Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet43/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   39   40   41   42   43   44   45   46   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 23.03.2016, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:
PADITËSE: DONIKA OTOBASHI, e përfaqësuar në gjykim nga av.Marjana Malaj (Jahjaj)

E PADITUR: QENDRA DIAGNOSTIKE “IKEDA”-sh.a, e përfaqësuar në gjykim nga av.Bledar Fejzo



OBJEKTI:

Dëmshpërblim për zgjidhjen e kontratës së punës

në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara.

Dëmshpërblim për mosrespektim të procedurave të largimit nga puna.

Dëmshpërblim për mosrespektim të afateve të njoftimit.

Shpërblim për vjetërsi punë.

Baza Ligjore: Nenet 143, 144, 145, 152, 153 te Kodit të Punës

dhe neneve 44 dhe 49/2 të Kushtetutës.




Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.2255, date 09.03.2012, ka vendosur:


“Pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë.

Detyrimin e palës së paditur, Qendrës Diagnostike “IKEDA”-sha, t‘i paguajë paditëses Donika Otobashi pagën e një viti pune (200.000 leke për çdo muaj) për largim te menjëhershëm dhe te pajustifikuar nga puna, bazuar në nenet 143 dhe 155 te Kodit të Punës.

Detyrimin e palës së paditur, Qendrës Diagnostike “IKEDA”-sha t‘i paguajë paditëses Donika Otobashi pagën e tre muajve për moszbatim te afateve te njoftimit, bazuar ne nenin 143 te Kodit te Punës.

Detyrimin e palës së paditur, Qendrës Diagnostike “IKEDA”-sha t‘i paguajë paditëses Donika Otobashi pagën e dy muajve për moszbatim te procedurave të largimit nga puna të parashikuar nga neni 144 i K.Punes.

Detyrimin e palës së paditur, Qendrës Diagnostike “IKEDA”-sha t‘i paguajë paditëses Donika Otobashi pagën e tre muajve e gjysmë për vjetërsi shërbimi në punë.

Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër të kërkesë padisë. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të paditurit”.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2450, date 18.10.2012, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.2255, datë 09.03.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lidhur me dëmshpërblimet për shkak të mosrespektimit të afatit të njoftimit dhe procedurës për zgjidhjen e kontratës së punës, si dhe atë për vjetërsinë në punë.

Ndryshimin e këtij vendimi për pjesën tjetër të tij si më poshtë :

Detyrimin e palës së paditur, Qendra Diagnostike “IKEDA” sha, të dëmshpërblejë paditësen Donika Otobashi me pagën e gjashtë muajve për zgjidhje të menjëhershme dhe të pajustifikuar të kontratës së punës.

Dëmshpërblimet e mësipërme të llogariten mbi bazën e pagës mujore prej 100.000 lekë në muaj.

Shpenzimet gjyqësore u ngarkohen palëve në përpjesëtim me pjesën e pranuar e të rrëzuar të padisë.”


Kundër këtij vendimi, kanë paraqitur rekurs:

Pala e paditur Ikeda Sh.a me anë të së cilit ka kërkuar: “Ndryshimin e vendimit nr.2450, date 18.10.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe të vendimit nr.2255, datë 09.03.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe rrëzimin e padisë”për këto shkaqe:

  • Vendimet janë të padrejta. Ato nuk mbështeten në ligj dhe në provat e administruara gjatë gjykimit prandaj kërkojmë ndryshimin e tyre dhe rrëzimin e padisë;

  • Pala paditëse në asnjë çast nuk ka qenë në marrëdhënie pune pranë palës së paditur. Ky është një fakt i vërtetë prandaj paditësja nuk mundi të vërtetonte faktin e pretenduar dhe nuk paraqiti kontratën individuale të punës, ashtu siç e kanë lidhur të gjithë punonjësit që janë punësuar pranë palës së paditur. Mungesa e kontratës së punës duhet të sillte rrëzimin e kërkesës së paditëses për mungesë legjitimiteti aktiv dhe pasiv, sepse pa këtë akt të nënshkruar nga palët asnjëra prej tyre nuk mund të kërkojë përmbushjen e të drejtave dhe detyrimeve. Qenia e marrëdhënies juridike të punës duhet të provohet nga pala që e pretendon ekzistencën e saj;

  • Vetë pala paditëse pranoi se ka qenë e punësuar pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, e cila është paguar nga ky institucion, ka paguar rregullisht sigurimet shëndetësore dhe shoqërore dhe vazhdon të jetë e punësuar pranë këtij institucioni. Paditësja nuk ka kontratë pune me palën e paditur as për kohë të pjesshme;

  • Marrëdhëniet e paditëses me palën e paditur nuk kanë qenë marrëdhënie punësimi, por ka qenë një shoqëri e thjeshtë, për të cilën është lidhur një kontratë bashkëpunimi, marrëdhënie këto që rregullohen nga neni 1074 i Kodit Civil dhe jo nga Kodi i Punës. Kjo shoqëri e thjeshtë është një kontratë, marrëveshje qoftë dhe verbale, me të cilën dy ose më shumë persona merren vesh për të ushtruar një aktivitet ekonomik, me qëllim që të ndajnë fitimet që rrjedhin prej tij, duke vënë në shërbim të këtij aktiviteti prona, sende, apo shërbime;

  • Siç e pranon vetë paditësja, midis Dr. Mustafa Ibro, si individ dhe paditëses Donika, është lidhur një marrëveshje e thjeshtë bashkëpunimi për të ushtruar aktivitet ekonomik në fushën e analizave të gjakut, për realizimin e të cilit janë vënë në dispozicion ambientet e Klinikës “IKEDA”. Konkretisht paditësja ka vënë në dispozicion aparaturat laboratorike, pronë të saj dhe shërbimin në drejtimin e laboratorit, ndërsa Dr. Mustafa Ibro ka vënë në dispozicion ambientin e Klinikës, lëndën e parë që përdoret për bërjen e analizave dhe punonjës të tjerë që paguheshin prej tij, në cilësinë edhe të ortakut, edhe të administratorit të shoqërisë “IKEDA”sha Palët kanë rënë dakord edhe për mënyrën e ndarjes së fitimit. Paditësja do të përfitonte 30%, ndërsa Dr. Mustafa Ibro 70%, të të ardhurave mujore, që do të realizonte laboratori. Kjo kontratë e thjeshtë bashkëpunimi është zgjidhur nga anëtarët e kësaj shoqërie në datë 19.07.2011, datë në të cilën sipas procesverbalit të nënshkruar edhe prej paditëses,

janë marrë të gjitha aparaturat të cilat ishin vënë prej saj në dispozicion të aktivitetit ekonomik;

  • Nuk është i vërtetë fakti se paga e saj ka qenë 200.000 lekë në muaj. Këtë pretendim paditësja kërkon ta provojë duke u mbështetur në vërtetimin nr.3 Prot., datë 07.01.2011, që pretendohet se është redaktuar dhe nënshkruar nga Administratori i Shoqërisë “IKEDA”, Dr. Mustafa Ibro. Ky akt nuk është redaktuar dhe nënshkruar nga Dr. Mustafa Ibro, përkundrazi është i falsifikuar, sepse nënshkrimi nuk është i tij, duke i vënë në dispozicion gjykatës akt ekspertimin grafik të bërë me kërkesën tonë, që nuk u pranua nga gjykata.

  • Paditësja për të vërtetuar qenien e marrëdhënies së punës ka paraqitur si provë “Vërtetimin nr.128 Prot., datë 19.04.2006”, i cili është i falsifikuar si në përmbajtje ashtu dhe në nënshkrimin në emër të administratorit. Edhe kohëshënuesi i punonjësve të laboratorit, i paraqitur nga paditësja si provë dhe i nënshkruar prej saj me cilësinë e përgjegjëses së laboratorit, nuk mund të vërtetojnë qenien e marrëdhënieve të punës, por kontributin e saj në shoqërinë e thjeshtë. Edhe skema e funksioneve të shoqërisë “IKEDA” sha, e paraqitur si provë prej paditëses, nuk mund të shërbejë për të provuar ekzistencën e marrëdhënieve të punës, përkundrazi ajo hedh dritë për sa pretendohet nga ana jonë;

  • Pretendimi i ngritur nga ana jonë për mos ekzistencën e marrëdhënieve të punës dhe që vërteton krijimin e shoqërisë së thjeshtë, provohet me dokumente shkresore që vetë paditësja ka paraqitur gjatë gjykimit, konkretisht me Vërtetimin nr.127 Prot., datë 19.04.2006, Deklaratën nr.199 Prot., datë 08.04.2006 dhe Shkresën nr.104 Prot., datë 22.08.2010. Këto akte nuk janë nënshkruar nga administratori i shoqërisë, por nga një person tjetër, dhe që janë përdorur nga paditësja. Edhe në shkresën nr.104, datë 22.08.2010 e lëshuar në emër të administratorit bën fjalë për përfitime të tjera të paditëses, duke i dhënë të drejtë asaj të bënte marketing deri në masën 10% të vlerës duke përfituar vetë paditësja të ardhura suplementare;

  • Gjykatat nuk e kane përcaktuar qartë marrëdhënien juridike prandaj dhe çështja është zgjidhur gabim prej saj.

  • Paraqitëm dhe listëpagesat nga tatimet për periudhën Tetor 2010 deri Mars 2011 ku nuk rezulton që të ketë qenë e punësuar.

  • Vërtetimi nr.3 për pagën humbi besueshmërinë para Gjykatës së Apelit.


Gjithashtu ka paraqitur rekurs pala paditëse Donika Otobashi me anë të së cilit ka kërkuar “Prishjen e vendimit nr.2450, date 18.10.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe lënin në fuqi të vendimit nr.2255, datë 09.03.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”për shkakun:

  • Gjykata e Apelit nuk duhej ta ndryshonte vendimin e shkallës së parë pasi janë administruar dy prova te pakontestueshme që janë vërtetimet nr.3, datë 07.01.2011 dhe shkresa nr.104, datë 22.09.2010.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Admir Thanza; përfaqësuesin e të paditurit “IKEDA” Sh.a av. Bledar Fejzo i cili përfundimisht kërkoi: Ndryshimin e vendimit nr.2450, date 18.10.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe të vendimit nr.2255, datë 09.03.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe rrëzimin e padisë; përfaqësuesin e paditëses Donika Otobashi, av. Marjana Malaj (Jahjaj), e cila përfundimisht kërkoi: Prishjen e vendimit nr.2450, date 18.10.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe lënien në fuqi të vendimit nr.2255, datë 09.03.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si dhe pasi diskutoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

  1. Rrethanat e çështjes

  1. Me padinë objekt gjykimi, paditësja Donika Otobashi ka pretenduar se ka qenë në marrëdhënie pune pranë palës së paditur, Qendra Diagnostike “IKEDA” sha, ku ka kryer detyrën e Drejtores së Laboratorit Klinik-Biologjik-Imunologjik. Njëkohësisht ajo ka qenë edhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë. Sipas paditëses, marrëdhëniet e punës kanë filluar që nga data e themelimit të shoqërisë 20.01.1999 e deri në datë 18.07.2011, si dhe është paguar me një pagë prej 200. 000 lekë në muaj.

  2. Ndërprerja e marrëdhënieve të punës në datë 18.07.2011, pretendohet të jetë kryer me efekt të menjëhershëm, pa shkaqe të justifikuara, si dhe duke mos respektuar procedurën e zgjidhjes së kontratës së punës.

  3. Në këto kushte, paditësja ka ngritur padi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, duke kërkuar dëmshpërblimet, ashtu si janë përcaktuar në objektin e saj.

  4. Në prapësim të kërkimeve të mësipërme, pala e paditur ka pretenduar se mes palëve nuk ka ekzistuar asnjëherë një marrëdhënie pune, por se ato kanë qenë të lidhura në një shoqëri të thjeshtë, sipas nenit 1074 të Kodit Civil, ku paditësja ka vënë në dispozicion aparaturat laboratorike, pronë të saj dhe shërbimin në drejtimin e laboratorit, ndërsa Dr. Mustafa Ibro ka vënë në dispozicion ambientin e Klinikës, lëndën e parë që përdoret për bërjen e analizave dhe punonjës të tjerë që paguheshin prej tij, në cilësinë edhe të ortakut, edhe të administratorit të shoqërisë “IKEDA” sha.

  5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.2255, datë 09.03.2012, ka vendosur:

Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   39   40   41   42   43   44   45   46   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish