Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet16/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga :


Ardian Nuni Kryesues

Aleksandër Muskaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare
në seancën gjyqësore të datës 10.03.2016 mori në shqyrtim çështjen civile me nr.00271/16, që u përket palëve:
PADITËSE: SHOQËRIA “VITERIA FUSANI” SRL, përfaqësuar nga avokat Lulzim Koka.

E PADITUR: SHOQËRIA “K.M.L. GROUP” SHPK, përfaqësuar nga avokate Donata Lepenica.


OBJEKTI:

Detyrimin e të paditurit, shoqëria “K.M.L. Group” SHPK

për të përmbushur detyrimin sipas Faturave Tatimore të shitjes

nr.819, datë 26.11.2013, nr.844, datë 26.11.2013, nr.847, datë 04.12.2013,

nr.869, datë 04.12.2013, nr.229, datë 21.03.2014, nr.232, datë 23.03.2014,

si dhe interesat e mospërmbushjes në kohë të detyrimit.

Baza Ligjore: Nenet 419 e vijues të K.Civil.

Nenet 705 e vijues të K.Civil. Faturat Tatimore.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.2435, datë 21.12.2015, ka vendosur:

“Nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit të gjykatave Shqiptare”.


Kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë, ka ushtruar ankim të veçantë pala paditëse, shoqëria “Viteria Fusani” srl, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit, për këto shkaqe:

  • Vendimi i gjykatës bie ndesh me rregullimet ligjore.

  • Me palën e paditur është lidhur një marrëdhënie bashkëpunimi e paformalizuar për furnizimin me produkte të ndryshme. Për furnizimet e realizuara janë lëshuar dhe faturat tatimore të shitjes përkatëse.

  • Sjellim në vëmendje të gjykatës së faturat tatimore nuk janë kontrata furnizimi në kuptim të nenit 772 të Kodit Civil.

  • Referuar përcaktimit të bërë në këtë dispozitë të Kodit Civil, së pari të ekzistojë një kontratë duhet të ketë marrëveshje të të dy palëve, në të cilën të jenë parashikuar kryerja e furnizimeve të vazhdueshme dhe në mënyrë periodike kundrejt pagesës.




  • Faturat tatimore nuk janë kontratë, por janë akte të njëanshme të lëshuara nga shoqëria “Viteria Fusani” srl. Për këtë arsye, parashikimi i pikës 8 të faturave tatimore është shprehje e një vullneti të njëanshëm dhe jo të një dakortësie reciproke midis palëve.

  • Gjykata në vendimin e saj gabimisht citon nenet 45 dhe 46 të ligjit nr.10428/2011, sepse këto dispozita nuk rregullojnë çështjen e juridiksionit, por atë të ligjit të zbatueshëm. Për rastin, mungon kontrata apo një marrëveshje dy palëshe, e pranuar si nga paditësi ashtu dhe nga i padituri, në të cilën të jenë shprehur mbi juridiksionin e mosmarrëveshjeve mes tyre.

  • Pra, mungon vullneti i shprehur i palës së paditur dhe dakortësia e tij paraprake në lidhje me juridiksionin e gjykatave.

  • Për rastin e kësaj mosmarrëveshje lidhur me juridiksionin gjen zbatim neni 80/b i ligjit nr.10428/2011, pasi vendi i përmbushjes së detyrimit është Republika e Shqipërisë e konkretisht qyteti i Vlorës, vendi i ushtrimit të veprimtarisë së palës së paditur.

  • Në thelb, gjykata duhet të kishte zgjidhur çështjen e juridiksionit, duke referuar edhe në nenet 71 dhe 80 të ligjit të sipërtreguar.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; përfaqësuesin e palës paditëse, shoqërisë “Viteria Fusani” srl, avokatin Lulzim Koka, që kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit; përfaqësuesen e palës së paditur, shoqërisë “K.L.M. Group” SHPK, avokaten Donata Lepenica, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

RRETHANAT E ÇËSHTJES

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se pala paditëse, shoqëria “Viteria Fusani” srl është shoqëri tregtare e regjistruar sipas legjislacionit italian në Regjistrin Tregtar Pavia nr.00310033184 R.E.A. nr.136761.

2. Nga ana tjetër, pala e paditur e këtij gjykimi, shoqëria “K.M.L. GRUP” SHPK, sipas ekstraktit të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, datë 20.10.2015, është regjistruar si person juridik më datë 06.04.2007, me seli në lagjen “10 Korriku”, pranë ish-fabrikës së Çimentos, Vlorë, regjistruar pranë organeve tatimore me nr.NIPT-i K71606504O.

3. Nga shoqëria “Viteria Fusani” srl janë nxjerrë disa fatura tatimore furnizimi me materiale, konfeksione me destinacion Shqipërinë, shoqërinë “K.M.L. GRUP” SHPK. Faturat janë lëshuar sipas legjislacionit italian dhe në to tregohet gjeneraliteti i mallit, sasia dhe vlera e shitjes së tij dhe destinacioni.

3.1. Gjithashtu, në këto fatura, poshtë të dhënave mbi mallin dhe çmimin, si tekst standard pasqyrohen disa kushte të përgjithshme kontraktore. Në pikën 1 pasqyrohet “Konfirmimi i porosisë nga klienti nënkupton pranimin e të gjitha kushteve tona të shitjes” dhe në pikën 8 “Për çdo mosmarrëveshje palët zgjedhin si Vend dhe Gjykatë Kopetente atë të Firmës Shitëse”.

4. Shoqëria “Viteria Fusani” srl me pretendimin se midis palëve ndërgjyqëse është lidhur një marrëveshje e paformalizuar për furnizimin me produkte të ndryshme dhe, ndonëse ka kryer furnizimin me materiale sipas kësaj marrëveshje, pala e paditur nuk ka likuiduar shumat përkatëse sipas faturave tatimore, me padi ka kërkuar si në objektin e saj pasqyruara në objektin e kërkesë padisë dhe në pjesën hyrëse të vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

5. Në seancë gjyqësore, nga pala e paditur është pretenduar se çështja objekt gjykimi i përket juridiksionit të gjykatave italiane dhe ka kërkuar nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit të gjykatave shqiptare. Pretendimin e bazon në nenin 37 të Kodit të Procedurës Civile dhe në nenet 46 dhe 80/b të ligjit nr.10428/2011.

6. Pala paditëse, referuar dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, ka parashtruar se kjo gjykatë është kompetente për të shqyrtuar këtë mosmarrëveshje, pasi ajo është ngritur në gjykatën ku i padituri ka vendbanimin, selinë qendrore.

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.2435, datë 21.12.2015, ka nxjerrë çështjen “...jashtë juridiksionit të gjykatave Shqiptare”.

7.1. Në arritjen e këtij përfundimi, gjykata, pasi citon nenet 36, 37, 220 e vijues të Kodit të procedurës Civile, nenet 45-47, 71-73 e vijues, nenin 87 të ligjit nr.10428/2011 dhe duke patur në konsideratë edhe nenet 1 dhe 5 të Kodit të Procedurës Civile të Italisë dhe nenet 3, 4, 25 e vijues të ligjit nr.218/1995 “Për reformën e sistemit italian të së drejtës ndërkombëtare private”, arsyeton: - “Gjykata, duke patur parasysh parashikimet e kushteve të përgjithshme të kontratës së furnizimit të pasqyruara në pjesën fundore të faturave, konkludon se në çështjen objekt gjykimi jemi përpara marrëveshjes për zgjidhjen e konflikteve ndërmjet palëve ndërgjyqëse nga juridiksioni gjyqësor Italian”. – “..., ky përfundim përforcohet më tepër për faktin se, respektohet vullneti e kërkimet e palës së paditur, palës kontraktuese më të “dobët”, e cila jo vetëm ka njohur, por edhe kërkon nga gjykata shqiptare të pranojë dhe të zbatohet klauzola e juridiksionit gjyqësor Italian, sipas vullnetit të shprehur në formulimin e saj dhe të propozuar nga vetë pala paditëse që është person juridik i së drejtës Italiane”; - “Ndërmjet të tjerave, nisur nga kjo marrëdhënie kontraktore furnizimi, nga aktet shkresore që e formojnë atë, pavarësisht nga mënyra dhe ligji i zgjedhur nga paditësi në padinë objekt gjykimi, Gjykatës i rezulton se vijimësisht palët ndërgjyqëse kanë zgjedhur ligjin Italian dhe jo atë Shqiptar si ligjin e zbatueshëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të lindin mes tyre”; - referuar dispozitave të ligjit italian të sipërpërmendura “..., të cilat, në rrethanat e çështjes konkrete, konkludojnë që në cilësinë e të paditurit në gjykatën italiane të gjykohet edhe një person fizik a juridik i huaj apo që e pranon juridiksionin Italian për zgjidhjen e mosmarrëveshjes”; - “Arsyetimi i mësipërm passjell konkluzionin se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë si dhe çdo gjykatë tjetër Shqiptare është përjashtuar nga zbatimi i nenit 71 dhe 80/b i ligjit për të drejtën ndërkombëtare private dhe për pasojë nuk mundet të marrë dot juridiksion gjyqësor për shqyrtimin e mosmarrëveshjes objekt gjykimi, duke qenë se nuk është gjykatë e caktuar me ligji sipas nenit 6 të K.E.D.Nj.. Gjykata kompetente dhe e titulluar me juridiksion si pasojë e marrëveshjes së palëve dhe ligjeve procedurale respektive është gjykata Italiane që mbulon qytetin e Pavias, vend në të cilin shitësi në marrëdhënien civile objekt gjykimi ka selinë”.

8. Kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë, ka ushtruar ankim të veçantë pala paditëse, shoqëria “Viteria Fusani” srl, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
LIGJI I ZBATUESHËM
9. Dispozitat e Kodit Civil, të Kodit të Procedurës Civile dhe ato të ligjit nr.10428, datë 02.06.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private”, në të cilat është parashikuar:

9.1. Neni 28 i K.Civil: “Personi juridik ka qendrën atje ku ndodhet organi drejtues i tij, përveç kur në statut ose në aktin e krijimit është parashikuar ndryshe”.

9.2. Neni 37 i K.Pr.Civile: “Juridiksioni i gjykatave shqiptare për personat fizikë dhe juridikë të huaj rregullohet me ligj.

Juridiksioni i gjykatave shqiptare nuk mund t’i kalohet me marrëveshje një juridiksioni të huaj, përveç kur gjykimi ka lidhje me një detyrim ndërmjet të huajve ose ndërmjet një të huaji e një shtetasi shqiptar, ose personi juridik pa banim ose qëndrim në Shqipëri, si dhe kur këto përjashtime janë parashikuar në marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë”.

9.3. Neni 17/1 i ligjit nr.10428, datë 02.06.2011: “Vendqëndrimi i zakonshëm”: 1. Për qëllime të këtij ligji, vendqëndrim i zakonshëm i personit juridik, i shoqatave apo organizatave pa personalitet juridik është vendi ku ndodhet selia qendrore. Vendqëndrimi i zakonshëm i një personi fizik, që ushtron veprimtari biznesi, është vendi i tij kryesor i biznesit”.

9.4. Neni 71 i ligjit nr.10428, datë 02.06.2011: Rregulli i përgjithshëm i juridiksionit ndërkombëtar”: “Gjykatat shqiptare kanë juridiksion në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve juridiko-civile me elemente të huaja, nëse pala e paditur ka vendqëndrimin e zakonshëm në Republikën e Shqipërisë, përveçse kur rregullat e këtij kreu parashikojnë ndryshe”.

9.5. Neni 73 i ligjit nr.10428, datë 02.06.2011: “Juridiksioni i caktuar me marrëveshje”: “1. Gjykatat shqiptare kanë juridiksion ndërkombëtar edhe kur palët caktojnë me marrëveshje juridiksionin ndërkombëtar të gjykatave shqiptare.



2. Një marrëveshje e tillë duhet:

a) të lidhet me shkrim ose me gojë, por duke u vërtetuar kjo e fundit me shkrim;

b) të jetë në përputhje me zakonet tregtare ndërkombëtare, të cilat janë ose konsiderohen të njohura nga palët.

3. Gjykata shqiptare, në të cilën është ngritur padia, ka juridiksion ndërkombëtar, nëse i padituri merr pjesë në gjykim pa ngritur pretendime për mungesën e juridiksionit ndërkombëtar, megjithëse është i përfaqësuar në proces nga një avokat, ose gjykata e ka sqaruar për mundësinë e kundërshtimit të juridiksionit dhe ky sqarim është shënuar në procesverbalin e seancës gjyqësore”.

9.6. Neni 80/a i ligjit nr.10428, datë 02.06.2011:“Raste të tjera të juridiksionit ndërkombëtar”: “Gjykatat shqiptare kanë juridiksion ndërkombëtar edhe në rastet e mëposhtme: a) kur paditen njëkohësisht disa persona së bashku dhe njëri prej tyre ka vendqëndrimin e tij në Republikën e Shqipërisë, si dhe kur personi juridik i paditur ka selinë e tij në Republikën e Shqipërisë”.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON
10. Se ankimi i veçantë i paraqitur nga pala paditëse, shoqëria “Viteria Fusani” srl, përmban shkaqe ligjore që motivojnë cenimin e vendimit 2435, datë 21.12.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me të cilin çështja civile nr.2992 Akti, datë regjistrimi 02.11.2015 është nxjerrë “...jashtë juridiksionit të gjykatave Shqiptare”. Për rrjedhojë ky vendim duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

11. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga gjykata e shkallës së parë është rrjedhojë e interpretimit dhe zbatimit të gabuar të ligjit dhe njëkohësisht jashtë përmbajtjes së akteve shkresore të fashikulluara në dosjen gjyqësore me cilësinë e provave nga palët, ç’ka e bën vendimin e kësaj gjykate të pambështetur në ligj dhe të pa argumentuar.


12. Ndonëse arsyetimi dhe përfundimi i gjykatës së shkallës së parë se marrëveshja juridike civile për shkak të së cilës ka lindur mosmarrëveshja objekt gjykimi përmban elemente të huaj është i drejtë, ky kolegj vlerëson se gjykata, ndonëse citon një tërësi dispozitash ligjore, por në keqinterpretim të tyre, gabon kur: (i) për zgjidhjen e çështjes së juridiksionit referon në kontratën e furnizimit të emetuar në mënyrë të njëanshme nga furnizuesi dhe të pa nënshkruar nga i furnizuari, i padituri i këtij gjykimi; (ii) kontratën e sipërcituar e konsideron marrëveshje midis kontraktuesve, çka bie ndesh me nenin 73 të ligjit nr.10428, datë 02.06.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private”.

12. Ndryshe nga gjykata e shkallës së parë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të parashtruara në këto akte, përmbajtjes së akteve shkresore të fashikulluara në dosjen gjyqësore, vendimit të gjykatës, shkaqeve të ankimit, si dhe parashtrimeve në seancë gjyqësore në Gjykatën e Lartë, arrin në përfundimin se mosmarrëveshja objekt gjykimi, përsa është thirrur si palë e paditur shoqëria “K.M.L. GROUP” SHPK, shoqëri me personalitet juridik shqiptar, dhe veçanërisht përsa nuk ka marrëveshje midis palëve konform rregullimeve të nenit 73 të ligjit nr.10428, datë 02.06.2011, i përket juridiksionit të gjykatave shqiptare.

13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen me vend të parashtrojë se juridiksioni i gjykatave shqiptare në çështjet me elementë të huaj, “për personat fizikë dhe juridikë të huaj rregullohet me ligj” [1], nga marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë dhe/ose nga marrëveshjet midis palëve kontraktuese.

13.1. Për rastin në shqyrtim evidentohet se marrëdhënia e detyrimit e krijuar nga palët ndërgjyqëse është një marrëdhënie me elemente të huaj. Palët kontraktuese janë persona juridikë privatë të themeluar e të regjistruar në vende të ndryshme, respektivisht pala paditëse në Itali dhe pala e paditur në Shqipëri. Po kështu, evidentohet se selitë e tyre ndodhen, për palën paditëse në Itali, ndërsa për palën e paditur në Shqipëri dhe, njëkohësisht nuk rezulton që pala e paditur të ketë degë apo përfaqësi në Republikën e Italisë.[2]

13.2. Gjithashtu, ndonëse midis palëve ndërgjyqëse ekziston një marrëdhënie detyrimi, nuk rezulton që vetë ato të kenë caktuar me marrëveshje midis tyre juridiksionin përkatës që do të zgjidhte mosmarrëveshjet që mund të lindin nga kontratat e shitjes/furnizimit. Ato nuk kanë zgjedhur një juridiksion të ndryshëm nga ai i gjykatave shqiptare.

13.3. Për rrjedhojë, referuar nenit 37§1 të Kodit të Procedurës Civile, për përcaktimin e juridiksionit për rastin konkret duhet t’i referohemi neneve 17, 71, 73 dhe 80 të ligjit nr.10428, datë 02.06.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private” i cili, ndër të tjera, përmban norma të karakterit procedural. [3]

14. Ky qëndrim buron nga ekzistenca e “fakti lidhës”,[4] që për rastin ka të bëjë me “vendqëndrimin e zakonshëm të personit juridik”, të palës së paditur, shoqërisë “K.M.L. GROUP” SHPK.

14.1. Fakti lidhës që përcakton juridiksionin ndërkombëtar të gjykatës shqiptare për shqyrtimin e mosmarrëveshjes të sipërcituar, evidentohet në harmoni me nenin 28 të Kodit Civil, nenin 37 të Kodit të Procedurës Civile dhe me dispozitat e ligjit nr.10428, datë 02.06.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private” në raport me përmbajtjen e akteve shkresore të paraqitura nga palët ndërgjyqëse, përfshirë pretendimet e tyre lidhur me këto veprime dhe pasojat e tyre, ende të pashqyrtuara në themel.

15. Ndërkohë, duhet theksuar se “fakti lidhës” vlerësohet sipas ligjit shqiptar (lex fori) dhe sipas parimit “perpetuario jurisdictionis”. Ekzistenca e tij përcaktohet duke patur parasysh momentin e ngritjes së padisë dhe çdo ndryshim faktik i mëvonshëm që do të bënte të mungonte juridiksioni nuk ka rëndësi.

16. Ky kolegj, pa marrë në analizë provat shkresore, por për të dalë në një konkluzion të mbështetur në ligj dhe të argumentuar, e gjen me vend të përmendë ato akte shkresore të palëve ndërgjyqëse që janë anashkaluar nga gjykata e shkallës së parë të cilat përmbajnë kriterin lidhës në përcaktimin e juridiksionit dhe që kanë të bëjnë me konceptin juridik të “vendqëndrimit të zakonshëm të personit juridik” dhe me ekzistencën ose jo të marrëveshjes për juridiksion në kuptim të nenit 73 të ligjit nr.10428, datë 02.06.2011.

16.1. Në nenin 28 të Kodit Civil është parashikuar se “Personi juridik ka qendrën atje ku ndodhet organi drejtues i tij, përveç kur në statut ose në aktin e krijimit është parashikuar ndryshe”, ndërsa në nenin 8 të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” parashikohet: “1. Nëse nuk parashikohet ndryshe në statut, zyra qendrore e shoqërisë tregtare është vendi, ku zhvillohet pjesa kryesore e veprimtarisë së saj tregtare. 2. Nëse zyra qendrore ndodhet në territorin e Republikës së Shqipërisë, shoqëritë tregtare u nënshtrohen dispozitave të këtij ligji”.

16.2. Në këtë këndvështrim juridik, referuar nenit 17 të ligjit nr.10428/2011, me “Vendqëndrimin e zakonshëm të personit juridik”, ashtu sikurse kuptimi i këtij togfjalëshi jepet nga kjo dispozitë, “…është vendi ku ndodhet selia qendrore”.

17. Duke iu kthyer rastit në shqyrtim, sikurse u evidentua ut supra, pala e paditur, shoqëria “K.M.L. GROUP” SHPK e ka selinë e saj qendrore në qytetin e Vlorës dhe, për rrjedhojë, bazuar në dispozitat e sipërcituara ët ligjit nr.10428/2011, mosmarrëveshja për të cilin kjo shoqëri është thirrur si palë e paditur i nënshtrohet juridiksionit të gjykatave shqiptare.

18. Në përcaktimin e juridiksionit ndërkombëtar ligji nr.10428, datë 02.06.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private”[1], ashtu si dhe Rregullorja e Këshillit të Komunitetit Europian nr.44/2001 datë 22.11.2000 [2], njeh dhe përjashtime nga rregulli i përgjithshëm, sikurse është rasti i përcaktuar në nenin 73 të po këtij ligji.

18.1. Pra, në këtë drejtim nuk anashkalohet dhe mungesa e marrëveshjes së palëve lidhur me përcaktimin e juridiksionit gjyqësor konform kërkesave të nenit 73, argumentet e së cilës do të parashtrohen ut infra.

19. Kështu, sipas nenit 73 të ligjit të sipërcituar gjykatat shqiptare kanë juridiksion ndërkombëtar, ndër të tjera edhe për rastet “...kur palët caktojnë me marrëveshje juridiksionin ndërkombëtar të gjykatave shqiptare”. Sipas pikës 2 të kësaj dispozite një “...marrëveshje e tillë duhet: a) të lidhet me shkrim ose me gojë, por duke u vërtetuar kjo e fundit me shkrim; b) të jetë në përputhje me zakonet tregtare ndërkombëtare, të cilat janë ose konsiderohen të njohura nga palët”.

19.1. Në interpretim ad contrario të kësaj dispozite si dhe parimeve të përgjithshme të lindjes të të drejtave dhe detyrimeve të Kodit Civil arrihet në përfundimin se edhe në rastet kur palët kontraktore përcaktojnë juridiksionin ndërkombëtar, me përjashtim të rasteve kur gjykatat shqiptare kanë ekskluzivitetin e juridiksionit, ato (palët) duhet të shprehin vullnetin e tyre të lirë sipas përcaktimeve të kësaj dispozite. Në të kundërt, nuk ka marrëveshje për përcaktimin e juridiksionit ndërkombëtar dhe do të gjejnë zbatim parimet e përgjithshme, sikurse është ai i vendqëndrimit të zakonshëm të personit fizik dhe/ose, sipas rastit, ai vendqëndrimit të zakonshëm të personit juridik

19.2. Nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore rezulton se midis palëve ndërgjyqëse nuk ka ndonjë kontratë të nënshkruar prej tyre, por referuar faturave, që ende nuk i janë nënshtruar debatit gjyqësor, pa dalë në konkluzione përfundimtare përsa pretendohet nga pala paditëse në padi, mund të thuhet se midis palëve ndërgjyqëse janë kryer transaksione me karakter detyrimor.

19.3. Në këtë këndvështrim juridik klauzola e përcaktuar në faturën e përpiluar nga ana e palës paditëse e këtij gjykimi dhe në rrethanat kur nuk vërtetohet dhënia e pëlqimit me shkrim nga ana e palës tjetër, kjo klauzolë nuk formëson në kuptimin ligjor marrëveshje me të cilën është përcaktuar juridiksioni i huaj për shqyrtimin e mosmarrëveshjes në fjalë apo i mosmarrëveshjes që ka lindur për shkak të marrëdhënies së detyrimit të pretenduar.

20. Pra, rezulton qartë se njëra prej palëve të kësaj marrëdhënie, pala e paditur e këtij gjykimi, nuk ka shprehur vullnetin dhe as nuk ka miratuar me shkrim klauzolën, pikën 8 ku thuhet se “Për çdo marrëveshje palët zgjedhin si Vend dhe Gjykatë Kompetente atë të Firmës Shitëse”.

20.1. Mungesa e nënshkrimit të palës së paditur për miratimin e pikës 8 të kushteve të kontratës vërteton mungesën e shprehjes së vullnetin të kësaj pale për të pranuar këtë klauzolë.

21. Në këtë qëndrim mbahet parasysh edhe fakti se fatura (faturat), për rastin konkret, është akt shkresor i emetuar nga pala furnizuese, pala paditëse e këtij gjykimi, që në vështrim të neneve 686§3 e 688 të Kodit Civil Shqiptar dhe të neneve 1341§2 e 1342§2 të Kodit Civil Italian, përderisa nuk është miratuar me shkrim nga pala tjetër, nuk është dhe/ose nuk përbën marrëveshje për juridiksion të huaj në kuptim të nenit 73 të ligjit nr.10428, datë 02.06.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private”.

21.1. Në vështrim të përmbajtjes të këtyre dispozitave në harmoni me nenin 73 të ligjit nr.10428/2011, legjislacioni civil shqiptar dhe ai italian mbajnë të njëjtin qëndrim lidhur me ekzistencën ose jo të marrëveshjes me shkrim për përcaktimin e juridiksionit ndërkombëtar. Nga të dy legjislacionet kërkohet domosdoshmërisht që kushtet e vendosura “…në dobi të atij që i ka përgatitur ato më përpara…” (për rastin konkret faturat e emetuara nga furnizuesi) nuk kanë efekt, “…përveç kur janë miratuar veçmas me shkrim nga pala tjetër” (neni 686§3 K.Civil Shqiptar) dhe/ose “Në çdo rast nuk kanë efekt, nëse nuk janë posaçërisht të miratuara me shkrim, kushtet që përcaktojnë, në favor të atij që i ka përgatitur ato më përpara,…” (nenet 1341§2 e 1341§2 e 1342§2 të K.Civil Italian).

22. Në rrethana të tilla ligjore dhe fakti, në zbatim të drejtë të ligjit, çështja objekt konflikti nuk i përket juridiksionit të huaj, por i përket juridiksionit të gjykatave shqiptare.

22.1. Nisur nga fakti se pala e paditur është person juridik me seli qendrore në qytetin e Vlorës, sipas nenit 43 të Kodit të Procedurës Civile, gjykata kompetente nga pikëpamja territoriale për shqyrtimin e kësaj çështje është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

23. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.2435, datë 21.12.2015 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me të cilin është nxjerrë jashtë juridiksionit të gjykatave shqiptare çështja civile nr.2992 Akti, datë regjistrimi 02.11.2015, duhet të prishet dhe çështja të dërgohet po pranë asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenet 37§1 dhe 485 të Kodit të Procedurës Civile.

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.2435, datë 21.12.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.


Tiranë, më 10.03.2016

Nr. 11243-00595-00-2016 i Regj. Themeltar

Nr.00-2016-714 i Vendimit (69)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish