Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet30/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   26   27   28   29   30   31   32   33   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 16.03.2016, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:
PADITËS: FILIP DAULLJA

I PADITUR: SPIRO MARKO


OBJEKTI:

Detyrimin e palës së paditur t’i kthejë paditësit Spiro Marko,

shumën prej 500.000 lekë (pesëqind mijë),

së bashku me kamatëvonesat që prej muajit qershor 1995.

Baza Ligjore: Neni 445, 1050 e vijues të Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.1316, datë 03.06.2011, ka vendosur:

“Rrëzimin e padisë me palë ndërgjyqëse paditës Filip Daullja dhe palë të paditur Spiro Marko me objekt kthim shume.

- Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditëse.”
Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.94, datë 07.02.2013, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.1316, datë 03.06.2011, të Gjykatës së shkallës së parë Vlorë në këtë mënyrë:

Pranimin e padisë.

Detyrimin e të paditurit Spiro Marko t`i kthejë paditësit Filip Daullja shumën prej 500000 lekë.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur.”
Kundër vendimit nr.94, datë 07.02.2013 të Gjykatës së Apelit Vlorë ka paraqitur rekurs pala e paditur Spiro Marko, nëpërmjet të cilit kërkon: “Prishjen e vendimit nr.94, datë 07.02.2013, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.1316, datë 03.06.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë”, për këto shkaqe:


  • Gjykata e Apelit ka zbatuar keq ligjin pasi, në bazë të nenit 114 të Kodit Civil, padia e paditësit është parashkruar pas 10 vjetësh nga data e pretenduar si datë huadhënie, pra që në vitin 1995.

  • Gjykata e Apelit ka zbatuar gabim nenin 1050 të K.Civil, pasi nuk ka arritur të provojë se shuma e parave të tërhequra i është kaluar të paditurit. Gjykata duhet të kishte hetuar nëse i padituri i ka marrë këto para apo nëse paditësi e ka kryer shënimin në mënyrë të njëanshme, qoftë edhe për të justifikaur tërheqjen e parave. Për vetë funksionin e Bankës së Kursimeve e cila ka qenë bankë shtetërore nuk lejohej tërheqja e një shume të tillë pa kontratën përkatëse, veçanërisht kur ka qenë periudha që një shumë e tillë ka qenë e konsiderueshme dhe në të njëjtën kohë ishin aktive firmat piramidale të cilat sfidonin aktivitetin bankar në Shqipëri.

  • Gjykatat nuk kanë zbatuar nenet 79 dhe 80 të K.Civil, pasi nuk është arritur të provohej me asnjë provë nëse ka patur një marrëdhënie huaje ndërmjet palëve, edhe pse pala paditëse ka patur barrën e provës të vërtetonte pretendimin e tij.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea, konstatoi mungesën e palëve ndërgjyqëse, si dhe bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N


  1. Rrethanat e Çështjes

1. Pala paditëse Filip Daullja ka pretenduar se, në vitin 1995 e konkretisht në datën 28.06.1995, ka tërhequr nga llogaria e tij e kursimeve në Bankën e Kursimeve Vlorë, një shumë lekësh prej 500.000 lekë të cilën ia ka huajtur të paditurit Spiro Marko.

2. Sipas kësaj pale për këtë qëllim është bërë dhe shënimi në librezën e kursimeve nr.6810/37 dhe datë lëshimi 15.11.1994 në tërheqjen e datës 28.06.1995. Edhe pse huaja është dhënë pa u formalizuar në formën e një kontrate, pala paditëse ka pretenduar se shënimi i kryer në librezë e konkretisht “për Spiro Markon” anash tërheqjes së kryer është i mjaftueshëm për të vërtetuar huan e dhënë.

3. Në kushtet kur kanë kaluar mbi 15 vjet, nga data e dhënies së huas dhe i padituri nuk e ka shlyer atë, paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë në datën 25.11.2010 me kërkesëpadinë objekt gjykimi.

4. Gjatë gjykimit është administruar edhe një urdhër xhirimi i Bankës së Kursimeve, urdhër ky i cili nuk ka lidhje me huan që pretendohet se është dhënë ndaj të paditurit, sa kohë që nga përmbajtja e tij nuk del lidhja e këtij dokumenti me palën e paditur (sikurse është pranuar nga Gjykatat e faktit, të cilat nuk kanë bazuar vendimmarrjen në këtë shkresë).

5. Në përfundim të hetimit gjyqësor, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.1316, datë 16.05.2011 ka vendosur:

“- Rrëzimin e padisë me palë ndërgjyqëse paditës Filip Daullja dhe palë të paditur Spiro Marko me objekt kthim shume.

- Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditëse.”

5.1. Gjykata ka arsyetuar se: “...Paditësi paraqiti me cilësinë e provës shkresore në gjykim fotokopje të noterizuar të librezës së kursimit të paditësit, ku në të është bërë një shënim “për Spiro...”, (e pa lexueshme).



Nisur nga sa më sipër, Gjykata arrin në përfundimin se nëpërmjet provave të paraqitura në seancë gjyqësore, nuk rezultoi e provuar pretendimi i paditësit. Paditësi ka cituar si bazë ligjore nenin 1050 të Kodit Civil, dispozitë kjo e cila shprehimisht citon:

Me kontratën e huas njëra palë (huadhënësi) i jep në pronësi palës tjetër (huamarrësit) një shumë të hollash ose sende që përcaktohen në numër, me peshë ose me masë dhe huamarrësi detyrohet t`i kthejë huadhënësit aq të holla, ose aq sende të atij lloji dhe të asaj cilësie, brenda afatit të caktuar në kontratë ose, kur nuk është caktuar afat, me kërkesën e huadhënësit.”



Në këtë gjykim nuk u paraqit asnjë lloj kontrate apo marrëveshje mes palëve për të provuar pretendimin e ngritur nga ana e paditësit Filip Daullja...”

6. Mbi ankimin e palës paditëse, Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.94, datë 07.02.2013 ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.1316, datë 03.06.2011, të Gjykatës së shkallës së parë Vlorë në këtë mënyrë:

- Pranimin e padisë.

- Detyrimin e të paditurit Spiro Marko t’i kthejë paditësit Filip Daullja shumën prej 500000 lekë.

- Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur.”

6.1. Gjykata e Apelit ka arsyetuar se: “... Ndryshe nga sa ka arsyetuar gjykata e shkallës së parë provat e paraqitura në dosje nuk janë fotokopje, por akte shkresore me vlerë të plotë provuese përderisa fotokopjet janë njehsuar me origjinalin nga noteri. Gjykata e shkallës së parë nuk i ka shqyrtuar provat. Nga përmbajtja e librezës së kursimeve të paditësit ... konstatohet se shuma prej 500000 lekësh është tërhequr nga depozita e paditësit për Spiro Markon. Për shënimet e bëra në këtë librezë nga ana e bankës është vendosur vula përkatëse dhe shënimet e bëra janë nënshkruar nga punonjësja që e ka përpiluar librezën.

Sa më sipër, është detyrimi i të paditurit të provojë që kjo shumë i është kthyer paditësit.

Në referim të përmbajtjes së nenit 1050 të Kodit Civil, kontrata e huas nuk është një kontratë formale, e cila duhet të lidhet në një formë të caktuar, siç ka arsyetuar në mënyrë të gabuar gjykata e shkallës së parë...”

7. Kundër vendimit nr.94, datë 07.02.2013 të Gjykatës së Apelit Vlorë ka paraqitur rekurs pala e paditur Spiro Marko, nëpërmjet të cilit kërkon: “Prishjen e vendimit nr.94, datë 07.02.2013 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.1316, datë 03.06.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë”, për shkaqet e pasqyruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.




  1. Ligji i zbatueshëm

8. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile dhe Kodit Civil, në të cilat është parashikuar:

8.1. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

8.2. Neni 29 i K.Pr.Civile: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore.



Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.

8.3. Neni 459 i K.Pr.Civile: “Kur kërkesat dhe pretendimet e pamarra parasysh në vendimin e shkallës së parë nuk përsëriten në ankim, konsiderohet sikur është hequr dorë prej tyre.”

8.4. Neni 472 i K.Pr.Civile: “Vendimet e shpallura nga gjykata e apelit dhe ato të gjykatës së shkallës së parë, në rastet që përcaktohen nga ky Kod, mund të ankimohen me rekurs në Gjykatën e Lartë vetëm kur: a) nuk është respektuar ose është zbatuar keq ligji; b) ka shkelje të rënda të normave procedurale (neni 467 i këtij Kodi); c) për shkelje procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit.”

8.5. Neni 125 i K.Civil: “Parashkrimi i plotësuar nuk mund të merret parasysh nga gjykata ose organi tjetër kompetent me nismën e vet, por vetëm me kërkesën e palës së interesuar.”




  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

9. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve në rekurs, si dhe arsyetimit të vendimeve gjyqësore, çmon se rekursi i paraqitur nga pala e paditur Spiro Marko, nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472§1 të Kodit të Procedurës Civile, që e bëjnë të cenueshëm vendimin nr.94, datë 07.02.2013 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

10. Në juridiksionin rishikues të Gjykatës së Lartë përfshihen vetëm rastet rigorozisht të përcaktuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që lidhen me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit, si dhe me shkeljet e rënda të normave procedurale.

11. Kolegji Civil, në shqyrtim të ligjshmërisë dhe bazueshmërisë të vendimit të gjykatës së apelit, evidenton se ai mbështetet në dispozitat ligjore të zbatueshme për gjykimin e çështjes konkrete dhe në argumente të bazuar në provat e marra, administruara e vlerësuar si të tilla në pajtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile. Gjykata ka bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, konform nenit 16§1 të Kodit të Procedurës Civile.

12. Sipas germës “a” të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, kërkohet që nga ana e gjykatës të mos jetë respektuar ose të jetë zbatuar keq ligji. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se argumentet e paraqitura në rekursin e palës së paditur për moszbatim të drejtë të ligjit nga Gjykatës së Apelit Vlorë janë të pabazuara.

13. Konkretisht, Kolegji Civil vlerëson të pabazuar në ligj pretendimin e palës së paditur se gjykata e apelit ka zbatuar keq ligjin, pasi në bazë të nenit 114 të Kodit Civil, padia e paditësit është parashkruar. Referuar nenit 125 të Kodit Civil: “Parashkrimi i plotësuar i padisë nuk mund të merret parasysh nga gjykata ose organi tjetër kompetent me nismën e vet, por vetëm me kërkesën e palës së interesuar.” Nga aktet e dosjes gjyqësore rezulton se pala e paditur në asnjë moment gjatë gjykimit në shkallë të parë (madje as në ankimin në apel), nuk e ka pretenduar parashkrimin e padisë, ndaj me të drejtë plotësimi i afatit të parashkrimit të padisë nuk mund të merrej në konsideratë kryesisht nga gjykata. Në kushtet kur vetë pala e paditur nuk e ka ngritur një kërkim të tillë në gjykimin në shkallë të parë, paraqitja e këtij pretendimi në rekurs, pra vetëm para Gjykatës së Lartë, konsiderohet i rënë në dekadencë sipas nenit 459 të Kodit të Procedurës Civile.

14. Ky Kolegj e gjen të pabazuar edhe pretendimin e palës rekursuese se Gjykata e Apelit ka zbatuar gabim nenet 79, 80 apo 1050 të Kodit Civil, të cilin kjo palë e lidh me faktin se nuk është arritur të provohet marrëdhënia e huas ndërmjet palëve dhe se shuma e parave të tërhequra i është kaluar të paditurit. Referuar dispozitave procedurale, gjykata nuk ka rol aktiv në procesin civil, vetëm palët mund të vënë në lëvizje gjykatën (neni 2) dhe palët ndërgjyqëse kanë detyrimin të paraqesin dhe provojnë faktet mbi të cilët bazojnë pretendimet e tyre (neni 8 e 12).

14.1. Në arsyetimin e vendimit Gjykata e apelit ka marrë në analizë provat e paraqitura nga palët dhe ka çmuar se: “... Ndryshe nga sa ka arsyetuar gjykata e shkallës së parë provat e paraqitura në dosje nuk janë fotokopje, por akte shkresore me vlerë të plotë provuese përderisa fotokopjet janë njehsuar me origjinalin nga noteri. Gjykata e shkallës së parë nuk i ka shqyrtuar provat. Nga përmbajtja e librezës së kursimeve të paditësit ... konstatohet se shuma prej 500000 lekësh është tërhequr nga depozita e paditësit për Spiro Markon. Për shënimet e bëra në këtë librezë nga ana e bankës është vendosur vula përkatëse dhe shënimet e bëra janë nënshkruar nga punonjësja që e ka përpiluar librezën. ...”. Pra, gjykata e apelit pranon se pala paditëse ka paraqitur prova për të provuar pretendimet e saj dhe arsyeton se është pala e paditur ajo që duhet të provonte se i ka kthyer shumën paditësit. Në vijim të sa më sipër dhe çfarë pranon të provuar gjykata e apelit, Kolegji Civil çmon se nuk qëndron pretendimi se është gjykata në kushtet e mos hetimit të plotë e të gjithanshëm, por është pala e paditur në mospërmbushje të detyrimit të saj për të provuar faktet mbi të cilat mbështet pretendimet/prapësimet e saj.

15. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në këtë konkluzion duke mbajtur në konsideratë edhe se, është i papranueshëm çdo pretendim që paraqet pala e paditur në rekurs mbi procesin e provueshmërisë dhe vlerësimit të provave, pasi vlerësimi i provave nuk është kompetencë e Gjykatës së Lartë referuar ligjit procedural civil (neni 472). Gjykata e Lartë nuk mund të bëjë rivlerësim të provave në të kundërt me atë që kanë bërë gjykatat e hallkave më të ulëta. (Shih vendimin nr.17, datë 30.04.2007 të Gjykatës Kushtetuese).

15.1. Në procesin civil, palët kanë detyrimin të provojnë pretendimet e tyre gjatë gjykimit në gjykatat e faktit dhe këto gjykata japin vendim mbështetur në provat e paraqitura nga palët, duke i çmuar ato në bazë të bindjes së brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes (konform nenit 29 të Kodit të Procedurës Civile). Ndërsa, kontrolli rishikues i Gjykatës së Lartë nuk zëvendëson të drejtat kushtetuese e ligjore të gjykatave të faktit (gjykatës së shkallës së parë dhe apelit), dhe aq më tepër të vlerësojë bindjen e brendshme të këtyre gjykatave për çështje konkrete. Provat mund të përbëjnë shkak ligjor për cenimin e vendimeve të gjykatave të faktit nga Gjykata e Lartë vetëm kur evidentohen pretendime për rrugët dhe mënyrat e marrjes së provave, pasqyrimit të tyre, por jo për mënyrën e vlerësimit.

16. Nga ana tjetër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vëren se nuk rezulton që nga gjykata të jenë lejuar shkelje të normave procedurale, sikurse parashikohen në germën “b” të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile. Nuk janë lejuar shkelje të dispozitave mbi juridiksionin dhe kompetencën, që përbërja e trupit gjykues të ketë qenë e parregullt apo vendimi të mos jetë nënshkruar nga anëtarët e tij, që çështja të jetë gjykuar në mungesë të palëve pa respektuar dispozitat e njoftimit për gjykimin në gjykatën e apelit, që të mos jetë formuar drejt ndërgjyqësia, apo të mungojnë ose të jenë të pavlefshme aktet procedurale.

17. Në përfundim të sa më sipër, Kolegji Civil vlerëson se vendimi nr.94, datë 07.02.2013, të Gjykatës së Apelit Vlorë është marrë konform ligjit dhe duhet të lihet në fuqi.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të Kodit të Procedurës Civile,


V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.94, datë 07.02.2013, të Gjykatës së Apelit Vlorë.


Tiranë, më 16.03.2016
Nr. 11242-03345-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-762 i Vendimit (84)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   26   27   28   29   30   31   32   33   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish