Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet207/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   203   204   205   206   207   208   209   210   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga :
Ardian Nuni Kryesues

Tom Ndreca Anëtar

Aleksandër Muskaj Anëtar
në dhomën e këshillimit datë 18.03.2016 mori në shqyrtim çështjen civile nr.11243 -00823-00-2016 Akti, që u përket:
PADITËS: JULIANA BEJLERI (SELENICA).

NERMIN KECI (MULLAI).

ARBEN MULLAI.

ELIZABETA DIBRA.

TË PADITUR: AGJENSIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE ISH PRONAREVE,

AVOKATURA E SHTETIT


OBJEKTI:

Njohjen e pronësisë dhe kthimin e pjesës takuese mbi sipërfaqen e tokës

prej 4512 m2, ndodhur në qytetin e Peshkopisë.

Saktësimin e vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

pranë Bashkisë Peshkopi duke e ndryshuar atë sa i përket sipërfaqes së kthyer

dhe sipërfaqes së kompensuar në kthimin e sipërfaqes së njohur prej 1038 m2,

sipas studimit urbanistik të Bashkisë Peshkopi dhe aktit të ekspertimit bashkëngjitur.

Baza Ligjore: Ligji nr.7698, datë 15.04.1993

“Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish Pronareve”,

Ligji nr.9235, datë 29.07.2004

“Për kthimin dhe kompensimin e pronave” i ndryshuar

me ligjin nr.10308, datë 22.07.2010

“Për kthimin dhe kompensimin e pronës” i ndryshuar,

Vendimi nr.43, datë 06.10.2011 i Gjykatës Kushtetuese.

Neni 32 e 324 të Kodit të Procedurës Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, me vendimin nr.285, datë 22.01.2016 ka vendosur:

“Të shpalle moskompetencën tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shqyrtimin e çështjes civile me nr.3287 Regj. Them, datë regjistrimi 05.11.2015 që i përket paditësve Juliana Bejleri (Selenica) etj.

Dërgimin e akteve të çështjes civile me nr.3287 Regj. Them, datë regjistrimi 05.11.2015, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, si Gjykatë kompetente për shqyrtimin e kësaj kërkesë - padie.”

Kundër vendimit nr.285, datë 22.01.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ushtruar ankim të veçantë në datën 11.02.2016 pala e paditur AKKP Tirane me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes po pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, për këto shkaqe:


  • Vendim i gjykatës është jo i drejtë dhe i paarsyetuar konform vendimit unifikues, pasi vërtet Gjykata e Lartë në pikën 69 të vendimit të saj parashikon që në konfliktet e kompetencës tokësore zbatohen parashikimet e nenit 45 të Kodit të Procedurës Civile, por referuar pikës 40 të po këtij vendimi konstatohet se për rastin gjejnë zbatim dy ligje, ligji i përgjithshëm dhe ai i posaçëm.

  • Gjykata duhet të kishte parasysh se për rastet kur gjejnë zbatim dy ligje zbatohet ligji i posaçëm, që për rastin është neni 18 i ligjit nr.9235/2004 i ndryshuar dhe jo ai i përgjithshëm, sikurse në interpretim të gabuar të ligjit ka vepruar gjykata.

  • Sipas nenit 18 të ligjit të posaçëm kompetente nga pikëpamja tokësore për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve që kanë të bëjnë me vendimet e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

  • Në këto rrethana ligjore vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë që shpall moskompetencën e saj tokësore për gjykimin e çështjes konkrete është i pambështetur në ligj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin përkatës dhe si bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N


  1. RRETHANAT E ÇËSHTJES

Se paditësit Juliana Bejleri (Selenica) etj i janë drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë kërkesë padinë me objekt: “Njohjen e pronësisë dhe kthimin e pjesës takuese mbi sipërfaqen e tokës prej 4512 m2, ndodhur në qytetin e Peshkopisë. Saktësimin e vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish Pronarëve pranë Bashkisë Peshkopi duke e ndryshuar atë sa i përket sipërfaqes së kthyer dhe sipërfaqes së kompensuar në kthimin e sipërfaqes së njohur prej 1038 m2, sipas studimit urbanistik të Bashkisë Peshkopi dhe aktit të ekspertimit bashkëngjitur.’’

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, me vendimin nr.285, datë 22.01.2016 ka vendosur:

Të shpalle moskompetencën tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane për shqyrtimin e çështjes civile me nr.3287 Regj. Them, datë regjistrimi 05.11.2015 që i përket paditësve Juliana Bejleri (Selenica) etj.



Dërgimin e akteve të çështjes civile me nr.3287 Regj. Them, datë regjistrimi 05.11.2015, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, si Gjykatë kompetente për shqyrtimin e kësaj kërkesë - padie.”

Në shpalljen e moskompetencës lëndore, gjykata citon nenin 45 të Kodit të Procedurës Civile dhe vendimin Unifikues nr.4, datë 10.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, duke arsyetuar:. Në rastin konkret prona e pretenduar nga pala kërkuese ndodhet në qytetin e Peshkopise. Pra të drejtat reale që paditësi kërkon t’i njihen, kthehen apo kompensohen nuk ndodhen në Rrethin e Tiranës.



Me vendimin njehsues të Gjykatës së Lartë (i detyrueshëm për zbatim) nr.4, datë 10.12.2013, është përcaktuar shprehimisht se:

Kur në objektin e gjykimit kundërshtohet vendimi i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave apo Agjencisë Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, kjo çështje do të konsiderohet si mosmarrëveshje civile dhe do të shqyrtohet nga gjykata që ka kompetencë gjykimin e mosmarrëveshjeve civile.”..

Kundër vendimit nr.285, datë 22.01.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane ka ushtruar ankim të veçantë pala e paditur AKKP Tirane, me anë të të cilit kërkon prishjen e këtij vendimi dhe dërgimin e çështjes po pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


  1. LIGJI I ZBATUESHËM

Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:



Vendimi Unifikues nr.4, datë 10.12.2013 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë i cili mes te tjerave parashikon: ...“Kur në objektin e gjykimit kundërshtohet vendimi i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave apo i Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, kjo çështje do të konsiderohet si mosmarrëveshje civile dhe do të gjykohet nga gjykata që ka kompetencë gjykimin e mosmarrëveshjeve civile”.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON


  1. Se ankimi i veçantë i paraqitura nga pala e paditur, nuk përmbajnë shkaqe ligjore që të cenojnë vendimin nr.285, datë 22.01.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane.

  2. Vendimi nr.285, datë 22.01.2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane, që ka shpallur moskompetencën tokësore për shqyrtimin e kësaj çështje civile duke i dërguar aktet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të normave procedurale civile dhe për këtë shkak duhet të lihet në fuqi.

  3. Në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të parashtruara në këto akte, vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane dhe ankimeve të veçanta, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në interpretim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile të zbatueshme për rastin konkret, arrin në konkluzionin se kompetente për gjykimin e çështjes konkrete është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër.

  4. Ndryshe nga sa pretendohet në ankim, ky kolegj e vlerëson të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, e cila ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe shkakun e lindjes së saj.

  5. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë për zgjidhjen e çështjes konkrete referon në rregullimet e bëra në Kreun e III, Titulli III, Pjesa e Parë të Kodit të Procedurës Civile (ratio legis) dhe në parimet e së drejtës (ratio iuris) në lidhje me kompetencën tokësore të gjykatave për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve civile të parashikuara në po këtë Kod dhe në ligje të tjera të veçanta, në të cilat është patur parasysh, midis të tjerave, që palëve të mos u bëhet i vështirë aksesi në drejtësi. Në këtë konteks i vlerësueshëm është fakti se për kategori të caktuara mosmarrëveshjesh procesi duhet të zhvillohet përpara një gjykate, vendndodhja e së cilës të ndihmojë që ai të zhvillohet në mënyrë sa më efektive dhe brenda një afati të arsyeshëm (Neni 6 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 4 i Kodit të Procedurës Civile).

  6. Në përcaktimin e gjykatës kompetente për shqyrtimin e çështjes konkrete nga pikëpamja territoriale, ky kolegj, bazuar në dispozitat e Kodit të Procedurës Civile të zbatueshme për rastin, merr në konsideratë objektin e shkakun e padisë, karakterin dhe natyrën juridike të mos- marrëveshjes, si dhe natyrën juridike të sendit mbi të cilin janë drejtuar të drejtat e pretenduara nga palët.

  7. Padia në shqyrtim ka për shkak të drejtën e pronësisë së pretenduar nga ana e palës paditëse mbi një sipërfaqe toke prej 4512 m2 te ndodhur ne qytetin e Peshkopisë Dibër si dhe saktësimin e vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Bashkia Peshkopi për një sipërfaqe toke te njohur prej 1038 m2.

  8. Nëpërmjet kësaj padie, pala paditëse kërkon të realizojë në rrugë gjyqësore të drejtën e pronësisë mbi këtë pronë etj që sipas pretendimeve kjo e drejtë është cenuar (dhe nuk eshte e plotësuar) me vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Bashkia Peshkopi.

  9. Pra, fakti juridik që pala paditëse ka vënë në themel të kërkimit përbën shkakun e padisë. Për këtë arsye, ai është fakti nga i cili rrjedh e drejta materiale që pala paditëse e pretendon si të shkelur me vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Bashkia Peshkopi (sot Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tirane)

  10. Drejt arsyeton Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë kur vlerëson se, kërkimi i palës paditëse për njohjen e pronësisë dhe kthimin e pjesës takuese mbi sipërfaqen e tokës prej 4512 m2 dhe saktësimin e vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Bashkia Peshkopi në thelb ka të bëjë me të drejta reale të pretenduara nga pala mbi sipërfaqen, objekt material i këtij gjykimi.

  11. Mosmarrëveshja midis palëve, që duhet të marrë zgjidhje nga gjykimi, është e lidhur me të drejta pronësie mbi sendin, objekt material i këtij gjykimi. E drejta për të goditur vendimin e organit shtetëror kompetent është në funksion të së drejtës subjektive të pretenduar, pronësisë, për aq sa vetëm të qenit pronar (ose subjekt i shpronësuar) legjitimon paditësin për goditjen e këtij vendimi.

  12. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen me vend të parashtrojë se, në gjykimet me objekt kundërshtim të vendimeve të ish-komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ish-zyrave rajonale dhe/ose Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, kur kërkimi bëhet nga një person, që pretendon të jetë ish-pronar apo subjekt i shpronësuar ose person tjetër që pretendon të ketë përfituar pronësinë mbi bazën e një ligji të posaçëm, kompetente për shqyrtimin e çështjes është gjykata e vendit ku ndodhet sendi/pasuria e paluajtshme (neni 45 i K.Pr.Civile).

  13. Kjo për arsye se marrëdhënia juridike për shkak të së cilës ka lindur konflikti ka në themel probleme që kanë të bëjnë me të drejta reale mbi sende të paluajtshme. Ky Kolegj vlerëson se në përcaktimin e kompetencës tokësore për shqyrtimin e saj duhet referuar në nenin 45 të Kodit të Procedurës Civile.

  14. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se kompetenca tokësore e përcaktuar në nenin 45 të Kodit të Procedurës Civile është një nga rastet e kompetencës tokësore ekskluzive.

  15. Në këtë vështrim dhe në kushtet kur sendi i paluajtshëm ndaj të cilit drejtohet pretendimet e palës paditëse ndodhet në, Peshkopi (Dibër) vlerësohet se, nga pikëpamja tokësore kompetente për shqyrtimin e çështjes konkrete është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër.

  16. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.285, datë 22.01.2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka shpallur moskompetencën tokësore për shqyrtimin e çështjes civile me nr.3287 Regjistri themeltar, duke i dërguar aktet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenet 63§2 të Kodit të Procedurës Civile.
V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.285, datë 22.01.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane


Tiranë, më 18.03.2016

Nr. 11243-03916-00-2015 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-1711 i Vendimit


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   203   204   205   206   207   208   209   210   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish