Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet40/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   36   37   38   39   40   41   42   43   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Ardian Nuni Kryesues

Aleksandër Muskaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare
në datën 17.03.2016, mori në shqyrtim në seancën gjyqësore çështjen civile nr.11243-02264-00-2013 Regj.Themeltar, që i përket palëve:
PADITËS: SUBI MATO, përfaqësuar nga Av.Bashkim Asllanaj

I PADITUR: ZYRA E PËRMBARIMIT SARANDË, (në mungesë).

PERSON I TRETË: SULO OMERI, (në mungesë).

OBJEKTI:


Përjashtimin e inxhinier Haxhi Musait si ekspert vlerësimi të dy trojeve

që më përkasin mua dhe të përmbaruesit Fisnik Bajrami.

Anulimin e aktit të ekspertimeve të vlerësimit të trojeve,

datë 20.03.2012 me inxhinier Haxhi Musai.

Pezullimin e ekzekutimit, shtyrjen e afatit të ekzekutimit të detyrimit

dhe ndarjen e tij në tre këste.

Baza Ligjore: Nenet 72,153,154 të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr.23-2013-294 (205), datë 13.02.2013 ka vendosur:

“Rrëzimin e kërkesë padisë...”.


Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.311, datë 30.05.2013 ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.23-2013-294 (205), datë 13.02.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë”.


Kundër këtij vendimi ka paraqitur rekurs paditësi Subi Mato, duke kërkuar prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, pranimin e padisë, si dhe pezullimin e ekzekutimit të vendimit, duke paraqitur këto shkaqe:

- Vendimi nr.311 datë 30.05.2013 i Gjykatës së Apelit Gjirokastër është marrë bazuar në shkelje procedurale. Kryesuese e trupit gjykues që ka shqyrtuar ankimin tim ka qenë Znj.Irena Pananjoti. Praninë e kësaj gjyqtareje në këtë trup gjykues unë e kam kundërshtuar rregullisht sipas ligjit bazuar ne nenin 72/6, 74, 465 i K.Pr.Civile si dhe në Vendimin nr.11 datë 05.04.2013 të Gjykatës Kushtetuese. Referuar bazës ligjore përmendur më sipër kam kërkuar përjashtimin e kësaj gjyqtareje nga gjykimi, për arsye se qëndrimi i saj ndaj çdo çështje të gjykuar në të cilën unë kam qenë palë ka qenë kategorikisht i njëanshëm kundra meje.

- Kështu, kjo gjyqtare ka qenë pjesëmarrëse në gjykimin e çështjes civile me pale paditës Subi Mato dhe i paditur Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK), me objekt shfuqizimin e vendimit të INUK për dënimin tim me gjobë. Në këtë gjykim qëndrimi i mbajtur nga Znj. Irena Panajoti ka qenë haptazi i njëanshëm kundra meje pasi edhe pse pa asnjë shkak ligjor madje në kundërshtim me dispozitat ligjore ka vendosur kthimin e kësaj çështjeje për rigjykim në gjykatën e Rrethit Sarandë.

- Qëndrimi i njëanshëm kundër meje vërehet dhe në trajtimin që kjo gjyqtare i ka bërë dhe disa çështjeve të tjera në shqyrtimin e të cilave është shprehur kurdoherë kundër meje.

- Pavarësisht kërkesës time për përjashtimin e saj, trupi gjykues i cili mori në shqyrtim atë, vendosi mospranimin e saj. Po në të njëjtën datë (30.05.2013), pak minuta pas seancës në të cilën u mor në shqyrtim kërkesa për përjashtim, u zhvillua seanca e themelit për ankimin tim ndaj vendimit nr.205 datë 13.02.2013 të Gjykatës së Rrethit Sarandë. Është e çuditshme si mund të planifikohet dhe të zhvillohet kështu një seance gjyqësore për të cilën nuk dihet nëse njëri prej anëtareve të trupit gjykues do të vazhdojë të jetë anëtar apo do të duhet të zëvendësohet. Normalisht dhe procedurialisht gjykimi i ankimit tim duhej të ishte pezulluar, pasi ndërkohë po zhvillohej gjykimi i një kërkese, e cila kishte të bënte me këtë gjykim. Pas marrjes së vendimit për kërkesën e përjashtimit dhe komunikimin e tij palëve, gjykimi i pezulluar duhej të rifillonte duke u caktuar për të një datë për zhvillimin e seancës. Një procedurë e tillë nuk është zbatuar por kërkesa për përjashtimin e gjyqtares dhe ankimi janë gjykuar në të njëjtën datë disa minuta pas njëra -tjetrës.

- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr.23-2013-294(205), datë 13.02.2013 ka bërë interpretim të gabuar të ligjit. Përsa i përket kërkesës time bazuar në nenin 311 të K.Pr.Civile, për ndarje të detyrimit në këste me kërkesë të palës së interesuar, siç jam unë në rastin konkret, si dhe duke marrë në konsideratë gjendjen time pasurore si invalid pa asnjë të ardhur, kur për shkak të gjendjes time kam nevojë për shpenzime suplementare, detyrimi ndaj kreditorit objektivisht nuk mund të paguhet në mënyrë të menjëhershme. Për këto arsye ky detyrim duhet të shtyhet për një afat të caktuar kohor si dhe të ndahet në këste bazuar dhe në nenin 517 të K.Pr.Civile.

- Fakt tjetër, të cilin ia kam bërë të ditur Gjykatës së Rrethit Sarandë gjatë hetimit gjyqësor, i cili mbështet kërkesën për shtyrje dhe ndarje në këste të detyrimit është fakti që kohët e fundit unë jam kreditor ndaj një të treti me pothuaj të njëjtën shumë. Kështu që duke arritur të ekzekutoj detyrimin që debitori im ka ndaj meje, unë do të mund të shlyej detyrimin tim ndaj kreditorit Sulo Omeri. Këtë fakt e kam vërtetuar gjatë gjykimit me dokumentet përkatëse që vërtetojnë vënien e sekuestros mbi pasurinë e debitorit tim.

- Pjesë të objektit të padisë kam patur dhe kundërshtimin e akteve të ekspertimit të kryera nga eksperti Haxhi Musai dhe kundërshtimin e veprimeve të Zyrës së Përmbarimit Sarandë sipas nenit 564 të K.Pr.Civile, bazuar në të cilin vlerësimet e pasurisë së paluajtshme bëhen sipas çmimeve të përcaktuara dhe në dispozicion të organeve financiare ose të atyre të regjistrimit të pasurive te paluajtshme (çmime bazë referuese ligjore). Vlerësimi i pasurive të paluajtshme si nga eksperti dhe nga Zyra përmbarimore është i detyrueshëm të bëhet duke marrë si bazë çmimin referues. Vetë Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për çdo transaksion që kryhet me pasuritë e paluajtshme, për përcaktimin e detyrimeve që lindin ndaj shtetit në lidhje me këto transaksione i referohet vlerave të pasurive të përcaktuara në VKM-të përkatëse dhe në Udhëzimet e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave.

- Duke mos marrë parasysh nenin 564 të K.Pr.Civile si baze ligjore për kërkesën time si dhe njëkohësisht duke i pranuar si të drejta vlerësimin e ekspertit dhe të përmbaruesit gjykata ka shkelur haptazi ligjin. Në paragrafin e dytë të nenit 564 të K.Pr.Civile thuhet: "Kur debitori apo çdo person tjetër kur ka interes për të mund të pretendojë një vlerë më të madhe të sendit, në krahasim me atë që figuron në regjistrat e pasurisë së paluajtshme apo të organit financiar, përmbaruesi bën një ekspertim të ri me grup ekspertësh". Veprimet përmbarimore dhe aktet e ekspertimit i kam kundërshtuar gjithashtu edhe për arsye se sekuestroja dhe vlerësimi i pasurive është bërë për dy pasuri të cilat janë nën regjimin e pasurisë bashkëshortore. Ndryshe nga sa përcaktohet në nenin 578 të K.Pr.Civile këto pasuri edhe pse janë në bashkëpronësinë edhe të bashkëshortes sime, janë vlerësuar dhe sekuestruar të dyja në total dhe pa u ndarë me parë prej pronës pjesa takuese e bashkëshortes.

- Eksperti ka kryer aktet duke shpërdoruar detyrën e tij si dhe duke shkelur haptazi çdo detyrim ligjor në bazë të të cilit duhej të kryente aktet e ekspertimit datë 20.03.2012. Akti i ekspertimit të z.Haxhi Musai nuk mund të jetë kurrsesi i saktë dhe i pa-anshëm për shkak të lidhjes së gjakut që Haxhi Musai ka me kreditorin tim Sulo Omeri. Bazuar në këtë fakt, referuar dhe nenin 72 të K.Pr.Civile, jemi në kushtet në të cilat eksperti duhej të përjashtohej nga kryerja e detyrës së tij, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga gjykata e rrethit edhe pse është një kërkesë e bazuar në fakte dhe ligj.

- Eksperti Haxhi Musai ka konflikt interesi në kryerjen e ekspertimeve në çështjen në fjalë edhe për faktin se ai ka qenë njëkohësisht ekspert në një çështje tjetër gjyqësore civile ku unë jam palë. Referuar dy akteve të ekspertimit, eksperti deklaron se nuk ka konflikt interesi në kryerjen e detyrës së tij, ndërkohë që faktet janë si përmenda më lartë. Veç kësaj në aktet e ekspertimit, eksperti shprehet se në caktimin e çmimeve i është referuar çmimeve të tregut, por pa përmendur asnjë praktikë konkrete të vlerësimit të trojeve në zonën konkrete ku ndodhen ato.

- Kërkesë padia e paraqitur prej meje u rrëzua pa të drejtë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me arsyetimin se për kërkimet e mia nuk mund të përdorej si bazë ligjore ajo që kisha vendosur në padi.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana, në mungesë të palëve ndërgjyqëse, si diskutoi e analizoi çështjen në tërësi


V Ë R E N

Rrethanat e Faktit

  1. Pala paditëse dhe pala e paditur kanë qenë palë ndërgjyqëse në një proces gjyqësor, ku me vendimin nr.933/598 datë 04.05.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë është vendosur pranimin pjesërisht i padisë, konstatimi i pavlefshmërisë absolute të veprimit juridik, kontratës së sipërmarrjes nr.579 Rep. nr.2043/2 Kol. datë 20.09.2006 të lidhur midis Subi Matos dhe Sulo Omerit dhe kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme, detyrimin e palës së paditur në atë gjykim, Subi Mato t'i kthejë paditësit Sulo Omeri shumën prej 3.098.660 lekë sipas aktit të ekspertimit datë 07.04.2011 dhe pushimin për pjesën tjetër të padisë.

  2. Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin e saj nr.467, datë 08.11.2011, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të sipërpërmendur.

  3. Për rrjedhim vendimi nr.467, datë 08.11.2011, i Gjykatës së Apelit Gjirokastër është një vendim gjyqësor i formës së prerë dhe në kuptim të nenit 510 të Kodit të Procedurës Civile përbën në një titull ekzekutiv.

  4. Paditësi në atë gjykim Sulo Omeri në pozitën e gjyqfituesit kundrejt të paditurit Subi Mato, tashmë në cilësinë e kreditorit, rezulton t’i jetë drejtuar Zyrës Përmbarimore Sarandë me kërkesë për ekzekutimin e titullit ekzekutiv, vendimit nr.933/598 datë 04.05.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Gjirokastër.

  5. Zyra Përmbarimore Sarandë konform nenit 517 të Kodit të Procedurës Civile i ka kërkuar debitorit Subi Mato të ekzekutonte vullnetarisht këtë vendim, pra të përmbushte detyrimin e tij prej 3.098.660 lekë ndaj kreditorit Sulo Omeri.

  6. Në kushtet kur ky debitor nuk e ka përmbushur vullnetarisht detyrimin e tij, ka filluar procedurat për ekzekutimin e detyrueshëm të titullit ekzekutiv konform nenit 519 të Kodit të Procedurës Civile.

  7. Zyra e Përmbarimit Sarandë konform dispozitave që rregullojnë procedurën që duhet të ndiqet gjatë ekzekutimit të detyrueshëm, ka proceduar me vënien e sekuestros mbi pasuritë e paluajtshme të debitorit Subi Mato, të cilat në rastin konkret konsistonin në dy troje, truallin me sipërfaqe 132 m2 ndodhur në fshatin Ksamil të Komunës Ksamil dhe truallin me sipërfaqe 400 m2 ndodhur në lagjen nr.4 Sarandë.

  8. Bazuar në nenin 564 të Kodit të Procedurës Civile, përmbaruesi gjyqësor ka proceduar me caktimin e një eksperti inxhinier vlerësues të pasurive të paluajtshme për vlerësimin e sendeve të sekuestruara.

  9. Rezulton se eksperti ing.Haxhi Musai i caktuar nga përmbaruesi gjyqësor si ekspert vlerësues i pasurive të paluajtshme në këtë rast, ka bërë vlerësimin e këtyre dy trojeve duke përgatitur për këtë qëllim për secilin truall, akt ekspertimin përkatës.

  10. Sipas akt ekspertimit datë 20.03.2012 pasuria e paluajtshme truall dhe objekt një katësh me sipërfaqe 132 m2 është vlerësuar nga eksperti në vlerën 1.050.000 lekë, kurse pasuria e paluajtshme truall me sipërfaqe 400 m2 është vlerësuar prej tij në vlerën 2.400.000 lekë.

  11. Të dy këto akte ekspertimi debitorit Subi Mato i janë dërguar nga Zyra Përmbarimore Sarandë me shkresën nr.208/1 prot., datë 01.06.2012, dhe shkresën nr.208 prot., datë 01.06.2012.

  12. Paditësi Subi Mato ka kërkuar përjashtimin e ekspertit Haxhi Musai dhe anulimin e këtyre akteve të ekspertimit. Duke iu drejtuar për këtë qëllim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë me kërkesëpadinë objekt gjykimi.

  13. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr.23-2013-294 (205), datë 13.02.2013 ka vendosur rrëzimin e kërkesë padisë.

  14. Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata, ndër të tjera ka argumentuar se: “... Një kërkim të tillë paditësi e mbështet në nenet 564, 546 dhe 578 të Kodit të Procedurës Civile. Në nenin 564 të Kodit të Procedurës Civile të ndryshuar ...parashikohet se:“Nëse kreditori dhe debitori brenda një javë nuk arrijnë një marrëveshje për vlerën e sendit mbi të cilin është vendosur sekuestroja, përmbaruesi gjyqësor brenda 15 ditëve përcakton me vendim vlerën e tij, bazuar në aktin e ekspertimit të paraqitur nga një ekspert i licencuar dhe në vlerën reale të pasurisë në treg, në çastin e vënies së sekuestros mbi të. Përmbaruesi gjyqësor brenda 10 ditëve nga data e caktimit të vlerës njofton kreditorin dhe debitorin për çmimin e caktuar. Kundër vendimit të përmbaruesit palët mund të bëjnë ankim të veçantë.” Në këtë mënyrë, në kuptim të këtij kodi ankim në gjykatë mund të bëhet kundër vendimit të përmbaruesit gjyqësor, i cili bazuar në aktin e ekspertimit të paraqitur nga një ekspert i liçensuar dhe në vlerën reale të pasurisë në treg, përcakton me vendim vlerën e tij. Në rastin konkret debitori Subi Mato nuk ka bërë ankim kundër ndonjë vendimi të përmbaruesit por kërkon në gjykatë përjashtimin e ekspertit Haxhi Musai dhe anulimin e akteve të ekspertimit të përgatitur prej tij. Në fakt, gjykata çmon se kërkime të tilla kanë kuptim dhe mund të bëhen vetëm gjate fazës së ekzekutimit të detyrueshëm, ku debitori mund të parashtrojë tek përmbaruesi gjyqësor vërejtjet dhe kontestimet e tij për ekspertin e caktuar. Këto kërkime i parashtrohen përmbaruesit gjyqësor i caktuar me ekzekutimin e detyrueshëm apo kryetarit të degës përmbarimore dhe nuk ka kuptim që kërkime të tilla të parashtrohen në gjykatë, pasi neni 564 i Kodit të Procedurës Civile sanksionon qartë dhe prerë se ankim i veçantë në gjykatë bëhet kundër vendimit të përmbaruesit gjyqësor që ka përcaktuar vlerën e sendit të sekuestruar dhe nuk mund të kërkosh në rrugë gjyqësore përjashtimin e ekspertit, pasi për kërkime te tilla mund të shprehet vetëm përmbaruesi gjyqësor. Në rastin konkret, përmbaruesi gjyqësor ende nuk ka marrë një vendim për përcaktimin përfundimtar të vlerës së dy pasurive të paluajtshme mbi të cilët është vendosur sekuestroja, por ai i ka dërguar debitorit Subi Mato aktet e ekspertimit të përgatitura nga eksperti Haxhi Musai me qëllim që ai të mund të parashtronte në zyrën përmbarimore Sarandë vërejtjet e tij dhe përmbaruesi gjyqësor në këtë rast, ka kompetencë që bazuar në aktin e ekspertimit dhe vlerën reale të pasurisë në treg, t'i përcaktojë një vlerë sendit, ku vetëm kundër këtij vendimi të përmbaruesit gjyqësor që ka përcaktuar vlerën e sendit, mund të bëhet ankim i veçantë në gjykatë. Rezulton që përmbaruesi gjyqësor ende nuk ka marrë një vendim ku të ketë përcaktuar përfundimisht vlerën e sendit dhe për rrjedhim gjykata çmon dhe vlerëson se debitori Subi Mato në këtë fazë nuk mund t'i drejtohet gjykatës pasi ende përmbaruesi gjyqësor nuk e ka përfunduar procedurën e kërkuar nga neni 564 i K.Pr.Civile, nuk ka përcaktuar me vendim vlerën e sendeve të sekuestruara. Ndërkohë që përsa i përket kërkimit për pezullim të ekzekutimit dhe shtyrje të afateve të ekzekutimit të detyrimit dhe ndarjen e tij në këste, kërkim të cilin paditësi e shtoi në seancën gjyqësore të datës 28.01.2013 gjykata vendosi rrëzimin e tij pasi çmon së pari se një kërkim i tillë nuk gjen asnjë mbështetje në nenet 517, 564, 546 dhe 578 të Kodit të Procedurës Civile, nenet ku paditësi mbështet kërkimet e tij, pasi edhe pse paditësi në kërkesën e tij me shkrim “Për shtesë të objektit të padisë” kishte bërë edhe një shtesë të bazës ligjore duke shtuar nenet 527, 610, 615 të Kodit të Procedurës Civile, gjykata në këtë rast pranoi vetëm kërkesën për shtesë të objektit dhe jo edhe atë për shtesë të bazës ligjore, pasi në kuptim të nenit 185 të Kodit të Procedurës Civile, paditësi ka të drejtë që pa ndryshuar shkakun ligjor të padisë mund të shtojë, të pakësojë apo të ndryshojë objektin e saj, pra nuk mundet ai që njëkohësisht të shtojë edhe objektin edhe bazën ligjore të padisë. Së dyti gjykata vendosi rrëzimin e një kërkimi të tillë pasi çmon se në këtë rast jemi para gjësë së gjykuar, rezulton se një kërkim i tillë është ngritur edhe më parë prej paditësit Subi Mato, i cili është marrë në shqyrtim nga kjo gjykatë dhe me vendimin e saj nr.826 (389) datë 28.03.2102 ka vendosur rrëzimin e padisë për këtë kërkim dhe ky vendim është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin e saj nr.275 datë 24.05.2012 duke arsyetuar se: “...shtyrja e afatit të ekzekutimit të detyrimit sipas nenit 517/3 të K.Pr.Civile deri në fillim të vitit vijues kalendarik si dhe njëkohësisht ndarjen e këtij detyrimi në të paktën 4 këste siç pretendon paditësi me të drejtë nuk është pranuar nga kjo gjykatë. Zbatimi i kësaj dispozite në favor të debitorit aplikohet vetëm në raste të veçanta dhe kërkon ekzistencën e një sërë kushtesh duke marrë parasysh jo vetëm gjendjen pasurore të debitorit ose rrethana të tjera të çështjes por kërkon patjetër edhe mendimin e kreditorit.” Në këtë mënyrë gjykata në përfundim të këtij argumentimi ligjor dhe faktik vendosi rrëzimin e kërkesë padisë se paditësit Subi Mato për të gjitha kërkimet e saj...(...)”.

  15. Mbi ankim të paditësit, Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.311, datë 30.05.2013 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.23-2013-294 (205), datë 13.02.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

  16. Në lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor, Gjykata e Apelit ka arsyetuar se: “...Vendimi civil nr.294(205) datë 13.02.2013 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë çmohet i drejtë, i bazuar në ligj dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi...Me padinë e parashtruar për gjykim paditësi Subi Mato kërkon përjashtimin si ekspert të z.Haxhi Musaj dhe anulimin e akteve të ekspertimit kryer prej tij. Me shtesë të objektit të padisë është kërkuar gjithashtu shtyrja e ekzekutimit të vendimit dhe ndarja e detyrimit në këste, për shkak të gjendjes ekonomike dhe shëndetësore të debitorit (paditësit) Subi Mato. Për kërkimin e fundit rezulton të jenë shprehur edhe më parë instancat gjyqësore...Sikurse me të drejtë ka arsyetuar Gjykata e Shkallës së Parë në interpretim të nenit 564 të ndryshuar të K.Pr.Civile, paditësi nuk mund të kundërshtojë gjyqësisht aktet e ekspertimit apo të kërkojë në gjykatë përjashtimin e ekspertit. Paditësit si debitor, sa i takon vlerës së sendit, i njihet e drejta të kundërshtojë vendimin e përmbaruesit gjyqësor dalë për këtë qëllim. Kështu dispozita e ka cituar qartë se vetëm kundër vendimit të përmbaruesit palët mund të bëjnë ankim të veçantë. Paditësi nuk bën prezent vendim të përmbaruesit me të cilin është përcaktuar vlera e pasurive të sekuestruara si dhe nuk kundërshton një të tillë. Me të drejtë Gjykata e Shkallës së Parë në këto kushte ka rrëzuar padinë pasi kërkimi i paditësit nuk është i bazuar në ligj. Sa i takon kërkimit tjetër për ekzekutimin në këste të detyrimit, çështja objekt shqyrtimi përbën gjë të gjykuar pasi me vendim gjyqësor të formës së prerë është rrëzuar kërkimi i paditësit me të njëjtin objekt si kërkimi aktual. Gjykata e Apelit gjen në këto kushte të drejtë arsyetimin dhe disponimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe si rrjedhojë vendimi civil objekt ankimi duhet të lihet në fuqi...”

  17. Kundër vendimit nr.311, datë 30.05.2013 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, ka paraqitur rekurs paditësi Subi Mato, duke kërkuar prishjen e vendimeve të gjykatave të faktit, pranimin e padisë dhe pezullimin e ekzekutimit të vendimit, për shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM


  1. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

18.1 Neni 564 “Nëse kreditori dhe debitori, brenda një jave, nuk arrijnë një marrëveshje për vlerën e sendit, mbi të cilin është vendosur sekuestroja, përmbaruesi gjyqësor, brenda 15 ditëve, përcakton me vendim vlerën e tij, bazuar në aktin e ekspertimit, të paraqitur nga një ekspert i licencuar dhe në vlerën reale të pasurisë në treg, në çastin e vënies së sekuestros mbi të.

Përmbaruesi gjyqësor, brenda 10 ditëve nga data e caktimit të vlerës, njofton kreditorin dhe debitorin për çmimin e caktuar. Kundër vendimit të përmbaruesit palët mund të bëjnë ankim…”

18.2 Neni 610 “Kundër veprimeve të përmbaruesit gjyqësor dhe kundër refuzimit të tij për të kryer një veprim, palët mund të bëjnë ankim në gjykatën që ekzekuton vendimin brenda 5 ditëve nga dita e kryerjes së veprimit apo refuzimit, kur palët kanë qenë të pranishme në kryerjen e veprimit ose kanë qenë thirrur edhe në raste të tjera nga dita që i është njoftuar ose ka marrë dijeni për veprimin ose refuzimin.



Kundër veprimeve të personave, përmbaruesit gjyqësorë, që ushtrojnë veprimtarinë publike të shërbimit përmbarimor gjyqësor të organizuar mbi baza private, pala debitore mund të paraqesë ankim në gjykatën, ku ekzekutohet titulli ekzekutiv, brenda 5 ditëve nga data e kryerjes së veprimit.

Ankimi shqyrtohet brenda 20 ditëve nga gjykata e vendit të ekzekutimit, e cila kur e sheh të nevojshme mund të thërrasë edhe palët.

Përmbaruesi gjyqësor thirret nga gjykata me cilësinë e palës së paditur.”
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON


  1. Se rekursi i paraqitur nga pala paditëse Subi Mato, përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që motivojnë cenimin e vendimit nr.311, datë 30.05.2013 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe të vendimit nr.23-2013-294 (205), datë 13.02.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, që ka vendosur rrëzimin e kërkesëpadisë.

  2. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, çmon se vendimi nr.311, datë 30.05.2013 i Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe vendimi nr.23-2013-294 (205), datë 13.02.2013 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, janë rrjedhojë e mosrespektimit të ligjit procedural, e për këtë shkak ato duhet të prishen dhe çështja të kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

  3. Për çështjen objekt gjykimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ka vendosur rrëzimin e padisë, me argumentin kryesor se, kërkimi i paditësit nuk mbështetet në nenin 564 të K.Pr.Civile, sa kohë që përmbaruesi gjyqësor nuk ka formalizuar me një vendim të komunikuar paditësit vlerën e sendeve të sekuestruara, të caktuara në aktin e ekspertimit datë 20.03.2012. Në vlerësimin e asaj gjykate, përmbaruesi gjyqësor ende nuk kishte marrë një vendim ku të ishte përcaktuar përfundimisht vlera e sendit dhe për rrjedhim gjykata ka çmuar se debitori Subi Mato në këtë fazë nuk mund t'i drejtohej gjykatës me padi, pasi ende nuk kishte një veprim përmbarimor në kuptim të nenit 564 të K.Pr.Civile.

  4. Gjykata e Apelit Gjirokastër, e investuar mbi ankimin e palës paditëse, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor, duke u mjaftuar me të njëjtin argumentim sikurse dhe gjykata e shkallës së parë. Në vlerësimin e gjykatës së apelit, paditësi në këtë proces gjyqësor nuk ka efektivisht një akt zyrtar të përmbaruesit gjyqësor, kundërshtimi i të cilit të parashikohet shprehimisht nga dispozitat procedurale civile, ndaj dhe në të tilla rrethana, gjykata e apelit ka vlerësuar të drejtë vendimin mbi rrëzimin e kërkesëpadisë.

  5. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimet e gjykatave të faktit, të bazuara në argumentimin e mësipërm, janë marrë në zbatim të gabuar të ligjit procedural, e konkretisht neneve 564 dhe 610 të K.Pr.Civile, mbi kundërshtimin e veprimeve përmbarimore gjatë fazës së ekzekutimit të detyrueshëm të një titulli ekzekutiv.

  6. Fillimisht, Kolegji Civil vlerëson jo të drejtë konkluzionin e arritur nga gjykatat e faktit, mbi mungesën e legjitimimit substancial të paditësit, në kushtet kur sipas tyre, ka munguar një vendim i përmbaruesit gjyqësor në lidhje me vlerën e sendeve të sekuestruara. Konkretisht, sikurse ka rezultuar e provuar nga hetimi i kryer nga gjykatat e faktit, aktet e ekspertit vlerësues të pasurive të paluajtshme truall me sipërfaqe 400 m2 dhe truall dhe objekt një katësh me sipërfaqe 132 m2, të datës 20.03.2012, i janë komunikuar palës paditëse respektivisht nëpërmjet shkresave nr.208 prot., dhe nr.208/1 prot., datë 01.06.2012 të Zyrës së Përmbarimit Sarandë. Ka rezultuar gjithashtu e provuar se, në përmbajtje të këtyre shkresave, pala e paditur në gjykim, ka vënë në dijeni debitorin Subi Mato në lidhje me aktet e ekspertimit të kryera për caktimin e vlerës së pasurive në pronësi të tij, të sekuestruara në kuadër të ekzekutimit të detyrueshëm, si dhe ka parashikuar se kundër këtyre akteve mund të kryhej ankim në gjykatë brenda 5 ditëve nga marrja dijeni për to. Pavarësisht këtij parashikimi të shprehur, gjykatat e faktit kanë vlerësuar se nuk gjendemi përpara një vendimi të përmbaruesit gjyqësor të komunikuar ndaj paditësit, për të cilin ligji njeh mundësinë e kundërshtimit gjyqësisht.

  7. Kolegji Civil çmon se, në një kohë që vlerësimi i rrethanave faktike mbetet një atribut ekskluziv i gjykatave të faktit, këto gjykata janë përpara detyrimit të argumentimit ligjor të qëndrimit të tyre në lidhje me fuqinë provuese të akteve të administruara prej tyre. Në të tilla kushte, Kolegji Civil vlerëson se neneve 564 dhe 610 të K.Pr.Civile, të zbatueshme në çështjen objekt gjykimi, u duhet dhënë një interpretim sintetik e funksional, pa u kufizuar vetëm në faktin nëse një akt zyrtar i përmbaruesit gjyqësor i komunikuar ndaj debitorit, titullohet ose jo formalisht si vendim i përmbaruesit gjyqësor. Ndërkohë që neni 564 i K.Pr.Civile specifikon se lejohet kundërshtimi gjyqësisht i një vendimi të përmbaruesit gjyqësor mbi vlerën e sendit të sekuestruar, gjykatat e faktit janë mjaftuar me analizimin ngushtësisht të këtij koncepti, si të kufizuar vetëm në akte të cilat emërtohen si të tilla, pa analizuar nëse, nga pikëpamja përmbajtësore këto akte mund të përbëjnë efektivisht vendime të përmbaruesit, të cilat mund të kundërshtohen gjyqësisht. Një analizë e tillë merr rëndësi thelbësore, veçanërisht në kushtet kur kjo e drejtë kundërshtimi parashikohet specifikisht në përmbajtje të akteve të lëshuara nga vetë përmbaruesi, sikurse dhe rasti objekt gjykimi.

  8. Veç sa më sipër, Kolegji Civil vlerëson se gjykatat e faktit nuk kanë analizuar drejt edhe përmbajtjen e nenit 610 të K.Pr.Civile në lidhje me të drejtën e çdo debitori për të kundërshtuar gjyqësisht veprime të përmbaruesit, që vlerësohen se cenojnë të drejtat apo interesat e tij të ligjshme. Konkretisht, dispozita e sipërcituar parashikon se, kundër veprimeve të përmbaruesit gjyqësor dhe kundër refuzimit të tij për të kryer një veprim, palët mund të bëjnë ankim në gjykatën që ekzekuton vendimin brenda 5 ditëve nga dita e kryerjes së veprimit apo refuzimit, kur palët kanë qenë të pranishme në kryerjen e veprimit ose kanë qenë thirrur, dhe në raste të tjera, nga dita që pala është njoftuar ose ka marrë dijeni për veprimin ose refuzimin. Në analizë të kësaj dispozite, Kolegji Civil çmon të theksojë se, edhe në rast se do të qëndronte argumentimi i gjykatave të faktit në çështjen objekt gjykimi, se nuk gjendemi përpara një akti të përmbaruesit gjyqësor të cilësuar si vendim, në kuptim të nenit 564 të K.Pr.Civile, neni i sipërcituar garanton mundësinë e kundërshtimit gjyqësisht të çdo veprimi përmbarimor, si dhe çdo refuzimi për të vepruar nga ana e përmbaruesit gjyqësor, pavarësisht mënyrës së emërtimit të aktit që dokumenton një veprim apo refuzim të tillë.

  9. Thënë kjo, Kolegji Civil vlerëson se gjykatat e faktit nuk kanë arritur të argumentojnë nëse, edhe në rast se nuk do të gjendeshim në kushtet e nenit 564 të K.Pr.Civile, paditësi legjitimohej substancialisht në ngritjen e padisë së tij në kuadër të kundërshtimit të një veprimi përmbarimor.

  10. Për sa më sipër, ky Kolegj vlerëson se mosrespektimi i dispozitave të K.Pr.Civile në çështjen objekt gjykimi dhe mangësitë në argumentimin e të dy gjykatave të faktit, përbëjnë shkelje procedurale të asaj natyre që përligjin prishjen e vendimeve gjyqësore dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e rrethit gjyqësor.

  11. Në këto kushte, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, çmon se, në rishqyrtim, gjykata e rrethit gjyqësor, në zbatim të konkluzioneve të mësipërme të këtij vendimi, pas identifikimit të duhur të shkakut të padisë në çështjen objekt gjykimi, të interpretojë e zbatojë drejt nenet 564 dhe 610 të K.Pr.Civile, mbi kundërshtimin e veprimeve të përmbaruesit gjyqësor gjatë ekzekutimit të detyrueshëm të një titulli ekzekutiv.

  12. Po ashtu, gjykata e rrethit gjyqësor, me qëllim zgjidhjen e drejtë të mosmarrëveshjes objekt gjykimi, në zbatim të parimit të kontradiktorialitetit, të marrë në shqyrtim pretendimet e palëve ndërgjyqëse dhe të procedojë me shqyrtimin në themel të kërkesëpadisë, duke bërë lidhjen midis fakteve që pretendohen prej palëve se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që palët pretendojnë se u janë cenuar.

  13. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rishqyrtimit, do ta lejojnë gjykatën e rrethit gjyqësor, që në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material, garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14 i K.Pr.Civile), cilësimit të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16 i K.Pr.Civile), të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e konfliktit ndërmjet palëve ndërgjyqëse.

  14. Për gjithë sa më sipër, Kolegji Civil çmon se vendimi nr.311, datë 30.05.2013 i Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe vendimi nr.23-2013-294 (205), datë 13.02.2013 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, janë marrë në shkelje të dispozitave procedurale (neni 467/ d i K.Pr.Civile), e për këtë shkak ato duhet të prishen dhe çështja të kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me tjetër trup gjykues.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/ç të Kodit të Procedurës Civile,
V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.311, datë 30.05.2013 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe prishjen e vendimit nr.23-2013-294 (205), datë 13.02.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë për rishqyrtim, me tjetër trup gjykues.


Tiranë më 17.03.2016.
Nr. 21001-00586-00-2016 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-820 i Vendimit (94)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   36   37   38   39   40   41   42   43   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish