Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet20/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   16   17   18   19   20   21   22   23   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:


Ardian Nuni Kryesues

Aleksandër Muskaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare
në seancën gjyqësore të datës 10.03.2016 mori në shqyrtim çështjen civile me nr.03020/13, që u përket palëve:
PADITËSE: SHOQËRIA “ANI” SHPK (në mungesë)

E PADITUR: SHOQËRIA “ÇEZ SHPËRNDARJE” SHA (SHOQËRIA “OPERATORI I SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE” SHA) (në mungesë)


OBJEKTI:

Pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv,

faturës me nr.serie 58042904 të muajit Prill 2010,

për arsye se detyrimi ekziston në një masë më të vogël.

Baza Ligjore: Nenet 609, 202/a, 203 dhe 204 të K.Pr.Civile.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.9064 Akti, datë 18.05.2012, ka vendosur:

“Marrjen e masës së sigurimit të padisë duke urdhëruar mosekzekutimin e detyrimit të përcaktuar në faturën e shitjes së energjisë elektrike për abonentin Shoqëria “Ani” sh.p.k. (Klinika Diplomat) për muajin Prill 2010 me nr.serie 989.437,31 lekë, që i korrespondon kontratës me nr.a 1888808, si dhe moskryerjen e veprimeve të tjera që pasojnë këtë mosekzekutim, si ndërprerja e energjisë elektrike dhe mos llogaritja e kamat vonesave për shumën e detyrimit të përcaktuar në faturën e shitjes së energjisë elektrike të sipërcituar deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes”.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.600, datë 04.12.2012, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.9064 Akti, datë 18.05.2012 i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”.


Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs pala e paditur, shoqëria “ÇEZ Shpërndarje” SHA (Shoqëria “Operatori Shpërndarjes Energjisë Elektrike” SHA) me të cilin kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe të vendimit të gjykatës së apelit dhe rrëzimin e kërkesës, për këto shkaqe:

  • Vendimi i gjykatës së apelit është i padrejtë, pasi është i pambështetur në prova dhe në ligj.

  • Vendimet e gjykatave të faktit janë dhënë në shkelje të ligjit material, parimit të Kushtetutës të sanksionuar në nenin 42 të saj “Për të drejtën e një gjykimi të drejtë’’.

  • Me Vendimin e datës 18.05.2012, të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është vendosur: Pranimi i kërkesës për marrje të masës së sigurimit të padisë pezullimin e ekzekutimit të veprimeve për ndërprerjen e energjisë elektrike për paditësin Shoqëria Ani sh.p.k deri ne përfundim te procesit gjyqësor.

  • Me vendimin nr.600, datë 04.12.2012 Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

  • Gjykata ka bërë interpretim të gabuar të akteve të mbajtura nga “ÇEZ Shpërndarje” SHA. Gjykata ka gabuar në interpretimin e Legjislacionit për Energjinë Elektrike.

  • Të dyja gjykatat kanë gabuar në dhënien e vendimit pasi nuk kanë marrë parasysh pretendimet dhe provat shkresore të paraqitura nga ana jonë dhe nuk i kanë bazuar vendimet e tyre mbi faktet që janë paraqitur gjatë procesit gjyqësor. (Në kundërshtim me nenin 10 të Kodit të Procedurës Civile). Është mbajtur qëndrim i njëanshëm në dhënien e vendimit si gjatë gjykimit në shkallë të parë dhe në Gjykatën e Apelit.

  • Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë është paraqitur kërkesë padia me pale paditëse shoqëria “Ani” SHPK të paditur në gjykim “ÇEZ Shpërndarje” SHA me objekt: “Pavlefshmëri e titullit ekzekutiv faturë nr.serie 58042904 të muajit Prill 200 për arsye se detyrimi ekziston në një masë më të vogël. Pezullimi i ekzekutimit të titullit ekzekutiv faturë e konsumit të energjisë e elektrike deri në përfundim të gjykimit”.

  • Gjatë gjykimit, në seancën e datës 18.05.2012 dhe me vendimin e saj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur marrjen e masës së sigurisë për paditësin Shoqëria “Ani” shpk, pezullimin e ekzekutimit të veprimeve për ndërprerjen e energjisë elektrike pranë subjektit Klinika Diplomat Firma Ani (Klinike private pas Poliklinikës Qendrore Tirane) deri në përfundim të gjykimit.

  • Objekti i masës së sigurimit që u kërkua nga kërkuesi ishte i paqartë gjatë gjithë shqyrtimit të kërkesës. Ai nuk i referohet asnjë argumenti ku të tregohet se ekzistojnë shkaqe ku kërkuesit i vështirësohet apo i rrezikohet realizimi i një të drejte sipas perceptimit dhe kërkesave të nenit 202 të K.Pr.Civile. Midis palëve furnizuesit “ÇEZ Shpërndarja” SHA dhe palës paditëse shoqërisë “Ani” SHPK është lidhur një kontratë furnizimi tip për furnizimin me energji elektrike kontrate me nr.A 188808. Subjekti nuk ka përmbushur detyrimet e përcaktuara në këtë kontratë duke rezultuar debitor ndaj Kompanisë Furnizuese në vlerën 1,978,875 lekë (detyrim principal + kamatë vonesa). Me kalimin e afatit të parashikuar në kontratë hyn në fuqi përllogaritja e kamatës si pasojë e mospagimit të detyrimit në kohën dhe afatin e përcaktuar sipas kontratës.

  • Neni 202 i K.Pr.Civile përcakton se lejimi i masës së sigurimit të padisë lejohet kur plotësohen dy kushte: a-Padia mbështetet në prova me shkresë dhe b-paditësi jep garanci në masën dhe në llojin e caktuar nga Gjykata për dëmin që mund t’i shkaktohet të paditurit nga sigurimi i padisë.

  • Paditësi nuk ka sjelle asnjë provë shkresore që të bindë gjykatën në pretendimin e tij për të provuar dëmin që i shkaktohet. Nga argumentimi i palës paditëse citohen se provat shkresore ku bazon pretendimet e tij janë vetëm faturat e konsumit të energjisë elektrike, gjë që nuk plotëson kërkesat dhe kriteret e nenit 202 të K.Pr.Civile. U vu si garanci vlera prej 50.000 lekë e depozituar në Bankë, ndërkohë që neni 202 përcakton shumë qartë se garancia duhet të jetë në masën dhe llojin e caktuar nga gjykata për dëmin që mund t'i shkaktohet palës nga sigurimi i padisë.

  • Aq më tepër nga ana e palës paditëse nuk u paraqit asnjë dokumentacion apo njoftim të realizuar nga ana e Kompanisë Furnizuese “ÇEZ Shpërndarje” SHA ku pala paditëse të njoftohet apo të sanksionohet me ndërprerje të energjisë elektrike. Pra gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të veprimeve për ndërprerjen e energjisë elektrike, por të kujt veprimeve, pasi siç e theksuam më lart nuk është ndërmarrë nga ana jonë asnjë veprim i këtij lloji dhe kjo u duk qartë edhe nga provat shkresore ku nuk ka asnjë akt shkresor që të provojë të kundërtën.

  • Duke qenë në kushtet e mospërmbushjes së plotë të kërkesave të këtij neni kërkesa për marrjen e masës së sigurimit të padisë është e pabazuar në ligj e në prova.

  • Paditësi, shoqëria “Ani” SHPK ka një detyrim për të paguar, detyrim i cili rrjedh nga kontrata e furnizimit me energji elektrike, detyrimin të cilin ajo nuk pranon ta paguajë. Pranimi i kësaj mase sigurimi me cilësinë e të paditurit në gjykim na sjell dëme të konsiderueshme ekonomike dhe një precedent të rrezikshëm për të gjithë klientët e tjerë debitorë ndaj nesh. Theksojmë se ne kemi kontrata të furnizimit me energji elektrike me 800.000 klientë të cilët do të vepronin në të njëjtën mënyrë duke shmangur pagimin e detyrimit kontraktual me ne çka do të çonte në falimentimin e Kompanisë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Rrethanat e çështjes:

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se midis palës paditëse, shoqërisë “Ani” SHPK, me cilësinë e klientit dhe palës së paditur shoqërisë “ÇEZ Shpërndarje” SHA, aktualisht shoqëria “Operatori Shpërndarjes Energjisë Elektrike” SHA, me cilësinë e furnizuesit, është lidhur kontrata e furnizimit me energji elektrike nr.1888808.

2. Nga ana e palës së paditur të këtij gjykimi është emetuar fatura e energjisë elektrike nr.Serie 58042904 e muajit Prill 2010 për konsum të energjisë elektrike nga ana e palës paditëse në shumën e 989.437, 31 lekë.

3. Pala paditëse, shoqëria “Ani” SHPK, me pretendimin se ky faturim është i paligjshëm, pasi nuk është bërë sipas leximit të matësit elektrike; sipas leximit të matësit elektrik janë faturuar 159.576 lekë, ndërsa shumë tjetër prej 671.000 lekë janë faturuar afrofe; kjo shumë është faturuar në mënyrë abuzive, nuk mban parasysh as konsumin mesatar mujor të faturuar gjatë muajve paraardhës, me padi ka kërkuar si në objektin e saj, pasqyruar në kërkesë padi dhe në pjesët hyrëse të vendimit të gjykatave të faktit.

4. Gjatë gjykimit, nga ana e palës paditëse është kërkuar pezullimi i ekzekutimit të titullit ekzekutiv dhe, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.9064 Akti, datë 18.05.2012, ka urdhëruar “...mosekzekutimin e detyrimit të përcaktuar në faturën e shitjes së energjisë elektrike për abonentin Shoqëria “Ani” sh.p.k. (Klinika Diplomat) për muajin Prill 2010 me nr.serie 989.437,31 lekë, që i korrespondon kontratës me nr.a 1888808, si dhe moskryerjen e veprimeve të tjera që pasojnë këtë mosekzekutim, si ndërprerja e energjisë elektrike dhe mosllogaritja e kamatvonesave për shumën e detyrimit të përcaktuar në faturën e shitjes së energjisë elektrike të sipërcituar deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes”.

4.1. Në zgjidhjen e dhënë, gjykata arsyeton: - “Masa e sigurimit duke urdhëruar pezullimin e ekzekutimit të titullit ekzekutiv (fatura me nr.Serie 58042904 e muajit Prill 2010) duhet të vendoset, pasi ka arsye të dyshohet se ekzekutimi i vendimit për të drejtën e paditësit do të bëhet i vështirë”; - “Kërkesa mbështetet në prova shkresore. Ndërkohë që mosekzekutimi i kësaj fature mund të pasohet mund të pasohet me ndërprerjen e energjisë elektrike, çka do të sillte dëme të pariparueshme për paditësin duke u nisur nga fakti se në objektin i cili furnizohet me energji elektrike ushtrohet aktivitet mjekësor, madje kryhet dhe ndërhyrje kirurgjikale”.

5. Mbi ankimin e palës së paditur, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.600, datë 04.12.2012, ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

5.1. Në lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe në përgjigje të pretendimeve të ankimit, gjykata e apelit arsyeton: - “Duke parë Vendimin në fjalë në raport me ankimin e ushtruar dhe rrethanat e çështjes, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se ai është marrë në përputhje me kërkesat ligjore”; - “Në kushtet kur detyrimi i pretenduar është në vlerë të madhe, shumë më tepër nga sa është konsumuar realisht sipas matësit, apo në raport mesataren në periudhat paraardhëse e pasardhëse dhe tej akoma, nëpërmjet ekzekutimit mund të vërë në vështirësi financiare palën paditëse, si dhe kur ekzekutimi i faturës titull ekzekutiv mund të sjellë për pasojë edhe ndërprerjen e energjisë elektrike për objektin-klinikë mjekësore, me të drejtë Gjykata e Shkallës së Parë arsyeton se janë objektivisht arsyet për marrjen e masës së sigurimit të padisë”; - “Nga të gjitha aktet e administruara gjatë gjykimit, rezulton se janë kushtet e parashikuara në paragrafin e parë të nenit 202 të K.Pr.Civile. Nga ana tjetër, sipas paragrafit të dytë të kësaj dispozite (neni 202 i K.Pr.Civile), sigurimi i padisë lejohet kur padia mbështetet në prova me shkresë (germa a) dhe kur paditësi i jep garanci (germa b)”; - “Duke parë aktet në dosje rezulton se pala paditëse krahas kërkesë padisë,, ka bashkëngjitur edhe një sërë provash me shkresë, sikundër janë faturat tatimore muajve Janar-Prill 2010, mandat pagesat për muajt Mars dhe Prill 2010, ekstrakt i regjistrit tregtar, etj.”; - “Po ashtu , pala paditëse, në kundërshtim me sa pretendon pala e paditur në ankimin e saj, ka dhënë edhe garancinë ligjore për të siguruar dëmin që mund t’i shkaktohet palës nga sigurimi i padisë”; - “Për sa më sipër, objektivisht konkludohet për pranimin e kërkesës për sigurimin e padisë duke pezulluar ekzekutimin e titullit ekzekutiv-fatura nr.58042904 e muajit Prill 2010”.

6. Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs pala e paditur, shoqëria “ÇEZ Shpërndarje” SHA (Shoqëria “Operatori Shpërndarjes Energjisë Elektrike” SHA), me të cilin kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe të vendimit të gjykatës së apelit dhe rrëzimin e kërkesës, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
LIGJI I ZBATUESHËM
7. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

7.1. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

7.2. Neni 29 i K.Pr.Civile: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore.

Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.

7.3. Neni 309§1 i K.Pr.Civile: “Vendimi mbështetet vetëm në të dhëna që ndodhen në aktet dhe që janë shqyrtuar në seancë gjyqësore”.

7.4. Neni 609 i K.Pr.Civile: “Debitori mund të kërkojë në gjykatën kompetente të vendit të ekzekutimit,që të deklarohet se titulli ekzekutiv është i pavlefshëm ose se detyrimi nuk ekziston, ose ekziston në një masë më të vogël ose është shuar më pas.

Kur titulli ekzekutiv është një vendim gjyqësor ose vendim arbitrazhi, debitori mund të kundërshtojë ekzekutimin e titullit vetëm për fakte të ngjara pas dhënies së këtyre vendimeve.

Në këto raste, gjykata shqyrton shpejt çështjen brenda 5 ditëve dhe mund të vendosë pezullimin e vendimit me ose pa garanci. Kundër vendimit të gjykatës mund të bëhet ankim i veçantë”.[1]
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON
8. Se rekursi i paraqitur nga pala e paditur, shoqëria “ÇEZ Shpërndarje” SHA (Shoqëria “Operatori Shpërndarjes Energjisë Elektrike” SHA), nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që të motivojnë cenimin e vendimit nr.600, datë 04.12.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

9. Ndryshe nga sa pretendohet në rekurs, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i gjykatës së apelit është i mbështetur në dispozitat ligjore të zbatueshme për rastin dhe në argumenta të nxjerra nga provat, të cilat janë marrë, administruar e vlerësuar konform dispozitave të Kodit të Procedurës Civile.

10. Në juridiksionin rishikues të Gjykatës së Lartë përfshihen vetëm rastet rigorozisht të përcaktuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që lidhen me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit, si dhe me shkeljet e rënda të normave procedurale apo shkeljet procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit.

10.1. Gjykata e Lartë mund të investohet dhe shprehet, kur ndaj një procesi gjyqësor ka pretendime për rrugët dhe mënyrat e marrjes së provave, pasqyrimit të tyre, por jo për mënyrën e vlerësimit. Kontrolli rishikues i Gjykatës së Lartë nuk mund të zëvendësojë të drejtat kushtetuese e ligjore të gjykatave të faktit (gjykatës së shkallës së parë dhe apelit), dhe aq më tepër të vlerësojë bindjen e brendshme të këtyre gjykatave për çështje konkrete, sikurse kërkohet në rastin në shqyrtim nga pala paditëse.

11. Në tërësinë e tij rekursi përmban pretendime që lidhen me analizën, vlerësimin dhe çmuarjen e provave, gjë që nuk justifikon kërkesat ligjore të sipërpërmendura.

12. Sipas shkronjës “a” të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, kërkohet që nga ana e gjykatave të faktit të mos jetë respektuar ose të jetë zbatuar keq ligji. Në rekursin e paraqitur nga pala e paditur, shoqëria “ÇEZ Shpërndarje” SHA (Shoqëria “Operatori Shpërndarjes Energjisë Elektrike” SHA) nuk argumentohet një gjë e tillë. Pretendimet se gjykata e apelit ka zbatuar gabim ligjin procedural civil lidhur me pezullimin e ekzekutimit të titujve ekzekutivë dhe/ose të sigurimit të padisë, dhe se vendimet e gjykatave të faktit nuk mbështeten në prova nuk rezulton të gjejnë mbështetje në ligj në raport me të drejtën e pretenduar nga rekursuesi dhe gjendjen e fakteve të vërtetuara gjatë gjykimit.

13. Evidentohet se pala paditëse, shoqëria “Ani” SHPK, me pretendimin se titulli ekzekutiv, fatura e energjisë elektrike, është i padrejtë, i pambështetur në gjendjen e faktit, në prova dhe në ligj, me padi ka kërkuar: “1. Pavlefshmëria e titullit ekzekutiv, faturës me nr.serie 58042904 të muajit Prill 2010, për arsye se detyrimi ekziston në një masë më të vogël. 2. Pezullimi i ekzekutimit të titullit”.

14. Mbi kërkesën e palës paditëse, në seancën përgatitore, gjykata e shkallës së parë ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të titullit ekzekutiv duke urdhëruar sikurse pasqyrohet në dispozitivin e vendimit të kësaj gjykate.

14.1. Në arsyetim të vendimmarrjes gjykata, në thelb, parashtron se për rastin janë të qenësishme kushtet që përbëjnë “...arsye të dyshohet se ekzekutimi i vendimit për të drejtën e paditësit do të bëhet i vështirë” dhe se “Kërkesa mbështetet në prova shkresore. Ndërkohë që mosekzekutimi i kësaj fature mund të pasohet mund të pasohet me ndërprerjen e energjisë elektrike, çka do të sillte dëme të pariparueshme për paditësin duke u nisur nga fakti se në objektin i cili furnizohet me energji elektrike ushtrohet aktivitet mjekësor, madje kryhet dhe ndërhyrje kirurgjikale”.

15. Gjykata e apelit ka marrë çështjen në shqyrtim mbi ankimin e palës së paditur dhe, ndryshe nga sa pretendohet në rekurs, pasi ka marrë në analizë tërësore aktet shkresore, faktet dhe rrethanat e parashtruara nga palët lidhur me pezullimin e ekzekutimit të titullit ekzekutiv ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke dhënë edhe arsyet ligjore të vendimmarrjes së saj.

16. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve procedurale të gjykimit të zhvilluar dhe vendimeve të gjykatave të faktit, vlerëson se gjykata e apelit ka zbatuar drejt dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat janë parashikuar masat e përkohshme që merren nga gjykata lidhur me pezullimin e titujve ekzekutivë. Sipas nenit 609 të Kodit të Procedurës Civile, që ka qenë në fuqi në kohën e marrjes së vendimit nga gjykata e apelit, në rastet kur nga debitori kërkohet “...që të deklarohet se titulli ekzekutiv është i pavlefshëm ose se detyrimi nuk ekzizton, ose ekziston në një masë më të vogël ose është shuar më pas”, gjykata, mbi kërkesën e palës “...mund të vendosë pezullimin e vendimit me ose pa garanci”.

16.1. Në vështrim të përmbajtjes së kësaj dispozite në raport me gjendjen e faktit që gjykatat kanë pranuar të vërtetuar që kanë të bëjnë me kushtet për pezullimin e ekzekutimit, ky kolegj vlerëson se pretendimet e rekursuesit janë të pambështetur në ligj.

17. Pretendimet e tjera të rekursit kanë të bëjnë me procesin e të provuarit, që janë në ekskluzivitetin e gjykatave të faktit. Gjykata e Lartë mund të investohet, kur ndaj një procesi gjyqësor ka pretendime për rrugët dhe mënyrat e marrjes së provave, pasqyrimit të tyre, por jo për mënyrën e vlerësimit. Kontrolli rishikues i Gjykatës së Lartë nuk mund të zëvendësojë të drejtat kushtetuese e ligjore të gjykatave të faktit (gjykatës së shkallës së parë dhe apelit), dhe aq më tepër të vlerësojë bindjen e brendshme të këtyre gjykatave për çështje konkrete, sikurse kërkohet në rastin në shqyrtim nga pala e paditur.

17.1. Nga aktet procedurale rezulton se këto fakte e rrethana janë vënë në diskutim gjatë gjykimit dhe janë vlerësuar edhe nga gjykata e apelit e cila ka dhënë arsyet ligjore se përse le në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

18. Gjithashtu, nga aktet procedurale të dosjes gjyqësore konstatohet se nga ana e gjykatës së apelit nuk janë lejuar shkelje të rënda të normave procedurale të parashikuara në nenin 467 të Kodit të Procedurës Civile që, sipas shkronjës “b” të nenit 472 të po këtij Kodi, përbëjnë shkak për cenimin e vendimit.

18.1. Në rastin konkret nuk rezulton që nga gjykata e apelit, të jenë shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën, që përbërja e trupit gjykues të ketë qenë e parregullt apo vendimi të mos jetë nënshkruar nga anëtarët e tij, që çështja të jetë gjykuar në mungesë të pjesëmarrësve në proces pa respektuar dispozitat mbi njoftimin e tyre, që të mos jetë formuar drejt ndërgjyqësia apo të jetë cenuar parimi i paanësisë, të mungojnë ose të jenë të pavlefshme aktet procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit (shkronja “b” e nenit 472 të K.Pr.Civile në lidhje me nenin 467[1] të po këtij Kodi).

19. Përsa i përket shkronjës “c” të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile[2], dispozitë që ka qenë në fuqi në kohën e gjykimit, rezulton se, si gjatë gjykimit të çështjes në shkallë të parë dhe në apel, gjykata e apelit nuk ka lejuar shkelje të normave procedurale që të kenë ndikuar në dhënien e vendimit.

20. Për sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi, nr.600, datë 04.12.2012, i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet lënë në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485/a të Kodit të Procedurës Civile.

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.600, datë 04.12.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë.


Tiranë, më 10.03.2016


Nr. 31003-00473-00-2010 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-1968 i Vendimit (73)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   16   17   18   19   20   21   22   23   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish