Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet214/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   209   210   211   212   213   214   215   216   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Evelina Qirjako Kryesuese

Arjana Fullani Anëtare

Medi Bici Anëtar
Mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 03.03.2016, çështjen administrative që i përket:
PADITËS: NASIPE ASLLANI

PADITUR: INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË

DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE ELBASAN

OBJEKTI:


Anullimin e vendimeve administrative nr.127 datë 20.04.2011 të

të paditurit Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Elbasan d

he Vendimit nr.3399 datë 29.09.2011 të të paditurit ISSH Tiranë .

Njohja nga të paditurit të se drejtës time për pagimin e pensionit datë 28.12.2007

Detyrimin e të paditurit DRSSH Elbasan të më paguajë pensionin

si nënë me shumë fëmijë për çdo muaj duke filluar

nga muaji dhjetor i vitit 2007 e deri në muajin gusht te vitit 2010

në masën që ajo përcaktohet në ligj dhe në akte nënligjore

dhe duke patur parasysh ndryshimet indeksimet dhe shtesat e ndryshme të saj

(për shkak të kompensimeve të llojeve të ndryshme )

që ka pësuar ky lloj pensioni gjatë kësaj periudhe .

Baza Ligjore: Nenet 32, 324 të K.Pr.Civile,



ligji nr.7703 datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore “

Gjykata e Apelit Durrës përmes vendimit të saj nr.10-2014-1705(733 ) datë 29.04.2014 ka vendosur :

Moskompetencën e Gjykatës së Apelit Durrës për gjykimin e çështjes.

Dërgimin e akteve pranë Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë si gjykatë kompetente
Gjykata e Apelit Administrativ Tiranë, me vendimin e saj nr.Ska datë 03.02.2016 ka parashtruar pranë Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, qëndrimin mbi konfliktin e kompetencës.
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

1. Paditësja Nasipe Asllani i është drejtuar DRSSH Elbasan me kërkesë per trajtim me pension pleqërie si nënë me shumë fëmijë.Dega e Përfitimeve Elbasan pranë DRSSH Elbasan, me vendimin nr.ska datë 25.04.2008 rezulton ta ketë rrëzuar kërkesën, duke arsyetuar se “ Të dhënat që disponohen nga DRSSH Elbasan rezultojnë të jenë të lidhura me personin me emër Nazmie Asllani dhe jo Nasipe Asllani.

2. Duke mos qenë dakord me vendimin e palës së paditur, pala paditëse i është drejtuar Komisionit Rajonal të Ankimit Elbasan, i cili pas shqyrtimit të ankimit ka vendosur me vendimin e tij nr.70 datë 20.05.2008, “Rrëzimin e Kërkesës se znj.Nasipe Asllani , për të perfituar pension pleqërie si nënë me shumë fëmijë si të pabazuar në prova dhe në ligj. Më pas paditësja e ka ankimuar këtë vendim pranë Komisionit Qëndror pranë ISSH Tiranë , i cili me vendimin nr.705 datë 17.09.2008 ka lënë në fuqi vendimin e komisionit Rajonal pranë DRSSH Elbasan. Në këto kushte paditësja i është drejtuar Gjykatës së Rrethtit Gjyqësor Elbasan për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

3. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.482 datë 27.02.2009 ka vendosur “pranimin e kërkesë padisë së paditëses Nasipe Asllani- Njohjen e pavërtetësisë së pjesshme të regjistrit themeltar të vjetërsisë në punë me nr.2 dhe nr.3 të Kooperativës Bujqësore Fshati Frashër, Berat vetëm sa i përket emrit të paditeses së vërtetë në këtë akt Nazime Dervishi Gjolena duke e njohur si të vërtetë në këtë akt emrin e paditëses Nasipe Dervish Asllani ” Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.10-2010-523 (255) datë 08.06.2010.

4. Pasi vendimi nr.482 datë 27.02.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan ka marrë formë të prerë, paditësja i është drejtuar sërish palës së paditur me kërkesën nr.353 datë 14.09.2010 për trajtimin me pension pleqërie si nënë me shumë fëmijë. Rezulton se pala e paditur DRSSH Elbasan përmes vendimit nr.2034 datë 28.09.2010 ka trajtuar paditësen me pension me efekte paguese prej datës 14.09.2010. Duke mos qenë dakord me këtë vendim dhe masën e pagesën , Paditësja, i është drejtuar Komisionit Rajonal të Ankimit Elbasan, i cili pas shqyrtimit të ankimit ka vendosur me vendimin e tij nr.127 datë 20.04.2011, “Rrëzimin e Kërkesës se znj.Nasipe Asllani, në lidhje me datën e fillimit të pensionit si të pabazuar në prova dhe në ligj. Më pas paditësja e ka ankimuar këtë vendim pranë Komisionit Qëndror pranë ISSH Tiranë, i cili me vendimin nr.339 datë29.09.2011, ka vendosur refuzimin e kërkesës së paditëses për rishqyrtimin e datës së fillimit të pensionit nga data e lindjes së të drejtës.Në këto kushte paditësja i është drejtuar pasi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Elbasan për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.1462 (3910) datë 21.06.2013 ka vendosur:



Pranimin e padisë ;Anullimin e Vendimit nr.127 datë 20.04.2011 të të paditurit DRSSH Elbasan (Komisioni Rajonal i Ankimit) ; anullimin e vendimit nr.339 datë 29.09.2011 të të paditurit ISSH Tiranë (Komisioni Qëndror i Ankimit); Detyrimin e te paditurit ti njohë paditëses të drejtën e përfitimit dhe pagimin e pensionit si nënë më shumë fëmije që nga data 28.12.2007;Detyrimin e të paditurit ti paguajë paditëses pensionin si nënë me shumë fëmijë duke filluar që nga muaji dhjetor 2007 e deri në gusht 2010 në masën që ajo është përcaktuar në ligj e akte nënligjore dhe duke pasur parasysh indeksimet dhe shtesat e ndryshme që ka pësuar ky pension gjatë kësaj periudhe .Rezulton se pala e paditur ka ushtruar Ankim prane Gjykatës se Apelit Durrës.

6.Gjykata e Apelit Durrës përmes vendimit të saj nr.10-2014-1705(733 ) datë 29.04.2014 ka vendosur :

  • Moskompetencën e Gjykatës së Apelit Durrës Për Gjykimin e Cështjes.

  • Dergimin e akteve pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë si gjykattë kompetente

6/1 Kjo Gjykatë ka arsyetuar se : mbi bazën e përcaktimeve ligjore dhe intepretuese , Gjykata e Apelit vlerëson se mosmarrëvëshja konkrete hyn në fushën e veprimit të nenit 7 të ligjit nr.49/2012 dhe kjo gjykatë nuk është kompetente për gjykimin e mosmarrëveshjes së inicuar nga palët .

7. Gjykata e Apelit Administrativ Tiranë,me vendimin e saj nr.Ska datë 03.02.2016 ka parashtruar pranë kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, qëndrimin mbi konfliktin e kompetencës si më poshtë vijon :

7/1. Kjo Gjykatë ka arsyetuar : Gjykata e Apelit Administrativ, vlerëson se objekti i këtij konflikti përmbledh si kërkime të natyrës administrative (anullim aktesh administrative) ashtu edhe kërkime te natyrës civile (detyrim lidhje pensioni nga momenti i lindjes së të drejtës) ndërkohë që kërkesë padia rezulton të jetë dorëzuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan para datës 04.11.2013,çka në kuptim të Vendimit Unifikues nr.3/2014 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, i bën gjykatat administrative jokompetente nga pikëpamja lëndore në shqyrtimin e këtij konflikti .
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
8. Se vendimi nr.10-2014-1705(733 ) datë 29.04.2014 i Gjykatës së Apelit Durrës i cili ka shpallur moskompetencën mbi çështjen objekt gjykimi dhe dërgimin e akteve pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë si gjykatë kompetente, është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit procedurial dhe si i tillë, duhet lihet në fuqi.

9. Eshtë parim i njohur nga e drejta jonë proceduriale që kompetenca lëndore është një parakusht i domosdoshëm procedurial, që bën të vlefshëm si procesin gjyqësor, ashtu dhe të gjitha aktet e marra në administrim gjatë zhvillimit të tij, në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari proceduriale dhe një gjykatë jokompetente nuk mund te shqyrtojë cështjen por duhet të deklarojë moskompetencën e saj, (neni 61 K.Pr.Civile, neni 7 i Ligjit 49/2012).

10. Rezulton nga aktet e administruara ne dosjen gjyqësore se fillimisht cështja objekt gjykimi është shqyrtuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e cila ka pasur kompetencë lëndore për shqyrtimin e saj pasi ende nuk kishte hyrë në fuqi ligjit 49/2012 .Gjatë shqyrtimit të cështjes nga Gjykata e Apelit Durrës, është konstatuar se kërkimet e paditësit kanë qenë të natyrës adminstrative parashikuar nga neni 7 i ligjit 49/2012.Në këto kushte Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur moskompetencën për gjykimin e cështjes dhe dërgimin e akteve pranë Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë për vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate.

11. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në shqyrtimin e kesaj çështje referuar akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut ligjor të kërkimeve të paditësit, qëndrimit të parashtruar nga gjykata e Apelit Administrativ Tiranë , Ligjit nr.49/2012, të zbatueshëm, vlerëson se, vendimi i Gjykatës së Apelit Durrës nr.10-2014-1705(733 ) datë 29.04.2014 i cili ka vendosur moskompetencën e Gjykatës së Apelit Durrës për gjykimin e cështjes është marrë në përputhje me dispozitat e këtij ligji si dhe me parashikimet e vendimit Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara te Gjykates së Lartë nr.3/2013.

12. Rezulton që objekti i padisë në këtë gjykim, është:” (i) Anullimin e vendimeve administrative nr.127 datë 20.04.2011 të paditurit Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Elbasan dhe Vendimit nr.3399 datë 29.09.2011 të të paditurit ISSH Tiranë . (ii) Njohja nga të paditurit të se drejtës time për pagimin e pensionit datë 28.12.2007 (iii) Detyrimin e të paditurit DRSSH Elbasan të më paguajë pensionin si nënë me shumë fëmijë për çdo muaj duke filluar nga muaji dhjetor i vitit 2007 e deri në muajin gusht te vitit 2010 në masën që ajo përcaktohet në ligj dhe në akte nënligjore dhe duke patur parasysh ndryshimet indeksimet dhe shtesat e ndryshme të saj (për shkak të kompensimeve të llojeve të ndryshme ) që ka pësuar ky lloj pensioni gjatë kësaj periudhe ,bazuar ne nenet 32,324 të K.Pr.Civile, ligji nr.7703 datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore “

13. Neni 7 i ligjit 49/2012 , përcakton shprehimisht se për cilat mosmarrëveshje do të jenë kompetente gjykatat administrative:“a) mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik; b) mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik; c) mosmarrëveshjet e kompetencave ndërmjet organeve të ndryshme administrative në rastet e parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative; ç) mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, kur punëdhënësi është organ i administratës publike; d) kërkesat e paraqitura nga organet administrative për shqyrtimin e kundërvajtjeve administrative, për të cilat ligji parashikon heqjen e lirisë deri në 30 ditë, si një lloj të dënimit administrativ për kundërvajtësin; dh) kërkesat e paraqitura nga kundërvajtësit për zëvendësimin e dënimit administrativ me heqje lirie deri në 30 ditë me dënimin me gjobë.

14. Siç u përmend dhe më lart në këtë vendim nisur nga shkaku ligjor i kërkimeve të paditëses i referuar në kërkesëpadi, si dhe në pretendimet e paraqitura në seancë gjyqësore, rezulton se paditësja përmes padisë objekt shqyrtimi ka kundërshtuar akte administrative me karakter individual, të nxjerra nga organe publike siç janë Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Elbasan (Komisioni Rajonal) dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë (Komisioni Qendror) si dhe ka kërkuar detyrimin e këtyre të fundit për t’i paguar pensionin si nënë me shumë fëmijë nga viti 2007 deri në vitin 2010.

15. Aktet e mësipërme përmbajnë të gjitha karakteristikat e aktit administrativ të përcaktuara nga Neni 107 i K.Pr.A si :a)-Autoritetin që ka nxjerr aktin, ku jepet qartë delegimi i pushteteve që lidhet me nxjerrjen e aktit;b) identifikimin e palëve, të cilave iu drejtohet ;c) shpjegimin e fakteve, qe janë bere shkas për nxjerrjen e aktit, ;ç) bazën ligjore ku ai është mbështetur ;d) del qartë kuptimi dhe qëllimi qe ai ka;dh) datën e hyrjes ne fuqi;e) nënshkrimin e personit përgjegjës të organit që e ka nxjerrë aktin, etj.

16. Në analizë të sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se aktet administrative të cilat kundërshtohen nga paditësja i përmbushin të gjitha kriteret e parashikuara nga neni 107 i K.Pr.A. Gjithashtu, kërkimi i paditëses është një kërkim me natyrë administrative, përsa kohë i drejtohet një organi publik, për kryerjen e një veprimi që është në kompetencën e tij funksionale lidhur me pagimin e masës së pensionit, si një e pagesë e cila u paguhet të gjithë subjekteve që përmbushin kriteret e ligjit, nga buxheti i shtetit.

17.Në kushtet që kërkimet e paditësit janë me natyrë administrative, Ky kolegj vlerëson se kompetente për shqyrtimin e tyre është Gjykata Administrative e Apelit Tiranë .Sa më sipër ky qëndrim vjen në përputhje dhe me qëndrimin e Kolegjeve të Bashkuara të shprehura në vendimin e tyre unifikues nr.3/2013 në të cilën janë shprehur se: “Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me Ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë, të apelit apo në Gjykatë të Lartë dhe deri në këtë datë shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma.

18. Ky vendim i Kolegjeve te Bashkuara u mor pikërisht për të orientuar gjykatat e cdo shkalle se si duhet të ushtronin kompetencën lëndore të atyre cështjeve të cilat :1) përmbanin në objektin e tyre kërkime të natyrës administrative; të cilat 2) në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit nr.49/2012, ishin ende në fazë gjykimi pranë gjykatave të faktit, Apelit apo Gjykates së Lartë dhe 3) ishin iniciuar përmes një kërkesëpadie të depozituar përpara datës 04.11.2013.

19. Qëllimi i Kolegjeve te Bashkuara në marrjen e këtij vendimi unifikues ishte pikërisht rregullimi i stituatës juridike me hyrjen në fuqi të këtij ligji për ato cështje të cilat deri në këtë moment kishin kerkime të natyrës administrative dhe fillimisht mund të ishin duke u gjykuar nga gjykatat civile.

20. Për sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, cmon se Vendimi i nr.10-2014-1705(733 ) datë 29.04.2014 i Gjykatës së Apelit Durrës është i drejtë, në përputhje me ligjin dhe Vendimin Unifikues nr.3/2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë dhe si i tillë, duhet të lihet në fuqi, duke u dërguar aktet pranë Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë, për vazhdimin e gjykimit si gjykatë kompetente.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 13 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.


V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.10-2014-1705 (733 ) datë 29.04.2014 i Gjykatës së Apelit Durrës dhe vazhdimin e gjykimit të cështjes, pranë Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë.


Tiranë, më 03.03.2016
Nr. 31003-00304-00-2016 Regj.Themeltar

Nr. 00-2016-2233 Vendimi


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   209   210   211   212   213   214   215   216   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish