Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet49/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   45   46   47   48   49   50   51   52   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 30.03.2016, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

PADITËS: LIRIKA SINJARI

TË PADITUR: MIRGEN DEMÇE

MARGARITA HOXHALLI

DEZDEMONA KOÇIU

NEXHMIJE SHKEMBI

DREJTORIA POSTARE KORÇË
OBJEKTI:

Detyrimin e të paditurve për t’i shpërblyer paditëses

dëmin material dhe moral si më poshtë:


  1. I padituri Mirgen Demce, 500.000 lek dëm material

  2. dhe 300.000 lek dëm moral.

  3. E paditura Margarita Hoxhalli, 300.000 lek dëm material

  4. dhe 300.000 lek dëm moral.

3. E paditura Dezdemona Koçiu, 200.000 lek dëm material

dhe 300.000 lek dëm moral.

4. E paditura Nexhmije Shkëmbi, 100.000 lek dëm material.

5. Pala e paditur Posta Shqiptare sh.a Filiali Korçë, 200.000 lek dëm material

dhe 300.000 lek dëm moral.

Baza ligjore: Nenet 608, 609, 625 të Kodit Civil,

nenet 107, 330 të K.Pr.Civile,

neni 44 i Kushtetutës.




Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr.41-2012-2041 (1196), datë 27.04.2012, ka vendosur:

“Rrëzimin e kërkesë padisë me paditës Lirika Sinjari, të paditur Mirgen Demçe, etj., me objekt shpërblim dëmi material dhe moral.

Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.”
Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.658, datë 14.11.2012, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.1196, datë 27.04.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.”


Kundër vendimit nr.658, datë 14.11.2012, të Gjykatës së Apelit Korçë brenda afatit ligjor, në mbështetje të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar rekurs pala paditëse Lirika Sinjari, me datë 05.12.2012 duke kërkuar bazuar në nenin 485/c të Kodit të Procedurës Civile, prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim me tjetër trup gjykues, për këto shkaqe:

  • Seanca gjyqësore në gjykatën e apelit ishte caktuar me datë 14.11.2012, ora 11.30’, sipas fletëthirrjes me nr.609 akti të nënshkruar prej meje.

  • Pasi kemi pritur rreth 30’ pas kalimit të orarit të gjykimit jemi interesuar për shkakun e vonesës dhe nga gjyqtarja relatore M.Mullaj na është bërë me dije se gjykimi kishte përfunduar për shkak se seanca ishte caktuar në orën 10.30.

  • Gjithashtu gjykimi është zhvilluar nga një trup gjyqtarësh të cilit kishin pengesë për gjykimin e kësaj çështje, pasi ka disponuar me vendimin nr.17, datë 29.06.2010 me objekt rivendosje në afat të ankimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea, konstatoi mungesën e palëve ndërgjyqëse, dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N


  1. Rrethanat e çështjes:

1. Sipas akteve të administruara në gjykim ka rezultuar se me vendimin nr.2237, datë 17.09.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë është vendosur detyrimi i të paditurit Mirgen Demce t’i kthejë shumën e lekëve paditëses Lirika Sinjari prej 231,665 lekë, shumë e cila përfshin principalin plus interesat deri në datë 10.09.2008, dhe mbas kësaj date detyrohet i padituri t’i shlyejë interesat paditëses për cdo ditë vonesë në shumën 3.95 lekë deri në ekzekutimin e vendimit.

1.1. Pas rivendosjes në afat të ankimit Gjykata e Apelit Korçë me vendimin nr.17, datë 29.06.2010 ka vendosur rrëzimin e kërkesës për rivendosjen në afat të ankimit.

2. I padituri Mirgen Demce rezulton të ketë shlyer detyrimin në përputhje me vendimin e gjykatës me datë 04.04.2011.

3. Në padinë objekt gjykimi pala paditëse ka pretenduar se të paditurit me veprime të kundërligjshme kanë shkaktuar shtyrjen e padrejtë të një numri seancash gjyqësore, si dhe kanë penguar ekzekutimin e vendimit nr.2237, datë 17.09.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, nëpërmjet moskryerjes së rregullt të njoftimit për debitorin Mirgen Demce duke i shkaktuar asaj një dëm material dhe moral të pretenduar në objektin e padisë. E padituri Margarita Hoxhalli ka qenë drejtoreshë e Posta Shqiptare sh.a Filiali Korçë, ndërsa të paditurit Dezdemona Koçiu dhe Nexhmije Shkëmbi punonjës të saj në Zyrën Postare Maliq.

4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr.41-2012-2041(1196), datë 27.04.2012 ka vendosur:


  • “Rrëzimin e kërkesë padisë me paditës Lirika Sinjari, të paditur Mirgen Demçe, etj., me objekt shpërblim dëmi material dhe moral.

  • Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.”

4.1. Në marrjen e këtij vendimi, gjykata ka arsyetuar (në përgjithësi) se: “... me provat e administruara në gjykim nuk u provua se të paditurit i kanë shkaktuar paditëses ndonjë dëm material të karakterit jashtë kontraktor në kuptim të nenit 608 të Kodit Civil. Në veçanti për punonjësit e postës gjykata ka konstatuar se problemi themelor që ka shoqëruar të gjithë gjykimet e zhvilluara midis paditëses Lirika Sinjari dhe të paditurit Mirgen Demce, ka qenë fiksimi i adresës të të paditurit, detyrim ky jo i punonjësve të postës, por i gjykatës dhe i paditëses. Lidhur me dëmin moral të pretenduar nga paditësja si rezultat i veprimit të kundërligjshëm të të paditurve dhe që konsistojnë në pengimin e zhvillimit të gjykimit dhe më pas ekzekutimit të vendimit gjykata ka konstatuar se midis veprimeve të kryera nga palët e paditura dhe dëmit të pretenduar nga paditësja nuk ekziston lidhje shkakësore, prandaj edhe ky kërkim duhet të rrëzohet si i pambështetur në prova dhe ligj.”

5. Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.658, datë 14.11.2012, (duke arsyetuar në të njëjtën mënyrë) ka vendosur:

“- Lënien në fuqi të vendimit nr.1196, datë 27.04.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.”

6. Kundër vendimit nr.658, datë 14.11.2012, të Gjykatës së Apelit Korçë brenda afatit ligjor, në mbështetje të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar rekurs pala paditëse Lirika Sinjari me datë 05.12.2012 duke kërkuar prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim me tjetër trup gjykues, për shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.




  1. Ligji i zbatueshëm

7. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar:

7.1. Neni 4: “Gjykata kujdeset për zhvillimin e rregullt të procesit gjyqësor. Për këtë qëllim, në bazë të kompetencave që i jepen nga ky Kod, vendos për afatet dhe urdhëron marrjen e masave të nevojshme.”

7.2. Neni 14: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

7.3. Neni 18: “Asnjë palë nuk mund të gjykohet pa u dëgjuar ose pa u thirrur në gjykim”.

7.4. Neni 20§1: “Gjykata duhet të ndjekë dhe të kërkojë të zbatohet parimi i kontradiktorialitetit”.

7.8. Neni 28: “Gjykata duhet të shprehet për të gjitha kërkesat që parashtrohen në padi, pa i kaluar kufijtë e saj, duke realizuar një gjykim të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm brenda një afati të arsyeshëm.”

7.9. Neni 129: “Letërthirrja duhet të përmbajë gjykatën që e ka nxjerrë, emrin, mbiemrin e personit të thirrur, kohën e vendin e seancës gjyqësore, mosmarrëveshjen për të cilën thirret, si dhe pasojat ligjore në rast se personi i thirrur nuk paraqitet në gjykatë.”

7.10. Neni 461: “Fillimisht gjykata verifikon paraqitjen e rregullt të palëve, bën bashkimin e ankimeve të bëra kundër të njëjtit vendim dhe bën përpjekje për zgjidhjen e çështjes me pajtim.

Mosparaqitja e palëve, për të cilat njoftimi është bërë me shpallje, nuk pengon shqyrtimin e çështjes, me përjashtim të rastit kur janë njoftuar shkaqe të arsyeshme për mungesën.

Gjykata nuk mund të shqyrtojë çështjen në mungesë atëherë kur dëgjimi i palëve është një nga detyrat e rigjykimit ose kur njoftimi ka qenë i parregullt.”


  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

8. Se rekursi i palës paditëse Lirika Sinjari, për sa referon në shkeljet procedurale të lejuara nga gjykata e apelit lidhur me zhvillimin e gjykimit në mungesë të saj, përmban shkaqe nga ato që parashikon neni 472 i Kodit të Procedurës Civile, që motivojnë prishjen e vendimin nr.658, datë 14.11.2012 e Gjykatës së Apelit Korçë.

9. Kolegji Civil, në shqyrtim të akteve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të paraqitura në rekurs nga pala paditëse, çmon se vendimi nr.658, datë 14.11.2012, i Gjykatës së Apelit Korçë është rrjedhojë e mosrespektimit të ligjit procedural civil dhe për këtë shkak ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

10. Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse është respektuar ose jo ligji material (neni 472 i Kodit të Procedurës Civile).

10.1. Në respektim të këtij funksioni, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vëren se në rastin në shqyrtim, Gjykata e Apelit Korçë ka zhvilluar gjykimin në mungesë të palës paditëses pa patur dijeni për ditën e orën e gjykimit, në kundërshtim me dispozitat ligjore procedurale dhe, që në thelb, përbëjnë proces jo të rregullt ligjor.

11. Në realizimin e një procesi gjyqësor civil, gjykata është ajo që: (i) kujdeset për zhvillimin e rregullt të procesit gjyqësor, duke urdhëruar marrjen e masave të nevojshme, brenda kompetencave që i jepen nga Kodi i Procedurës Civile (neni 4); (ii) ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14); (iii) duhet të ndjekë dhe të kërkojë të zbatohet parimi i kontradiktorialitetit (neni 20§1), duke u siguruar palëve thirrjen e rregullt dhe dëgjimin e tyre në gjykim (neni 18).

12. Në rastin në shqyrtim, sikurse me të drejtë pretendohet në rekurs, gjykata e apelit ka zhvilluar një proces gjyqësor të parregullt dhe në shkelje të dispozitave të mësipërme.

13. Nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore konstatohet se në seancën e datës 10.10.2012 Gjykata e Apelit Korçë ka vendosur shtyrjen e seancës, pasi është përjashtuar një anëtar i trupit gjykues duke u shprehur me vendim se: “ ... Me formimin e trupit të ri gjykues, palët do të njoftohen përsëri”. Ndërkohë nga njoftimet me fletëthirrje të dërguara nga gjykata për seancën tjetër, rezulton se fletëthirrja e nënshkruar nga paditësja (me nr.609 akti) ka njoftim, për zhvillim të seancës gjyqësore në datë 14.11.2012, ora 11.30. Në fletëthirrjet për palët e paditura, ora e seancës gjyqësore është shënuar në 10.30. Ndërsa referuar procesverbalit elektronik të seancës gjyqësore të datës 14.11.2012 rezulton që seanca të jetë çelur në orën 11.10: 22, pra përpara orës që ka i ka njoftuar palës paditëse.

13.1. Në procesverbalin gjyqësor të kësaj seance, pasqyrohet se gjykimi është zhvilluar në mungesë të palëve (pasi kanë dijeni e nuk janë paraqitur pa shkak të arsyeshëm) dhe po në këtë seancë është shpallur vendimi.

14. Në këto rrethana, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se ishte detyrë e gjykatës së apelit, të merrte të gjitha masat për njoftimin e rregullt të palëve, verifikimin e shkakut të mosparaqitjes, si dhe realizimin e gjykimit në kohën e caktuar dhe njoftuar rregullisht, duke mbajtur në konsideratë nenin 461/3 të Kodit të Procedurës Civile, sipas të cilit: “Gjykata nuk mund të shqyrtojë çështjen në mungesë ... kur njoftimi ka qenë i parregullt.”

15. Kolegji Civil vlerëson se vazhdimi i gjykimit të çështjes në mungesë (in absentia) të palës paditëse, është bërë në shkelje të parimeve themelore të procesit të rregullt ligjor, në kushtet kur konstatohet se pala paditëse nuk ka marrë njoftim të rregullt për orën e gjykimit (neni 129 i Kodit të Procedurës Civile) dhe gjykata ka zhvilluar gjykimin në mungesë, pa respektuar orarin e njoftuar të gjykimit dhe pa verifikuar saktësisht dijeninë e palëve (neni 4, 461/1/3 të Kodit të Procedurës Civile).

15.1. Ndryshe nga sa pranon gjykata e apelit në procesverbal, gjykimi në mungesë nuk mund të konsiderohet se ka ardhur për shkak të mungesës së palës paditëse pa shkak të arsyeshëm, por për shkak të pasaktësisë së gjykatës në njoftimin e palëve dhe verifikimit të orarit të nisjes së gjykimit1.

16. Ky Kolegj vlerëson se në këtë mënyrë, palës paditëse i është cenuar e drejta për një proces të rregullt ligjor, duke ju mohuar e drejta për t’u dëgjuar dhe mbrojtur (të drejta themelore këto të garantuara nga nenet 33/1 dhe 42/2 të Kushtetutës, neni 6 i Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut), si dhe rrjedhimisht në shkelje të parimit të barazisë dhe kontradiktorialitetit (nenet 18, 20, 28, 461/3 të Kodit të Procedurës Civile).

16.1. Kolegji Civil çmon të theksojë se e drejta për të marrë pjesë në gjykim nuk është thjesht një e drejtë formale, por legjislacioni procedural në radhë të parë, e më pas gjyqtari gjatë gjykimit, duhet t’u japin mundësi palëve, për t’u paraqitur në gjykim, për të dhënë argumente dhe prova në mbrojtje të interesave të tyre. Referuar edhe Gjykatës Kushtetuese, administrimi i mirë i drejtësisë fillon me garancinë që një individ të ketë akses në gjykatë për t’i siguruar atij të gjitha aspektet e një forme gjyqësore të shqyrtimit të çështjes.2

17. Për sa më sipër, Kolegji Civil vlerëson se, referuar neneve 18, 461/3 e 467/ç, të Kodit të Procedurës Civile, duke qenë se çështja është gjykuar në mungesë të pjesëmarrësve në proces, pa pasur dijeni për ditën e gjykimit, vendimi i Gjykatës së Apelit Korçë duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rishqyrtim, me tjetër trup gjykues.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485/c të Kodit të Procedurës Civile,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.658, datë 14.11.2012, të Gjykatës së Apelit Korçë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.


Tiranë, më 30.03.2016


Nr. 90100-03477-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-837 i Vendimit (103)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   45   46   47   48   49   50   51   52   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish