Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet58/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   54   55   56   57   58   59   60   61   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:


Ardian Nuni Kryesues

Majlinda Andrea Anëtare

Mirela Fana Anëtare
në seancat gjyqësore të datave 18.02.2016 dhe 31.03.2016 mori në shqyrtim çështjen civile me nr.00353/13, që u përket palëve:
PADITËSE: SOFIKA DACI (JOSHI), përfaqësuar nga avokat Arjan Salati

I PADITUR: MIHAL DACI (në mungesë)


OBJEKTI:

Pjesëtim sendi të paluajtshëm në bashkëpronësi i llojit

apartament banimi 91.6 m2, zona kadastrale 8603 me nr.pasurie 13/6.

Baza Ligjore: Nenet 207 e vijues të K.Civil.

Nenet 31, 32, 369 e vijues të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 03.06.2011, ka vendosur:

“Lejimin e pjesëtimit të pasurisë së llojit banesë apartament banimi 91.6m2 zona kadastrale 8603 nr.pasurie 13/6 duke përcaktuar si bashkëpronarë të sendit Mihal Daci bashkëpronar 1/8 pjesë dhe Sofika Daci (Joshi) bashkëpronare 1/8 pjesë”.


Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.196, datë 08.11.20162, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.s’ka datë 03.06.2011 të Gjykatës së shkallës së parë Vlorë me ndryshimin përsa i përket pjesëve takuese të dy bashkëpronarëve Mihal Daci dhe Sofika Daci (Joshi) nga ½ pjesë secili”.


Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs i padituri Mihal Daci, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë, për këto shkaqe:

  • Vendimi i gjykatës është haptazi i pabazuar në ligjin material dhe procedural. Gjykata e apelit ka dalë jashtë disponimit të padisë. Ajo nuk mund të shprehet dhe të vendosë për çështje që nuk janë kërkuar prej paditësit. Nuk mund të vendosë në ½ pjesë ku vetë paditësja nuk e ka kërkuar një gjë të tillë.

  • Vendimi i gjykatës së apelit është në shkelje të nenit 6 dhe 28 të K.Pr.Civile.

  • Dispozitivi i vendimit të gjykatës së apelit bie ndesh me vetë pjesën arsyetuese ku vetë kjo gjykata pranon që i padituri një pjesë të pasurisë e ka fituar me anë të kontratës së dhurimit dhe shitblerjes.

  • Vendimi i shkallës së parë është në kundërshtim me ligjin pasi duhet të ishin thirrur në gjykim dhe bashkëpronarët e tjerë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; përfaqësuesin e palës paditëse Sofika Daci, avokatin Arjan Salati, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatë së apelit, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Rrethanat e çështjes:

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se palët ndërgjyqëse, paditësja Sofika Daci dhe i padituri Mihal Daci, kanë qenë bashkëshortë, të lidhur me martesë ligjore më datë 30.01.1986.

1.1. Me vendimin nr.260, datë 07.02.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, martesa midis tyre është zgjidhur.

1.2. Ky vendim ka marrë formë të prerë i paankimuar më datë 22.02.2011.

2. Paditësja Sofika Daci, me pretendimin se është bashkëpronare në 1/8 pjesë me të paditurin Mihal Daci mbi një apartament banimi me sipërfaqe 91.6 m2 i ndodhur në katin e dytë të një ndërtese në lagjen Varosh të qytetit të Vlorës, që në regjistrin e pasurive të paluajtshme të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë figuron e regjistruar me nr.pasurie 13/6, zona kadastrale nr.8603, me padi ka kërkuar pjesëtimin e këtij apartamenti midis saj dhe të paditurit.

2.2. Të origjinë të krijimit të kësaj bashkëpronësie, paditësja ka parashtruar se bashkëpronësia mbi sendin objekt pjesëtimi është fituar gjatë martesës nga: (i) tre kontratat e dhurimit nr.4297 Rep., datë 26.12.1995, nr.4298 Rep., datë 26.12.1995 dhe nr.4282 Rep., datë 22.12.1995 dhe (ii) kontrata e shitjes nr.354 Rep, datë 08.03.1999.

2.3. Në këto kontrata i padituri Mihal Daci ka qenë me cilësinë e pranuesit të dhurimit, ndërsa si dhurues paraqiten: (i) në kontratën e parë Fotika Ceca dhe Teresantina Todisko; (ii) në të dytën Fadil Ranci dhe në kontratën e tretë Gjenovefa Daci, të cilët i kanë dhuruar pranuesit të dhurimit pjesët e tyre ideale që kanë patur në sendin objekt pjesëtimi.

2.4. Ndërsa, me kontratën e shitjes nr.354 Rep, datë 08.03.1999, shitësja Lili Daci i ka shitur Mihal Dacit pjesën e saj ideale.

3. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 03.06.2011, ka lejuar pjesëtimin e “...pasurisë së llojit banesë apartament banimi 91.6m2 zona kadastrale 8603 nr.pasurie 13/6 duke përcaktuar si bashkëpronarë të sendit Mihal Daci bashkëpronar 1/8 pjesë dhe Sofika Daci (Joshi) bashkëpronare 1/8 pjesë”.

3.1. Në zgjidhjen e dhënë gjykata arsyeton: - “Kjo pasuri është fituar gjatë martesës së çiftit Sofika Daci (Joshi) e Mihal Daci rrjedhimisht çdo gjë e fituar gjatë martesë është në bashkëpronësi të të dyve duke u prezumuar barazia e pjesëve në këtë pasuri ndërsa pretendimet lidhur me kontributin e njëri apo tjetrit bashkëpronar i përkasin fazës së dytë të pjesëtimit të pasurisë ku shqyrtohet dhe kontributet respektive në krijimin e pasurisë në bashkëpronësi…”; - “Kështu paditësja rezulton të jetë bashkëpronare në 1/8 pjesë të pasurisë ndërsa i padituri…rezulton të jetë bashkëpronar në 1/8 tjetër të kësaj pasurie”; - “Si prova gjatë gjykimit u administruan çertifikata për vërtetimin e pronësisë lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme me nr.Pasurie 13/6 dhe çertifikata për vërtetimin e pronësisë lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme shoqëruar me kartelat përkatëse të këtyre pasurive si dhe hartat treguese të regjistrimit për këto pasuri”.

4. Mbi ankimi e të paditurit Mihal Daci, Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.196, datë 08.11.2012, ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë “...me ndryshimin përsa i përket pjesëve takuese të dy bashkëpronarëve Mihal Daci dhe Sofika Daci (Joshi) nga ½ pjesë secili”

4.1. Në lënien në fuqi me ndryshimin vetëm në raportin e pjesëve takuese të palëve ndërgjyqëse, gjykata e apelit arsyeton: - “…Vendimi i ankimuar është i drejtë dhe i bazuar në ligj e në prova dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi përsa i përket sendit objekt pjesëtimi dhe rrethit të bashkëpronarëve midis të cilëve duhet të pjesëtohet ky send, ndërsa në lidhje me pjesët takuese të secilit bashkëpronar gjykata ka gabuar dhe për këtë pjesë vendimi duhet të saktësohet, duke përcaktuar se secili bashkëpronar palë në gjykim ka 1/2 pjesë takuese të sendit në bashkëpronësi”; - “Ka rezultuar e provuar nga aktet e administruara në dosje se, palët ndërgjyqëse kanë qenë bashkëshorte, të lidhur me martesë ligjore në vitin 1986 dhe martesa midis tyre është zgjidhur me vendimin e formës së prerë nr.260, datë 07.02.2011, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë”; - “Gjatë martesës së palëve në gjykim, është fituar prej tyre në bashkëpronësi një banesë me sipërfaqe 91,6m2, e ndodhur në katin e dytë të një ndërtese apartament banimi në lagjen Varosh të qytetit të Vlorës, që në regjistrin e pasurive të paluajtshme të ZVRPP Vlorë figuron me nr.13/6, zona kadastrale nr.8603”; -“Sipërfaqja e banimit është lehtësisht e dallueshme për gjykatën nga çertifikata e pronësisë dhe kartela e pasurisë”; - “Këtë pasuri palët ndërgjyqëse e kanë fituar nëpërmjet kontratave noteriale të dhurimit nr.4297 rep, datë 26.12.1995 dhe nr.4298 rep datë 26.12.1995 dhe kontratës noteriale të shitjes nr.354 rep, datë 08.03.1999, ku në cilësinë e pranuesit të dhurimeve të kryera dhe blerës i shitjes së bërë është i padituri Mihal Daci”; - “Sa më sipër, bashkëpronarë të kësaj banese janë palët në gjykim Mihal Daci dhe Sofika Daci (Joshi) dhe pjesët e tyre janë nga 1/2/ secili dhe jo 1/8 që ka përcaktuar gjykata e shkallës së parë në vendimin e saj”.

5. Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs i padituri Mihal Daci, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
LIGJI I ZBATUESHËM
6. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

6.1. Neni 11 i K.Pr.Civile: “Provat janë të dhënat që merren në formën e parashikuar nga ky Kod dhe që vërtetojnë ose rrëzojnë pretendimet ose prapësimet e pjesëmarrësve në proces”.

6.2. Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

6.3. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

6.4. Neni 29 i K.Pr.Civile: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore.

Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.

6.5. Neni 126§2 i K.Pr.Civile: “Vendimi përfundimtar, si dhe vendimet që i japin fund procesit gjyqësor civil të parashikuara prej nenit 127 të këtij Kodi jepen në “Emër të Republikës” dhe përkatësisht duhet të përmbajë bazën ligjore mbi të cilën bazohet zgjidhja e mosmarrëveshjes, analizën e provave dhe mënyrën e zgjidhjes të saj”.

6.6. Neni 213 i K.Pr.Civile: “Në zbatim të nenit 12 të këtij Kodi, gjykata me vendim lejon palët të provojnë faktet mbi të cilat i bazojnë kërkimet dhe pretendimet e tyre, duke paraqitur në gjykatë vetëm ato prova që janë të domosdoshme e që kanë lidhje me çështjen e gjykimit”.

6.7. Neni 310/II i K.Pr.Civile: “Në pjesën përshkruese-arsyetuese duhet të



përmenden: 1) rrethanat e çështjes, ashtu siç janë konstatuar gjatë gjykimit, dhe përfundimet e nxjerra nga gjykata, 2) provat dhe arsyet në të cilat mbështetet vendimi, 3) dispozitat ligjore në të cilat bazohet vendimi”.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON
7. Se rekursi i paraqitur nga i padituri Mihal Daci përmban shkaqe ligjore që motivojnë cenimin e vendimit nr.196, datë 08.11.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

8. Në juridiksionin rishikues të Gjykatës së Lartë përfshihen rastet rigorozisht të përcaktuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që lidhen me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit (shkronja “a”), si dhe me shkeljet e rënda të normave procedurale (shkronja “b” e kësaj dispozite në lidhje me nenin 467[1] të po këtij Kodi) apo shkeljet procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit. (shkronja “c” e kësaj dispozite) [2]

8.1. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve të gjykatave të faktit.

8.2. Në këtë kuadër ligjor, Gjykata e Lartë mund të investohet dhe shprehet, kur ndaj një procesi gjyqësor ka pretendime për rrugët dhe mënyrat e marrjes së provave, pasqyrimit të tyre, por jo për mënyrën e vlerësimit. Kontrolli rishikues i Gjykatës së Lartë nuk mund të zëvendësojë të drejtat kushtetuese e ligjore të gjykatave të faktit (gjykatës së shkallës së parë dhe apelit), dhe aq më tepër të vlerësojë bindjen e brendshme të këtyre gjykatave për çështje konkrete.

9. Në shqyrtim të tërësisë së gjykimit të kësaj çështje, të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimit, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve e prapësimeve të palëve, të vendimeve të gjykatave të faktit, si dhe shkaqeve të rekursit, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se nga gjykata e apelit nuk janë respektuar dispozitat e ligjit procedural dhe atij material dhe për këto shkaqe duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim po pranë kësaj gjykate.

10. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen me vend të parashtrojë se gjykimi është veprimtaria e organeve gjyqësore të caktuara me ligj, që zhvillohet sipas rregullave me karakter të detyrueshëm, shkeljet e të cilave passjellin cenimin e vendimeve të tyre.

10.1. Procesi civil ka për qëllim zhvillimin e një gjykimi që konsiston në vlerësimin nga pikëpamja e së drejtës të një fakti ose një grup faktesh, por domosdoshmërisht këto të fundit para se të vlerësohen nga gjykata duhet të vërtetohen. Vendimi i gjykatës duhet t’u përgjigjet dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret dhe gjendjes së faktit të vërtetuar gjatë gjykimit. Në të kundërt, sikundër është rasti në shqyrtim, vendimi nuk është i argumentuar dhe as i bazuar në ligj.

11. Në vështrim të neneve 11, 12, 14, 29, 31, 213 dhe 309 të Kodit të Procedurës Civile, nuk mund të konsiderohet i mjaftueshëm vetëm dëgjimi i pretendimeve të palëve, pa u mbështetur ato në argumenta ligjorë të nxjerrë nga aktet shkresore të marra me cilësinë e provave, për të arritur në konkluzionin se palët ndërgjyqëse janë bashkëpronarë mbi sendin objekt pjesëtimi “...dhe pjesët e tyre janë nga ½ secili dhe jo 1/8 që ka përcaktuar gjykata e shkallës së parë në vendimin e saj”. Ndër kërkesat themelore që duhet të plotësojë vendimi gjyqësor janë ligjshmëria dhe argumentimi i tij; elementë ligjorë këto që i’u mungojnë vendimeve të gjykatave të faktit.

12. Evidentohet se mbi padinë e paditëses Sofika Daci (Joshi), në përfundim të fazës së parë të pjesëtimit, gjykata e shkallës së parë ka lejuar pjesëtimin e sendit objekt material i këtij gjykimi midis palëve ndërgjyqëse në raportet e pjesëve për secilin nga 1/8 pjesë.

13. Ky kolegj vlerëson se gjykata e shkallës së parë, pa sqaruar plotësisht rrethanat që lidhen me gjykimin e çështjes e që kanë të bëjnë me elementë thelbësorë të padisë së pjesëtimit në shqyrtim (për fazën e parë të gjykimit) lidhur me bashkëpronësinë, sendin objekt pjesëtimi dhe pjesët takuese për secilin bashkëpronar, gabon kur zgjidh çështjen në gjendjen në të cilën ndodhet hetimi gjyqësor nga ana e kësaj gjykate.

13.1. Referuar akteve procedurale të dosjes gjyqësore, provave të fashikulluara në të dhe përmbajtjes së vendimit të kësaj gjykate nuk rezulton që të jenë administruar me cilësinë e provave “çertifikata për vërtetim pronësie”, sikurse parashtron gjykata në pjesën arsyetuese të vendimit apo ndonjë akt tjetër pronësie, veç kartelës, plan rilevimit dhe disa skicave që shoqërojnë kontratat e dhurimit dhe atë të shitjes.

13.2. Po kështu, megjithëse gjykata referon në kontratat e dhurimit dhe atë të shitjes në favor të të paditurit të këtij gjykimi Mihal Daci, jo vetëm që nuk ka administruar akte pronësie të origjinës së sendit objekt pjesëtimi, por në përcaktimin e sendit, bashkëpronësisë të dhuruesve dhe shitësit anashkalon faktin se edhe këta të fundit janë bërë bashkëpronarë mbi sendin mbi bazën e një dëshmie trashëgime me nr.2033 Rep., datë 01.11.1993. Duke mos administruar akte pronësie të sendit para dhe pas transkiptimit të dëshmisë së trashëgimisë nuk ka mundësuar as përcaktimin e saktë të pjesëve mbi të cilat i padituri është bërë pronar me anë të kontratave të sipërpërmenduara.

13.3. Për rrjedhojë, përcaktimi i bashkëpronësisë mbi sendin objekt pjesëtimi për secilën palë ndërgjyqëse në raportin prej 1/8 pjese nuk mbështetet në ndonjë argument ligjor, veç në kërkimin e paditëses e cila në padi ka kërkuar shprehimisht: “Likuidimin e regjimit pasuror martesor duke më njohur bashkëpronare me 1/8 pjesë ideale të kësaj pasurie me numër 13/6”.

14. Gjykata e apelit ka marrë çështjen në shqyrtim mbi ankimin e të paditurit dhe, pasi, sipas saj, ka konstatuar të metat e gjykimit në shkallë të parë, ka bërë përpjekje për t’i ndrequr ato, por nga aktet procedurale nuk rezulton të ketë respektuar dispozitat e Kodit të Procedurës Civile që rregullojnë shqyrtimin e çështjes në gjykatën e apelit, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me kufijtë e shqyrtimit të çështjes dhe bazueshmërinë e vendimit të kësaj gjykate (nenet 310, 452-454, 459, 461, 464 dhe 465 të K.Pr.Civile).

14.1. Ashtu sikurse gjykata e shkallës së parë edhe gjykata e apelit nuk ka bërë një analizë juridike në tërësi së provave, por mjaftohet vetëm me përmendjen e akteve të pronësisë të pa marra e administruara në gjykim me cilësinë e provave shkresore.[1]

14.2. Mosrespektimi i dispozitave ligjore të mësipërme bën që faktet e rrethanat e përmendura në vendimin e gjykatës së apelit lidhur me to të mos kenë vlerën e provave, sepse aktet shkresore ku mbështet vendimmarrjen kjo gjykatë, pavarësisht nga origjina, natyra dhe përmbajtja e tyre, nuk janë marrë “në formën e parashikuar nga” Kodi i Procedurës Civile dhe as që janë të fashikulluara në dosjen gjyqësore. Për rrjedhojë, çdo përfundim, qoftë edhe rezultat i një arsyetimi të hollësishëm mbi prova, që nuk janë marrë sipas parashikimeve të normave procedurale civile, nuk ka asnjë vlerë dhe nuk përbën argument ligjor për pranueshmërinë ose jo të padisë apo kundërpadisë. Në këtë këndvështrim juridik, ky vendim është i paargumentuar dhe i pa mbështetur në ligj.

14.3. Ky qëndrim buron nga neni 11 i Kodit të Procedurës Civile ku është përcaktuar se “Provat janë të dhënat që merren në formën e parashikuar nga ky Kod dhe që vërtetojnë ose rrëzojnë pretendimet ose prapësimet e pjesëmarrësve në proces” dhe nga praktika gjyqësore e njësuar.[2]

15. Ky kolegj sjell në vëmendje të gjykatës së apelit se shqyrtimi në këtë gjykatë bëhet mbi ankimin e palëve dhe kontrollohet ligjshmëria e bazueshmëria e vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Nëse, rrethanat e çështjes dhe vendimi i ankimuar janë me mangësi që mund të ndreqen në gjykatën e apelit, kjo e fundit, mbi kërkimin e palës apo kryesisht, bazuar në nenin 465 të Kodit të Procedurës Civile, merr një vendim të ndërmjetëm, për përsëritjen pjesërisht apo tërësisht të hetimit gjyqësor, duke u mjaftuar me leximin e akteve të gjykimit në shkallë të parë apo dhe me marrjen e provave të reja. Në rastin e fundit, ky vendim do të shoqërohet dhe me respektimin e kërkesave të nenit 213 të Kodit të Procedurës Civile në lidhje me nenet 11 e 12, si dhe me dispozitat e tjera të po këtij Kodi, që parashikojnë marrjen e provave.

15.1. Pra, gjykata, krahas vendimit për përsëritjen tërësisht apo pjesërisht të hetimit gjyqësor, është e detyruar të marrë vendim lidhur edhe me rrethin e çështjeve apo fakteve mbi të cilat do të shtrihet hetimi gjyqësor dhe veçanërisht mbi provat apo mjetet provuese që do të merren në vërtetimin ose jo të rrethanave e fakteve të pretenduara nga palët.

16. Gjithashtu, ky kolegj sjell në vëmendje të gjykatës së apelit se kjo gjykatë është vënë në lëvizje mbi ankimin e të paditurit Mihal Daci dhe shqyrtimi i çështjes nga kjo gjykatë bëhet brenda kufijve të ankimit. Në këtë kuptim, gjykata e apelit duhet të kishte në konsideratë edhe përmbajtjen e nenit 459 të Kodit të Procedurës Civile në harmoni me nenet 369 e 370 të po këtij Kodi.

16.1. Pra, në kushtet kur gjykata e apelit nuk është vënë në lëvizje nga pala paditëse duhet të arsyetonte se përse ka dalë tej përmbajtjes së ankimit të të paditurit. Ky i fundit, në thelb, ka ankimuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë për: (i) mosparaqitje të “asnjë vërtetim pronësie për pronën objekt gjykimi...” dhe se pjesëtimi i sendit nuk mund të bëhet vetëm mbi bazën e kartelës dhe hartës që janë pjesë shoqëruese të çertifikatës së pronësisë; (ii) përcaktim të gabuar të rrethit të bashkëpjestarëve “sidomos pjesët takuese të secilit prej tyre”.[3]

16.2. Gjykata e apelit nuk ka arsyetuar se përse për rastin nuk është i aplikueshëm nenin 459 i Kodit të Procedurës Civile, kur ajo, tej ankimit, kryesisht ka ndryshuar raportin e pjesëve të palëve ndërgjyqëse mbi sendin objekt pjesëtimi, nga 1/8 për secilën palë pranuar nga gjykata e shkallës së parë në ½ për secilën palë.

17. Përsa më sipër dhe në rrethanat kur gjykata e apelit i ka të gjitha mundësitë ligjore të marrë në shqyrtim dhe të zgjidhë mosmarrëveshjen objekt gjykimi, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, vlerëson të prishë vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë dhe të dërgojë çështjen për rishqyrtim në po atë gjykatë.

18. Në rigjykim, gjykata e apelit për të garantuar një proces të rregullt ligjor, në mbështetje të neneve 486, 493 e 465 të Kodit të Procedurës Civile, qoftë edhe kryesisht, duke mbajtur parasysh konkluzionet e mësipërme të këtij vendimi, duhet të përsërisë hetimin gjyqësor nëpërmjet të cilit të verifikojë e të identifikojë ekzistencën ose jo të rrethanave ligjore që përbëjnë shkakun e padisë në gjykim dhe të prapësimeve të palës së paditur, lidhur me bashkëpronësinë, mënyrën e krijimit të saj mbi sendin objekt pjesëtimi dhe pjesët takuese për secilin bashkëpronar, gjithnjë brenda kufijve të ankimit.

18.1. Në respektim të nenit 213 në lidhje me nenet 11 e 12 të Kodit të Procedurës Civile, gjykata duhet të përcaktojë me vendim për secilën palë faktet që duhet të provohen prej tyre, provat që lejohen të paraqiten nga secila palë veçmas, vlerën provuese të secilës provë, si dhe barrën e provës për secilën palë.

18.2. Gjykata e apelit ka detyrimin ligjor që, në funksion të shqyrtimit të pretendimeve të ankimit dhe zgjidhjes së drejtë të çështjes, “të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin” (neni 14), të bëjë një “cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen”, të çmojë “provat e marra gjatë gjykimit të çështjes, sipas bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi i të gjitha rrethanave të çështjes në tërësinë e tyre” (neni 309) dhe “të zgjidhë mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj” (neni 16).

18.3. Gjykata t’u bëjë të qartë palëve se është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin, të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm e të provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Në zgjidhjen e drejtë e ligjore të mosmarrëveshjes, ashtu si palët kanë të drejta, ato kanë dhe detyrime “që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara” në Kodin e Procedurës Civile (neni 3). Në këtë drejtim palët kanë detyrimin ligjor që të paraqesin aktet shkresore zyrtare që përcaktojnë pronësinë/bashkëpronësinë dhe pjesët takuese të secilës pale ndërgjyqëse mbi sendin objekt pjesëtimi.

18.4. Po në funksion të zgjidhjes së drejtë të çështjes dhe për sqarimin e plotë të situatës juridike, veçanërisht atë të raportit të pjesëve të bashkëpronarëve të sendit objekt pjesëtimi, në zbatim të neneve 223 dhe 224 te Kodit të Procedurës Civile, mund të urdhërojë marrjen e provave zyrtarisht nga të tretët.

19. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, do ta lejojnë gjykatën e apelit, që në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e çështjes.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485/c të Kodit të Procedurës Civile.

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.196, datë 08.11.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.
Tiranë, më 31.03.2016

Nr. 90100-03246-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-907 i Vendimit (112)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   54   55   56   57   58   59   60   61   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish