Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet32/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   28   29   30   31   32   33   34   35   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 16.03.2016, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.11243-01380-00-2013 akti, që u përket palëve:
PADITËS: MERITA BUTKA.

E PADITUR: SHOQËRIA “VEFA” NË ADMINISTRIM,

ZYRA E PËRMBARIMIT KORÇË.
OBJEKTI:

Pavlefshmëria e titullit ekzekutiv,

vendimit nr.30, datë 31.08.1999, të Administratoreve të Shoqërisë "Vefa",

për shkak të parashkrimit të ekzekutimit të tij,

marrja e masës së sigurimit të padisë.

Baza Ligjore: Nenet 113, 115 të Kodit Civil,

nenet, 202, 206 601/1 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.104, datë 01.03.2013, ka vendosur:

“Pranimin e padisë të paditëses Merita Butka ndaj shoqërisë “VEFA” në administrim.

Deklarimin e pavlefshëm të titullit ekzekutiv, vendimit të Administratorit me nr.30, datë 31.08.1999 për shkak të parashkrimit. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të paditurve.”
Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs pala e paditur Administratori i Shoqerive Huamarrese ne Administrim në datën 29.03.2013 dhe 16.04.2013 me anë të së cilit ka kërkuar: “Prishjen e vendimit nr.104, datë 01.03.2013 të Gjykatës së Apelit Korçë.”


  • Gjykata e Apelit Korçë nuk duhet ti hynte themelit për herë të dytë, për cështjen e mësipërme me të njëjtat pale dhe me të njëjtin objekt, pasi jemi përpara parimit të gjësë së gjykuar një herë nga po kjo Gjykatë në bazë të nenit 451 të K.Pr.Civile, pasi në të dyja gjykimet paditësja ka paraqitur të njëjtin shkak në kërkesë padinë e saj që është Pavlefshmëria e Titullit Ekzekutiv, Vendimi Nr 30 dt 31.08.1999 i Administratoreve te Pavarur.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Artan Broci, dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Se vendimi nr.104, datë 01.03.2013, i Gjykatës së Apelit Korçë është marrë në zbatim të drejtë të ligjit e si tillë duhet të lihet në fuqi.
I. RRETHANAT E ÇËSHTJES
Rezulton e provuar se me vendimin nr.30, datë 31.08.1999 të Shoqërisë “VEFA” në administrim, paditësja Merita Butka është cilësuar debitore për shumën 1.198.969 lekë sipas nenit 2.3 të Ligjit 8471, datë 08.04.1999, pasi ka mbyllur kontratën e huadhënies pas datës 23.01.1997.

Sipas nenit 5 të këtij ligji, vendimi i marrë nga Administratori për personat subjekt i ligjit që shpallën debitorë, përbën titull ekzekutiv, ndërsa neni 8/2 i po këtij ligji, parashikon se për ekzekutimin e vendimeve të administratorit, zyra e përmbarimit zbaton të gjitha rregullat e Kodit të Procedurës Civile.

Është provuar nga aktet e administruara në gjykim se Shoqëria “VEFA” në administrim, me kërkesën e datës 06.07.2000 (fq.5 e dosjes), ka vënë fillimisht në ekzekutim vendimin nr.30, datë 31.08.1999 nëpërmjet Zyrës së Përmbarimit Korçë, e cila pasi ka kryer një sërë procedurash për ekzekutimin e detyrueshëm dhe nuk ka gjetur asnjë lloj pasurie në emër të debitores Merita Butka, me vendimin nr.113/01 regj, datë 06.07.2001 ka vendosur kthimin e akteve palës së paditur sipas nenit 616/d të K.Pr.Civile (fq.9 e dosjes), duke orientuar palën kreditore që ka të drejtë të rivërë në ekzekutim urdhrin brenda afatit të parashkrimit. Ky vendim ka marrë formë të prerë dhe nuk rezulton të jetë ankimuar nga palët.

Është provuar gjithashtu se me cilësinë e paditëses, Merita Butka (Beri) ka kundërshtuar për pavlefshmëri në Gjykatën e Apelit vendimin nr.30, datë 31.08.1999, po me bazë ligjore nenin 609 të K.Pr.Civile, me arsyetimin se detyrimi nuk ekziston, ajo nuk duhet të shpallet debitore sipas nenit 2.3 të ligjit 8471 pasi ka tërhequr vetëm vlerën financiare të depozituar prej saj mbas shitjes së shtëpisë së banimit, por kjo gjykatë e ka rrëzuar padinë si të pambështetur në ligj me vendimin nr.l, datë 16.07.2003, ky vendim rezulton i formës së prerë.

Provohet nga aktet e administruara në dosje se shoqëria “VEFA” në administrim i është drejtuar me kërkesë për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për vendimin nr.30, datë 31.08.1999, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me datë 03.11.2008, edhe pse ndërkohë ky vendim ishte vënë në ekzekutim duke u trajtuar si titull ekzekutiv dhe ishte pushuar çështja nga ana e zyrës së përmbarimit Korçë qysh në datë 06.07.2001. Me vendimin nr.3256, datë 21.11.2008 kjo gjykatë ka pranuar kërkesën duke vendosur: “Lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për vendimin nr.30, date 31.08.1999 për shpalljen debitor të shtetases Merita Jorgji Beri (Butka) për shumën 1.198.969 lekë...” (fq.l 1-12 e dosjes)

Mbas këtij vendimi, pala e paditur i është drejtuar përsëri Zyrës së Përmbarimit Korçë, më datë 02.12.2008 për vënien në ekzekutim të këtij titulli ekzekutiv. Nga ana e kësaj zyre janë kryer një sërë veprimesh proceduriale nga të cilat ka rezultuar se nuk është gjendur asnjë pasuri e luajtshme ose e paluajtshme në emër të debitores, duke dalë në përfundim me vendimin nr.1323-08 regj, datë 14.09.2009 që ka pushuar ekzekutimin e këtij titulli ekzekutiv dhe duke orientuar palën kreditore që ka të drejtë të rivendos në ekzekutim urdhrin brenda afatit të parashkrimit.

Mbas disa procedurash të tjera për rivenien në ekzekutim të këtij titulli, përfundimisht rezulton të ketë rifilluar përsëri ekzekutimin nga zyra e përmbarimit Korçë me anë të vendimit nr.1065-011 regj, datë 07.09.2011, për të cilat paditësja Merita ka ardhur në dijeni dhe ka pretenduar pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv për shkak të parashkrimit të ekzekutimit të tij. Kështu, pala paditëse pretendon se që nga viti 2001 kur është vendosur pushim i ekzekutimit të titullit ekzekutiv me vendim të formës së prerë të përmbaruesit gjyqësor e deri në vitin 2008 kur është rivendosur përsëri në ekzekutim, kanë kaluar më tepër se tre vjet, rrjedhimisht ky titull nuk mund të vihet më në ekzekutim për shkak se është parashkruar. Në këtë analize pala paditëse i është referuar nenit 617/3 të K.Pr.Civile dhe neneve 113 e 115/dh te K.Civil.

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.104, datë 01.03.2013, ka vendosur:

Pranimin e padisë të paditëses Meriota Butka ndaj shoqërisë “VEFA” në administrim.



Deklarimin e pavlefshëm të titullit ekzekutiv, vendimit të Administratorit me nr.30, datë 31.08.1999 për shkak të parashkrimit. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të paditurve.”

Kjo gjykatë ka argumentuar mes të tjerave se: “... Pra, që nga data 31.08.1999 kur është nxjerrë vendimi me nr.30 i palës së paditur e deri në datën 21.11.2008 që kjo palë ka kërkuar nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit me qëllim ekzekutimin e detyrueshëm nëpërmjet zyrës së përmbarimit, kanë kaluar më tepër se nëntë vjet. Objekti dhe qëllimi i Ligjit 8471, datë 08.04.1999 është nxjerrja e detyrimeve të debitorëve dhe rikthimin e vlerave pasurore, që do të thotë se kërkimi kryesor ka të bëjë me kthim shumash të përfituara padrejtësisht mbas datës 23.01.1997. Në këto kushte gjykata duhet t’i referohet nenit 115/dh te K.Civil ku parashikohet se. Parashkruhen brenda afateve prej:

dh)tre vjetëve paditë për shpërblimin e dëmit jokontraktor dhe paditë për kthimin e përfitimit pasuror pa të drejtë”. Duke qënë se afati i ekzekutimit të detyrueshëm ndjek atë të kërkimit kryesor, për rastin në gjykim do të thotë që afati brenda të cilit duhet të kërkohej lëshimi i urdhrit të ekzekutimit dhe të vihej në ekzekutim vendimi nr.30, datë 31.08.1999, nuk do të jetë më tepër se tre vjet.

Në analizë të sa më sipër, Gjykata e Apelit çmon se është parashkruar tërësisht e drejta e palës së paditur për të kërkuar lëshimin e urdhrit të ekzekutimit dhe ekzekutimin e detyrueshëm për vendimin nr.30, datë 31.08.1999 të shoqërisë “VEFA” në administrim. Në referim të nenit 609 të K.Pr.Civile Gjykata e Apelit konkludon se ky titull ekzekutiv është i pavlefshëm dhe konsiderohet se nuk ekziston me për shkak të parashkrimit...”

Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs pala e paditur Administratori i Shoqërive Huamarrëse në Administrim në datën 29.03.2013 dhe 16.04.2013 me anë të së cilit ka kërkuar: “Prishjen e vendimit nr.104, datë 01.03.2013 të Gjykatës së Apelit Korçë”, me shkaqet si më lartpërmendur.


II. LIGJI I ZBATUESHËM
Nenet 113,115 të Kodit Civil, nenet, 202, 206 te K.Pr.Civile.

Neni 609 i K.Pr.Civile përcakton se: «Debitori mund të kërkojë në gjykatën kompetente të vendit të ekzekutimit,që të deklarohet se titulli ekzekutiv është i pavlefshëm ose se detyrimi nuk ekziston, ose ekziston në një masë më të vogël ose është shuar më pas. Kur titulli ekzekutiv është një vendim gjyqësor ose vendim arbitrazhi, debitori mund të kundërshtojë ekzekutimin e titullit vetëm për fakte të ngjara pas dhënies së këtyre vendimeve. Në këto raste, gjykata shqyrton çështjen brenda 5 ditëve dhe mund të vendosë pezullimin e vendimit me ose pa garanci. Kundër vendimit të gjykatës mund të bëhet ankim i veçantë”.



III. KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON
Se rekursi i paraqitur nga pala e paditur Shoqëria “Vefa” në Administrim nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që të motivojnë cenimin e vendimit nr.104, datë 01.03.2013 të Gjykatës së Apelit Korçë

Në shqyrtim të tërësisë së gjykimit të kësaj çështje, të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimit, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve e prapësimeve të palëve, të vendimit të gjykatës së faktit, shkaqeve të rekursit, si dhe parashtrimeve në seancë gjyqësore në Gjykatën e Lartë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, përfundimi i arritur nga gjykata e apelit është rrjedhojë e respektimit dhe zbatimit të kërkesave të ligjit material dhe atij procedural.

Nga aktet procedurale të gjykimit të çështjes evidentohet se gjykata e apelit ka zhvilluar një proces të rregullt ligjor, duke garantuar zhvillimin e një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm të çështjes (neni 14 i K.Pr.Civile). Ajo ka sqaruar plotësisht rrethanat dhe faktet që lidhen me mosmarrëveshjen objekt gjykimi, duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me të. Konkluzioni i gjykatës së apelit është rrjedhojë e një analize tërësore dhe objektive të provave (neni 126 i K.Pr.Civile).

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se padia “Pavlefshmëria e Titullit Ekzekutiv”, e cila godet një titull ekzekutiv, parashikuar nga Neni 609 i Kodit të Procedurës Civile, është një gjykim themeli që përqendrohet mbi shqyrtimin e masës dhe sasisë së të drejtës materiale që gjendet në titullin ekzekutiv. Kjo është një padi e rregullt, e lidhur drejtpërdrejtë me themelin e çështjes dhe si e tillë i nënshtrohet një gjykimi të zakonshëm kontradiktor. Pra me anë të kësaj padie, nëpërmjet vërtetimit të së kundërtës, debitori synon të kontestojë të drejtën e kreditorit, i cili nga ana e tij, synon të procedojë me ekzekutimin e detyrimit. Padia e pavlefshmërisë së titullit, përmban elementët e një padie njohje negative dhe si e tillë, bazuar në nenin 113/b të Kodit Civil, kjo padi nuk i nënshtrohet parashkrimit. Padia për goditjen e një titulli ekzekutim mund të ngrihet në fazën e ekzekutimit të një titulli ekzekutiv, ende pa u ekzekutuar detyrimi. Në këtë padi legjitimohet aktivisht vetëm debitori dhe legjitimohet pasivisht kreditori, që janë subjekte të marrëdhënies juridike procedurale që lind gjatë fazës së ekzekutimit të titullit ekzekutiv, të cilët jo gjithmonë janë të pandryshueshëm (rastet e suksedimit të të drejtave), por që identiteti i tyre juridik nuk ndryshon.

Shkaku ligjor i padisë së pavlefshmërisë së titullit ekzekutiv qëndron në të drejtën e debitorit, që parashikohet në nenin 609 të Kodit të Procedurës Civile, për t’u çliruar nga një detyrim i cili rrjedh nga titulli ekzekutiv, për shkak të mospërputhjes ndërmjet realitetit që përfaqëson titulli ekzekutim, me realitetin që ekziston efektivisht, kur e drejta e kreditorit nuk ka ekzistuar si e tillë që në origjinë ose për fakte shues ose formuar të ngjara pas formimit të titullit sikurse jemi në rastin konkret. Pra, siç shihet, shkak për ngritjen e kësaj padie behet mospërputhja qe ekziston mes te drejtës se pasqyruar ne një titull ekzekutiv me gjendjen faktike (te drejtës qe ekziston konkretisht)1.

Në kuptim të nenit 609 të Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve kur titull ekzekutiv është një vendim gjyqësor ose vendim arbitrazhi, titulli ekzekutiv mund të kundërshtohet si për fakte që ngjasin pas daljes së tij, ashtu dhe për fakte që kanë ngjarë para daljes së tij. Shkaqet që mund të shkaktojnë pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv, lidhen me ato situata kur kemi paligjshmëri në objekt (kur titulli ekzekutiv është i paligjshëm), në subjektet (kur thirret si debitor një person që në fakt nuk është i tillë) apo në përmbajtje, pra në detyrime. Doktrina e së drejtës procedurale civile termat “shkaku ligjor i padisë” dhe “objekti i padisë” i ka definuar qartë si dy elemente kryesore të një padie. Shkaku ligjor është arsyeja e kërkimit gjyqësor, i cili ndahet në të drejtën dhe në një gjendje fakti që është kundër kësaj të drejte (causa pretendi), d.m.th. që e shkel, e cenon apo e mohon të drejtën subjektive të paditësit. Mbështetur në definicionin e shkakut ligjor të padisë në përgjithësi, konkludojmë se shkaku ligjor i padisë së pavlefshmërisë së titullit ekzekutiv qëndron në të drejtën e kreditorit, që gjen pasqyrim në nenin 609 të K.Pr.Civile, për t’u çliruar nga një detyrim, i cili rrjedh nga titulli ekzekutiv, për shkak të mospërputhjes ndërmjet realitetit që përfaqëson titulli ekzekutiv, me realitetin që ekziston efektivisht, kur e drejta e kreditorit nuk ka ekzistuar si e tillë që në “origjinë“ ose për fakte shuese apo penguese të ngjara pas formësimit të titullit.



Objekti i padisë është ajo që kërkohet si efekt i padisë, d.m.th. zbatimi i ligjit dhe fitimi i asaj çfarë kërkohet e që vjen si pasojë e zbatimit të ligjit (petitum).

Në parim titulli ekzekutiv, për sa kohë shoqërohet me urdhrin e ekzekutimit konsiderohet prima facie i vlefshëm për t’u ekzekutuar, por kjo nuk përjashton mundësinë që ai të jetë prekur nga vese të tilla që e bëjnë atë të pavlefshëm, sikurse është edhe parashkrimi i së drejtës subjektive. Këto vese mund të lidhen me formën apo me përmbajtjen e titullit ekzekutiv. Pra, titulli ekzekutiv mund të jetë i pavlefshëm për shkak të mungesës së formës, elementeve përbërës të tij ose për shkak të mungesës të elementeve që lidhen me përmbajtjen, themelin e tij. Rasti i dytë do të thotë që detyrimi të mos ekzistojë, detyrimi të jetë në një masë më të vogël apo të jetë shuar.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson të theksojë se në juridiksionin rishikues të Gjykatës së Lartë përfshihen vetëm rastet rigorozisht të përcaktuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që lidhen me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit, si dhe me shkeljet e rënda të normave procedurale apo shkelje procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit.

Në rekursin e paraqitur nga ana e palës së paditur nuk argumentohet një gjë e tillë. Pretendimet se, gjykata e apelit ka zbatuar gabim nenet 609 dhe 451/a të K.Pr.Civile nuk rezulton të gjejnë mbështetje në vetë këto dispozita në raport me të drejtën e pretenduar dhe gjendjen e faktit të vërtetuar gjatë gjykimit.

Gjykata e Apelit Korçë me të drejtë ka arsyetuar se:.. “Kjo gjykatë ka argumentuar mes të tjerave se:”... Pra, që nga data 31.08.1999 kur është nxjerrë vendimi me nr.30 i palës së paditur e deri në datën 21.11.2008 që kjo palë ka kërkuar nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit me qëllim ekzekutimin e detyrueshëm nëpërmjet zyrës së përmbarimit, kanë kaluar më tepër se nëntë vjet. Objekti dhe qëllimi i Ligjit 8471, datë 08.04.1999 është nxjerrja e detyrimeve të debitorëve dhe rikthimin e vlerave pasurore, që do të thotë se kërkimi kryesor ka të bëjë me kthim shumash të përfituara padrejtësisht mbas datës 23.01.1997. Në këto kushte gjykata duhet t’i referohet nenit 115/dh te K.Civil ku parashikohet se:

Parashkruhen brenda afateve prej:

dh)tre vjetëve paditë për shpërblimin e dëmit jokontraktor dhe paditë për kthimin e përfitimit pasuror pa të drejtë”. Duke qenë se afati i ekzekutimit të detyrueshëm ndjek atë të kërkimit kryesor, për rastin në gjykim do të thotë që afati brenda të cilit duhet të kërkohej lëshimi i urdhrit të ekzekutimit dhe të vihej në ekzekutim vendimi nr.30, datë 31.08.1999 nuk do të jetë më tepër se tre vjet.

Në analizë të sa më sipër, Gjykata e Apelit çmon se është parashkruar tërësisht e drejta e palës së paditur për të kërkuar lëshimin e urdhrit të ekzekutimit dhe ekzekutimin e detyrueshëm për vendimin nr.30, datë 31.08.1999 të shoqërisë “VEFA” në administrim. Në referim të nenit 609 të K.Pr.Civile Gjykata e Apelit konkludon se ky titull ekzekutiv është i pavlefshëm dhe konsiderohet se nuk ekziston me për shkak të parashkrimit...”

Pretendimet e tjera kanë të bëjnë me fakte e rrethana që i përkasin procesit të provuarit, që është në ekskluzivitetin e gjykatave të faktit. Nga aktet procedurale rezulton se këto fakte e rrethana i janë nënshtruar debatit gjyqësor dhe janë analizuar e vlerësuar nga gjykata e apelit e cila ka dhënë arsyet ligjore se përse ka lënë në fuqi.

Provat nuk mund të jenë objekt vlerësimi nga Gjykata e Lartë. Mund të përbëjnë shkak ligjor për cenimin e vendimeve të gjykatave të faktit, atëherë kur evidentohen pretendime ndaj një procesi gjyqësor për rrugët dhe mënyrat e marrjes së provave, pasqyrimit të tyre, por jo për mënyrën e vlerësimit.
Kontrolli rishikues i Gjykatës së Lartë nuk mund të zëvendësojë atributet kushtetuese e ligjore të gjykatave të faktit (gjykatës së shkallës së parë dhe apelit), dhe aq më tepër të vlerësojë bindjen e brendshme të këtyre gjykatave për çështje konkrete, sikurse kërkohet në rastin në shqyrtim nga rekursuesi.

Për sa më sipër Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se në përputhje me nenin 485/a të K.Pr.Civile duhet të lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Korçë.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485 pika “a” të K.Pr.Civile.


V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.104, datë 01.03.2013, të Gjykatës së Apelit Korçë.


Tiranë, më 16.03.2016
Nr.11117-04503-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-763 i Vendimit (86)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   28   29   30   31   32   33   34   35   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish