Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet8/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej :
Ardian Nuni Kryesues

Aleksandër Muskaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare
në datën 03.03.2016 shqyrtoi në seancë gjyqësore çështjen civile me palë :
PADITËS : MIRELA TAFILI, (në mungesë).

I PADITUR: HABIL RAMAJ, (në mungesë).


OBJEKTI:

Pjesëtim i pasurisë bashkëshortore.

Baza Ligjore: Neni 103 i Kodit të Familjes,

nenet 200/c e 207 të Kodit Civil

dhe neni 369 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkallës së Parë Berat me vendimin nr.1054 Regj. datë 10.09.2012, ka vendosur:

“Lejimin e pjesëtimit midis paditëses Mirela Tafili dhe të paditurit Habil Ramaj duke i takuar secilit ½ (një e dyta) pjesë secili të sendeve në bashkëpronësi si vijon:

1-Pasuria e paluajtshme nr.18/136 zona kadastrale nr.8503 dhe pasuria e paluajtshme me nr.15/133+1-19 zonën kadastrale nr.8502 të regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat.

2-Sendet e luajtshme si më poshtë:

1. një frigorifer i markës “Samsung”;

2. një lavatrice e markës “Ariston”;

3. një sobë me komplet gazi;

4. një komplet kolltukësh të përbërë nga një divan tre vendesh një divan dy vendesh dhe një divan një vendësh;

5. një televizor i markës “Samsung”;

6. katër copë karrige;

7. një tavolinë;

8. një kondicioner i markës “LG”;

9. një tapet dhe një rrugicë tapeti;

10. një komplet dhomë gjumi të përbërë nga një krevat dopio, dy komodina, një komo, dhe një dollap...”.






Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.219, datë 12.12.2012 ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr.s’ka, datë 10.09.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.”.


Kundër vendimit nr.219, datë 12.12.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë ka paraqitur rekurs paditësja Mirela Tafilaj duke kërkuar: “Prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.”.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; në mungesë të palëve pjesëmarrëse, si shqyrtoi në tërësi çështjen,


V Ё R E N

  1. RRETHANAT E FAKTIT




  1. Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, nga aktet e dosjes gjyqësore i rezultojnë të pranuara nga gjykatat e faktit rrethanat si vijon :

  2. Paditësja Mirela Tafili ka qenë e martuar me të paditurin Habil Ramaj dhe nga kjo martesë kanë lindur fëmijet Mustafa dhe Florida Ramaj. Martesa midis tyre është zgjidhur me vendim gjyqësor të formës së prerë nr.1433, datë 12.12.2011 të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

  3. Paditësja i është drejtuar gjykatës duke kërkuar pjestimin e pasurisë bashkëshortore, midis të tjerave edhe për pasurinë e paluajtshme, banesë një katëshe me sipërfaqe 16,34 m2 dhe truall 30.1 m2 me nr.18/136, Zona kadastrale nr.8503 dhe pasuria e palujtshme, apartament me sipërfaqe 62 m2, me nr.15/133+1-19 zonën kadastrale nr.8502 të regjistruar në ZVRPP Berat.

  4. Pala e paditur ka prapësuar se, apartamenti objekt pjesëtimi është blerë me të ardhurat që ka realizuar nga shitja e një sipërfaqeje tokë bujqësore, që ka qenë në pronësi të tij, para lidhjes së martesës dhe objekti tjetër është blerë me kursimet e prindërve të tij.


II. PROCEDURAT GJYQËSORE.


  1. Gjykata e Shkallës së Parë Berat me vendimin nr.1054 Regj. datë 10.09.2012, ka vendosur: Lejimin e pjesëtimit midis paditëses Mirela Tafili dhe të paditurit Habil Ramaj duke i takuar secilit ½ (një e dyta) pjesë secili të sendeve në bashkëpronësi si vijon:

1-Pasuria e paluajtshme nr.18/136 zona kadastrale nr.8503 dhe pasuria e paluajtshme me nr.15/133+1-19 zonën kadastrale nr.8502 të regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat.

2-Sendet e luajtshme si më poshtë:

1. një frigorifer i markës “Samsung”;

2. një lavatrice e markës “Ariston”;

3. një sobë me komplet gazi;

4. një komplet kolltukësh të përbërë nga një divan tre vendesh një divan dy vendesh dhe një divan një vendësh;

5. një televizor i markës “Samsung”;

6. katër copë karrike;

7. një tavolinë;

8. një kondicioner i markës “LG”;

9. një tapet dhe një rrugicë tapeti;

10. një komplet dhomë gjumi të përbërë nga një krevat dopio, dy komodina, një komo, dhe një dollap...”.

  1. Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.219, datë 12.12.2012 ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.s’ka, datë 10.09.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.”.




  1. Kundër vendimit nr.219, datë 12.12.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë ka paraqitur rekurs paditësja Mirela Tafilaj duke kërkuar: “Prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues”.

Në shkaqet e rekursit veçohen:

  • Nga Gjykata e Apelit është përsëritur pjesërisht hetimi gjyqësor, duke marrë si provë kontratën e shitblerjes nr.138 Rep, nr.28 Kol, datë 07.01.2005 me të cilën vërtetohej fakti se palët ndërgjyqëse kishin blerë apartament në Tiranë, të cilën e shitën në shumën 1.900.000 (njëmilion e nëntëqind mijë) lekë të reja disa muaj më parë se të blinin apartamentin në Berat, i cili iu nënshtrua pjestimit.

  • Nuk është kërkuar nga pala e paditur të merreshin prova të reja dhe vet Gjykata e Apelit nuk e ka çmuar një gjë të tillë.

  • Në këtë çështje nuk ka asnjë provë vendimtare, marrja e së cilës do të ishte e vështirë për tu marrë nga Gjykata e Apelit.

  • Gjykata e Apelit ka shkelur parimin e paanësisë në gjykim pasi shfaqet hapur njëanshmëria e saj.

  • Nuk ka asnjë shkak ligjor se përse Gjykata e Apelit ka prishur vendimin e gjykatës së rrethit.


III. ARSYETIMI LIGJOR I VENDIMIT TË ANKIMUAR.


  1. Gjykata e Shkallës së Parë Berat me vendimin nr.1054 Regj. datë 10.09.2012, ndër të tjera ka arsyetuar: “... Me arsyetimin se: të dyja pasuritë e paluajtshme janë sende në bashkëpronësi të palëve ndërgjyqëse pasi përfshihen në bashkësinë ligjore. Rezultoi e provuar se në bashkësinë ligjore ishin dhe sendet e luajtshme, nuk rezulton ekzistenca e të drejtave pasurore mbi këto sende nga persona të tretë...”.

  2. Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.219, datë 12.12.2012 ndër të tjera ka arsyetuar: ... Nga tërësia e akteve të administruara në gjykim dhe rrethanat e faktit të provuara, vendimi duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rigjykim. Nuk janë marrë në konsiderate provat shkresore të paraqitura, nuk ka një analize mbi mënyrën e fitimit të pronësisë së ish-bashkëshortëve, duke mos evidentuar dhe hetuar asnjë nga prapësimet e të paditurit.”.


IV. NË LIDHJE ME REKURSIN E USHTRUAR


  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga pala paditëse Mirela Tafilaj përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që, motivojnë cenimin e vendimit nr.219, datë 12.12.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

  2. Nga ana e Gjykatës së Apelit Vlorë është prishur Vendimi nr.1054 Regj., datë 10.09.2012 i Gjykatës së Shkallës së Parë Berat dhe është vendosur dërgimi i çështjes për rigjykim duke argumentuar ndër të tjera, pamundësinë e marrjes së provave kryesore, si dhe mos analizimin nga gjykata e shkallës së parë të prapësimeve të të paditurit.

  3. Gjykata e Apelit Vlorë në vendimin nr.219, datë 12.12.2012 ndër të tjera ka arsyetuar se: “Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, datë 10.09.2012 me të cilin është zgjidhur faza e parë e pjesëtimit të pasurisë, duhet të prishet dhe të vendoset dërgimi i çështjes për rigjykim, për shkak të pamundësisë së marrjes së provave kryesore nga gjykata e apelit.”.

  4. Në nenin 467 të K.P.Civile përcaktohet se: “Gjykata e Apelit prish vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe e dërgon çështjen për rigjykim: “…( ë) kur lind nevoja për marrjen e një prove vendimtare, marrja e së cilës është e vështirë në shkallë të dytë.”.

  5. Në referim të argumentimeve të Gjykatës së Apelit nuk rezulton që, çështja të ketë prova vendimtare, të cilat do të ishin të vështira për t’u marrë nga Gjykata e Apelit.

  6. Gjykata e apelit, sikurse dhe gjykatat e shkallës së parë, është njëkohësisht gjykatë fakti dhe ligji. Në shqyrtimin e çështjes, gjykata e apelit, me disa përjashtime, zbaton të gjitha rregullat e shqyrtimit gjyqësor të zbatueshme në gjykimin në shkallë të parë. Ligji procedural civil shprehimisht i njeh kompetencën, që do të thotë të drejtën e detyrimin për të përsëritur pjesërisht madje edhe tërësisht hetimin gjyqësor, duke marrë edhe prova të reja (neni 465 i K.Pr.Civile).

  7. Në dallim nga gjykata e shkallës së parë, në shqyrtimin e çështjes si gjykatë e shkallës së dytë, gjykata e apelit, në parim, ka kufizimin se ajo nuk vihet në lëvizje kryesisht dhe nuk shprehet për ato aspekte të gjykimit që kanë rënë në dekadencë, për shkak se, nga palët ndërgjyqëse ato nuk janë kontestuar nëpërmjet ankimit në këtë gjykatë.

  8. Përjashtim bëhet vetëm për rastet kur ligji procedural, shprehimisht e në mënyrë taksative, i njeh gjykatës së apelit kompetencën të shprehet dhe disponojë edhe kryesisht, pa pasur kërkim ose ankim nga palët ndërgjyqëse, si në rastet e treguara në nenin 467 të K.Pr.Civile. Nëse nuk janë rastet e nenit 467 dhe, në parim, gjykimi e vendimi i gjykatës së shkallës së parë nuk janë të pavlefshme, atëherë gjykata e apelit ka jo vetëm të drejtën por edhe detyrimin që, si gjykatë fakti e ligji, t’i riparojë vetë mangësitë e gjykimit në shkallë të parë.

  9. Në çështjen objekt gjykimi, gjykata e apelit arsyeton se, nuk është zhvilluar hetim i plotë dhe i gjithanshëm nga gjykata e shkallës së parë. Kjo mangësi, nëse do të pranohej se ekziston, detyrimisht duhej të riparohej nga gjykata e apelit nëpërmjet përsëritjes pjesërisht a tërësisht të hetimit gjyqësor. Neni 467 nuk e parashikon këtë si motiv për të cilin gjykata e apelit kthen çështjen për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë. Vetëm Gjykata e Lartë si gjykatë ligji, pas një konstatimi të tillë, disponon për dërgimin e çështje për rishqyrtim në gjykatën më të ulët sepse nuk mund të çmojë e rivlerësojë provat dhe nuk mund të marrë prova të reja.

  10. Për të njëjtat arsye, gjykata e apelit ka tejkaluar pozitën e saj edhe duke u shprehur se, nga gjykata e shkallës së pare, nuk janë marrë në konsiderate provat shkresore të paraqitura nga palët, nuk ka një analize mbi mënyrën e fitimit të pronësisë së ish-bashkëshortëve, duke mos evidentuar dhe hetuar asnjë nga prapësimet e të paditurit. Në rrethanat e çështjes konkrete rezulton se, nga ana e Gjykatës së Apelit është riçelur hetimi gjyqësor, duke u administruar provat shkresore të paraqitura nga pala e paditur, kontratë shitblerje nr.138 Rep., datë 07.01.2005 si dhe deklaratë noteriale nr.05.10.2011. Gjykata e apelit ka arsyetuar se, nga ana e gjykatës së shkallës së parë nuk i është dhënë përgjigje prapësimeve të të paditurit përsa i përket kontributit të të dy bashkëshortëve në blerjen e apartamentit të banimit.

  11. Përcaktimi i kontributit të secilit prej bashkëshortëve në krijimin e kësaj pasurie është një çështje të provuari, e cila mund t’i nënshtrohej debatit gjyqësor, si dhe hetimit në gjykatën e apelit.

  12. Gjykata e Apelit është kontradiktore në arsyetimin e saj pasi, ndonëse ka vendosur prishjen dhe kthimin për shqyrtim të çështjes për shkak se nga Gjykata e Shkallës së Parë nuk është kryer hetim në lidhje me kontributin e bashkëshortëve në blerjen e apartamentit, ka parashtruar konsiderata në lidhje me faktin e kontributit duke vlerësuar dhe se, kontributi i bashkëshortëve në blerjen e apartamentit s’mund të ishte në masën ½.

  13. Në lidhje me pasurinë 16.34 m2, Gjykata e Apelit duhet t’ia nënshtrojë hetimit gjyqësor, kontributin e secilit prej bashkëshortëve.

  14. Gjykata e apelit nuk tregon konkretisht se, cilat janë ato prova konkrete që janë të reja dhe që cilësohen prej saj si vendimtare për zgjidhjen e drejtë të çështjes dhe, më tej, nuk jep as edhe një argument se përse marrja e këtyre provave është e vështirë në shkallë të dytë (neni 467/ë), ndërkohë që po kjo gjykatë i ka administruar provat e sjella prej palës së paditur, dhe nuk saktëson se cilat janë provat që do të merren gjatë gjykimit në gjykatën e shkallës së parë.

  15. Kjo sepse ligji procedural i njeh jo vetëm të drejtën të përsërisë pjesërisht a tërësisht hetimin gjyqësor por edhe të marrë prova të reja. Atëherë, në lidhje me zbatimin e kësaj dispozite (neni 467/ë), vetëm përjashtimisht, gjykatat e apelit nuk plotëson vetë hetimin gjyqësor dhe ia kthen çështjen për rigjykim gjykatës së shkallës së parë.

  16. Ky përjashtim, që lidhet me procesin e të provuarit, ndodh vetëm nëse pretendohet se duhet të merret, administrohet, debatohet dhe arsyetohet edhe mbi ndonjë prove të re, konkrete, provë e cila, njëkohësisht, duhet të ketë edhe rëndësi vendimtare për zgjidhjen e çështjes.

  17. Nga sa më sipër Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi nr.219, datë 12.12.2012 i Gjykatës së Apelit Vlorë është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedural civil e si i tillë do të prishet duke u kthyer çështja për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485, shkronja (c) të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit civil nr.219, datë 12.12.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.
Tiranë, më 03.03.2016

Nr. 31001-03240-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016 - 580 i Vendimit (62)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish