Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet206/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   202   203   204   205   206   207   208   209   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Në datën 24.03.2016, mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen administrative me nr.31003-00123–2016, që u përket palëve:


PADITËS: DREJTORIA E SHËRBIMIT PYJOR ELBASAN

I PADITUR: SELIM IDRIZI


OBJEKTI:

Shpërblimin e dëmit në vlerën 250 000 leke dhe shpenzimet gjyqësore.

Baza Ligjore: Neni 640, i Kodit Civil,

dhe ligji nr.9385, datë 04.05.2005 “Per pyjet dhe Shërbimin Pyjor”,

ndryshuar me ligjin nr.9791, datë 23.07.2007, neni 14.

Gjykata se Shkallës së Parë Elbasan, me vendimit nr.2062, datë 06.09.2012, ka vendosur:

Rrëzimin e padisë si të pabazuar ne ligj dhe prova.

Kundër këtij vendimi ka bërë ankim pala e paditur DSHP Elbasan duke kërkuar prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim.
Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.10-2014-2120(784), datë 16.06.2014, ka vendosur:

Moskompetencën e Gjykatës se Apelit Durrës për gjykimin e çështjes.

Dërgimin e akteve ne Gjykatën Administrative te Apelit Tirane, si gjykate kompetente.
Gjykata Administrative e Apelit, me vendimin e datës 20.01.2016, ka vendosur:

Dërgimin e kopjeve të akteve Kolegjit Administrativ Gjykatës së Lartë me qëllim zgjidhjen e çështjes së mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore midis Apelit Durrës dhe Gjykatës Administrative të Apelit.

Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet menjëherë Gjykatës së Apelit Durrës.
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin përkatës të gjyqtarit Andi Çeliku dhe diskutoi çështjen në tërësi,


V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes:

1. Pala paditëse ka të drejtën e pronësisë dhe administrimit të një sipërfaqe toke pyjore ndodhur në Kajan, Elbasan, ekonomia pyjore “Dumre” ngastra 5/a me emrin “Faqe e omllit”, sipërfaqe toke e lirë e përshtatshme për mbjellje kulturash bujqësore.

Bazuar në ligjin nr.9385, datë 04.04.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, ligjin nr.7917, datë 13.04.1995 “Për kullotat dhe livadhet”, duke qene se ka pasur të drejtën edhe për dhënie me qira të kësaj toke, pas kërkesës së të paditurit, pala paditëse ka miratuar dhënien e saj në përdorim paditësit për një kohë një vjeçare, kundrejt një çmimi të caktuar.

Marrëdhënia e palëve është formalizuar me kontratën e qerasë datë 06.08.2007.

Nga përmbajtja e kontratës me shkrim (titulluar “kontratë për dhënie në përdorim të sipërfaqeve pyjore e kullosore”), rezulton se pala paditëse i ka dhënë paditësit në gëzim të përkohshëm në një afat një vjeçar këtë sipërfaqe toke kundrejt shpërblimit, duke u detyruar paditësi të përdorë tokën me qëllim të përcaktuar e të ligjshëm për vete dhe në dobi edhe të fondit pyjor sipas përcaktimeve në nenin 6 të kësaj kontrate.

I padituri ka paguar rregullisht shpërblimin për paditësin dhe gjatë afatit një vjeçar palët nuk kane pasur pretendime ndaj njëri- tjetrit për sjelljen dhe veprimet e tyre qoftë administrativisht apo edhe gjyqësish. Me hyrjen në fuqi të kontratës, mes palëve nuk është përpiluar e mbajtur ndonjë akt shkresor që të vërtetojë dorëzimin e saj të paditurit përdorues nga paditësi pronar, por edhe me mbarimin e kontratës (për shkak të plotësimit të afatit një vjeçar të saj me datë 06.08.2008) nuk është bërë dorëzimi i sendit të dhënë në përdorim dhe palët nuk kanë ngritur pretendime për këtë fakt.

Meqenëse paditësi e ka nxjerrë rishtazi këtë parcelë për t’ia dhënë në përdorim të tretëve dhe meqenëse i padituri ka patur interes dhe ka bërë kërkesë, pala paditëse ka pranuar përsëri t’ia japë tokën në përdorim me të njëjtat kushte dhe pasi palët kanë rënë dakord për kushtet, kanë nënshkruar pa vërejtje kontratën tjetër datë 30.10.2008 me të njëjtat kushte si edhe kontrata e pare (kontratë tip).

Pra kontrata e dytë është lidhur pas gati 3 muaj nga mbarimi i afatit të kontratës së parë.

Si edhe në kontratën e parë, në nenet 2 të tyre është përcaktuar se dhënia në përdorim bëhet me qëllim kultivimin e bimëve një vjeçare (me cikël një vjeçar zhvillimi).

Për kontratën e dyte i padituri përdorues ka paguar gjithashtu shpërblimin në të holla në dobi të paditësit.

Edhe pas mbarimit të afatit të kontratës së dytë (më datë 30.10.2009) dhe në tërësi marrëdhënies të dy palëve, nuk është kryer asnjë procedurë me të cilën të evidentohej dorëzimi i sipërfaqes së tokës, si në fillim ashtu edhe në fund të kontratës. Më datë 02.10.2010, pasi kishte kaluar mese një vit nga përfundimi i afatit të kontratës së dytë, pala paditëse ka verifikuar në vend situatën nëpërmjet inspektorit të policisë pyjore të zonës, mbajtur procesverbali datë 02.10.2010 sipas të cilit i padituri Selim Idrizi kishte zënë fondin pyjor shtetëror në një sipërfaqe 0.1 hektar (sipërfaqe të cilën paditësi e identifikon të jetë pikërisht parcela të cilën ia kishte dhënë në përdorim të paditurit për dy vite sa më sipër) në kundërshtim me nenin 20 të ligjit nr.9385, datë 04.05.2005.

Gjithashtu nga procesverbali rezulton që i padituri të ketë qenë prezent dhe të jetë mbrojtur me arsyetimin se këtë sipërfaqe e mbante sepse e kishte pasur më parë me kontratë dhe prandaj e ka mbjellë pa kryer asnjë kositje.

Sipas procesverbalit, shkelja e mësipërme ka shkaktuar dëm në masën 250 000 lekë llogaritur sipas kritereve të parashikuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave nr/391, datë 21.06.2006 lidhja 8, pika 7 “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave”, në masën 2 500 000 lekë për hektar të zënë.

Në të njëjtën ditë, inspektori ka marrë vendim për gjobitje dhe ka përpiluar fletëthirrjen drejtuar të paditurit që të paraqitej në komisionin e shqyrtimit administrativ të palës së paditur në datë 10.11.2010.

I padituri nuk është paraqitur në komision, ku është mbajtur procesverbali i mbledhjes dhe inspektori përpilues i aktit ka sqaruar se përdorimi i paligjshëm prej të paditurit është bërë në formën e zënies nëpërmjet kultivimit të kulturave bujqësore me cikël shumëvjeçar, tej afatit të kontratës së përdorimit.

Mbi të njëjtin arsyetim si në procesverbalin e konstatimit të kundërvajtjes, komisioni i shqyrtimit të kundërvajtjes administrative me vendimin e tij nr.1, datë 10.11.2010, ka marrë ndaj të paditurit vendim për zhdëmtim në masën 250 000 lekë për dëmin, si dhe gjobë në masën 80 000 lekë si dhe ka urdhëruar lirimin e sipërfaqes së zënë.


II. Vendimi dhe arsyetimi i gjykatës në mosmarrëveshje:
2. Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.10-2014-2120(784), datë 16.06.2014, ka vendosur:

  • Moskompetencën e Gjykatës se Apelit Durrës për gjykimin e çështjes.

  • Dërgimin e akteve ne Gjykatën Administrative te Apelit Tirane, si gjykate kompetente.

Me arsyetimin:

Në nenin 61, të Kodit të Procedurës Civile parashikohet se: “Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos Moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet ne gjykatën kompetente”.

Ne nenin 7/a, te ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” parashikohet se: “Gjykatat administrative janë kompetente për mosmarrëveshjet qe lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, te nxjerra gjate ushtrimit te veprimtarisë administrative nga organi publik.

Ne Vendimin Njësues nr.3/2013, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kane arritur në interpretimin unifikues se: “Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat, padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë, të apelit apo në Gjykatë të Lartë dhe deri në këtë datë, shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma.

Gjykata e Apelit vlerëson të theksojë se, referuar të drejtës procedurale, kompetenca është sasia e juridiksionit ose masa e juridiksionit që i është dhënë në ushtrimin e funksioneve të saj çdo gjykate. Kompetenca përcakton për çdo gjykatë të veçantë se në çfarë rastesh dhe në lidhje me çfarë mosmarrëveshjesh ajo ka pushtet për të gjykuar, dhe për çdo rast dhe për çdo mosmarrëveshje të mundshme ka së paku një gjykatë kompetente për ta shqyrtuar atë. Kompetenca është kusht i domosdoshëm i cili duhet të respektohet nga ana e gjykatave, pasi kjo lidhet direkt me vlefshmërinë e procesit.

Një gjykatë që nuk është kompetente për shqyrtimin e një çështje nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural dhe duhet të deklarojë moskompetencën e saj.

Gjykata e Apelit Durrës

Mbi bazën e përcaktimeve ligjore dhe interpretuese si me sipër, Gjykata e Apelit vlerëson se mosmarrëveshja konkrete hyn ne fushën e veprimit te nenit 7 te ligjit nr.49/2012 dhe kjo gjykate nuk është kompetente për gjykimin e mosmarrëveshjes se iniciuar nga palët.

3. Gjykata Administrative e Apelit, me vendimin e datës 20.01.2016, ka vendosur:

-Dërgimin e kopjeve të akteve Kolegjit Administrativ Gjykatës së Lartë me qëllim zgjidhjen e çështjes së mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore midis Apelit Durrës dhe Gjykatës Administrative të Apelit.



-Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet menjëherë Gjykatës së Apelit Durrës.

Me arsyetimin:

Pala paditëse i është drejtuar gjykatës me padinë objekt gjykimi duke pretenduar se i padituri duke mos pasur asnjë titull posedimi, pas mbarimit të kontratës, mban të zënë me kulturë bujqësore sipërfaqen e tokës pyjore që kishte pasur më parë me qera, pa pëlqimin e paditësit dhe në kundërshtim me ligjin duke i shkaktuar një dëm pasuror në shumën 250.000 lekë.

Kundërligjshmëria qëndron në faktin se gjatë kohës së përdorimit i padituri e ka përdorur tokën në kundërshtim me qëllimin e përcaktuar në kontratë sepse e ka mbjellë me jonxhë e cila është një kulturë bujqësore me cikël disa vjeçar, ndërsa sipas kontratës duhej të ishte mbjellë me kultura vetëm me cikël një vjeçar dhe si pasojë toka është okupuar nga jonxha.

I padituri ka prapësuar se:

Nuk është sjellë në kundërshtim me sa ka rënë dakord në dy kontratat e lidhura.

Bimët e ndodhura në arë kanë mbirë në kushte natyrore, nuk janë të kultivuara dhe nuk i ka kultivuar pasi e ka liruar tokën e marrë në përdorim me mbarimin e kontratës pa vërejtje dhe të lirë nga çdo lloj bimësie.

I padituri s’mund të mbajë përgjegjësi për tokën përderisa kishte një vit që e kishte liruar atë. Toka është aktualisht është me barëra të këqija, e braktisur dhe pa përkujdesje e mbjellje.

Vlerësimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan:

Gjykata ka rrëzuar padinë me këtë arsyetim ligjor:

Asnjë provë e marrë në gjykim nuk provoi faktin që i padituri me ose pa dashje të tij të kishte kryer kultivimin e bimës jonxhë konstatuar në arë prej paditësit me 02.10.2010, i padituri nuk u provua të kishte kryer asnjë veprim të kundërligjshëm dhe në kundërshtim me sa kishte marrë përsipër në kontratë.

Në të vërtetë i padituri ka marrë përsipër që sipas kontratës të mos kultivonte përveçse bimë me cikël një vjeçar dhe jonxha e gjetur në arë nuk është e tillë por shumëvjeçare.

Megjithëse ekziston ky fakt i kundërligjshëm, nuk provohet që të jetë shkaktar j padituri për këtë fakt e për pasojë edhe për dëmin e ardhur. Nga shpjegimet e paditësit dhe dëshmitarit të tij dhe mohimi i të paditurit, përkundrazi provohet që ara e dhënë në përdorim nuk është mbjellë asnjëherë gjatë dy kontratave, por edhe pas tyre.

Dëmi i pretenduar nëpërmjet mbjelljes së jonxhës është nxjerrë prej paditësit duke bërë fajtor paditësin mbi dëshminë dhe procesverbalin e inspektorit, ndërkohë që inspektori asnjëherë nuk ka parë paditësin të ndërhyjë në arë duke mbjellë apo kultivuar bimë një apo shumëvjeçare, sepse dëshmitari vetëm se ka supozuar për të paditurin pa patur asnjë fakt.

Edhe gjendja e kulturës pas mese një viti nga mbjellja, dëshmon se ajo është drejt degradimit për shkak se nuk është treguar përkujdesje, pra nuk ka patur kush përfitim prej saj.

I padituri nuk rezultoi përgjegjës për ndonjë dëm gjatë kohës që kanë qenë në fuqi dy kontratat apo pas mbarimit të tyre. Përkundrazi, vetë pala paditëse është treguar neglizhente në zbatimin e kontratave duke mospërmbushur detyrimet e saj sipas këtyre kontratave, nuk ka mbajtur akt të posaçëm për dhënien dhe marrjen në dorëzim, nuk ka kryer kontroll të vazhdueshëm dhe për më tepër nuk e ka ndihmuar subjektin përdorues që ai ta përdorte arën sipas qëllimit të ligjshëm (pra për përzgjedhjen e kulturës për mbjellje, farës, etj) sipas parashikimeve të neneve 6 dhe 7, të kontratës.

Vlerësimi i Gjykatës së Apelit Durrës lidhur me kompetencën lëndore:

Gjatë gjykimit të kësaj çështjeje Gjykata e Apelit Durrës bazuar në nenin 61, të Kodit të Procedurës Civile kryesisht ka konkluduar se ka vend për të shpallur moskompetencën e saj lëndore për gjykim dhe dërgimin e saj gjykatës kompetente, Gjykatës Administrative të Apelit me këtë arsyetim:

Me ligjin nr.49/2012 është përcaktuar si krijimi i këtyre gjykatave të veçanta ashtu edhe rregullat për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative.

Ndër të tjera në nenin 7, shkronja “a” të këtij ligji parashikohet se ai përcakton edhe rregullat për juridiksionin dhe kompetencën e gjykatave administrative.

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin unifikues nr.3, datë 06/12/2013, kanë arritur në konkluzionin se: “Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara ne ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative"janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara dalës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë, të Apelit apo në Gjykatën e Lartë dhe deri në këtë datë, shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma”.

Vlerësimi i Gjykatës Administrative të Apelit mbi kompetencën lëndore:

Gjykata Administrative e Apelit vlerëson me rëndësi për zgjidhjen e çështjes, përcaktimin e faktit nëse mosmarrëveshja në gjykim është e natyrës administrative apo civile. Në analizë të këtyre elementeve, të fakteve që pretendohen nga pala paditëse në kërkesë-padinë objekt gjykimi dhe shkakut ligjor të padisë, konstatohet se objekti i padisë ka kërkim të natyrës civile dhe kompetencën lëndore për gjykimin e saj e ka Gjykata e Apelit Durrës.

Çështjet në kompetencë lëndore të gjykatave administrative janë përcaktuar në nenin 7, të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i ndryshuar, sipas të cilit: Gjykata administrative janë kompetente për:

a) mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, lë nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik;

b) mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik;

c) mosmarrëveshjet e kompetencave ndërmjet organeve të ndryshme administrative në rastet e parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative;

ç) mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve lë punës, kur punëdhënësi është organ administratës publike;

d) kërkesat e paraqitura nga organet administrative për shqyrtimin e kundërvajtjeve administrative, për të cilat ligji parashikon heqjen e lirisë deri në 30 ditë, si një lloj lë dënimi administrativ për kundravajtësin;

dh) kërkesat e paraqitura nga kundërvajtësi për zëvendësimin e dënimit administrativ me heqje lirie deri në 30 ditë me dënimin me gjobë.

Sipas nenit 15 të këtij ligji, subjekti që i drejtohet gjykatës administrative është çdo subjekt që pretendon se i është cenuar një e drejtë apo një interes i ligjshëm nga një veprim apo mosveprim i organit publik (shkronja “a”), si dhe çdo subjekt që pretendon se është cënuar në të drejtat dhe interesat e tij të ligjshëm për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme të organit publik, që nuk kanë formën e aktit administrativ.

Në lidhje me natyrën e kërkimit në objektin e padisë që paraqitet para gjykatës administrative sipas nenit 17, të ligjit nr.49/2012 ndër të tjera është shpërblimi i dëmit jashtëkontraktor, sipas ligjit të posaçëm (pika 1 shkronja “/” e dispozitës në fjalë).

Kërkimi i palës paditëse në këtë gjykim është detyrimi i të paditurit të shpërblejë dëmin pasuror në vlerën 250.000 lekë. Baza juridike e padisë referon në nenin 640, të Kodit Civil si dhe në nenin 14, të ligjit nr.9791, datë 23.07.2007 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9385, datë 04.05.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor” të ndryshuar”.

Shkaku ligjor i padisë bazohet në pretendimin për dëmin e shkaktuar në mënyrë të paligjshme nga i padituri Selim Idrizi për shfrytëzim pa lejen e organeve kompetente shtetërore të fondit pyjor. Sipas ligjit nr.9385, datë 04.05.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor” të ndryshuar, në nenin 38 përcaktohet se në rast konstatimi të kundërvajtjes administrative, vendoset gjobë si ndëshkim administrativ si dhe vlera e dëmit të shkaktuar, për t’u zhdëmtuar prej kundërvajtësit në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.391, datë 18.06.2006 “Për përcaktimin e tarifave në sektorin pyjor dhe të kullotave”.

Gjykata Administrative e Apelit vlerëson se jemi përpara një konflikti me natyrë civile siç është shpërblimi i dëmit jashtëkontraktor. Ligji nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, në nenin 7 të tij të lartëcituar bën fjalë për gjykime që rrjedhin nga paligjshmëria e veprimeve ose mosveprimeve të administratës publike dhe për kërkime që kanë të bëjnë me shpërblim të dëmit të shkaktuar prej kësaj paligjshmërie. Në çështjen objekt gjykimi, nuk jemi përpara rastit të paligjshmërisë së veprimeve apo vendimeve të organit administrativ, që ka shkaktuar për pasojë mosmarrëveshje mes palëve ndërgjyqëse, e cila të konsiderohet e natyrës administrative. Kërkimi për shpërblim dëmi i një organi të administratës publike ndaj kundërvajtësit, i përket të drejtës civile dhe organi administrativ në këtë rast është subjekt i të drejtës civile, pasi organ administrativ nuk ushtron autoritet shtetëror ndaj subjekteve të tjera të së drejtës.

Për të gjitha arsyet e renditura më lart, Gjykata e Apelit Administrativ vlerëson se është i pabazuar në ligj vendimi i Gjykatës së Apelit Durrës për shpalljen e moskompetencës lëndore dhe dërgimin e akteve Gjykatës së Apelit Administrativ. Çështja duhej gjykuar nga Gjykata e Apelit Durrës e cila është gjykata kompetente nga pikëpamja e lëndës së shqyrtimit. Në këto kushte, në bazë të nenit 13/5, të ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i ndryshuar, Gjykata e Apelit Administrativ, në vijim të veprimeve proçeduriale ligjore për shqyrtimin e çështjes, kryesisht çmon t’i parashtrojë qëndrimin e saj Gjykatës së Lartë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes në lidhje me përcaktimin e gjykatës kompetente nga pikëpamja lëndore për shqyrtimin e kësaj padie.

Gjykata Administrative e Apelit, bazuar në nenin 13, pikat 4 dhe 5, të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.
III. Ligji i zbatueshëm:
4. Dispozitat e Kushtetutës në të cilat është parashikuar:

Neni 42/2 i Kushtetutës: “Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetuese dhe ligjore ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj”.

Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile;

Dispozitat e ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.


IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:
5. Se vendimi nr.10-2014-2120(784), datë 16.06.2014, i Gjykatës së Apelit Durrës, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Apelit Durrës, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit dhe për këtë shkak ai duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet në po këtë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

6. Kolegji Administrativ, në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes, nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson, jo të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Apelit Durrës. Gjykata nuk ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

7. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson të nënvizojë se, në kuptimin e së drejtës, kompetenca lëndore është një kusht i domosdoshëm procedural, që bën të vlefshëm procesin gjyqësor si dhe të gjitha aktet e marra në administrim gjatë zhvillimit të tij, në kuptimin që një gjykatë jokompetente nga pikëpamja lëndore nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale duke ia dërguar aktet gjykatës kompetente. Kjo e drejtë e gjykatës, për të vepruar edhe kryesisht, është e lidhur drejtpërsëdrejti me zbatimin dhe respektimin e parimit të një procesi të rregullt ligjor të sanksionuar në nenin 42/2, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 6 të KEDNJ.

8. Rezulton se kërkimi i palës paditëse Drejtoria e Shërbimit Pyjor Elbasan, në këtë gjykim është: “Detyrimi i palës së paditur të dëmshpërblejë Drejtorinë e Shërbimit Pyjor Tiranë, për dëmin e shkaktuar në vlerën 250 000 lekë”, kërkim i mbështetur në nenin 640, i K.Civil, neni 14, i Ligjit nr.9791, datë 23.07.2007 “Për disa ndryshime në Ligjin nr.9385, datë 04.05.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar me VKM nr.391, datë 18.06.2006 “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe kullotave”.

9. Në analizë të sa më sipër, rezulton se jemi përpara një padie për shpërblim dëmi. Me anë të kësaj padie, paditësi pretendon se duhet të shpërblehet për dëmin e shkaktuar nga i padituri Selim Idrizi, duke qenë se ky i fundit ka shfrytëzuar pa lejen e organeve pyjore, pjesë nga fondi pyjor. Këto lloj konfliktesh përbëjnë mosmarrëveshje të cilat rregullohen nga e drejta civile dhe konkretisht nga dispozitat e K.Civil dhe ligje të posaçme.

10. Në bazë të Ligjit të posaçëm nr.9385, datë 04.05.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor” të ndryshuar, në nenin 38, përcaktohet se në rast konstatimi të kundërvajtjes administrative, vendoset gjobë si ndëshkim administrativ si dhe vlera e dëmit të shkaktuar, për t’u zhdëmtuar prej kundërvajtësit në përputhje me VKM-në nr.391, datë 18.06.2006 “Për përcaktimin e tarifave në sektorin pyjor dhe të kullotave”.

11. Ky Kolegj, në analizë të dispozitave të ligjit të lartpërmendur, konstaton se nisur nga sa më sipër, Drejtoria e Shërbimit Pyjor Elbasan, në mënyrë që të bëjë të ekzekutueshëm këtë detyrim të kundërvajtësit duhet të ndjekë rrugën gjyqësore nëpërmjet padisë në gjykatë, duke kërkuar shpërblimin e dëmit të shkaktuar.

12. Në analizë të sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson se natyra e mosmarrëveshjes objekt gjykimi, është civile, pasi jemi përpara një konflikti me natyrë civile, siç është shpërblimi i dëmit, por edhe për faktin se Ligji nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, kur parashikon kompetencën lëndore të gjykatës administrative, bën fjalë ndër të tjera për gjykime që rrjedhin nga paligjshmëria e veprimeve ose mosveprimeve të organeve të administratës publike gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre publike dhe për kërkime që kanë të bëjnë me shpërblim të dëmit të shkaktuar prej kësaj paligjshmërie.

13. Kolegji vlerëson se, në çështjen objekt gjykimi, nuk jemi përpara rastit të paligjshmërisë së veprimeve apo vendimeve të organit administrativ, që ka shkaktuar për pasojë mosmarrëveshje mes palëve ndërgjyqëse, e cila të konsiderohet e natyrës administrative. Në çështjen objekt gjykimi, jemi përpara situatës ku kërkimi për shpërblim dëmi i një organi të administratës publike ndaj kundërvajtësit, i përket të drejtës civile dhe organi administrativ në këtë rast është subjekt i të drejtës civile, pasi ai nuk sillet si organ administrativ në kuptim të ushtrimit të autoritetit të tij mbi shtetasit. Ndërkohë e kundërta do të ndodhte në rast se do të jemi para pretendimit të një subjekti për dëm të shkaktuar nga cenimi i të drejtave, lirive dhe interesave të tij kushtetuese dhe ligjore, nga veprimtaria e administratës publike.

14. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, gjen me vend të sqarojë se përsa i takon gjykimit civil, me objekt mosmarrëveshjen në shqyrtim, aktet e organit administrativ, duhen kuptuar dhe trajtuar në gjykimin civil, si akte shkresore, të cilat i nënshtrohen debatit gjyqësor, në lidhje me faktet që provojnë, si dhe analizohen në harmoni me provat e tjera në gjykim. Në rast se kundërshtohet fuqia e aktit administrativ në lidhje me ligjshmërinë e tij, atëherë subjekti i drejtohet gjykatës administrative, si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore.

15. Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, arrin në përfundimin se, vendimi nr.10-2014-2120(784), datë 16.06.2014, i Gjykatës së Apelit Durrës, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 10, të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.10-2014-2120 (784), datë 16.06.2014, të Gjykatës së Apelit Durrës dhe dërgimin e çështjes, po në atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 24.03.2016


Nr. 11243-00823-00-2016 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-1710 i Vendimit


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   202   203   204   205   206   207   208   209   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish