Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet56/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   52   53   54   55   56   57   58   59   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:


Ardian Nuni Kryesues

Majlinda Andrea Anëtare

Mirela Fana Anëtare
në seancën gjyqësore të datës 31.03.2016 mori në shqyrtim çështjen civile me nr.02921/12, që u përket palëve:
PADITËS: ASTRIT AHMETAJ, ELCA AHMETAJ (në mungesë)

E PADITUR: SHOQËRIA “INTERSIG” SHA, përfaqësuar nga juristja Klea Korbeci


OBJEKTI:

Detyrimin e palës së paditur, të paguajë në favor të paditësve,

dëmin real pasuror dhe jo pasuror, shpenzimet e varrimit dhe të ceremonive mortore,

kamatë vonesat, për shkak të dëmit të shkaktuar nga aksidenti automobilistik

i datës 12.09.2008, ku si pasojë ka gjetur vdekjen vajza e tyre Katerina Ahmetaj.

Baza Ligjore: Neni 419, 420, e vijues 608, 625, 640 e vijues të Kodit Civil.

Ligji nr.10076, datë 12.2.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm

të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj palëve të treta”.




Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.8308, datë 25.10.2011, ka vendosur:

Pranimin e kërkesë padisë së paditësit Astrit Ahmetaj .

Detyrimin e palës së paditur “Intersig” SHA që të dëmshpërblejë palën paditëse Astrit Ahmetaj dhe Elca Ahmetaj, në shumën prej 17.143.187 (shtatëmbëdhjetë milion e njëqind e dyzet e tre mijë e njëqind e tetëdhjetë e shtatë) lekë për shpërblimin e dëmit pasuror dhe jopasuror të ardhur nga aksidenti i dt 12.09.2008.

Detyrimin e palës së paditur “Intersig” SHA të paguajë paditësit kamatë-vonesat e shumës së mësipërme në masën 2853.2 (dy mijë tetëqind e pesëdhjetë e tre pike dy) lekë në ditë, nga data 20.07.2010 deri në ekzekutimin e këtij vendimi.

Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur.
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1317, datë 29.05.2012, ka vendosur:

“Lënie në fuqi të vendimit civil nr.8308, datë 25.10.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.


Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs shoqëria “Intersig” SHA, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit që ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim në gjykatën e shkallës së parë, për këto shkaqe:

  • Vendimet e gjykatave janë marrë në zbatim të gabuar të ligjit.

  • Gjykatat nuk kanë marrë në konsideratë zbatimin e Udhëzimit nr.24, datë 15.11.2007 të Ministrisë së Financave.

  • Ky udhëzim nuk vjen ndesh me rregullimet e Kodit Civil e pikërisht me nenet 625 dhe 646 të tij.

  • Ky Udhëzim ka dalë pas Vendimit Njësues nr.12, datë 14.09.2007, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë dhe në mbështetje të tij. Në Udhëzimin nr.24, datë 15.11.2007 të Ministrisë së Financave përfshihen të tre figurat e dëmit jopasuror.

  • Gjykatat gabimisht citojnë nenin 119 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili bën fjalë për akte të emërtuara rregullore, ndërkohë Akti nr.24, mbi bazën e të cilit duhej të llogaritej dëmshpërblimi është “Udhëzim”. Sipas nenit 116/3 të Kushtetutës, Udhëzimi nr.24, datë 15.11.2007 i Ministrisë së Financave, është akt normativ i ministrit dhe si i tillë ai ka fuqi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

  • Ekspertit të caktuar nga gjykata në rastin konkret i është hequr liçenca nga AMF-ja, me vendim nr.164, datë 13.12.2011, për shkak të vlerësimeve të gabuara që bien ndesh me dispozitat ligjore në fuqi në fushën e sigurimeve dhe me standartet profesionale të ekspertit.

  • Në rigjykim gjykata duhet të caktojë një ekspert tjetër i cili duhet të bëjë llogaritjet sipas metodologjisë së caktuar me ligj dhe akte nënligjore.

Paditësat Astrit Ahmetaj dhe Elca Ahmetaj kanë ushtruar kundër rekurs, me të cilin kërkojnë mospranimin e rekursit, për këto shkaqe:



  • Rekursi i bërë nga pala e paditur është i pabazuar në ligj dhe në provat e administruara gjatë gjykimit.

  • Disa prej pretendimeve të rekursuesit kanë rënë në dekadencë pasi ato nuk janë parashtruar as në ankim dhe as para gjykatës së apelit.

  • Pala e paditur gjatë gjykimit në shkallë të parë ka kërkuar përllogaritjen e dëmit në bazë të Udhëzimit nr.24, datë 15.11.2007 të Ministrit të Financave, ndërsa në gjykatën e apelit dhe në rekurs ka ndryshuar këtë qëndrim dhe paraqet llogaritje në bazë të dekretit 295, ligjit nr.10076/2009 dhe të rregullores së AMF-së.

  • Qëndrimi i palës së paditur bie ndesh me ligjin dhe me të drejtë gjykatat e faktit kanë zbatuar vendimin njësues nr.12/2007 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; përfaqësuesen e palës së paditur, shoqërisë “Intersig” SHA, juristen Klea Korbeci, që kërkoi pushimin e gjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë për shkak se është hequr dorë nga rekursi, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Rrethanat e çështjes:

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se më datë 12.09.2008, në segmentin e “unazës së re” në Tiranë, ka ndodhur një aksident automobilistik.

1.1. Mjeti tip Mercedes Benz, me targa TR 5958 L, me drejtues shtetasin Astrit Sina, ka aksidentuar këmbësoren Katerina Ahmetaj. Si pasojë e këtij aksidenti, ka gjetur vdekjen e ndjera Katerina Ahmetaj, e cila ishte e mitur në moshën 8 vjeç.

2. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.490, datë 01.04.2009, deklaruar fajtor të pandehurin Astrit Sina për veprën penale të shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor, duke dhënë dhe dënimin përkatës. Ky vendim ka marrë formë të prerë më datë 11.04.2009.

3. Rezulton se automjeti, që ka shkaktuar aksidentin e sipërtreguar, ka qenë i siguruar pranë palës së paditur të këtij gjykimi “Intersig” SHA, me policën e sigurimit TPL nr.0206432, me afat deri 22.05.2008 deri 21.05.2009. Pra, ky mjet ka qenë brenda periudhës së mbulimit në momentin e aksidentit.

4. Paditësit e këtij gjykimi, bazuar në vendimin nr.955, datë 17.05.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier “Për lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë”, më datë 20.04.2010 i janë drejtuar shoqërisë së sigurimeve “Intersig” SHA, duke kërkuar dëmshpërblimin për vdekjen e të ndjerës Katerina Ahmetaj.

5. Paditësat Astrit Ahmetaj dhe Elca Ahmetaj, meqenëse pala e paditur “Intersig” SHA nuk ju ka kthyer përgjigje brenda afatit 90 ditor, me pretendimin se nga vdekja e vajzës së tyre Katerina Ahmetaj në aksidentin automobilistik të datës 12.09.2008 ju është shkaktuar dëm pasuror dhe jo pasuror, me padi kanë kërkuar si në objektin e saj, pasqyruar në kërkesë padi dhe në pjesët hyrëse të vendimeve të gjykatave të faktit.

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.8308, datë 25.10.2011, ka pranuar padinë duke detyruar palën e paditur, shoqërinë “Intersig” SHA: (i) që të dëmshpërblejë paditësat Astrit Ahmetaj dhe Elca Ahmetaj “…në shumën prej 17.143.187 (shtatëmbëdhjetë milion e njëqind e dyzet e tre mijë e njëqind e tetëdhjetë e shtatë) lekë për shpërblimin e dëmit pasuror dhe jopasuror të ardhur nga aksidenti i dt 12.09.2008”; (ii) “…të paguajë paditësit kamatë-vonesat e shumës së mësipërme në masën 2853.2 (dy mijë tetëqind e pesëdhjetë e tre pike dy) lekë në ditë, nga data 20.07.2010 deri në ekzekutimin e këtij vendimi”.



6.1. Në pranimin e padisë, gjykata, pasi citon nenet 608, 609, 625, 640, 641 dhe 643 të Kodit Civil dhe praktikën e njësuar të Gjykatës së Lartë, arsyeton: - “Nga provat e mara në gjykim, rezultoi se automjeti që ka qenë shkaktar i aksidentit me pasojë vdekjen e të ndjerës, ka qenë i siguruar pikërisht nga i padituri Intersig sh.a. me policën e sigurimit TPL nr.0206432 me afat nga 22.05.2008 deri 21.05.2009. Pra ky mjet ka qenë brenda periudhës së mbulimit në momentin e aksidentit”; - “Vendimi Unifikues me nr.12, datë 14.09.2007, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, i cili ka bërë kategorizimin figurave të dëmit në atë pasuror të parashikuar në nenin 640 e vijues të Kodit Civil dhe në dëmin jopasuror të parashikuar në nenin 625/a të Kodit Civil, për dëmin jopasuror, ka evidentuar 3 figurat përbërëse të tij: 1- dëmin biologjik, 2- dëmin moral dhe 3-dëmin ekzistencial”; - “Shpërblimi i dëmit për shkaktimin e vdekjes së një personi, nënkupton rimbursimin dhe të të gjithë shpenzimeve të varrimit. Kjo është e parashikuar në nenin 643 të Kodit Civil…”; - “Rezultojnë të provuara me fatura tatimore shpenzimeve të kryera nga familjarët, paditësa për varrimin e të ndjerit të cilat janë përfshirë në aktin e ekspertimit”; - “Bazuar në akt vlerësimin e datës 12.05.2011, faqja 6 dhe 7 e tij, ka rezultuar që dëmi pasuror i shkaktuar është në masën 4.826.755 lekë të llogaritura sipas Vendimit Unifikues të Gjykatës së Lartë. Pjesë e dëmit pasuror janë dhe shpenzimet e varrimit që siç u sipërcitua paraqiten në formën e “dëmit aktual” apo “emergjent”. Pra,...u provua nga faturat tatimore një pjesë e shpenzimeve të kryera nga familjarët, paditësa për varrimin e të ndjerit në masën 516.000 lekë”; - “Dëmi biologjik (Shëndetësor) është figurë më vete e dëmit jopasuror e ndryshme nga ai pasuror për humbjen e aftësisë për punë të paditësit. Ai ka ardhur si pasojë e veprimit të paligjshëm e më faj të shkaktarit të dëmit, duke dëmtuar integritetin fizik të paditësve”; - “Ndërprerja e parakohshme e jetës të të ndjerit Katerina, nga fakti i paligjshëm (aksidenti automobilistik), i ka dhënë fund dhe marrëdhënieve prind fëmijë mes paditësve dhe të ndjerës, duke sjellë si pasojë shkatërrimin e cilësisë së jetës personale familjare të paditësve. Pra, paditësve si rrjedhojë e aksidentit automobilistik u janë cenuar interesat e ligjshme jopasurore, që lidhen me personalitetin e tyre”; - “…ekspertët kanë bërë vlerësimin e dëmit moral duke përcaktuar minimalisht vlerën prej 1.539.554 lekë dhe maksimalisht 3.079.108 lekë për secilin paditës. Për të dy paditësit vlera maksimale e dëmit moral e llogaritur nga eksperti kap vleren 6.158.216 lekë”; - “Përveç dëmit biologjik dhe atij moral, paditësi, duhet të dëmshpërblehet dhe për dëmin ekzistencial”; - “Në rastin objekt gjykimi, duke pasur parasysh përfundimet e nxjerra nga ekspertet në aktin e ekspertimit, Gjykata çmon, se vlera e dëmshpërblimit (për dëmin pasuror dhe jopasuror) që u takon të dy paditësve për vdekjen e të ndjerës Katerina Ahmetaj është në masën prej 17.147.187 lekë”; - pala e paditur duhet të paguajë interesat ligjore mbi këtë vlerë në masën prej 2853.2 lekë në ditë nga data 20.07.2010, deri në ekzekutimin e plotë të këtij vendimi.

7. Mbi ankimin e palës së paditur, me të njëjtin arsyetimi, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1317, datë 29.05.2012, ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

8. Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs shoqëria “Intersig” SHA, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit që ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim në gjykatën e shkallës së parë, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

9. Paditësat Astrit Ahmetaj dhe Elca Ahmetaj kanë ushtruar kundër rekurs, me të cilin kërkojnë mospranimin e rekursit, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM
10. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

10.1. Neni 490 i K.Pr.Civile: “Pala mund të heq dorë nga rekursi derisa nuk është filluar relatimi në seancë gjyqësore. Heqja dorë bëhet me shkrim, e nënshkruar nga vetë pala apo avokati i saj, i pajisur me prokurë për këtë qëllim.



Akti i heqjes dorë u njoftohet palëve që janë paraqitur ose u komunikohet avokatëve të palëve.

Kur hiqet dorë nga rekursi dhe në gjykim kanë marrë pjesë të gjitha palët ose përfaqësuesit e tyre, nuk ka vend për shpallje të veçantë të vendimit të pushimit të gjykimit”.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON
11. Se për rastin ndodhemi përpara kushteve ligjore kur duhet të vendoset pushimi i gjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë.

12. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë evidenton se, më datën 28.04.2015 (regjistruar në nr.Sh-157 Prot.) nga shoqëria e sigurimeve “Intersig Vienna Insurance Group” SHA është paraqitur kërkesa e nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i saj, Gentian Sula, në të cilën parashtrohet: (i) kërkuesi ka ushtruar rekurs ndaj vendimit nr.1317, datë 29.05.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë, me të cilin është lënë në fuqi vendimi nr.8308, datë 25.10.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe se (ii) “Duke qenë se me palën paditëse e kemi zgjidhur me mirëkuptim dhe kemi nënshkruar akt-marrëveshjen me nr.543 rep dhe nr.228 kol, datë 26.01.2013 pranë noteres...KËRKOJ Pushimin e gjykimit të çështjes nr.11118-02921-00-2012, datë regjistrimi 05.11.2012”.

13. Kërkesës i bashkëngjitet akt marrëveshja nr.543 Rep. nr.228 Kol., datë 26.01.2013. Nga përmbajtja e kësaj akt marrëveshje noteriale rezulton se: (i) midis palëve ndërgjyqëse është rënë dakort për zgjidhjen e mosmarrëveshjes në “mirëkuptim dhe jashtëgjyqësisht”; (ii) nga këto palë është pranuar pagesa përkatëse për shpërblimin e dëmit pasuror dhe jopasuror që ju ka ardhur paditësave të gjykimit të zhvilluar nga humbja e jetës e Katerina Ahmetaj në aksidentin automobilistik të datës 12.09.2008.

14. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e vlerëson kërkesën e sipërcituar në pajtim me kushtet e parashikuara nga neni 490 i Kodit të Procedurës Civile, që përcakton se: “Pala mund të heqë dorë nga rekursi derisa nuk është filluar relatimi në seancë gjyqësore. Heqja dorë nga rekursi bëhet me shkrim e nënshkruar nga vetë pala ose avokati i saj i pajisur me prokurë për këtë qëllim....”.

15. Rezulton që kjo kërkesë është paraqitur me shkrim, është nënshkruar nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i palës rekursuese dhe është paraqitur përpara se të fillojë relatimi i çështjes në seancë gjyqësore.

16. Në vështrim të nenit 490 të Kodit të Procedurës Civile, ky kolegj vlerëson se këto akte përbëjnë heqje dorë të kësaj pale nga rekursi që ka paraqitur kundër vendimit nr.1317, datë 29.05.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr.8308, datë 25.10.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

17. Aktet e heqjes dorë nga rekursi, të nënshkruara nga vetë pala, u rikonfirmuan në seancë gjyqësore dhe nga përfaqësuesja e saj me autorizimin nr.631 prot., datë 21.03.2016 në gjykim, juristja Klea Korbeci, e cila kërkoi pushimin e gjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë.

18. Në këto rrethana, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, në kuptim të dispozitave të sipërcituara, duhet të vendoset pushimi i gjykimit të çështjes civile nr.11118-02921-00-2012 në këtë gjykatë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenet 490 dhe 491 të Kodit të Procedurës Civile.

V E N D O S I

Pushimin e gjykimit të çështjes civile nr.11118-02921-00-2012 në Gjykatën e Lartë për shkak të heqjes dorë nga rekursi.


Tiranë, më 31.03.2016
Nr. 11243-01266-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016 - 904 i Vendimit (110)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   52   53   54   55   56   57   58   59   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish