Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet55/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   51   52   53   54   55   56   57   58   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 30.03.2016, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.31003-01975-00-2013 akti, që u përket palëve:
PADITËS: OLLGA SHONI.

TË PADITUR: MARINA CAMI, RODHALIA KALLAMA, POLIKSENI MANDI, KALIROI MICI, EROSO MICI, KOSTA ZIKA, ANASTASIA MICI, AKK PRONAVE TIRANË.


OBJEKTI:

Anulimi i vendimit nr.1048, date 12/12/2003 t

ë K.K.Pronave Qarku Gjirokastër.

Baza Ligjore: Neni 27, i Ligjit nr.7698/1993.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin nr.589, date 02.02.2007, ka vendosur:

“Pranimin e padisë.

Anulimin e vendimit te KKKPronave Gjirokastër nr.1048, date 12.12.2003 dhenë në favor të ish-pronares Marina Mici dhe trashëgimtarëve të saj, si të pabazuar në ligj e në prova për sipërfaqen 850m2 që mbivendoset në pronën e paditëses Ollga Shoni”.
Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.410, datë 21.11.2007, ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr.589, date 02.07.2007, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe kthimin e çështjes për rigjykim pranë asaj gjykatë me tjetër trup gjykues”.


Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.00-2011-37, datë 04.02.2011, ka vendosur:

“Mospranimin e rekursit e paraqitur nga paditësja Ollga Shoni, kundër vendimit nr.410, date 21.11.2007 të Gjykatës se Apelit Gjirokastër”.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin nr.21-2011-1855 (751), date 14.09.2012, ka vendosur:

“Pranimin e padisë. Anulimin e vendimit të KKKPronave Prefektura Gjirokastër nr.1048, datë 12.12.2003 dhënë në favor të ish-pronares Marina Mici dhe trashëgimtarëve të saj, si të pabazuar në ligj e në prova”.


Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.218, datë 10.04.2013, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.21-2011-1855, datë 14.09.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër si më poshtë: Rrëzimin e kërkesë padisë”.


Kundër vendimit te mësipërm është ushtruar rekurs nga paditësja Ollga Shoni, e cila kërkon prishjen e vendimit nr.218, date 10.04.2013, të Gjykatës se Apelit Gjirokastër dhe lënien në fuqi të vendimit nr.21-2011-1855 (751), datë 14.09.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, duke pretenduar shkaqet si më poshtë:

  • Vendimi i apelit është dhënë në zbatim të gabuar të ligjit.

  • Prona që mbivendoset është po ajo prone të cilën te paditurit e kanë shitur me vullnetin e tyre të lirë për te cilën është bërë dhe pagesa.

  • Pala paditëse ka fituar pronësinë me një nga mënyrat e fitimit të pronësisë siç është ajo e shitblerjes. Veprim i bërë me vullnetin e lirë të palëve.

  • Qe nga momenti i shitblerjes e në vazhdim asnjëherë palët nuk kane qenë kufitare midis tyre dhe as nuk kane patur konflikte.

  • Shteti nuk ka patur asnjë ndërhyrje në veprimin për shtetëzim apo konfiskim apo shpronësim kundrejt palës së paditur.

  • Gjykata e apelit nuk ka analizuar se përse vendimi i gjykatës së rrethit është i padrejtë;

  • Edhe akti i ekspertimit të gjykatës së apelit paraqiti të njëjtën situatë si në gjykatën e faktit;

  • Gjykata e apelit paragjykon çështjen duke vepruar në mënyrë te njëanshme. Nuk jemi para një padie servituti.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Artan Broci, dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

Se vendimi nr.218 datë 10.04.2013, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër është marrë jo në zbatim të ligjit e si tillë duhet të prishet e çështja duhet të kthehet për rishqyrtim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues .


I. RRETHANAT E ÇËSHTJES
Sipas vërtetimit te pronësisë lëshuar nga ZRPP Gjirokastër, paditësja Ollga Shoni ka të regjistruar në emër te saj një sipërfaqe 1745m2 me sip. të ndërtuar 114 m2 e ndodhur në fshatin Llovinea. Origjina e fitimit të pronësisë është blerja në vitin 1961 (me dëftesë dore vërtetuar nga Këshilli Popullor i Llovine) kundrejt çmimit prej 20.000 lekë nga shtetasi Kosta Vaso.

Nga ana tjetër, të paditurve (trashëgimtarëve ligjor të Marina Micit) me vendimin nr.1048 datë 12.12.2003 të KKK Pronave paditëses i është njohur sipërfaqe e truallit 950 m2 katror nga e cila i ka kthyer 850m2 të cilën e ka regjistruar në ZVRPP Gjirokastër me nr.31/37 me kufizimet….


Me pretendimin se sipërfaqja e njohur e kthyer të paditurve mbivendoset me sipërfaqen e oborrit në pronësi të paditëses, me padinë e paraqitur për gjykim paditësja ka kërkuar anulimin e vendimit nr.1048, datë 12.12.2003 të K.K.K.Pronave konform bazës ligjore të cituar.

Paditësja pretendon se pronën e saj ajo e posedon dhe gëzon qetësisht për shume vite, pronat e tyre janë te pa ndara nga njëra - tjetra. Po kështu ka pretenduar se truallin e ka blerë nga të paditurit për këtë arsye ata nuk mund të përfitojnë nëpërmjet ligjit nr.7698 të vitit 1993 në një kohë që kur pasurinë e kanë shitur.

Në prapësimin e padisë, të paditurit kanë kërkuar rrëzimin e padisë duke pretenduar se vendimi i K.K.K.Pronave është i ligjshëm dhe i bazuar ne ligj.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin nr.589, date 02.02.2007, ka vendosur:Pranimin e padisë. Anulimin e vendimit të KKKPronave Gjirokastër nr.1048, datë 12.12.2003 dhenë në favor të ish-pronares Marina Mici dhe trashëgimtarëve të saj, si të pabazuar në ligj e në prova për sipërfaqen 850m2 që mbivendoset në pronën e paditëses Ollga Shoni”.

Kjo gjykatë ka arsyetuar ndër të tjera se: “... Rezultoi e provuar se paditësja e ka blerë në vitin 1961 nga Kosta Vaso në shumën 20.000 lekë shtëpinë e Foto Micit.



Kjo vërtetuar nga Këshilli Popullor i katundit Llovine. Kjo banesë së bashku me truallin përreth që është një e pandare e ka regjistruar në ZRPP dhe e gëzon qetësisht për rreth 40 vjet. Trualli prej 850 m2 kthyer të paditurve ka mbivendosje me truallin e paditëses.

Nuk rezultoi e provuar që prona e të paditurve, trashëgimtarë të Marina Micit, të jetë shtetëzuar, shpronësuar apo konfiskuar nga shteti në asnjë lloj mënyre..”.

Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.410, datë 21.11.2007, ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.589, datë 02.07.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe kthimin e çështjes për rigjykim pranë asaj gjykatë me tjetër trup gjykues”.

Kjo gjykatë ka arsyetuar ndër të tjera se: ”... Vërehen shkelje të rënda procedurale …. Gjykata e faktit nuk ka bërë zëvendësimin procedural për të paditurin Foto Mici….Gjykata është vënë në dijeni të faktit të vdekjes së Aleksandra Micit dhe ka vazhduar gjykimin në mungesë...”.



Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.00-2011-37, datë 04.02.2011, ka vendosur: ”Mospranimin e rekursit e paraqitur nga paditësja Ollga Shoni, kundër vendimit nr.410, date 21.11.2007 të Gjykatës se Apelit Gjirokastër”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin nr.21-2011-1855(751), datë 14.09.2012 ka vendosur: “Pranimin e padisë. Anulimin e vendimit të K.K.K.Pronave Prefektura Gjirokastër nr.1048, datë 12.12.2003 dhënë në favor të ish-pronares Marina Mici dhe trashëgimtarëve të saj, si të pabazuar në ligj e në prova.

Kjo gjykatë ka arsyetuar ndër të tjera se: “... Nga akti i ekspertimit, ka mbivendosje te sipërfaqe 850m2 kthyer te paditurve qe posedon paditësja Ollga Shoni.



Paditësja ka fituar pronësinë e banesës dhe truallit nga pronari Foto Mici me blerje kundrejt shumës 20.000 leke për faktin se në vitin 1960 vit në të cilin është kthyer shitblerja e pasurisë lejohej shitja e truallit (njihej pronësia e truallit) i cili me Kushtetutën e vitit 1976 kaloi në pasuri shtet.

Gjykata çmon se K.K.K.Pronave duhej të hetonte nëse pasuria truall e pretenduar nga të paditurit kishte pësuar ndryshime, ishte në posedim të tyre ose të të tretëve dhe pastaj të merrte një vendim.

Vendimi nr.1048, date 12.12.2003 objekt kundërshtim është dhënë në kundërshtim me ligjin nr.7693 viti 1993, për faktin se të paditurit e kanë humbur pronësinë nga shitja dhe jo në një nga shkaqet e parashikuara nga ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave...”

Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.218, datë 10.04.2013, ka vendosur: ”Ndryshimin e vendimit nr.21-2011-1855, datë 14.09.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër si më poshtë: Rrëzimin e kërkesë padisë.”

Kjo gjykatë ka arsyetuar ndër të tjera se: ”...Ekspertet e caktuar nga gjykata e apelit arritën në konkluzionin se sipërfaqja prej 850 m2 mbivendoset tërësisht me sipërfaqen që posedon pala paditëse.



Në kontratën e shitblerjes është përcaktuar fakti se paditësja ka blerë një shtëpi në fshatin Llovine me vlerën e 20.000 lekë. Në kontratë nuk bëhet fjalë për blerjen e sipërfaqes së truallit apo oborrit.

Sipërfaqja prej 850 m2 e cila mbivendoset me sipërfaqen që posedon paditësja, nuk përfshin oborrin dhe pjesën funksionale të banesës së blerë nga paditësja. Me kontratën e shitblerjes, paditësja nuk vërteton se ka blerë dhe sipërfaqen që ajo posedon aktualisht. Paditëses i mungon legjitimiteti i ligjshëm.

Argumentet e gjykatës se faktit për anulimin e vendimit të K.K.K.Pronave nuk përbejnë shkak te ligjshëm”.

Kundër vendimit të mësipërm është ushtruar rekurs nga paditësja Ollga Shoni, e cila kërkon prishjen e vendimit nr.218 datë 10.04.2013 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe lënien në fuqi të vendimit nr.21-2011-1855(751), datë 14.09.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, duke pretenduar shkaqet si më sipër parashtruar.


II.LIGJI I ZBATUESHËM
Neni 42 i Kushtetutës, i cili shprehet se “1. Liria, prona dhe të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cenohen pa një proces të rregullt ligjor.

2. Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetues dhe ligjorë, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.”;
Neni 1 i Protokollit nr.1 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili shprehet se “Çdo person fizik apo juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pronës së tij. Asnjë person nuk do të privohet nga prona e tij me përjashtimin e interesave të publikut dhe kur u nënshtrohet kushteve të parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare. Dispozitat pararendëse, sidoqoftë, nuk do të cenojnë në asnjë mënyrë të drejtën e një shteti për të zbatuar këto ligje në mënyrën që e gjykon të nevojshme për të kontrolluar përdorimin e pronës në përputhje me interesin e përgjithshëm apo për të siguruar pagimin e taksave ose të ndonjë kontributi apo detyrimi tjetër”;
Dispozitat e Kodit Civil në të cilat është parashikuar:

Neni 163 i Kodit Civil, i cili shprehet se “Pronësia fitohet nëpërmjet mënyrave të caktuara në këtë Kod dhe mënyrave të tjera të caktuara me ligj të veçantë.”;

Neni 296 i Kodit Civil, i cili shprehet se “Pronari ka të drejtë të ngrejë padi për të kërkuar sendin e tij nga çdo posedues ose mbajtës. Këtë të drejtë e ka edhe çdo bashkëpronar për sendin e përbashkët, me qëllim që ai t’u dorëzohet gjithë bashkëpronarëve.”;
Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

Neni 16§1 i K.Pr.Civile:“Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.

Neni 29 i K.Pr.Civile: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore. Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.

Nenet 31,32,36,41,153,161,324 e vijues të K.Pr.Civile,

Nenet 18,2,6,17 të Ligjit nr.9235 “Për kthimin e kompensimin e pronës”, ndryshuar
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON
Se pretendimet e parashtruara në rekursin e paraqitur nga pala paditëse përbëjnë shkaqe ligjore në kuptim të Nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile që të motivojnë cenimin e vendimit nr.218, datë 10.04.2013 të Gjykatës Apelit Gjirokastër.

Nga shqyrtimi në tërësi i kësaj çështje, të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve nga gjykatat e faktit, objektit dhe shkakut të padisë,e kundra padisë, pretendimeve të palëve, të vendimeve të gjykatave të faktit, si dhe shkaqeve të rekursit, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga gjykata e apelit është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedural, prandaj vendimi i kësaj gjykate duhet të prishet e çështja duhet të kthehet për rishqyrtim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i gjykatës së apelit duhet të prishet dhe çështja të dërgohet per rishqyrtim po në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues, për shkak se ai vendim është dhënë në shkelje të tilla proceduriale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit (neni 472, shkronja “c” e K.Pr.Civile).

Megjithëse nuk është ngritur në rekurs, Kolegji Civil vjen në këtë përfundim kryesisht, pasi ka shqyrtuar arsyet dhe përfundimet ku mbështetet gjykata e apelit në vendimin e saj për dërgimin e çështjes për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë.

Sipas parimeve dhe normave të ligjit tonë procedural civil, gjykata e apelit vihet në lëvizje mbi ankimin e palëve ndërgjyqëse. Megjithatë, pavarësisht nëse është ngritur në ankim, është detyrim thelbësor i asaj gjykate që, edhe kryesisht, nëse konstaton e vlerëson se gjendet përpara njërit prej rasteve të parashikuara shprehimisht në nenin 467 të K.Pr.Civile, të vendosë prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim.

Nëse zbatimi i gabuar i ligjit material apo edhe atij procedurial nga gjykata e shkallës së parë nuk lidhet me një nga rastet e parashikuara shprehimisht në këtë dispozitë, gjykata e apelit ka detyrimin që të zgjidhë vetë çështjen e të vendosë sipas shkronjave “a”, “b” dhe “c” të nenit 466 të K.Pr.Civile. Në këto raste, nëse për t’i dhënë përgjigje shkaqeve të ngritura në ankim dhe për zgjidhjen e çështjes, gjykata e apelit çmon se është e nevojshme kryerja e një hetimi gjyqësor të plotë e të gjithanshëm, ajo gjykatë ka të drejtën e detyrimin të përsërisë tërësisht apo pjesërisht hetimin gjyqësor sipas nenit 465 të K.Pr.Civile (vendimi nr.160, datë 06.04.2010 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë).

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se hetimi i plotë dhe i gjithanshëm i çështjes në përputhje me ligjin (neni 14 i K.Pr.Civile) është parim themeltar i gjykimit civil dhe përbën një detyrim për gjykatat në të gjitha shkallët e gjykimit. Gjykatat e shkallës së parë dhe ato të apelit janë gjykata të faktit dhe të ligjit, në ndryshim nga Gjykata e Lartë, e cila është gjykatë ligji. Duke qënë të tilla, në gjykimin në shkallë të parë dhe në apel nuk ka asnjë pengesë, madje është detyrim, që gjykata të lejojë palët të paraqesin kërkimet e prapësimet, provat ku i mbështetin ato dhe të arrijnë në përfundimet përkatëse për zgjidhjen e çështjes, duke çmuar e vlerësuar provat sipas ligjit që është i zbatueshëm për gjykatën.
Në ndryshim nga dy gjykatat më të ulëta, Gjykata e Lartë ka për objekt vetëm zbatimin e ligjit material e procedurial nga ana e tyre, por pa patur të drejtën të zhvillojë hetimin gjyqësor në drejtim të marrjes së provave, apo vlerësimit e çmimit të atyre që janë vënë në bisedim nga gjykatat më të ulëta.

Gjykata e Apelit Gjirokastër në vendimin objekt rekursi ka arsyetuar dhe e ka rrëzuar padinë për shkak të mungesës së legjitimitetit aktiv, pasi paditësja nuk ka legjitimitet për të kundërshtuar një vendim të AKKP-së ...Vendimi duhet të ndryshohet edhe për faktin se argumentat e gjykatës së faktit për anullimin e vendimit të K.K.K.Pronave nuk përbëjnë shkak të ligjshëm. Gjykata e faktit anullon vendimin e K.K.K.Pronave në favor të palës së paditur vetëm për faktin se komisioni i K.K.K.Pronave nuk ka hetuar në se trualli 850 metër katror, kishte pasur ndryshime(nëse ishte në posedim apo në pronësi të palës paditëse).

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se nga ana e Gjykatës së Apelit janë vërejtur shkelje të tilla proceduriale sikurse është mungesa e arsyetimit të vendimit dhe mos zhvillimi i një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm.

Në këtë konkluzion Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arriti pasi rithekson se gjykata që shqyrton mosmarrëveshjen duhet të shprehet mbi gjithçka që kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet, sipas nenit 6 i K.Pr.Civile, të kryejë një hetim të plotë e të gjithanshëm, në përputhje me ligjin sipas nenit 14 i K.Pr.Civile, të zgjidhë mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj sipas nenit 16 i K. Pr. Civile, ndërsa në përputhje me përcaktimet e nenit 126 të Kodit të Procedurës Civile duhet të bëjë një analizë tërësore dhe objektive të provave dhe të çmojë provat e marra gjatë gjykimit të çështjes, sipas bindjes së brendshme, të formuar nga shqyrtimi i të gjitha rrethanave të çështjes në tërësinë e tyre, sipas nenit 309 të po këtij Kodi.

Gjykata e Apelit Gjirokastër, arsyetimin e saj e ka mbështetur vetëm në mungesën e legjitimimit të paditëses për të kundërshtuar një vendim të K.K.K.Pronave (mungesa e interesit të ligjshëm), pa arsyetuar në bazë të ligjit dhe provave, nëse sendi i paluajtshëm objekt konflikti gjyqësor ka qenë në posedim të saj, apo në pronësi. Kjo gjykatë ka rrëzuar përfundimet e gjykatës së shkallës së parë në mungesë të plotë të arsyetimit të vendimit, duke cënuar në këtë mënyrë të drejtën e saj për një ankim efektiv ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, rithekson se e drejta për një proces të rregullt ligjor, që i garantohet individit nga nenet 42 dhe 142/1 të Kushtetutës si dhe neni 6 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), përfshin edhe të drejtën për të pasur një vendim gjyqësor të arsyetuar. Funksioni i një vendimi të arsyetuar është t’u tregojë palëve që ato janë dëgjuar, si dhe u jep mundësinë atyre ta kundërshtojnë atë. Përveç kësaj, duke dhënë një vendim të arsyetuar, mund të realizohet vëzhgimi publik i administrimit të drejtësisë (shih vendimet nr.55, datë 18.12.2012; nr.8, datë 28.02.2012; nr.8, datë 16.03.2011 dhe nr.25, datë 10.06.2011 të Gjykatës Kushtetuese).

Gjykata Kushtetuese, kërkesën për të pasur një vendim gjyqësor të arsyetuar, e ka vlerësuar rast pas rasti, në varësi të rrethanave konkrete të çështjes, duke analizuar nëse vendimet gjyqësore të kundërshtuara e kanë përmbushur në mënyrë të mjaftueshme detyrimin për arsyetimin e vendimeve të tyre (shih vendimin nr.55, datë 18.12.2012 të Gjykatës Kushtetuese).

Sipas jurisprudencës së konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese, dhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), është theksuar detyrimin që ka gjykata (vendase) për të arsyetuar vendimet e saj, për çdo pretendim të palës ndërgjyqës.

Në ndryshim nga dy gjykatat më të ulëta, Gjykata e Lartë ka për objekt vetëm zbatimin e ligjit material e procedurial nga ana e tyre, por pa patur të drejtën të zhvillojë hetimin gjyqësor në drejtim të marrjes së provave, apo vlerësimit e çmimit të atyre që janë vënë në bisedim nga gjykatat më të ulëta.

Në çështjen objekt gjykimi, Gjykata e Apelit Gjirokastër nuk u ka dhënë përgjigje pretendimit në lidhje me pretendimin e paditësit se; janë apo jo të paditurit subjekte të ligjit Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, nëse të paditurve me ndonjë ligj të kohës ju është hequr në mënyrë të padrejtë prona, dhe konkretisht nëse ka qenë prona objekt gjykimi që ju është shtetëzuar, ose shpronësuar, ose të konfiskuara apo marra pa të drejtë në forma të tjera të paditurve, pretendim mbi të cilin Gjykata e Apelit Gjirokastër; nuk ka hetuar në lidhje me origjinën e pronës objekt material i padisë, nëse ka qenë ose jo për shkak të Reformës Agrare, në lidhje me tjetërsimet e saj, duke fuar palët për të paraqitur dokumente shkresore pa e paragjykuar cështjen; po kështu nuk ka hetuar në lidhje me posedimin e pronës, si dhe afatin e posedimit.

Kolegji Civil vlerëson se Gjykata e Lartë nuk mund të disponojë për zgjidhjen në themel të çështjes, në kushtet kur kjo gjykatë konstaton cenim të parimit të hetimit të plotë dhe të gjithanshëm, sipas nenit 14 të K.Pr.Civile. Gjykimi në apel është shkalla e dytë e gjykimit, në të cilën, sikurse në shkallë të parë, palët kanë të drejtën të debatojnë për provat dhe ligjin e zbatueshëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Në rekursin e palës paditëse ngrihen pretendime që lidhen zgjidhjen në themel të çështjes, për të cilat, në rigjykim, duhet të shprehet në mënyrë ezauruese gjykata e apelit, dhe në mënyrë të veçantë gjykata e Apelit duhet të hetojë në lidhje me detyrat e sipërpërmendura nga ky Kolegj- janë apo jo të paditurit subjekte të ligjit Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave; nuk ka hetuar në lidhje me origjinën e pronës objekt material i padisë, nëse ka qenë ose jo për shkak të Reformës Agrare, duke ftuar palët për të paraqitur dokumente shkresore pa e paragjykuar cështjen; po kështu nuk ka hetuar në lidhje me posedimin e pronës, si dhe afatin e posedimit.

Për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve dhe detyrave ky Kolegj vlerëson se Gjykata e Apelit duhet të çmojë vetë mbi nevojën dhe shkallën e përsëritjes së hetimit gjyqësor në funksion të dhënies së përgjigjeve mbi detyrat e lëna nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht pretendimeve që lidhen zgjidhjen në themel të çështjes, të cilat janë ngritur në rekurs, në rishqyrtim gjykata e apelit, duhet të shprehet në mënyrë ezauruese, dhe gjithashtu në përputhje me nenin 223 të K.Pr.Civile të ftojë palët për të paraqitur dokumente shkresore apo qoftë edhe kryesisht të investohet për ti marrë pranë ndonjë institucioni.

Për sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se, në përputhje me Nenin 485/c të K.Pr.Civile, duhet të vendoset prishja e vendimit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, si një vendim jo në përputhje me ligjin dhe si i tillë është i domosdoshëm kthimi i çështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, por me tjetër trup gjykues.

Arsyeja e kthimit të çështjes në gjykatën e Apelit Gjirokastër, bëhet në respektim të procesit të rregullt ligjor, nenit 6 të KEDNJ-së ku shqyrtimi i konfliktit brenda një afati të arsyeshëm është një prej kërkesave që gjykata duhet të mbajë parasysh, por edhe sipas nenit 42 të Kushtetutës së RSH-së i cili parashikon se “Liria, prona dhe të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cenohen pa një proces të rregullt ligjor. 2. Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetues dhe ligjorë, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, vlerëson se në këtë mënyrë respektohet një prej kërkesave të procesit të rregullt ligjor. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerësoi se respektimi i afatit të arsyeshëm të zgjidhjes së konfliktit mund të realizohet pa cenuar procesin në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, si një gjykatë që i ka dy cilësitë, fakti dhe ligji.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485 pika “c” të K.Pr.C.


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.218, datë 10.04.2013, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, por me trup tjetër gjykues.

Tiranë, më 30.03.2016


Nr. 11118-02921-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016 - 905 i Vendimit (109)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   51   52   53   54   55   56   57   58   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish