Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet51/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   47   48   49   50   51   52   53   54   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 30.03.2016, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:
PADITËSE: KLEONARD PIPA, prezent i papërfaqësuar me avokat,

I PADITUR: SHOQËRIA “INCO”SH.P.K. e përfaqësuar në gjykim nga juristja Ilava Spiro me autorizim,

SHOQËRIA “ XHAJS TIRANA” SH.P.K, në mungesë,

OBJEKTI:


Detyrim për pagimin e dëmshpërblimit për largimin nga puna

në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara përkatësisht:

Pagën e dy muajve për mosrespektim të afatit të njoftimit, sipas nenit 143 të K.Punës.

Pagën e dy muajve për moszbatim të procedurës sipas nenit 144 të K. Punës.

Pagën e 12 muajve punë për zgjidhje të menjëhershme dhe të pajustifikuar

të kontratës së punës, neni 155 i K.Punës.

Shpërblimit për vjetërsi dhe për lejen vjetore të pagueshme.

Pagimin e shumës së detyrueshme për sigurimet shoqërore.

Pagimin e shpenzimeve gjyqësore.

Baza Ligjore: Nenet 32/a, 43/1 106/1 153, 154, dhe 154/a të K.Pr.Civile.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.10763, datë 27.12.2011, ka vendosur:

“Pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë.

Detyrimi palës së paditur të dëmshpërblejnë ( solidarisht) paditësin Kleonard Pipa me pagën e 2 (dy) muajve për mosrespektimin e procedurës për zgjidhjen e kontratës së punës.

Detyrimi palës së paditur të dëmshpërblejnë (solidarisht) paditësin me pagën e 2 (dy) muajve për mosrespektimin e afatit të njoftimit; si dhe, me pagën e 12 ( dymbëdhjetë) muajve punë si dëmshpërblim për zgjidhje të menjëhershme dhe të pajustifikuar të marrëdhënieve të punës.


Detyrimin e palës së paditur të paguajë (solidarisht) në favor të paditësit shpërblimin për vjetërsi në masën e 2 (dy) muajve page si dhe gjysme page (paga e një pesëmbëdhjetëditëshi) për lejen vjetore të papaguar. Në llogaritjen e dëmshpërblimit të merret si bazë paga mesatare mujore e vitit të fundit të punës prej 75.000 (shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë për muaj .

Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër të saj.”
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2736 datë 20.11.2012, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.10763, datë 27.12.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”


Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit kanë ushtruar rekurs, palët e paditura Shoqëria “INCO”sh.p.k dhe Shoqëria “ Xhajs Tirana” sh.p.k., të cilat parashtrojnë këto shkaqe:

  • Nga Gjykatat nuk janë respektuar dhe zbatuar kërkesat e nenit 6 të K.Pr.Civil. Paditësi ne objektin e kërkesë padisë ka kërkuar pagimin e pagës për 12 muaj punë për zgjidhjen e menjëhershme dhe të pajustifikuar të kontratës së punës sipas nenit 155 të K. Punës. Gjykata duke mos respektuar dhe zbatuar kërkesat e nenit 6 të K.Pr.Civile ka ndryshuar objektin e padisë duke vendosur detyrimin e të paditurit për dëmshpërblim të 12 muajve punë për zgjidhjen e paligjshme të marrëdhënieve të punës. Pra, gjykata kur ka konstatuar se paditësi nuk ka lidhur kontratë pune me palën e paditur me shkrim dhe e ndodhur para këtij fakti të mos ekzistencës së kontratës së punës me nismën e saj, ka ndryshuar objektin e padisë duke vendosur dëmshpërblimin për zgjidhjen e marrëdhënies së punës. Ky veprim i gjykatës bie në kundërshtim jo vetëm me nenin 6 por edhe me kërkesat e K.Punës për kontratën e punës, pasi në këtë kod nuk parashikohet në asnjë dispozitë zgjidhja e marrëdhënieve të punës por janë përcaktuar qartë dhe saktë rastet e zgjidhjes së kontratës së punës të lidhur midis palëve me shkrim sipas ligjit.

  • Nga Gjykatat nuk janë respektuar dhe zbatuar dhe kërkesat e nenit 4 të K.Punës. Në nenin 4 të tij thuhet “përjashtohen nga fusha e zbatimit të këtij kodi punësimi i personave që rregullohet me ligj të veçantë”.Në rastin konkret marrëdhëniet e paditësit me të paditurin nuk kanë qenë marrëdhënie pune që përcaktohen dhe rregullohen me K.Punës por kanë qenë marrëdhënie shërbimi, biznesi që rregullohen në bazë të Kodit Civil dhe ligjit nr.9109, datë 17.07.2003, “Për profesioni e avokatit në R.SH.” Në nenin 11 /1/a të tij thuhet: “Shpërblimi i avokatit për punën e kryer caktohet me marrëveshje ndërmjet tij dhe palës së mbrojtur ose të përfaqësuar prej tij”. Në bazë të këtij neni me marrëveshje midis palëve është përcaktuar shpërblimi i paditësit si avokat e i të paditurve dhe jo si i punësuar pranë të paditurve. Në rastin konkret shpërblimi i paditësit për punën e kryer si avokat është caktuar në bazë të nenit 11/1/a të ligjit 9190, me marrëveshje me paditësin duke i përcaktuar një pagesë fikse mujore për të gjitha proceset gjyqësore që do të ndiqte e përfaqësonte në gjykatë si avokat i palës së paditur.

  • Nga dy gjykatat nuk janë respektuar dhe zbatuar kërkesat e nenit 309 të K.Pr.Civile për vlerësimin e provave mbi të cilat mbështetet vendimi i gjykatës. Nga të gjitha provat e administruara në dosjen gjyqësore rezulton e provuar plotësisht se paditësi nuk ka qenë i punësuar pranë palëve të paditura në strukturat drejtuese dhe as si specialist me profesion jurist me kontratë pune.

  • Paditësi nuk ka qenë i punësuar pranë palëve të paditura provohen me faktin që:

  • Paditësi nuk ka kontratë verbale dhe as me shkrim për punësimin e tij me palët e paditura.

  • Paditësi nuk figuron në listë-pagesat e punonjësve të dy shoqërive të paditura për periudhën që pretendon 2007-2011.

  • Paditësi nuk figuron as në listë pagesat e sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimet mbi të ardhurat nga punësimi.

  • Paditësi për periudhën e pretenduar prej tij i punësuar pranë të paditurve nuk ka përfituar pushime vjetore dhe shpërblime sipas K. Punës për shkak se nuk ka qenë në marrëdhënie pune me kontratë pranë palëve të paditura.

  • Nuk ka pasur ambient pune, zyrë në ambientet e selisë së shoqërive.

  • Paditësi nuk ka qenë asnjëherë jurist i shoqërive.

  • Shoqëritë kanë pasur dhe kanë të punësuar si specialist me profesion jurist znj. Manjola Kurteshi.

  • Paditësi është licensuar në profesionin e avokatit dhe të paditurit e kanë shpërblyer për punën e kryer si avokat.

  • Paditësi e ka ushtruar profesionin e avokatit jashtë zyrave të palës së paditur.

  • Në marrëdhënie me klient prokurorinë, përmbarimin, gjykatën dhe me të tretë paditësi është autorizuar dhe prezantuar si avokat i palës së paditur.

  • Shpenzimet e shoqërisë për çështjet gjyqësore janë tërhequr në degën e financës të palës së paditur nga paditësi me cilësinë e avokatit të shoqërive dhe mandatë pagesat janë firmosur prej tij si avokat.

  • Gjykata e Apelit në vendimin e saj mbanë qëndrim kontradiktor, nga njëra anë pranon se paditësi ka lidhur kontratë pune verbale me palët e paditura kurse në piken 33 të vendimit, faqe 12 pranon se “pretendimi i ngritur në ankim nga paditësi …. Për ti paguar shumën e nevojshme për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore është i pabazuar në mungesë të kontratës së punës me shkrim”.Në këto kushte arsyetimi i vendimit të gjykatës së apelit se paditësi ka qenë i punësuar pranë palëve të paditura, pasi verbalisht ekziston marrëdhënia juridike civile mes palëve ndërgjyqëse (shih vendimi i gjykatës së apelit, faqe 12, pika 34) është i gabuar dhe i pa bazuar në ligj. Përfundimisht kërkojmë ndryshimin e vendimeve dhe rrëzimin tërësisht të padisë së paditësit si të pabazuar në ligj dhe prova.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË,

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Admir Thanza; përfaqësuesin e të paditurit “IN CO” sh.p.k juristen Ilva Spiro, e cila përfundimisht kërkoi: Prishjen e vendimit nr.2736, date 20.11.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe të vendimit nr.10763, date 27.12.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimin e gjykimit të çështjes; në mungesë të palëve të tjera ndërgjyqëse si dhe pasi diskutoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N


  1. Rrethanat e çështjes

1. Me padinë objekt gjykimi, paditësi Kleonard Pipa ka pretenduar se ka qenë në marrëdhënie pune pranë palëve të paditura, Shoqëria “INCO” sh.p.k dhe Shoqëria “Xhajs Tirana” sh.p.k, ku ka kryer detyrën e juristit dhe konsulentit ligjor për periudhën mars 2007 deri në maj 2011.

  1. Nga paditësi ndërprerja e marrëdhënieve të punës në muajin maj 2011, pretendohet të jetë kryer me efekt të menjëhershëm, pa shkaqe të justifikuara, si dhe duke mos respektuar procedurën e zgjidhjes së kontratës së punës.

  2. Në këto kushte, paditësi ka ngritur padi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, duke kërkuar dëmshpërblimet, ashtu si janë përcaktuar në objektin e saj.

  3. Në prapësim të kërkimeve të mësipërme, pala e paditur ka pretenduar se mes palëve nuk ka ekzistuar asnjëherë një marrëdhënie pune, por se ato kanë qenë të lidhura në një shërbim avokatie, marrëdhënie të cilat rregullohen në bazë të Kodit Civil. Gjithashtu të paditurit kanë pretenduar se ndërmjet palëve nuk ka pasur kontratë të shkruar si dhe nuk ka figuruar në listë pagesat e punonjësve të palëve të paditura. Pagesa e paditësit nga të paditurit është bërë si shërbim avokatie e ndarë në këste mujore. Paditësi është pajisur nga shoqëritë me autorizim për ti përfaqësuar në cilësinë e avokatit dhe jo të përfaqësuesit të autorizuar i tyre.

  4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.10763, date 27.12.2011, ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë.

Detyrimi palës së paditur të dëmshpërblejnë (solidarisht) paditësin Kleonard Pipa me pagën e 2 (dy) muajve për mosrespektimin e procedurës për zgjidhjen e kontratës së punës.

Detyrimi palës së paditur të dëmshpërblejnë (solidarisht) paditësin me pagën e 2 (dy) muajve për mosrespektimin e afatit të njoftimit; si dhe, me pagën e 12 ( dymbëdhjetë) muajve punë si dëmshpërblim për zgjidhje të menjëhershme dhe të pajustifikuar të marrëdhënieve të punës.

Detyrimin e palës së paditur të paguajë (solidarisht) në favor të paditësit shpërblimin për vjetërsi në masën e 2 (dy) muajve page si dhe gjysme page (paga e një pesëmbëdhjetëditëshi) për lejen vjetore të papaguar. Në llogaritjen e dëmshpërblimit të merret si bazë paga mesatare mujore e vitit të fundit të punës prej 75.000 (shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë për muaj .

Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër të saj.”

5.1. Arsyetimi i gjykatës: Në marrëdhëniet juridike mes palëve nuk ka ekzistuar asnjë lloj kontrate me shkrim (formale) për rrjedhojë për identifikimin e llojit të marrëdhënies dhe kushteve të përgjithshme te saj gjykata niset nga të dhënat faktike të veprimeve të kryera nga palët:



Duke iu referuar pretendimit thelbësor të paditësit, gjykata vëren se në dispozitat e Kodit të Punës, neni 21 i saj, forma e shkruar në kontratën e punës nuk përbën kusht për vlefshmërinë e saj. Në këtë dispozitë parashikohet shprehimisht se: “Kontrata e punës mund të lidhet dhe ndryshohet me gojë ose me shkrim”.

Kontrata e punës ashtu si dhe të gjitha marrëdhëniet e tjera kontraktore është një marrëdhënie e vullnetshme dhe si e tillë në aplikim të parimit universal të lirisë kontraktore, palëve u njihet e drejta që ta zgjidhin atë në çdo kohë dhe për çdo lloj shkaku (me përjashtim të shkaqeve të parashikuara në nenin 146/1 të K.Punës). Nga ana tjetër, kontrata e punës rregullon një sferë të veçantë të marrëdhënieve shoqërore, pasi objekti i saj nuk është si çdo mall apo shërbim në treg por përbën një kompleksitet disponimi subjekteve të saj, e për pasojë për zgjidhjen e një marrëdhënie juridike pune duhet të respektohen dispozitat e kontratës dhe në mungesë të saj parashikimet e Kodit të Punës që kanë të bëjnë me një set rregullash proceduriale që definojnë sjelljet dhe qëndrimet e palëve gjatë procesit të zgjidhjes së kontratës së punës.

Në këtë kontekst, është në çmuarjen dhe vlerësimin e punëmarrësit dhe punëdhënësit vazhdimi i një marrëdhënie pune në kuptimin që këto palë kanë autonominë për të vlerësuar dhe çmuar nëse kanë apo jo të nevojshme objektin e saj, pra kryerjen e një shërbimi të tillë nga punëmarrësi apo ofrimin e tij kundrejt pagës së punëdhënësit dhe në të kundërt të procedojë bazuar në gjykimin e tij për dhënien fund të marrëdhënies juridike të punës.

Fillimi i procedurës për përfundimin e një marrëdhënieje pune nga punëdhënësi kërkon respektimin e një procedure formale paraprake që parashikohet nga neni 144 i K.Punës që starton me njoftimin me shkrim të punëmarrësit për përfundimin e kontratës së punës dhe vijon me veprime të tjera pasuese të cilat kanë për qëllim të qartësojnë pozitat e palëve në këtë fazë të rëndësishme të marrëdhënies së punës, nisur kjo edhe nga fakti se një marrëdhënie e tillë ka të bëjë me elementë të rëndësishëm të një marrëdhënieje juridike siç është mirëbesimi, sjellja në mënyrë korrekte dhe në përputhje me standardet profesionale. Mosrespektimi i kësaj procedure nuk sjell pavlefshmërinë e zgjidhjes, por ngarkon punëdhënësin me një sanksion prej dy muaj pagë në favor të punëmarrësit. Meqenëse në këtë rast nuk është kryer asnjë lloj procedure paraprake, paditësi ka të drejtën të dëmshpërblehet me pagën e dy muajve sipas nenit 144 të K.Punës si dhe me dëmshpërblimet e tjera.

  1. Mbi ankimin e të paditurve Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2736, date 20.11.2012, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.10763, datë 27.12.2011, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.” (me të njëjtin arsyetim si shkalla e parë)

  1. Kundër vendimit nr.2736, datë 20.11.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë kanë paraqitur rekurs palët e paditura, Shoqëria “INCO” sh.p.k dhe Shoqëria “Xhajs Tirana” sh.p.k, me shkaqet e lartpërmendura.




  1. Ligji i zbatueshëm

8. Dispozitat e Kodit të Punës në të cilat është parashikuar:

8.1. Neni 12 i Kodit të Punës: “Kontrata e punës është marrëveshje mes punëmarrësit dhe punëdhënësit, ku punëmarrësi merr përsipër të ofrojë shërbimet e tij për një kohëzgjatje të caktuar ose të pacaktuar, në kuadrin e organizimit dhe të urdhrave të një personi tjetër, të quajtur punëdhënës; ky i fundit merr përsipër të paguajë një shpërblim.”

8.2. Neni 21 i K.Punës: “(1) Kontrata e punës mund të përfundohet dhe ndryshohet me gojë ose me shkrim. Ajo mund të ndryshohet vetëm në marrëveshje midis palëve. Çdo ndryshim i kontratës së shkruar, në dëm të punëmarrësit, duhet të përfundohet me shkrim.



(2) Kontrata e punës quhet e përfunduar kur punëdhënësi pranon kryerjen e punës për një kohë të caktuar ose të pacaktuar, në kuadrin e organizimit dhe nën urdhrat e tij dhe që në bazë të këtyre rrethanave kryhet vetëm kundrejt pagesës....”

8.3. Neni 143/1/4) i K.Punës: “1) Pas kohës së marrjes në provë, për të zgjidhur kontratën me periudhë të pacaktuar, palët duhet të respektojnë një afat njoftimi prej një muaji, gjatë vitit të parë të punës, prej 2 muajsh për dy deri në pesë vjet pune, prej tre muajsh për më shumë se pesë vjet pune. 4) Kur njëra nga palët e zgjidh kontratën pa respektuar afatin e njoftimit, zgjidhja trajtohet si zgjidhje e kontratës me efekt të menjëhershëm”.

8.4. Neni 144) 1, 3, 4, 5, 5/1 i K.Punës: “1) Pas kohës së marrjes në provë, kur punëdhënësi mendon të zgjidhë kontratën e punës, ai duhet të njoftojë me shkrim punëmarrësin të paktën 72 orë para takimit dhe të bisedojë me të. 3) Zgjidhja njoftohet me shkrim, brenda një afati nga 48 orë deri në një javë pas takimit. 4) Kjo procedurë zbatohet edhe në rastet e zgjidhjes së menjëhershme të kontratës. 5) Punëdhënësi, që nuk respekton procedurën e përcaktuar në këtë nen, detyrohet t’i japë punëmarrësit një dëmshpërblim prej dy muajsh pagë, që i shtohet dëmshpërblimeve të tjera të mundshme. Zgjidhja e kontratës në kundërshtim me këtë dispozitë mbetet e vlefshme. 5/1) I takon punëdhënësit të vërtetojë që procedura e përcaktuar nga ky nen është respektuar”.

8.5. Neni 145 i K.Punës: “1) Punëmarrësi përfiton shpërblim për vjetërsi, kur kontrata është zgjidhur nga punëdhënësi dhe marrëdhëniet e punës kanë zgjatur jo më pak se tre vjet. Punëmarrësi e humb të drejtën e shpërblimit për vjetërsi, nëse është pushuar me efekt të menjëhershëm, për shkaqe të arsyeshme. 2) Shpërblimi për vjetërsi është të paktën sa paga e një 15 ditëshi, mbi çdo vit pune të plotë, që llogaritet në bazë të pagës që ekziston në përfundim të marrëdhënieve të punës. Kur paga është e ndryshueshme, shpërblimi llogaritet mbi mesataren e pagës të vitit paraardhës dhe indeksohet.



3) Shpërblimit për vjetërsi i shtohet shpërblimi që jepet në rastin e zgjidhjes së kontratës pa shkaqe të arsyeshme ose të zgjidhjes me efekt të menjëhershëm pa shkaqe të arsyeshme”.

8.6. Neni 153/3 i K.Punës: “Gjykata vendos nëse ekzistojnë shkaqe të justifikuara për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës. Konsiderohen shkaqe të justifikuara rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të rëndë, si edhe rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të lehtë, në mënyrë të përsëritur, me gjithë paralajmërimin me shkrim të punëdhënësit”.



8.7. Neni 155/3 i K.Punës: “Në rastet e zgjidhjes së menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi, gjykata, duke vlerësuar të gjitha rrethanat, vendos detyrimin e punëdhënësit ndaj punëmarrësit me një dëmshpërblim jo më shumë se paga e një viti pune”.


  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se:




  1. Pala që ka regjistruar ankimin, konkretisht palët e paditura Shoqëria “INCO”sh.p.k dhe Shoqëria “Xhajs Tirana” sh.p.k, legjitimohen ratione personae t’i drejtohet Gjykatës së Lartë lidhur sa më sipër.

  2. Ankimi është paraqitur brenda afatit ligjor, ndaj edhe legjitimohen ratione temporis. Gjithashtu rezulton se ankimi i është njoftuar palës tjetër ndërgjyqëse.

  3. Në lidhje me thelbin (legjitimimi ratione materiae), Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga palët e paditura, Shoqëria “INCO”sh.p.k dhe Shoqëria “Xhajs Tirana” sh.p.k, nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.2736, datë 20.11.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë me të cilin është lënë në fuqi vendimi nr.10763, datë 27.12.2011, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

  4. Nisur nga rrethanat dhe faktet/provat e parashtruara nga palët e të administruara gjatë gjykimit në gjykatat, Kolegji Civil i Gjykatës Lartë, pa i hyrë analizës së tyre, në zbatim të ligjit, e vlerëson të drejtë konkluzionin e arritur prej gjykatave të faktit se midis palëve ndërgjyqëse, marrëdhëniet e punës kanë filluar nga muaji mars 2007 dhe vazhduar deri në muajin maj 2011 kur kontrata e punës është zgjidhur në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar nga palët e paditura, me pretendimin në gjykim të mungesës e ekzistencës së marrëdhënieve të punës.

  5. Kolegji konstaton se ekzistenca e marrëdhënieve të punës në të kundërt sa kanë pretenduar të paditurit (siç kanë pranuar dhe gjykatat e faktit) rezulton e identifikuar nga fakti se si paditësi dhe si pala e paditur janë persona qe gëzojnë aftësi ligjore për të kontraktuar, pra për të qenë palë në një marrëdhënie juridike pune. Palët në këtë marrëdhënie janë të përcaktuar qartë si subjekte dhe statusi ligjor i tyre është i konfirmuar. Paditësi një jurist i diplomuar ndërsa palët e paditura janë dy shoqëri të regjistruara në QKR dhe ushtrojnë veprimtari të lejuara nga ligjet e vendit. Në këtë rast konstatohet se kemi të bëjmë me një kërkesë të palës së paditur që paditësi të vërë në dispozicion të saj njohuritë e tij të specializuara në fushën juridike. Paditësi i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese, duke i ofruar palës së paditur këto njohuri. Shpërblimi në vlerë për këtë vënie në dispozicion të paditësit ka qenë në vlerë fikse prej 90.000 lekë në muaj për një periudhë katër vjeçare dhe më pas për një vlerë 60.000 lekë në muaj. Shpërblimi ka rezultuar se është bërë periodiko-mujor; i pandryshuar dhe i rregullt, pa asnjë lloj shkëputje apo ndërprerje. Pagesat e kryera janë bërë nëpërmjet mandat- pagesave, një formë e dokumentuar kjo që vërteton kohën mbi katër vjeçare të kryerjes së tyre, shumën fikse dhe rregullshmërinë e tyre. Në çdo mandat pagese është specifikuar përfituesi i shumës, shuma me shifra dhe me fjalë dhe lloji i shërbimit “Pagë për muajin: qershor 2008” (korrik… dhjetor) etj.

  6. Kolegji vlerëson bazuar dispozita e mësipërme, (nenet 12 dhe 21 të Kodit të Punës) se lindja e marrëdhënieve kontraktuale të punës, (ashtu siç dhe kanë pranuar gjykatat e faktit) nuk kushtëzohet nga forma shkresore e kontratës, por ajo lind, sapo punëdhënësi pranon kryerjen e punës për një kohë të caktuar ose të pacaktuar, në kuadrin e organizimit dhe nën urdhrat e tij, kundrejt pagesës, çka përbën vetë kushtet thelbësore të kontratës së punës, sipas nenit 12 të sipërcituar. Forma shkresore e kontratës, për nga mënyra e parashikimit ligjor, rezulton një mjet garancie për punëmarrësin, sepse është caktuar si detyrim i punëdhënësit, përpilimi në një akt shkresor, i kushteve të kontratës së punës. Si rrjedhojë pretendimi i palës së paditur se mungesa e një kontrate individuale pune, në formë shkresore, pas sjell si rezultat mos ekzistencën e vetë marrëdhënies, rezulton i pambështetur në ligj.

  7. Kolegji Civil vlerëson gjithashtu të drejtë edhe arsyetimin dhe përfundimin tjetër të arritur nga gjykatat e faktit të cilat pasi kanë provuar ekzistencën e marrëdhënieve të punës ndërmjet palëve ndërgjyqëse kanë arritur në përfundimin e drejtë se ndodhemi para një zgjidhje të menjëhershme e të pajustifikuar të kontratës së punës, duke vendosur dhe dëmshpërblimin për zgjidhjen e kontratës në mënyrë të menjëhershme e të pajustifikuar të kësaj marrëdhënie.

  8. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e vlerëson të drejtë përfundimin e arritur nga gjykatat e faktit për mosrespektim të afatit të njoftimit si dhe procedurën në zgjidhjen e kontratës së punës, duke vendosur gjykata dhe shpërblimin në përputhje me parashikimet e nenit 143 dhe 144 të Kodit të Punës.

  9. Gjithashtu ky Kolegj, vlerëson se nuk qëndrojnë as pretendimet se paditësi nuk ka qenë në marrëdhënie pune me palët e paditura për faktin se nuk figuron në listë-pagesat e punonjësve të dy shoqërive dhe as në listë pagesat e sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimet mbi të ardhurat nga punësimi. Përmbushja e detyrimeve ligjore të mësipërme është detyrim i palës punëdhënëse dhe një mospërmbushje e tillë nuk shkon në favor të provueshmërisë së nuk ka patur një marrëdhënie punë mes palëve ndërgjyqëse.

  10. Ka rezultuar e provuar në gjykim nisur nga sjellja e palëve në këtë marrëdhënie pune se paditësi nuk ka kryer detyrën e avokatit por atë të juristit në këto shoqëri referuar dhe përmbajtjes së autorizimeve të lëshuara nga palët e paditura për ti përfaqësuar ato në para gjykatave si jurist dhe përfaqësues ligjor i shoqërisë si dhe duke u paguar pa ndërprerje nëpërmjet mandat- pagesave për një periudhë katër vjeçare me një vlerë 90.000 lekë në muaj dhe më pas me një vlerë 60.000 lekë në muaj.

  11. Lidhur me shkaqet e tjera në rekurs Kolegji vlerëson se ato kanë të bëjnë me vlerësimin e provave nga gjykatat e faktit të cilat nuk janë objekt shqyrtimi në Gjykatën e Lartë si gjykatë ligji.

  12. Në përfundim, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson të drejtë dhe të bazuar në legjislacionin e punës, detyrimin e palëve të paditura për të dëmshpërblyer paditësin solidarisht për zgjidhjen e menjëhershme e të pa justifikuar të kontratës së punës dhe për rrjedhojë çmon lënien në fuqi të vendimit nr.2736, datë 20.11.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/a të Kodit të Procedurës Civile,
V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.2736, datë 20.11.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë.


Tiranë, më 30.03.2016

MENDIMI I PAKICËS

Unë, gjyqtari në pakicë, shpreh mendimin tim kundër vendimit të shumicës së Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë në lidhje me çështjen civile nr.11241-00991-00-2013 Regj.Themeltar, në lidhje me rekursin e paraqitur nga i padituri me palë dhe objekt si më sipër cituar.

Jam i mendimit se, bazuar në nenet 485/c vendimi i Gjykatës së Apelit duhet të prishet dhe çështja duhet të rishqyrtohet nga gjykata e apelit me trup tjetër gjykues, për interpretim të gabuar të ligjit material.

Unë si gjyqtar në pakicë jam me mendimin kundër me të cilin ka dalë shumica në lidhje me interpretimin e marrëdhënies midis palëve si një marrëdhënie pune. Përcaktimi nëse në rastin konkret ndodhemi përpara një marrëdhënie juridike civile pune apo një marrëdhënie juridike civile të një natyre tjetër.

Nga ana e paditësit u pretendua se marrëdhënia që ekziston mes palëve është një kontratë pune e cila rregullohet sipas Kodit të Punës, nga ana e të paditurit u pretendua se kontrata e lidhur mes palëve ishte një kontratë shërbimi që rregullohej nga dispozitat e Kodit Civil, dhe që në rastin në shqyrtim nuk ishim përpara një marrëdhënie pune.

Vlerësoj se, për të përcaktuar llojin e marrëdhënies juridike që ka ekzistuar mes paditësit dhe të paditurit duhet të mbahen parasysh këto elementë: së pari përmbajtja e vet kontratës, ku evidentohen detyrat që duhet të ushtroheshin nga paditësi dhe së dyti vullneti i palëve nënshkruese si dhe sjellja e tyre si gjatë vazhdimit së marrëdhënieve kontraktore ashtu edhe pas përfundimit të tyre.

Kontrata e punës ka si objekt ofrimin e shërbimit nga punëmarrësi në dobi të punëdhënësit, megjithatë jo çdo lloj shërbimi i ofruar nga një person duhet të konsiderohet si shërbim i ofruar në kuadër të marrëdhënies së punës së rregulluara nga Kodi i Punës.

Legjislacioni civil parashikon një shumëllojshmëri kontratash shërbimi, dhe lejon gjithashtu lidhjen e çdo lloj kontrate me kusht që të mos bjerë në kundërshtim me dispozitat e parashikuara në ligj. Vlerësoj se kontrata e lidhur mes palëve është një kontratë shërbimi, sikurse është ofrimi i shërbimeve avokatore të palës paditëse ndaj të paditurit. Nga sa më sipër arrihet në përfundimin se kontrata e lidhur mes palëve nuk është një marrëdhënie pune, por një kontratë shërbimi e cila përmban element të kontratave të ndryshme (si kontratë konsulentë, përfaqësimi një gjyq, shërbime avokatore të tjera).

Për të përcaktuar llojin e marrëdhënies juridike që ekzistonte mes paditësit dhe të paditurit duhet të merret për bazë gjithashtu vullneti i palëve kontraktore synimi që ato kanë dashur të arrinin nëpërmjet marrëdhënieve të tyre. Paditësi nuk ka patur kontratë me shkrim për punësim me të paditurin, dhe gjithashtu ka rezultuar e pranuar nga gjykatat më të ulëta se nuk ka punuar asnjëherë pranë ambienteve të zyrave të shoqërisë dhe nuk figuron në listëpagesat e punonjësve për periudhën që pretendon, si dhe nuk janë paguar kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për atë dhe nuk ka përfituar leje vjetore. Të gjitha këto tregojnë qëllimin e vërtetë të palëve qëllim i cili nuk ka qenë konstituimi i një marrëdhënie pune, por duke qëndruar veçse në një marrëdhënie shërbimi, ku paditësi ofronte shërbimin e tij dhe i padituri paguante vlerën si detyrim për shërbimin e marrë.

Mendoj se marrëdhënia midis paditësit në cilësinë e avokatit, me Liçensë nr.1673 dhe të paditurit shoqëria “INCO” sh.p.k ka qenë një marrëdhënie shërbimi e rregulluar me Kodin Civil dhe jo marrëdhënie pune e cila rregullohet nga Kodi i Punës. Në një marrëdhënie pune është thelbësore të identifikohet punëdhënësi dhe punëmarrësi, gjë që nuk ndodh në rastin konkret. Paditësi ka ngritur një padi kundër dy subjekteve tregtarë të ndryshëm, dhe pretendon se ka qenë në marrëdhënie pune njëkohësisht më të dy subjektet, për më tepër pretendon se të dy subjektet kanë ndërprerë marrëdhënien e punës në të njëjtë periudhë kohore, me të njëjtën mënyrë dhe pretendon detyrime solidare nga të dyja shoqëritë palë të paditura.

Paditësi nuk ka arritur të identifikojë çfarë marrëdhënie punë ka pasur me secilin prej të paditurve dhe për çfarë arsye ka ngritur një padi kundër dy subjekteve të ndryshëm duke pretenduar detyrime solidare.

Për të gjitha këto arsye jam i mendimit se bazuar në nenin 485 pika “d” e K.Pr.Civile shumica duhet të kishte vendosur “ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe të gjykatës së apelit dhe rrëzimin e padisë”.
Artan Broci
Nr. 11241-03286-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-863 i Vendimit (105)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   47   48   49   50   51   52   53   54   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish