Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet31/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   27   28   29   30   31   32   33   34   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Ardian Nuni Kryesues

Admir Thanza Anëtar

Tom Ndreca Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 16.03.2016, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:
KËRKUES: SHUK PEPÇI, i përfaqësuar në gjykim nga av.Shuk Pepçi,

PERSON I TRETË: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE SHKODËR, në mungesë,


OBJEKTI:

Vërtetimin e faktit të qënies në marrëdhënie pune,

me profesion Murator Karpentier (armator), për periudhat e poshtë shënuara:

Nga data 10.01.1967 deri më datë 15.12.1970 punëtor karpentier/armator nën tokë,

pranë kantierit të tuneleve tek sektori dru hekur N.N.H/C “Mao Ce Dun”, Vau i Dejës.

Nga data 15.12.1972 deri më datë 10.11.1976, punëtor karpentier/armator

në nën tokë pranë kantierit nr.1 të tuneleve të sektorit

Dru Hekur N.N. “Drita e Partise”, Fierzë.

Nga data 02.10.1977 deri më datë 01.12.1980 punëtor karpentier armator

në nën tokë pranë kantierit nr.1,2,3. sektori dru-hekur i tuneleve te N.N. H/C, Fierzë.

Nga data 02.12.1980 deri më datë 29.08.1985 punëtor karpentier nën tokë

pranë kantierit nr.1,2 të tuneleve sektori dru-hekur të N.N. H/C, Koman.

Nga data 01.07.1985 deri më datë 29.08.1989 punëtor karpentier (armator) nën toke,pranë Nd.Kantjeri Digë, Galerit e Pjerrta dhe tuneli i kalimit të udhëtarëve.

Nga data 29.08.1989 deri më datë 15.01.1995 punëtor murator karpentier (armator)

i klasit të pestë pranë Nd/Nd/Rruga, Shkodër.

Baza Ligjore: Neni 32 i K.Pr.Civile. Ligji nr.7703, datë 11.05.1993,

“Për Sigurimet Shoqërore ”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendimin nr.1398, datë 07.06.2013 ka vendosur:

“Vërtetimin e faktit të qënies në marrëdhënie pune, të Shuk Fran Pepçi, me profesion Murator Karpentier (armator), për periudhat e poshtë shënuara :

Nga data 10.01.1967 deri më datë 15.12.1970 punëtor nëntokë, karpentier/ armator, pranë kantierit të tuneleve tek sektori dru hekur N.N.H/C “Mao Ce Dun”, Vaudejës.

Nga data 15.12.1972 deri më datë 10.11.1976, punëtor nëntokë, karpentier/armator, pranë kantierit nr.1 të tuneleve të sektorit Dru Hekur N.N. “Drita e Partise”, Fierzë.

Nga data 02.10.1977 deri më datë 01.12.1980 punëtor nëntokë karpentier armator, pranë kantierit nr.1,2,3. sektori dru-hekur i tuneleve te N.N. H/C, Fierzë.

Nga data 02.12.1980 deri më datë 29.08.1985 punëtor nëntokë, karpentier pranë kantierit nr.1,2 të tuneleve sektori dru-hekur të N.N. H/C, Koman.

Nga data 01.07.1985 deri më datë 29.08.1989 punëtor nëntokë, karpentier (armator), pranë Nd.Kantjeri Digë, Galerit e Pjerrta dhe tuneli i kalimit të udhëtarëve.

Nga data 29.08.1989 deri më datë 15.01.1995 punëtor murator karpentier(armator) i klasit të pestë pranë Nd/Nd/Rruga, Shkodër.

Shpenzimet gjyqësore mbeten siç janë bërë.”
Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.519, datë 07.10.2013, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.1398, datë 07.06.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.”


Kundër vendimit nr.519, datë 07.10.2013, të Gjykatës së Apelit Shkodër, është ushtruar rekurs me datë 18.10.2013 nga personi i tretë Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Shkodër, me të cilin kërkon prishjen e vendimit nr.519, datë 07.10.2013, të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe rrëzimin e kërkesës, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • Vendimet e gjykatave të faktit janë të pabazuar në prova e ligj.

  • Meqenëse libreza e punës ishte totalisht e dëmtuar dhe meqenëse pretendohej për pension pleqërie të kategorisë së I-rë, bazuar në rregulloren nr.1, datë 21. 10. 2008 të Këshillit Administrativ të ISSH, DRSSH Shkodër ka verifikuar dokumentacionin ekzistues të qendrave të punës, sipas deklaratës së paditësit. Si rezultat i këtij verifikimi nuk rezultonte që puna e kryer nga kërkuesi Shuk të ishte punë e kategorisë së parë, në zbatim të V.K.M nr.526, datë 20.12.1958, “Për ndarjen e punëve sipas kategorive për efekt pensioni”.

  • Gjykatat kanë vendosur në kundërshtim me nenin 388 të K.Pr.Civile, sepse aktet që kërkohen për të vërtetuar faktin juridik nuk janë zhdukur, por përkundrazi regjistrat themeltarë të punonjësve në Hidrocentrale ekzistojnë, madje emri i kërkuesit rezulton pjesërisht në to.

  • Gjatë hetimit gjyqësor nga ana e kërkuesit nuk u paraqit asnjë provë e cila të plotësonte kriteret e nenit 388 të K.Pr.Civile dhe gjithashtu nuk u provuan ato shkaqe të parashikuara në nenin 389 të K.Pr.Civile.

  • Vendimi i gjykatës është në kundërshtim me nenin 233 të K.Pr.Civile pasi kërkuesi nuk paraqiti asnjë fillim prove me shkresë, por gjykata e mbështeti vendimin e saj në thëniet e dëshmitarëve, pavarësisht se ato nuk janë të besueshme. Është e pamundur, për shkak të viteve të shumta që kanë kaluar, dhe moshës së thyer, që dëshmitarët të mbajnë mend detaje të punës së kolegëve të tyre, si vitet e hyrjes apo largimit nga puna etj.

  • Gjykatat e faktit kanë vepruar në kundërshtim me praktikën e Gjykatës e Lartë e cila në Vendimin nr.803, datë 20.06.2006, është shprehur: “Regjistri themeltar është dokumenti kryesor që vërteton periudhën e qënies në marrëdhënie pune për çdo punonjës dhe që në rastin konkret si pranon gjykata shoqërohet edhe me borderotë përkatëse. Ai është akt zyrtar dhe në bazë të nenit 253 të K.Pr.Civile përbën provë të plotë për të dhënat që pasqyron dhe lejohet të provohet e kundërta vetëm kur pretendohet se është i fallsifikuar, pretendime që nuk janë ngritur nga pala e interesuar gjatë gjykimit të çështjes.... I gabuar është qëndrimi i gjykatës së apelit edhe në faktin që vlerëson thëniet e dëshmitarëve si prova për të hedhur poshtë përmbajtjen e rregjistrit themeltar të punonjësve.”

  • Në lidhje me pikat 4 dh5 të kërkesës së kërkuesit Shuk Pepçi janë verifikuar Rregjistrat Themeltarë të H/C Banjë dhe emri i kërkuesit nuk rezulton. Për tu theksuar,është akti i ekspertimit nr.9067, datë 27.09.2012, i Drejtorisë së Policisë Shkencore, pranë Departamentit Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në faqen 5 të të cilit theksohet fakti se fjala nën tokë është shtuar me mjet tjetër shkrues, fakt të cilin e mbështet edhe fleta nr.3916/6 e regjistrit themeltarë të H/C Fierzë.

  • Në lidhje me pikën 6 të kërkesës për ND/Rruga nuk disponohet dokumentacion (rregjistra), ndërsa pas datës 01.01.1994 janë konfirmuar vetëm periudhat 01.01.1994-31.03.1994 dhe 01.06.1994-30.06.1994, për periudhat e tjera kjo ndërmarrje nuk ka derdhur kontribute për kërkuesin dhe në zbatim të nenit 91 të Ligjit nr.7703, datë 11. 05. 1993 “ Për Sigurimet Shoqërore ”, kjo periudhë nuk njihet si periudhë sigurimi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË,

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Admir Thanza; dëgjoi av. Shuk Pepçi i cili kërkoi, lënin në fuqi të vendimit nr.519, datë 07.10.2013, të Gjykatës së Apelit Shkodër, në mungesë të personit të tretë, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes:

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se kërkuesi Shuk Pepçi i është drejtuar gjykatës së shkallës së parë me kërkesën objekt gjykimi.

2. Më parë kërkuesi Shuk Pepçi i është drejtuar personit të tretë Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Shkodër me kërkesën e datës 07.02.2011 për caktim pensioni të kategorisë së parë si punëtor nëntoke në profesionin karpentier në disa H/C të vëndit si Vau i Dejës, Fierzë etj.

3. Kërkuesi ka pretenduar se pas kontrollit dokumentacionit të ti, personi i tretë Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Shkodër me datë 15.06.2011 i ka kthyer përgjigje negative, pasi sipas kësaj drejtorie, kërkuesi nuk plotëson kushtet e parashikuara në nenin 92 të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore” për shkak të mungesës së akteve për vërtetimin e qënies në marrëdhënie punë të pretenduar prej kërkuesit.

4. Në mungesë të një pjese të dokumentacionit për vërtetimin e qënies në marrëdhënie pune në kantieret e ndërtimit si në Vau i Dejës, Fierzë etj., kërkuesi i është drejtuar gjykatës për vërtetimin gjyqësisht të fakteve të pretenduara në objektin e kërkesës.

5. Nëpërmjet prapësimeve, personi i tretë ka parashtruar se për periudhën e punës në H/C Vau i Dejës dhe Fierzë (sipas dy kërkimeve të para në objektin e padisë) janë verifikuar regjistrat themeltar në këto objekte në të cilat nuk rezulton emri i kërkuesit në periudhat e pretenduara, ndërsa për periudhën 02.10.1977-01.12.1980 pranë H/C Fierzë referuar regjistrit themeltar me nr.3916/3 rezulton se kërkuesi të ketë punuar karpentier jo në nëntokë.

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.1398, datë 07.06.2013, ka vendosur:

Vërtetimin e faktit të qënies në marrëdhënie pune, të Shuk Fran Pepçi, me profesion Murator Karpentier (armator), për periudhat e poshtë shënuara :



  • Nga data 10.01.1967 deri më datë 15.12.1970 punëtor nëntokë, karpentier/ armator, pranë kantierit të tuneleve tek sektori dru hekur N.N.H/C “Mao Ce Dun”, Vaudejës.

  • Nga data 15.12.1972 deri më datë 10.11.1976, punëtor nëntokë, karpentier/armator, pranë kantierit nr.1 të tuneleve të sektorit Dru Hekur N.N. “Drita e Partise”, Fierzë.

  • Nga data 02.10.1977 deri më datë 01.12.1980 punëtor nëntokë karpentier armator, pranë kantierit nr.1,2,3. sektori dru-hekur i tuneleve te N.N. H/C, Fierzë.

  • Nga data 02.12.1980 deri më datë 29.08.1985 punëtor nëntokë, karpentier pranë kantierit nr.1,2 të tuneleve sektori dru-hekur të N.N. H/C, Koman.

  • Nga data 01.07.1985 deri më datë 29.08.1989 punëtor nëntokë, karpentier (armator), pranë Nd.Kantjeri Digë, Galerit e Pjerrta dhe tuneli i kalimit të udhëtarëve.

  • Nga data 29.08.1989 deri më datë 15.01.1995 punëtor murator karpentier(armator) i klasit të pestë pranë Nd/Nd/Rruga, Shkodër.

  • Shpenzimet gjyqësore mbeten siç janë bërë.”

6.1. Gjykata, pasi citon, provat shkresore të administruara në gjykim si dhe provat e lira me dëshmitarë, duke parashtruar dhe analizuar ato veçmas për vitet e punësimit, për llojin e punës dhe vendin e punës së paditësit, arsyeton se: “...omissis... kërkuesi Shuk Pepçi ka filluar punë më datë 10.01.1967 si punëtor karpentier/ armator nën toke, pranë kantierit të tuneleve tek sektori dru hekur N.N.H/C Mao Ce Dun Vaudejes. Aty ka punuar deri me datë 15.12.1970 dhe më pas ka shkuar ushtar.

Me datë 26 nëntor të vitit 1972 kërkuesi ka mbaruar shërbimin ushtarak dhe është kthyer përsëri në punë pranë ndërmarrjes ku punonte por tashmë pranë Ndërmarrjes së Ndërtimit të Hidrocentralit të Fierzës, meqenëse sektori dru hekur ku ai kishte punuar në Vau të Dejës ishte transferuar dhe kishte ardhur për të ndërtuar tunele në h/c të Fierzës. Këtu kërkuesi e ka filluar punën me datë 15 dhjetor të vitit 1972. Në këtë ndërmarrje ka punuar deri më dt.10.11.1976 dhe është larguar nga puna për efekt të luftës së klasave si i prekur politikisht. Kërkuesi Shuk është rikthyer në po të njëjtin profesion dhe në të njëjtën ndërmarrje me datë 02.10.1977 ku ka vazhduar të punojë deri me 01.12.1980.

Prej datës 02.12.1980 deri me datë 29.08.1985 kërkuesi ka punuar si punëtor me profesionin karpentier nën tokë pranë kantierit nr.1,2 të tuneleve sektori dru-hekur të N.N. H/C Koman. Në vitin 1985 kërkuesi ka filluar punë në sektorin digë, galeritë e pjerrëta dhe tuneli i këmbësoreve, po në H/C Koman dhe ka punuar deri me datë 29.08.1989.

Gjatë gjithë këtyre viteve kërkuesi Shuk Pepçi ka punuar nën tokë si karpentier (armator), duke bërë armaturat e tuneleve nën toke.

Nga data 29.08.1989 kërkuesi është transferuar si punëtor murator karpentier (armator) i klasit të pestë pranë Nd/Nd/Rruga Shkodër dhe ka vazhduar punën deri me datë 15.01.1995, por tashmë jo si punëtor nën toke.(...)”.

7. Mbi ankimin e personit të tretë, Gjykata e Apelit Shkodër, me nr.519, datë 07.10.2013, ka vendosur:“Lënien në fuqi të vendimit nr.1398, datë 07.06.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.”

8. Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs personi i tretë Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Shkodër, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, rrëzimin e kërkesës për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
II. Ligji i zbatueshëm.
9. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar:

9.1. Neni 11 i K.Pr.Civile: “Provat janë të dhënat që merren në formën e parashikuar nga ky Kod dhe që vërtetojnë ose rrëzojnë pretendimet ose prapësime të pjesëmarrësve në proces”.

9.2. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

9.3. Neni 20 i K.Pr.Civile:“Gjykata duhet të ndjekë dhe të kërkojë të zbatohet parimi i kontradiktorialitetit.



Ajo mbështet vendimin e saj vetëm në mjetet, shpjegimet, dokumentet e provat e tjera të treguara ose të sjella nga palët, kur këto të fundit kanë qenë në gjendje të debatojnë sipas parimit të kontradiktorialitetit”.

9.4. Neni 309§1 i K.Pr.Civile:“Vendimi mbështetet vetëm në të dhëna që ndodhen në aktet dhe që janë shqyrtuar në seancë gjyqësore”.

9.5. Neni 388 i K.Pr.Civile: “Kur nga një fakt varet lindja, ndryshimi ose shuarja e të drejtave personale apo pasurore të një personi dhe akti që vërteton atë është zhdukur, ka humbur dhe nuk mund të bëhet përsëri, ose nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër, personi i interesuar ka të drejtë të kërkojë që fakti të vërtetohet me vendim të gjykatës së shkallës së parë.”

10. Ligjin nr.4170, datë 12.09.1966, “Mbi Kodin e Punës në Republikën Popullore të Shqipërisë” . (ligji i kohës)

10.1. Neni Neni 46 i ligjit:“Gratë punëtore, të miturit që nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe të sëmurët që kanë raport mjekësor, ndalohen të punojnë nën tokë si dhe në punë shumë të rënda dhe të dëmshme për shëndetin të cilat caktohen në rregullat e sigurimit teknik dhe të higjienës në punë.”
III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson.
11. Se rekursi i paraqitur nga personi i tretë Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Shkodër përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.519, datë 07.10.2013, të Gjykatës së Apelit Shkodër me të cilin është lënë në fuqi vendimi nr.1398, datë 07.06.2013, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

12. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, vendimeve të gjykatave të faktit, si dhe shkaqeve të parashtruara në rekurs arrin në përfundimin se vendimi nr.519, datë 07.10.2013, i Gjykatës së Apelit Shkodër është rrjedhojë e mosrespektimit të ligjit dhe për këtë shkak duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim po pranë kësaj gjykate.

13. Ky Kolegj e gjen me vend të parashtrojë se procesi gjyqësor civil ka për qëllim zhvillimin e një gjykimi që konsiston në vlerësimin nga pikëpamja e së drejtës të një fakti ose një grup faktesh, që domosdoshmërish para se të vlerësohen nga gjykata duhet të vërtetohen dhe që përfundon me dhënien e një vendimi, i cili duhet t’u përgjigjet dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret. Në të kundërt, sikundër është rasti në shqyrtim, vendimi nuk është i argumentuar dhe as i bazuar në ligj.

14. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve të gjykatave të faktit.

15. Gjykata e shkallës së parë, ka pranuar të vërtetuar se kërkuesi “...Shuk Pepçi ka filluar punë me datë 10.01.1967 si punëtor karpentier/armator nën toke, pranë kantierit të tuneleve tek sektori dru hekur N.N.H/C Mao Ce Dun VauDejes. Aty ka punuar deri me datë 15.12.1970 dhe më pas ka shkuar ushtar.

Me datë 26 nëntor të vitit 1972 kërkuesi ka mbaruar shërbimin ushtarak dhe është kthyer përsëri në punë pranë ndërmarrjes ku punonte por tashmë pranë Ndërmarrjes së Ndërtimit të Hidrocentralit të Fierzës, meqenëse sektori dru hekur ku ai kishte punuar në Vau të Dejës ishte transferuar dhe kishte ardhur për të ndërtuar tunele në h/c të Fierzës. Këtu kërkuesi e ka filluar punën me datë 15 dhjetor të vitit 1972. Në këtë ndërmarrje ka punuar deri më dt.10.11.1976 dhe është larguar nga puna për efekt të luftës së klasave si i prekur politikisht. Kërkuesi Shuk është rikthyer në po të njëjtin profesion dhe në të njëjtën ndërmarrje me datë 02.10.1977 ku ka vazhduar të punojë deri me 01.12.1980.

Prej datës 02.12.1980 deri me datë 29.08.1985 kërkuesi ka punuar si punëtor me profesionin karpentier nën tokë pranë kantierit nr.1,2 të tuneleve sektori dru-hekur të N.N. H/C Koman. Në vitin 1985 kërkuesi ka filluar punë në sektorin digë, galeritë e pjerrëta dhe tuneli i këmbësoreve, po në H/C Koman dhe ka punuar deri me datë 29.08.1989....”.

16. Gjykata e apelit ka marrë çështjen në shqyrtim mbi ankimin e personit të tretë dhe, pa arsyetuar mbi shkaqet e ankimit, ka mbajtur të njëjtin qëndrim si gjykata e shkallës së parë duke lënë në fuqi vendimin e asaj gjykate.

17. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i gjykatës së apelit është marrë në zbatimi të gabuar të ligjit material nenit 46 të ligjit nr.4170, datë 12.09.1966 “Mbi Kodin e Punës në Republikën Popullore të Shqipërisë” si ligj i kohës që rregullonte marrëdhëniet e punës në të cilin është parashikuar se të miturit që nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe të sëmurët që kanë raport mjekësor, ndalohen të punojnë nën tokë si dhe në punë shumë të rënda dhe të dëmshme për shëndetin, të cilat caktohen në rregullat e sigurimit teknik dhe të higjienës në punë, dhe në të tilla rrethana vendos të prishë vendimin e Gjykatës së Apelit Shkodër dhe të dërgojë çështjen për rishqyrtim në po atë gjykatë.

18. Në rigjykim, gjykata e apelit, për t’iu dhënë zgjidhje problemeve të mësipërme, në respektim të së drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, “... ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14) dhe, duke bërë një “cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen” ta zgjidhë atë “në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi” (neni 16). Kështu ajo gjykatë duhet të hetojë dhe vlerësojë moshën e kërkuesit për vitet që pretendon si punëtor në nëntokë në përputhje me ndalimin ligjor të sa më sipër.

19. Gjithashtu Kolegji çmon se në rigjykim, gjykata e apelit t’u bëjë të qartë palëve se është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin, të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm e provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Në zgjidhjen e drejtë e ligjore të mosmarrëveshjes, ashtu si palët kanë të drejta, ato kanë dhe detyrime “që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara” në Kodin e Procedurës Civile (neni 3, 253 etj).

20. Veç të tjerash, gjykata e apelit për sqarimin e pretendimeve që ngrihen në ankim dhe rrethanave që lidhen me ligjshmërinë dhe bazueshmërinë e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, si dhe për të garantuar një proces të rregullt ligjor, në mbështetje të neneve 486 e 465 të Kodit të Procedurës Civile, qoftë edhe kryesisht, duke mbajtur parasysh konkluzionet e mësipërme të këtij vendimi, duhet të përsërisë hetimin gjyqësor nëpërmjet të cilit të verifikojë e të identifikojë ekzistencën ose jo të rrethanave të pretenduara nga palët, nëse për rastin kërkuesi plotëson ose jo kriteret ligjore të përcaktuara në nenin 92 të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore” për të vlerësuar interesin e ligjshëm të tij referuar objektit të padisë dhe shkakut ligjor të saj.

21. Në vlerësim të natyrës juridike të mosmarrëveshjes, shkakut të lindjes së saj, gjykata, në respektim të kërkesave të nenit 11 në lidhje me nenin 213 të Kodit të Procedurës Civile, duhet të përcaktojë me vendim për secilën palë faktet që duhet të provohen prej tyre, provat që lejohen të paraqiten nga secila palë veçmas, vlerën provuese të secilës provë, si dhe barrën e provës për secilën palë dhe t’ia nënshtrojë këto prova debatit gjyqësor.

22. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, do ta lejojnë gjykatën e apelit, që në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e çështjes.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/c të Kodit të Procedurës Civile,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.519, datë 07.10.2013, të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.


Tiranë, më 16.03.2016
Nr. 11243-01380-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-859 i Vendimit (85)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   27   28   29   30   31   32   33   34   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish