Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet120/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   116   117   118   119   120   121   122   123   ...   157

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:


Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar

në datën 26.11.2015, në dhomë këshillimi, mori në shqyrtim çështjen administrative me nr.01876/2013 që u përket palëve:


PADITËS: PËLLUMB METAJ

PALË E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË

PERSONI I TRETË: INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË
OBJEKTI:

Detyrimi i palës së paditur për të më paguar pensionin e parakohshëm

për vjetërsi shërbimi, të fituar në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara

në ligjin nr.8661, datë 18.09.2000 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar

të Punonjësve të Policisë së Shtetit”“dhe aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji,

deri në çastin e daljes në pension të plotë pleqërie.

Detyrimi i palës së paditur, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë,

për të më paguar diferencat e papaguara nga masa e pensionit të parakohshëm

për vjetërsi shërbimi që më takojnë sipas kushteve dhe mënyrës së përllogaritjeve

të përcaktuara në Ligjin nr.8661, datë 18.09.2000 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar

të Punonjësve të Policisë së Shtetit”, duke i llogaritur e filluar pagesa nga data

që më janë mbajtur (01.07.2009), në vazhdim për çdo muaj,

deri në datën që pala e paditur do të fillojë të më paguajë pensionin

e parakohshëm për vjetërsi shërbimi në atë masë që më takon sipas kushteve

dhe përllogaritjeve të Ligjit nr.8661, datë 18.09.2000 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe akteve në zbatim të tij.

Baza Ligjore: Nenet 4, 42 dhe 132 & 1 të Kushtetutës së RSH;

Ligji nr.8661, datë 18.09.2000 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar

të Punonjësve të Policisë së Shtetit”, i shfuqizuar

me Ligjin nr.10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin Shoqëror Suplementar

të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë,

Punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës,

të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, t

ë Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të shpëtimit

të punonjësve të shërbimit të kontrollit të brendshëm në RSH”;

neni 29 i Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin Shoqëror Suplementar

të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë,

Punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës,

të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve,

të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të shpëtimit të punonjësve të shërbimit

të kontrollit të brendshëm në RSH”,

Vendimi i KM nr.443, datë 16.06.2005 “Për kushtet, kriteret dhe masën e përfitimeve

nga sigurimi shoqëror suplementar i punonjësve të Policisë së Shteti

dhe anëtareve të familjes së tyre, në rastet kur punonjësi i policisë ndërpret karrierën”; vendimi nr.33, datë 24.06.2010 i Gjykatës Kushtetuese;

nenet 31, 321, 153, 154/a i K.Pr.Civile.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.8019, datë 17.10.2011 ka vendosur:

-Pranimin pjesërisht të kërkesë-padisë së ngritur nga paditësi Pëllumb Muharrem Metaj.

-Detyrimi i palës së paditur DRSSH Tiranë për ti paguar pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi paditësit Pëllumb Muharrem Metaj, në masën e llogaritur në bazë të ligjit nr.8661, datë 18/09/2000 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Punonjësve të Policisë së Shtetit” nga data e ngritjes së padisë dhe deri në rillogaritjen e kësaj mase nga DRSSH Tiranë në zbatim të Ligjit nr.10142, datë 15/05/2009 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të shpëtimit të punonjësve të shërbimit të kontrollit të brendshëm në RSH”.

-Detyrimi i palës së paditur DRSSH Tiranë ti paguajë paditësit Pëllumb Metaj, diferencën e papaguar të këtij pensioni nga data 01.07.2009 e në vazhdim.

-Rrëzimin e padisë së paditësit Pëllumb Metaj për pjesën tjetër që i përket objektit të padisë për “Detyrimin e të paditurit DRSSHTiranë më paguajë pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi në atë masë që më takon sipas kushteve dhe përllogaritjeve të Ligjit nr.8661, datë 18.09.2000 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe akteve në zbatim të tij”, si një kërkim i pambështetur në ligj.

-Shpenzimet gjyqësore sikurse janë bërë.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1560, datë 19.06.2012, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit civil nr.8019, datë 17.10.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs pala paditëse, Pëllumb Metaj, i cili kërkon ndryshimin e vendimit nr.1560, datë 19.06.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.8019, datë 17.10.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe pranimin e kërkesë padisë për pjesën që nuk është pranuar nga gjykatat, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • Vendimi i dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit Tiranë, janë të pambështetura në ligj dhe në prova,

  • Vendimet e dhëna nga dy gjykatat më të ulëta, vijnë në kundërshtim me atë që ka pasqyruar vendimi nr.33, datë 24.06.2010 i Gjykatës Kushtetuese.



  • Ky fakti është konfirmuar në mënyrë përfundimtare, të paekuivok dhe pa lënë shteg për interpretime të tjera se: “...qëllimi i dispozitave të nenit 29 të ligjit objekt gjykimi, duke u nisur nga konteksti i saj, si dhe konteksti i përgjithshëm i këtij ligji, është që kjo rillogaritje e këtyre të drejtave të fituara në zbatim të ligjeve të mëparshme ose dhe të vendimeve të gjykatave, do të bëhet vetëm në rast se ndryshon pozitivisht, pra përmirëson situatën e përfituesve. Në asnjë rast nuk lejohet që të kryhet një rillogaritje që do të çonte në përkeqësimin e situatës pozitive ose në cënimin e të drejtave të fituara. Në rast të kundërt, pra nëse do të bëhej një interpretim dhe zbatim ndryshe i kësaj dispozite, atëherë do të ishim përpara cënimit të parimit të sigurisë juridike... Asnjë interpretim tjetër i këtyre dispozitave nuk është i lejueshëm nga pikëpamja kushtetuese dhe se mbrojtja e të drejtave të fituara nuk mund të arrihet në rast se dispozitave të kundërshtuara u jepet një kuptim tjetër...”.


Kundër vendimit të sipërcituar, ka paraqitur rekurs edhe pala e paditur DRSSH Tiranë, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.1560, datë 19.06.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.8019, datë 17.10.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe rrëzimin e kërkesë padisë për pjesën që është pranuar nga gjykatat, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • Paditësi ka dalë në pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi si ish punonjës i Policisë së Shtetit nga data 10.03.2008.

  • Masa e pensionit është caktuar duke zbatuar ligjin nr.8661, datë 18.09.2000 “Për sigurimet shoqërore suplementare të Policisë së Shtetit”.

  • Neni 31 i Ligjit nr.10142 datë 15.05.2009 “Për Sigurimet shoqërore suplementare të Policisë së Shtetit”, ka shfuqizuar dispozitat e ligjit nr.8661, datë 18.09.2000.

  • Neni 29 i Ligjit nr.10142 shprehet se të drejtat e fituara me Ligjin nr.8661, datë 18.09.2000 do të rillogariten. Rillogaritja bëhet në bazë të nenit 14 pika 1, 16, 18, dhe 20 të Ligjit nr.10142 sipas pagave referuese që ka patur paditësi në momentin e lindjes së të drejtës për përfitim.

  • Aktet nënligjore që dolën në zbatim të ligjit 10142 do ti shtrinin efektet e llogaritjes që nga data 27.06.2009, datë e hyrjes në fuqi të ligjit 10142.

  • Nisur nga ky fakt, paraprakisht për të mos shkaktuar efekte ligjore financiare të pambështetura dhe për të mos i konsideruar debitorë përfituesit e këtij ligji, me anë të një shkrese nr.3379, datë 07.07.2009 ISSH urdhëron Drejtoritë Rajonale që për të gjitha pensionet e parakohshme masa e të cilave e kapërcen kufirin e vendosur nga Ligji 10142, do të vendosen në kufirin e dy pensioneve bazë të pleqërisë në shkallë vendi dhe mbi ta do të zbatohen koeficientet përkatës të rritjes ndër vite.

  • Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.793, datë 24.09.2010 në zbatim të Ligjit 10142 më pas ka përcaktuar rregullat e plota mbi të cilat do të bëhet rillogaritja. Të gjithë përfituesve do tu rillogariten dhe njëherë përfitimet nga ana e DRSSH Tiranë dhe masa e pensionit e rivlerësuar do të konsiderohet si shuma përfundimtare e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.

  • Përsa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me nxjerrjen antikushtetues të pikës 2 të nenit 14 të ligjit 10142, VKM shprehet se deri në reflektimin ligjor të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.33, datë 24.06.2010, përfitimet dhe efektet financiare që rrjedhin prej tyre llogariten dhe zbatohen sipas ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, pa ndryshime.



  • Nisur nga faktet e mësipërme pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi do të rillogariten nga DRSSH-ve përkatëse si institucioni i cili në bazë të ligjit bën llogaritjen.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, rezulton se, paditësi Pëllumb Metaj ka qenë në marrëdhënie pune pranë strukturave të Policisë së Shtetit, ku karrierën e tij pranë policisë e ka mbyllura në kohën kur mbante gradën “Nënkomisar”.

2. Pala paditëse ka pretenduar se në datën 10.03.2008, në kushtet kur kishte vjetërsi shërbimi si punonjës i policisë së shtetit 29 vjet, si dhe nuk kishte mbushur moshën për të përfituar pension pleqërie, i është drejtuar palës së paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë për të përfituar pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.

3. Me vendimin nr.16, datë 15.04.2008, DRSSH Tiranë i ka caktuar pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi paditësit Pëllumb Metaj, duke filluar nga data 10.03.2008, në masën prej 51.250 lekë në muaj. Si pagë referuese është marrë paga prej 67.900 lekë në muaj. Mbi këtë masë, janë aplikuar rritjet dhe është bërë indeksimi sipas VKM-ve respektive.

4. Me hyrjen në fuqi të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të policisë së shtetit, të policisë së burgjeve; të policisë së mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit dhe të punonjësve të shërbimit të kontrollit të brendshëm të Republikës së Shqipërisë”, pala paditëse i është drejtuar anës së paditur me shkresën nr.5729 prot., datë 03.06.2010, duke pretenduar se masa e pensionit të tij të parakohshëm i është ulur ndjeshëm, duke ju zvogëluar kjo mase nga data 01.07.2009 dhe për këtë arsye ka kërkuar që ti paguhet i njëjti pension që kishte marrë para kësaj date.

5. Me shkresën nr.5729/1 prot., 04.06.2010, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë i ka kthyer përgjigje palës paditëse, duke i sqaruar se: “...duke filluar nga data 27.06.2009 ka hyrë në fuqi ligji nr.10142, datë 15.05.2009 ... dhe për rrjedhojë ka shfuqizuar ligjin nr.8661, datë 18.09.2000... Rillogaritja e pensionit tuaj nga 01.07.2009 është bërë mbi bazën e shkresës së ardhur nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Për vënien në zbatim të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 presim daljen e akteve nënligjore të tij...”.

6. Pas marrjes së kësaj përgjigje, pala paditëse i është drejtuar sërish anës së paditur DRSSH Tiranë, nëpërmjet shkresës me nr.7092 prot., datë 29.06.2010, duke i kërkuar edhe njëherë rillogaritjen e pensionit të parakohshëm, si dhe duke kërkuar pagimin e diferencave nga data 01.07.2009 e në vijim.

7. Me shkresën nr.7092/1 prot. datë 27.07.2010, DRSSH Tiranë i ka kthyer përgjigje palës paditëse, duke i dhënë të njëjtin sqarim si edhe në shkresën e sipërcituar të datës 04.06.2010.

8. Në këto kushte, pala paditëse duke mos qenë dakord me përgjigjen e marrë nga DRSSH Tiranë, në datën 27.08.2010 i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me padinë me objekt të sipërcituar, duke pretenduar se, DRSSH Tiranë i ka përllogaritur gabim pensionin e parakohshëm në kundërshtim me sa parashikojnë dispozitat ligjore në fuqi, si dhe detyrimin e saj për ti paguar diferencat e papaguara.

9. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.8019, datë 17.10.2011 ka vendosur:

-Pranimin pjesërisht të kërkesë-padisë së ngritur nga paditësi Pëllumb Muharrem Metaj.

-Detyrimi i palës së paditur DRSSH Tiranë për ti paguar pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi paditësit Pëllumb Muharrem Metaj, në masën e llogaritur në bazë të ligjit nr.8661, datë 18/09/2000 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Punonjësve të Policisë së Shtetit” nga data e ngritjes së padisë dhe deri në rillogaritjen e kësaj mase nga DRSSH Tiranë në zbatim të Ligjit nr.10142, datë 15/05/2009 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të shpëtimit të punonjësve të shërbimit të kontrollit të brendshëm në RSH”.

-Detyrimi i palës së paditur DRSSH Tiranë ti paguajë paditësit Pëllumb Metaj, diferencën e papaguar të këtij pensioni nga data 01.07.2009 e në vazhdim.

-Rrëzimin e padisë së paditësit Pëllumb Metaj për pjesën tjetër që i përket objektit të padisë për “Detyrimin e të paditurit DRSSH Tiranë më paguajë pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi në atë masë që më takon sipas kushteve dhe përllogaritjeve të Ligjit nr.8661, datë 18.09.2000 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe akteve në zbatim të tij”, si një kërkim i pambështetur në ligj.

-Shpenzimet gjyqësore sikurse janë bërë.



9/1. Kjo gjykatë ka arsyetuar se: “....Në lidhje me konfliktin objekt gjykimi, gjatë shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështjeje rezultoi se, pala paditëse është subjekt i Ligjit nr.8661, datë 18/09/2000 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Punonjësve të Policisë së Shtetit”, nga ku ka përfituar pension për vjetërsi shërbimi që nga data 15/04/2008. Po kështu, në vijim paditësi është dhe subjekt i ligjit nr.10142, datë 17/05/2009 “Për sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të shpëtimit të punonjësve të shërbimit të kontrollit të brendshëm në RSH”, i cili ka shfuqizuar ligjin nr.8661, dt.18/09/20....Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.33, datë 24/06/2010 pasi ka marrë në shqyrtim kërkesën e lartpërmendur ka vendosur Shfuqizimin si antikushtetues të pikës 2 të nenit 14, si dhe të nenit 27 të ligjit nr.. 10142, datë 15/05/2009 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të shpëtimit të punonjësve të shërbimit të kontrollit të brendshëm në RSH”. Ky vendim është përfundimtar dhe i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në fletoren zyrtare. Në lidhje me këtë vendim, gjykata konkludon se neni 29 i ligjit 10 142, datë 15/05/2009 (nga ku është cituar nga Gjykata Kushtetuese si një dispozitë e pajtueshme me Kushtetutën) zgjidh përfundimisht, gjendjen e përfituesve të pensionit suplementar si dhe të atyre që përfitojnë vjetërsi shërbimi duke u rillogaritur masa e pensionit në tërësi, ç’ka do të thotë se dhe pala paditëse është pjesë e kësaj dispozite. ... Konkretisht, fakti që neni 29 i këtij ligji është në fuqi, bën që rillogaritja e përfitimit edhe për paditësin Pëllumb Metaj është një detyrim ligjor i të paditurës. ... Në këtë këndvështrim gjykata vlerëson se nuk mund të jetë objekt shqyrtimi një konflikt që nuk ekziston midis paditësit dhe të paditurve, vetëm mbi pretendimin e paditësit se mund të ndodhë, apo më saktë se ai nuk duhet të ndodhë, pasi do të cënonte parimin e sigurisë juridike. Ndërkohë që gjithkush, përfshi dhe paditësin mund të kundërshtojë një akt të mundshëm konkret që do të cënojë në mënyrë e masë konkrete një të drejtë që paditësi e pretendon të pacënueshme. Por, gjykata konkludon se deri në rillogaritjen e pensionit suplementar të paditësit nga DRSSH Tiranë (sipas VKM 793, datë 24.09.2010 dalë “Për zbatimin e ligjit 10142 të vitit 2009), paditësi duhet të përfitojë masën e pensionit për vjetërsi shërbimi që është trajtuar para dt. 01.07.2009. ... gjykata konkludon se paditësi duhet të paguhet për diferencën e papaguar mes pensionit të marrë para datës 01.07.2009 dhe masës së këtij pensioni pas vendosjes së kufizimit sipas shkresës së ISSH Tiranë nr.3379, datë 07/07/2009, konkluzion ky i dalë dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1633, datë 11.07.2011 (rast analog)...”.

10. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1560, datë 19.06.2012, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit civil nr.8019, datë 17.10.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.



10/1. Kjo gjykatë ka përdorur të njëjtin arsyetim si gjykata e rrethit gjyqësor.

11. Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs pala paditëse, Pëllumb Metaj, i cili kërkon ndryshimin e vendimit nr.1560, datë 19.06.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.8019, datë 17.10.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe pranimin e kërkesë padisë për pjesën që nuk është pranuar nga gjykatat, duke parashtruar ato shkaqe që citohen në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

12. Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs edhe pala e paditur DRSSH Tiranë, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.1560, datë 19.06.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.8019, datë 17.10.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe rrëzimin e kërkesë padisë për pjesën që është pranuar nga gjykatat, duke parashtruar ato shkaqe që citohen në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
13. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, çmon se, vendimi nr.1560, datë 19.06.2012 i Gjykatës së Apelit Tiranë, është marrë në mosrespektim të ligjit procedurial dhe atij material, e për rrjedhojë, ai duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet për rigjykim, pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

14. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson se, Gjykata e Apelit Tiranë, në çështjen objekt gjykimi, nuk ka realizuar “një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm në përputhje me ligjin”, ajo nuk ka kuptuar dhe interpretuar drejtë, dispozitat e ligjës materiale të detyrueshme për t’u zbatuar në çështjen objekt gjykimi dhe për rrjedhojë nuk e ka zgjidhur konfliktin në përputhje me ligjin.

15. Referuar natyrës juridike të mosmarrëveshjes, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson se, çështja objekt shqyrtimi përbën një mosmarrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore. Objekt i këtij gjykimi është kërkimi i paditësit për të përfituar pensionin e parakohshëm të ish-punonjësit të policisë së shtetit, në bazë të ligjit të zbatueshëm. Konflikti midis palëve ndërgjyqëse, qëndron në faktin se, si do të llogaritet pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi, që i takon paditësit si ish-punonjës i Policisë së Shtetit. Rezulton se kërkimet e paditësit në këtë gjykim janë: “1) Detyrimi i palës së paditur për të më paguar pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi, të fituar në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në ligjin nr.8661, datë 18.09.2000 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Punonjësve të Policisë së Shtetit “dhe aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji, deri në çastin e daljes në pension të plotë pleqërie. 2) Detyrimi i palës së paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, për të më paguar diferencat e papaguara nga masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi që më takojnë sipas kushteve dhe mënyrës së përllogaritjeve të përcaktuara në Ligjin nr.8661, datë 18.09.2000 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Punonjësve të Policisë së Shtetit”.

16. Rezulton nga aktet që ndodhen në dosjen gjyqësore se, paditësi Pëllumb Metaj, ka përfituar pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi si ish-punonjës i Policisë së Shtetit, në masën prej 51.250 lekë në muaj (me indeksimet përkatëse). Me hyrjen në fuqi të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të forcave të armatosura, të punonjësve të policisë së shtetit, të gardës së republikës, të shërbimit informativ të shtetit, të policisë së burgjeve, të policisë së mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit e të punonjësve të shërbimit të kontrollit të brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, DRSSH Tiranë ka kryer rivlerësimin e pensionit të palës paditëse duke e ulur ndjeshëm vlerën e këtij pensioni.

17. Paditësi me padinë objekt shqyrtimi, ka pretenduar se, pala e paditur ka cënuar parimin e sigurisë juridike të një të drejtë të fituar më parë, pasi referuar vendimit nr.33, datë 24.06.2010 të Gjykatës Kushtetuese, pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi vërtetë duhet të përllogariteshin sipas nenit 29 të ligjit 10142, datë 15.05.2009, por masa e pensionit sipas kësaj përllogaritje nuk duhet të jetë më e vogël nga ajo që subjekti ka përfituar më parë. Pra, gjendja e subjekteve përfitues nuk duhet të cënohet negativisht nga përllogaritja e pensionit të parakohshëm. Për këtë arsye, kjo palë ka ngritur pretendimin se, rillogaritja e pensionit në referim të nenit 29 të ligjit 10142, datë 15.05.2009 është kryer në kundërshtim me ligjin, pasi jo vetëm që është zvogëluar në raport me masën fillestare që ky subjekt ka përfituar nga momenti i daljes në pension e deri në datën 30.06.2009, por kjo masë i është llogaritur dy herë dhe çdo herë masa e këtij pensioni ka ardhur në ulje.

18. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në gjykimin e çështjes konkrete, konstaton se, paditësit i ka lindur e drejta për përfitim pensioni të parakohshëm të ushtarakut, në datën 17.10.2007, kohë në të cilën, si ligj i zbatueshëm, ka qenë ai me nr.8661, datë 18.9.2000 "Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit". Ky ligj rezulton të jetë shfuqizuar me Ligjin nr.10142, datë 15.05.2009 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të forcave të armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit informativ të shtetit, të policisë së burgjeve, të policisë së mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit e të punonjësve të shërbimit të kontrollit të brendshëm në Republikën e Shqipërisë”.

19. Sipas nenit 29 të ligjit të sipërcituar, i titulluar “Rillogaritja e të drejtave të njohura”, pika 2 e tij, parashikohet se: “2. Pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi dhe pensionet suplementare, të caktuara në përputhje me ligjet nr.8087, datë 13.3.1996 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar dhe nr.8661, datë 18.9.2000 "Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit", si edhe ato të caktuara me vendime të gjykatave, pavarësisht nga mosha e vjetërsia në punë, në çastin e fillimit të së drejtës, do të rillogariten. Rillogaritja bëhet sipas rregullave të përcaktuara në këtë ligj dhe në bazë të pagave referuese, në çastin që i ka lindur e drejta për përfitim. Mbi këtë masë përfitimi të rivlerësuar zbatohen koeficientet e rritjes apo të indeksimit të pensionit, sipas vendimeve të veçanta të Këshillit të Ministrave, nga çasti i lindjes së të drejtës dhe deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Masa e pensionit, e rivlerësuar si më lart, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, vlerësohet si shumë përfundimtare e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi ose e pensionit suplementar.” Pra, ky ligj ka parashikuar qartazi që të gjitha pensionet e përfituara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë objekt rishqyrtimi dhe rivlerësimi i tyre, do të kryhet sipas parashikimeve të këtij ligji.

20. Në analizë të dispozitës së mësipërme dhe në referim të akteve të dosjes gjyqësore, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, pavarësisht se paditësi e ka përfituar të drejtën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi sipas Ligjit nr.8661, datë 18.9.2000 "Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit", masa e pensionit të parakohshëm të pleqërisë për paditësin duhet rillogaritur, sipas parashikimeve të ligjit të fundit që është në fuqi dhe që rregullon këtë të drejtë, duke i filluar efektet, nga momenti që ai ka hyrë në fuqi (pra nga data 30.06.2009).

21. Ky Kolegj, vlerëson të theksojë se, e drejta për sigurime shoqërorë në pleqëri është e drejtë themelore e njeriut, e parashikuar posaçërisht nga Kushtetuta në nenin 52, dhe që i garantohet personit kur përmbush kushte të caktuara sipas ligjit. Por, nëse sigurimi shoqëror bazë është një e drejtë kushtetuese ekonomiko-sociale dhe si e tillë lidhet me detyrimin e shtetit për të qenë aktiv, e për t’u garantuar shtetasve sigurimin e mjeteve të përshtatshme për nevoja jetësore në rastet e fatkeqësive, sëmundjeve, invaliditetit, pleqërisë dhe papunësisë së padëshiruar, ndryshimi i skemës së përfitimeve suplementare mbetet në diskrecion të politikave dhe mundësive të ekzekutivit, kurse prekja e skemës së sigurimeve shoqërore bazë nuk duhet kurrsesi të pësojë ndryshime të tilla, që të përkeqësojë ndjeshëm jetën e shtetasve që përfitojnë këtë sigurim.

22. Gjykata Kushtetuese, në vendimin nr.2 datë 18.02.2013, ka mbajtur këtë qëndrim “..megjithëse skema e re e llogaritjes së masës së sigurimit suplementar ka sjellë uljen e të ardhurave për përfituesit, kjo ndërhyrje është në përpjesëtim të drejtë me qëllimin që e ka diktuar atë. Siç u tha më lart, qëllimi që kërkon të arrijë ekzekutivi/ligjvënësi me anë të rregullimit të ri është mbajtja e skemës së sigurimeve brenda parimeve bazë të saj, pra të raporteve të drejta dhe të arsyeshme midis masës së sigurimit të parakohshëm dhe pagës mesatare neto nga puna. Diferencimet që ekzistonin para kësaj ndërhyrjeje cënonin parimet dhe rregullat në fushën e pagave dhe të tatimit mbi të ardhurat personale si dhe shkaktonin një detyrim të papërballueshëm për buxhetin e shtetit duke e rrezikuar atë seriozisht. Gjykata konstaton se masa e pensionit e përllogaritur sipas formulës së re mbështetet në mundësitë reale buxhetore, ajo siguron respektimin e parimeve të funksionimit të skemave suplementare, si dhe ruajtjen e raporteve të arsyeshme midis pensionit suplementar të ushtarakëve, atij të pleqërisë dhe pagës neto nga puna”. Në këtë kuptim, rillogaritja e pensionit të parakohshëm për paditësin nga ana e palës së paditur, është një detyrim i përcaktuar me ligj dhe nuk mund të konsiderohet cënim i të drejtës së tij të përfituar më parë, me Ligjin nr.8661, datë 18.9.2000 "Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit".

23. Në nenin 14, prg.1 të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, i ndryshuar, parashikohen kriteret për llogaritjen e pensionit të parakohshëm për personat që kanë plotësuar kushtet ligjore për këtë lloj përfitimi, si vijon: “1. Pensioni i parakohshëm për personat, që plotësojnë kushtet e përfitimit, është 50 për qind e pagës mesatare referuese mujore. Për çdo vit tjetër të vjetërsisë në shërbim, sipas përcaktimit, masa e pensionit shtohet me 2 për qind të pagës mesatare referuese”. Në nenin 4 të ligjit të sipërcituar, i ndryshuar jepet definicioni rreth pagës referuese, në të cilin parashikohet se: “1. Përfitimet, që jepen nga ky ligj, llogariten në bazë të pagës referuese. 2. Paga referuese përbëhet nga paga bazë mujore për gradë, sipas viteve të shërbimit dhe shtesat mbi pagë, ose nga paga bazë mujore për funksion dhe shtesat, të cilat përcaktohen e zbatohen për të njëjtën gradë apo funksion në datën e lindjes së të drejtës së një përfitimi. Për efekt të llogaritjes së përfitimeve: a) Paga referuese neto është paga që rezulton pas zbritjes, nga paga referuese, të kontributit të detyrueshëm të sigurimit shoqëror dhe shëndetësor plus tatimin mbi të ardhurat personale plus kontributin suplementar, sipas këtij ligji, të cilat mbahen nga paga. b) Paga mesatare referuese llogaritet si mesatare e pagave referuese sipas periudhave të qëndrimit në atë gradë apo funksion. c) Paga mesatare referuese neto është paga e barabartë me pagën referuese mesatare, pasi i zbritet shuma e kontributit të sigurimit shoqëror shëndetësor, tatimit mbi të ardhurat dhe kontributit suplementar, sipas këtij ligji, të cilat mbahen nga paga. Pagat referuese të njësuara, rregullat e llogaritjes së pagës referuese neto dhe rregullat e llogaritjes së pagës mesatare referuese neto, për të gjithë karrierën, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave". Parashikimet e këtij neni lidhen ngushtësisht me zbatimin dhe aplikimin e nenit 29 të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, i ndryshuar, ku në paragrafin e dytë të tij është konkluduar se, rillogaritja e pensionit të parakohshëm duhet të kryhet duke ju referuar nocionit të pagës referuese. Për këtë arsye, gjykatat në shqyrtimin e kësaj çështje, duhet të mbanin në konsideratë këto parashikime ligjore.

24. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në referim të akteve të administruara në dosjen gjyqësore dhe që janë marrë në shqyrtim nga gjykatat më të ulëta, konstaton se, këto të fundit nuk kanë hetuar dhe nuk kanë analizuar në përputhje me kërkesat e ligjit procedurial dhe atë material, kërkimin thelbësor të palës paditëse, pra nëse masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi është përcaktuar korrektësisht dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 i ndryshuar, si dhe aktet nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij, pas momentit që ky ligj ka hyrë në fuqi. Rezulton e provuar se, pala paditëse, deri në momentin që ka hyrë në fuqi Ligji nr.10142, datë 15.05.2009, nuk ka pasur asnjë lloj pretendimi për llogaritjen e masës së pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Konflikti mes palëve ka lindur pikërisht pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, zbatimi i të cilit nga ana e palës së paditur në këtë gjykim, ka sjellë uljen e masës së pensionit të parakohshëm për paditësin, të rivlerësuar dy herë dhe me akte të ndryshme. Për këtë arsye, pala paditëse ka pretenduar se, nga ana e palës së paditur është zbatuar gabim ligji, duke i përllogaritur gabim masën e pensionit të parakohshëm, fakt për të cilin, gjykatat më të ulëta nuk rezultojnë të jenë shprehur fare, duke u mjaftuar vetëm me faktin se, rivlerësimi është kryer sipas Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, por pa i dhënë përgjigje pretendimeve të palës paditëse në shkaqet që ai ngre për rillogaritje të gabuar të tij.

25. Gjithashtu, Gjykata e Apelit Tiranë nuk ka marrë në konsideratë dhe nuk ka hetuar faktin se, ana e paditur, pa dalë aktet nënligjore në zbatim të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, i ka ndryshuar masën e pensionit të parakohshëm palës paditëse, duke u bazuar vetëm në një shkresë orientuese të nxjerrë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (i cili është organi zbatues i këtij ligji) dhe i ka njohur anës së paditur, detyrimin që t’i paguajë paditësit diferencën e papaguar të pensionit nga data 01.07.2009 e në vazhdim. Në lidhje me sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson se, gjykatat më të ulëta kishin detyrimin që të vlerësonin dhe të merrnin parasysh të gjithë përmbajtjen e akteve proceduriale, të identifikonin shkakun ligjor të kërkimeve të paditësit, në mënyrë që, të mund të jepnin vendime të drejta dhe të qarta. Ky është një qëndrim i konsoliduar i Gjykatës së Lartë, sipas vendimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, nr.3/2012, ku shprehimisht thuhet se: “Gjykata e zbulon shkakun e padisë së paditësit duke e analizuar padinë në tërësinë e saj dhe jo duke u kufizuar tek dispozitat ligjore të referuara nga paditësi në pjesën hyrëse të saj. Mund të ndodhë që paditësi të referojë gabimisht dispozitat ligjore, porse nga leximi i kërkesëpadisë, del e qartë e drejta që ai kërkon të mbrojë. Në këtë rast, gjykata duhet të zgjidhë çështjen konform shkakut që rezulton nga shqyrtimi në tërësi i kërkesëpadisë, duke bërë lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cënuar”.

26. Për sa më sipër, ky Kolegj, çmon se Gjykata e Apelit Tiranë, ndonëse i ka pasur të gjitha mundësitë dhe te drejtat ligjore që të konstatonte të metat e gjykimit në shkallë të parë dhe t’i ndreqte ato, ka vepruar në kundërshtim me dispozitat proceduriale dhe materiale për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje, duke anashkaluar sqarimin plotësisht të rrethanave ligjore që lidhen me gjykimin e çështjes, si dhe nuk ka analizuar dhe kthyer përgjigje pretendimeve të paraqitura nga palët në proces, pra, nëse rillogaritja e pensionit të paditësit është bërë në përputhje me përcaktimet e ligjit të zbatueshëm, Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, i ndryshuar, i cili rregullon mosmarrëveshjen objekt shqyrtimi, si dhe akteve nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij. Për këtë arsye, vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për t’u rishqyrtuar në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

27. Kjo gjykatë, duhet të përsërisë hetimin gjyqësor në bazë të nenit 465 të K.Pr.Civile ku parashikohet se “Në shqyrtimin e çështjes në gjykatën e apelit mbahen parasysh për aq sa janë të zbatueshme dispozitat mbi procedurën e gjykimit në shkallë të parë”, dhe të analizojë nëse rillogaritja e masës së pensionit të parakohshëm që i takon paditësit, është kryer nga ana e DRSSH Tiranë në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi apo jo. Kjo gjykatë mund të caktojë kryesisht ekspertë, specialistë të fushës financiare, në mënyrë që t’i japë përgjigje kërkimeve të palës paditëse dhe prapësimeve të palës së paditur të ngritura në këtë gjykim (neni 225 i K.Pr.Civile).

28. Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, në shqyrtimin dhe zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje, për aq sa janë të zbatueshme dhe pa cënuar interesat dhe të drejtat e palëve në proces, duhet të ketë parasysh edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese nr.9/2007, nr.33/2010 dhe nr.2/2013, të cilat rregullojnë këtë veprimtari dhe ndihmojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes objekt gjykimi, në përputhje me ligjin. Në rigjykim, kjo gjykatë duhet t’u bëjë të qartë palëve që është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin, të provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Palët ashtu siç kanë të drejtat kanë dhe detyrimet që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara.

29. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, çmon se, Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, duhet të lejojë të dyja palët që të paraqesin prova shkresore me anën e të cilave ato të provojnë pretendimet e tyre, bazuar në nenin 12 dhe 19 të K.Pr.Civile dhe t’i lejojë ato, që t’ia nënshtrojnë hetimit e debatit gjyqësor. Ky Kolegj, çmon gjithashtu se, kryerja e veprimeve të përmendura më sipër, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të lindin gjatë rigjykimit, do të lejojnë gjykatën të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e çështjes objekt shqyrtimi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,
V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.1560, datë 19.06.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Tiranë më 26.11.2015
Nr. 11243-00308-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2015 - 4571 i Vendimit (644)



Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   116   117   118   119   120   121   122   123   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish