Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet211/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   207   208   209   210   211   212   213   214   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga :


Ardian Nuni Kryesues

Aleksandër Muskaj Anëtar

Tom Ndreca Anëtar
në dhomën e këshillimit datë 18.03.2016 mori në shqyrtim çështjen civile me nr.02570/15, që u përket palëve:
PADITËS: SEJAR BERBERI

PADITUR: AGJENCIA E KTHIMIT E KOMPENSIMIT TË PRONAVE TIRANË

OBJEKTI:

Konstatimin e pavlefshmërisë të Vendimit

nr.171, datë 02.03.2011 të dhënë nga AKKP.

Kthimin fizik të sipërfaqes prej 352 m2,

e ndodhur në Zonën Kadastrale 8591,

me nr.Pasurie 3/304, Vol.25, Fq.83, Shkodër.

Baza Ligjore: Nenet 31, 32, 43, 106,

153, 154, 119, 120 dhe 324 -332 te K.Pr.Civile;

Neni 115, 116, 117 K.Pr.Administrative;

Neni 6/1, si dhe Neni 18,

Neni 22 i Ligjit nr.9235, date 29.07.2004, i ndryshuar.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.3838, datë 25.11.2014 ka vendosur:

“Moskompetencën e gjykimit të çështjes nga Gjykata e Apelit Tiranë dhe dërgimin për kompetence gjykimi të kësaj çështje në Gjykatën e Apelit Shkodër.”.


Gjykata e Apelit Shkodër ka vendosur parashtrimin e qëndrimit se Gjykata e Apelit Shkodër nuk është kompetente për shqyrtimin e kësaj çështje dhe t’i kërkojë Gjykatës së Lartë të vendosë rregullimin e kompetencës së gjykimit të kësaj çështje.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin përkatës dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N



I. RRETHANAT E ÇËSHTJES.

  1. Paditësi Sejdar Berberi i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me kërkesë padinë me objekt, Anullimin e Vendimit nr.171, datë 02.03.2011 të AKKP-së si të pambështetur në ligj.

  2. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.12766, datë 20.13.2013 ka vendosur : “ Rrëzimin e padisë...”.

  3. Mbi bazën e ankimit të palës paditëse ka filluar shqyrtimi i çështjes në Gjykatën e Apelit.

  4. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.3838, datë 25.11.2014 ka vendosur: “Moskompetencën e gjykimit të çështjes nga Gjykata e Apelit Tiranë dhe dërgimin për kompetence gjykimi të kësaj çështje në Gjykatën e Apelit Shkodër.”.

  5. Gjykata e Apelit Tiranë ka arsyetuar se, prona objekt kërkimi nga paditësi është në qytetin e Shkodrës, ku ka kompetencën tokësore të shqyrtimit të këtyre çështjeve Gjykata e Apelit Shkodër.

  6. Fakti që kjo çështje është gjykuar në shkallë të pare nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, nuk e pengon Gjykatën e Apelit Shkodër të gjykojë në shkallë të dytë këtë çështje.


II. PROCEDURA


  1. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.3838, datë 25.11.2014 ka vendosur: “Moskompetencën e gjykimit të çështjes nga Gjykata e Apelit Tiranë dhe dërgimin për kompetence gjykimi të kësaj çështje në Gjykatën e Apelit Shkodër.”.

  2. Gjykata e Apelit Shkodër më datë 17.12.2015 ka vendosur parashtrimin e qëndrimit se Gjykata e Apelit Shkodër nuk është kompetente për shqyrtimin e kësaj çështje dhe t’i kërkojë Gjykatës së Lartë të vendosë rregullimin e kompetencës së gjykimit të kësaj çështje.

Në shkaqet e parashtruara prej saj veçohen:

  • Në dekretin e Presidentit të Republikës nr.6217, datë 07.07.2009 “Për caktimin e kompetencave tokësore dhe të qendrës së ushtrimit të veprimtarisë së gjykatave të apelit” thuhet: Neni 1, në territorin e Republikës së Shqipërisë, gjykatat e apelit organizohen në 6 zona, me kompetencë tokësore dhe qendra të ushtrimit të veprimtarisë së tyre, si më poshtë: 3. Gjykata e Apelit Shkodër, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Lezhë, Kukës, Pukë, Shkodër dhe Tropojë dhe qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Shkodër”.

  • Gjykata e Apelit Shkodër nuk ka kompetencë të gjykojë çështje që janë gjykuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.


III. VLERËSIMI I KOLEGJIT CIVIL TË GJYKATËS SË LARTË


  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.3838, datë 25.11.2014 i Gjykatës së Apelit Tiranë që ka shpallur moskompetencën tokësore për shqyrtimin e çështjes civile duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës së Apelit Shkodër, është rrjedhojë e moskuptimit dhe moszbatimit të drejtë të normave procedurale civile dhe për këtë shkak duhet të prishet.

  2. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe në interpretim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile të zbatueshme për rastin konkret, nuk e gjen të bazuar në ligj arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Apelit Tiranë në lidhje me kompetencën tokësore të shqyrtimit të çështjes objekt gjykimi.

  3. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e vlerëson të bazuar në ligj arsyetimin e Gjykatës së Apelit Shkodër, se kjo gjykatë nuk ka kompetencë tokësore të gjykojë çështje që janë gjykuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

  4. Kolegji Vlerëson të theksojë se çështja është paraqitur pranë Gjykatës së Apelit Tiranë mbi bazën e ankimit të paraqitur nga pala paditëse, kundër vendimit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë.

  5. Arsyetimi i gjykatës së apelit se prona objekt kërkimi nga paditësi është në qytetin e Shkodrës, ku ka kompetencën tokësore të shqyrtimit të këtyre çështjeve Gjykata e Apelit Shkodër, është një arsyetim i pambështetur në ligj.

  6. Ky arsyetim do të kishte kuptim vetëm në rast se çështja do të ishte duke u shqyrtuar në gjykatën e shkallës së parë, dhe jo në apel mbi bazën e ankimit të palëve.

  7. Kompetenca funksionale për shqyrtimin e ankimeve të dhëna nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i përket Gjykatës së Apelit Tiranë. Gjykata e Apelit Shkodër ka kompetencë për të shqyrtuar ankimet vetëm ndaj vendimeve të dhëna nga gjykatat e rretheve gjyqësore Lezhë, Kukës, Pukë, Shkodër dhe Tropojë.

  8. Në dekretin e Presidentit të Republikës nr.6217, datë 07.07.2009 “Për caktimin e kompetencave tokësore dhe të qendrës së ushtrimit të veprimtarisë së gjykatave të apelit” thuhet: Neni 1, në territorin e Republikës së Shqipërisë, gjykatat e apelit organizohen në 6 zona, me kompetencë tokësore dhe qendra të ushtrimit të veprimtarisë së tyre, si më poshtë: 3. Gjykata e Apelit Shkodër, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Lezhë, Kukës, Pukë, Shkodër dhe Tropojë dhe qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Shkodër”.

  9. Për sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.3838, datë 25.11.2014 i Gjykatës së Apelit Tiranë, duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 64 të Kodit të Procedurës Civile.

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.3838, datë 25.11.2014 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimi.


Tiranë, më 18.03.2016

Nr. 90200-00387-00-2016 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-1778 i Vendimit


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   207   208   209   210   211   212   213   214   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish