Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet210/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   206   207   208   209   210   211   212   213   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga :
Ardian Nuni Kryesues

Tom Ndreca Anëtar

Aleksandër Muskaj Anëtar
në dhomën e këshillimit datë 18.03.2016 mori në shqyrtim çështjen civile me nr.003857/15, që u përket palëve:
PADITËS: KOMISIONERI PËR MBIKQYRJEN E SHËRBIMIT CIVIL

I PADITUR: PËRMBARUES GJYQËSOR PRIVAT ERMIR GODAJ.

EDVJOL GOGO
OBJEKTI:

1. Kundërshtim i veprimeve përmbarimore;

2. Pavlefshmëri e titull detyrimit nr.192, datë 14.04.2015,

të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë,

të lënë në fuqi me Vendimin nr.1540 (199), datë 25.06.2015,

të Gjykatës Administrative të Apelit;

Pavlefshmëri e vendimit nr.3973 Prot, datë 29.09.2015,

"Për fillimin ekzekutimit të detyrueshëm të "Urdhrit të ekzekutimit";

Pavlefshmëri e urdhrit nr.3974 prot., datë 29.09.2015,

"Për vendosjen e sekuestros konservative ";

3. Marrja e masës së sigurimit të padisë duke vendosur

pezullimin e veprimeve përmbarimore.

Baza Ligjore: Nenet 31,32/a, 609, 610, 615, 202/a, 203, 305/2

dhe 206/b e vijues të Kodit të Procedurës Civile.



Gjykata Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.7845, datë 20.10.2015 ka vendosur:

“1. Deklarimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes civile me nr.Akti 12530, datë regjistrimi 05 tetor 2015.

2. Dërgimin e akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si gjykatë kompetente për vazhdimin e mëtejshëm të gjykimit.

3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve nga e nesërmja shpalljes së këtij vendimi...”.

Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë duke vlerësuar se, nuk ka kompetencë lëndore për shqyrtimin e kësaj çështje, i ka parashtruar Gjykatës së Lartë qëndrimin e saj.

Kundër vendimit të mësipërm ka ushtruar ankim të veçantë pala paditëse Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, duke kërkuar: “Prishjen e vendimit nr.7845, datë 20.10.2015 dhe dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin përkatës dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N



I. RRETHANAT E ÇËSHTJES.

  1. Paditësi Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil (më tej Komisioneri) i drejtohet gjykatës me kërkesë-padinë me palë, objekt e bazë ligjore si në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

  2. Nga faktet e çështjes të sqaruara në seancën e veprimeve përgatitore paditësi shpjegoi se kundërshtohet ekzekutimi i detyrueshëm i titullit ekzekutiv vendimi nr.1923, datë 14.04.2015 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë i lënë në fuqi me vendimin nr.1540, datë 25.06.2015 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë mbi masën e pagës së dhënë kreditorit Edvjol Gogo, masat provizore të marra nga përmbaruesi etj.


II. PROCEDURA


  1. Gjykata Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.7845, datë 20.10.2015 ka vendosur: “1. Deklarimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes civile me nr.Akti 12530, datë regjistrimi 05 tetor 2015.2. Dërgimin e akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si gjykatë kompetente për vazhdimin e mëtejshëm të gjykimit. 3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve nga e nesërmja shpalljes së këtij vendimi...”.

  2. Kundër vendimit të mësipërm ka ushtruar ankim të veçantë pala paditëse Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, duke kërkuar: “Prishjen e vendimit nr.7845, datë 20.10.2015 dhe dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.”.

  3. Në shkaqet e ankimit veçohen:

  • Gjykata ka bërë një interpretim të zbatuar të gabuar të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i ndryshuar. Kjo vendimmarrje bie ndesh me nenin 7 të tij.

  • Nga analiza e dispozitës së mësipërme konkludohet se gjykatat administrative janë kompetente vetëm për gjykimin e mosmarrëveshjes që lindin nga një akt administrativ ose një veprim/mosveprim administrativ. Titulli i ekzekutimit , objekt gjykimi, për të cilin kërkohet kundërshtimi i veprimeve përmbarimore nuk përbën një akt administrativ, kjo në referencë të nenit 510 të K.Pr.Civile. Pavarësisht faktit që marrëdhënia juridike që ka qenë objekt gjykimi në gjykatën administrative të shkallës së parë ka qenë një mosmarrëveshje administrative e ardhur si rrjedhojë e mosveprimit të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, nuk përcakton se dhe kundërshtimi i veprimeve përmbarimore duhet të jetë në kompetencën lëndore të po kësaj gjykate.

  • Kjo vendimmarrje e gjykatës vjen në kundërshtim dhe me nenin 69 të ligjit nr.49/2012, në të cilin përcaktohet: “Veprimet e kryera nga përmbaruesi gjyqësor, në kundërshtim me masat apo urdhrat e gjykatës ankimohen sipas parashikimeve të nenit 610 të Kodit të Procedurës Civile”.

  • Dispozita e mësipërme përbën një dispozitë referuese me anë të së cilës ligjvënësi ka shprehur vullnetin e tij që gjykimi i çështjeve që kanë për objekt kundërshtimin e veprimeve përmbarimore të bëhen sipas përcaktimeve të Kodit të Procedurës Civile, duke përcaktuar qartazi se kompetente për gjykimin e këtyre çështjeve do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

  • Në shpalljen e moskompetencës lëndore për çështjen objekt gjykimi gjykata bën një referim të gabuar në vendimin unifikues administrativ nr.3, datë 06.12.2013 t Gjykatës së Lartë.

  • Në përmbajtjen e këtij vendimi analizohet momenti i hyrjes në fuqi të ligjit nr.49/2012 si dhe cila do të jetë gjykata kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve administrative për të cilat padia, ankimi, ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013 në gjykatën e shkallës së parë, të apelit apo Gjykatën e Lartë, ose për mosmarrëveshjet administrative që ishin në shqyrtim përpara këtyre gjykatave në datën 04.11.2013 dhe nëse do të shqyrtohen ose të vijojë gjykimi i këtyre çështjeve nga gjykatat ku ato janë paraqitur para kësaj date apo duhet t’i kalojnë për kompetencë lëndore gjykatës administrative të shkallës së parë, gjykatës së apelit administrativ dhe Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.

  • Në asnjë moment nuk rezulton që Gjykata e Lartë të jetë shprehur në lidhje me kompetencën lëndore të gjykimit të çështjeve që kanë për objekt gjykimi pavlefshmërinë e një titulli ekzekutimi si dhe kundërshtimit të veprimeve përmbarimore.


III. VLERËSIMI I KOLEGJIT CIVIL TË GJYKATËS SË LARTË


  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, vendimi nr.7845, datë 20.10.2015 i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore e kësaj gjykate, duke i dërguar padinë dhe aktet bashkëngjitur Gjykatës së Administrative të Shkallës së Parë Tiranë , është marrë në respektim të drejtë të ligjit material dhe procedural dhe për këtë shkak duhet të lihet në fuqi.

  2. Ky Kolegj, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme vlerëson se, për rastin konkret ndodhemi përpara një mosmarrëveshje për të cilën kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë.

  3. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë për zgjidhjen e çështjes konkrete referon në rregullimet e bëra në nenet 2 e 3 të Kodit të Procedurave Administrative dhe në nenet 2, 7, 8, 15 e 17 të Ligjit nr.49/2012 (ratio legis) dhe në parimet e së drejtës (ratio iuris). Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka përcaktuar drejtë natyrën juridike: (i) të palës paditëse, që është organ i Administratës Publike; (ii) të mosmarrëveshjes e cila është e karakterit administrativ, si dhe (iii) ka bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

  4. Kolegji Civil konstaton se, natyra e mosmarrëveshjes objekt shqyrtimi është administrative, pasi lind nga një akt administrativ i nxjerrë nga një organ publik .

  5. Nga shpjegimet e palëve dhe nga kërkesë-padia konstatohet se, kundërshtohet ekzekutimi i një vendimi i formës së prerë të dhënë nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ku pretendohet se ky titull ekzekutiv është i pavlefshëm dhe përmbaruesi nuk duhet të vazhdoj veprimet përmbarimore.

  6. Në Vendimin Unifikues nr.3/2013 Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë njësuar praktikën duke u shprehur: “Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat, padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë, të apelit apo në Gjykatë të Lartë dhe deri në këtë datë, shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma.”

  7. Neni 7 i ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i ndryshuar parashikon se janë në kompetencë lëndore të Gjykatave Administrative edhe mosmarrëveshjet mbi marrëdhëniet e punës kur si palë e paditur është një organ i administratës publike.

  8. Pra çdo mosmarrëveshje në fazën e ekzekutimit të vendimit të një çështje administrative, si pjese e tërësisë së atij gjykimi, do të konsiderohet në kompetencë lëndore të Gjykatave Administrative. Ndërsa si gjykatë kompetente tokësore është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, gjykata në territorin e të cilës ndodhet organi administrativ publik, konkretisht Komisioneri për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil. Për sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në interpretim të dispozitave të ligjit nr.49/2012, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, dhe neni 60 i Kodit të Procedurës Civile, vlerëson se, vendimi nr.7845, datë 20.10.2015 i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 63 të Kodit të Procedurës Civile.

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.7845, datë 20.10.2015 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Tiranë, më 18.03.2016
Nr. 31003-02570-00-2015 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-1726 i Vendimit


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   206   207   208   209   210   211   212   213   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish