Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet203/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   199   200   201   202   203   204   205   206   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 24.03.2016, çështjen administrative që i përket:


PADITËS: TRENDELINA SKENDI;

E PADITUR: BASHKIA SARANDË; ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHMESARANDË


OBJEKTI:

Detyrimin e palës së paditur Bashkia Sarandë, t’i njohë pronën

paditëses Trendelina Skendi, mbi një banesë me sipërfaqe 182.16 metër katror

dhe sipërfaqes së truallit në funksion të saj me një sipërfaqe 318.14 metër katror,

të cilat ndodhen në fshatin Qafe - Gjashtë të Rrethit Sarandë.

Detyrimin e të paditurës ZVRPP Sarandë të bëjë regjistrimin e kësaj pasurie.

Baza Ligjore: Nenet 31,32,154 i K.Pr.Civile,

nenet 169,192,193,196 i Kodit Civil.

Ligji nr.7843 date 13.07.1994.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr.23-2012-1800 (805) datë 19.06.2012, ka vendosur:

“Pranimin e pjesërisht të kërkesëpadisë Numër 21269-01001-23-2012 Regjistri Themeltar, datë 10.04.2012 Regjistrimi të paditëses Trendelina Skëndi. Detyrimin e palës së paditur Bashkia Sarandë të njohë pronësinë e paditëses Trendelina Skëndi mbi një shtëpi banimi një katëshe me sipërfaqe ndërtimore 182.16 m2 dhe truallin në funksion të saj me sipërfaqe 318.14 m2 e cila ndodhet në Fshatin Qafe - Gjashte (pranë nënstacionit të ri elektrik për Qytetin e Sarandës), me kufizime gjeografike: veriu- rrugë, , jugu - rrugë, lindja- pronë private dhe perëndimi pronë private, kjo sipas aktit të ekspertimit të datës 11.06.2012 të ekspertit inxhinier, Dhimosten Lako. Pushimin e gjykimit për kërkimin:“Detyrimin e të paditurës Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë për ta njohur pronare dhe regjistrimin e kësaj prone në regjistrin e pasurive të paluajtshme të saj“. Shpenzimet gjyqësore lihen në ngarkim të palës paditëse”.



Gjykata e Apelit gjirokastër me vendimin nr.278 (457) datë 17.06.2014, ka vendosur:

“Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Apelit Gjirokastër për çështjen civile me nr.323/21246-00147-20-2014 Akti dhe dërgimin e akteve Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë, si gjykatë kompetente”.


Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, bazuar në nenin 25 pika 1/ç, neni 13 pika 1 dhe 5 , të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i është drejtuar Gjykatës së Lartë duke ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën lëndore të shqyrtimit të çështjes, duke pasqyruar shkaqet e mëposhtme:

  • Në të kundërt sa ka vlerësuar Gjykata e Apelit Gjirokastër, Kolegji Administrativ i Apelit, çmon se nisur nga shkaku ligjor i padisë, dhe kërkimet objekt padie mosmarrëveshja ka për objekt shqyrtimin e një kërkimi civil, mbi pretendime për fitimin e pronës mbi ndërtimin dhe truallin funksional ku ndodhet me parashkrim fitues.

  • Ngritja e këtij kërkimi është analizuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë se gjen mbështetje ligjore duke çmuar se pronësia mbi objektin material të padisë është fituar me parashkrim fitues sipas pretendimit të paditëses.

  • Në analizë të shkakut dhe objektit të padisë, njohje pronësie me parashkrim fitues, Kolegji çmon se cështja nuk bën pjesë në kategoritë e mosmarrëveshjeve administrative, referuar nenit 7 të ligjit nr.49/2012.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani si dhe diskutoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Siç rezulton nga rrethanat e çështjes, pala paditëse Trendelina Skendi në vitin 1981 ka ardhur me banim në Bashkinë e Sarandës në Fshatin Qaf-Gjashtë.

2. Paditësja pretendon se familja e saj prej mbi 20 vjetësh jeton në këtë banesë të cilën e posedon qetësisht, por që nuk është pronare e saj pasi ajo nuk disponon dokumente pronësie. Kjo banese është ndërtuar prej paditëses Trendelina Skendi në tokë truall në pronësi të Bashkisë Sarandë.

3. Te gjitha shpenzimet për ndërtimin e kësaj banese janë bërë nga paditësja, por nuk disponojnë asnjë dokument të organeve të pushtetit vendor të asaj kohe në lidhje me këtë ndërtim.

4. Ndodhur në këto kushte pala paditëse Trendelina Skendi i është drejtuar gjykatës me padinë objekt gjykimi.

5. Gjatë seancës gjyqësore të datës 27.05.2012 pala paditëse ka kërkuar pakësimin e objektit të padisë duke hequr dorë nga kërkimi “detyrimi për regjistrim prone”, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata.



6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr.23-2012-1800 (805) datë 19.06.2012, ka vendosur: Pranimin e pjesërisht të kërkesëpadisë Numër 21269-01001-23-2012 Regjistri Themeltar, datë 10.04.2012 Regjistrimi të paditëses Trendelina Skëndi. Detyrimin e palës së paditur Bashkia Sarandë të njoh pronësinë paditëses Trendelina Skendi mbi një shtëpi banimi një katëshe me sipërfaqe ndërtimore 182.16 m2 dhe truallin në funksion të saj me sipërfaqe 318.14 m2 e cila ndodhet në Fshatin Qafe - Gjashte (pranë nënstacionit të ri elektrik për Qytetin e Sarandës), me kufizime gjeografike: veriu- rrugë, , jugu - rrugë, lindja- pronë private dhe perëndimi pronë private, kjo sipas aktit të ekspertimit të datës 11.06.2012 të ekspertit inxhinier, Dhimosten Lako. Pushimin e gjykimit për kërkimin:“Detyrimin e të paditurës Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë për ta njohur pronare dhe regjistrimin e kësaj prone në regjistrin e pasurive të paluajtshme të saj“. Shpenzimet gjyqësore lihen në ngarkim të palës paditëse”.

7. Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.278 (457) datë 17.06.2014, ka vendosur:Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Apelit Gjirokastër për çështjen civile me nr.323/21246-00147-20-2014 Akti dhe dërgimin e akteve Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë, si gjykatë kompetente”.

7.1 Arsyetimi i gjykatës: Gjykata e Apelit Gjirokastër konstaton se çështja objekt shqyrtimi nuk hyn në kompetencën lëndore të kësaj gjykate. Bazuar në dispozitat e ligjit 49/2012 dhe vendimet unifikuese administrative nr.3 datë 06.12.2013; nr.4 datë 10.12.2013; nr.2 datë 10.03.2014 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, për gjykimin e kësaj çështjeje paraqitet kompetente Gjykata e Apelit Administrativ Tiranë. Çështja në gjykim lidhet me një mosmarrëveshje administrative me padi te depozituar para datës 04.11.2013. Kjo pasi paditësja kërkon të detyrohen gjyqësisht organe të administratës publike të kryejnë një veprim të caktuar, ta njohin pronare dhe ta regjistrojnë si të tillë.

8. Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, bazuar në nenin 25 pika 1/ç, neni 13 pika 1 dhe 5 , të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i është drejtuar Gjykatës së Lartë duke ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën lëndore të shqyrtimit të çështjes, duke pasqyruar shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM
9. Dispozitat e Kushtetutës në të cilat është parashikuar:

9.1 Neni 42/2 i Kushtetutës: “Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetuese dhe ligjore ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj”.

9.2 Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile;

9.3 Dispozitat e ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” ;


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON SE:
10. Se vendimi nr.278 (457) datë 17.06.2014 i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit dhe për këtë shkak duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

11. Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

12. Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Apelit Gjirokastër. Gjykata nuk ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

13. Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditëses në këtë gjykim është : (i) Detyrimi i palës së paditur Bashkia Sarandë, të njoh pronën paditëses Trendelina Skendi, mbi një banesë me sipërfaqe 182.16 metër katror dhe sipërfaqes së truallit në funksion të saj me një sipërfaqe 318.14 metër katror, të cilat ndodhen në fshatin Qafe - Gjashtë të Rrethit Sarandë, bazuar në nenet 169 e vijues të Kodit Civil dhe nenet 32 e vijues të Kodit të Procedurës Civile, ndërsa përsa i përket kërkimit (ii) Detyrimin e ZVRPP Sarandë të bëjë regjistrimin e kësaj pasurie, është hequr dorë gjatë gjykimit në shkallë të parë nga pala paditëse dhe për këtë shkak është pushuar gjykimi për këtë kërkim.

14. Kolegji çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimeve të padisë, ndodhemi përpara një gjykimi që përbën mosmarrëveshje e cila rregullohet nga dispozitat e Kodit Civil, siç është fitimi i pronësisë me parashkrim. Kërkimi kryesor i palës paditëse Trendelina Skendi lidhet me të drejtat reale (detyrim njohje pronar) mbi një pronë të caktuar. Nëpërmjet këtij kërkimi paditësja, me padinë që i ka paraqitur gjykatës për shqyrtim, në bazë të nenit 169 të Kodit Civil, kërkon të realizojë në rrugë gjyqësore mbrojtjen e të drejtës së pronësisë. Ky kërkim përbën thelbin e padisë në gjykim, që në kuptim të ligjit, është mosmarrëveshje civile dhe duhet shqyrtuar nga gjykata që ka në kompetencë gjykimin e mosmarrëveshjes civile.

15. Sa më sipër në analizë të kërkimeve të padisë të paraqitur nga pala paditëse Trendelina Skendi dhe shkakut ligjor ku mbështetet padia, rezulton se jemi përpara një konflikti gjyqësor, ku marrëdhënia juridike për shkak të së cilës ka lindur ky konflikt ka në themel mosmarrëveshje që kanë të bëjnë me të drejta reale mbi sende të paluajtshme, e për pasojë kompetenca lëndore për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshje i përket gjykatës civile.

16. Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi nr.278 (457) datë 17.06.2014 i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”
V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.278 (457) datë 17.06.2014 i Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.


Tiranë, më 24.03.2016

Nr. 31003-00266-00-2016 i Regj. Themeltar



Nr. 00-2016-1485 i Vendimit

Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   199   200   201   202   203   204   205   206   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish