Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet57/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   53   54   55   56   57   58   59   60   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:


Ardian Nuni Kryesues

Majlinda Andrea Anëtare

Evelina Qirjako Anëtare
në seancën gjyqësore të datës 31.03.2016 mori në shqyrtim çështjen civile nr.011266/11 Akti, që u përket:
PADITËSE: SHOQËRIA “YMERI” shpk, SHRSF (në mungesë)

E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SPITALIT CIVIL LEZHË (në mungesë)


OBJEKTI:

Detyrimin e palës së paditur, Drejtoria Rajonale e Spitalit Lezhë,

të shpërblejë paditësin në shumën 2.585.430

(dy milionë e pesëqind e tetëdhjetë e pesëmijë e katërqind e tridhjetë) lekë,

për shkak kryerje shërbimi të ruajtjes së objektit

për periudhën 01.06.2007-16.05.2008, me kamatë vonesat.

Baza Ligjore: Nenet 32,42/1,43/1,153 e vijues të K.Pr.Civile.

nenet 655 e vijues të K.Civil.

Ligji nr.8770, datë 19.04.2001 “Për shoqëritë e Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr.853, datë 30.07.2009, ka vendosur:

“Rrëzimin e kërkesë padisë si të pabazuar në prova dhe në ligje. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë”.


Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.596, datë 06.12.2010, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.853 datë 30.07.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Detyrimin e anës së paditur Drejtoria Rajonale e Spitalit Lezhë të paguaj paditësit shoqëria “Ymeri” Sh.R.S.F me qendër Lezhë shumën 2.585.430 (dy milion e pesëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e katërqind e tridhjetë) lekë”.


Kundër vendimit nr.596, datë 06.12.2010 të Gjykatës së Apelit Shkodër, kanë ushtruar rekurse:

Pala e paditur, Spitali Rajonal Lezhë, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për këto shkaqe:



  • Pala paditëse pas mbarimit të kontratave dhe shtesave të kontratave ka vazhduar që të qëndrojë në pritje të zhvillimit të tenderit përkatës për ruajtjen e objekteve të Spitalit Rajonal Lezhë, për këtë veprim nuk është marrë miratimi dhe as pëlqimi i drejtuesve të këtij Spitali, pasi askush nuk mund të parashikonte fituesin e tenderimit; në këtë rast pala paditëse e ka kryer këtë veprimtari në mënyrë vullnetare, duke besuar se kjo mund të ishte fituese e tenderit.

  • Ky tenderim për periudhën objekt gjykimi nuk është zhvilluar për shkak të mosrespektimit të procedurave ligjore, kësisoj në këtë rast nuk ekziston mirëbesimi. Shoqëria “Ymeri” SHRSF nuk ka provuar në asnjë moment që të këtë marrë kërkesë apo njoftim për ofrimin e këtij shërbimi, fakt i cili nuk është pohuar nga pohimet e palëve as nga dokumentet shkresore të paraqitura gjatë procesit gjyqësor.

  • Në materialin e paraqitur nga eksperti kontabël gjatë procesit gjyqësor në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë është paraqitur vlera e humbjes ekonomike dhe e shpenzimeve reale të subjektit paditës, por nga ky akt nuk është argumentuar në mënyrë të detajuar që kjo humbje të jetë shkaktuar për shkak të shërbimit që i është ofruar Drejtorisë së Spitalit Lezhë, pasi gjatë gjykimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë pala paditëse ka pohuar se ky lloj shërbimi i ofrohet edhe subjekteve të tjerë shtetërorë dhe privatë, për më tepër që dokumentacioni i ofruar nga pala paditëse nuk është marrë nga Drejtoria e Tatim-Taksave Lezhë në rrugë zyrtare.

Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Shkodër, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për këto shkaqe:



  • Pala paditëse pas mbarimit të kontratave dhe shtesave të kontratave ka vazhduar që të qëndrojë në pritje të zhvillimit të tenderit përkatës për ruajtjen e objekteve të Spitalit Rajonal Lezhë, për këtë veprim nuk është marrë miratimi dhe as pëlqimi i drejtuesve të këtij Spitali, pasi askush nuk mund të parashikonte fituesin e tenderimit në këtë rast pala e ka kryer këtë veprimtari në mënyrë vullnetare duke besuar se kjo mund të ishte fituese e tenderit.

  • Ky tenderim për periudhën objekt gjykimi nuk është zhvilluar për shkak të mosrespektimit të procedurave ligjore, kësisoj në këtë rast nuk ekziston mirëbesimi. Shoqëria “Ymeri” SHRSF nuk ka provuar në asnjë moment që të këtë marrë kërkesë apo njoftim për ofrimin e këtij shërbimi, fakt i cili nuk është pohuar nga pohimet e palëve as nga dokumentet shkresore të paraqitura gjatë procesit gjyqësor.

  • Në materialin e paraqitur nga eksperti kontabël gjatë procesit gjyqësor në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë është paraqitur vlera e humbjes ekonomike dhe e shpenzimeve reale të subjektit paditës, por nga ky akt nuk është argumentuar në mënyrë të detajuar që kjo humbje të jetë shkaktuar për shkak të shërbimit që i është ofruar Drejtorisë së Spitalit Lezhë, pasi gjatë gjykimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë pala paditëse ka pohuar se ky lloj shërbimi i ofrohet edhe subjekteve të tjerë shtetërorë dhe privatë, për më tepër që dokumentacioni i ofruar nga pala paditëse nuk është marrë nga Drejtoria e Tatim-Taksave Lezhë në rrugë zyrtare.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Rrethanat e çështjes:

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se pala paditëse, shoqëria “Ymeri” SHPK është regjistruar si person juridik me vendimin nr.19195, datë 06.04.1998 të Gjykatës së Rrethit Tiranë, me objekt veprimtarie në fushën e sigurimit të objekteve publike e private në pronësi ose në përdorim të personave fizikë e juridikë, si dhe në sigurimin e mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të personave fizikë shtetas shqiptarë dhe të huaj, regjistruar pranë organeve tatimore me nr.NIPT-i K37508517O

2. Rezulton se midis shoqërisë “Ymeri” SHPK dhe palës së paditur të këtij gjykimi, Drejtorisë së Spitalit Lezhë, janë lidhur disa kontrata shërbimi, që kanë patur për objekt ruajtjen dhe sigurimin fizik të objekteve të spitalit dhe maternitetit Lezhë. Respektivisht, kontratat e shërbimit nr.1828-1-6022003, datë 31.07.2005, nr.1628-2-602003, datë 15.06.2006 dhe shtesë kontrate datë 11.04.2007 me afat deri 31.05.2007.

3. Gjithashtu, rezulton se për shkak të mospërmbushjes të kushteve ligjore nga pjesëmarrësit në tender, tenderi me objekt “Shërbimi i Rojeve Private” për vitin 2007 nuk është zhvilluar.

4. Në lidhje me mosmarrëveshjen e krijuar midis palëve për periudhën nga data 01.06.2007 deri në datë 15.05.2008, pala paditëse, shoqëria “Ymeri” SHPK, ka ngritur padi kundër Drejtorisë Rajonale e Spitalit Lezhë, me objekt: Detyrimin e palës së paditur për përmbushjen e detyrimit në lidhje me kontratën e shërbimit nga shoqëria “Ymeri” pranë Objektit Spitalor e përkatësisht Spitali Civil Lezhë dhe Materniteti në masën e përcaktuar në kontratën e mëparshme të vitit 2005 me nr.1828-1-602003, datë 31.07.2005 me vlerë kontrate 950.000 si dhe kontratë shërbimesh me nr.1628-2-602003 me afat kontrate deri më 31.12.2006 me vlerë kontrate 224.820 lekë, si dhe shtesave të kontratave për periudhën 01.01.2007 deri më 30.04.2007.

4.1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr.825, datë 15.07.2008 ka pranuar padinë, duke detyruar palën e paditur të përmbushë detyrimin në shumën 2.585.430 lekë.

4.2. Mbi ankimin e palës së paditur, Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.511, datë 07.11.2008, ka ndryshuar vendimin “…nr. 825 datë 15.07.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë në këtë mënyrë: Rrëzimin e padisë së palës paditëse, shoqëria “Ymeri” SHRSF si i pabazuar në ligj”.

4.3. Në ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe rrëzimin e padisë gjykata e apelit ka arsyetuar: (i) “…midis palëve në proces nuk ka patur një kontratë shërbimi për periudhën e pretenduar në objektin e padisë, si e tillë, pala e paditur nuk mund të detyrohet për një detyrim kontraktor kur ajo nuk ka marrë përsipër një gjë të tillë”; (ii) “…, edhe sikur të ishte lidhur një kontratë e tillë, në rrethanat e mësipërme, kur organi shtetëror përkatës, nuk do të kishte çelur nga buxheti i shtetit fondin publik dhe kur nuk është zhvilluar asnjë procedurë tenderimi, kontratë shërbimit do të ishte një veprim juridik i pavlefshëm në vështrim të nenit 92/a të K.Civil, në lidhje me dispozitat e Ligjit nr.7971, datë 26.07.1995 e ndryshuar më vonë, “Për Prokurimin Publik”.

5. Pala paditëse, shoqëria “Ymeri” SHPK, me pretendimin se i ka ofruar dhe kryer shërbimin e mësipërm palës së paditur nga data 01.06.2007 deri në datë 15.05.2008 kur tenderin për ruajtjen e këtyre objekteve e ka fituar një shoqëri tjetër, por nga pala e paditur nuk janë bërë pagesat për shërbimin e kryer, bazuar në nenin 655 të Kodit Civil, ka kërkuar: “Detyrimin e palës së paditur, Drejtoria Rajonale e Spitalit Lezhë, të shpërblejë paditësin në shumën 2.585.430 (dy milionë e pesëqind e tetëdhjetë e pesëmijë e katërqind e tridhjetë) lekë, për shkak kryerje shërbimi të ruajtjes së objektit për periudhën 01.06.2007-16.05.2008, me kamatëvonesat”.

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr.853, datë 30.07.2009, ka rrëzuar padinë “...si të pabazuar në prova dhe në ligje. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë”.

6.1. Në rrëzimin e padisë, gjykata arsyeton: - (i) “Pala paditëse pas mbarimit të kontratave dhe shtesave të kontratave, ka vazhduar që të qëndrojë në pritje të zhvillimit të tenderit përkatës, për ruajtjen e objekteve të palës paditur, për këtë veprim, nuk është marrë miratimi dhe as pëlqimi i drejtuesve të palës paditur, pasi askush nuk mund të parashikonte fituesin e tenderimit në këtë rast, pala e ka kryer këtë veprimtari në mënyrë vullnetare, duke besuar se kjo mund të ishte fituese e tenderit…Shoqëria…nuk provoi…që të ketë marrë kërkesë apo njoftim për ofrimin e këtij shërbimi, subjektit shtetëror të paditur, ky fakt nuk është evidentuar nga pohimet e palëve dhe as nga dokumente shkresore (shih nenin 33 të Ligjës nr.9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”)”; (ii) nga njëra anë, pala paditëse “…nuk arriti të provojë se çfarë shume shërbimesh ka përfituar pala e paditur se çfarë dëmi i është shkaktuar palës paditëse gjatë dhënies së këtij shërbimi” dhe nga ana tjetër, “Nuk është provuar se pala e paditur…të ketë kursyer pa shkak ligjor një fond të caktuar, ky subjekt shtetëror nuk ka përfunduar procedura tenderimi, ku të ketë rezultuar fitues pala e paditëse, në mënyrë që në dëm të saj të ketë kursyer më pas një shumë të caktuar, kjo shumë nuk mund të jetë abstrakte, por duhet që të ekzistoj në formën e caktuar nga ligji e për rrjedhojë edhe të lëvrohet sipas procedurave ligjore të parashikuara nga ligji nr.9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, po nuk është zbatuar kjo procedurë, fondi publik nuk ka shkak ligjor për tu lëvruar ndryshe, përveçse të mbetet në buxhetin e shtetit, të riciklohet dhe të përdoret në mënyra të tjera ligjore”; (iii) “Në materialin e paraqitur nga eksperti kontabël është paraqitur vlera e humbjes ekonomike dhe e shpenzimeve reale të subjektit paditës, por nga ky akt nuk argumentohet në mënyrë të detajuar, që kjo humbje, të jetë shkaktuar ekskluzivisht, për shkak të shërbimit që i është ofruar Drejtorisë së Spitalit Lezhë, pasi gjatë gjykimit pala paditëse ka pohuar se ky lloj shërbimi i ofrohet edhe subjekteve të tjerë shtetërore dhe private, për më tepër që dokumentacioni i ofruar nga pala paditëse, ekspertes, nuk është marrë nga Drejtoria e Tatim taksave Lezhë në rrugë zyrtare (dhe nga bilancet e vjetore të mbyllura të firmës, ku të jenë të pasqyruara këto humbje, apo kursime të palëve respektive në këtë proces gjyqësor)”.

7. Mbi ankimin e palës paditëse, Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.596, datë 06.12.2010, ka ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe detyruar palën e paditur Drejtorinë Rajonale të Spitalit Lezhë “...të paguaj paditësit shoqëria “Ymeri” Sh.R.S.F me qendër Lezhë shumën 2.585.430 (dy milion e pesëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e katërqind e tridhjetë) lek”.

7.1. Në ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe pranimin e padisë, gjykata e apelit arsyeton: - “Paditësi nuk mund të kërkojë në mënyrë tjetër rivendosjen e së drejtës së tij të mohuar, pasi në rastin konkret nuk jemi as përpara një mospërmbushje të detyrimit kontraktor dhe as ndonjë shkaktim dëmi jashtë kontraktor me anë të të cilit paditësi mund të mbrohet nga veprimet e paligjshme të anës së paditur”; - “Në këto kushte paditësi mund ti drejtohej gjykatës vetëm me padinë e begatimit pa shkak. Në këtë lloj padie elementi i mirëbesimit nuk është thelbësor dhe shkak determinant për ekzistencën e Institutit të Begatimit pa Shkak. Mirëbesimi është element ekzistencial i parashikuar në të drejtën civile në dispozitat e KC që rregullojnë pagimin e padetyruar”; - “Gjykata e Apelit vlerëson se thelbi i këtij arsyetimi qëndron në faktin se përderisa nga ana e paditur është pranuar një shërbim, ajo duhet të përmbushë detyrimin që rrjedh nga pranimi i këtij shërbimi. Në qarkullimin civil palët janë të barabarta, çka do të thotë se rregullimi ligjor i veprimtarisë së personit juridik nga ligji, nuk do te thotë se personi juridik shkarkohet nga përgjegjësia për mospërmbushjen e detyrimit, për shkak te veprimit apo mosveprimit të paligjshëm të nëpunësve apo punonjësve të tij. Përgjegjësia e personit juridik në marrëdhënie me të tretët rregullohet nga kodi civil”; - “Nëse personit juridik i është shkaktuar ndonjë dëm nga punonjësit e tij, ato janë raporte juridike që krijohen në mes të tij dhe punonjësit, por në asnjë rast nuk mund të reflektojnë si shkak i ligjshëm në përmbushjen e detyrimeve juridike civile që personi juridik ka karshi të tretëve apo palëve me të cilat ai në bazë të një veprimi juridik apo me veprime faktike është future në një marrëdhënie juridike civile. Në rastin tonë përderisa fondi ka qenë i parashikuar por nuk është lëvruar për shkak të dështimit të procedurave të tenderit, nga ana tjetër shërbimi për të cilin ai fond është akorduar është kryer nga një person juridik, këtij të fundit i lind e drejta të kërkojë përmbushjen e detyrimeve të marra përsipër, nga ana tjetër ana e paditur ka detyrimin të kthejë atë që ka konsumuar pa shkak të ligjshëm”.

8. Kundër vendimit nr.596, datë 06.12.2010 të Gjykatës së Apelit Shkodër, kanë ushtruar rekurse:

8.1. Pala e paditur Drejtoria Rajonale e Spitalit Lezhë, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

8.2. Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Shkodër, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM
9. Dispozitat e Kodit Civil dhe ato të Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

9.1. Neni 655 i Kodit Civil: “Personi që pa shkak të ligjshëm, ka fituar ose ka kursyer diçka në dëm të një personi tjetër, detyrohet të shpërblejë këtë të fundit për humbjet pasurore që ka pësuar brenda caqeve të begatimit pa shkak”.

9.2. Neni 657 i Kodit Civil: Nuk mund të kërkohet kthimi i asaj që personi ka dhënë vullnetarisht për ekzekutimin e një detyrimi, i cili, megjithëse i pakërkueshëm, nuk është i pavlefshëm”.

9.3. Neni 658 i Kodit Civil: Padia për begatimin pa shkak nuk mund të ngrihet kur i dëmtuari mund të ngrejë një tjetër padi për të kërkuar shpërblimin e dëmit të pësuar”.

9.4. Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

9.5. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

9.6. Neni 29 i K.Pr.Civile: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore.

Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON
10. Se rekurset e paraqitur nga pala e paditur, Drejtoria e Spitalit Rajonal Lezhë dhe Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Shkodër, përmbajnë shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që motivojnë cenimin e vendimit nr.596, datë 06.12.2010 të Gjykatës së Apelit Shkodër.

11. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, vendimeve të gjykatave të faktit dhe shkaqeve të rekurseve, arrin në përfundimin se vendimi nr.596, datë 06.12.2010 i Gjykatës së Apelit Shkodër është rrjedhojë e mosrespektimit të ligjit dhe për këtë shkak duhet të prishet.

11.1. Ndërsa vendimi nr.853, datë 30.07.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë është marrë në zbatim të drejtë të ligjit, prandaj duhet të lihet në fuqi, me plotësim në arsyetim.

12. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve të gjykatave të faktit.

13. Ky kolegj evidenton se me padinë në gjykim pala paditëse, duke pretenduar se pala e paditur është pasuruar pa shkak dhe nga ana tjetër asaj i është pakësuar pasuria e saj ka kërkuar: “Detyrimin e palës së paditur, Drejtoria Rajonale e Spitalit Lezhë, të shpërblejë paditësin në shumën 2.585.430 (dy milionë e pesëqind e tetëdhjetë e pesëmijë e katërqind e tridhjetë) lekë, për shkak kryerje shërbimi të ruajtjes së objektit për periudhën 01.06.2007-16.05.2008, me kamatëvonesat”.

13.1. Në themel të pretendimeve pala paditëse ka parashtruar se, ndonëse i ka ofruar dhe kryer shërbimin e ruajtjes së objekteve nga data 01.06.2007 deri në datë 15.05.2008, pala e paditur nuk ka bërë pagesat për shërbimin e kryer dhe për këtë arsye ajo është begatuar pa shkak.

14. Gjykata e shkallës së parë, ka rrëzuar padinë me arsyetimin se për rastin konkret nuk rezultojnë se ekzistojnë kushtet e parashikuara nga nenet 655-658 të Kodit Civil. Respektivisht: (i) “Shoqëria…nuk provoi…që të ketë marrë kërkesë apo njoftim për ofrimin e këtij shërbimi, subjektit shtetëror të paditur, ky fakt nuk është evidentuar nga pohimet e palëve dhe as nga dokumente shkresore (...)”; (ii) nga njëra anë, pala paditëse “…nuk arriti të provojë se çfarë shume shërbimesh ka përfituar pala e paditur se çfarë dëmi i është shkaktuar palës paditëse gjatë dhënies së këtij shërbimi” dhe nga ana tjetër, “Nuk është provuar se pala e paditur…të ketë kursyer pa shkak ligjor një fond të caktuar, ky subjekt shtetëror nuk ka përfunduar procedura tenderimi, ku të ketë rezultuar fitues pala e paditëse, në mënyrë që në dëm të saj të ketë kursyer më pas një shumë të caktuar, kjo shumë nuk mund të jetë abstrakte, por duhet që të ekzistoj në formën e caktuar nga ligji e për rrjedhojë edhe të lëvrohet sipas procedurave ligjore të parashikuara nga ligji nr.9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, po nuk është zbatuar kjo procedurë, fondi publik nuk ka shkak ligjor për tu lëvruar ndryshe, përveçse të mbetet në buxhetin e shtetit, të riciklohet dhe të përdoret në mënyra të tjera ligjore”; (iii) nga akti i ekspertimit “...nuk argumentohet në mënyrë të detajuar, që kjo humbje, të jetë shkaktuar ekskluzivisht, për shkak të shërbimit që i është ofruar Drejtorisë së Spitalit Lezhë,...”.

15. Përfundimi i arritur nga gjykata e shkallës së parë, është koherent me nenet 655-658 të Kodit Civil dhe me dispozitat e ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar në raport me gjendjen e fakteve të pranuara të vërtetuara gjatë gjykimit, lidhur me ekzistencën e kushteve ligjore që kërkohen për ngritjen e padisë së begatimit pa shkak dhe pranueshmërinë e saj.


16. Mbi ankimin e palës paditëse, çështja është marrë në shqyrtim nga gjykata e apelit, e cila, mbi të njëjtat prova shkresore, ndryshe nga gjykata e shkallës së parë, ka pranuar se: (i) “...paditësi mund ti drejtohej gjykatës vetëm me padinë e begatimit pa shkak. Në këtë lloj padie elementi i mirëbesimit nuk është thelbësor dhe shkak determinant për ekzistencën e Institutit të Begatimit pa Shkak”; (ii) “...thelbi i këtij arsyetimi qëndron në faktin se përderisa nga ana e paditur është pranuar një shërbim, ajo duhet të përmbush detyrimin që rrjedh nga pranimi i këtij shërbimi”; (iii) “Në qarkullimin civil palët janë të barabarta, çka do të thotë se rregullimi ligjor i veprimtarisë së personit juridik nga ligji, nuk do te thotë se personi juridik shkarkohet nga përgjegjësia për mospërmbushjen e detyrimit, për shkak te veprimit apo mosveprimit të paligjshëm të nëpunësve apo punonjësve të tij. Përgjegjësia e personit juridik në marrëdhënie me të tretët rregullohet nga kodi civil”; (iv) “Në rastin tonë përderisa fondi ka qenë i parashikuar por nuk është lëvruar për shkak të dështimit të procedurave të tenderit, nga ana tjetër shërbimi për të cilin ai fond është akorduar është kryer nga një person juridik, këtij të fundit i lind e drejta të kërkojë përmbushjen e detyrimeve të marra përsipër, nga ana tjetër ana e paditur ka detyrimin të kthejë atë që ka konsumuar pa shkak të ligjshëm”.

16.1. Mbi këto argumente gjykata e apelit, në referim të nenit 655 të Kodit Civil, ka ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe ka pranuar padinë.

17. Ky kolegj, në interpretim të harmonishëm të parimeve të përgjithshme që rregullojnë marrëdhëniet e detyrimet që lindin nga ligji, nga kontrata, fakti i paligjshëm, si dhe ato që lindin nga begatimi pa shkak në raport me gjendjen e faktit të vërtetuar gjatë këtij gjykimi, e vlerëson jo të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga gjykata e apelit lidhur me interpretimin dhe zbatimin e neneve 655 e vijues të Kodit Civil.

18. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen me vend të parashtrojë se neni 655 i Kodit Civil e përcakton “begatimin pa shkak” si fitimin ose kursimin e diçkaje në dëm të një personi tjetër pa ndonjë shkak të ligjshëm ose për një shkak që nuk është vërtetuar apo që është zhdukur më pas.

18.1. Në vështrim të dispozitave të Kodit Civil ku parashikohet ky institut ai paraqitet në dy forma: (i) pasurimi me anë të fitimit ose (ii) pasurimi me anë të kursimit.

18.1.a) Pasurimi me anë të fitimit ndodh kur hyn në pronësinë e të begatuarit diçka, që mund të jetë një send dhe/ose vlera monetare apo një e drejtë tjetër subjektive.

18.1.b) Ndërsa kursimi shkakton pasurimin sepse nuk paguhet diçka që ligjërisht personi është i detyruar ta paguajë, sikurse pretendohet nga pala paditëse për rastin në shqyrtim.

18.2. Për të lindur detyrimi nga begatimi pa shkak duhet të mungojë shkaku i ligjshëm i pasurimit. Kjo mungesë mund të ndodhë që në çastin e pasurimit ose më pas, sepse nuk vërtetohet ose zhduket shkaku i ligjshëm. Nga ana tjetër, begatimi pa shkak mund të rezultojë nga veprimi i të begatuarit, i të dëmtuarit dhe/ose të një të treti. Kur ndodh nga veprimet e vetë të begatuarit duhet që këto veprime të mos jenë me faj, përndryshe lindin detyrimet nga shkaktimi i dëmit. Pra, karakteristikë e begatimit pa shkak është që i begatuari nuk duhet të ketë faj në begatimin e tij në dëm të një personi tjetër.

18.3. Në thelb, për të lindur detyrimi nga begatimi pa shkak duhet të konkurojnë këto kushte: (i) një person të jetë pasuruar dhe një tjetër të jetë dëmtuar; (ii) pasurimi i një personi të rrjedhë nga dëmtimi i tjetrit; (iii) pasurimi të mos ketë ndodhur në bazë të një shkaku të ligjshëm dhe (iv) të jetë kryer pa faj. Këto kushte duhet të plotësohen në mënyrë kumulative; mungesa qoftë edhe e njërit prej tyre, përbën shkak për rrëzimin e padisë.

19. Për nga natyra padia e pasurimit pa shkak është një padi e përgjithshme dhe ndihmëse. Ajo është e përgjithshme sepse mund të ngrihet në raste të pakufizuara dhe është ndihmëse sepse mund të ngrihet vetëm kur i dëmtuari nuk mund të ngrejë asnjë padi tjetër të bazuar mbi kontratë, mbi faktin e paligjshëm, apo mbi ndonjë akt ose fakt tjetër, për të kërkuar zhdëmtimin e dëmit të pretenduar të pësuar.

20. Duke iu kthyer rastit në shqyrtim, ndryshe nga sa parashtron gjykata e apelit, ky kolegj vlerëson se për rastin nuk ndodhemi përpara “begatimit pa shkak” të palës së paditur të këtij gjykimi.

20.1. Në shqyrtim të materialeve të gjykimit të kësaj çështje dhe përsa është vërtetuar gjatë gjykimit të zhvilluar rezulton se palët ndërgjyqëse kanë qenë në një marrëdhënie detyrimi që ka lindur nga tenderi i zhvilluar nga pala e paditur në zbatim të ligjit “Për Prokurimin Publik” dhe nga disa kontrata administrative, të lidhura midis këtyre palëve.

20.2. Nga pala paditëse është pretenduar se ka ofruar dhe kryer shërbimin e ruajtjes së objekteve të palës paditëse tej afatit kontraktor, duke pritur kryerjen e tenderit pasardhës e duke shpresuar të dalë fituese e tij.

21. Rezulton se pala paditëse nuk ka dalë fituese e tenderit të zhvilluar dhe për periudhën që pretendon se ka kryer ruajtjen e objekteve ka ngritur padi kundër Drejtorisë Rajonale të Spitalit Lezhë, duke kërkuar sikurse pasqyrohet ut supra (pikat 4-4.3 të këtij vendimi). Vendimi i gjykatës shkallës së parë ka marrë formë të prerë pas shqyrtimit nga gjykata e apelit.[1]

21.1. Rezulton se në atë gjykim mosmarrëveshja midis palëve është shqyrtuar në themel dhe padia është rrëzuar nga gjykata e apelit me arsyetimin se: (i) “…midis palëve në proces nuk ka patur një kontratë shërbimi për periudhën e pretenduar në objektin e padisë, si e tillë, pala e paditur nuk mund të detyrohet për një detyrim kontraktor kur ajo nuk ka marrë përsipër një gjë të tillë”; (ii) “…, edhe sikur të ishte lidhur një kontratë e tillë, në rrethanat e mësipërme, kur organi shtetëror përkatës, nuk do të kishte çelur nga buxheti i shtetit fondin publik dhe kur nuk është zhvilluar asnjë procedurë tenderimi, kontratë shërbimit do të ishte një veprim juridik i pavlefshëm në vështrim të nenit 92/a të K.Civil, në lidhje me dispozitat e Ligjit nr.7971, datë 26.07.1995 e ndryshuar më von, “Për Prokurimin Publik”.

21.2. Pra, pala paditëse mosmarrëveshjen që ka me palën e paditur të këtij gjykimi e ka paraqitur më parë në gjykatë, çka do të thotë se ajo ka patur në dispozicion ushtrimin e një padie tjetër nga ajo e “begatimit pa shkak”.

21.3. Rrëzimi i padisë së ngritur më parë, pavarësisht se nuk përbën res judicata me padinë në shqyrtim, tregon se pala paditëse i ka shteruar mjetet juridike për mbrojtjen e të drejtave të pretenduara. Rrëzimi i padisë së parë nuk do të thotë se, meqenëse pala paditëse nuk mund të ngrejë një padi tjetër, sikurse arsyeton gjykata e apelit, “...paditësi mund ti drejtohej gjykatës vetëm me padinë e begatimit pa shkak...”. Pra, rregulli se padia e begatimit pa shkak mund të ngrihet vetëm atëherë kur për të kërkuar zhdëmtimin e pësuar nuk mund të ngrihet asnjë padi tjetër nuk do të thotë që kjo padi mund të përdoret nga i dëmtuari i pretenduar edhe pasi ai ka shteruar mjetet e tjera apo lloje të tjera të padive.

21.4. Ky kolegj, referuar situatës juridike të krijuar pas dhënies të vendimit nr.511, datë 07.11.2008 të Gjykatës së Apelit Shkodër, me të cilin është ndryshuar vendimi nr.825, datë 15.07.2008 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe rrëzuar padia në raport me ligjin nr.9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar dhe gjendjen e fakteve të pranuara të vërtetuara gjatë atij gjykimi, si dhe duke patur në konsideratë karakterin kufizues të vullnetit të palëve në marrëdhëniet që krijohen midis palëve nga zbatimi i këtij ligji, vlerëson se mjafton vetëm ky shkak për papranueshmërinë e padisë për begatimin pa shkak që ka ngritur pala paditëse, shoqëria “Ymeri” SHPK.


22. Pavarësisht këtij shkaku, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, pasi mori në shqyrtim materialet e dosjes gjyqësore dhe vendimet e gjykatave të faktit, arrin në përfundimin se për rastin konkret nuk janë të qenësishme kushtet që kërkohen nga ligji për pranueshmërinë e padisë të palës paditëse, shoqërisë “Ymeri” SHPK

22.1. Nuk rezulton që pala e paditur të jetë pasuruar, pasi kësaj pale, nuk kushtet kur nuk janë zhvilluar procedurat e tenderimit, nuk i është akorduar nga Ministria e linjës asnjë lloj fondi monetar për periudhën 01.06.2007-16.05.2008 dhe, nga ana tjetër, nuk është vërtetuar dëmi që i është shkaktuar palës paditëse (akti i ekspertimit i kryer gjatë gjykimit në shkallë të parë dhe i analizuar e vlerësuar nga gjykata). Është e mjaftueshme mungesa e vetëm e këtij kushti që padia të jetë e papranueshme, sikurse me të drejtë ka vendosur gjykata e shkallës së parë.

23. Në këto rrethana ligjore dhe fakti, gjykata e apelit, ndonëse pranon që fondi përkatës “...nuk është lëvruar për shkak të dështimit të procedurave të tenderit...”, gabon në zbatimin e ligjit kur arsyeton se: (i) “...paditësi mund ti drejtohej gjykatës vetëm me padinë e begatimit pa shkak”; (ii) “...thelbi i këtij arsyetimi qëndron në faktin se përderisa nga ana e paditur është pranuar një shërbim, ajo duhet të përmbush detyrimin që rrjedh nga pranimi i këtij shërbimi”.

23.1. Për më tepër, shkaku i dytë i parashtruar nga gjykata e apelit ka qenë trajtuar edhe në vendimin gjyqësor të mëparshëm që ka rrëzuar padinë po midis këtyre palëve ndërgjyqëse me argumentin “...se padia e palës paditëse duhet të rrëzohet si e pabazuar në ligj, me shkakun ligjor të ngritur në padi, si detyrim i rrjedhur nga kontrata e shërbimit në bazë të ligjit nr.7696, datë 07.04.1993 “Për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike” e ndryshuar më vonë në lidhje me nenet 690 etj të K.Civil”.[1]

23.2. Sikurse u parashtrua ut supra, pretendimi i ofrimit, kryerjes së shërbimit dhe dëmit të shkaktuar palës paditëse nuk rezulton i vërtetuar as nga akti i ekspertimit i administruar gjatë këtij gjykimi (pikat 22 -22.1. të këtij vendimi).

24. I paargumentuar dhe i pambështetur në ligj është edhe arsyetimi i gjykatës së apelit kur parashtron si shkak për pranimin e padisë përgjegjësinë e personit juridik, të palës së paditur “...për shkak të veprimit apo mosveprimit të paligjshëm të nëpunësve apo punonjësve të tij”.[2]

24.1. Kjo për arsye se padia në shqyrtim, ashtu sikurse parashtrohet nga vetë pala paditëse dhe del edhe nga shtjellimi i padisë, nuk ka për shkak veprimet ose mosveprimet e paligjshme të punonjësve të palës së paditur të cilat i kanë sjellë dëmin e pretenduar të shkaktuar. Shkaku i padisë në shqyrtim është krejt i ndryshëm. Pala paditëse si arsye të kërkimit, objektit të padisë, ka parashtruar kryerjen e shërbimit të ruajtjes së objekteve të palës së paditur përkundrejt mospagimit të këtij shërbimi, ç’ka i ka sjellë pakësimin e pasurisë së saj dhe, nga ana tjetër, nëpërmjet mospagimit të shërbimit të kryer pala e paditur ka kursyer, duke shtuar pasurinë e saj.

24.1.a) Pra, pala paditëse nuk kërkon kryerjen e pagesës së shërbimit të ofruar për shkakun se kjo pagesë nuk është bërë për faj apo nga veprimet ose mosveprimet e punonjësve të palës së paditur si person juridik.

24.1.b) Në një rast të tillë mund të ndodhemi përpara shpërblimit të dëmit për një fakt të paligjshëm nga punonjësit e palës së paditur (detyrime që lindin nga shkaktimi i dëmit, parashikuar nga nenet 608-609, 618 të Kodit Civil apo nga ligji për “Përgjegjësinë jashtë kontraktore të organeve të administratës shtetërore).

24.1.c) Edhe në konsideratën e shkakut të parashtruar nga gjykata e apelit, kjo gjykatë në arritjen e këtij konkluzioni nuk ka dhënë asnjë argument ligjor. Ky konkluzion nuk rezulton të jetë rrjedhojë e analizës dhe vlerësimit të ndonjë prove, të marrë konform kërkesave të nenit 213 në lidhje me nenet 11 e 12 të Kodit të Procedurës Civile. Çdo përfundim, qoftë edhe rezultat i një arsyetimi të hollësishëm mbi prova, që nuk janë marrë sipas parashikimeve të normave procedurale civile, nuk ka asnjë vlerë dhe nuk përbën argument ligjor për pranueshmërinë ose jo të padisë apo kundërpadisë.

25. Për arsyet e mësipërme dhe në rrethanat kur vendimi i gjykatës së apelit është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit përkundrejt vendimit të gjykatës së shkallës së parë i cili gjendet i mbështetur në ligj e në prova, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.596, datë 06.12.2010 i Gjykatës së Apelit Shkodër duhet të prishet dhe të lihet në fuqi vendimi nr.853, datë 30.07.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485/b të Kodit të Procedurës Civile.

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.596, datë 06.12.2010, të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe lënien në fuqi të vendimit nr.853, datë 30.07.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.


Tiranë, më 31.03.2016
Nr. 11112-00353-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016 -906 i Vendimit (111)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   53   54   55   56   57   58   59   60   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish