Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet215/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   209   210   211   212   213   214   215   216   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:


Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Evelina Qirjako Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Medi Bici Anëtar
me datë 24.03.2016 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit çështjen administrative që u përket palëve ndërgjyqëse të mëposhtme:
PADITËS: BLEDI HOXHA

I PADITUR: DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TATIMEVE TIRANË

DREJTORIA RAJONALE TATIMORE DURRËS
OBJEKTI:

Kërkohet pavlefshmëri të aktit administrativ të lëshuar

nga Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës,

Njoftim Vlerësim për Detyrimet Tatimore,

penalitet gjobe 50.000 (pesëdhjetëmijë) lekë

lëshuar me shkresën nr.16666/19 prot, datë 17.07.2012

për subjektin fizik Agjenci Turistike dhe Biletari “HERDI” Durrës,

si dhe shkresa nr.21471/3 prot, datë 21.09.2015

e Drejtorisë së Apelimit Tatimor (DPT) Tiranë lëshuar për këtë subjekt.

Baza Ligjore: Nenet 31, 32, 42 të K.Pr.Civile,

nenet 419, 420, 460 të Kodit Civil,

nenet 32, 34, 37 të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008

“Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Gjykata e Administrative e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin nr.7, datë 03.02.2016 ka vendosur:

Mospranimin e kërkesës për nxjerrjen jashtë juridiksionit të çështjes administrative me nr.1329/180 regjistri, datë 24.11.2015 regjistrimi.


Kundër vendimit të sipërcituar, ka paraqitur ankim të veçantë pala e paditur, Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës, e cila kërkon:

Prishjen e vendimit nr.7, datë 03.02.2016 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.


Pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës në ankimin e veçantë parashtron këto shkaqe:

  • Me datë 04.03.2013 paditësi informohet se ka penalitet për mos dhënie informacioni në shumën 504.000 lekë, krejt rastësisht për një shërbim të kërkuar në ambientet e DRT Durrës. Pasi u njoh me këtë penalitet po në këtë datë i është drejtuar DAT Tiranë me kërkesë ankimore. DAT Tiranë nuk i ka kthyer përgjigje paditësit, duke kaluar afatin 3 mujor të përcaktuar në ligj. Neni 109 pika 2 thotë: Tatimpaguesi mund ta kundërshtojë vendimin e drejtorisë së apelimit tatimor në gjykatë, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e marrjes dijeni për këtë vendim. Nëse drejtoria e apelimit tatimor nuk shprehet brenda 90 ditëve nga data e marrjes së ankimit, tatimpaguesi mund të ankohet drejtpërdrejt në gjykatë.

  • Neni 107/4 i ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në R.SH” i ndryshuar parashikon se: Akti administrativ, i lëshuar nga administrata tatimore dhe për të cilin nuk është ankimuar në rrugë administrative, nuk mund të ankimohet në rrugë gjyqësore.

  • Në nenin 16/1 të ligjit nr.49/2012 është parashikuar qartë: Padia ndaj veprimit administrativ mund të ngrihet vetëm pas shterimit të ankimit administrativ. Nga interpretimi i kësaj dispozite rezulton se mos shterimi i ankimit administrativ, pengon gjykatën në shqyrtimin e themelit të çështjes lidhur me ligjshmërinë e aktit administrativ.

  • Po kështu në nenin 9/1 të ligjit nr.49/2012 është parashikuar se: Gjykata në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë dhe kryesisht, kur konstaton se çështja nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor merr vendim për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit dhe dërgimin e akteve organit kompetent. Në interpretim të kësaj dispozite rezulton se ligji për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative por edhe K.Pr.Civile në nenet 36, 59 si dhe K.Pr.Administrative në nenet 137, 138 kanë parashikuar si element të rëndësishëm të një gjykimi brenda standardeve të procesit të rregullt ligjor verifikimin e juridiksionit gjyqësor, qoftë dhe kryesisht nga vetë gjykata.

  • Paditësi ka patur tërë kohën e nevojshme për ta goditur aktin administrativ nr.16666/19, datë 17.07.2012 të DRT Durrës.

  • Rezulton se pala paditëse ndodhet në kushtet kur ankimi nuk i është drejtuar organit më të lartë administrativ dhe për këtë shkak organi më i lartë administrativ, nuk e ka shqyrtuar çështjen në themel me të cilën të kishte mundësi të shprehej me vendim.

  • Në këto kushte, referuar vendimeve nr.03, datë 10.01.2008 dhe nr.04, datë 30.05.2011 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, citoj: ... nëse gjykatës i rezulton se ankimi administrativ është paraqitur jashtë afatit dhe/ose mungojnë dokumentet shoqëruese, sipas nenit 55 të ligjit dhe është shkaku i mos shqyrtimit në themel të ankimit nga organi administrativ, gjykata vendos konform neneve 36 e 59 të Kodit të Procedurës Civile, nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor...

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi në tërësi çështjen në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 04.03.2016 është regjistruar çështja administrative nr.31003-00304-00-2016 regj. them, që u përket palëve ndërgjyqëse: paditës Bledi Hoxha dhe të paditur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Tiranë e Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës, me objekt: Kërkohet pavlefshmëri të aktit administrativ të lëshuar nga Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës, Njoftim Vlerësim për Detyrimin Tatimor, penalitet gjobë 50.000 (pesëdhjetëmijë) lekë lëshuar me shkresën nr.16666/19 prot, datë 17.07.2012 për subjektin fizik Agjenci Turistike dhe Biletari “HERDI” Durrës, si dhe shkresa nr.21471/3 prot, datë 21.09.2015 e Drejtorisë të Apelimit Tatimor (DPT) Tiranë lëshuar për këtë subjekt.

2. Vendimi nr.7, datë 03.02.2016 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës është rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit, prandaj si i tillë ai duhet të lihet në fuqi nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë.


I. Rrethanat e çështjes:
3. Pala paditëse është regjistruar në QKR si person fizik me NIPT K71523501 D me seli në Durrës me objekt të veprimtarisë tregëtare: ...agjenci turistike... biletari...etj...Nga pala e paditur është lëshuar akti administrativ Njoftim Vlerësim për Detyrim Tatimor me shkresën nr.16666/19 prot, datë 17.07.2012 me anë të te cilit paditësit i vihet penalitet gjobë 50.000 (pesëdhjetëmijë) lekë për... mosdhënie informacioni... në bazë të nenit 126 të ligjit nr.9920/2008 “Për procedurat tatimore”.

4. Pala paditëse pretendon se nuk është vënë në dijeni për këtë akt deri në vitin 2013 kur në datë 04.03.2013 është vënë në dijeni për këtë gjobë rastësisht në zyrat e të paditurit. Ajo ka bërë kërkesë ankimore në Drejtorinë e Apelimit Tatimor, në DPT Tiranë në datë 04.03.2013, por nuk ka marrë përgjigje në lidhje me këtë ankim. Pasi nuk mori përgjigje paditësi i është drejtuar përsëri DAT Tiranë me shkresën e datës 01.09.2015.

5. Në përgjigje të ankimit të dytë, me shkresën nr.21471/1 prot, datë 01.09.2015 të Drejtorisë të Apelimit Tatimor (DPT) Tiranë kërkohet plotësim dokumentacioni nga paditësi në lidhje me ankimin e tij. Në datë 09.09.2015 paditësi ka dorëzuar dokumentacionin e kërkuar në DAT Tiranë. Me shkresën nr.21471/3 prot, datë 21.09.2015 të Drejtorisë të Apelimit Tatimor pranë DPT Tiranë është vendosur: Refuzimi i ankimit pasi nuk është respektuar afati ankimor për apelim...Në këto rrethana pala paditëse i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës të Parë Durrës, me kërkesëpadinë objekt gjykimi.
II.Vendimi dhe arsyetimi i gjykatës së shkallës parë:
6. Gjykata e Administrative e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin nr.7, datë 03.02.2016 ka vendosur:

Mospranimin e kërkesës për nxjerrjen jashtë juridiksionit të çështjes administrative me nr.1329/180 regjistri, datë 24.11.2015 regjistrimi.



7. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës ndër të tjera arsyeton:

.....Pala paditur, Dega e Tatimeve Durrës në seancën e datës 03.02.2015 paraqiti kërkesë nëpërmjet përfaqësuesit të saj dhe pretendoi se çështja duhet të nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor pasi: Paditësi nuk ka konsumuar rrugën administrative të ankimit që është kusht i parashikuar nga neni 16 i ligjit nr.49/2012 dhe ligji nr.9920 për procedurat tatimore, neni 107, pasi ka humbur afatet e ankimit.

Paditësi duhet të ndjekë rrugën administrative të ankimit sipas afateve dhe përcaktimeve të ligjit dhe me pas ka të drejtë të ushtrojë ankimin gjyqësor.

Pala paditëse nëpërmjet përfaqësuesit dhe kërkesëpadisë pretendoi: Unë kërkoj pavlefshmërinë e aktit administrativ. Ankimin e kam paraqitur në afat.

Sa më sipër gjykata çmon se çështja bën pjesë në juridiksionin gjyqësor, pasi rezulton se paditësi e ka përcaktuar qartë objektin dhe shkakun ligjor të padisë të tij dhe nuk vërtetohet që atakimi administrative është paraqitur tej afateve të përcaktuara në ligjin nr.9920/2008 “Për procedurat tatimore”. Pretendimet e të paditurit kanë të bëjnë me tepër me afatet e paraqitjes të kërkesëpadisë në gjykatë, parashikuar në nenin 18 të ligjit nr.49/2012 dhe jo me afatet e ankimit administrativ të parashikuara në ligjin e posaçëm dhe nenin 16 të ligjit nr.49/2012. Sa më sipër gjykata çmon se çështja bën pjesë në juridiksionin gjyqësor, pasi rezulton qartë se paditësi e ka përcaktuar qartë objektin dhe shkakun ligjor të padisë të tij dhe nuk vërtetohet që ankimi administrative është paraqitur tej afateve të përcaktuara në ligjin nr.9920/2008 “Për procedurat tatimore”. I padituri nuk paraqet asnjë akt njoftimi që të vërtetojë se ka njoftuar paditësit aktin Njoftim Vlerësim për Detyrim Tatimor nr.16666/19 prot, datë 17.07.2012. Për këtë arsye gjykata merr si të mirëqenë pretendimin e paditësit se është njoftuar me këtë akt në datë 04.03.2013 dhe brenda afatit ligjor të parashikuar nga neni 106 i ligjit 9920 ka bërë ankimin në rruge administrative në DAT Tiranë.

Fakti që ankimi është nisur brenda afatit ligjor vërtetohet nga paditësi nëpërmjet akteve të shërbimit postar. Fakti që DAT Tiranë nuk i ka kthyer përgjigje paditësit nuk mund të interpretohet në disfavor të paditësit, duke pretenduar se paditësi ka humbur afatet për ankimin administrativ. Ky pretendim mund të ngrihet në një fazë tjetër në lidhje me afatet paraqitjes të kërkesëpadisë në gjykatë, por jo me afatet e paraqitjes të ankimit administrativ.

Sa më sipër gjykata çmon se kjo çështje në këtë fazë të saj është brenda juridiksionit të gjykatës.....
III. Ligji i zbatueshëm:
8. Në nenin 115 të Kodit të Procedurave Administrative është parashikuar se:

Pavlefshmëria e akteve administrative, në kuptimin e këtij Kodi, paraqitet në format e mëposhtme:

a) akte administrative absolutisht të pavlefshme (akte të nxjerra në kundërshtim flagrant me ligjin);

b) akte administrative relativisht të pavlefshme (akte të nxjerra në kundërshtim me ligjin);
9. Në nenin 137 të K.Pr.Administrative është parashikuar se:

Çdo palë e interesuar ka të drejtë të ankohet kundër një akti administrativ ose kundër refuzimit për nxjerrjen e një akti administrativ.

Organi administrativ, të cilit i drejtohet ankimi, shqyrton ligjshmërinë dhe rregullsinë e aktit të kontestuar.

Në parim palët e interesuara mund ti drejtohen gjykatës vetëm, pasi të kenë ezauruar rekursin administrativ.
10. Në nenin 107 të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” është parashikuar se:

Tatimpaguesi, i cili kërkon të ankimojë, sipas pikës 1 të nenit 106 të këtij ligji, duhet që, bashkë me ankesën, të paguajë shumën e plotë të detyrimit tatimor, të përcaktuar në njoftimin e vlerësimit të administratës tatimore.

Shuma e pagueshme, sipas pikës 1 të këtij neni, përjashton gjithë gjobat e përfshira në vlerësimin tatimor të ankimuar.

Ankimi merret në shqyrtim vetëm kur tatimpaguesi ka paguar detyrimin tatimor, që është subjekt i ankimit……….
11. Në pikën 107 të Udhëzimit nr.24, datë 02.09.2008 të Ministrit të Financave është parashikuar se:

Kur një detyrim tatimor është objekt ankimi, ankimi pranohet vetëm në qoftë se ankimuesi, në përputhje me nenin 107/1 të ligjit:

  1. Paguan shumën e plotë të detyrimit tatimor objekt ankimi të përcaktuar në aktin administrativ që do të ankimohet, dhe

  2. Vërteton pagesën duke paraqitur një kopje të dokumentit të pagesës së tatimit. Si vërtetimi i pagesës ashtu edhe pagesa janë kërkesa të detyrueshme.

Shuma e detyrimit për t’u paguar përfshin vetëm shumën e tatimit dhe interesin nëse ka, në aktin administrativ që ankimohet, që është i pagueshëm në momentin e ankimimit, duke përjashtuar gjobat e përfshira në aktin administrativ objekt ankimimi……..
12. Në vendimin nr.03, datë 10.01.2008 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ndër të tjera thuhet:

Gjykata e nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor vetëm kur paditësi, për faj të tij, nuk e ka paraqitur ankimin administrativ në afat ose nuk ka kompletuar dokumentet shoqëruese sipas ligjit (megjithëse organi administrativ e ka vënë në dijeni për të metat e ankimimit).
13. Në vendimin unifikues nr.04, datë 30.05.2011 të Kolegjeve të Bashkuara, ndër të tjera thuhet:

Dallohet qartësia në ligj që, për t’u marrë në shqyrtim ankimi, detyrimisht duhet që të parapaguhen, sipas aktit administrativ Njoftim-Vlerësimit, detyrimi tatimor, i cili duhet të ketë të përfshirë tatimin dhe kamatëvonesat.

Tatimi i papaguar dhe kamatëvonesat e krijuara janë pjesë dhe përbëjnë detyrimin tatimor, i cili duhet të paguhet, përpara fillimit të procedurave të ankimit administrativ. Mospagimi i tyre përpara paraqitjes se ankimit administrativ, kundër Njoftim-Vlerësimit, passjell mos-shqyrtimin e kërkesës ankimore.
14. Në vendimin unifikues nr.09, datë 09.03.2006 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, është arritur në konkluzionin se:

1. Tregimi i fakteve dhe rrethanave mbi të cilat mbështetet padia, sipas përcaktimit të bërë në nenin 154 të K.Pr.Civile., i shërben gjykatës për “të bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, në kuptim të nenit 16/1 të K.Pr.Civile, si dhe për përcaktimin e gjendjes se faktit që i kundërvihet të drejtës subjektive të paditësit, që është pjesë përbërëse e shkakut të padisë, në kuptim të nenit 185 të K.Pr.Civile.

2. Tregimi i së drejtës mbi të cilën mbështetet kërkesëpadia, në kuptim të nenit 154 të K.Pr.Civile, i korrespondon të drejtës subjektive të paditësit si pjesë përbërëse e shkakut të padisë në kuptim të nenit 185 të K.Pr.Civile, si dhe të përcaktimit “të bazës juridike të padisë” në kuptim të nenit 16/2 të K.Pr.Civile.

3. Përcaktimi i “kërkimit të paditësit” në kërkesë padi në kuptimin të nenit 154 të K.Pr.Civile, i korrespondon asaj çfarë kërkohet të fitohet si pasojë e zbatimit të ligjit, në kuptim të përcaktimit të objektit të padisë, parashikuar në nenin 185 të K.Pr.Civile.
IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:
15. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se shkaqet që ngrihen në ankimin e veçantë nga pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës, nuk janë të bazuara në ligj, prandaj vendimi i dhënë nga gjykata administrative e shkallës së parë nuk është i cënueshëm.

16. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin nr.03, datë 12.02.2008 kanë njehsuar praktikën gjyqësore, duke analizuar të drejtën për t`iu drejtuar gjykatës, në kushtet kur ligji e ka lidhur këtë të drejtë me përmbushjen e një sërë detyrimesh, siç është në rastin konkret, ezaurimi i rrugës administrative.

17. Nga ana e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë është theksuar se së pari, nuk mjafton paraqitja e një ankimi formal në organin administrativ në mënyrë që të konsiderohet e ezauruar rruga administrative. Përkundrazi, ankimi duhet paraqitur brenda afateve të përcaktuara ligjore, e po kështu i shoqëruar me dokumentet e nevojshme që e lejon organin administrativ të verifikojë ankimin, përfshirë këtu edhe parapagimin e detyrimit tatimor. Së dyti, nëse kushtet e mësipërme nuk përmbusheshin nga ana e ankuesit, Kolegjet e Bashkuara e kanë konsideruar ankimin e paraqitur thjeshtë formal, pa pasur qëllim ezaurimin e rrugës administrative. Së treti, sipas interpretimit njehsues të Kolegjeve të Bashkuara, në kushtet e një ankimi formal, organi administrativ nuk është i detyruar të marrë në shqyrtim ankimin për tu shprehur lidhur me themelin e tij. Së fundi, gjykata nëse konstaton ekzistencën e një ankimi të tillë (formal) nuk e merr në shqyrtim atë, por e nxjerr çështjen jashtë juridiksionit, me arsyetimin e mos ezaurimit të ankimit administrativ.

18. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vëren se në rastin konkret objekt gjykimi nga ana e paditësit është kundërshtuar njoftimi për detyrimet, (gjobën 50.000 lekë) pranë palës së paditur në momentin që ka marrë dijeni për këtë gjobë. Në kushtet kur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk e ka marrë në shqyrtim ankimin ndaj njoftim vlerësimit për gjobën, duke mos e konsideruar në afat ankimin e paditësit. Llogaritja e afatit të ankimit duhej të fillonte nga momenti që paditësi ishte vënë në dijeni për gjobën dhe jo nga momenti kur ai është marrë vendimi administrativ i njoftim vlerësimit, i cili duhet ti ishte njoftuar paditësit sipas përcaktimeve të nenit 109/1 të ligjit nr.9920/2008, i ndryshuar i cili parashikon se: Vendimi i drejtorisë së apelimit tatimor futet në dosjen e tatimpaguesit dhe nga një kopje i dërgohet, me postë rekomande, tatimpaguesit dhe organit të administratës tatimore, që ka bërë vlerësimin tatimor ose ka marrë vendimin, që është objekt i ankimit.

19. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se ,arsyetimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës se: ..... Pretendimet e të paditurit kanë të bëjnë më tepër me afatet e paraqitjes të kërkesëpadisë në gjykatë, parashikuar në nenin 18 të ligjit nr.49/2012 dhe jo me afatet e ankimit administrativ të parashikuara në ligjin e posaçëm dhe nenin 16 të ligjit nr.49/2012. Pala e paditur nuk paraqet asnjë dokument që të vërtetojë se i ka njoftuar paditësit aktin Njoftim Vlerësim për Detyrim Tatimor nr.16666/19 prot, datë 17.07.2012. Për këtë arsye gjykata merr si të mirëqenë pretendimin e paditësit se është njoftuar me këtë akt në datë 04.03.2013 dhe brenda afatit ligjor të parashikuar nga neni 106 i ligjit 9920 ai ka bërë ankimin në rrugë administrative në DAT Tiranë. Fakti që ankimi është nisur brenda afatit ligjor vërtetohet nga paditësi nëpërmjet akteve të shërbimit postar......është i mbështetur në ligj, pasi në dosjen gjyqësore nuk ndodhet asnjë dokument që të tregojë se pala e paditur e ka përmbushur detyrimin që parashikon ligji për njoftimin e aktit që përmban detyrime tatimore subjektit tatimor.

20. Duke arsyetuar si më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se ankimi i paraqitur nga pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës nuk është i bazuar në ligj dhe për rrjedhojë ai nuk duhet të pranohet, prandaj vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës Parë Durrës duhet të lihet në fuqi.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 9/3 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”;


V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.7, datë 03.02.2016 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.


Tiranë, më 24.03.2016

Nr. 31001-00267-00-2016 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-2290 i Vendimit

Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   209   210   211   212   213   214   215   216   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish