Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet35/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   31   32   33   34   35   36   37   38   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga :


Ardian Nuni Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar

Aleksandër Muskaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare

Admir Thanza Anëtar
në seancat gjyqësore të datave 06.03.2014, 30.04.2015, 17.12.2015, 04.02.2016 dhe 17.03.2016 mori në shqyrtim çështjen civile me nr.00699/10, që u përket palëve:
PADITËS I K/PADITUR: SOKOL PËLLUMBI (trashëgimtar ligjor i trashëgimlënësit Sali Pëllumbi), përfaqësuar nga avokat Luan Hasanaj.

TË PADITUR K/PADITËS: Trashëgimtarët ligjorë të Osman Mema (Arbana): DRITAN FAGU, RESHAT JARANI, (trashëgimtarët e tij ligjorë BESNIKE JARANI, ERMINELA JARANI DHE SAIMIR JARANI), HAVA ZAJA, AISHE QEFALIA, HAXHI MEMA (trashëgimtarët ligjorë ISMETE MEMA, SULEJMAN MEMA, ARNEL MEMA DHE GËZIM MEMA), SOFIE REÇI, HAMIDE HYKA (trashëgimtarët ligjorë ERMIRA KIPI DHE XHAVIT HYKA), HATIXHE SKËNDERI, OSMAN MEMA, ISMAIL TOÇI, BEQIR MEMA, ALI MEMA, NAIME FAGU (trashëgimtarët ligjorë ARJAN FAGU DHE ROLAND FAGU) (në mungesë)

KUME SPAHIU, YMER JARANI, përfaqësuar nga avokat Avni Shehu

NDËRHYRËS KRYESORË (Të bashkuar me paditësin dhe njëkohësisht të paditur në kundërpadi):

Trashëgimtarët e tjerë ligjorë të Sali Pëllumbit: GJERAQINA TABAKU, EDUART HOXHA, ENKELEJDA HOXHA, MYRVETE PËLLUMBI (në mungesë)

TË PADITUR

të Ndërhyrjes Kryesore:

DRITAN FAGU, RESHAT JARANI (trashëgimtarët ligjorë BESNIKE JARANI, ERMINALE JARANI DHE SAIMIR JARANI), HAVA ZAJA, AISHE QEFALIA, HAXHI MEMA (trashëgimtarët ligjorë ISMETE MEMA, SULEJMAN MEMA, ARNEL MEMA DHE GËZIM MEMA), SOFIE REÇI, HAMIDE HYKA (trashëgimtarët ligjorë ERMIRA KIPI DHE XHAVIT HYKA), HATIXHE SKËNDERI, OSMAN MEMA, ISMAIL TOÇI, BEQIR MEMA, ALI MEMA, NAIME FAGU (trashëgimtarët ligjorë ARJAN FAGU DHE ROLAND FAGU) (në mungesë)

KUME SPAHIU, YMER JARANI, përfaqësuar nga avokat Avni Shehu

E PADITUR

(në padi dhe në kundërpadi): AGJENSIA RAJONALE E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE ISH PRONARËVE. (në mungesë)
OBJEKTI I PADISË DHE I NDËRHYRJES KRYESORE:

Konstatimi pjesërisht i pavlefshëm i vendimit të KKKP

nr.36, datë 05.04.2001, përsa i përket pikës 1

që ka të bëjë me parcelën 543, me sipërfaqe 843 m2.

Çregjistrimi nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme i parcelës nr.543

e regjistruar në emër të trashëgimtarëve të të ndjerit Osman Arbana

Baza Ligjore e Padisë dhe e Ndërhyrjes Kryesore: Neni 32/a i K.Pr.Civile,

Neni 189 i Kodit Civil,

nenet 149, 165 dhe 199 të ligjit

“Për kthimin dhe kompensimin e pronave të ish-pronarëve.


OBJEKTI I KUNDËRPADISË:

Anullimi i vendimit nr.73, datë 21.06.1995 i K.K.K.Pronave Tiranë,

çregjistrimi nga ZRPP Tiranë i këtij vendimi

dhe detyrimi i paditësave të kundërpaditur të njohin të paditurin kundërpaditës

pronar mbi truallin me sipërfaqe 848 m2.

Konstatimi i pavlefshmërisë absolute i kontratës së shitjes

datë 24 tetor 1944 në pjesën që bën fjalë për shitjen e parcelës nr.543

të lidhur midis Sali Pëllumbi dhe Shtetit Shqiptar.

Baza Ligjore e Kundërpadisë: Neni 160 i K.Pr.Civile.

Ligji nr.7698, datë 15.04.1993

“Për kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish pronarëve”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.3014, datë 14.06.2004, ka vendosur:

Pranimin e kërkesë padisë.

Anullimin pjesërisht të vendimit nr.36, datë 05.04.2001 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të pronave ish-pronarëve në pikën 1/a të tij, përsa i përket parcelës nr.543.

Rrëzimin e kundërpadisë të të paditurve kundërpaditës trashëgimtarët e Osman Arbanës.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.777, datë 29.06.2005, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.3014, datë 14.06.2004 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1906, datë 19.03.2007, ka vendosur:

Rrëzimin e padisë së paditësit Sokol Pëllumbi si dhe ndërhyrësave kryesorë trashëgimtarë ligjorë të trashëgimlënësit Sali Pëllumbi.

Pranimin e kundërpadisë së të paditurve kundërpaditës trashëgimtarë ligjorë të trashëgimlënësit Osman Arbana.

Anullimin e vendimit nr.73, datë 21.06.1995 të K.K.K.Pronave ish pronarëve Tiranë dhe ç’regjistrimin e këtij vendimi nga Z.R.P.P. Tiranë.

Detyrimin e paditësit të kundërpaditur dhe të ndërhyrësave kryesorë (trashëgimtarë ligjorë të Sali Pëllumbit), të njohim të paditurit kundërpaditës pronarë mbi truallin me sipërfaqe 848 m² të trajtuar me vendimin nr.73, datë 21.06.1995 të K.K.P.
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1063, datë 24.09.2009, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.1906, datë 19.03.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Pranimin e padisë së paditësit të kundërpaditur Sokol Pëllumbi.

Anullimin pjesërisht të vendimit nr.36, datë 05.04.2001 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish pronarëve në pikën 1/a të tij, përsa i përket parcelës nr.543 me sipërfaqe 843 m2.

Çregjistrimin nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të pronës nr.543 e cila është regjistruar në emër të trashëgimtarëve të Osman Arbanës.

Rrëzimin e kundërpadisë të të paditurve kundërpaditës trashëgimtarë të Osman Arbanës.


Kundër vendimit të gjykatës së apelit kanë ushtruar rekurs Kume Spahiu, Reshat Jarani, Ymer Jarani, Hava Zaja, Aishe Qefalia, Haxhi Mema, Beqir Mema, Sofije Reçi, Hamide Hyka, Hatixhe Skënderi, Osman Mema, Ali Mema, Ismail Toçi, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për këto shkaqe:

  • Në nenin 1874 është përcaktuar në mënyrë të qartë se “Aktet e përmendura në nenin 1864 si dhe vendimet e treguara në nenin 1865/1,2,3 të derisa nuk janë transkriptuar nuk kanë asnjë efekt kundrejt të tretëve të cilët me çdo titull kanë përfituar të drejtën mbi pronën.

  • Po në paragrafin e dytë të këtij neni është përcaktuar se... “pa u bërë regjistrimi nuk mund të sjell asnjë efekt në lidhje me hipotekën”.

  • Po kështu edhe në paragrafin e tretë del qartë se vetëm me regjistrim bëhet kalimi i pronësisë.

  • Shpronësimi nëse do të kishte përfunduar duhet të ishte regjistruar në regjistrat përkatës të pasurive të paluajtshme për efekt të kalimit të pronësisë në favor të shtetit.

  • Mos transkriptimi i pronës së Osman Arbanës në regjistrat e pasurive të paluajtshme tregon se procesi i shpronësimit nuk kishte përfunduar.

  • Veprimi juridik është kryer në kohën kur pothuajse vendi ishte i cilësuar dhe administrata e okupacionit ishte larguar.

Paditësi i kundërpaditur Sokol Pëllumbi ka ushtruar kundër rekurs, me të cilin kërkon mospranimin e rekursit, për këto shkaqe:



  • Vendimi i gjykatës së apelit është i drejtë dhe i bazuar në provat e administruara gjatë gjykimit.

  • Prona e trashëgimlënësit Sali Pëllumbi në origjinë referon në kontratën e shitjes datë 24.10.1944, pasuri kjo që është sekuestruar në vitin 1947 me vendim të organeve shtetërore të kohës.

  • Pjesa nga relievi i tokës së Halil e Hysen Karapici nuk paraqet asnjë të dhënë apo lidhje me pronën e trashëgimlënësit të të paditurve kundërpaditës; madje emri i Osman Arbanës nuk gjendet fare në këtë hartë apo në legjendën e saj. Të dhënat e kësaj harte dhe ato të ekspertimit janë deformuar nga gjykata e shkallës së parë.

  • Nga provat e administruara rezulton se i ndjeri Osman Arbana lidhur me shpronësimin është ankuar vetëm për parcelën 540 me sipërfaqe prej 750 m2 dhe nuk është ankuar për parcelën 543, e cila i është shitur të ndjerit Sali Pëllumbi.

  • Nga pala e paditur kundërpaditëse nuk është sjellë asnjë akt që të vërtetonte se i ndjeri Osman Arbana e ka kundërshtuar shpronësimin në Kolegjin e Arbitrazhit, sikurse parashikonte neni 4 Dekreti i Mëkëmbësit nr.178, datë 11.12.1939 për “Shpronësimet për dobi publike”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; përfaqësuesin e të paditurve kundërpaditës Kume Spahiu dhe Ymer Jarani, avokatin Avni Shehu, që kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë; përfaqësuesin e paditësit të kundërpaditur Sokol Pëllumbi, avokatin Luan Hasanaj, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

RRETHANAT E ÇËSHTJES

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësi i kundërpaditur Sokol Pëllumbi dhe ndërhyrësit kryesorë Sadete Pëllumbi, Shpëtim Pëllumbi (trashëgimtarët e tij Myrvete Pëllumbi, Sokol Pëllumbi e Enkelejda Pëllumbi) janë trashëgimtarë të Sali Pëllumbit.

2. Të paditurit kundërpaditës dhe të paditur të ndërhyrjes kryesore Dritan Fagu, Kume Spahiu, Reshat Jarani (trashëgimtarët e tij: Besnike Jarani, Erminela Jarani e Saimir Jarani), Ymer Jarani, Hava Zaja, Aishe Qefalia, Haxhi Mema (trashëgimtarët e tij: Ismete Mema, Sulejman Mema, Arnel Mema e Gëzim Mema), Sofie Reçi, Hamide Hyka (trashëgimtarët ligjorë të saj: Ermira Kipi e Xhavit Hyka), Hatixhe Skënderi, Osman Mema, Ismail Toçi, Beqir Mema, Ali Mema, Naime Fagu (trashëgimtarët ligjorë të saj: Arjan Fagu e Roland Fagu) dhe Zyra Mema (kjo e fundit nuk gjen pasqyrim në asnjë akt procedurial të këtij gjykimi), janë trashëgimtarë të linjës që vjen nga trashëgimlënësi Osman Mema (Arbana).

3. Me vendimin nr.73, datë 21.06.1995 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Rajonit nr.2, Tiranë, është vendosur: “1.a. Të njohë z. Sali Pëllumbi (trashëgimtarët) ish pronar të një prone me sip. 848 m2 që ndodhet në Tiranë të Re pranë Farmacisë nr.8. Prona kthehet dhe kompensohet si vijon: 1.b. në bazë të nenit 19 të Ligjit 7698 dt. 15.04.93 z. Sali Pëllumbi (trashëgimtarët e tij) i njihet dhe i kthehet pronësia mbi truallin e lirë prej SL=519.5 m2 (sipas gentplanit të bashkëngjitur). 1.c. në bazë të nenit 15 të ligjit 7698 dt. 15.04.93 z. Sali Pëllumbi (trashëgimtarët e tij) i njihet dhe i kthehet sip. e zënë me kioskë me sip. S=22.5 m2 (sipas gentplanit të bashkëngjitur). 1.d. në bazë të nenit 16 të ligjit 7698 dt. 15.04.93 z. Sali Pëllumbi (trashëgimtarëve të tij), kompensohet me një nga paragrafet e këtij neni për truallin e zënë prej S=306 m2 (sipas gentplanit)”.

4. Nga ana tjetër, me vendimin nr.36, datë 05.04.2001 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Bashkia Tiranë është vendosur: “1. Të njohë ish-pronar Z. Osman Arbana (trashëgimtarët e tij), në bazë të nenit 1 të ligjit 7698, dt. 15.04.1993, për një truall me sipërfaqe 3942 m2, të ndërtuar në Tiranë, në sinurin Selitë Greke, kufizuar:...Prona kthehet dhe kompensohet si vijon: 1a-një truall i lirë, i përbërë prej 6 parcelash SL1=20 m2, SL2=292 m2, SL3=28 m2, SL4=36 m2, SL5=73 m2, siç tregohet në gentplan pjesa e vijëzuar dhe në bazë të nenit 16 tëq ligjit 7698, dt. 15.04.1993 i kthehet Z. Osman Arbana (trashëgimtarëve të tij) pronësia mbi këto troje. 1b- një truall i zënë me garazh, me sipërfaqe 102 m2, siç tregohet në gentplan pjesa e vijëzuar dhe në bazë të nenit 16 të ligjit 7698, dt. 15.04.1993 i kthehet Z. Osman Arbana (trashëgimtarëve të tij) pronësia mbi këtë truall. 1c-një truall me sipërfaqe 3391 m2, i zënë me sheshe e rrugë kalimi, me godina 1KT e oborret e tyre dhe në bazë të nenit 16 të ligjit 7698, dt. 15.04.1993 të kompensohet Z. Osman Arbana (trashëgimtarët e tij) me një nga mënyrat e përcaktuara në këtë nen. 1c- në bazë të nenit 21 të ligjit 7698, dt. 15.04.1993 Z. Osman Arbana (trashëgimtarëve të tij) u lind e drejta e parablerjes së objektit 1KT S6=197 m2, kur ai të privatizohet. Prona figuron e regjistruar në regjistrin hipotekor nr.63, dt. 3 Shkurt 1937, nr.678 dhe 679, dt. 28.10.1937, si dhe në regjistrin e vjetër kadastral libri 5, faqe 15, rreshti 43, viti 1946”.

5. Paditësi i kundërpaditur Sokol Pëllumbi me pretendimin se sipërfaqja e trajtuar në pikën 1/a të vendimit të komisionit dalë në favor të trashëgimtarëve të Osman Arbanës është i pavlefshëm pjesërisht sepse: (i) kjo sipërfaqe trualli ka qënë në pronësi të trashëgimlënësit të tij Sali Pëllumbi dhe jo të trashëgimlënësit Osman Arbana; (ii) trashëgimlënësi i tij është pronar i parcelës nr.543, të blerë me kontratën e datës 24.10.1944 nga shteti shqiptar i asaj kohe; (iii) kjo parcelë, para kalimit të pronësisë tek trashëgimlënësi i tij i ka qenë shpronësuar Osman Arbanës; (iv) midis pronave të trajtuara me vendimet e komisioneve respektive ka mbivendosje, me padi ka kërkuar si në objektin e saj, pasqyruar në pjesët hyrëse të vendimeve të gjykatave të faktit.

5.1. Me kërkesa të veçanta, paditësi Sokol Pëllumbi, ndryshe nga kërkesë padia në hyrje ku thërriste si të paditur trashëgimtarët e Osman Mema (Arbana) pa i nominuar, ka thirrur si të paditur: Hava Zoja, Aishe Qefalia, Ismail Toqi, Kume Toqi, dhe trashëgimtarët e Zyra Memës (bashkëshortja e Mustafa Memës), fëmijët: Beqir Mema, Sofije Reçi, Hamide Hyka, Osman Mema, Ali Mema, Hatixhe Skënderi dhe trashëgimtarët e Fatime Jaranit, që janë fëmijët: Naime Fagu (Jarani), Reshat Jarani e Ymer Jarani.

6. Nga të paditurit Naime Fagu, Reshat Jarani, Ymer Jarani, Hava Osman Zaja, Aishe Osman Qefalia, Ismail Haxhi Ibrahimi (Toqi), Kume Ibrahim Spahiu (Toqi), Haxhi Mustafa Mema (Arbana), Beqir Mustafa Mema (Arbana), Sofije Mustafa Reçi (Mema), Hamide Mustafa Hyka (Mema Arbana), Osman Mustafa Mema (Arbana) Ali Mustafa Mema (Arbana), Hatixhe Mustafa Skënderi (Arbana), trashëgimtarë të linjës trashëgimore që vjen nga trashëgimlënësi Osman Arbana, është paraqitur kundërpadi, e cila, është marrë në shqyrtim së bashku me padinë.

6.1. Nëpërmjet kundërpadisë, me pretendimin se: (i) pasuria që pretendohet nga pala paditëse ka qënë në pronësi të trashëgimlënësit të tyre, Osman Arbanës; (ii) kontrata e shitjes e vitit 1944 është një veprim juridik absolutisht i pavlefshëm, sepse shteti në momentin e kalimit të pronësisë nuk ka qenë pronar i saj nëpërmjet shpronësimit; (iii) prona e pretenduar nga paditësi e ka origjinën nga pronat që shteti ka blerë nga Halil, Myslym, Xhemal, Abdulla e Sejfulla Karapici e Besim Korça në vitin 1929 dhe ndodhet në zonë tjetër nga prona e trashëgimlënësit tonë; (iv) toka që ne kemi përfituar nga komisioni është blerë nga trashëgimlënësi ynë në vitin 1937 dhe është regjistruar në nr.hipoptekor 678, datë 28.10.1937, nr.679, datë 28.10.1937 dhe nr.63, datë 03.02.1937; (v) pra, origjina e pronës së palës paditëse është e ndryshme nga origjina e pronës tonë, nuk bëhet fjalë për të njëjtën pronë; (vi) këtë sipërfaqe toke ne kemi vazhduar ta përdorim deri në vitin 1957, kur është shpronësuar nga shteti, është kërkuar: “Anullimi i vendimit nr.73, datë 21.06.1995 të K.K.K.Pronave ish-pronarëve Tiranë, çregjistrimi nga Hipoteka dhe detyrimi i paditësit të nga njohë pronarë mbi truallin me sipërfaqe 848 m2”.

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.3014, datë 14.06.2004, ka pranuar padinë, duke anulluar vendimin nr.36, datë 05.04.2001 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish-pronarëve në pikën 1/a të tij, përsa i përket parcelës nr.543 dhe ka rrëzuar kundërpadinë.

8. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.777, datë 29.06.2005, ka prishur vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe ka kthyer çështjen për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.

8.1. Si shkak të prishjes së vendimit të gjykatës së shkallës së parë, gjykata e apelit ka parashtruar mosformimin e drejtë të ndërgjyqësisë, pasi nuk janë thirrur në gjykim “...të gjithë trashëgimtarët e të ndjerit Sali Pëllumbi”.

9. Gjatë rigjykimit, nga trashëgimtarët e tjerë ligjorë të trashëgimlënësit Sali Pëllumbi, Myrvete Pëllumbi, Enkeljeda Minollai (Pëllumbi), Gjeraqina Tabaku (Hoxha) dhe Eduart Hoxha, është bërë ndërhyrje kryesore duke paraqitur padi kundër: Naime Fagu, Kume Spahiu, Reshat Jarani, Ymer Jarani, Hava Zaja, Aishe Qefalia, Haxhi Mema, Beqir Mema, Sofije Reçi, Hamide Hyka, Hatixhe Skënderi, Osman Mema, Ali Mema, Ismail Toqi dhe Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, duke kërkuar: “...konstatimi pjesërisht i pavlefshmërisë së vendimit....numër 36, datë 05.04.2001, përsa i përket pikës 1, që ka të bëjë me parcelën numër 543 m2, me sipërfaqe 843 m2”.

10. Ndërkohë, nga ana e të paditurve kundërpaditës janë thirrur “...me cilësinë e të paditurve kundërpaditës edhe: 1-Myrvete Pëllumbi, 2-Enkeleda Pëllumbi (Millonai), 3-Eduart Hoxha, 4-Gjeraqina Hoxha”, si trashëgimtarë të Sali Pëllumbit; në fakt janë thirrur në gjykim si të paditur të kundërpadisë.



11. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1906, datë 19.03.2007, ka rrëzuar padinë dhe ka pranuar kundërpadinë, duke anulluar vendimin nr.73, datë 21.06.1995 të K.K.K.Pronave ish pronarëve Tiranë dhe çregjistrimin e këtij vendimi nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, si dhe ka detyruar paditësit e kundërpaditur dhe ndërhyrësat kryesorë (trashëgimtarë ligjorë të Sali Pëllumbit), të njohim të paditurit kundërpaditës pronarë mbi truallin me sipërfaqe 848 m² të trajtuar me vendimin nr.73, datë 21.06.1995 të K.K.P.

11.1. Në zgjidhjen e dhënë, gjykata arsyeton: - a) “Nga paraqitjet grafike të pronave të trajtuara me vendimet nr.36 dhe 73 të Komisionit, rezulton që prona e njohur dhe e kthyer paditësave të kundërpaditur mbivendoset tërësisht në pronën që u është njohur dhe kthyer të paditurve kundërpaditës”; - “Kjo mbivendosje..., rezulton të jetë pasojë e përcaktimit të që i është bërë pronës së trashëgimlënësit Sali Pëllumbi, duke u nisur në këtë përcaktim vetëm nga numri i parcelës dhe jo nga origjina e saj”; - b) “Në rigjykim, … u bë i mundur administrimi në cilësinë e provës i një pjese të relievit të tokës së Z. Halil e Hysen Karapici e vitit 1935, me kufijtë e tokës së shpronësuar. Mbi bazën e kësaj prove, nga eksperti i thirrur nga gjykata, u përcaktua vendndodhja e pronave me nr.hipotekor 671,672 dhe 673, datë 31.03.1929, e cila pozicionohet në një distancë rreth 400 m larg vendndodhjes së pronës së të ndjerit Osman Arbana”; - “Duke analizuar në mënyrë kronologjike, origjinën e pronës së këtij të fundit, rezulton se ajo mban numrat 63, datë 03.02.1937, nr.678, datë 28.10.1937 dhe nr.679 datë 23.10.1937, e vendosur në Selitën greke. Nisur vetëm nga ky fakt, duket qartë se prona të cilën Shteti i asaj kohe i ka shitur të ndjerit Sali Pëllumbi, nuk ka se si të ketë qenë pjesë e pronës së Osman Arbanës, i cili e ka blerë atë rreth 8 vjet pasi shteti ka qenë bërë pronar nëpërmjet shpronësimeve”; - “Po kështu, edhe po t’u referohemi shpronësimeve me qëllim instalimin e nëpunësve, të filluara me vendimin nr.58 datë 17.09.1940 të Komisionit të Tiranës së Re (shkresë e Ministrisë së Punëve Botnore datë 25.09.1940), rezulton që procedura e shpronësimit të të ndjerit Osman Arbana të mos ketë përfunduar, pasi është kundërshtuar prej tij”; - “…nuk rezulton e provuar që procedura e shpronësimit të Z.Osman Arbana të ketë përfunduar. Konfirmimi i vetëm për këtë fakt do të ishte regjistrimi i pronës së tij pas shkresës së datës 23.10.1942, në emër të Ministrisë së Financave të asaj kohe. Në mbështetje të këtyre argumentave vijnë edhe parashikimet e Kodit Civil të asaj kohe, i cili në nenet 1864,1865 dhe 1874, nën të njëjtën frymë si edhe Kodi Civil aktual, parashikonte domosdoshmërinë e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme në Zyrën e Hipotekës për fitimin e pronësisë”; - rezulton se “... Shteti Shqiptar në 24 tetor të vitit 1944 nuk i ka shitur Z.Sali Pëllumbi pjesë nga toka e Z.Osman Arbana, të cilën nuk e ka patur të regjistruar në emër të vet, pasi numrat hipotekorë të pronës që i ka shitur, ashtu siç edhe u konfirmua nga shtesa nr.2 e aktit të ekspertimit…, i përkasin pronave të shtetit shpronësuar familjes Karapici në vitin 1929 dhe jo pronës së Osman Arbanës”; - “Fakti që në kontratë prona e shitur identifikohet me numër parcele, nuk mund të jetë determinues në përcaktimin e vendndodhjes së pronës, përballë regjistrimit ipotekor të saj dhe hartës treguese. Vërtetimet hipotekore nr.671, 672, 673 datë 31.03.1929, në rubrikën “Origjina e regjistrimit”, kanë shënimin: “ kanë qenë në emër të Myslym e Halil Karapici”. Harta treguese e këtyre vërtetimeve rezulton të jetë pikërisht ajo që është paraqitur në rigjykim nga pala e paditur kundërpaditëse, e cila jep qartë pozicionimin e pronës nga e cila është shkëputur toka që i është shitur Z. Sali Pëllumbi”.

12. Mbi ankimin e palës paditëse të kundërpaditur, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1063, datë 24.09.2009, ka ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke: (i) pranuar padinë dhe anulluar pjesërisht vendimin nr.36, datë 05.04.2001 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të pronave ish pronarëve në pikën 1/a të tij, përsa i përket parcelës nr.543 me sipërfaqe 843 m2 dhe urdhëruar çregjistrimin nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të pronës nr.543 e cila është regjistruar në emër të trashëgimtarëve të Osman Arbanës; (ii) rrëzuar kundërpadinë.

12.1. Në ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe pranimin e padisë dhe rrëzimin e kundërpadisë, gjykata e apelit arsyeton: - “Nga provat shkresore të administruara në dosje rezulton se, pala paditëse është bërë pronare e kësaj prone (parcelës nr.543) me kontratën e shitblerjes nr.27652 Rep., nr.13585 Kol. datë 24.10.1944”, pronë kjo që i është sekuestruar Sali Pëllumbit me aktin nr.376, datë 13.10.1947 të Komitetit Ekzekutiv të K.Pop. të Prefekturës së Qytetit Tiranë; - “Prona e cila i është shitur trashëgimtarit të paditësave nga shteti në vitin 1944, vjen nga plani që ka patur në atë kohë për instalimin e nëpunësve të shtetit...nga Plani Rregullues i Tiranës së re, të vitit 1941, Planimetria e Komisionit për instalimin e Nëpunësve në Tiranën e Re, Viti 1942, Blloku nr.20, pjesë nga Plani Rregullues i Tiranës së Re viti 1944, dhe disa plane pjesë të tjera plani rregullues të Tiranës së re për vendosjen e nëpunësve. Pikërisht në planimetrinë pjesore të vitit 1942, në Bllokun nr.20 është shënuar emri i trashëgimlënësit të paditësave në parcelën nr.543”; - projekti për instalimin e nëpunësve “...ka filluar disa vite më herët me shpronësimin e pronave të disa pronarëve, ndër të cilët dhe trashëgimlënësi i të paditurve Osman Arbana”; - “...rezulton se, trashëgimlënësit të të paditurve...i është lënë kohë për të paraqitur kundërshtimin dhe kërkesat e tij lidhur me tokën që do t’i shpronësohej”; - nga aktet rezulton se trashëgimlënësi i të paditurve ka kërkuar tokë dhe jo lekë për shpronësimin (shkresa nr.240, datë 23.X.1942); - sipas shkresës nr.499 prot., datë 03.04.2007 të Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit “...rezulton se ish pronarit, trashëgimlënësit të të ndjerit Osman Arbana, i janë shpronësuar 9788 m2 sipërfaqe. Bashkëlidhur me këtë shkresë është dhe harta, Pjesë nga Plani Rregullues i Tiranës së re”; - “..., nga provat shkresore..., nuk del nëse trashëgimlënësi i ndjeri Osman Arbana ka kundërshtuar shpronësimin ndër të tjera dhe të kësaj parcele apo të të tjerave”; - Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në kushtet kur është shprehur më parë për sipërfaqen e parcelës nr.543, para 6 vjetësh në favor të Sali Pëllumbit, nuk mund të shprehej përsëri për të njëjtën sipërfaqe, pasi sipës ligjit nr.7698/1993 “..., kompetenca për ndryshimin, anullimin e një vendimi të vetë komisionit, nuk është më e K.K.K. Pronave, por e gjykatës”.

12.2. Gjykata e apelit ka realizuar kalimin procedural nga e paditura Naime Fagu tek djali i saj Dritan Fagu, jo me anë të ndonjë dëshmi trashëgime, por “Bazuar në çertifikatën familjare të administruar si provë,...”.

13. Kundër vendimit të gjykatës së apelit kanë ushtruar rekurs Kume Spahiu, Reshat Jarani, Ymer Jarani, Hava Zaja, Aishe Qefalia, Haxhi Mema, Beqir Mema, Sofije Reçi, Hamide Hyka, Hatixhe Skënderi, Osman Mema, Ali Mema, Ismail Toçi, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

14. Paditësi i kundërpaditur Sokol Pëllumbi ka ushtruar kundër rekurs, me të cilin kërkon mospranimin e rekursit, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

15. Gjatë gjykimit në Gjykatën e Lartë për shkak të vdekjes së Haxhi Mema, Dalip Fagu, Naime Fagu, Reshat Jarani, Mustafa Hyka dhe Hamide Hyka është realizuar kalimi procedurial, duke i thirrur në gjykim e pozicionuar procedurialisht në vend të trashëgimlënësve trashëgimtarët ligjorë të tyre, që janë: Ismete Mema, Sulejman Mema, Arnel mema, Gëzim mema, Arian Fagu, Roland Fagu, Besnike Jarani, Erminela Troplini (Jarani), Saimir Jarani, Ermira Kipi (Hyka) dhe Xhavit Hyka.
LIGJI I ZBATUESHËM
16. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

16.1. Neni 4 i K.Pr.Civile: “Gjykata kujdeset për zhvillimin e rregullt të procesit gjyqësor. Për këtë qëllim, në bazë të kompetencave që i jepen nga ky Kod, vendos për afatet dhe urdhëron marrjen e masave të nevojshme”.

16.2. Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

16.3. Neni 90 i K.Pr.Civile: “Palët në një gjykim civil janë personat fizikë ose juridikë, në emër ose kundër të cilëve zhvillohet gjykimi.



Askush nuk mund të përfaqësojë në një gjykim civil të drejtat e të tjerëve, përveç kur ligji parashikon ndryshe”.

16.4. Neni 95 i K.Pr.Civile: “Askush nuk mund të bëjë të vlefshme në emrin e tij, në një proces gjyqësor civil, një të drejtë të një tjetri, përveç kur parashikohet shprehimisht nga ligji”.

16.5. Neni 118§2/ç i K.Pr.Civile: “Procesverbali duhet të tregojë:...ç) gjeneralitet e pjesëmarrësve në gjykim”.

10.6. Neni 126§2 i K.Pr.Civile: “Vendimi përfundimtar, si dhe vendimet që i japin fund procesit gjyqësor civil të parashikuara prej nenit 127 të këtij Kodi jepen në “Emër të Republikës” dhe përkatësisht duhet të përmbajë bazën ligjore mbi të cilën bazohet zgjidhja e mosmarrëveshjes, analizën e provave dhe mënyrën e zgjidhjes të saj”.

16.7. Neni 176 i K.Pr.Civile: “Gjykata verifikon legjitimimin si palë të personave ose të përfaqësuesve të tyre të paraqitur dhe kur është rasti i fton ata të plotësojnë aktet dhe dokumentet që rezultojnë me të meta, duke përfshirë këtu edhe aktet lidhur me përfaqësimin, gjetjen e personit dhe, kur e sheh të nevojshme, u cakton palëve një afat”.

16.8. Neni 310/I/4) i K.Pr.Civile: “Vendimi duhet të përmbajë hyrjen, pjesën përshkruese-arsyetuese dhe pjesën urdhëruese. I. Në hyrjen e vendimit duhet të përmendet:...4) palët, duke u shënuar identiteti dhe cilësia e tyre si paditës, i paditur, ndërhyrës si dhe përfaqësuesit e tyre”.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON
17. Se vendimi nr.1063, datë 24.09.2009 i Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimi nr.1906, datë 19.03.2007 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë janë marrë në mosrespektim të ligjit procedural civil dhe për këtë shkak duhet të prishen.

18. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen me vend të parashtrojë se gjykimi është veprimtaria e organeve gjyqësore të caktuara me ligj, që zhvillohet sipas rregullave me karakter të detyrueshëm, shkeljet e të cilave passjellin cenimin e vendimeve të tyre.

19. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve të gjykatave të faktit.

20. Gjykata vihet në lëvizje nga palët, të individualizuar si persona fizikë apo juridikë, dhe më tej procesi gjyqësor civil zhvillohet po midis palëve konkrete. Në të kundërt, sikundër është rasti në shqyrtim, vendimi i gjykatës nuk është i bazuar në ligj dhe për rrjedhojë i cenueshëm.

21. Për rastin në shqyrtim evidentohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndonëse në rigjykim ka patur për detyrë nga Gjykata e Apelit Tiranë, ndër të tjera, formimin e drejtë të ndërgjyqësisë, përsëri ka lejuar shkelje të rënda të normave procedurale civile, veçanërisht në mospasqyrimin e palëve ndërgjyqëse në mënyrë nominative në proces verbalin gjyqësor dhe në vendimin përfundimtar, duke mosrespektuar kështu nenet 2, 4, 18, 90, 95, 118, 176 dhe 310 të Kodit të Procedurës Civile.

21.1. Mosrespektimi i këtyre dispozitave ligjore e ka çuar gjykatën në zhvillimin e një procesi jo të rregullt gjyqësor, pasi nuk ka garantuar pjesëmarrjen, qoftë edhe nëpërmjet përfaqësimit, të palëve të identifikuara e individualizuara nominativisht. Për rrjedhojë, gjykata nuk ju ka siguruar palëve ndërgjyqëse as realizimin e mbrojtjes në gjykim.

22. Nga aktet procedurale evidentohet se, megjithëse palët ndërgjyqëse, paditësat e kundërpaditur, të paditurit kundërpaditës dhe ndërhyrësit kryesorë, të paditurit e ndërhyrjes kryesore, kanë paraqitur aktet nëpërmjet të cilëve është vënë në lëvizje gjykata,[1] ato jo vetëm që nuk gjenden të pasqyruara në proces verbalin gjyqësor, sipas kërkesave të nenit 118 të Kodit të Procedurës Civile, por gjykata, në kundërshtim me nenin 310/I/4) të po këtij Kodi, nuk ka shënuar identitetin dhe cilësinë e tyre për secilin person fizik në këtë proces gjyqësor.

23. Ky kolegj vlerëson se, në kuptim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile të sipërpërmendura, nuk është e mjaftueshme vetëm vendosja në vendimin përfundimtar të gjykatës të palëve ndërgjyqëse të emërtuar “trashëgimtarët ligjorë të Sali Pëllumbi” dhe “trashëgimtarët ligjorë të Osman Mema (Arbana)” që ky vendim të arrijë qëllimin e tij, pasi atij i mungojnë të dhënat e domosdoshme të pjesëmarrësve në gjykim ndaj të cilëve do të shtrijë efektet e tij juridike.

23.1. Ligji procedural civil përcakton se secila palë e gjykimit civil, qoftë person fizik ose juridik, në emër ose kundër të cilëve zhvillohet gjykimi duhet të pasqyrohet në aktet procedurale në mënyrë nominative me të gjitha gjeneralitetet e saj. Askush nuk mund të përfaqësojë në një gjykim civil të drejtat e të tjerëve, përveç kur ligji parashikon ndryshe dhe për më tepër, askush nuk mund të përfaqësojë një palë kur ajo nuk është identifikuar në gjykim.

23.2. Në këtë drejtim parregullsitë apo mungesa e parakushteve procedurale janë pengesë për krijimin e marrëdhënies procedurale midis subjekteve të procesit gjyqësor; mungesa e tyre nuk pengon inicimin e procesit, por përbën pengesë për shqyrtimin e themelit të çështjes.

24. Ndonëse të metat e gjykimit dhe të vendimit të gjykatës së shkallës së parë janë të dukshme dhe nga ato që përbëjnë shkelje të rëndë të normave procedurale, gjykata e apelit i ka anashkaluar ato. Për më tepër edhe kjo gjykatë ka vepruar sikurse gjykata e shkallës së parë.

25. Kështu, kjo gjykatë ka realizuar kalimin procedural nga e paditura kundërpaditëse trashëgimlënësja Naime Fagu tek djali i saj Dritan Fagu, bazuar vetëm një një çertifikatë familjare. Kjo ka passjellë thirrjen në gjykim vetëm të njërit prej trashëgimtarëve të saj, të Dritan Fagut dhe jo edhe të trashëgimtarit tjetër ligjor, Arian Fagu.


26. Gjykata e apelit, në ushtrim të funksionit të saj ligjor për kontrollin e ligjshmërisë dhe bazueshmërisë të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duhet të evidentonte shkeljet e sipërtreguara të lejuara nga gjykata e shkallës së parë dhe, bazuar në 466/ç të Kodit të Procedurës Civile, për shkaqet e parashikuara nga germën “d” të nenit 467 të po këtij Kodi, duhej të kishte prishur vendimin e kësaj gjykate dhe të dërgonte çështjen për rishqyrtim në shkallë të parë.

27. Pra, vlerësohet se vendimet e gjykatave të faktit janë marrë në shkelje të rënda të normave proceduriale civile, shkronjës “d” të nenit 467 të Kodit të Procedurës Civile në lidhje me nenin 472/b të po këtij Kodi. Për këto arsye vendimet e gjykatave të faktit duhet të prishen dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë me tjetër trup gjykues.

28. Në këtë qëndrim mbahet në konsideratë se për zhvillimin e një procesi gjyqësor të rregullt është gjykata ajo që: (i) ushtron të gjitha të drejtat e përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile, që janë të nevojshme për zhvillimin sa më të mirë të procesit gjyqësor dhe e drejton atë nëpërmjet vendimeve dhe urdhërave (neni 171/a); (ii) kujdeset për zhvillimin e rregullt të procesit gjyqësor, duke urdhëruar marrjen e masave të nevojshme, brenda kompetencave që i jepen nga Kodi i Procedurës Civile (neni 4); (iii) ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14); (iv) duhet të ndjekë dhe të kërkojë të zbatohet parimi i kontradiktorialitetit (neni 20§1), duke identifikuar veçmas secilin pjesëmarrës në gjykim dhe siguruar thirrjen e rregullt dhe dëgjimin e tyre në gjykim.

28.1. Në të kundërt, sikundër është rasti në shqyrtim, vendimi i gjykatës është i marrë në mosrespektim të ligjit dhe në shkelje të rënda të normave procedurale (neni 472/a/b i K.Pr.Civile).

29. Ky kolegj, duke u përqendruar fillimisht në kontrollin e vendimeve të gjykatave të faktit lidhur me respektimin ose jo të normave kushtetuese dhe atyre procedurale civile prej tyre, në thelb, arrin në përfundimin se nga ana e gjykatës së shkallës së parë dhe ajo e apelit janë lejuar shkelje të rënda të normave procedurale të cilat e bëjnë procesin gjyqësor jo të rregullt.

30. Në këto rrethana, ky kolegj vlerëson se nuk mund të marrë në shqyrtim themelin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes objekt konflikti dhe ligjshmërinë e bazueshmërinë ose jo të vendimeve të gjykatave të faktit.

31. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i gjykatës së apelit dhe vendim i i gjykatës së shkallës së parë duhet të prishen dhe çështja t’i dërgohet për rishqyrtim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me tjetër trup gjykues.

32. Në rigjykim, gjykata e apelit, për t’iu dhënë zgjidhje problemeve të mësipërme, në respektim të të drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14) dhe, duke bërë një “cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen” ta zgjidhë atë “në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi” (neni 16).

32.1. Gjykata t’u bëjë të qartë palëve se është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin, të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm, së pari, në identifikimin nominal të tyre për të realizuar legjitimimin procedural e më tej të provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Në zgjidhjen e drejtë e ligjore të mosmarrëveshjes, ashtu si palët kanë të drejta, ato kanë dhe detyrime “që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara” në Kodin e Procedurës Civile (neni 3).

32.2. Gjykata e shkallës së parë për të garantuar një proces të rregullt ligjor, në mbështetje të neneve 486 e 493 të Kodit të Procedurës Civile, duke mbajtur parasysh konkluzionet e mësipërme të këtij vendimi, duhet të zhvillojë një proces të rregullt ligjor nëpërmjet të cilit të verifikojë e të identifikojë me argumente ekzistencën ose jo të rrethanave ligjore që përbëjnë objektin dhe shkakun e padisë dhe të kundërpadisë në gjykim, si dhe të ndërhyrjes kryesore.

32.3. Në vlerësim të natyrës juridike të mosmarrëveshjes, shkakut të lindjes së saj, kërkimeve dhe pretendimeve të palëve gjykata duhet të argumentojë zgjidhjen që do t’i japë mosmarrëveshjes konform dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret.

33. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, do ta lejojnë gjykatën e shkallës së parë, që në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive lidhur me zgjidhjen e çështjes në konflikt.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485/ç të Kodit të Procedurës Civile.


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.1063, datë 24.09.2009 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.1906, datë 19.03.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me tjetër trup gjykues.


Tiranë, më 17.03.2016

Nr. 11243-01554-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-910 i Vendimit (89)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   31   32   33   34   35   36   37   38   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish