Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet7/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:


Ardian Nuni Kryesues

Aleksandër Muskaj Anëtar

Artan Broci Anëtar
në seancën gjyqësore të datës 03.03.2016 mori në shqyrtim çështjen civile nr.02684/13 Akti, që u përket:
PADITËS: AQIF XHAJA, prezent përfaqësuesi i tij me prokurë, i biri Bashkim Xhaja

E PADITUR: AGJENSIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE TIRANË, përfaqësuar nga Avokatura e Shtetit, avokate Lorana Kasapi


OBJEKTI:

Shfuqizimin e vendimit nr.662, datë 09.12.2002

i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë

dhe detyrimi i të paditurit të më njohë pronar për 22 dynym tokë bujqësore.

Rivendosje në afat të kërkesë padisë.

Baza Ligjore: Nenet 31, 32 dhe 51 të K.Pr.Civile.

Ligji nr.7698, datë 15.04.1993

dhe ligji nr.8799, datë 21.04.1993 me ndryshime.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.4579, datë 08.05.2012, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesë padisë si të pambështetur në ligj dhe në prova.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1026, datë 26.04.2013, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit civil nr.4579, datë 08.05.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në këtë mënyrë:

Rivendosjen në afat të padisë të paditësit Aqif Xhaja për të kundërshtuar vendimin nr.662, datë 09.12.2002 të ish Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.

Kthimin e kësaj çështje për rigjykim në themel në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.


Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Tiranë, me të cilin kërkon “ndryshimin” e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për këto shkaqe:

  • Nuk jemi në kushtet e kërkesës për rivendosje në afat.

  • Veprimet e paditësit kanë qenë të legjitimuara nga akti i përfaqësimit dhe mbi të bien gjithë pasojat e veprimeve të përfaqësuesit. Njoftimet kanë qenë në respektim të dispozitave përkatëse procedurale.

  • Paditësi në asnjë shkallë të gjykimit nuk paraqiti asnjë provë me anë të së cilës provon mosmarrjen dijeni të vendimit të vitit 2002.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; Avokaten e Shtetit Lorana Kasapi, që kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Rrethanat e çështjes:
1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësi Aqif Xhaja është trashëgimtar ligjor i trashëgimlënësit Sinan Xhaja.

2. Paditësi i këtij gjykimi duke pretenduar se: (i) ati i tij ka patur në pronësi para reformës agrare një sipërfaqe toke bujqësore prej 22 dynym, ndodhur në fshatin Kamëz të Rrethit Tiranë, por për mungesë të dokumentacionit hipotekor dhe atij kadastral; (ii) ka ndjekur procedurën e përcaktuar në Vendimin të Këshillit të Ministrave nr.560, datë 16.10.1995 dhe se ka plotësuar dokumentacionin sipas këtij vendimi, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Tiranë e cila, me vendimin nr.8824, datë 31.10.1996, ka pranuar padinë dhe ka vërtetuar faktin juridik “...të njohjes pronar mbi një sipërfaqe 22 dynymësh të ndodhur në fshatin Kamëz për Aqif Xhaja me kufizime nga veriu me Sali Dokun, nga jugu me kolektorin ndarës (kanal ujitës), nga lindja me Mehdi Voglin, dhe nga perëndimi me Ramazan Kodra”.

2.1. Mbi dokumentacionin e sipërtreguar paditësi i këtij gjykimi i është drejtuar ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish-Pronarëve pranë Prefekturës së Qarkut Tiranë.

3. Ish-Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish-Pronarëve pranë Prefekturës së Qarkut Tiranë, me vendimin nr.662, datë 09.12.2002, ka vendosur: “1. Refuzimin e kërkesës së ish pronarit (trashëgimtarëve të tij) në zbatim të nenit 14, 14/a, për mosplotësimin e dokumentacionit të kërkuar konform Ligjit nr.7699 datë 21.04.1993 dhe VKM nr.560, datë 16.10.1995 (mungojnë 6 (gjashtë) dokumenta”.

4. Paditësi Aqif Xhaja, me pretendimin se: (i) nga ana e ish-komisionit nuk është kryer asnjë veprim dhe se nuk ka marrë asnjë njoftim për vendimin nr.662, datë 09.12.2002 të ish-Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish-Pronarëve pranë Prefekturës së Qarkut Tiranë; (ii) në interesim se çfarë ishte bërë me kërkesën e tij, protokolluar nga ana e palës së paditur në nr.1027 prot., datë 01.04.2011 ka kërkuar informacion lidhur me kërkesën; (iii) pala e paditur me shkresën kthim përgjigje nr.29/1 prot., datë 11.01.2012 e ka venë në dijeni të vendimit nr.662, datë 09.12.2002, ka paraqitur padinë para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke kërkuar si në objektin e saj, pasqyruar në kërkesë padi dhe në pjesët hyrëse të vendimeve të gjykatave të faktit.

4.1. Në themel të së drejtës të pretenduar paditësi ka parashtruar se vendimi nr.662, datë 09.12.2002 i ish-Komisioni të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish-Pronarëve pranë Prefekturës së Qarkut Tiranë është i padrejtë, i pambështetur në fakte, në prova dhe në ligj, pasi pranë këtij organi është dorëzuar dokumentacioni i plotë konform ligjit të kohës.

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.4579, datë 08.05.2012, ka rrëzuar padinë “...si të pambështetur në ligj dhe në prova”.

5.1. Në rrëzimin e padisë gjykata arsyeton: - “Së pari për shkak të parashkrimit të padisë pasi në bazë të ligjit të posaçëm dhe K.Pr.Administrative ka kaluar afati 1 mujor i ankimit të vendimit nr.662 dt. 09.12.2002 i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë”; - “Pala paditëse në objektin e padisë ka kërkuar edhe rivendosjen në afat të së drejtës për të ngritur padi në gjykatë por nuk paraqiti asnjë provë në gjykim lidhur me këtë pretendim”; - “Së dyti edhe në thelb kjo padi është e pambështetur në prova e në ligj pasi paditësi nuk ka paraqitur dokumentet me të cilat provon faktin se është ish-pronar dhe i mungojnë rreth 6 dokumenta të domosdoshëm ndër të cilët më kryesoret janë dokumenti arkivor i pronësisë dhe harta e pronës së pretenduar”; - “Pra paditësi nuk provon të drejtën e tij subjektive pasi nuk ka paraqitur aktet e nevojshme për të provuar faktin se trashëgimlënësi i tij është ish pronar dhe duhet të përfitojë sipas ligjit nr.7698 datë 15.4.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve”, i ndryshuar dhe Vendime të Këshillit të Ministrave në zbatim të tij. Madje në kohën e ngritjes së kësaj padie 22.02.2012 ligji nr.7698 datë 15.4.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve është shfuqizuar me ligjin e ri “Për kthimin e kompensimin e pronave” nr.9235, datë 29.7.2004 neni 30 i tij dhe përsa i përket kërkimit të paditësit për tu njohur dhe kthyer e drejta e pronës së ish pronarit ky kërkim mbetet i pabazuar në ligj”.



6. Mbi ankimin e paditësit, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1026, datë 26.04.2013, ka ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke rivendosur në afat paditësin“...Aqif Xhaja për të kundërshtuar vendimin nr.662, datë 09.12.2002 të ish Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë” dhe ka kthyer çështjen “...për rigjykim në themel në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues”.

6.1. Në zgjidhjen e dhënë gjykata e apelit arsyeton: - “...ndryshe nga sa pranohet në vendimin e gjykatës është vërtetuar se, babai i paditësi Aqif Xhaja, trashëgimlënësi Sinan Xhaja në datën 05.06.1945 ka blerë nga shitësi Sulejman Bervolli 22 dynym tokë kundrejtë vlerës 1800 napolona lekë shqiptare. Për këtë shitblerje të realizuar midis blerësit Sinan Xhaja dhe shitësit Sulejman Bërvolli, është përpiluar një dokument që mban pullat dhe vulat e shtetit të kohës, për të cilin janë paguar edhe taksat përkatëse në lidhje me këtë shitblerje”; - “...është vërtetuar se me vërtetimin Model 3 datë 20.06.1996 Komisioni i Kthimit e Kompensimit të Pronave pranë Bashkisë Kamëz është konfirmuar se, paditësi Aqif Xhaja njihet si pronar i një toke bujqësore prej 22 dynym, tokë e cila është shpronësuar sipas ligjit të kohës trashëgimlënësit Sinan Xhaja”; - më tej, në plotësim të dokumentacionit janë marrë: (i) vendimi nr.19, datë 27.06.1996 me të cilin “...Këshilli i Komunës Kamëz ka vendosur që zoti Aqif Sinan Xhaja (paditësi) ka pasur në pronësi para reformës agrare të vitit 1946 në territorin e fshatit Kamëz, tokë bujqësore 22 dynym në parcelën me numër kadastral 189” dhe (ii) vendimi “...gjyqësor nr.8824 datë 31.10.1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me palë paditëse Aqif Xhaja dhe palë të paditur Këshilli i Rrethit Tiranë...” me të cilin është vërtetuar fakti juridik i “...njohjes pronar mbi një sipërfaqe 22 dynym paditësit Aqif Xhaja, ndodhur në fshatin Kamëz, me kufizimet e përcaktuara në titullin e pronësisë”; - mbi kërkesën e paditësit të këtij gjykimi, ish-Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të pronave ish-Pronarëve Tiranë, me vendimin nr.662, datë 09.12.2002 ka refuzuar kërkesën e “...ish pronarit për mosplotësim dokumentacioni në zbatim të neneve 14, 14/a të ligjit nr.7699 date 21.04.1993 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës” dhe V.K.M nr.560, datë 16.10.1995 (pasi mungojnë 6 dokumenta)”; - “Ky akt..., ndryshe nga sa pranohet në vendimin e Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë..., nuk i është komunikuar ish pronarit (trashëgimtarëve të tij) që është paditësi Aqif Xhaja...në nxjerrjen e këtij vendimi pala e paditur nuk ka respektuar nenet 9-20 dhe 93 , 116/”c” të K.Pr.Administrative dhe si i tillë ky vendim në bazë të neneve 117/1/2 të këtij Kodi, ai (vendimi) nuk prodhon pasoja ligjore pavarësisht nga fakti nëse është deklaruar ose jo si i tillë”; - “Gjykata në gjykimin e kësaj çështje nuk ka zhvilluar një proces të rregullt ligjor, pasi ajo më parë ka shqyrtuar themelin e këtij konflikti, ..., kurse kërkimin tjetër për “Rivendosje në afat” e ka shqyrtuar më pas, në një kohë kur duhet të kishte ndodhur e kundërta, pasi më parë të shqyrtohej kërkimi për “Rivendosje në afat” dhe pastaj të gjykohej çështja në themel”; - ndodhur në rrethanat dhe faktet që “...janë vërtetuar me shpjegimet e hollësishme që kanë dhënë gjatë gjykimit...,me vendimin gjyqësor nr.8824 datë 31.10.1996, me palë kundërshtare i nxjerre në zbatim të neneve 22/1/2 të ligjit nr.7698 datë 15.04.1993, vërtetimi datë 14.06.1996 i Komunës Zall Her, kërkesës së paditësit datë 20.02.1996, vërtetimit Modelar 3 datë 20.06.1996, vendimit Modelar 4 datë 27.06.1996 i Komunës Kamëz, Dëftesë origjinale datë 05 Qershor 1945, vërtetimit Modelar 2 datë 10.06.1996, planvendosje e pronës në konflikt, si dhe provat e tjera shkresore të ndodhura në dosje...duke u referuar gjendjes së faktit si dhe urdhërimeve të nenit 22/2 të ligjit 7698 datë 15.04.1993....i ndryshuar me ligjin nr.773 6datë 21.07.1993, ligjin nr.7765 datë 02.11.1993, Vendimin nr.4 datë 08.04.1994 të Gjykatës Kushtetuese, ligjin nr.7808 datë 30.03.1994, ligjin nr.7879 datë 01.12.1994 dhe ligjin nr.7916 datë 12.04.1995 (sot të shfuqizuar por në kohën që ka lindur konflikti kanë qenë në fuqi) arrihet në përfundimin se ky vendim duhet të ndryshohet dhe kërkimet e paditësit Aqif Xhaja për shfuqizimin e vendimit nr.662 dt. 09.12.2002 të ish Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë duhet të rivendoset në afat për të gjitha rrethanat që analizuam hollësisht në drejtimet e mësipërme”; - “...përsa i përket zgjidhjes në themel të çështjes, ky vendim duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rigjykim..., ...në rigjykim gjykata krahas detyrave të analizuar në drejtimet e mësipërme për ti nënshtruar debatit gjyqësor të gjitha provat që ndodhen në dosje, të zgjeroj hetimin edhe në drejtimet e tjera që do ti shërbejnë zgjidhjes së drejtë ligjore të çështjes në konflikt”.

7. Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Tiranë, me të cilin kërkon “ndryshimin” e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM
8. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:
8.1. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me

dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

8.2. Neni 29 i K.Pr.Civile: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore.



Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.

8.3. Neni 32/c i K.Pr.Civile: “Padia mund të ngrihet: a)...; b) për vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënie juridike ose një të drejte; c) për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin”.

8.4. Neni 309§1 i K.Pr.Civile: “Vendimi mbështetet vetëm në të dhëna që ndodhen në aktet dhe që janë shqyrtuar në seancë gjyqësore”.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON
9. Se rekursi i paraqitur nga Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Tiranë, nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që të motivojnë cenimin e vendimit nr.1026, datë 26.04.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

10. Ndryshe nga sa pretendohet në rekurs dhe u parashtrua në seancë gjyqësore në Gjykatën e Lartë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i gjykatës së apelit, ndonëse jo koherent në pjesën arsyetuese të tij, është i mbështetur në dispozitat ligjore të zbatueshme për rastin dhe në argumenta të nxjerra nga provat, të cilat janë marrë, administruar e vlerësuar konform dispozitave të Kodit të Procedurës Civile.

11. Në juridiksionin rishikues të Gjykatës së Lartë përfshihen vetëm rastet rigorozisht të përcaktuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që lidhen me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit, si dhe me shkeljet e rënda të normave procedurale apo shkeljet procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit.

11.1. Gjykata e Lartë mund të investohet dhe shprehet, kur ndaj një procesi gjyqësor ka pretendime për rrugët dhe mënyrat e marrjes së provave, pasqyrimit të tyre, por jo për mënyrën e vlerësimit. Kontrolli rishikues i Gjykatës së Lartë nuk mund të zëvendësojë të drejtat kushtetuese e ligjore të gjykatave të faktit (gjykatës së shkallës së parë dhe apelit), dhe aq më tepër të vlerësojë bindjen e brendshme të këtyre gjykatave për çështje konkrete, sikurse kërkohet në rastin në shqyrtim nga pala paditëse.

12. Në tërësinë e tij rekursi përmban pretendime që lidhen me analizën, vlerësimin dhe çmuarjen e provave, gjë që nuk justifikon kërkesat ligjore të sipërpërmendura.

13. Sipas shkronjës “a” të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, kërkohet që nga ana e gjykatave të faktit të mos jetë respektuar ose të jetë zbatuar keq ligji. Në rekursin e paraqitur nga Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Tiranë nuk argumentohet një gjë e tillë. Pretendimet se gjykata e apelit ka zbatuar gabim ligjin (nenet 32 e 232 të Kodit të Procedurës Civile) dhe se vendimi nuk mbështetet në prova nuk rezulton të gjejë mbështetje në ligj në raport me të drejtën e pretenduar nga rekursuesi dhe gjendjen e fakteve të vërtetuara gjatë gjykimit.

14. Evidentohet se paditësi Aqif Xhaja, me pretendimin se vendimi nr.662, datë 09.12.2002 i ish-Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish-Pronarëve pranë Prefekturës së Qarkut Tiranë është i padrejtë, i pambështetur në fakte, në prova dhe në ligj, me padi ka kërkuar: (i) “Shfuqizimin e vendimit nr.662, datë 09.12.2002 i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë dhe detyrimi i të paditurit të më njohë pronar për 22 dynym tokë bujqësore”; (ii) “Rivendosje në afat të kërkesë padisë”.

14.1. Gjatë shtjellimit të padisë, paditësi ka parashtruar se: (i) trashëgimlënësi Sinan Xhaja ka qenë pronar i një sipërfaqeje prej 22 dynym tokë bujqësore para reformës agrare për të cilën, pasi ka plotësuar dokumentacionin sipas ligjit të kohës, i është drejtuar ish Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë; (ii) nga ana e ish-komisionit është marrë vendimi nr.662, datë 09.12.2002, për të cilin nuk është venë në dijeni sipas ligjit; (iii) pala e paditur, mbi kërkesën e tij protokolluar në nr.1027 prot., datë 01.04.2011, me shkresën kthim përgjigje nr.29/1 prot., datë 11.01.2012 e ka venë në dijeni të vendimit nr.662, datë 09.12.2002.

14.2. Si fakte krijuese të së drejtës së pretenduar paditësi ka paraqitur me cilësinë e provave shkresore: (i) kërkesën e paditësit datë 20.02.1996; (ii) dëftesën origjinale datë 05 Qershor 1945; (iii) vërtetimin Modelar 2 datë 10.06.1996; (iv) vërtetimin datë 14.06.1996 të Komunës Zall Her; (v) vërtetimin Modelar 3 datë 20.06.1996; (vi) vendimin Modelar 4 datë 27.06.1996 të Komunës Kamëz; (vii) vendimin nr.8824 datë 31.10.1996 të Gjykatës së Rrethit Tiranë, si dhe (viii) planvendosjen e pronës së pretenduar.

15. Nga ana tjetër, nëpërmjet prapësimeve, pala e paditur, ka parashtruar se: (i) padia është parashkruar, pasi është ngritur tej afatit një mujor parashikuar nga ligji i posaçëm dhe Kodi i Procedurave Administrative; (ii) padia është e pambështetur në prova e në ligj sepse paditësi nuk ka paraqitur dokumentacionin shkresor me të cilin vërteton pretendimin se trashëgimlënësi i tij ka patur në pronësi sipërfaqen objekt material i këtij gjykimi.

16. Gjykata e shkallës së parë ka rrëzuar padinë me arsyetimin se: (i) e drejta e paditësit për të goditur gjyqësisht vendimin e ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë është parashkruar, pasi ka kaluar afati një mujor; (ii) edhe përsa i përket themelit padia nuk qëndron, pasi mungojnë dokumentet për të provuar të drejtën e pronësisë së pretenduar nga paditësi, në thelb ai nuk provon të drejtën subjektive që e pretendon.

17. Gjykata e apelit ka marrë çështjen në shqyrtim mbi ankimin e paditësit dhe, ndryshe nga gjykata e shkallës së parë, pasi ka marrë në analizë tërësore provat shkresore, faktet dhe rrethanat e parashtruara nga palët, ka ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë lidhur me kërkimin për rivendosje në afat dhe e ka prishur atë për themelin e çështjes, duke e dërguar për rishqyrtim po pranë gjykatës së shkallës së parë me tjetër trup gjykues.

18. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve procedurale të gjykimit të zhvilluar dhe vendimeve të gjykatave të faktit, e gjen me vend të parashtrojë se për rastin ndodhemi përpara një padie të themeluar në ligjin e posaçëm “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” të vitit 1993, i ndryshuar.

18.1. Për rastin në shqyrtim paditësi ka interes të ligjshëm për ngritjen e kësaj padie. Interesi për të ngritur padi buron nga e drejta për rivendosjen e një të drejte subjektive të pretenduar që i është shkelur dhe që i njihet nga legjislacioni për njohjen, kthimin dhe/ose kompensimin e pronës.

18.2. Pra, thelbin e kërkimit të paditësit e përbën pretendimi se me vendimin nr.662, datë 09.12.2002 të ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë i është mohuar e drejta e pronësisë që i rrjedh nga trashëgimlënësi i tij.

19. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se gjykata e apelit ka zbatuar drejt dispozitat e Kodit të Procedurës Civile dhe paragrafin e parë të nenit 27/a të ligjit nr.7698/1993, i ndryshuar. Sipas këtij të fundit “Kundër vendimit të komisionit për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve, pjesëmarrësit në proces kanë të drejtë të bëjnë ankim në gjykatën e rrethit”.

19.1. Kjo dispozitë, ashtu sikurse është mbajtur qëndrimi dhe nga praktika gjyqësore ndër vite, nuk e ka patur të kushtëzuar goditjen e një vendimi të ish-komisioneve të kthimit dhe kompensimit të pronave me ndonjë afat kohor.

19.2. Në vështrim të përmbajtjes së kësaj dispozite në raport me atë çka pretendohet nga rekursuesi, ky kolegj e vlerëson qëndrimin e këtij të fundit të pambështetur në ligjin e zbatueshëm të kohës kur është dhënë vendimi i komisionit, që goditet në këtë gjykim nga pala paditëse.

20. Gjithashtu, nga aktet procedurale të dosjes gjyqësore konstatohet se nga ana e gjykatës së apelit nuk janë lejuar shkelje të rënda të normave procedurale të parashikuara në nenin 467 të Kodit të Procedurës Civile që, sipas shkronjës “b” të nenit 472 të po këtij Kodi, përbëjnë shkak për cenimin e vendimit.

20.1. Në rastin konkret nuk rezulton që nga gjykata e apelit, të jenë shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën, që përbërja e trupit gjykues të ketë qenë e parregullt apo vendimi të mos jetë nënshkruar nga anëtarët e tij, që çështja të jetë gjykuar në mungesë të pjesëmarrësve në proces pa respektuar dispozitat mbi njoftimin e tyre, që të mos jetë formuar drejt ndërgjyqësia apo të jetë cenuar parimi i paanësisë, të mungojnë ose të jenë të pavlefshme aktet procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit (shkronja “b” e nenit 472 të K.Pr.Civile në lidhje me nenin 467[1] të po këtij Kodi).

21. Përsa i përket shkronjës “c” të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile[2], dispozitë që ka qenë në fuqi në kohën e gjykimit, rezulton se, si gjatë gjykimit të çështjes në shkallë të parë dhe në apel, gjykata e apelit nuk ka lejuar shkelje të normave procedurale që të kenë ndikuar në dhënien e vendimit.

22. Për sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.1026, datë 26.04.2013, i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet lënë në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485/a të Kodit të Procedurës Civile.

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.1026, datë 26.04.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë.


Tiranë, më 03.03.2016





Nr. 23000-00667-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016 - 622 i Vendimit (61)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish