Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet12/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese

Guxim Zenelaj Anëtar

Artan Broci Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 09.03.2016, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.11243-00390-00-2016 akti, që u përket palëve:
PADITËS TË K/PADITUR: AGIM PAJO, ADRIAN SHEHU, MERITA HYSA (SHEHU), REZAR DEVEJA, ALIDA TABAKU (DEVEJA),

TË PADITUR K/PADITËS: FERDINAND METI, SUELA METI, DIANA METI.

TË PADITUR NË K/PADI: AGJENSIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE.

ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME.

OBJEKT I PADISË:

Detyrimin e të paditurve të lirojnë e dorëzojnë truallin

dhe objektin në bashkëpronësi të paditësave ndodhur

në rrugën “Kajo Karafili”, Tiranë, nr.2/63 p Vol.20, faqe 7, Z.K.8380.


OBJEKT I K/PADISË:

Pushimi i cënimit të posedimit dhe mospërsëritjen tij në të ardhmen.

Konstatimin e pavlefshmërisë së titullit ligjor pronësisë,

akteve ligjore mbi të cilat është bazuar,

Vendimi nr.66, datë 21/06/2995, i K.K.K.Pronave Rajonit nr.2, Tiranë, etj.

Baza Ligjore: Nenet 296, 192, 193 të Kodit Civil,

nenet 32, 154 e vijues të K.Pr.Civile,

Ligji 33/2012,

nenet 11, 41,42 të Kushtetutës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1737 akti, datë 02.09.20015, ka vendosur:

“Të refuzojë kërkesën e të paditurit kundërpaditës Ferdinand Meti për shpalljen e moskompetencës lëndore të juridiksionit gjyqësor.”


Kundër vendimit ka ushtruar ankim pala e paditur Kundër-paditëse Ferdinand Meti, i cili parashtron këto shkaqe:

  • Se shqyrtimi i kësaj çështjeje civile nga ana e kësaj Gjykate vjen ndesh me përcaktimet e Vendimit Unifikues nr.5, datë 30.10.2012, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

  • Se jemi përpara gjësë së gjykuar pasi paditësit, pronën objekt gjykimi, pasuria nr.2/63, volumi 20, faqe 7, zona kadastrale 8380, me adresë Rruga “Kajo Karafili” Tiranë, e kanë bërë njëherë objekt shqyrtimi administrativ sipas aktit normativ të Këshillit të Ministrave, nr.3, datë 01.08.2012 “Për lirimin e banesave të pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara” dhe në vijim Enti kombëtar i banesave ka nxjerrë aktin administrativ Njoftim konfirmim titulli ekzekutiv nr.2577/1, datë 11.06.2013 dhe më pas në rrugë gjyqësore me vendimin nr.3962, datë 18.06.2013, Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ka zgjidhur në mënyrë përfundimtare mosmarrëveshjen objekt gjykimi e cila lidhet me të drejtat pasurore për pasurinë nr.2/63, zona kadastrale 8380, me adresë Rruga “Kajo Karafili” Tiranë.

  • Kompetenca lëndore dhe juridiksioni janë të përcaktuara në ligj.

  • Gjykata duhet të shpallë moskompetencën lëndore dhe të juridiksionit gjyqësor për këtë çështje civile pasi mosmarrëveshja objekt gjykimi parashikohet nga aktet ligjorë në fuqi se është në kompetencë të Entit Kombëtar të banesave.

  • Përfundimisht kërkojmë ndryshimin e vendimit duke shpallur moskompetencën lëndore dhe juridiksionin gjyqësor.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Artan Broci, dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

I. Rrethanat e faktit

Paditësit sipas certifikatës për vërtetim pronësie të lëshuar nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë më datë 04.05.2014, rezulton të jenë bashkëpronarë mbi një pronë truall me sipërfaqe 206 m2 dhe banesë ndërtuar mbi të me sipërfaqe 92 m2, ndodhur në rrugën “Kajo Karafili”, me nr.2/63 pasurie, vol 20, faqe 7, ZK 8380.

Paditësi në padinë e tij ka pretenduar se i padituri Ferdinand dhe të paditurit e tjerë posedojnë në mënyrë të paligjshme këtë pronë dhe konkretisht objektin me sipërfaqe 92 m2 dhe truallin.

Paditësi pretendon se i është kërkuar të paditurve për të liruar pronën pasi nuk mbajnë asnjë titull të ligjshëm për ti legjitimuar si posedues të ligjshëm, por nuk kanë pranuar. Në këto kushte paditësit i janë drejtuar gjykatës me padinë e sipërpërmendur.

Nga ana e të paditurve në këtë gjykim është paraqitur një kundërpadi ku të paditurit kanë thërritur si të paditur paditësit Agim Pajo etj, si edhe Agjensinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, dhe Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, me objekt Pushimin e cenimit në posedim..., Konstatimin e pavlefshmërisë të titullit të pronësisë ...Vendimit nr.66 datë 21.06.1995 i K.K.K.P ish-pronarëve Rajoni nr.2 Tiranë.

Në seancën gjyqësore të datës 02.09.2015, nga ana e përfaqësuesit të posaçëm të të paditurit Kundërpaditës Ferdinand Meti, u paraqit një kërkesë, për shpalljen e moskompetencës lëndore dhe juridiksionit gjyqësor të kësaj çështjeje civile, duke iu referuar bazën ligjore të kërkesës, nenet 42, 132 të Kushtetutës; Aktin normativ të Këshillit të Ministrave nr.3. datë 01.08.2012 “Për lirimin e banesave të pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara”, miratuar 2 me ligjin 82/2012, datë 13.09.2012; Nenet 14, 16, 31, 32/a, 36, 41, 59-63, 176, 451/a të K.Pr.Civile dhe Vendimi Unifikues nr.5, datë 30.10.2012, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1737 akti datë 02.09.20015 ka vendosur: “Të refuzojë kërkesën e të paditurit kundërpaditës Ferdinand Meti për shpalljen e moskompetencës lëndore të juridiksionit gjyqësor.”

Gjykata ka arsyetuar ndër të tjera se:”... duke iu referuar integralisht kërkimeve të vëna në objektin e padisë dhe të kundër-padisë, duke iu referuar natyrës së këtij gjykimi, çmon se kjo Gjykatë, në kuptim të dispozitave të ligjit procedural civil, posaçërisht nenit 36 të K.Pr.Civile, vlerëson se ka juridiksion për shqyrtimin e kësaj çështjeje civile.



Nga ana tjetër, në këtë fazë të hetimit gjyqësor të kësaj çështjeje civile, në analizë të provave shkresore të paraqitura nga ana e palëve ndërgjyqëse, Gjykata vlerëson se është i pambështetur ligjërisht kërkimi i përfaqësuesit të palës së paditur kundërpaditëse, Ferdinand Meti për shpalljen e moskompetencës lëndore mbi këtë çështje civile.

Në një konkluzion të tillë Gjykata arrin edhe referuar qëndrimit të mbajtur nga ana e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë në lidhje me raste të kësaj natyre, më specifikisht në Vendimet Unifikues nr.3, datë 06.12.2013 dhe nr.2, datë 10.03.2014.

Përfundimisht, në analizë të pretendimeve e prapësimeve të parashtruara gjatë shqyrtimit të kërkesës për nxjerrjen shpalljen e moskompetencës lëndore dhe juridiksionit gjyqësor, të paraqitur nga ana e të paditurit Kundër-paditës Ferdinand Meti, Gjykata vlerëson se ky kërkim është i pambështetur në ligj dhe prova e për pasojë, çmon të disponojë me rrëzimin e kërkesës.”

Kundër vendimit ka ushtruar ankim pala e paditur kundër-paditëse Ferdinand Meti, i cili parashtron si shkaqe, ato të sipërpërmendura.


II. Ligji i zbatueshëm
Neni 42/2 i Kushtetutës: “Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetues dhe ligjorë, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj”.

Neni 116 i Kushtetutës: “1. Aktet normative që kanë fuqi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë janë: a) Kushtetuta; b) marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara; c) ligjet; ç) aktet normative të Këshillit të Ministrave.



2. Aktet që nxirren nga organet e pushtetit vendor kanë fuqi vetëm brenda juridiksionit territorial që ushtrojnë këto organe.

3. Aktet normative të ministrave dhe të organeve drejtuese të institucioneve të tjera qendrore kanë fuqi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë brenda sferës së juridiksionit të tyre”.
Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar:

Neni 16§1 i K.Pr.Civile:“Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

Neni 59 i K.Pr.Civile: “Gjykata në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor apo atë administrativ. Kundër vendimit të dhënë për një rast të tillë, mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë.”
III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimit, pretendimeve të palës ankuese, si dhe pjesës arsyetuese të vendimit gjyqësor, arrin në përfundimin se në marrjen e vendimit nr.1737 Akti datë 02.09.2015, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë janë respektuar dispozitat e ligjit procedural civil duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, si dhe duke e zgjidhur atë në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16 i K.Pr.Civile).

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes, dhe të ketë bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e një parakushti të rëndësishëm procedural siç është ai i verifikimit të juridiksionit të kësaj gjykate.

Në këtë kuptim doktrinat shkencore të së drejtës procedurale civile1 dhe penale europiane kanë krijuar institutin perpetuatio iuridictionis, për të konceptuar dhe regjuar juridikisht çështjet primare dhe fillestare se si konstituohet gjyqtari natyral dhe se si ruhet permanenca dhe vazhdimësia e pandërprerë e kësaj figure gjyqësore garanci për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të çdo subjekti të së drejtës, konkretisht çështjes së juridiksionit dhe kompetencës së gjyqtarit natyral2, çështje të cilat nga ana tjetër janë edhe prezumimet procedurale kryesore dhe absolute të vlefshmërisë së procesit gjyqësor.

Në nenin 59, të Kodit të Procedurës Civile parashikohet shprehimisht se: “Gjykata në çdo fazë dhe shkallë gjykimi, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor...(...) ”Në analizë të dispozitës së mësipërme konstatohet se çdo lloj gjykate dhe në çdo shkallë gjykimi ka të drejtë të marrë në shqyrtim, të analizojë dhe të vendosë në lidhje me juridiksionin e çështjes objekt gjykimi. Kjo e drejtë e gjykatës për të vepruar edhe kryesisht është e lidhur drejtpërsëdrejti me zbatimin dhe respektimin e parimit të një procesi të rregullt ligjor. Kolegji Civil konstaton se, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka zbatuar drejtë dispozitat procedurale lidhur me juridiksionin gjyqësor të gjykatës shqiptare duke zhvilluar një proces të rregullt ligjor në mbështetje të nenit 42/1 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të K.E.D.NJ.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në analizë dhe vlerësim të akteve të dosjes gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të parashtruara në këto akte, si dhe vendimit të gjykatës, konkludon se mosmarrëveshja objekt shqyrtimi i përket juridiksionit gjyqësor.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se në këtë lloj gjykimi, i cili lidhet me të drejta subjektive dhe synon njohjen e të drejtës së pronës mbi sende të caktuara, mund të bëhet vetëm nga gjykatat e zakonshme civile në përputhje me dispozitat e K.Civil dhe të K.Pr.Civile. Gjykata zhvillon një gjykim themeli lidhur me titullin e pronësisë duke ndryshuar apo shfuqizuar vendimin e K.K.K.Pronave apo A.K.K.Pronave, i cili ndërmjet të tjerave disponon edhe mbi të drejtën reale të parashikuar me ligj, dhe duke zgjidhur në themel këtë konflikt që në esencë është një konflikt pronësie, pra i natyrës civile. Nga pikëpamja e ligjit procedural (neni 12 dhe 213 të Kodit të Procedurës Civile), paditësi duhet ta provojë këtë fakt me mjetet provuese të lejueshme që Kodi i Procedurës Civile parashikon.

I gjithë hetimi gjyqësor i lartë përmendur, i jep jetë nenit 31 të Kodit të Procedurës Civile që shprehet se “Padia është e drejta e personit që bën pretendimin, për t’u dëgjuar, mbi themelin e këtij pretendimi, në mënyrë që gjykata ta shpallë atë të bazuar ose jo. ...”. Nga ana tjetër, “Pala kundërshtare ka të drejtë të diskutojë dhe të ngrejë prapësime mbi themelin dhe bazueshmërinë në ligj të këtij pretendimi.”, çka do të thotë se i padituri ka të drejtë të paraqesë pretendime lidhur me legjitimitetin aktiv ashtu edhe me legjitimitetin pasiv, në mënyrë që nga debati kontradiktor të dalë e vërteta mbi marrëdhënien objekt gjykimi dhe mbi bazën e kësaj të vërtete gjykata ta shpallë të bazuar në ligj apo jo padinë.

Që të justifikohet ligjërisht kërkimi për njohjen ose rivendosjen e një të drejte të shkelur ose të mohuar, duhet që të bëhet vetëm prej atij që i përket sipas ligjës, e drejta e mohuar ose e shkelur prej një të treti (legjitimimi aktiv) dhe vetëm kundër atij që me faktin ose me veprën e tij mohon ose shkel të drejtën e kërkuesit (legjitimim pasiv).

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson gjithashtu se, në këtë rast kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje tipike juridiko - civile, e cila bazohet në dispozitat mbi mbrojtjen e të drejtave reale sikundër është ajo e pronësisë dhe të drejtave të tjera sikurse është posedimi, mbrojtja e të cilave është parashikuar shprehimisht nga dispozitat e Kodit Civil.

Çështja objekt gjykimi nuk ka të bëjë me një kërkim drejtuar ndonjë organi administrativ, as me një mosmarrëveshje administrative, për rrjedhojë nuk mund të bëhet fjalë për ekzistencën apo jo të juridiksionit administrativ për trajtimin e saj (shih vendimin nr.249, datë 09.07.2009, të Gjykatës së Lartë). Në rrethana të tilla, gjejnë zbatim dispozitat mbi juridiksionin për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve civile të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile (Pjesa e Parë, Titulli i III-të, Kreu i II-të). Sipas nenit 36§1 të K.Pr.Civile janë në juridiksionin gjyqësor të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta. Për rrjedhojë, paditë që themelohen në dispozitat e Kodit Civil janë mosmarrëveshje civile që i përkasin ekskluzivisht juridiksionit gjyqësor. Mjafton vetëm shkaku i padisë i themeluar mbi këto dispozita për të detyruar gjykatën të marrë në shqyrtim çështjen dhe pas shqyrtimit gjyqësor të shprehet me vendim përfundimtar. Rruga jashtëgjyqësore e zgjidhjes së pretendimeve të palëve ndërgjyqëse, dhe gjithashtu e parashikuar edhe nga neni 158/b i K.Pr.Civile, është një formë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve që mund të lindin, por jo rrugë e detyrueshme për t’u shteruar prej tyre para se t’i drejtohen gjykatës (shih vendimin nr.311, datë 01.07.2010 dhe vendimin nr.99, datë 04.10.2009 të Gjykatës së Lartë).

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, mjeti juridik për realizimin e të drejtës së pretenduar është në disponibilitetin e palës, ndërsa gjykata, për t’iu dhënë përgjigje këtyre problemeve, në respektim të të drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, “... ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14) dhe, duke bërë një “cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen”, ta zgjidhë atë “në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi” (neni 16).

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në vendimmarrjen e saj ka mbajtur parasysh edhe Vendimin Unifikues nr.4, datë 10.12.2013, në të cilin është arsyetuar se :”...nga cilësimi i saktë i fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen objekt gjykimi do të rezultojë se kërkimet e shtruara për zgjidhje, si dhe shkaku ligjor i kërkesë padisë së paraqitur për shqyrtim janë të natyrës civile, atëherë kompetente për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshjeje do të jetë gjykata civile, pavarësisht përcaktimit që mund të jetë propozuar nga ana e palëve ndërgjyqëse.



  1. Në përfundim të analizës së mësipërme, Kolegjet e Bashkuara arrijnë në konkluzionin se kur nga objekti dhe shkaku ligjor i padisë mosmarrëveshja objekt gjykimi rezulton të jetë e natyrës civile dhe si rezultat i zgjidhjes së pasojave të çështjes me natyrë civile mund të urdhërohet kryerja e disa veprimeve administrative, si p.sh. urdhërimi i Z.V.R.P.P.-së për të kryer fshirjen apo regjistrimin e një prone të caktuar, atëherë shqyrtimi i këtyre çështjeve do të jetë në kompetencë të gjykatës civile.

  2. Në funksion të unifikimit të praktikës gjyqësore, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë lidhur me pyetjen e parë arrijnë në interpretimin unifikues se: ....

C. Kur nga objekti dhe shkaku ligjor i padisë mosmarrëveshja objekt gjykimi rezulton të jetë e natyrës civile dhe si rezultat i zgjidhjes së pasojave të çështjes me natyrë civile mund të urdhërohet kryera e disa veprimeve administrative, si p.sh. urdhërimi i Z.V.R.P.P.-së për kryer fshirjen apo regjistrimin e një prone të caktuar ,atëherë shqyrtimi i këtyre çështjeve do të jetë në kompetencë të gjykatës që shqyrton mosmarrëveshjet civile.”

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se sa më sipër është arsyetuar, është në përputhje edhe me Vendimin nr.27, datë 27.07.2009, Gjykata Kushtetuese, e cila është shprehur se: “Sipas nenit 27/a të Ligjit nr.7698, datë 15.04.1993, Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve, nëse individi kërkues nuk është dakord me vendimin e Komisionit, ai ka të drejtë ta kundërshtojë këtë vendim drejtpërdrejt në gjykatë. Vendimet e organeve të administratës ka të drejtë t’i kundërshtojë në gjykatë, përveç kërkuesve, edhe çdo person tjetër që pretendon për vete të drejta pronësie........Gjatë gjykimit të iniciuar prej subjekteve të mësipërme, përveç të tjerave, hetohet dhe vërtetohet dhe fakti nëse këtyre subjekteve u është cenuar apo jo e drejta e pronësisë dhe, çdo vendim gjykate që do të anulonte pjesërisht ose plotësisht vendimet e organit përkatës së administratës, duhet të konfirmojë njëkohësisht edhe të drejtën e tyre të pronësisë”.

Për këto arsye shkaqet e ankimit të veçantë të ngritura nga pala e paditur nuk qëndrojnë dhe juridiksion për gjykimin e kësaj çështje ka Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Për sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, arrin në konkluzionin se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është i mbështetur në ligj dhe për këtë arsye duhet të lihet në fuqi.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 59 dhe 485 të Kodit të Procedurës Civile,


V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.1737 Akti, datë 02.09.2015, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Tiranë, më 09.03.2016

Nr. 11243-03250-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-755 i Vendimit (66)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish