Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet34/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   30   31   32   33   34   35   36   37   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:


Ardian Nuni Kryesues

Aleksandër Muskaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare
në seancën gjyqësore të datës 17.03.2016 mori në shqyrtim çështjen civile me nr.00551/13, që u përket palëve:
PADITËSE: ATHINA XORO (në mungesë)

TË PADITUR: VASIL XORO, MIHAL XORO, ROMEO THOMA XORO, MARINELA THOMA XORO (në mungesë)



LENI XORO, përfaqësuar nga av. Kosta Gazeli
OBJEKTI:

Pjesëtim i pasurisë së përbashkët, apartamenti i banimit

me një sipërfaqe të përbërë nga 79.77 m2 të ndodhur në

ZK nr.1464, nr.pasurie 5/24+1-12, volumi 2, faqe 51, Delvinë.

Baza Ligjore: Nenet 153 dhe 154 të K.Pr.Civile.

Neni 207 i K.Civil.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.804, datë 18.06.2012, ka vendosur:

Pranimin e kërkesë padisë.

Pjesëtimin e sendit në bashkëpronësi, apartament banimi me sipërfaqe 79,77m2, ndodhur në zonën kadastrale nr.1464, numër pasurie 5/24+1+12 volumi 2, faqe 51 adrese të pasurisë Delvine, lagja “Sinan Ballaci”, P.160 Sh 1 K/5, Ap.12 mes paditëses Athina Xoro dhe të paditurve Leni Xoro, Romeo Xoro dhe Marinela Xoro sipas variantit të parë të pjesëtimit dhe konkretisht:

A) Apartamenti i banimit me sip.79,77m2 ndodhur në Delvine i lihet në pronësi paditëses Athina Xoro.

B) Paditësja Athina Xoro, detyrohet të kompensojë të paditurit Leni (Eleni) Xoro, Marinela Xoro dhe Romeo Xoro për pjesët e tyre takuese në këtë pasuri duke u detyruar:

T’i paguajë të paditurës Leni Xoro për pjesën e saj prej 4/9 në këtë pasuri vlerën prej 622.000 lekë.

T’i paguajë të paditurit Romeo Xoro për pjesën e tij 1/9 në këtë pasuri vlerën prej 156.000 lekë.

T’i paguajë të paditurës Marinela Xoro për pjesën e tij 1/9 në këtë pasuri vlerën prej 156.000 lekë.


Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.528, datë 06.11.2012, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.804, datë 18.06.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë si me poshtë:

Pjesëtimin në natyrë të sendit në bashkëpronësi, apartament banimi me sipërfaqe 79,77m2 ndodhur në zonën kadastrale 1464, e nr.pasurie 5/24+1-12, volumi 2, faqe 51 të ndodhur në lagjen “Sinan Ballaci” P.160, Sh.1, kati 5, Ap-12 mes paditëses Athina Xoro dhe të paditurve Leni Xoro, Romeo Xoro, Marinela Xoro si vijon:

Apartamenti mbetet në pronësi të të paditurve Leni Xoro, Romeo Xoro dhe Marinela Xoro.

Të paditurit Leni Xoro, Romeo Xoro dhe Marinela Xoro, të detyrohen t’i paguajnë paditëses Athina Xoro vlerën e pjesës së saj takonjëse prej 1/3 në shumën 467.000 (katërqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë) lekë.
Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs paditësja Athina Xoro, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për këto shkaqe:


  • Gjykata e Apelit ka vepruar ne kundërshtim me dispozitat e nenit 207 të K.Civil.

  • Paditësja ka kërkuar të qëndrojë vetë në apartamentin objekt pjesëtimi, për faktin se ka jetuar dhe jeton vetë në të, e ka të nevojshme për arsye se nuk ka vend tjetër për të jetuar, është e moshuar në kushte që nuk mund të lihet pa një strehim.

  • Nga ana e të paditurve është pranuar në seancë gjyqësore se në këtë apartament nuk kanë jetuar asnjëherë, nuk jetojnë as aktualisht për faktin se prej fillimit të vitit 1991 janë larguar në shtetin grek si emigrant.

  • Të paditurit, siç vërtetohet dhe nga dokumenti lëshuar nga shteti grek kanë në pronësi në qytetin e Patrës një godinë banimi prej 4 kate, atje jetojnë aktualisht, pra kanë plotësisht kushte dhe ambiente banimi.

  • Gjykata e apelit nuk mori në konsideratë dhe nuk ka analizuar provat e paraqitura në gjykatën e shkallës së parë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; përfaqësuesin e të paditurës Leni Xoro, avokatin Kosta Gazeli, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Rrethanat e çështjes:

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se palët ndërgjyqëse janë në marrëdhënie të posaçme. Paditësja Athina Xoro është nëna e të paditurve Vasil, Mihal, Thoma Xoro, ndërsa Leni Xoro është e reja.

2. Sipas çertifikatës për vërtetim pronësie, lëshuar më datë 18.10.2006 nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë, në regjistrat e kësaj zyre në emër të Athina, Vasil, Mihal, Thoma dhe Leni Xoro figuron e regjistruar një banesë me sipërfaqe 79.77 m2, me nr.pasurie 5/24+1-12, regjistruar në volumin 2, faqe 51, me kufizimet përkatëse, ndodhur në zonën kadastrale nr.1464, Delvinë, për secilin bashkëpronar nga 1/5 pjesë e pandarë.

2.1. Në origjinë këtë pasuri bashkëpronarët e kanë përfituar nga zbatimi i ligjit nr.7652, datë “Mbi privatizimin e banesave shtetërore”

3. Paditësja Athina Xoro me padi kundër Vasil, Mihal, Thoma dhe Leni Xoro ka kërkuar prishjen e bashkëpronësisë nëpërmjet pjestimit të “...pasurisë së përbashkët që bën fjalë për një apartament të përbërë nga 79.77 m2 të ndodhur në Zonënë Kadastrale nr.1464, nr.pasurie 5/24+1-12, Volumi 2, Faqe 51 Delvinë”.

4. Gjatë gjykimit është evidentuar se i padituri Thoma Xori ka vdekur më datë 12.01.2009 dhe për këtë shkak, pas lëshimit të trashëgimisë ligjore, është bërë kalimi procedural duke u thirrur në këtë gjykim trashëgimtarët e tij ligjorë të radhës së parë që janë: bashkëshortja Leni Xoro, e paditur në këtë gjykim dhe fëmijët Romeo Xoro dhe Marinela Xoro, këta të fundit u pozicionuan si të paditur në këtë gjykim.

5. Ndërkohë nga e paditura Leni Xoro (Stavro) është ngritur padi kundër Athina Xoro, Vasil Xoro, Mihal Xoro dhe Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë, persona të tretë Romeo e Marinela Xoro, me objekt: konstatimin e pavlefshmërisë së çertifikatës së pronësisë datë 18.06.2006 dhe fshirjen nga bashkëpronësia e të paditurve Vasil Xoro dhe Mihal Xoro mbi pasurinë nr.5/24+1-12.

5.1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.352, datë 07.07.2010, ka konstatuar pavlefshmërinë e pjesshme të regjistrimit në regjistrat e pasurive të paluajtshme të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë duke urdhëruar fshirjen nga bashkëpronësia e të paditurve Vasil Xoro dhe Mihal Xoro mbi këtë pasuri. Ky vendim ka marrë formë të prerë më datën 06.10.2010.

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në përfundimit të shqyrtimit për fazën e parë të pjesëtimit, me vendimin e datës 23.01.2012, ka lejuar pjesëtimin e “...sendit në bashkëpronësi, pasurisë së paluajtshme, apartamentit të banimit me sipërfaqe 79,77 m2, ndodhur në zonën kadastrale nr.1564 numër pasurie 5/24+1-12, volumi 2, faqe 51 me adresë të pasurisë Delvinë, lagja “S.Bllaci” shk.1, K/5, Ap. 12 mes paditëse Athina Xoro dhe të paditurve Leni Xoro, Romeo Xoro, Marinela Xoro, në këtë mënyrë: Paditëses Athina Xoro i lihet në pronësi 1/3 pjesë e pasurisë. Të paditurës Leni Xoro i lihet në pronësi 4/9 pjesë e pasurisë. Të paditurit Romeo Xoro i lihet në pronësi 1/9 pjesë e pasurisë. Të paditurës Marinela Xoro i lihet në pronësi 1/9 pjesë e pasurisë.

6.1 Ky vendim ka marrë formë të prerë më datën 27.02.2012, i paankimuar.

7. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor për fazën e dytë të pjesëtimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.804, datë 18.06.2012, ka pjestuar sendin në “...bashkëpronësi, apartament banimi me sipërfaqe 79,77 m2, ndodhur në zonën kadastrale nr.1464, numër pasurie 5/24+1+12 volumi 2, faqe 51 me adrese të pasurisë Delvinë: lagja “S. Ballaci”, P.160 Sh 1 K/5, Ap.12 mes paditëses Athina Xoro dhe të paditurve Leni Xoro, Romeo Xoro dhe Marinela Xoro sipas variantit të parë të pjesëtimit...”, duke i’a lënë apartamentin në pronësi paditëses Athina Xoro dhe duke detyruar paditësen “të kompensojë të paditurit” për pjesë e tyre takuese respektive në vlerat monetare përkatëse.

7.1. Në zgjidhjen e dhënë, gjykata pasi ka administruar akt ekspetimin dhe ka hartuar projekt pjesëtimin i cili i është nënshtruar diskutimit të palëve, arsyeton: - Sipas akt ekspertimit “Pallati është ndërtim i viteve ‘80, është ndërtuar me mure mbajtëse tulle dhe nuk mund te preket konstruksioni i tij. Apartamenti i banimit nuk mund të ndahet në natyrë, pasi nisur nga konstruksioni dhe ana funksionale e tij, ai mund të funksionojë siç është”; - apartamenti është vlerësuar në shumën e 1.400.000 lekëve dhe në bazë të raportit të pjesëve paditëses për pjesa e saj takuese prej 1/3 kap vlerën 467.000 lekë, pjesa takuese e të paditurës Leni Xoro prej 4/9 kap vlerën 622.000 lekë, ndërsa pjesa takuese e të paditurve Romeo e Marinela Xoro prej nga 1/9 kap vlerën 156.000 lekë për secilin; - paditësja kërkoi të aplikohej varianti i parë i projekt pjesëtimit, duke i’u lënë asaj në pronësi, ndërsa të paditurit kërkuan aplikimin e variantit të dytë; - “Gjykata...duke analizuar pretendimet e të dyja palëve dhe argumentat e paraqitura prej tyre... vendosi të proçedojë sipas variantit të parë të projekt pjesëtimit duke ia lënë apartamentin e banimit... në pronësi paditëses Athina Xoro me kushtin që ajo të kompensojë të paditurit...me vleftën e pjesës takuese të secilit prej tyre duke çmuar se..., paditësja... ka më shumë nevojë për këtë sipërfaqe banimi se bashkëpronarët e tjerë,...”“...paditësja...është e moshuar, rezulton të jetë e datëlindjes 1926 ndërkohë që të paditurit... aktualisht jetojnë në shtetin grek dhe sipas pohimit në seancë gjyqësore të vetë të paditurës Leni Xoro, ata nuk kanë banuar asnjëherë në këtë apartament banimi që prej privatizimit të tij”.

8. Mbi ankimin e të paditurës Leni Xoro (Stavro), Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.528, datë 06.11.2012, ka ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë duke pjestuar sendin “...në bashkëpronësi, apartament banimi me sipërfaqe 79,77 m2 ndodhur në zonën kadastrale 1464, e nr.pasurie 5/24+1-12, valumi 2, faqe 51 të ndodhur në lagjen “Sinan Ballaci” P.160, Sh.1, kati 5, Ap-12 mes paditëses Athina Xoro dhe të paditurve Leni Xoro, Romeo Xoro, Marinela Xoro...”, duke i’ua lënë atë në bashkëpronësi të paditurve Leni Xoro, Romeo Xoro dhe Marinela Xoro dhe detyruar këta “...t’i paguajnë paditëses Athina Xoro vlerën e pjesës së saj takonjëse prej 1/3 në shumën 467.000 (katërqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë) lekë”.

8.1. Në ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, gjykata e apelit parashtron: - “Gjykata e apelit, ndryshe nga sa ka çmuar e vendosur gjykata e shkallës së parë, bazuar ne nenin 207 të K.Civil, vlerëson se te paditurit kane me shume nevoje për këtë sipërfaqe banimi. Në këto rrethana gjykojmë se duhet të ndryshohet vendimi i gjykatës së shkallës së parë....Të urdhërohet që apartamenti t’u lihet në pronësi të të paditurve duke u detyruar t’i paguajnë paditëses vlerën e pjesës së saj takonjëse prej 1/3 ose shumën 467.000 lekë”.

9. Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs paditësja Athina Xoro, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
LIGJI I ZBATUESHËM
10. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

10.1. Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

10.2. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

10.3. Neni 29 i K.Pr.Civile: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore.



Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.

10.4. Neni 126§2 i K.Pr.Civile: “Vendimi përfundimtar, si dhe vendimet që i japin fund procesit gjyqësor civil të parashikuara prej nenit 127 të këtij Kodi jepen në “Emër të Republikës” dhe përkatësisht duhet të përmbajë bazën ligjore mbi të cilën bazohet zgjidhja e mosmarrëveshjes, analizën e provave dhe mënyrën e zgjidhjes të saj”.


10.5. Neni 310/II i K.Pr.Civile: “Në pjesën përshkruese-arsyetuese duhet të



përmenden: 1) rrethanat e çështjes, ashtu siç janë konstatuar gjatë gjykimit, dhe përfundimet e nxjerra nga gjykata, 2) provat dhe arsyet në të cilat mbështetet vendimi, 3) dispozitat ligjore në të cilat bazohet vendimi”.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON
11. Se rekursi i paraqitur nga paditësja Athina Xoro përmban shkaqe ligjore që motivojnë cenimin e vendimit nr.528, datë 06.11.2012 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër me të cilin është ndryshuar vendimi nr.804, datë 18.06.2012 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

12. Në shqyrtim të tërësisë së gjykimit të kësaj çështje, të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimit, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve e prapësimeve të palëve, të vendimeve të gjykatave të faktit, shkaqeve të rekursit dhe parashtrimeve në seancë gjyqësore në Gjykatën e Lartë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se nga gjykata e apelit nuk janë respektuar dispozitat e ligjit procedural dhe atij material dhe për këto shkaqe duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim po pranë kësaj gjykate

13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen me vend të parashtrojë se gjykimi është veprimtaria e organeve gjyqësore të caktuara me ligj, që zhvillohet sipas rregullave me karakter të detyrueshëm, shkeljet e të cilave passjellin cenimin e vendimeve të tyre.

13.1. Procesi civil ka për qëllim zhvillimin e një gjykimi që konsiston në vlerësimin nga pikëpamja e së drejtës të një fakti ose një grup faktesh, por domosdoshmërisht këto të fundit para se të vlerësohen nga gjykata duhet të vërtetohen. Vendimi i gjykatës duhet t’u përgjigjet dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret dhe gjendjes së faktit të vërtetuar gjatë gjykimit. Në të kundërt, sikundër është rasti në shqyrtim, vendimi nuk është i argumentuar dhe as i bazuar në ligj.

13.2. Në vështrim të neneve 11, 12, 14, 29, 31, 213 dhe 309 të Kodit të Procedurës Civile, nuk mund të konsiderohet i mjaftueshëm vetëm dëgjimi i prapësimeve të anës së paditur, pa u mbështetur ato në argumenta ligjorë të nxjerrë nga aktet shkresore të marra me cilësinë e provave, për të arritur në konkluzionin “...se të paditurit kanë më shumë nevojë për këtë sipërfaqe banimi”. Ndër kërkesat themelore që duhet të plotësojë vendimi gjyqësor janë ligjshmëria dhe argumentimi i tij; elementë ligjorë këto që i mungojnë vendimit të gjykatës së apelit.

14. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve të gjykatave të faktit.

15. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka prishur bashkëpronësinë mbi apartamentin objekt pjesëtimi, duke ia lënë atë në pronësi paditëses Athina Xoro dhe duke detyruar paditësen “të kompensojë të paditurit” për pjesët e tyre takuese në vlerat monetare përkatëse.

15.1. Gjykata e shkallës së parë, vendimmarrjen e saj, në thelb, e mbështet në arsyetimin se: (i) apartamenti i banimit objekt pjesëtimi “nuk mund të ndahet në natyrë”; (ii) “Gjykata...duke analizuar pretendimet e të dyja palëve dhe argumentat e paraqitura prej tyre... vendosi të procedojë sipas variantit të parë të projekt pjesëtimit duke ia lënë apartamentin e banimit... në pronësi paditëses Athina Xoro me kushtin që ajo të kompensojë të paditurit...me vleftën e pjesës takuese të secilit prej tyre...”; (iii) gjykata ka çmuar se paditësja ka më shumë nevojë për këtë sipërfaqe banimi se sa bashkëpronarët e tjerë, pasi “...është e moshuar, rezulton të jetë e datëlindjes 1926 ndërkohë që të paditurit... aktualisht jetojnë në shtetin grek dhe sipas pohimit në seancë gjyqësore të vetë të paditurës Leni Xoro, ata nuk kanë banuar asnjëherë në këtë apartament banimi që prej privatizimit të tij”.

16. Gjykata e apelit ka marrë çështjen në shqyrtim mbi ankimin e të paditurës Leni Xoro dhe, pasi ka i pranuar ndryshe faktet lidhur me lënien në pronësi të sendit objekt pjestimi, në interpretim të gabuar të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret në raport me gjendjen e faktit dhe pa dhënë asnjë argument ligjor, ka ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

17. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se gjykata e apelit ka anashkaluar sqarimin plotësisht të rrethanave ligjore që lidhen me gjykimin e çështjes e që kanë të bëjnë me elementë thelbësorë të padisë, me natyrën juridike të saj, pretendimeve të palëve ndërgjyqëse dhe të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret (nenin 207§4 të K.Civil), duke i keqinterpretuar e zbatuar gabim ato.

17.1. Ky kolegj, referuar zgjidhjes në themel të çështjes, vlerëson se prej gjykatës së apelit, në kundërshtim me nenin 16 të Kodit të Procedurës Civile, i cili detyron ato për të bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që propozojnë palët, nuk është bërë një përcaktim i saktë dhe i argumentuar bazuar në paragrafin e fundit të nenit 207 të Kodit Civil.

18. Për rastin në shqyrtim fakti juridik nga i cili rrjedhojnë pasojat juridike për të paditurit lidhet me faktin nëse ata, megjithëse nuk banojnë në apartamentin objekt pjesëtimi, kanë nevojë më shumë se paditësja për këtë “sipërfaqe banimi”.

18.1. Pra, gjykata e apelit nuk jep asnjë argument lidhur me faktet dhe rrethanat për të cilat të paditurit kanë “nevojë më shumë...për atë sipërfaqe banimi” se sa paditësja e këtij gjykimi.

19. Mbi argumentet e parashtruar ut supra, ky kolegj vlerëson se gjykata e apelit nuk ka bërë një analizë tërësore dhe objektive të provave (neni 126); po kështu nuk ka respektuar kërkesat e pikave 1 dhe 2 të nenit 310/II të Kodit të Procedurës Civile.

20. Përsa më sipër dhe në rrethanat kur gjykata e apelit i ka mundësitë ligjore të marrë në shqyrtim dhe të zgjidhë drejt çështjen konkrete, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i gjykatës së apelit duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet për rishqyrtim po asaj gjykate me tjetër trup gjykues.

21. Në rigjykim, gjykata e apelit, për t’iu dhënë zgjidhje problemeve të mësipërme, në respektim të të drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14) dhe, duke bërë një “cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen” ta zgjidhë atë “në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi” (neni 16).

21.1. Gjykata t’u bëjë të qartë palëve se është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin, të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm e të provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Në zgjidhjen e drejtë e ligjore të mosmarrëveshjes, ashtu si palët kanë të drejta, ato kanë dhe detyrime “që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara” në Kodin e Procedurës Civile (neni 3). Në këtë drejtim, si pala paditëse, që pretendon se të paditurit kanë banesë tjetër në shtetin Grek, ka detyrimin ligjor ta vërtetojë këtë pretendim, ashtu dhe pala e paditur ka detyrimin ligjor të vërtetojë pretendimin se ka nevojë më shumë se paditësja për sipërfaqen e banimit objekt pjesëtimi.

21.2. Gjykata e apelit për të garantuar një proces të rregullt ligjor, në mbështetje të neneve 486, 493 e 465 të Kodit të Procedurës Civile, qoftë edhe kryesisht, duke mbajtur parasysh konkluzionet e mësipërme të këtij vendimi, duhet të përsërisë hetimin gjyqësor nëpërmjet të cilit të verifikojë e të identifikojë me argumente ekzistencën ose jo të rrethanave ligjore që përbëjnë objektin dhe shkakun e padisë në gjykim, si dhe të prapësimeve të të paditurve.

21.3. Në vlerësim të natyrës juridike të mosmarrëveshjes, shkakut të lindjes së saj, kërkimeve dhe pretendimeve të palëve gjykata duhet të argumentojë zgjidhjen që do t’i japë mosmarrëveshjes konform dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret, të cilat janë parashtruar ut supra.

21.4. Për zgjidhjen e drejtë të këtyre problemeve, gjykata, në zbatim të nenit 213 në lidhje me nenet 11 e 12 të Kodit të Procedurës Civile, duhet të përcaktojë me vendim për secilën palë faktet që duhet të provohen prej tyre, provat që lejohen të paraqiten nga secila palë veçmas, vlerën provuese të secilës prove, si dhe barrën e provës për secilën palë.

21.5. Po në funksion të zgjidhjes së drejtë të çështjes dhe për sqarimin e plotë të situatës juridike dhe asaj faktike, në zbatim të neneve 223 dhe 224 te Kodit të Procedurës Civile, mund të urdhërojë marrjen e provave zyrtarisht nga të tretët.

22. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, do ta lejojnë gjykatën e apelit, që në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e çështjes se kujt prej palëve ndërgjyqëse mund t’i lërë në pronësi sendin objekt pjesëtimi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485/c të Kodit të Procedurës Civile.

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.528, datë 06.11.2012, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.


Tiranë, më 17.03.2016


Nr. 11111-00699-00-2010 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-1415 i Vendimit (88)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   30   31   32   33   34   35   36   37   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish