Nr I vendimit Data palët faqe


VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS



Download 7,22 Mb.
bet6/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:


Ardian Nuni Kryesues

Aleksandër Muskaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare
në seancën gjyqësore të datës 03.03.2016 mori në shqyrtim çështjen civile nr.01575/13 Akti, që u përket:
PADITËSA: ERISA RROSHI, SHPËTIM RROSHI, TAHIR RROSHI, ETHEM HYKA, MIRELA ALUSHI, SHKËLQIM HYKA (në mungesë)

TË PADITUR: HASAN RROSHI, XHEVAIRE RROSHI, EDMOND RROSHI (në mungesë)

SHOQËRIA “INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA” SHA (në mungesë)

SHOQËRIA “XHUMARI” SHPK (në mungesë)

PERSONA TË TRETË: SHOQËRIA PËRMBARIMORE “TDR GROUP” SHPK (në mungesë)

ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME LUSHNJË (në mungesë)


OBJEKTI:

1. Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së hipotekimit

me nr.1198 rep. 388 kol. datë 06.04.2009 të lidhur për pasurinë

me nr.836/15, zona kadastrale 2087 e ndodhur në Karbunarë e Poshtme Lushnjë

me sipërfaqe 7268 m2 e llojit arë.

2. Fshirjen e hipotekës për pasurinë nr.836/15 të vendosur me kontratën e mësipërme,

në regjistrat e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnjë.

3. Përjashtimin nga shitja në ankand të pasurisë nr.836/ 15 zona kadastrale 2087 Lushnjë.

4. Pezullimin e procedurës për shitjen e sendit në ankand

deri në përfundimin e gjykimit të kësaj çështjeje.

Baza Ligjore: Nenet 92/a, 200/c, 572, 584/b të Kodit Civil,

dhe nenet 32/a, 41, 42, 45, 49, 612 të Kodit të Procedurës Civile.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin nr.regj. themeltar 860 (1445), datë 22.10.2012, ka vendosur:

Pranimin e kërkesës së paraqitur nga pala paditëse.

Marrjen e masës së përkohshme, duke pezulluar veprimet e ekzekutimit të kryera nga Shoqëria Përmbarimore “TDR GROUP", për sa i përket procedurës së mëtejshme lidhur me shitjen në ankand të sendit të sekuestruar dhe të vlerësuar, send që identifikohet me numër pasurie 836/15, i ndryshuar në zonën kadastrale 2087 Lushnjë.

Ky pezullim do të vazhdojë deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes civile me nr.regj.themeltar 860 (1445).


Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.37, datë 21.02.2013, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit të ndërmjetëm datë 22.10.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë dhe, duke e gjykuar çështjen në fakt:

Rrëzimin e kërkesës se paditësave Erisa, Shpëtim dhe Tahi Roshi, Et’hem Hyka, Mirela Alushi dhe Shkëlqim Hyka.
Kundër vendimit të gjykatës së apelit kanë ushtruar rekurs paditësit Erisa Rroshi, Shpëtim Rroshi, Tahir Rroshi, Et’hem Hyka, Mirela Alushi dhe Shkëlqim Hyka, me të cilin kërkojnë prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për këto shkaqe:


  • Referuar nenit 202 të K.Pr.Civile, gjykata e shkallës së parë nuk ka qenë e detyruar që të na kërkonte vendosjen e një garancie pasurore me rastin e sigurimit të padisë, pasi ka çmuar se padia mbështetej ne provat shkresore të paraqitura prej palës sonë.

  • Gjykata e apelit duke qenë se ka vendosur të gjykojë në fakt kërkesën e palës paditëse, kishte detyrimin që të arsyetonte marrjen e një vendimi të tillë, po është kufizuar vetëm në analizimin e vendimit të gjykatës së rrethit.

  • Ndërsa ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë nuk ka arsyetuar se cilat ishin arsyet që mund të dyshohej se mund të cenoheshin interesat e paditësve nëse do të vazhdonin procedurat ligjore për shitjen e pasurisë objekt gjykimi, në të njëjtën kohë nuk ka arsyetuar pse kërkesa e paditësve për sigurimin e padisë duhej të rrëzohej.

  • Duke bërë dhe një interpretim të bazueshmërisë në ligj e në prova të themelit të kërkesë-padisë në paragrafin e fundit të vendimit, gjykata e apelit del jashtë objektit të gjykimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni dhe si bisedoi çështjen në tërësi,


V Ë R E N

Rrethanat e çështjes:

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se midis shoqërisë “Intesa Sanpaolo Bank Albania” SHA, me cilësinë e kredidhënësit, dhe shoqërisë “Xhumari” SHPK, me cilësinë e kredimarrësit, janë lidhur kontratat e kredisë bankare nr.1152 Rep. nr.372 Kol., datë 01.04.2009 dhe nr.1151 Rep. nr.371/2 Kol., datë 01.04.2009.

1.1. Në kontratat e mësipërme janë përcaktuar të drejtat dhe detyrimet e palëve kontraktuese, masa e kredisë dhe interesi kontraktor. Ndër të tjera është parashikuar se nëse kredimarrësi nuk i paguan bankës ndonjë shumë të maturuar dhe është në vonesë në pagimin e ndonjë kësti të kryegjësë ose interesit, kredidhënësi mund të përfundojë kontratën në mënyrë te njëanshme, duke kërkuar edhe lëshimin e urdhrit te ekzekutimit.

1.2. Për të siguruar kredinë e dhënë, në kontratë përcaktohet se është venë hipoteka mbi pasurinë e paluajtshme me numër 836/15, zona kadastrale 2087.

1.3. Më pas, rezulton se është lidhur kontrata e hipotekimit nr.1198 Rep. nr.388 Kol., datë 06.04.2009, sipas së cilës të paditurit e këtij gjykimi Hasan Rroshi, Xhevaire Rroshi e Edmond Rroshi, si dhe paditësja Erisa Rroshi, kanë ngarkuar me hipotekë pasurinë me nr.836/15, si mjet sigurimi për përmushjen e detyrimit të lindur nga kredia e sipërpërmendur në favor të “Intesa Sanpaolo Bank Albania” SHA

1.4. Gjithashtu, rezulton se po në datën 06.04.2009 është lidhur kontrata e dorëzanisë nr.1199 Rep. nr.389 Kol. midis bankës “Intesa Sanpaolo Bank Albania” SHA dhe dorëzanësve Hasan Rroshi, Xhevaire Rroshi, Edmond Rroshi dhe Erisa Rroshi. Nëpërmjet kësaj kontrate dorëzanësit kanë marrë përsipër garantimin e plotësimit të detyrimeve që rrjedhin nga kontratat e kredisë të sipërcituara të lidhura nga shoqëria “Xhumari” SHPK me bankën, palë e paditur në këtë gjykim.

2. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.4401 akti, datë 25.07.2011, ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit për kontratat e kredisë nr.1152 Rep. 372 Kol., datë 01.04.2009 dhe nr.1151 Rep. 371/2 Kol., datë 01.04.2009, duke ngarkuar zyrën e përmbarimit për ndjekjen e procedurave përkatëse.

3. Mbi kërkesën e kredidhënësit është vënë në lëvizje shoqëria përmbarimore “TDR GROUP” SHPK e cila në zhvillim të procedurave përmbarimore ka nxjerrë lajmërimin për ekzekutim vullnetar me nr.98 prot., datë 18.01.2012 drejtuar debitorit shoqërisë “Xhumari” SHPK dhe dorëzanësve të sipërtreguar.

3.1. Në datën 30.01.2012, shoqëria përmbarimore ka nxjerrë urdhrin për vënien e sekuestros konservative për pasurinë nr.836/15, venë si garanci për sigurimin e përmbushjes së detyrimit ndaj bankës në bazë të dy kontratave të sipërcituara.

3.2. Nga përmbajtja e shkresës nr.83/1 prot., datë 06.02.2012 e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnjë evidentohet se kjo zyrë ka dhënë konfirmimin për vënien e sekuestros konservative për pasurinë nr.836/15. Bashkëngjitur kësaj shkrese (te dërguar shoqërisë përmbarimore nga ana e kësaj zyre) është edhe kartela e pasurisë ku janë të shënuar të gjithë bashkëpronarët Hasan Rroshi, Xhevaire Rroshi, Klodian Rroshi, Edmond Rroshi. Erisa Rroshi, Shpëtim Rroshi, Tahir Rroshi, Et’hem Hyka, Mirela Alushi, Silvana Hyka dhe Shkëlqim Hyka.

3.3. Nga shërbimi përmbarimor, në datë 06.03.2012, është nxjerrë kërkesa për lajmërim për marrëveshje vullnetare të vlerësimit të sendit sipas shkresës nr.585 prot. për pasurinë nr.836/15 dhe më pas, është marrë vendim i datës 03.04.2012 për vlerësimin e pasurisë nr.836/13. Sipas raportit të ekspertit me shkresën nr.1253/1 prot. shoqëria përmbarimore ka vendosur vlerën e sendit dhe në po të njëjtën datë, me shkresën nr.1253/1 prot. shoqëria përmbarimore ka nxjerre një lajmërim të fundit hipotekuesve, për shitjen e sendit të sekuestruar dhe të vlerësuar.

4. Nga ana tjetër rezulton se me aktin e marrjes së tokës në pronësi, familjes të të paditurit Hasan Rroshi i ka kaluar në pronësi një sipërfaqe toke prej 7700 m2, e identifikuar si pasuria nr.836/15, më pas është saktësuar sipërfaqja, që përfundimisht sipas çertifikatës së pronësisë kjo pasuri ka një sipërfaqe prej 7268 m2.

5. Me urdhrin datë 03.02.2012 të regjistruesit, është regjistruar sekuestro konservative mbi pasurinë nr.836/15, të ndodhur ne zonën kadastrale 2087, sipas urdhrit nr.179, datë 30.01.2012 të shoqërisë përmbarimore “TDR GROUP” SHPK.

6. Në këto rrethana, paditësat Erisa Rroshi, Shpëtim Rroshi, Tahir Rroshi, Et’hem Hyka, Mirela Alushi dhe Shkëlqim Hyka, me pretendimin se: (i) janë bashkëpronarë të pasurisë nr.836/15, ndodhur në Karbunarë të Poshtme, Lushnjë; (ii) në momentin e lidhjes së kontratës së hipotekimit nr.1198/388, datë 06.04.2009 nënshkruesit e saj nuk kanë qenë të vetmit bashkëpronarë dhe, (iii) duke qenë se ata nuk janë palë në kontratën e hipotekimit ajo është absolutisht e pavlefshme, me padi kanë kërkuar: “1. Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së hipotekimit me nr.1198 rep. 388 kol. datë 06.04.2009 të lidhur për pasurinë me nr.836/15, zona kadastrale 2087 e ndodhur në Karbunarë e Poshtme Lushnjë me sipërfaqe 7268 m2 e llojit arë. 2. Fshirjen e hipotekës për pasurinë nr.836/15 të vendosur me kontratën e mësipërme, në regjistrat e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnjë. 3. Përjashtimin nga shitja në ankand të pasurisë nr.836/ 15 zona kadastrale 2087 Lushnjë. 4. Pezullimin e procedurës për shitjen e sendit në ankand deri në përfundimin e gjykimit të kësaj çështjeje”.

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin nr.regj. themeltar nr.860(1445), datë 22.10.2012, ka marrë si masë të përkohshme pezullimin e veprimeve të “...ekzekutimit të kryera nga Shoqëria Përmbarimore “TDR GROUP”, për sa i përket procedurës së mëtejshme lidhur me shitjen në ankand të sendit të sekuestruar dhe të vlerësuar, send që identifikohet me numër pasurie 836/15, i ndodhur në zonën kadastrale 2087 Lushnjë. Ky pezullim do të vazhdojë deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes civile me nr.regj.themeltar 860 (1445)”.

7.1. Në pranimin e kërkesës dhe pezullimin e ekzekutimit, gjykata arsyeton: - procesi i ekzekutimit të detyrueshëm do të shtrihet mbi pasuritë e debitorit apo të personave që kanë dalë garant me pasuritë e tyre për detyrimet e debitorit; - gjykata, duke marre parasysh objektin dhe shkakun ligjor të kërkesës padisë, kuadrin ligjor, provat e paraqitura dhe fazën në të cilën ndodhet procesi i ekzekutimit, ka vlerësuar se vazhdimi i mëtejshëm i këtij procesi në kushtet aktuale kur gjykata akoma nuk është shprehur për themelin e kërkesë-padisë, sidomos në kushtet kur kërkohet pavlefshmëria e kontratës së hipotekimit (duke marrë parasysh dhe pasojat e një pavlefshmërie, gjithmonë në eventualitet të konstatimit të saj), dhe kur procedurat përmbarimore janë drejt shitjes së sendit në ankand, që mund të ndikojë në vetë kërkimin themelor të palës paditëse që është objekt i këtij gjykimi, ka arsye të dyshohet se mund të cenohen interesat e palës paditëse që pretendon se është bashkëpronare mbi pasurinë nr.836/14, në rast të vendimit të procedurës përmbarimore me shitjen në ankand të kësaj pasurie (ekzekutimi i vendimit do të jetë i vështirë); - Prapësimi i palës së paditur se kërkesa për pezullim duhet të shoqërohet me një garanci materiale, vlerësohet se nuk qëndron pasi dhënia e garancisë parashikohet si një mundësi dhe jo si detyrim dhe në rastin konkret vlerësohet nga gjykata se pezullimi i ekzekutimit mund të vendoset prej saj, edhe pa dhënien e një garancie nga pala paditëse.

8. Mbi ankimin e palës së paditur, shoqërisë “Intesa Sanpaolo Bank Albania” SHA, Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.37, datë 21.02.2013, ka ndryshuar vendimin e “...ndërmjetëm datë 22.10.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë dhe, duke e gjykuar çështjen në fakt: Rrëzimin e kërkesës se paditësave Erisa, Shpëtim dhe Tahi Roshi, Et’hem Hyka, Mirela Alushi dhe Shkëlqim Hyka”.

8.1. Në ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, gjykata e apelit arsyeton: - Gjykata e shkallës së parë ka pranuar kërkesën e paditësve me arsyetimin se: “...duke vlerësuar se procedurat përmbarimore janë drejt shitjes së sendit në ankand e se mund të ndikojë në vetë kërkimin themelor të palës paditëse, që është objekti i këtij gjykim, ka arsye të dyshohet se mund të cenohen interesat e palës paditëse që pretendon se është bashkëpronare mbi pasurinë nr.836/15...”; - Gjykata e apelit çmon se një qëndrim i tillë nuk është i drejtë dhe i bazuar në prova e në ligj; - Nga të gjitha aktet në dosje rezulton se Përmbaruesi ka kryer te gjitha veprimet e tij në përputhje me kërkesat ligjore; - Pretendimi i ankuesit se kërkesa për pezullim duhet të shoqërohet me një garanci materiale, padrejtësisht nuk është marrë parasysh nga gjykata e shkallës së parë. Arsyetimi i saj se dhënia e garancisë parashikohet si një mundësi dhe jo si detyrim-nuk do të thotë se gjykata është e mirë të vendosë ose jo garanci pasurore, në mënyrë krejtësisht objektive pa arsyetuar qëndrimin e vendimit të saj; - Edhe pretendimi se: ...ka arsye të dyshohet se mund të cenohen interesat e palës paditëse që pretendon se është bashkëpronare mbi pasurinë nr.836/15, në rast të vazhdimit te procedurës përmbarimore me shitjen në ankand të kësaj pasurie...”-nuk është i drejtë dhe i bazuar. Gjykata nuk ka arsyetuar se cilat janë ato arsye që mund të dyshohet se mund të cenohen interesat e paditësve në rast se do të vazhdojnë procedurat ligjore për shitjen e pasurisë kur vetë ata kanë lidhur kontratën e kredisë, të hipotekimit dhe të dorëzanisë për këtë pasuri, e cila është tokë bujqësore dhe nënshkruar nga kryetari i familjes bujqësore, si përfaqësues i të gjithë anëtarëve të saj.

9. Kundër vendimit të gjykatës së apelit kanë ushtruar rekurs paditësit Erisa Rroshi, Shpëtim Rroshi, Tahir Rroshi, Et’hem Hyka, Mirela Alushi dhe Shkëlqim Hyka, me të cilin kërkojnë prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
LIGJI I ZBATUESHËM
10. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

10.1. Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

10.2. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON
11. Se ndodhemi përpara kushteve ligjore kur duhet të vendoset pushimi i gjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë.

12. Nga materialet e dosjes gjyqësore evidentohet se paditësat Erisa Rroshi, Shpëtim Rroshi, Tahir Rroshi, Et’hem Hyka, Mirela Alushi dhe Shkëlqim Hyka me padi kanë kërkuar: “1. Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së hipotekimit me nr.1198 rep. 388 kol. datë 06.04.2009 të lidhur për pasurinë me nr.836/15, zona kadastrale 2087 e ndodhur në Karbunarë e Poshtme Lushnjë me sipërfaqe 7268 m2 e llojit arë. 2. Fshirjen e hipotekës për pasurinë nr.836/15 të vendosur me kontratën e mësipërme, në regjistrat e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnjë. 3. Përjashtimin nga shitja në ankand të pasurisë nr.836/ 15 zona kadastrale 2087 Lushnjë. 4. Pezullimin e procedurës për shitjen e sendit në ankand deri në përfundimin e gjykimit të kësaj çështjeje”.

12.1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, referuar kërkimit për “Pezullimin e procedurës për shitjen e sendit në ankand deri në përfundimin e gjykimit të kësaj çështjeje”, me vendimin nr.regj. themeltar 860(1445), datë 22.10.2012, ka marrë si masë të përkohshme pezullimin e veprimeve të “...ekzekutimit të kryera nga Shoqëria Përmbarimore “TDR GROUP”, për sa i përket procedurës së mëtejshme lidhur me shitjen në ankand të sendit të sekuestruar dhe të vlerësuar, send që identifikohet me numër pasurie 836/15, i ndodhur në zonën kadastrale 2087 Lushnjë. Ky pezullim do të vazhdojë deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes civile me nr.regj.themeltar 860 (1445)”.

12.2. Mbi ankimin e palës së paditur, shoqërisë “Intesa Sanpaolo Bank Albania” SHA, Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.37, datë 21.02.2013, ka ndryshuar vendimin e “...ndërmjetëm datë 22.10.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë dhe, duke e gjykuar çështjen në fakt: Rrëzimin e kërkesës se paditësave Erisa, Shpëtim dhe Tahi Roshi, Et’hem Hyka, Mirela Alushi dhe Shkëlqim Hyka”.

13. Gjykata e Lartë është vënë në lëvizje mbi rekursin e palës paditëse me të cilin kërkohet prishja e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënia në fuqi e vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

14. Ndërkohë, evidentohet se ka përfunduar gjykimi në themel i padisë në gjykatën e shkallës së parë dhe në atë të apelit dhe çështja, mbi rekursin e palës së paditur, është regjistruar pranë Gjykatës së Lartë me nr.Regj. Themeltar 11243-03054-00-2014, datë regjistrimi 12.09.2014.

14.1. Përsa i përket zgjidhjes në themel të çështjes, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin nr.1174 (64-2012-2638), datë 12.12.2012 ka pranuar pjesërisht padinë duke urdhëruar “…Shtrirjen e hipotekës, vetëm mbi pjesët takuese ideale të bashkëpronarëve Hasan Rroshi, Xhevaire Rroshi dhe Edmond Rroshi, mbi pasurinë nr.836/15, e ndodhur në zonën kadastrale nr.2087, në Karbunarë e Poshtme Lushnjë, me sipërfaqe 7268 m2, për shkak të konstatimit të pavlefshmërisë absolute të pjesshme të kontratës së hipotekimit me nr.1198 rep. 388 kol. datë 06.04.2009 e lidhur midis shoqërisë “Intesa Sanpaolo Bank Albania” sh.a dhe të paditurve Hasan Rroshi, Xhevaire Rroshi dhe Edmond Rroshi, duke urdhëruar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnjë, e cila detyrohet të mbajë parasysh dhe të veprojë sipas disponimit të mësipërm. Përjashtimin nga procedura e shitjes në ankand të pasurisë së paluajtshme nr.836/15, e llojit arë, e ndodhur në zonën kadastrale nr.2087, në Karbunarë e Poshtme Lushnjë, me sipërfaqe 7268 m2, duke urdhëruar shoqërinë përmbarimore “TDR GROUP” sh.p.k., e cila detyrohet të veprojë sipas disponimit të mësipërm. Ligjërimin e masës së përkohshme, pezullimin e veprimeve të ekzekutimit të kryera nga Shoqëria Përmbarimore “TDR GROUP”, sipas disponimit të bërë nga Gjykata. Rrëzimin e kërkesëpadisë për pjesën e mbetur të saj. Shpenzimet gjyqësore, taksë padie dhe njoftime, në vlerën 12 000 + 8 500 = 20 500 (njëzetmijë e pesëqind) lekë, i ngarkohen palëve ndërgjyqëse në masën 2/3 pala e paditur dhe 1/3 pala paditëse”.

14.2. Mbi ankimin e palës paditëse dhe palës së paditur, shoqërisë “Intesa Sanpaolo Bank Albania” SHA, Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.696, datë 17.04.2014, ka ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe, “...duke gjykuar çështjen në fakt:”, ka pranuar tërësisht padinë, duke konstatuar pavlefshmërinë “...absolute të kontratës së hipotekimit me nr.1198 rep. 388 kol. datë 06.04.2009 të lidhur për pasurinë me nr.836/15, zona kadastrale 2087 e ndodhur në Karbunarë e Poshtme Lushnjë me sipërfaqe 7268 m2 e llojit arë. Fshirjen e hipotekës për pasurinë nr.836/15 të vendosur me kontratën e mësipërme, në regjistrat e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnjë. Përjashtimin nga shitja në ankand të pasurisë nr.836/15 zona kadastrale 2087 Lushnjë. Ligjërimin e masës së përkohshme, pezullimin e veprimeve të ekzekutimit të kryera nga Shoqëria Përmbarimore “TDR GROUP”. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur”.

15. Në referencë të përmbajtjes dhe dispozitiveve të vendimeve gjyqësore të mësipërm (vendim i formës së prerë) me të cilët është zgjidhur çështja në themel, si dhe njëkohësisht është ligjëruar edhe masa e përkohshme e pezullimit të veprimeve përmbarimore në raport me: (i) të drejtën subjektive të synuar për të mbrojtur nga pala kërkuese nëpërmjet kësaj mase të përkohshme; (ii) me objektin e kërkesës dhe (iii) shkakun e saj, ky kolegj arrin në përfundimin se për rastin konkret gjykimi i kësaj çështje në Gjykatën e Lartë nuk mund të vazhdojë dhe për këtë arsye duhet vendosur pushimi i gjykimit pranë kësaj gjykate.

16. Në arsyetim të këtij përfundimi Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë parashtron se (i) shkaku që pengon apo nuk lejon shqyrtimin e padisë/ kërkimit në themel mund të ekzistojë që në hyrje të padisë, por (ii) ai mund të lindë edhe gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor, në shkallë të parë, në apel si dhe/ose në Gjykatën e Lartë sikurse është rasti konkret.

16.1. Në Kodin e Procedurës Civile nuk ka ndonjë dispozitë ku të jepet përkufizimi juridik i togfjalëshit “gjykimi nuk mund të vazhdojë”, por kuptimi i tij del nga interpretimi sistematik i tërësisë së dispozitave të këtij Kodi. Gjithashtu, në këtë drejtim mbahet në konsideratë kuptimi i padisë, kuptimi procedural dhe ai material i saj, kushtet formale që duhet të përmbajë padia, si dhe parakushtet procedurale që duhet të jenë të qenësishme për shqyrtimin në themel të padisë apo të kërkesave të ndryshme të palëve. Këto të fundit mund të jenë pjesë e objektit të padisë apo të kundërpadisë, të cilat për shkak të natyrës juridike të tyre mund të trajtohen edhe veçmas me vendime të ndërmjetëm dhe/ose jo përfundimtare ndaj të cilëve mund të ushtrohet ankim i veçantë ose ankim së bashku me vendimin përfundimtar.

16.1. Në vështrim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile që përcaktojnë kushtet formale dhe ato substanciale që duhet të përmbajë një kërkesë padi për të venë në lëvizje gjykatën dhe më tej, shqyrtimin në themel të saj, ky kolegj vlerëson se me padi për të cilën nuk mund të vazhdojë gjykimi kuptohen ato raste kur gjykata, gjatë gjykimit evidenton mungesën e njërit prej parakushteve procedurale, ose ekzistencën apo lindjen gjatë gjykimit të një parakushti procedural që pengon zhvillimin e procesit gjyqësor.

16.2. Në këtë këndvështrim juridik, një ndër parakushtet procedural që përbën pengesë për shqyrtimin apo ecurinë e mëtejshme të shqyrtimit gjyqësor në themel të padisë/kërkimit lidhet me shkakun e padisë dhe objektin e saj.

16.1.a) Mungesa e shkakut të padisë, qoftë vetëm e njërit prej elementeve të tij, që në hyrje të saj apo kur kjo mungesë bëhet evidente gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor, passjell mungesën e një prej kushteve themelore të padisë dhe/ose qëllimit (synimit) që kërkohet të realizohet nëpërmjet padisë/kërkimit. Në këtë drejtim i vlerësueshëm është parimi juridik se pa shkak të padisë nuk ka padi, dhe pa padi nuk ka gjykim.

16.1.b) Një rast tjetër, si një ndër parakushtet procedurale që përbën pengesë për vazhdimin e gjykimit është dhe rasti kur objekti i gjykimit është shuar, qoftë për shkak ligji apo qoftë nga rrethana të tilla që passjellin humbjen e interesit të ligjshëm dhe mungesën e qëllimit (synimit) që kërkohet të realizohet nëpërmjet padisë/kërkimit. Pra, në ato raste kur padia/kërkimi mbetet pa objekt për shkaqet e sipërtreguara, gjykimi nuk mund të vazhdojë.

17. Duke iu rikthyer rastit konkret evidentohet se, në thelb, kërkesa e bërë nga paditësat Erisa Rroshi, Shpëtim Rroshi, Tahir Rroshi, Et’hem Hyka, Mirela Alushi dhe Shkëlqim Hyka për Pezullimin e procedurës për shitjen e sendit në ankand deri në përfundimin e gjykimit të kësaj çështjeje” apo për “sigurimin e padisë”, sikurse e kanë trajtuar gjykatat e faktit, me zgjidhjen e themelit të mosmarrëveshjes midis kësaj pale dhe të paditurve të këtij gjykimi[1] dhe “Ligjërimin e masës së përkohshme, pezullimin e veprimeve të ekzekutimit të kryera nga Shoqëria Përmbarimore “TDR GROUP” ka mbetur pa shkak dhe objekt padie/kërkimi.

18. Ky kolegj, nisur nga arsyetimi i mësipërm dhe në shqyrtim të akteve të dosjes gjyqësore, vlerëson se nuk mund të vazhdojë shqyrtimin e ligjshmërisë ose jo të vendimit nr.37, datë 21.02.2013 të Gjykatës së Apelit Vlorë, me të cilin është ndryshuar vendimi i ndërmjetëm i datës 22.10.2012 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, dhe rrëzuar kërkimi për pezullimin e veprimeve përmbarimore, për aq sa ligji procedural civil nuk lejon vazhdimin e gjykimit.

19. Sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se ka vend të pushojë gjykimin e çështjes nr.11243-01575-00-2013, në Gjykatën e Lartë.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485 të Kodit të Procedurës Civile.


V E N D O S I

Pushimin e gjykimit të çështjes nr.11243-01575-00-2013 në Gjykatën e Lartë.


Tiranë, më 03.03.2016

Nr. 31001-02684-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-621 i Vendimit (60)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish