.33, datë 21.03.2012, arsyeton: - lidhur me natyrën e mosmarrëveshjes çmohet se “Pavarësisht faktit se në objektin e padisë, një nga kërkimet lidhet me pavërtetësinë e dokumentit regjistrin e pasurisë nr.75/9, për pasurinë me sipërfaqe 2279 m2, që sipas pretendimeve të paditësit është regjistruar gabimisht në emër të palës së paditur..., kërkimi i paditësit lidhet me detyrimin e personit të tretë ZVRPP Shkodër, të kryej një veprim administrativ, pra të regjistrojë këtë pasuri në emër të palës paditëse dhe ta pajisë atë me çertifikatë pronësie”; - “...në këtë rast ndodhemi përpara një mosmarrëveshje administrative, pasi paditësi, pretendon cenimin e të drejtave dhe interesit të ligjshëm, si pasojë e moskryerjes së regjistrimit të aktit të marrjes së tokës në pronësi, për sipërfaqen sa më sipër, prej të cilit pala paditëse heq të drejta pasurore, pronësie; e cila gabimisht është në emër të palës së paditur”; - referuar shkresës së personit të tretë dhe dispozitave të Kodit të Procedurës Administrative (neneve 2, 18, 137/3) dhe vendimit nr.1, datë 26.11.2010 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë “...rezulton se rregulli i përgjithshëm është ndjekja e rrugës administrative përpara ankimit gjyqësor, por ky rregull nuk vlen në çdo rast”; - “..., shkresa sa më sipër nuk përbën një vendimmarrje..., por thjesht një informacion ku palës paditëse i vihet në dukje pasaktësia në plan rilevimin e paraqitur, në mënyrë që të plotësohet dokumentacioni në mënyrën e duhur, duke u rregulluar edhe pasaktësia që ekziston në dokumentacionin e paraqitur, në mënyrë që të vijohet me procedurat e regjistrimit”; - nuk rezulton që pala paditëse t’i jetë drejtuar zyrës së regjistrimit me dokumentacion të plotësuar, ndonëse ka marrë dhe një akt nga Komuna në të cilin pasqyrohet gabimi material i bërë, dhe referuar vendimit nr.3, datë 12.02.2008 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë “...ndodhemi përpara rastit kur procedura për regjistrim nuk është vazhduar më nga pala e interesuar (paditësi)...Pra ndodhemi në kushtet kur organi administrativ nuk ka shprehur vullnetin e tij, të materializuar në një akt administrativ për refuzimin e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme, që mund të jetë objekt ankimi në rrugë gjyqësore”.

8. Kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë, ka ushtruar ankim të veçantë paditësi Pashko Kol Kulla, me të cilin kërkon “prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, për shkaqet e


LIGJI I ZBATUESHËM
9. Dispozitat e Kodit të Procedurave Administrative, ato të ligjit nr.49/2012, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” dhe ligjit nr.33, datë 21.03.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, në të cilat është parashikuar:

9.1. Neni 3 i K.Pr.Administrative: “Në kuptimin e këtij Kodi, organe të administratës publike janë: - organet e pushtetit qendror të cilat kryejnë funksione administrative; - organet e enteve publike në masën që ato kryejnë funksione administrative; - organet e pushtetit vendor që kryejnë funksione administrative; - organet e Forcave të Armatosura, si dhe çdo strukturë tjetër, punonjësit e së cilës gëzojnë statusin e ushtarakut, për aq kohë sa këto kryejnë funksione administrative”.

9.2. Neni 2/6-8 i ligjit nr.49/2012: “6. Organ publik” është çdo organ i pushtetit qendror, i cili kryen funksione administrative, çdo organ i enteve publike, në masën që ato kryejnë funksione administrative; çdo organ i pushtetit vendor që kryen funksione administrative; çdo organ i Forcave të Armatosura, çdo strukturë tjetër, punonjësit e së cilës gëzojnë statusin e ushtarakut, për aq kohë sa këto kryejnë funksione administrative, si dhe çdo person fizik ose juridik, të cilit i është dhënë me ligj, akt nënligjor ose çdo lloj forme tjetër, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, e drejta e ushtrimit të funksioneve publike.

7. “Veprim administrativ” është akti administrativ, kontrata administrative dhe veprimi tjetër administrativ.

8. “Veprim tjetër administrativ” është çdo formë e njëanshme e veprimtarisë së organit publik, në kryerjen e funksionit publik dhe që nuk plotëson kushtet për të qenë akt administrativ apo kontratë dhe që krijon pasoja juridike mbi të drejtat subjektive apo interesat e ligjshëm”.

9.3. Neni 7/a,b i ligjit nr.49/2012: “Gjykatat administrative janë kompetente për: a) mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik;



b) mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik”.

9.4. Neni 8/b i ligjit nr.49/2012: “Gjykata administrative nuk shqyrton mosmarrëveshjet: a) …: b) shqyrtimi i të cilave, sipas legjislacionit në fuqi, është në kompetencën e një gjykate tjetër”.

9.5. Neni 9 i ligjit nr.33/2012: “Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme është person juridik, publik, jobuxhetor, në varësi të Ministrit të Drejtësisë”.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON
10. Se vendimi nr.969 (2570), datë 17.06.2015 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me të cilin është nxjerrë jashtë juridiksionit gjyqësor çështja nr.regj. Them. 1434 (21266-01126-51-2015), datë regjistrimi 19.05.2015 është marrë në mosrespektim të ligjit dhe për këtë shkak duhet të prishet.

11. Në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të parashtruara në këto akte, vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe ankimit të veçantë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në interpretim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile dhe të ligjit nr.49/2012, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” të zbatueshme për rastin konkret, arrin në konkluzionin se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në momentin kur ka marrë vendimin e ankimuar nuk ka qenë kompetente nga pikëpamja lëndore për të shqyrtuar çështjen në fjalë.

11.2. Në këtë drejtim ky kolegj ka parasysh se Gjykata e Lartë, si autoriteti më i lartë i pushtetit gjyqësor, nëpërmjet juridiksionit rishikues, siguron zbatimin e saktë dhe interpretimin uniform të ligjit, unitetin e së drejtës objektive, respektimin e kufijve të juridiksioneve të ndryshme, rregullon dhe kompetencën lëndore të gjykatave për çështjet konkrete që i paraqiten, sikurse është rasti në shqyrtim.

12. Nga materialet e dosjes gjyqësore evidentohet se padia e paditësit Pashko Kol Kulla është regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër më datën 19.05.2015, kohë në të cilën ishin krijuar dhe kishin filluar nga funksionimi gjykatat administrative.

12.1. Në seancën përgatitore të datës 17.06.2015, gjykata, mbi kërkesën e personit të tretë, Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër, e ka nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor. Ky kolegj e vlerëson të pa mbështetur në ligj vendimin e gjykatës së shkallës së parë e cila ka marrë në shqyrtim problemin e juridiksionit në një kohë që kjo gjykatë nuk kishte kompetencë lëndore të shqyrtonte këtë çështje në themel.

12.2. Kjo për arsye se, referuar natyrës juridike të marrëdhënieve që janë bërë shkak të mosmarrëveshjes në shqyrtim, objektit dhe shkakut të padisë, palëve ndërgjyqëse, momentit të shqyrtimit të problemit të juridiksionit në shkallë të parë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se gjykata e shkallës së parë, fillimisht duhet të vinte në diskutim nëse kishte ose jo kompetencë lëndore për shqyrtimin e çështjes në themel dhe më pas, nëse arrinte në konkluzionin se ishte kompetente nga pikëpamja lëndore do të merrte në shqyrtim dhe juridiksionin. Në të kundërt, nëse arrinte në konkluzionin se nuk kishte kompetencë lëndore për të shqyrtuar çështjen në themel, gjykata duhet të shpallte moskompetencën lëndore dhe t’i dërgonte aktet gjykatës kompetente.

13. Në rastin konkret, padia ka për objekt: (i) Pavërtetësi dokumenti, në regjistrin e pasurisë nr.75/9, vol. 2, fq. 6, zk 3429, tokë arë me sipërfaqe 2279 m2, në fshatin Shtoj i Vjetër të Komunës Rrethina, regjistruar në emër të Frrok Rrethtori në vend të Pashko Kulla në Z.V.R.P.P.”; (ii) “Detyrimin e Z.V.R.P.P. Shkodër që të bëjë shënimet përkatëse në regjistrin e pronësisë për kalimin e pronësisë në favor të paditësit”.

13.1. Nga përmbajtja dhe shtjellimi i padisë si shkak të saj paditësi parashtron: (i) të drejtën e pronësisë të përfituar në zbatim të ligjit nr.7501/1991 “Për Tokën”; (ii) e drejtë kjo që i është cenuar nga veprimet e paligjshme të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër e cila ka regjistruar parcelën nr.75/9 “...gabimisht në emër të Frrok Rrethtori, i cili posedon parcelën kufitare me nr.75/10 ndërsa unë parcelën 75/9, prej mëse 20 vitesh”.

13.2. Pra, marrëdhënia për shkak të së cilës ka lindur konflikti ka të bëjnë me të drejta dhe detyrime të lindura nga legjislacioni i fushës publike, konkretisht nga legjislacioni që ka përcaktuar “...rregullat për organizimin dhe funksionimin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, kushtet dhe procedurat për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, si dhe për administrimin e regjistrit publik të këtyre pasurive”.[1] Pra, legjislacioni që rregullon marrëdhëniet ndërmjet shtetit, organeve të tij përkatëse dhe personave juridikë dhe fizikë, lidhur me “...regjistrimin e titujve të pronësisë dhe të të drejtave të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme, në bazë të dokumenteve ligjore, që vërtetojnë pronësinë mbi pasuritë e paluajtshme, dhe për përgatitjen, mbajtjen e administrimin e regjistrave të pasurive të paluajtshme, hartave kadastrale dhe dokumentacionit, që vërtetojnë të drejtën e pronësisë dhe të drejta të tjera reale mbi pasurinë e paluajtshme,...”.[2]

14. Ky kolegj, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme në raport me atë çka kërkohet të realizohet nëpërmjet kësaj padie nga paditësi dhe arsyeve të kërkimit që përbëjnë shkakun e padisë, vlerëson se për rastin konkret ndodhemi përpara një mosmarrëveshje administrative dhe për këtë arsye kompetente nga pikëpamja lëndore është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër.

15. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë për zgjidhjen e çështjes së kompetencës lëndore referon në rregullimet e bëra në nenet 2 e 3 të Kodit të Procedurave Administrative, në nenet 2, 7, 8, 15 e 17 të ligjit nr.49/2012, në dispozitat e ligjit nr.nr. 33, date 21.03.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme” (ratio legis) dhe në parimet e së drejtës (ratio iuris).

15.1. Sipas nenit 41 të Kodit të Procedurës Civile janë në kompetencë të gjykatës së shkallës së parë (gjykata civile) “...të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të tjera”.

15.2. Sipas nenit 7 të ligjit nr.49/2012, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” gjykatat administrative, ndër të tjera, janë kompetente për shqyrtimin e “...a) mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik; b) mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik”.

15.3. Po kështu, në nenin 15/a të ligjit nr.49/2012, është përcaktuar se të drejtën e padisë në gjykatën administrative e ka çdo subjekt, që pretendon se i është cenuar një e drejtë apo një interes i ligjshëm nga një veprim apo mosveprim i organit publik.

16. Në rrethanat ligjore kur: (i) në kohën e shqyrtimit të kësaj çështje në gjykatën e shkallës së parë dhe të ankimit të veçantë në Gjykatën e Lartë ka filluar veprimtaria dhe funksionimi i gjykatave administrative, si dhe (ii) nisur nga fakti se mosmarrëveshja objekt gjykimi buron nga një marrëdhënie e karakterit administrativ e cila, referuar ligjit nr.49/2012, datë 03.05,.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, ky kolegj, bazuar në nenin 63§3 i Kodit të Procedurës Civile, vlerëson të rregullojë kompetencën lëndore të shqyrtimit të kësaj çështje.

17. Gjithashtu, referuar ligjit nr.49/2010, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, dekreteve të Presidentit të Republikës nr.7818, datë 16.11.2012 “Për caktimin e numrit të gjyqtarëve për çdo gjykatë të shkallës së parë, të apelit dhe të gjykatave administrative, si dhe caktimin e kompetencave tokësore dhe selisë qendrore të gjykatave administrative” dhe nr.8349, datë 14.10.2013 “Për fillimin e funksionimit të gjykatave administrative”, vlerëson se kompetente, si në pikëpamje lëndore dhe atë tokësore, për shqyrtimin e çështjes konkrete është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër.

18. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.969 (2570), datë 17.06.2015 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me të cilin është nxjerrë jashtë juridiksionit gjyqësor çështja nr.regj. Them. 1434 (21266-01126-51-2015), datë regjistrimi 19.05.2015, duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenet 63§2, 480 dhe 485 të Kodit të Procedurës Civile.

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.969 (2570), datë 17.06.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe dërgimin e çështjes Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër për vazhdimin e gjykimit.


Tiranë, më 10.03.2016
Nr.11112-01085-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-715 i Vendimit (70)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   13   14   15   16   17   18   19   20   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish