Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet22/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   18   19   20   21   22   23   24   25   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej :
Aleksandër Muskaj Kryesues

Mirela Fana AnëtarE

Ardian Nuni Anëtar

në datën 10.03.2016 shqyrtoi në seancë gjyqësore çështjen civile me palë :


PADITËS: SHOQËRIA “R.S.A.” SH.P.K., përfaqësuar në gjyq nga av. Altin Ibro.

I PADITUR: ALBTELEKOM SH.A., përfaqësuar në gjykim nga juristet Suela Zyberi dhe Valbona Greva.

OBJEKTI:

Sigurim i objektit të padisë.

Baza Ligjore: Nenet 202/a, 203 dhe 204 të K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.339 Akti, datë 25.08.2010 ka vendosur:

“Marrjen e masës së sigurimit të padisë duke urdhëruar vazhdimin e shërbimit të interkoneksionit të kartës së parapaguar të shoqërisë RSA nga shoqëria “Albtelecom”.


Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.518, datë 23.11.2010 ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.339 Akti, datë 25.08.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”.


Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs shoqëria “Albtelecom” sh.a, më datë 09.12.2010, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe pushimin e gjykimit të çështjes
KOLEGJI CIVIL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; përfaqësuesin e palës paditëse që kërkoi: “Lënien në fuqi të vendimit nr.339 akti, datë 25.08.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”, përfaqësueset e palës së paditur të cilat kërkuan: “Ndryshimin e vendimit nr.518, datë 23.11.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.339, datë 25.08.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, rrëzimin e kërkesë padisë.”; si shqyrtoi në tërësi çështjen,


V Ё R E N

Se, në Gjykatën e Lartë duhet të vendoset pushimi i shqyrtimit të çështjes për shkak se gjykimi ka mbetur pa objekt.




  1. RRETHANAT E FAKTIT




  1. Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, nga aktet e dosjes gjyqësore i rezultojnë të pranuara nga gjykatat e faktit rrethanat si vijon:

  2. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se pala paditëse, shoqëria “RSA” sh.p.k është regjistruar si person juridik me vendimin nr.25787, datë 14.05.2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me objekt veprimtarie në fushën e telekomunikacionve për të cilën është pajisur me licensën përkatëse nga Enti Rregullator i Telekomunikacioneve, regjistruar pranë organeve tatimore me NIPT K21518001M.

  3. Midis shoqërisë “RSA” sh.p.k, me cilësinë e Ofertuesit të Shërbimit të Komunikimeve Publike të Thirjes me Kartë dhe “Abtelecom” sh.a është lidhur kontrata e interkoneksionit nr.3953, datë 26.05.2009, e amenduar me marrëveshjen nr.3669, datë 05.08.2010, që ka patur për objekt aksesimin e platformës “...OSHKP_THK në rrjetin e tij për të mundësuar realizimin e shërbimeve të aksesit për trafikun kombëtar dhe ndërkombëtar nëpërmjet ofrimit të shërbimit të thirrjes me kartë të parapaguar, në të gjithë territorin ku sipërmarrësi është i lejuar sipas Njoftimit të Regjistrimit të Autorizimit të Përgjithshëm lëshuar rregullisht nga AKEP, si dhe sipas neneve të kushteve të mëposhtme të kësaj marrëveshje”; në thelb kjo marrëveshje detyron shoqërinë “Abtelecom” sh.a të kryejë shërbimin me anë të infrastrukturës së vet, për llogari të shoqërisë “RSA” sh.p.k përkundrejt pagesës.

  4. Kërkuesja, shoqëria “RSA” sh.p.k, me pretendimin se shoqëria “Abtelecom” sh.a, ndonëse midis palëve po rakordohej detyrimi i njoftuar për t’u papaguar që ndërkohë brenda afatit të vendosur nga shoqëria“Abtelecom” sh.a është paguar duke u njoftuar dhe “Albetelecom” sh.a(datë 09.08.2010), kjo e fundit më datë 10.08.2010 në mënyrë arbitrare ka ndërprerë interkoneskionin në mënyrë të njëanshme duke shkaktuar një dëm shumë i madh, me kërkesën e datës 22.08.2010, ka kërkuar si në objektin e saj, pasqyruar në pjesët hyrëse të vendimeve të gjykatave të faktit.


B. PROCEDURAT GJYQËSORE.


  1. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.339 Akti, datë 25.08.2010, ka vendosur: Marrjen e masës së sigurimit të padisë duke urdhëruar vazhdimin e shërbimit të interkoneksionit të kartës së parapaguar të shoqërisë RSA nga shoqëria “Albtelecom”.

  2. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.518, datë 23.11.2010 ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr.339 Akti, datë 25.08.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”.

  3. Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs shoqëria “Albtelecom” sh.a, më datë 09.12.2010, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe pushimin e gjykimit të çështjes. Në shkaqet e rekursit veçohen:

  • Shoqëria “RSA” shpk nuk ka bërë likuidimin e detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshja lidhur më datë 26.05.2009. Sipas nenit 10, p-ika 4 të kësaj marrëveshje shoqëria “RSA” shpk ka detyrimin të paguajë të gjitha detyrimet përkatëse brenda 30 ditëve nga data e emetimit të faturës.

  • Për rastet kur nuk plotësohen detyrimet kemi të drejtën të pezullojmë ofrimin e shërbimeve.

  • Pas komunikimit nga ana e shoqërisë “RSA” sh.p.k është kryer një pagesë më datë 09.08.2010 që është likuidim për detyrimet e muajve Prill, Maj dhe Qershor 2010.

  • Edhe ky detyrim i shlyer me vonesë është një pjesë shumë e vogël e detyrimit që na ka për të likuiduar ky subjekt.

  • Gjykata gabon kur e vlerëson detyrimin e shoqërisë “RSA” sh.p.k ndaj nesh në shumën prej 430.000 lekë, pasi kjo është shuma që duhet të rivendoset për garancinë dhe përmbushja e detyrimit është diferenca midis kësaj garancie dhe detyrimit financiar të pa likuiduar.

  • Si rregull, Gjykata duhet të ishte njohur me detyrimin kontraktual të RSA-së ndaj Albtelecomit sipas faturave të emetuara dhe të pranuara prej kësaj të fundit.

  • Në kushtet kur gjykata nuk ka na thirrur në gjykim ajo ka administruar vetëm provat të cilat ka çmuar kërkuesi për t’i paraqitur, çka ka çuar gjykatën dhe në arsyetime të pambështetura në ligj, në kontratën e interkoneksionit dhe në prova.

  • Vendimet e gjykatave bien ndesh me nenin 202 e vijues të K.Pr.Civile dhe me vendimin njësues nr.10, datë 24.03.2004 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

  • Sipas vendimit njësues të sipërcituar nuk mund të merret masë sigurimi padie për t’u rivendosur gjendja e mëparshme e marrëdhënies kontraktore midis palëve. Për rastin, me masën e marrë nga gjykata është rivendosur gjendja e marrëdhënies kontraktore që kemi patur me palën kërkuese.

  • Urdhërimi për vazhdimin e shërbimit të interkoneksionit është rilidhje e kontratës, që në kuptim të nenit 206/b të K.Pr.Civile, mund të urdhërohet vetëm me vendimin përfundimtar që ka shqyrtuar në themel çështjen.


C. ARSYETIMI LIGJOR I VENDIMIT TË ANKIMUAR.


  1. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin ndër të tjera ka arsyetuar se : “... (omissis)... “Kërkuesi RSA përveç faktit të dëmit të madh ekonomik që i shkaktohet nga ndërprerja e këtij sinjali ndodhet dhe përballë faktit pasi qytetarët që kanë blerë kartën në treg nuk mund të komunikojnë me partnerët e tyre. Ky veprim i “Albtelecomit” shkel në mënyrë të drejtpërdrejtë konkurrencën në treg duke goditur në mënyrë të njëanshme një subjekt, duke i sjellë probleme në treg me qëllim eliminimin e saj në konkurrencë të lirë”; - “Kërkuesi...kërkon marrjen e kësaj mase sigurimi padie pasi ai do të ngrejë padi “Detyrim i palës së paditur për zbatimin e marrëveshjes së interkoniuksionit. Shpërblim dëmi të shkaktuar”. Meqenëse gjykata nuk funksionon pasi janë me leje të zakonshme e nuk pranohen padi, kërkuesi nuk mund të paraqes kërkesë padinë që pretendon”; - gjykata më poshtë arsyeton: “...se duhet të vendoset masa e sigurimit të padisë me pesëmbëdhjetë ditë masë...”.


D. NË LIDHJE ME REKURSIN E USHTRUAR.


  1. Kolegji Civil konstaton që, me vendimin nr.10758, datë 27.12.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr.105, datë 22.01.2013, të Gjykatës së Apelit Tiranë, është gjykuar çështja e themelit, midis palëve paditës shoqëria R.S.A sh.p.k dhe të paditur shoqërinë Albtelekom sh.a, me objekt shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga mospërmbushja e detyrimeve kontraktore duke u vendosur në përfundim të gjykimit: “Pranimi i Pjesshëm i Padisë së shoqërisë RSA sh.p.k. Detyrimin e të paditurit Albtelekom sh.a të paguajë në favor të paditësit RSA sh.p.k vlerën që përbën të ardhura të parealizuara për kartat e pa shitura në masën 21.900.000 lekë dhe 9.920.700 lekë fitim i munguar...”.

  2. Duke vlerësuar sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se duke qenë përpara një vendimi që ka marrë formë të prerë, kërkesa objekt të këtij rekursi e cila i ka paraprirë këtij gjykimi ka mbetur pa objekt dhe gjykimi i kërkesës duhet të pushohet pranë kësaj gjykate.

  3. Sipas nenit 203 të K.Pr.Civile: “Sigurimi i padisë lejohet për të gjitha llojet e padive dhe në çdo fazë të gjykimit, derisa vendimi të ketë marrë formë të prerë….”, si dhe nenit 211 të K.Pr.C: “……Kur vendoset refuzimi i padisë ose pushimi i gjykimit të saj gjykata vendos heqjen e sigurimit të padisë, e cila zbatohet kur vendimi të marrë formë të prerë…”

  4. Sa më sipër, vendimi për pranimin ose rrëzimin e kërkesës për sigurimin e padisë, si një vendim i ndërmjetëm i marrë nga gjykata para ngritjes së një padie ose gjatë gjykimit të çështjes, ka lidhje me vendimin përfundimtar të dhënë prej saj, dhe konkretisht për të realizuar dhe mundësuar ekzekutimin e vendimit. Nëse do të pranohej padia, gjykata do të ligjëronte sigurimin e padisë dhe nëse do të rrëzohej padia, masa e sigurisë do të binte.

  5. Në këto kushte, me marrjen formë të prerë të vendimit të themelit nr.10758, datë 27.12.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr.105, datë 22.01.2013, të Gjykatës së Apelit Tiranë kërkesa ka mbetur pa objekt, dhe për këtë arsye nuk mund te vazhdojë gjykimi i kësaj çështjeje pranë Gjykatës së Lartë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e nenit 485, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Pushimin e shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Lartë.
Tiranë, më 10.03.2015

Nr. 11111-00035-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016 – 720 i Vendimit (75)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   18   19   20   21   22   23   24   25   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish