Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet205/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   201   202   203   204   205   206   207   208   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Evelina Qirjako Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Medi Bici Anëtar

mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 24.03.2016, çështjen administrative që i përket:


PADITËS : ENVER BALLA, person fizik

I PADITUR: DREJTORIA RAJONALE TATIMORE ELBASAN

OBJEKTI:

Kundërshtim të njoftimeve tatimore:

Njoftim vlerësimi për detyrimet tatimore me nr.29/6/k datë 22/02/2013

lëshuar nga DRT Elbasan ku paditësi detyrohet apriori të shlyejë detyrime,

interesa e gjoba në shumën 434.225 ankimuar në DAT pranë DPT Tiranë

por i refuzuar prej saj prej shkresës me nr.6567/1 datë 22/5/2013.

Njoftim vlerësimi për detyrimet me nr.2506 datë 11/03/2013

lëshuar DRA Elbasan ku paditësi detyrohet apriori të shlyejë pagese tatimi

mbi qiranë në shumën 19728 lekë në një kohë që lokalin ku ai punon

e ka marrë me qira nga shteti (Prefektura Elbasan) , i ankimuar

në DAT pranë DPT Tiranë , por i refuzuar prej saj

sipas shkresës nr.657/1 datë 22/5/2013.

Baza Ligjore: Nenet 32,42,43,153,154,324,325 të K.Pr.C.

Ligji nr.9920 datë 09.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në RSH”.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.2638 datë 30.12.2013 ka vendosur:

“Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për shqyrtimin e çështjes me nr.2640 akti. Dërgimin e akteve për kompetencë gjykimi, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës”


Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës me vendimin nr.1029 datë 18.07.2014 ka vendosur:

“Të nxjerrë jashtë juridiksionit gjyqësor çështjen civile me palë paditëse Enver Balla e paditur DRT Elbasan me objekt “Kundërshtim të njoftimeve tatimore”.


Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës me vendimin nr.(82-2015-843) 69 datë 26.10.2015 ka vendosur:

“Pranimin e kërkesës. Rivendosjen në afat të së drejtës së paditësit për ankimimin e vendimit nr.1029 datë 18.07.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës”.

Në këto kushte, pala paditëse brenda afatit ligjor, ka ushtruar ankim të veçantë në Gjykatën e Lartë kundër vendimit nr.1029 datë 18.07.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:


  • Arsyetimi i Gjykatës bie ndesh me provat e paraqitura nga pala paditëse. Nga provat që ndodhen në fashikullin e gjykimit rezulton e provuar që pala paditëse ka ankimuar në Drejtorinë e Apelit Tatimor. Paditësi Enver Balla i ka ankimuar këto akte administrative, në referim të nenit 106 të Ligjit nr.9920 datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”

  • Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë DPT, duhet të kishte vepruar në zbatim të nenit Neni 108 të Ligjit. Është provuar që Drejtoria e Apelimit Tatimor nuk ka zbatuar asnjë nga detyrime të ligjit por ka refuzuar të shqyrtojë apelin e paditësit Enver Balla.

  • Arsyetimi i Gjykatës se paditësi, bashkë me ankesën duhet të paguajë shumën e plotë të detyrimit tatimor ose të vendosë garanci bankare për shumën e plotë të detyrimit tatimor është i pabazuar në ligj e në prova. Gjykojmë që rastin objekt gjykimi, nuk jemi në kushtet e parashikuara nga neni 107 i Ligjit nr.9920, datë 19.5.2008.

  • Pala e paditur nuk ka ndarë dhe specifikuar se cilat janë gjobat, interesat dhe detyrimet tatimore.

  • Gjykata kishte detyrimin ligjor të gjykonte çështjen, të jepte drejtësi, qoftë edhe duke penalizuar paditësin Enver Balla, nëse ai kishte shkelje të ligjit.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Arjana Fullani, si dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Nga shqyrtimi i akteve në dosjen gjyqësore rezulton se pala paditëse Enver Balla, është regjistruar si person fizik me objekt të veprimtarisë së tij në fushën e noterisë, në qytetin e Librazhdit.

2. Nga kontrolli i ushtruar nga inspektorët e palës së paditur, Drejtoria Rajonale Tatimore Elbasan, është mbajtur Raport Kontrolli i datës 14.02.2013, në bazë të cilit është lëshuar njoftim vlerësimi për detyrimet tatimore me nr.29/6/K prot., datë 22.02.2013 ndaj palës paditëse, duke i bërë të ditur se duhet të paguajë, një detyrim bashkë me gjoba i cili në total arrin vlerën 434.225 lekë.

3. Gjithashtu në bazë të të dhënave të ndodhura në Drejtorinë Rajonale Tatimore Elbasan është lëshuar njoftim vlerësimi për detyrimet tatimore me nr.2506 prot., datë 11.03.2013 ndaj palës paditëse, duke i bërë të ditur se duhet të paguajë, një detyrim bashkë me gjoba i cili në total arrin vlerën 19.728 lekë

4. Ndaj njoftim vlerësimeve tatimore nr.29/6/K prot., datë 22.02.2013 dhe nr.2506 prot., datë 11.03.2013 , pala paditëse personi fizik Enver Balla, ka ushtruar ankim pranë Drejtorisë së Apelimit Tatimor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

5. Drejtoria e Apelimit Tatimor me vendimin nr.6567/1 datë 22.05.2013 ka vendosur: Refuzimin e ankimit për shkak se e konsideron ankimin të papranueshëm” me argumentimin se nuk janë përmbushur kërkesat dhe procedurat e përcaktuara në nenin 107 të ligjit nr.9920/2008 në lidhje me parapagimin e detyrimit tatimor”.

6. Në këto rrethana pala paditëse Enver Balla i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan me padinë objekt gjykimi.

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.2638 datë 30.12.2013 ka vendosur: “Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për shqyrtimin e çështjes me nr.2640 akti. Dërgimin e akteve për kompetencë gjykimi, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës”

8. Gjatë shqyrtimit gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, në fazën e kërkesave paraprake nga pala e paditur, u kërkua nxjerrja e çështjes, jashtë juridiksionit gjyqësor, duke pretenduar se kjo çështje nuk mund t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor , në kushtet kur akti administrativ objekt i këtij gjykimi, njoftim vlerësimi për detyrimet, nuk është marrë më parë në shqyrtim nga organi administrativ epror siç është Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, pasi subjekti paditës i është drejtuar këtij të fundit pa plotësuar një detyrim ligjor që është ai i kryerjes së pagesës së detyrimit për efekt të shqyrtimit administrativ nga organi epror administrativ sipas urdhërimeve të parashikuara në nenet 106,107 e 108 të ligjit nr.9920 datë 19.05.2008, si dhe udhëzimit të Ministrit të Financave me nr.24 datë 02.09.2008, pikat 106 e 107.1 107.2 të tij.



9. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës me vendimin nr.1029 datë 18.07.2014 ka vendosur: “Të nxjerrë jashtë juridiksionit gjyqësor çështjen civile me palë paditëse Enver Balla e paditur DRT Elbasan me objekt “Kundërshtim të njoftimeve tatimore”.

9.1 Arsyetimi i gjykatës:Në nenin 16/1 të ligjit nr 49/2012 është përcaktuar : Padia ndaj veprimit administrativ mund të ngrihet vetëm pas shterimit të ankimit administrative. Nga interpretimi i kësaj dispozite rezulton se mosshterimi i ankimit administrativ, pengon gjykatën në shqyrtimin e themelit të çështjes lidhur me ligjshmërinë e aktit administrativ. Në çështjen në shqyrtim ka rezultuar se paditësi nuk e ka ezauruar ankimin administrativ pasi çështja e tij nuk është marrë në shqyrtim lidhur me themelin e saj nga organi më i lartë administrativ për shkak të mos plotësimit të kushteve të ankimit nga vetë paditësi. Tashme ekziston një praktike gjyqësore e unifikuar nga Gjykata e Lartë, si me vendimin nr 4/2011 të Kolegjeve të Bashkuara te Gj.L “Për unifikimin e praktikave gjyqësore”, ashtu edhe me qëndrimet unike të kolegjit civil të Gj. L. të cilët në interpretim të neneve 106 e 107 të ligjit nr 9920 “Për procedurat Tatimore” kanë arsyetuar se mosshqyrtimi i ankimit nga organi më i lartë administrativ në fushën e tatimeve, kur mosshqyrtimi ka ardhur për faj të ankuesit i cili nuk ka plotësuar kushtet e ankimit lidhur me afatet dhe vërtetimin e parapagimit të detyrimit nuk konsiderohet si shterim i ankimit administrativ dhe çështja e paraqitur para gjykatës në të tilla rrethana nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor”.

10. Rezulton se kundër këtij vendimi pala paditëse nuk ka ushtruar ankim brenda afatit ligjor. Në kushtet kur kjo palë ka humbur afatin ligjor të ankimit i është drejtuar me kërkesë për rivendosje në afat gjykatës.



11. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës me vendimin nr.(82-2015-843) 69 datë 26.10.2015 ka vendosur: “Pranimin e kërkesës. Rivendosjen në afat të së drejtës së paditësit për ankimimin e vendimit nr.1029 datë 18.07.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës”.

12. Kundër vendimit nr.1029 datë 18.07.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, brenda afatit ligjor, pala paditëse ka ushtruar ankim të veçantë në Gjykatën e Lartë, duke parashtruar shkaqet e pasqyruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM
13. Dispozitat e ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” në të cilat është parashikuar:

13.1. Neni 9 i ligjit 49/2012: 1. Gjykata në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë edhe kryesisht, kur konstaton se çështja nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor, merr vendim për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit dhe dërgimin e akteve organit kompetent.



2. Kundër vendimit të gjykatës mund të bëhet ankim i veçantë në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë. Kolegji vendos në dhomë këshillimi brenda 10 ditëve nga data e marrjes së akteve, nëse çështja përfshihet ose jo në juridiksionin gjyqësor. Gjykimi i filluar pezullohet derisa të jepet vendimi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për juridiksionin. Gjykata mund të marrë vetëm masa për sigurimin e padisë dhe të kryejë veprime procedurale që nuk presin.

3. Kur Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se çështja është brenda juridiksionit gjyqësor, prish vendimin dhe e dërgon çështjen për vazhdimin e gjykimit me të njëjtin trup gjykues në gjykatën që kishte vendosur nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit.

13.2 Neni 16 i ligjit nr.49/2012 Padia ndaj veprimit administrativ mund të ngrihet vetëm pas shterimit të ankimit administrativ;

14. Dispozitat e Kodit të Procedurës Administrative, në të cilat është parashikuar:

14. 1 Neni 137 i K.Pr.A 1. Çdo palë e interesuar ka të drejtë të ankohet kundër një akti administrativ ose kundër një refuzimi për nxjerrjen e aktit administrativ.

2. Organi administrativ, të cilit i drejtohet ankimi, shqyrton ligjshmërinë dhe rregullsinë e aktit të kontestuar.

3. Në parim, palët e interesuara mund t’i drejtohen gjykatës ne gjyq vetëm pasi të kenë ezauruar rekursin administrativ


15. Dispozitat e ligjit nr.9920 datë. 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në të cilat është parashikuar:

15.1. Neni 107 1. Tatimpaguesi, i cili kërkon të ankimojë, sipas pikës 1 të nenit 106 të këtij ligji, duhet që, bashkë me ankesën, të paguajë shumën e plotë të detyrimit tatimor, të përcaktuar në njoftimin e vlerësimit të administratës tatimore. 2. Shuma e pagueshme, sipas pikës 1 të këtij neni, përjashton gjithë gjobat e përfshira në vlerësimin tatimor të ankimuar. 3. Ankimi merret në shqyrtim vetëm kur tatimpaguesi ka paguar detyrimin tatimor, që është subjekt i ankimit. 4. Akti administrativ, i lëshuar nga administrata tatimore dhe për të cilin nuk është ankimuar në rrugë administrative, nuk mund të ankimohet në rrugë gjyqësore”.

15.2 Neni 108 1. Drejtoria e apelimit tatimor shqyrton ankimin tatimor dhe merr vendim në bazë të provave dhe të argumenteve të paraqitura nga tatimpaguesi dhe administrata tatimore.

2. Drejtoria e apelimit tatimor ka të drejtë të kërkojë dokumentacion shtesë nga tatimpaguesi ose administrata tatimore.

3. Drejtoria e apelimit, pas shqyrtimit të ankimit, vendos:

a) lënien në fuqi të aktit, objekt ankimi dhe rrëzimin e ankimit;

b) shfuqizimin/revokimin e aktit, objekt ankimi;

c) ndryshimin e aktit, objekt ankimi, duke e pranuar pjesërisht ankimin.

4. Tatimpaguesi ka të drejtë ta paraqesë personalisht çështjen para drejtorisë së apelimit tatimor ose të caktojë një person për ta përfaqësuar para kësaj drejtorie.

5. Barra e provës, për të vërtetuar se një vlerësim tatimor ose vendim është i pasaktë, bie mbi tatimpaguesin.

16. Udhëzim nr.24, Datë 2.9.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

17. Vendimin Unifikues nr.4 datë 30.05.2011 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë;


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
18. Se ankimi i veçantë i paraqitur nga pala paditëse personi fizik Enver Balla, nuk përmban shkaqe ligjore që të motivojnë cenimin e vendimit nr.1029 datë 18.07.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, me të cilin është konstatuar mungesa e juridiksionit gjyqësor për çështjen objekt gjykimi.

19. Kolegj Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se gjykata administrative e shkallës parë, pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve në lidhje me juridiksionin dhe pasi ka verifikuar pretendimet e palëve në lidhje me arsyet për të cilat Drejtoria e Apelimit Tatimor nuk ka marrë në shqyrtim ankimin për detyrimet tatimore, si dhe pasi ka shqyrtuar nëse për rastin konkret pala paditëse ka plotësuar ose jo kushtet ligjore për t’ju drejtuar gjykatës, ka konkluduar se pala paditëse nuk ka shteruar rrugën administrative të ankimit në lidhje me detyrimet dhe për rrjedhojë ka nxjerrë jashtë juridiksionit gjyqësor çështjen objekt gjykimi.

20. Ky Kolegj e gjen të mbështetur në ligj arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga gjykata e shkallës së parë përderisa pala paditëse ka ushtruar ankim administrativ ndaj njoftim- vlerësimit tatimor dhe organi kompetent ka refuzuar ankimin për shkak se e ka konsideruar të papranueshëm pasi nuk është bërë pagesa e plotë e detyrimit tatimor, me të drejtë gjykata ka pengesë ligjore ta marrë në shqyrtim padinë.

21. Për më tepër, Kolegji Administrativ çmon se pretendimet e parashtruara nga pala paditëse lidhur me shterimin e rrugës administrative të ankimit, nuk qëndrojnë. Pasi në shqyrtim të pretendimeve të ankimit dhe akteve procedurale të dosjes gjyqësore evidentohet se pala paditëse nuk ka parapaguar “shumën e plotë të detyrimit tatimor, të përcaktuar në njoftimin e vlerësimit”, konform kërkesave të nenit 107 të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008. Sipas kësaj dispozite tatimpaguesi duhet, që së bashku me ankesën, të paguajë shumën e plotë të detyrimit tatimor, të përcaktuar në njoftimin e vlerësimit të administratës tatimore dhe të vërtetojë me akt shkresor pagesën e detyrimit tatimor të kryer.

22. Mospërmbushja e kërkesave të ligjit nga tatimpaguesi ankues nuk detyron organin administrativ të shqyrtojë në themel ankimin administrativ. Në rrethana të tilla, kur tatimpaguesi nuk ka plotësuar kërkesat e dispozitave të ligjit “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” edhe gjykata ka pengese ligjore të shqyrtojë në themel padinë.

23. Në vijim të argumentimit të mësipërm si dhe në vlerësim të qëndrimit të njësuar të praktikës gjyqësore, Kolegji Administrativ rikonfirmon qëndrimin e mbajtur në vendimin unifikues nr.4 datë 30.05.2011 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë se ”Tatimi i papaguar dhe kamatëvonesat e krijuara janë pjesë dhe përbëjnë detyrimin tatimor, i cili duhet të paguhet, përpara fillimit të procedurave të ankimit administrativ. Mospagimi i tyre përpara paraqitjes se ankimit administrativ, kundër Njoftim-Vlerësimit, passjell mos-shqyrtimin e kërkesës ankimore”.

24. I pambështetur në ligj është pretendimi i parashtruar në ankim e veçantë nga pala paditëse, Enver Balla, se pala e paditur nuk ka zbatuar nenin 108 të ligjit nr.9920/2008 dhe se pala e paditur nuk ka përcaktuar masën e detyrimit të kamatëvonesave dhe të gjobave, pasi nuk ka bazë ligjore. Kolegji Administrativ, ndryshe nga se pretendohet, në interpretim të nenit 108 të ligjit nr.9920/2008, i ndryshuar, dhe të udhëzimit nr.24/2008 i ndryshuar, arsyeton se subjektit tatimor, konkretisht personi fizik Enver Balla, që kundërshton një detyrim tatimor, i pranohet ankimi për shqyrtim nga Drejtoria e Apelimit Tatimor vetëm nëse vërteton pagesën duke paraqitur një kopje të dokumentit të pagesës së tatimit. Nga ana tjetër, gjatë marrjes në shqyrtim të ankimit (pas pagimit të detyrimit tatimor) Drejtoria e Apelimit Tatimor ka të gjithë mundësitë ligjore të kërkojë dokumentacion shtesë nga tatimpaguesi ose administrata tatimore për të sqaruar mosmarrëveshjen dhe në përfundim të këtij hetimit administrativ, mund të vendosë shfuqizimin/revokimin e aktit, objekt ankimi.

25. Sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin e saj, se Gjykata e Lartë, si gjykatë ligji, gjatë shqyrtimit të çështjeve, nuk merr prova, por shqyrton dhe analizon çështjen në drejtim të kontrollit të ligjshmërisë dhe të bazueshmërisë së vendimeve të ankimuara. Një kontroll i tillë konsiston në analizën e plotë të fakteve dhe të rrethanave, të cilat janë pranuar më parë si të vërteta nga gjykata e faktit dhe e apelit, pa i ndryshuar ato (shih vendimin nr.7, datë 09.03.2009, të Gjykatës Kushtetuese).

26. Në këto rrethana, Kolegji Administrativ arrin në përfundimin se Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, me të drejtë ka vendosur të nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor, pasi pala paditëse nuk ka ezauruar rrugën administrative të ankimit në përputhje me kërkesat e ligjit nr.9920/2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, duke parapaguar detyrimin tatimor.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 9 të ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.1029 datë 18.07.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.


Tiranë, më 24.03.2016


Nr. 31003-00123-00-2016 Regj.Themeltar

Nr. 00-2016-1543 Vendimit


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   201   202   203   204   205   206   207   208   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish