Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet38/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   34   35   36   37   38   39   40   41   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej :
Ardian Nuni Kryesues

Aleksandër Muskaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare

në datën 17.03.2016 shqyrtoi në seancë gjyqësore çështjen civile me palë :


PADITËS: 1. XHEVRIE BRUÇI, (në mungesë)

2. GENTJAN BRUÇI, (në mungesë)

3. MARSIDA BRUÇI, (në mungesë)

4. FLORIAN BRUÇI, (në mungesë)

I PADITUR: SHOQËRIA E SIGURIMEVE SIGMA SH.A

OBJEKTI:


Detyrimin e palës së paditur të paguajë në favor të paditësve,

diferencën e dëmit real pasuror dhe jopasuror,

shpenzimet e varrimit dhe të ceremonive mortore,

kamatëvonesat, për shkak të dëmit të shkaktuar

nga një aksident rrugor, kryefamiljarit të tyre.

Baza Ligjore: Nenet 419, 476, 608, 625, 640 e vijues të Kodit Civil;

Dekreti 295, dt.15.09.1992, “Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve

të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj palëve të treta”,

miratuar me ndryshime nga ligji 7641, dt. 15.12.1992.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.9259, datë 17.11.2011 ka vendosur:

“Rrëzimin e kërkesë-padisë si të pabazuar në ligj e në prova.”


Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.2401, datë 12.10.2012 ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.9259, datë 17.11.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në këtë mënyrë:

- Pranimin pjesërisht të kërkesë padisë.

- Detyrimin e të paditurit Shoqëria e Sigurimeve “Sigma” sha, të paguajë në favor të paditësve Xhevahire Bruçi, Gentian Bruçi, Marsida Bruçi dhe Florian Bruçi vlerën prej 9.512.228 lekë, si diferencë e dëmit pasuror dhe jo pasuror për vdekjen e trashëgimlënësit të tyre Bajram Bruçi, si dhe interesat ligjore mbi këtë vlerë të llogaritura nga data 09.10.2010, deri në ekzekutimin e plotë të këtij vendimi...”.



Kundër vendimit nr.2401, datë 12.10.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë brenda afatit ligjor, në mbështetje të nenit 472 të K.Pr.C. ka ushtruar rekurs pala e paditur Shoqëria “Sigma” sh. a me datë 09.11.2012 (brenda afatit 30 ditor nga dhënia e vendimit të gjykatës së apelit, rekursi i cili i është njoftuar palëve ndërgjyqëse) duke kërkuar bazuar në nenin 485/b të Kodit të Procedurës Civile, prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë.
Kanë paraqitur kundër-rekurs paditësit Xhevrie Bruçi etj., të cilët kërkojnë mospranimin e rekursit të paditurit Shoqëria “Sigma” sh.a, si të pabazuar në ligj dhe në prova.

  • Në sekretarinë gjyqësore të Gjykatës së Lartë është paraqitur një kërkesë nga paditësat me datë 22.06.2013 me të cilën kërkojnë të heqin dorë nga e drejta e padisë bazuar në nenin 201/2 të K.Pr.Civile për shkak se e kanë zgjidhur çështjen me pajtim.

  • Më datë 09.03.2016 pala e paditur shoqëria e Sigurimeve “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a ka paraqitur deklaratë duke kërkuar: “Heqjen dorë nga rekursi”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ



pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; në mungesë të palëve pjesëmarrëse, si shqyrtoi në tërësi çështjen,
V Ё R E N

I. RRETHANAT E FAKTIT

1. Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, nga aktet e dosjes gjyqësore i rezultojnë të pranuara nga gjykatat e faktit rrethanat si vijon:

  1. Në datë 19.10.2008, rreth orës 18.45, në rrugën nacionale Krastë - Qafa e Buallit, të rrethit Bulqizë, ka ndodhur një aksidenti i rëndë automobilistik. Mjeti tip BMV-X5, me targë TR7744J, drejtuar nga shtetasi Gazmir Gjoka, ka dalë nga rruga, duke rënë në greminë. Si pasojë e kësaj ngjarje ka vdekur shtetasi Bajram Bruci, si dhe janë plagosur rëndë shtetasit Lulzim Karamani, Haxhi Kurti e Skënder Ferra, të cilët udhëtonin si pasagjerë në këtë mjet.

  2. Rezulton se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër me vendimin nr.26, datë 10.02.2009, ka vendosur deklarimin fajtor të shtetasit Gazmir Gjoka, akuzuar për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Ky vendim nuk është ankimuar dhe ka marrë formë të prerë më datë 20.02.2009.

  3. Nga shqyrtimi i provave dhe akteve rezulton se mjeti, me të cilin u shkaktua dëmi, me targë TR7744J, ka qenë i siguruar pranë palës së paditur, me policën e sigurimit të detyrueshëm, nr.0354077, me afat nga dt. 02.11.2007, deri më dt. 01.11.2008. Meqenëse rasti i sigurimit, është vërtetuar më dt.19.10.2008, atëherë detyrimi për të dëmshpërblyer i përket të paditurit SIGMA sh.a. Rezulton në bazë të Skedës së Vdekjes (vërtetimi mjekësor i shkakut të vdekjes) dt. 19.10.2008, se shkaku i vdekjes së pasagjerit Bajram Bruçi, kanë qenë dëmtimet e marra, si pasojë e aksidentit.

  4. Me vdekjen e të ndjerit Bajram Bruçi, është çelur trashëgimia ligjore e tij, me vendimin nr.270, dt. 12.12.2008, të Gjykatës së Rrethit Dibër, duke përcaktuar si trashëgimtarë ligjorë të tij, bashkëshorten e tij Xhevrie Bruci, dhe fëmijët e tij Gentjan Bruçi, Marsida Bruçi dhe Florian Bruçi, të cilët trashëgojnë nga ¼ pjesë të pasurisë trashëgimore të luajtshme dhe të paluajtshme të trashëgimlënësit.

  5. Nisur nga rrethanat e faktit rezulton se pala paditëse i është drejtuar Shoqërisë së Sigurimit SIGMA sh.a. me kërkesë për shpërblim dëmi pasuror dhe jopasuror, për vdekjen e shtetasit Bajram Bruçi, konform legjislacionit shqiptar. Kërkesa mban datën 03.04.2009, dhe i është bashkëlidhur pjesa më e madhe e dokumentacionit, të kërkuar nga i padituri. Mbi bazën e kësaj kërkesë të paraqitur rezulton se pala e paditur, pasi llogariti vlerën e dëmshpërblimit për kryefamiljarin Bajram Bruçi, pretendoi se kjo vlerë është në masën 4.8 milionë lekë, duke përfaqësuar, sipas saj “madhësinë reale të dëmit”.

  6. Në këto rrethana pala paditëse i drejtohet Gjykatës, duke mos qenë dakord me masën e këtij dëmshpërblimi, duke paraqitur këto pretendime: “I padituri ka patur detyrimin ligjor, që brenda nje afati kohor prej 90 ditësh të njoftojë shumën e dëmshpërblimit kërkuesve në madhësinë reale të dëmit ose të refuzojë në mënyrë të arsyetuar kërkesën për dëmshpërblim dëmi. I padituri ka patur detyrimin ligjor që brenda afatit të përcaktuar më sipër t’i akordonte kërkuesve dëmin pasuror nga vdekja e kryefamiljarit të tyre, shtetasit Bajram Bruçi.

  7. Ky dëm përbën të ardhurat, që do të siguronte i ndjeri nga puna e tij dhe aktivitetit i tij në të ardhmen, nëse jeta e tij nuk do të ishte ndërprerë para kohe nga aksidenti, e bazuar kjo në nenin 640 e vijues të Kodit Civil.

I padituri ka detyrimin ligjor, që po brenda këtij afati, t’i akordonte kërkuesve dëmin jopasuror, të parashikuar në nenin 625 të Kodit Civil.” Shoqëria “Sigma”, me tu vënë në dijeni të faktit të ndodhur dhe rastit të sigurimit me anë të kërkesës së dt. 03.04.2009, të trashëgimtarëve ligjorë të të ndjerit Bajram Bruçi, ka çelur praktikën e dëmit dhe ka vlerësuar dëmin, që u është shkaktuar atyre, në mbështetje të legjislacionit në fuqi, konkretisht Udhëzimit nr.24 të Ministrit të Financave.

  1. Vlera e dëmshpërblimit, që u takon trashëgimtarëve të të ndjerëve Bajram Bruci, përfshin dëmin pasuror dhe jopasuror të shkaktuar, është llogaritur në masën 4.830.000 lekë. Kjo shumë është miratuar nga Bordi dhe më pas është tërhequr nga paditësat. Paditësit kanë qenë dakort me shumën e dëmshpërblimit, të përcaktuar nga ana e shoqërisë, dhe e kanë tërhequr këtë shumë, që në vitin 2009, siç vërtetohet nga mandatet e pagesës për tërheqjen e shumës nga paditësi Gentjan Bruçi.


II. PROCEDURAT GJYQËSORE


  1. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.9259, datë 17.11.2011 ka vendosur:

“Rrëzimin e kërkesë-padisë si të pabazuar në ligj e në prova.”

  1. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.2401, datë 12.10.2012 ka vendosur: “Ndryshimin e vendimit nr.9259, datë 17.11.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në këtë mënyrë: - Pranimin pjesërisht të kërkesë padisë.

- Detyrimin e të paditurit Shoqëria e Sigurimeve “Sigma” sha, të paguajë në favor të paditësve Xhevahire Bruçi, Gentian Bruçi, Marsida Bruçi dhe Florian Bruçi vlerën prej 9.512.228 lekë, si diferencë e dëmit pasuror dhe jo pasuror për vdekjen e trashëgimlënësit të tyre Bajram Bruçi, si dhe interesat ligjore mbi këtë vlerë të llogaritura nga data 09.10.2010, deri në ekzekutimin e plotë të këtij vendimi...”.

  1. Kundër vendimit nr.2401, datë 12.10.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë brenda afatit ligjor, në mbështetje të nenit 472 të K.Pr.C. ka ushtruar rekurs pala e paditur Shoqëria “Sigma” sh. a me datë 09.11.2012 (brenda afatit 30 ditor nga dhënia e vendimit të gjykatës së apelit, rekursi i cili i është njoftuar palëve ndërgjyqëse) duke kërkuar bazuar në nenin 485/b të Kodit të Procedurës Civile, prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Në shkaqet e rekursit të pretenduara prej paditësit veçohen:

  • Gjykata e apelit si argument të vetëm ligjor në lidhje me legjitimimin e paditësve për të kërkuar një shumë më të lartë dëmshpërblimi nga ajo për të cilën kishte nënshkruar një prokurë dhe një deklaratë noteriale sillet faktin se në prokurë mbi të cilën i jepte të drejtën paditësit Gentjan Bruçi për të kryer procedurat e tërheqjes së dëmshpërblimit, paditësja Xhevrije Bruçi duhej të shprehet vullnetin e saj në lidhje me fëmijën e mitur në mënyrë të detajuar.

  • Nuk e dimë se çfarë ka dashur të nënkuptojë gjykata me “në mënyrë të detajuar” kur sipas nenit 232 të Kodit të Familjes prindërit përfaqësojnë fëmijën e tyre të mitur, në rastin konkret, paditësja Xhevrije Bruçi si nënë e të miturit ka shprehur iso jure vullnetin edhe për të miturin.

  • Gjithashtu për sa ka konstatuar gjykata e apelit se në prokurë paditësja nuk ka shënuar emrin e të miturit por vetëm emrin e saj, sipas ligjit “Për Noterinë” përfaqësimi i një fëmije të mitur nga kujdestari i tij ligjor nuk nënkupton që ky i fundit duhet të shënojë emrin e tij në prokurë dhe të nënshkruajë për të, ai nënshkruan në emër të tij dhe për efekt të ligjit konsiderohet se ky vullnet shprehet dhe për fëmijën e tij të mitur.

  • Lidhur me nënshkrimin në të njëjtën prokurë edhe të fëmijës tjetër e cila në momentin e nënshkrimit ka qenë mbi 14 vjeç sipas nenit 7 të Kodit Civil veprimet e të miturës janë bërë me miratimin e plotë të nënës së saj për faktin se prokura është nënshkruar dhe prej kësaj të fundit si kujdestare ligjore e të miturës.

  • Në rastin në gjykim jemi përpara shuarjes së detyrimit sipas nenit 511 të Kodit Civil për shkak të përmbushjes së tij nga i padituri dhe sipas deklaratës noteriale paditësat rezulton se me vullnetin e tyre të lirë të kenë hequr dorë nga çdo pretendim të mëtejshëm të ndaj Shoqëria “Sigma” sh.a.

  • Gjithashtu vendimi i gjykatës së apelit rezulton të jetë marrë në shkelje të nenit 142/1 të Kushtetutës pasi ai vendim është pjesërisht i arsyetuar vetëm për sa i përket legjitimimit të paditësve dhe jo për sa i takon masës së shpërblimit.

  1. Kanë paraqitur kundër-ekurs paditësit Xhevrie Bruçi etj., të cilët kërkojnë mospranimin e rekursit të paditurit Shoqëria “SIGMA” sh.a, si të pabazuar në ligj dhe në prova.

  2. Në sekretarinë gjyqësore të Gjykatës së Lartë është paraqitur një kërkesë nga paditësat me datë 22.06.2013 me të cilën kërkojnë të heqin dorë nga e drejta e padisë bazuar në nenin 201/2 të K.Pr.Civile për shkak se e kanë zgjidhur çështjen me pajtim.

  3. Më datë 09.03.2016 pala e paditur Shoqëria e Sigurimeve “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a ka paraqitur deklaratë duke kërkuar: “Heqjen dorë nga rekursi”.


III. ARSYETIMI LIGJOR I VENDIMIT TË ANKIMUAR.
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.9259, datë 17.11.2011 ndër të tjera ka arsyetuar se: “… (omissis) … “...omissis...Në bazë të nenit 8 të Kodit Civil dhe neneve 231-234 e vijues të Kodit të Familjes, veprimet juridike të të miturit i kryen përfaqësuesi i tij ligjor, që në rastin konkret është prindi, paditësja Xhevrie Bruci, e cila përfaqëson të miturit paditësat Marsida Bruçi dhe Florjan Bruçi. Me nënshkrimin e saj të prokurës së mësipërme, nënkuptohet, që për cështjen në fjalë, paditësja Xhevrie Bruçi vepron edhe në emër dhe për llogari të të miturve të saj Marsida Bruçi dhe Florjan Bruçi. Në këtë kuptim dhe duke qenë se prokura e posacme në fjalë është e vlefshme, është e vlefshme edhe deklarata noteriale, që e pason atë, nr.1473 rep., 252/1 kol., dt. 03.06.2009, e noterit Ndriçim Cani, me anë të së cilës deklaruesi Gentjan Bruci, deklaron nën përgjegjësinë e tij personale dhe ligjore: “...Nga Shoqëria e Sigurimeve “SIGMA” sh.a. për dëmin e mësipërm, më është ofruar vlera prej 4.830.000 katër milionë e tetëqind e tridhjete mije leke. Deklaroj se me marrjen në dorëzim të shumës së mësipërme nga Shoqëria e Sigurimeve “SIGMA” sh.a. nuk do të kem asnjë pretendim ndaj shoqërisë “SIGMA” sh.a. (të tanishme dhe të mëvonshme), pra heq dorë nga e drejta e padisë.”.

Pretendimi i palës paditëse se kjo deklaratë noteriale është nënshkruar në keqbesim të plotë, nga “presioni” që pala e paditur “SIGMA” sh.a. ka ushtruar ndaj paditësave, nuk u provua në gjykim. Gjithashtu pala paditëse nuk mund të mbrohet me “padijeninë e ligjeve”. Kjo nuk e shkarkon atë nga përgjegjësia civile, në rastin konkret.

Pra paditësat e kanë pranuar dhe tërhequr shumën e dëmshpërblimit pranë zyrës së siguruesit. Ata nuk e kanë kundërshtuar vleftën e dëmit, brenda afatit të parashikuar nga neni 34 i Rregullores nr.622/1, dt. 15.12.1992.

Për një hetim sa më të plotë dhe të paanshëm, nga Gjykata u thirr edhe një vlerësues dëmesh në sigurime për të përllogaritur vlerën reale të dëmshpërblimit të pretenduar nga paditësit. Në përllogaritjen e të ardhurave të të ndjerit Bajram Bruçi, eksperti përfshiu edhe të ardhurat që pretendohet se i ndjeri siguronte nga dy kontratat e punës pranë subjekteve “M-Gazi” sh.p.k. dhe “Jahe” sh.p.k., me një të ardhur mujore prej 50.000 lekë secila, duke mos përfshirë të ardhurat e konfirmuara nga ISSH për periudhën kohore 19.12.2007-19.10.2008 dhe 24.01.2008-19.10.2008. Këto kontrata i janë vënë në dispozicion palës së paditur vetëm gjatë gjykimit dhe nuk janë paraqitur nga paditësit në momentin e kërkesës për dëmshpërblim. Gjykata çmon se vlerësimi i ekspertit mbi bazën e këtyre kontratave nuk duhet të merret parasysh, pasi paditësit nuk vërtetuan se i ndjeri ka qenë i punësuar pranë dy shoqërive. Ata nuk paraqitën as pagimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe as pagimin e tatimit mbi të ardhurat personale.

Në këto rrethana Gjykata çmon të rrëzojë kërkesë-padinë, si të pabazuar në ligj dhe në prova.(...).”

  1. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.2401, datë 12.10.2012 ndër të tjera arsyeton se: “… (omissis) … Nisur nga rrethanat e mësipërme dhe analiza ligjore e fakteve dhe provave Gjykata e Apelit konkludon se padia e palës paditëse duhet pranuar pjesërisht. Kjo për faktin se referuar dokumentacioneve të paraqitur dhe konkretisht mbështetur dhe në kërkesat e ligjit dekretit 295, datë 15.09.1992 “Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj palëve të treta” miratuar me ndryshime nga ligji nr.7641, datë.15.12.1992 dhe udhërimit nr.24, datë 15.11.2007 rezulton se nuk kemi masë dëmshpërblimi vlerën reale të dëmit kjo sipas dhe rregullon neni 26 i rregullores 622/1 datë 15.12.1992 “Për zbatimin e sigurimit të detyrueshëm”. Në lidhje me përcaktimin e vlerës së dëmit nga ana e Gjykatës së Tiranës është caktuar një ekspert i cili ka arritur ne një konkluzion në përcaktimin e dëmi real sipas kërkesave të nenit 608, 625 dhe 640 të K.Civil i cili përbëhet nga dëmi pasuror dhe jo pasuror. Në këtë rast për përllogaritjen e dëmit rezulton se nga ana e ekspertit është marrë mosha e personit i cili ka vdekur, marrëdhënie e tij e punës, paga e tij mesatare dhe punësimet e tjera që ky shtetas ka patur dhe që janë evidentuar dhe administruar në dosje përpara ndodhjes së rastit të aksidentit. Kështu rezulton se nga ana e ekspertit është dhënë në bazë të dispozitave ligjore të mësipërme duke dhënë si dëmshpërblim minimal në shumën 9512.228 lekë dhe dëmshpërblim maksimal në shumën 17.765.380 lekë.

Nisur nga rrethanat e çështjes dhe aktet provuese rezulton se nisur nga përllogaritjet e bërë nga ana e ekspertit dhe nisur nga masa e dëmshpërblimit të akorduar nga ana e palës paditur Gjykata e Apelit çmon se pala e paditur duhet të dëmshpërblejë palës paditëse në diferencën e dëmit pasuror dhe jopasuror për vdekjen e të ndjerit Bajram Bruçi në shumën 9.512.228 lekë si dhe interesat ligjore mbi këtë shumë nga data 09.10.2010 e deri në ditën e ekzekutimit e plotë të këtij vendimi. Në arritjen në këtë konkluzion nga ana e ekspertit është marrë parasysh faktin se trashëgimlënësi ka qenë i punësuar në dy punë me pagesë maksimale të cilat kanë nxjerrë dhe shumën për të cilën gjykata çmon se pala paditur duhet të detyrohet ndaj paditësve.

Në këto rrethana Gjykata e Apelit e çmon të pabazuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndaj si i tillë ai duhet të ndryshohet, pasi pala paditëse ka provuar ekzistencën e rrethanave dhe fakteve të cilat janë ngritur në ankim për të krijuar bindjen që vendimi duhet ndryshuar.

Nisur nga analiza e rrethanave te mësipërme ankimi i bere në Gjykatën e Apelit si mjet mbrojtës ndaj vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë gjendet i bazuar, ndaj dhe vendimi i kësaj gjykate duhet të ndryshohet duke u pranuar pjesërisht padia e palës paditëse.(...).”
IV. NË LIDHJE ME REKURSIN E USHTRUAR


  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, ndodhemi përpara kushteve ligjore kur duhet të vendoset pushimi i shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Lartë.

  2. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mban në vëmendje dispozitat e neneve 442/b, 490 të K.Pr.Civile, në lidhje me zgjidhjen e drejtë të çështjes.

  3. Në nenin 442/b të Kodit Civil përcaktohet se: “Rekursi është akti me të cilin palët ose pjesëmarrësit e tjerë në proces parashtrojnë kundërshtimet e tyre ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë ose të gjykatës së apelit në Gjykatën e Lartë, sipas rregullave të përcaktuara në këtë Kod.”.

  4. Në nenin 490 të Kodit të Procedurës Civile përcaktohet se: “Pala mund të heqë dorë nga rekursi derisa nuk është filluar relatimi në seancë gjyqësore. Heqja dorë nga rekursi bëhet me shkrim e nënshkruar nga vetë pala ose avokati i saj i pajisur me prokurë për këtë qëllim....”.

  5. Duke interpretuar dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në tërësinë e tyre shihet qartë se, i gjithë procesi gjyqësor civil përshkohet për gjatë gjithë fazave të tij, prej parimit të disponibilitetit.

  6. Parimi i disponibilitetit është një parim bazë i së drejtës procedurale civile. Ky parim shprehet në disa drejtime dhe në faza të ndryshme të procesit gjyqësor, ai gjen reflektimin e tij edhe në dispozitat që trajtojnë rekursin, ku ligji procedural iu jep mundësi palëve, që të heqin dorë nga rekursi, duke përcaktuar edhe efektin që passjell kjo e fundit.

  7. Gjykata e Lartë nuk mund të vazhdojë gjykimin në kushtet kur personit, i cili e ka vënë atë në lëvizje i mungon vullneti për ta vazhduar atë më tej.

  8. Gjykata vetëm tregon kujdes që, në zbatim të ligjit, të sigurohet që vullneti i palës të mos jetë i vesuar dhe heqja dorë nga rekursi të parashtrohet në përputhje me rregullat e parashikuara në ligj.

  9. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konstaton se, pranë Gjykatës së Lartë, më datën 09.03.2016, është depozituar kërkesa për heqje dorë nga rekursi e nënshkruar nga rekursuesi shoqëria e Sigurimeve Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group sh.a. Gjithashtu dhe pala paditëse ka paraqitur kundër-rekurs duke parashtruar se çështja është zgjidhur me mirëkuptim.

  10. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e vlerëson kërkesën për heqje dorë nga rekursi në pajtim me kushtet e parashikuara nga neni 490 i Kodit të Procedurës Civile, që përcakton se: “Pala mund të heqë dorë nga rekursi derisa nuk është filluar relatimi në seancë gjyqësore. Heqja dorë nga rekursi bëhet me shkrim e nënshkruar nga vetë pala ose avokati i saj i pajisur me prokurë për këtë qëllim...”.

  11. Ky Kolegj vëren se, kërkesa me shkrim për heqje dore nga rekursi, e nënshkruar nga vetë pala rekursuese, e paraqitur përpara se të fillojë relatimi i çështjes në seancë gjyqësore, përbën heqje dorë të kësaj pale nga rekursi i paraqitur kundër vendimit nr.2401, datë 12.10.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

  12. Lidhur me sa më sipër, Gjykata e Lartë konstaton se, në rastet që i paraqitet një kërkesë për heqje dorë nga rekursi, atëherë gjykatës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të konstatojë faktin dhe të vendosë si pas objektit të kërkesës, pasi zhvillimi apo jo i procesit gjyqësor, lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me konceptin e disponibilitetit.

  13. Në këto rrethana, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, në kuptim të dispozitave të sipërcituara, duhet të vendoset pushimi i shqyrtimit të çështjes në këtë Gjykatë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e nenit 490 dhe 491 të Kodit të Procedurës Civile;
V E N D O S I

Pushimin e shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Lartë për shkak të heqjes dorë nga rekursi.



Tiranë, më 17.03.2016


Nr.11243-01516-00-2013 Rregj. Themeltar

Nr. 00-2016 - 914 i Vendimit (92)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   34   35   36   37   38   39   40   41   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish