Nr I vendimit Data palët faqe


Nr. 11243-02097-00-2013 i Regj. Themeltar



Download 4,68 Mb.
bet117/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   113   114   115   116   117   118   119   120   ...   157

Nr. 11243-02097-00-2013 i Regj. Themeltar


Nr. 00-2015-4589 i Vendimit (640)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:


Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar

Në datën 26.11.2015, në Dhomë Këshillimi, mori në shqyrtim çështjen administrative me nr.02097/2013 akti, që u përket palëve:


PADITËS: PAQËSOR ABAZI

PALË E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË

PERSON I TRETË INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË
OBJEKTI:

Detyrimi i palës së paditur për të më paguar humbjen pasurore

që kam pësuar në masën 638,656 Leke si pasoje e uljes së pensionit

të përkohshëm të vjetërsisë së shërbimit nga rillogaritja e tij

pa shkak të ligjshëm për periudhën nga data 01.07.2009

deri në datën e paraqitjes se kërkesëpadisë më datë 30.10.2010.

(2) Detyrimi i palës së paditur për te me paguar pensionin e parakohshëm

për vjetërsi shërbimi sipas parashikimeve te ligjit 8661 datë 18.09.2000 d

uke filluar nga data 30.10.2010 e ne vazhdim.

Baza Ligjore: Nenet 4, 42, 132 te Kushtetutës,

neni 29 i ligjit 10142 datë 15.05.2009, nenet 422, 655 të Kodit Civil ,

neni 32 i K.Pr.Civile,

vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr.33 datë 24.06.2010.

Baza Ligjore: Nenet 4,42 dhe 132 & 1 të Kushtetutës se RSH ;

ligji 8661 datë 18.09.2000 “Për Sigurimin Suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit”

i shfuqizuar me ligjin 10142 , datë 15.05.2009

“Për sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve

të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqiperisë,

Punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës ,

të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve ,

të Policisë së Mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit të punonjësve

të shërbimit të kontrollit të brendshëm në RSH”

Neni 29 i ligjit 10142 datë 15/05.2009 “Për Sigurimin suplementar

të punonjësve të Policisë së Shtetit” i shfuqizuar

me ligjin 10142 , datë 15.05.2009

“Për sigurimin Shoqëror Suplementar të ushtarakëve

të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë,

Punonjësve të Policisë së Shtetit ,të Gardës se Republikës ,

të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së burgjeve,

të Policisë së Mbrojtjes nga zjarri

dhe të shpëtimit të punonjësve të shërbimit të kontrollit të brendshëm në RSH” ;

VKM nr.443 datë 16.06.2005 “Për kushtet, kriteret dhe masën e përfitimeve

nga sigurimi shoqëror suplementar i punonjësve të Policisë së shtetit

dhe të anëtareve të familjes se tyre, në rastet kur punonjësi i policisë ndërpret karrierën;

Vendim nr.33 datë 24.06.2010 i Gjykatës Kushtetuese ;

Neni 31, 321, 153, 154/a i Kodit të Procedurës Civile.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin nr.745, datë 02.02.2012, ka vendosur:

Pranimin e kërkesëpadisë.

Detyrimin e palës së paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tirane që t’i paguajë paditësit Paqësor Abazi, për periudhën nga data 01.07.2009 deri në datën 30.10.2010 shumën prej 638 656 lekë, e cila përfaqëson diferencën midis masës së pensionit të parakohshëm që paditësi ka përfituar për këtë periudhë, dhe masës së pensionit që do te përfitonte në datën 30.06.2009.

Detyrimin e palës së paditur për periudhën nga data 30.10.2010 dhe në vazhdim ta trajtojë paditësin me pension për vjetërsi shërbimi sipas parashikimit të bërë në ligjin nr.8661 datë 18.09.2000.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.209 datë 30.01.2013, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.745, datë 02.02.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë


Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs pala e paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqëror Tiranë e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.209 datë 30.01.2013, të Gjykatës së Apelit Tirane duke paraqitur shkaqet e mëposhtme :

  • Masa e pensionit për paditësin është caktuar duke zbatuar ligjin nr.8661 datë 18.09.2000 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Policisë së Shtetit “

  • Ne datën 27.06.2009 ka hyrë ne fuqi ligji nr.10142 “Për Sigurimet Shoqërore Suplementare te Ushtarakëve , Policisë së shtetit, SHISH, Policisë së burgjeve. Neni 31 i ligjit të sipërcituar ka shfuqizuar ligjin nr.8661 datë 18.09.2000 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Policisë së Shtetit “. Neni 29 i këtij ligji shprehet se të drejtat e fituara në ligjin nr.8661 datë 18.09.2000 “Për sigurimin shoqëror suplementar të Policisë së shtetit “ do të rillogariten, rillogaritja do të bëhet në bazë të nenit 14/1,16,18 dhe 20 të ligjit 10142 sipas pagës referuese që ka patur paditësi në momentin e lindjes të së drejtës për përfitim.

  • Aktet nënligjore që dolën për zbatim të ligjit të sipërcituar do të shtrijnë efektet e llogaritjes që nga data 27.06.2009, datë e hyrjes në fuqi të ligjit .

  • Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.793 date 24.09.2010 i cili ka dalë për zbatim të ligjit 10142 ka përcaktuar rregullat e plota mbi të cilat kryhet rillogaritja.

  • Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese ka nxjerre antikushtetues nenin 14 te ligjit 10142, Vendimi i Këshillit të Ministrave shprehet se deri në reflektimin ligjor të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nr.33 datë 24.06.2010, përfitimet dhe efektet financiare që rrjedhin prej tyre llogariten dhe zbatohen sipas ligjit nr.10142 datë 15.04.2009.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako, verifikoi legjitimitetin e palës rekursuese Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, si dhe e bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Paditësi Paqesor Abazi ka qenë në marrëdhënie pune në Strukturat e Policisë së Shtetit dhe në datën 01.01.2006 i ka lindur e drejta për të përfituar pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi sipas ligjit nr.8661 datë 18.09.2000, duke iu njohur si vjetërsi e përgjithshme në shërbim 26 vjet e 6 muaj, me pagë në masën 71 000 lekë.

2. Rezulton se përmes Vendimit nr.5 Datë 26.02.2006, të Drejtorisë Rajonale te Sigurimeve Shoqërore Tiranë, Paditësi e ka përfituar Pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 58,648 Leke, pension të cilin e ka përfituar nga data e lindjes te së drejtës më datë 01.01.2006 deri më datën 30.06.2009.

3. Rezulton se Instituti i sigurimeve shoqërore ,përmes shkresës nr.3379 datë 07.07.2009 i ka kërkuar Drejtorive Rajonale përllogaritjen e pensioneve të parakohshme në përputhje me ligjin e ri 10142 datë 15.05.2009. Në këto kushte,pala e paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, ka rillogaritur masën e pensionit, duke u bazuar në nenin 29 të ligjit nr.10142 datë 15.05.2009.

4. Rezulton se nga kjo rillogaritje e bërë nga pala e paditur, masa e pensionit të paditësit eshte ulur nga shuma 58 648 lekë në muaj që ishte ne kohen kur atij i kishte lindur e drejta e pensionit, në shumën prej 18 732 lekë, duke u pakësuar pensioni në shumën prej 39 916 lekë në muaj.

5. Paditësi nuk ka qenë dakord me rillogaritjen e masës së pensionit, duke e konsideruar atë në kundërshtim me ligjin e kohës kur ka lindur e drejta e pensionit ligjin nr.8661 datë 18.09.2000, si dhe duke e konsideruar si një cenim të rëndë të interesave të tij ekonomike. Në këto kushte i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane për zgjidhjen e mosmarrëveshjes duke kërkuar pagimin e diferencave të mbajtura padrejtësisht si rezultat i rillogaritjes se pensionit të parakohshëm për periudhën 01.07.2009 - 30.10.2010 dhe në vijim trajtimin e tij me masën e pensionit te parashikuar në ligjin nr.8661 datë 18.09.2000.



6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin nr.745, datë 02.02.2012, ka vendosur:

- Pranimin e kërkesëpadisë.

-Detyrimin e palës së paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tirane që t’i paguajë paditësit Paqësor Abazi, për periudhën nga data 01.07.2009 deri në datën 30.10.2010 shumën prej 638 656 lekë, e cila përfaqëson diferencën midis masës së pensionit të parakohshëm që paditësi ka përfituar për këtë periudhë, dhe masës së pensionit që do te përfitonte në datën 30.06.2009.

-Detyrimin e palës së paditur për periudhën nga data 30.10.2010 dhe në vazhdim ta trajtojë paditësin me pension për vjetërsi shërbimi sipas parashikimit të bërë në ligjin nr.8661 datë 18.09.2000.



6/1 Kjo gjykatë ka arsyetuar se:

  • Në kohën e përfitimit të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi nga paditësi ka qenë në fuqi ligji në të cilin mbështeten kërkimet e paditësit.

  • Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në vendimin e saj me nr.33 datë 24.06.2010, ku objekt i gjykimit ka qenë shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën i ligjit me nr.10 142 datë 15.05.2009, midis të tjerash thekson se: “Siguria juridike presupozon, veç të tjerash, besueshmërinë e qytetarëve te shteti dhe pandryshueshmërinë e ligjit për marrëdhëniet e rregulluara…..Gjykata vlerëson se, pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe pensioni suplementar i pleqërisë janë të drejta , të cilat mbrohen nga parimi i sigurisë juridike.” Dhe më tej arsyetohet se: “në nenin 29 i ligjit objekt gjykimi parashikon llogaritjen e të drejtave të njohura në zbatim të ligjeve të mëparshme, pra parashikon se pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi dhe pensionet suplementare të pleqërisë të caktuara në përputhje me këto ligje, si dhe ato të caktuara me vendime të gjykatave,pavarësisht nga mosha dhe vjetërsia në punë , në çastin e fillimit të së drejtës do të rillogariten, pra këto dispozita mund të prekin, duke ulur /pakësuar ose duke rritur të drejta të fituara. Gjykata thekson se nuk mund të mohohen interesa dhe pritshmëri të ligjshme të qytetarëve nga ndryshimet në legjislacion dhe shteti duhet të synojë të ndryshojë një situatë të rregulluar më parë vetëm nëse ndryshimi sjell pasoja pozitive ,konkretisht trajtim më të mirë financiar për subjektet përfitues”.

  • Ne këto rrethana arrihet në përfundimin se, pala e paditur duhet të detyrohet ti paguajë paditësit diferencën midis shumës së pensionit të marrë prej tij, në shumën prej 18 732 lekë në muaj, dhe asaj që kishte në kohën e ndërprerjes së këtij trajtimi, e cila ka qenë në shumën prej 58 648 lekë, e cila përfaqëson shumën prej 39 916 lekë në muaj, që për periudhën e ndërprerjes, datë 01.07.2009 deri në datën 30.10.2010, është në shumën prej 638 656 lekë.

  • Gjithashtu pala e paditur duhet të detyrohet që pas datës 30.10.2010 e në vazhdim ta trajtojë paditësin me pension për vjetërsi shërbimi sipas urdhërimeve të bëra në ligjin nr.8661 datë 18.09.2000.

7. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.209 datë 30.01.2013, ka vendosur:

  • Lënien në fuqi te vendimit nr.745, datë 02.02.2012 te Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

7/1. Kjo gjykatë ka përdorur te njëjtin arsyetim si gjykata e shkalles se pare duke u shprehur se: Argumentet ligjore te referuar ne Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë janë plotësisht te mbështetura në ligj dhe në prova, e në këto kushte ai duhet te lihet ne fuqi.

8. Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs pala e paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.209, datë 30.01.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr.3376, datë 09.04.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë,duke parashtruar ato shkaqe që citohen në pjesën hyrëse, të këtij vendimi.
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
9. Vendimi nr.209, datë 30.01.2013 i Gjykatës së Apelit Tiranë,i cili ka lënë në fuqi vendimin nr.3376, datë 09.04.2012 te Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është marrë në mosrespektim të ligjit procedurial dhe atij material, e për rrjedhojë, ai duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet për rigjykim, pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

10. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson se, Gjykata e Apelit Tiranë, në çështjen objekt gjykimi, nuk ka realizuar “një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm në përputhje me ligjin”, nuk ka kuptuar dhe interpretuar drejtë, dizpozitat e ligjës materiale të detyrueshme për t’u zbatuar në çështjen objekt gjykimi dhe për rrjedhoje nuk e ka zgjidhur konfliktin në përputhje me ligjin.

11. Referuar natyrës juridike të mosmarrëveshjes, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson se çështja objekt shqyrtimi lidhet me mosmarrëveshje te krijuar në fushën e sigurimeve shoqërore. Objekt i këtij gjykimi është kërkimi i paditësit për të përfituar pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi te ushtarakut, në bazë të ligjit të zbatueshëm. Konflikti midis palëve ndërgjyqëse, qëndron në faktin se si do të llogaritet pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi, që i takon paditësit si ish-punonjës i Policisë së Shtetit. Rezulton se kërkimet e paditësit në këtë gjykim janë: “1. Detyrimi i palës së paditur për të më llogaritur pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi, të fituar në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në ligjin nr.8661 datë 18.09.2000 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Punonjësve të Policisë së Shtetit, 2- Detyrimin e të paditurit, te paguajë diferencat mes vlerës së pensionit te parakohshëm për vjetërsi shërbimi qe përfitonte paditësi në momentin kur i ka lindur e drejta , në datën 01.01.2006 dhe pensionit te përfituar pas rillogaritjes se datës 01.07.2009. Këto kërkime paditësi i ka mbështetur në Nenet 4,42 dhe 132 & 1 të Kushtetutës se RSH ; ligjin 8661 datë 18.09.2000 “ Për Sigurimin Suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit “Neni 29 i ligjit 10142 datë 15/05.2009 ”Për Sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit” ;VKM nr.443 datë 16.06.2005 “Për kushtet, kriteret dhe masën e përfitimeve nga sigurimi shoqëror suplementar i punonjësve të Policisë së shtetit...”;Vendim nr.33 datë 24.06.2010 i Gjykatës Kushtetuese si dhe Nenet 31, 321, 153, 154/a të Kodit të Procedurës Civile.

12. Rezulton nga aktet që ndodhen në dosjen gjyqësore se, paditësi Paqësor Abazi, ka përfituar pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi si ish-punonjës i Policisë së Shtetit, në masën prej 58,648 lekë në muaj . Këtë pension ai e ka marre deri me datën 30.06.2009. Me hyrjen në fuqi të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të forcave të armatosura, të punonjësve të policisë së shtetit, të gardës së republikës, të shërbimit informativ të shtetit, të policisë së burgjeve, të policisë së mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit e të punonjësve të shërbimit të kontrollit të brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, DRSSH Tiranë ka kryer rivlerësimin e pensionit të palës paditëse dhe i ka përcaktuar atij pensionin e parakohshëm në masën prej 18 732 lekë lekë.

13. Paditësi me padinë objekt shqyrtimi, ka pretenduar se pala e paditur ka cënuar parimin e sigurisë juridike të një të drejte të fituar më parë, pasi referuar vendimit nr.33, datë 24.06.2010 të Gjykatës Kushtetuese, pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi vërtetë duhet të përllogariteshin sipas nenit 29 të ligjit 10142, datë 15.05.2009, por masa e pensionit sipas kësaj përllogaritje nuk duhet të rezultojë më e vogël nga ajo që subjekti ka përfituar më parë. Pra, gjendja e subjekteve përfituese nga ky ligj nuk duhet të cënohet negativisht nga përllogaritja e pensionit të parakohshëm. Për këtë arsye, kjo palë ka ngritur pretendimin se, rillogaritja e pensionit në referim të nenit 29 të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 është kryer në kundërshtim me ligjin, pasi është zvogëluar në raport me masën fillestare që ky subjekt ka përfituar nga momenti i daljes në pension e deri në datën 30.06.2009.

14. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në gjykimin e çështjes konkrete, konstaton se paditësit i ka lindur e drejta për përfitim pensioni të parakohshëm të ushtarakut, në datën 01.01.2006, kohë në të cilën, si ligj i zbatueshëm, ka qenë ai me nr.8661, datë 18.9.2000 "Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit". Ky ligj rezulton të jetë shfuqizuar me Ligjin nr.10142, datë 15.05.2009 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të forcave të armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit informativ të shtetit, të policisë së burgjeve, të policisë së mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit e të punonjësve të shërbimit të kontrollit të brendshëm në Republikën e Shqipërisë”.

15. Sipas nenit 29 të ligjit të sipërcituar, i titulluar “Rillogaritja e të drejtave të njohura”, pika 2 e tij, parashikohet se: “2. Pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi dhe pensionet suplementare, të caktuara në përputhje me ligjet nr.8087, datë 13.3.1996 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar dhe nr.8661, datë 18.9.2000 "Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit",si edhe ato të caktuara me vendime të gjykatave, pavarësisht nga mosha e vjetërsia në punë, në çastin e fillimit të së drejtës, do të rillogariten. Rillogaritja bëhet sipas rregullave të përcaktuara në këtë ligj dhe në bazë të pagave referuese, në çastin që i ka lindur e drejta për përfitim. Mbi këtë masë përfitimi të rivlerësuar zbatohen koeficientet e rritjes apo të indeksimit të pensionit, sipas vendimeve të veçanta të Këshillit të Ministrave, nga çasti i lindjes së të drejtës dhe deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Masa e pensionit, e rivlerësuar si më lart, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, vlerësohet si shumë përfundimtare e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi ose e pensionit suplementar.” Pra, ky ligj ka parashikuar qartazi që të gjitha pensionet e përfituara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë objekt rishqyrtimi dhe rivlerësimi i tyre, do të kryhet sipas parashikimeve të këtij ligji.

16. Në analizë të dispozitës së mësipërme dhe në referim të akteve të dosjes gjyqësore, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, pavarësisht se paditësi e ka përfituar të drejtën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi sipas Ligjit nr.8661, datë 18.9.2000 "Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit", masa e pensionit të parakohshëm të pleqërisë për paditësin duhet rillogaritur, sipas parashikimeve të ligjit të fundit që është në fuqi dhe që rregullon këtë të drejtë, duke i filluar efektet, nga momenti që ai ka hyrë në fuqi.

17. Ky Kolegj, vlerëson të theksojë se, e drejta për sigurime shoqërorë në pleqëri është e drejtë themelore e njeriut, e parashikuar posaçërisht nga Kushtetuta në nenin 52, dhe që i garantohet personit kur përmbush kushte të caktuara sipas ligjit. Por, nëse sigurimi shoqëror bazë është një e drejtë kushtetuese ekonomiko-sociale dhe si e tillë lidhet me detyrimin e shtetit për të qenë aktiv, e për t’u garantuar shtetasve sigurimin e mjeteve të përshtatshme për nevoja jetësore në rastet e fatkeqësive, sëmundjeve, invaliditetit, pleqërisë dhe papunësisë së padëshiruar, ndryshimi i skemës së përfitimeve suplementare mbetet në diskrecion të politikave dhe mundësive të ekzekutivit, kurse prekja e skemës së sigurimeve shoqërore bazë nuk duhet kurrsesi të pësojë ndryshime të tilla, që të përkeqësojë ndjeshëm jetën e shtetasve që përfitojnë këtë sigurim.

18. Gjykata Kushtetuese, në vendimin nr.2 datë 18.02.2013, ka mbajtur këtë qëndrim “..megjithëse skema e re e llogaritjes së masës së sigurimit suplementar ka sjellë uljen e të ardhurave për përfituesit, kjo ndërhyrje është në përpjesëtim të drejtë me qëllimin që e ka diktuar atë. Siç u tha më lart, qëllimi që kërkon të arrijë ekzekutivi/ligjvënësi me anë të rregullimit të ri është mbajtja e skemës së sigurimeve brenda parimeve bazë të saj, pra të raporteve të drejta dhe të arsyeshme midis masës së sigurimit të parakohshëm dhe pagës mesatare neto nga puna. Diferencimet që ekzistonin para kësaj ndërhyrjeje cënonin parimet dhe rregullat në fushën e pagave dhe të tatimit mbi të ardhurat personale si dhe shkaktonin një detyrim të papërballueshëm për buxhetin e shtetit duke e rrezikuar atë seriozisht. Gjykata konstaton se masa e pensionit e përllogaritur sipas formulës së re mbështetet në mundësitë reale buxhetore, ajo siguron respektimin e parimeve të funksionimit të skemave suplementare, si dhe ruajtjen e raporteve të arsyeshme midis pensionit suplementar të ushtarakëve, atij të pleqërisë dhe pagës neto nga puna”. Në këtë kuptim, rillogaritja e pensionit të parakohshëm për paditësin nga ana e palës së paditur, është një detyrim i përcaktuar me ligj dhe nuk mund të konsiderohet cënim i të drejtës së tij të përfituar më parë, me Ligjin nr.8661, datë 18.9.2000 "Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit".

19. Në nenin 14/.1 të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, i ndryshuar, parashikohen kriteret për llogaritjen e pensionit të parakohshëm për personat që kanë plotësuar kushtet ligjore për këtë lloj përfitimi, si vijon: “1. Pensioni i parakohshëm për personat, që plotësojnë kushtet e përfitimit, është 50 për qind e pagës mesatare referuese mujore. Për çdo vit tjetër të vjetërsisë në shërbim, sipas përcaktimit, masa e pensionit shtohet me 2 për qind të pagës mesatare referuese”. Në nenin 4 të ligjit të sipërcituar, i ndryshuar jepet definicioni rreth pagës referuese, në të cilin parashikohet se: “1. Përfitimet, që jepen nga ky ligj, llogariten në bazë të pagës referuese. 2. Paga referuese përbëhet nga paga bazë mujore për gradë, sipas viteve të shërbimit dhe shtesat mbi pagë, ose nga paga bazë mujore për funksion dhe shtesat, të cilat përcaktohen e zbatohen për të njëjtën gradë apo funksion në datën e lindjes së të drejtës së një përfitimi. Për efekt të llogaritjes së përfitimeve: a) Paga referuese neto është paga që rezulton pas zbritjes, nga paga referuese, të kontributit të detyrueshëm të sigurimit shoqëror dhe shëndetësor plus tatimin mbi të ardhurat personale plus kontributin suplementar, sipas këtij ligji, të cilat mbahen nga paga. b) Paga mesatare referuese llogaritet si mesatare e pagave referuese sipas periudhave të qëndrimit në atë gradë apo funksion. c) Paga mesatare referuese neto është paga e barabartë me pagën referuese mesatare, pasi i zbritet shuma e kontributit të sigurimit shoqëror shëndetësor, tatimit mbi të ardhurat dhe kontributit suplementar, sipas këtij ligji, të cilat mbahen nga paga. Pagat referuese të njësuara, rregullat e llogaritjes së pagës referuese neto dhe rregullat e llogaritjes së pagës mesatare referuese neto, për të gjithë karrierën, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave". Parashikimet e këtij neni lidhen ngushtësisht me zbatimin dhe aplikimin e nenit 29 të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, i ndryshuar, ku në paragrafin e dytë të tij është konkluduar se, rillogaritja e pensionit të parakohshëm duhet të kryhet duke ju referuar nocionit të pagës referuese. Për këtë arsye, gjykatat në shqyrtimin e kësaj çështje, duhet të mbanin në konsideratë këto parashikime ligjore.

20. Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerëson se, gjykatat më të ulëta kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat materiale që zbatohen për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje. për arsye se kanë detyruar palën e paditur, që t’i paguajë paditësit edhe pas datës 01.07.2009 (kohë në të cilën ka hyrë në fuqi Ligji nr.10142, datë 15.05.2009), të njëjtën masë pensioni që ai kishte përfituar sipas ligjit. Pra, të dy gjykatat më të ulëta në shqyrtimin e kësaj çështje, nuk kanë marrë parasysh as ligjin nr.10142, datë 15.05.2009 dhe as konkluzionin e arritur nga Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj nr.2 datë 18.02.2013, e cila ndryshoi qëndrimin që po kjo gjykatë ka mbajtur me vendimin nr.33, datë 24.06.2010.

21. Për sa më sipër, ky Kolegj, çmon se Gjykata e Apelit Tiranë, ndonëse i ka pasur të gjitha mundësitë ligjore që të konstatonte të metat e gjykimit në shkallë të parë dhe t’i ndreqte ato, ka vepruar në kundërshtim me dispozitat procedurale dhe materiale për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje, duke anashkaluar sqarimin plotësisht të rrethanave ligjore që lidhen me gjykimin e çështjes, si dhe nuk ka analizuar dhe kthyer përgjigje pretendimeve të paraqitura nga palët në proces. Për këtë arsye, vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për t’u rishqyrtuar në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

22. Kjo gjykatë, duhet të përsërisë hetimin gjyqësor në bazë të nenit 465 të K.Pr.Civile ku parashikohet se “Në shqyrtimin e çështjes në gjykatën e apelit mbahen parasysh për aq sa janë të zbatueshme dispozitat mbi procedurën e gjykimit në shkallë të parë”, dhe të caktojë kryesisht ekspertë të specializuar, për të llogaritur masën e pensionit që i takon paditësit dhe detyrimin e palës së paditur ndaj paditësit. Në kushtet kur kërkimi i paditësit në këtë proces, lidhen me pretendime për llogaritjen e saktë të pensionit të parakohshëm nga data 30.10.2010 e në vijim, si dhe duke u nisur nga fakti që legjislacioni i zbatueshëm ka pësuar ndryshime në vite, kjo Gjykatë duhet t’u japë përgjigje pyetjeve të tilla si: i) Sa është masa e pensionit të parakohshëm që duhet të përfitonte paditësi në përputhje me Ligjin nr.8661 datë 18.09.2000 “Për Sigurimin Suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit.si dhe ligjeve të tjera të zbatueshme deri sa hyri në fuqi Ligji nr.10142, datë 15.05.2009? ii) Sa është diferenca midis masës së pensionit që i takon paditësit, referuar zbatimit të ligjeve në kohë dhe asaj që ai ka përfituar efektivisht sipas vendimit të dhënë nga DRSSH Tiranë, nga data që i ka lindur kjo e drejtë deri në datën që ka hyrë në fuqi Ligji nr.10142, datë 15.05.2009? iii) Sa është masa e pensionit e rillogaritur për paditësin sipas Ligjit nr.10142,datë 15.05.2009, i ndryshuar, nga data që ky ligj ka hyrë në fuqi? iv) A është përcaktuar saktë nga ana e paditur që, masa e pensionit që duhet të përfitojë paditësi Paqësor Abazi pas datës 30.06.2009 është 18,732 lekë lekë? Gjykata Administrative e Apelit Tiranë për një hetim më të plotë dhe të gjithanshëm, mund të caktojë dhe detyra të tjera, duke marrë në konsideratë edhe kërkesat e palëve në proces.

23. Gjykatën Administrative e Apelit Tiranë, në shqyrtimin dhe zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje, për aq sa janë të zbatueshme dhe pa cënuar interesat dhe të drejtat e palëve në proces, duhet të ketë parasysh edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese nr.9/2007, nr.33/2010 dhe nr.2/2013, të cilat rregullojnë këtë veprimtari dhe ndihmojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes objekt gjykimi, në përputhje me ligjin. Në rigjykim, kjo gjykatë duhet t’u bëjë të qartë palëve që është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin të provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Palët ashtu siç kanë të drejtat kanë dhe detyrimet që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara.

24. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, çmon se, Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, duhet të lejojë të dyja palët që të paraqesin prova shkresore me anën e të cilave ato të provojnë pretendimet e tyre, bazuar në nenin 12 dhe 19 të K.Pr.Civile dhe t’i lejojë ato, që t’ia nënshtrojnë hetimit e debatit gjyqësor. Ky Kolegj, çmon gjithashtu se, kryerja e veprimeve të përmendura më sipër, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të lindin gjatë rigjykimit, do të lejojnë gjykatën të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e çështjes objekt shqyrtimi.

25. Për sa më sipër, ky Kolegj, çmon se, ka vend për pranimin e rekursit të depozituar nga palës së paditur në këtë gjykim, pasi vendimi nr.951, datë 30.10.2012 i Gjykatës së Apelit Vlorë, është marrë në zbatim të gabuar të ligjit material dhe për këtë arsye, ky vendim duhet prishur dhe çështja të kthehet për rigjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, duke orientuar këtë të fundit, që gjatë gjykimit të saj, të zgjidhi çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, që rregullojnë këtë mosmarrëveshje.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.209 datë 30.01.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim, në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.


Tiranë, më 26.11.2015

Nr. 11243-00425-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-4613 i Vendimit (641)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   113   114   115   116   117   118   119   120   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish