Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet123/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   119   120   121   122   123   124   125   126   ...   157

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:


Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar
Në datën 26.11.2015 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen administrative me nr.11243-02696-00-2013 akti që iu përket palëve:
PADITËS: EDMOND LUSHAJ

FATMIR HOXHA

IBRAHIM BERISHA

I PADITUR: INSPEKTORIATI NDËRTIMOR URBANISTIK KOMBËTAR

INSPEKTORIATI NDËRTIMOR URBANISTIK KOMBËTAR, DEGA DURRËS
OBJEKTI:

Kërkojmë pavlefshmërinë e Titullit Ekzekutiv

për vendimet e dënimit me gjobë për:

Edmond Lushaj vendimi nr.10, datë 13.10.2010

për shumën 1.190.000 lekë.

Ibrahim Berisha vendimi nr.11, datë 13.10.2010

për shumën 900.000 lekë.

Fatmir Hoxha vendimi 12, datë 13.10.2010

për shumën 900.000 lekë.

Baza Ligjore: Neni 609 i K.Pr.Civile

dhe nenet 14 e 15 të ligjit nr.9780, datë 16.07.2007 për INUK.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.3910, datë 20.04.2012 ka vendosur:

Pranimin e padisë së paditësve Edmond Lushaj, Ibrahim Berisha dhe Fatmir Hoxha.

Anulimin e vendimit nr.20, datë 13.10.2010, për dënim me gjobë në vlerën 1.190.000 lekë, ndaj Kryeinspektorit të INU Komuna Golem Edmond Lushaj.

Anulimin e vendimit nr.11, datë 13.10.2010, për dënim me gjobë në vlerën 900.000 lekë, ndaj Inspektorit Ibrahim Berisha.

Anulimin e vendimit nr.12, datë 13.10.2010, për dënim me gjobë në vlerën 900.000 lekë, ndaj Inspektorit Fatmir Hoxha.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.343, datë 12.02.2013 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.3910, datë 20.04.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimin e gjykimit të çështjes.


Ndaj vendimit të sipërcituar rezulton të kenë paraqitur rekurs paditësit Edmond Lushaj, Fatmir Hoxha dhe Ibrahim Berisha, të cilët kërkojnë:

Prishjen e vendimit nr.343, datë 12.02.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim.


Shkaqet që paditësit Edmond Lushaj, Fatmir Hoxha dhe Ibrahim Berisha paraqesin në rekurs, janë:


  • s
    Vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili ka prishur vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ka pushuar gjykimin me arsyetimin se paditësit nuk kanë ushtruar ankimin administrativ është i kundraligjshëm përsa vijon:

  • Në vlerësimin që bën vendimi i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës Lartë nr.01/2010 arsyetohet: Ndjekja e rrugës administrative (të apelimit administrativ) për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve administrative përpara se subjekti ti drejtohet gjykatës është e detyrueshme vetëm nëse ligji që rregullon marrëdhëniet juridike dhe veprimtarinë administrative të fushës përkatëse parashikon shprehimisht se ndaj aktit administrativ mund të ushtrohet ankim administrativ, si dhe tregon organin apo organet konkrete administrative tek të cilat eventualisht, sipas hierarkisë duhet të drejtohet apelimi administrativ.

  • Në rastin konkret ligji organik nr.9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin e ndërtimit” dhe pikërisht neni 15 i tij, parashikon se kundër vendimit të gjobës mund të bëhet ankim drejtpërdrejtë në gjykatë, duke përjashtuar apelimin administrativ dhe për rrjedhojë gjykata e apelit ishte e detyruar të zbatonte vendimin civil të Kolegjeve të Bashkuara, i cili është i detyrueshëm për gjykatën, si dhe ligjin e posaçëm të sipërcituar, i cili parashikon ankimin drejtpërdrejt në gjykatë.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi çështjen në tërësi, në dhomën e këshillimit, në përfundim;
V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 26.09.2013 është regjistruar çështja administrative nr.11243-02696-00-2013 regj. them, që u përket palëve ndërgjyqëse: paditësa Edmond Lushaj, Fatmir Hoxha, Ibrahim Berisha dhe të paditur, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Dega Durrës, me objekt: Kërkojmë pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv për vendimet për dënimet me gjobë për: Edmond Lushaj vendimi nr.10, datë 13.10.2010 për shumën 1.190.000 lekë; Ibrahim Berisha vendimi nr.11, datë 13.10.2010 për shumën 900.000 lekë dhe Fatmir Hoxha vendimi 12, datë 13.10.2010 për shumën 900.000 lekë.

2. Vendimi nr.343, datë 12.02.2013 i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit procedurial, pasi nuk ndodhemi përpara rastit të një padie që nuk mund të ngrihet, të parashikuar nga neni 468 i K.Pr.Civile, prandaj si i tillë vendimi duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit.


I. Rrethanat e çështjes:
3. Paditësit Edmond Lushaj, Fatmir Hoxha dhe Ibrahim Berisha janë punonjës (kryeinspektor dhe inspektorë) të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Komunës Golem, Kavajë.

4. Me vendimet objekt padie të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK), paditësit janë konsideruar përgjegjës për kryerje të kundërvajtjeve të parashikuara nga ligji nr.9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”, duke u dhënë edhe dënimet administrative përkatëse, me gjobë, përkatësisht për: Edmond Lushaj vendimi nr.10, datë 13.10.2010 për shumën 1.190.000 lekë; Ibrahim Berisha vendimi nr.11, datë 13.10.2010 për shumën 900.000 lekë dhe Fatmir Hoxha vendimi 12, datë 13.10.2010 për shumën 900.000 lekë.

5. Duke pretenduar se vendimet për dënimin me gjobë janë të pabazuara në prova dhe në ligj, paditësit kanë kërkuar pavlefshmërinë e tyre si tituj ekzekutiv, referuar nenit 609 të Kodit të Procedurës Civile.
II. Vendimet e gjykatave dhe arsyetimi i tyre:
6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.3910, datë 20.04.2012 ka vendosur:

Pranimin e padisë së paditësve Edmond Lushaj, Ibrahim Berisha e Fatmir Hoxha.

Anulimin e vendimit nr.20, datë 13.10.2010, për dënim me gjobë në vlerën 1.190.000 lekë, ndaj Kryeinspektorit të INU Komuna Golem Edmond Lushaj.

Anulimin e vendimit nr.11, datë 13.10.2010, për dënim me gjobë në vlerën 900.000 lekë, ndaj Inspektorit Ibrahim Berisha.

Anulimin e vendimit nr.12, datë 13.10.2010, për dënim me gjobë në vlerën 900.000 lekë, ndaj Inspektorit Fatmir Hoxha.

7. Gjykata e rrethit gjyqësor ndër të tjera arsyeton:



....Vendimi për dënim me gjobë ndaj Kryeinspektorit të INU Komuna Golem, Edmond Lushaj është dhënë pasi: janë konstatuar procesverbale të pashoqëruara me vendime; procesverbale të shoqëruara me vendime të mbajtura jashtë afatit 10 ditë; vendime të pa ekzekutuara, vendimi nr.73, datë 05.07.2010. Ky Procesverbal shoqërohet edhe nga relacioni i datës 05.10.2011, i INUK.

INUK në marrjen e vendimit objekt gjykimi është mbështetur në nenin 15, paragrafi 2, pikat 3 dhe 5, të ligjit nr.9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin e ndërtimit”, i ndryshuar. Gjykata çmon se vendimi i gjobës i marrë nga pala e paditur ndaj paditësit Edmond Lushaj nuk është marrë si rezultat i një hetimi të plotë.

Nga pala e paditur nuk është verifikuar nëse subjektet që kanë ndërtuar në objektet e përshkruara në procesverbalet e pashoqëruara me vendime, kanë vazhduar veprimtarinë e kundraligjshme apo kanë marrë masa për ligjshmërinë e veprimeve të tyre.

Gjithashtu nuk është verifikuar nëse mosmarrja e vendimeve brenda afatit ligjor, të parashikuar nga neni 13 i ligjit nr.9780 ka sjellë pasoja të kundraligjshme.

Gjykata merr parasysh edhe pretendimin e palës paditëse që vendimi nr.73, datë 05.07.2010 nuk është zbatuar, pasi është vepruar në mbështetje të vendimit nr.113, datë 01.06.2010 të Këshillit të Komunës Kavajë sipas të cilit për periudhën e verës “pezullohen punimet e ndërtimit; qarkullimi i mjeteve të transportit; kufizohet orari për ndërtimin e kanalizimeve...; etj.

Gjykata çmon se referimi i bërë nga pala e paditur se kundravajtja e kryer nga paditësit parashikohet nga nenet 9/b e 15/3/5 është e gabuar.

Këto dispozita parashikojnë kompetencat e INUK në lidhje me kontrollin ndaj inspektorateve të bashkive apo komunave. Pra vendimi objekt gjykimi nuk ka një mbështetje ligjore për kundërvajtjen e pretenduar si të kryer nga paditësi.

Gjykata çmon se edhe masa e gjobës e vënë nga pala e paditur nuk është e argumentuar dhe e mbështetur në dispozitat e sanksioneve që parashikon neni 15 i ligjit “Për inspektimin e ndërtimit”.

Gjithashtu vetëm fotografitë e paraqitura si provë nuk mund të vërtetojnë se objektet e paraqitura në to janë pa dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe se ato janë ndërtime të kryera në territorin e Komunës Golem. As këto fotografi nuk janë të shoqëruara nga procesverbalet për konstatimin e kundravajtjes administrative të ndërtimit pa leje.

Gjykata çmon se edhe masa e gjobës e vënë nga pala e paditur nuk është e argumentuar dhe e mbështetur në dispozitat e sanksioneve që parashikon neni 15 i ligjit “Për inspektimin e ndërtimit”.....

8. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.343, datë 12.02.2013, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.3910, datë 20.04.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimin e gjykimit të çështjes.

9. Gjykata e apelit ndër të tjera arsyeton:



....Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë duhet të prishet e të pushohet gjykimi i çështjes, pasi padia objekt gjykimi nuk mund të ngrihet.

Gjykata e apelit pa e shqyrtuar çështjen lidhur me bazueshmërinë e vendimeve të palës së paditur për dënimin me gjobë të paditësve, konstaton se gjykata e shkallës së parë e ka zgjidhur çështjen, në kundërshtim me nenin 16 të Kodit Procedurës Civile, pa bërë një cilësim të drejtë ligjor lidhur me mosmarrëveshjen e lindur mes palëve, si edhe mjetit procedural të zgjedhur prej paditësve.

Referuar dispozitave të ligjit nr.9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”, nenet 9, shkronja “b”, 10.1, shkronja “a” dhe 15, rezulton se pala e paditur INUK, ka ndër të tjera edhe kompetencën për të kontrolluar zbatimin e këtij ligji nga inspektorët e INUV-ve dhe për të dënuar kryerjen/moskryerjen e veprimeve të paligjshme prej këtyre të fundit.

Paditësit, me qëllim rivendosjen e së drejtës së tyre subjektive, që pretendojnë të jetë cënuar nga vendimet respektive të palës së paditur, duhej të kundërshtonin aktet administrative/vendimet për dënimin me gjobë të kundërvajtjes, dhe sipas rastit, të pretendonin dhe provonin pavlefshmërinë relative apo absolute të tyre.

Paditësit kanë paraqitur padinë me objekt “pavlefshmëri të titullit ekzekutiv” referuar në dispozitën e veçantë, nenin 609 të Kodit të Procedurës Civile, që rregullon pretendimet e debitorit në fazën e ekzekutimit të titujve ekzekutivë. Kjo padi nuk mund të ngrihet, për sa kohë që siç u arsyetua më sipër, vendimet për dënimin e kundërvajtjes administrative, si çdo akt tjetër administrativ duhet të kundërshtohen nëpërmjet inicimit të një gjykimi administrativ.

Vendimi i dënimit me gjobë, sipas nenit 15.7 të ligjit të sipërcituar, përbën titull ekzekutiv, përcaktim i cili është bërë në mënyrë të përgjithshme edhe nga neni 22 i ligjit nr.10279, datë 20.05.2010 “Për kundërvajtjet administrative”. Referuar dispozitave vijuese të këtij ligji, rezulton se vendimi i dënimit me gjobë shndërrohet në titull ekzekutiv vetëm pas kalimit të afatit të ankimit, apo shqyrtimit përfundimtar të tij. Në këtë kuptim, nëse personi, të cilit i atribuohet kundërvajtja, bën ankim, vendimi për dënimin me gjobë nuk është ende titull ekzekutiv, ndaj ai mund të kundërshtohet gjyqësisht vetëm si një akt administrativ.....


III. Ligji i zbatueshëm:
10. Në nenin 15, paragrafi 2, pikat 3 dhe 5, të ligjit nr.9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin e ndërtimit”, i ndryshuar është parashikuar se:

Veprimet ose mosveprimet e kryeinspektorëve/inspektorëve të inspektoratit ndërtimor e urbanistik në nivel bashkie/komune/qarku, si dhe të inspektorëve të Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, që janë në kundërshtim me parashikimet e dispozitave të këtij ligji dhe të legjislacionit në fushën e ndërtimit, të urbanistikës dhe të rezervave ujore, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë.

Kundërvajtjet e mëposhtme administrative dënohen me gjobë si më poshtë:

1. Mosushtrimi i funksionit të kontrollit të territorit në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës në masën 200.000 lekë.

2. Shtrembërimi i rezultateve të kontrollit në fushën e ndërtimit, urbanistikës dhe rezervave ujore në masën 200.000 lekë.

3. Mosrespektimi i afateve për marrjen e vendimeve të parashikuara në këtë ligj në masën 20.000 lekë.

4. Mosrespektimi i afateve të zbatimit të vendimeve të parashikuara në këtë ligj në masën 150.000 lekë.

5. Mosrespektimi i afatit për marrjen e vendimit për prishjen e objektit të kundërligjshëm në masën 20.000 lekë.

6. Mosrespektimi i afatit të zbatimit të prishjes së objektit të kundërligjshëm në masën 150.000 lekë.

Gjoba vendoset me vendim të Kryeinspektorit të Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar. Kundër vendimit të masës së gjobës mund të bëhet ankim i drejtpërdrejtë në gjykatë brenda 10 ditëve, duke filluar nga data e marrjes së njoftimit të vendimit.

7. Mosrespektimi i afatit për dhënien e informacionit dhe pengimi në përmbushjen e detyrave, në masën 100.000 lekë.

8. Mosparaqitja e kërkesës për heqje licence të mbikëqyrësit të punimeve, pranë organeve kompetente, në masën 50.000 lekë.
11. Në vendimin unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.03, datë 06.12.2013, ndërmjet të tjerave thuhet se:

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat, padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë të apelit, apo në Gjykatën e Lartë, dhe deri në këtë datë shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma.....
12. Në vendimin unifikues nr.09, datë 09.03.2006 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, është arritur në përfundimin se:

1. Tregimi i fakteve dhe rrethanave mbi të cilat mbështetet padia, sipas përcaktimit të bërë në nenin 154 të K.Pr.Civile., i shërben gjykatës për “të bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, në kuptim të nenit 16/1 të K.Pr.Civile, si dhe për përcaktimin e gjendjes se faktit që i kundërvihet të drejtës subjektive të paditësit, që është pjesë përbërëse e shkakut të padisë, në kuptim të nenit 185 të K.Pr.Civile.

2. Tregimi i së drejtës mbi të cilën mbështetet kërkesë padia, në kuptim të nenit 154 të K.Pr.Civile, i korrespondon të drejtës subjektive të paditësit si pjesë përbërëse të “shkakut të padisë” në kuptim të nenit 185 të K.Pr.Civile, si dhe të përcaktimit “të bazës juridike të padisë” në kuptim të nenit 16/2 të K.Pr.Civile.

3. Përcaktimi i “kërkimit të paditësit” në kërkesë padi në kuptimin të nenit 154 të K.Pr.Civile, i korrespondon asaj çfarë kërkohet të fitohet si pasojë e zbatimit të ligjit, në kuptim të përcaktimit të objektit të padisë, parashikuar në nenin 185 të K.Pr.Civile.
IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:
13. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, rekursi i paraqitur nga paditësit Edmond Lushaj, Fatmir Hoxha dhe Ibrahim Berisha, përmban shkaqe nga ato që parashikohen në ligj, prandaj ka arsye ligjore që vendimi i gjykatës së apelit të cënohet.

14. Në ndryshim nga gjykatat më të ulta, Gjykata e Lartë ka për objekt gjykimi vetëm kontrollin e zbatimit të ligjit material e procedurial nga ana e gjykatave, vendimet e të cilave janë objekt i rekursit, por pa patur të drejtën që të zhvillojë hetimin gjyqësor në drejtim të marrjes së provave. Hetimi gjyqësor i plotë dhe i gjithanshëm, për të provuar parashtrimet apo prapësimet e palëve, me mjetet provuese të lejueshme që Kodi i Procedurës Civile parashikon, është detyrë e gjykatës së shkallës së parë dhe asaj të apelit.

15. Arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga Gjykata e Apelit Tiranës është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedurial, duke cënuar procesin e rregullt ligjor, prandaj vendimi i kësaj gjykate duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë thekson se, gjykata që shqyrton mosmarrëveshjen duhet të shprehet mbi gjithçka që kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet, sipas nenit 6 i K.Pr.Civile, të kryejë një hetim të plotë e të gjithanshëm, në përputhje me ligjin sipas nenit 14 i K.Pr.Civile, të zgjidhë mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj sipas nenit 16 i K.Pr.Civile, ndërsa në përputhje me përcaktimet e nenit 126 të Kodit të Procedurës Civile, ajo duhet të bëjë një analizë tërësore dhe objektive të provave dhe ti çmojë ato sipas bindjes së brendshme, të formuar nga shqyrtimi i të gjitha rrethanave të çështjes në tërësinë e tyre, sipas nenit 309 të po këtij Kodi.

16. Në analizë të kërkimeve të paditësve në padi si dhe shkakut ligjor ku ato i bazojnë këto kërkime (pavarësisht mënyrës së formulimit të tyre), rezulton se ndodhemi përpara një padie të kundërshtimit të akteve administrative, vendimeve të gjobës të palës së paditur, pavarësisht bazës ligjore ku mbështetet kërkesëpadia.

17. Në këtë përfundim arrihet, duke u mbajtur parasysh vendimi unifikues nr.09/2006 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, i cili ndër të tjera thotë se: ... Tregimi i fakteve dhe rrethanave mbi të cilat mbështetet padia, sipas përcaktimit të bërë në nenin 154 të K.Pr.Civile, i shërben gjykatës për “të bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, në kuptim të nenit 16/1 të K.Pr.Civile, si dhe për përcaktimin e gjendjes se faktit që i kundërvihet të drejtës subjektive të paditësit, që është pjesë përbërëse e shkakut të padisë, në kuptim të nenit 185 të K.Pr.Civile, si dhe vendimi unifikues nr.03, datë 29.03.2012 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, i cili ndër të tjera thotë se: gjykata e zbulon shkakun e padisë së paditësit, duke e analizuar padinë në tërësinë e saj dhe jo duke u kufizuar tek dispozitat ligjore të referuara nga paditësi në pjesën hyrëse të saj. Mund të ndodhë që paditësi të referojë gabimisht dispozitat ligjore, por nga leximi i kërkesëpadisë del e qartë e drejta që ai kërkon të mbrojë. Në këtë rast gjykata duhet të zgjidhë çështjen konform shkakut që rezulton nga shqyrtimi në tërësi i kërkesëpadisë, duke bërë lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cënuar.

18. Në zbatim të vendimeve unifikuese që cituam më sipër, duke u nisur edhe nga kërkimet në objektin e padisë që janë: pavlefshmëria e titujve ekzekutive për vendimet për dënimet me gjobë, Kolegji Administrativ vlerëson se, në rastin objekt gjykimi, pavarësisht mënyrës së formulimit të kërkimeve në padi dhe bazës ligjore të vendosur në të, paditësit kanë kërkuar pavlefshmërinë e vendimeve të INUK për dënimin me gjobë, prandaj gjykata e apelit e ka zbatuar në mënyrë të gabuar nenin 468 të K.Pr.Civile, sepse në rastin konkret nuk ndodhemi përpara një padie që nuk mund të ngrihet, duke u shkelur kështu parimi për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor, të parashikuar nga neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 6 i KEDNJ.

19. I ndodhur në këto rrethana Kolegji Administrativ arrin në përfundimin se, në rastin në gjykim ndodhemi përpara kërkesave të nenit 63/c të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”, prandaj vendimi i gjykatës së apelit duhet të prishet dhe meqenëse shkelja proceduriale rezulton të jetë bërë nga gjykata e apelit, në zbatim të vendimit unifikues nr.03/2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, çështja duhet të dërgohet për tu rishqyrtuar nga Gjykata Administrative e Apelit, e cila duhet të shqyrtojë meritën (themelin) e çështjes.

20. Duke arsyetuar si më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, rekursi i paraqitur nga paditësit Edmond Lushaj, Fatmir Hoxha dhe Ibrahim Berisha është i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi e gjykatës së apelit duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 63/c të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”.....

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.343, datë 12.02.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit.

Tiranë, më 26.11.2015

Nr. 31001-01100-00-2013 Regj.Themeltar

Nr. 00 - 2015 - 4455 Vendimi (647)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   119   120   121   122   123   124   125   126   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish