Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet114/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   110   111   112   113   114   115   116   117   ...   157

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:


Ardian Dvorani Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Medi Bici Anëtar
në seancën gjyqësore të datës 25.11.2015 mori në shqyrtim çështjen administrative me nr.00643/2012, që u përket palëve:
PADITËS: RAMIZ JAHAJ, në mungesë

TË PADITUR: 1) DREJTORIA E ADMINISTRIMIT DHE SHITJES SË PRONAVE PUBLIKE (DASHPP) E MINISTRISË SË FINANCAVE TIRANË në mungesë

2) ZYRA E PËRMBARIMIT TIRANË, në mungesë

Me pjesëmarrjen e Avokatit te Shtetit, Z. Abaz Deda


OBJEKTI:

Kundërshtimin (anulimin) e vendimit

nr.1836 prot, dt. 10.02.2009 të Zyrës së Përmbarimit Tiranë

“Për Pushimin e Urdhrit të Ekzekutimit si të ekzekutuar tërësisht”,

duke u detyruar i padituri Zyra e Përmbarimit Tiranë

të vazhdojë ekzekutimin e detyrueshëm

si dhe duke u detyruar i padituri (debitori)

Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike

e Ministrisë së FinancaveTiranë për të përmbushur pjesën e mbetur

të detyrimit në shumën e përcaktuar nga ekspertiza gjyqësore

në vlerën prej 9.515.631 lekë ndaj paditësit (kreditorit) Ramiz Jahaj.

Baza Ligjore: Neni 610 e vijues i K.Pr.Civile.




Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.5451 datë 19.06.2009 ka vendosur:

“Pranimin e kërkesë padisë.

-Kundërshtimin e Veprimeve Përmbarimore të pushimit të ekzekutimit nr.1836 prot.10.02.2009 të zyrës së Përmbarimit Tiranë


Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.91, dt. 01.04.2010 ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr.5451 datë 19.06.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në këtë gjykatë, me tjetër trup gjykues”.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin nr.130 datë 19.01.2011 ka vendosur:

“Pranimin e padisë. Kundërshtimin (anulimin) e vendimit nr.1836 prot, dt. 10.02.2009 të Zyrës së Përmbarimit Tiranë “Për Pushimin e Urdhrit të Ekzekutimit si të ekzekutuar tërësisht”, duke u detyruar i padituri Zyra e Përmbarimit Tiranë të vazhdojë ekzekutimin e detyrueshëm si dhe duke u detyruar i padituri (debitori) Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike e Ministrisë së Financave, Tirane për të përmbushur pjesën e mbetur të detyrimit në shumën e përcaktuar nga ekspertiza gjyqësore në vlerën prej 9.515.631 lekë ndaj paditësit (kreditorit) Ramiz Jahaj.”


Gjykata e Apelit Tiranë me Vendimin nr.2741 datë 19.12.2011 ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit civil nr.130, dt. 19.01.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”


Kundër vendimeve të mësipërm ka ushtruar rekurs, Avokatura e Shtetit e cila kërkon, ndryshimin e vendimeve dhe rrëzimin e padisë, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • E drejta e paditësit është parashkruar, pasi kundër vendimit të përmbaruesit gjyqësor nr.797/gj, datë 17.06.1999 nuk është bërë ankim brenda 5 ditëve.

  • Vendimet e gjykatave janë të paarsyetuara në lidhje me këtë prapësim të palëve të paditura në shkallët e gjykimit;

  • Bazuar në nenet 112, 113, 115, 120 dhe 125 të K.Civil, kërkesa e paditësit për vënien në ekzekutim është parashkruar pasi për të vlen afati i parashkrimit të padisë;

  • Gjykata ka vepruar në kundërshtim me nenet 19 dhe 20 të K.Pr.Civile në lidhje me parimin e kontradiktoritetit;

  • Gjykata gjatë rigjykimit nuk ka marrë parasysh detyrat e lëna nga Gjykata e Apelit;

  • Shumat e pretenduara nga paditësi nuk kanë mbështetje ligjore

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako, Avokatin e Shtetit, Z. Abaz Deda që kërkoi ndryshimin e vendimeve të të dy gjykatave dhe rrëzimin e padisë, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Nga aktet e dosjes gjyqësore rezulton se me vendimin gjyqësor nr.22, dt 22.01.1993 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec lënë në fuqi me vendimin nr.247, dt. 15.09.1993 nga Gjykata e Apelit Korçë është vendosur; “Pranimi i padisë së Ndërmarrjes Tregtare Prodhuese Eksport - Import “INTER.RAJSTART 91” shpk me ortak dhe administrator paditësin në këtë gjykim të sotëm Ramiz Jahaj (në cilësinë e kreditorit),duke u detyruar i padituri Ndërmarrja Ushqimore Pogradec (në cilësinë e debitorit) për pagimin e vlerës së mallit në shumën prej 1.374.600 lekë”.Ky vendim gjyqësor është vënë në ekzekutim nga Zyra e Përmbarimit Gjyqësor Pogradec ne vitin 1996, duke u bllokuar pasuritë e palës debitore.

2. Ndërkohë, duke qënë se në atë kohë detyrimet e ndërmarrjeve shtetërore, i kaluan Agjencisë Kombëtare të Privatizimit (AKP), me vendimin nr.1298, dt 02.10.1995 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, të lënë në fuqi me disa plotësime nga Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin gjyqësor nr.622, dt. 31.01.1996 është vendosur përfundimisht si vijon: “Detyrimi i Ndërmarrjes Ushqimore Pogradec ose Agjencisë Kombëtare të Privatizimit për t’i kthyer kreditorit (dmth paditësit) Ramiz Jahaj shumën prej 1.374.600 leke; shumë kjo, që duhet të përllogaritet në bazë të indeksit te çmimit ne momentin e ekzekutimit te vendimit”.

3. Rezulton se çështja me sipër nuk është rekursuar ne Gjykatë te Lartë, ndërkohe vendimi nr.622,dt 31.01.1996 i Gjykatës së Apelit Tiranë me detyrimin gjyqësor e përcaktuar në vlerën prej 1.374.600 lekë ka marrë formë të prerë dhe ka filluar të vihet në ekzekutim nga pala e paditur. Ndërkohë, Zyra e Përmbarimit Pogradec gjatë veprimeve të para të këtij ekzekutimi ka konstatuar se AKP Pogradec dhe Dega e Thesarit Pogradec nuk dispononin mjete monetare për likuidimin e detyrimit gjyqësor në fjalë dhe prandaj për këtë shkak të gjitha shumat e mbledhura prej saj me shkresën nr.141 prot.dt. 29.04.1998 ja ka kaluar AKP Tiranë dhe njëkohësisht dosja përmbarimore dhe ekzekutimi i detyrueshëm i saj i kanë kaluar për zbatim Zyrës së Përmbarimit Tiranë; zyrë kjo e fundit, e cila ka bërë regjistrimin përkatës së dosjes dhe ka nisur procedurën përkatëse të saj për ekzekutimin e mëtejshëm të detyrimit gjyqësor në fjalë. Në këtë kuadër, Zyra e Përmbarimit Tiranë ka kontaktuar me institucionet kompetente shtetërore për t’u orientuar në lidhje me mënyrën e aplikimit të “indeksimit të çmimit” që përcaktonte vendimi gjyqësor i sipërcituar për vjeljen e detyrimit gjyqësor si më sipër. Është vërejtur se ky indeksim ka variuar nga rreth 9% (viti 1998 -1999) në 10% (viti 2003) dhe në 12% më pas. Nuk rezulton nga aktet e dosjes gjyqësore se çfarë veprimesh konkrete të mëtejshme janë kryer nga Zyra e Përmbarimit Tiranë.

4. Mbi kërkesën me shkrim dt. 05.09.2008 të bërë nga pala kreditore, Zyra e Përmbarimit Tiranë ka rifilluar “ekzekutimin e detyrueshëm” për vjeljen e detyrimit gjyqësor të lartpërmendur, duke kryer veprimet përkatëse përmbarimore. Rezulton se në dt. 23.09.2008 Zyra e Përmbarimit Tiranë me shkresën e saj nr.11602 prot, dt. 23.09.2008 ka lajmëruar të paditurin Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike (DASHPP) e Ministrisë së Financave, (organ që trashëgoi ish AKP), për të bërë “ekzekutimin vullnetar”.Ndërkohë rezulton se Zyra Përmbarimore Tiranë me vendimin tjetër të saj nr.12460, dt. 09.10.2008 ka vendosur kryerjen e një ekspertimi kontabël me eksperte Adriana Kalaja, duke ju lënë si detyrë kësaj të fundit që të evidentonte faktin nëse kishte detyrim të papërmbushur gjyqësor pala debitorë ndaj palës kreditore.

5. Nga akt ekspertimi kontabël i kryer si më lart nga Zyra e Përmbarimit Tiranë ka rezultuar se pala debitore ende nuk e kishte shlyer të gjithë detyrimin ndaj palës kreditore. Në këto kushte, Zyra e Përmbarimit Tiranë rezulton që të ketë bërë lajmërimin për ekzekutimin e këtij detyrimi të papërmbushur të përcaktuar sipas akt ekspertimit kontabël të kryer nga kjo Zyrë. Por ndërkohë, DASHPP e Ministrisë së Financave,Tiranë ka paraqitur shkresën e saj me nr.2251 prot, dt 23.08.1999 duke pretenduar se ajo në cilësinë e debitorit e ka shlyer totalisht të gjithë detyrimin e saj gjyqësor, detyrim ky, që sipas palës debitorë kap pagesën e kryer prej saj pranë Bankës së Kursimeve Tiranë me urdhër xhirimin nr.616593, dt. 23.08.1999 në vlerën prej 3.892.944 leke në favor të kreditorit, paditësit Ramiz Jahaj.

6. Në bazë të sa më sipër, pala e paditur Zyra e Përmbarimit Tiranë, me vendimin nr.1836 prot, dt. 10.02.2009 ka vendosur “Pushimin e Urdhrit të Ekzekutimit si të ekzekutuar tërësisht”. Paditësi duke mos qënë dakord me këtë vendim i është drejtuar gjykatës me padi me objekt sa më sipër.

7.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin nr.5451 datë 19.06.2009 ka vendosur:

-“Pranimin e kërkesë padisë.

-Kundërshtimin e Veprimeve Përmbarimore të pushimit të ekzekutimit nr.1836 prot.10.02.2009 të zyrës së Përmbarimit Tiranë

7/1. Kjo Gjykatë ka arsyetuar nder te tjera se: Nga analiza e provave të mësipërme dhe pohimeve të palëve , gjykata çmon se padia është e mbështetur në prova dhe në ligj dhe si e tillë ajo duhet pranuar. Vendimi i pushimit te Zyrës së Përmbarimit nr.1836 prot, datë 10.02.2009 është marre në kundërshtim me nenin 616 të Kodit të Procedurës civile pasi nuk jemi në asnjë nga rastet e parashikuara në këtë nen. Nuk provohet me dokumente shkresore që kreditori të ketë nënshkruar se debitori ka shlyer detyrimin apo kreditori të ketë hequr dorë nga kthimi i shumës .

8. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.91, dt. 01.04.2010 ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr.5451 datë 19.06.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në këtë gjykatë, me tjetër trup gjykues”.

8/1. Kjo Gjykatë ka arsyetuar nder te tjera se: në rigjykim kjo gjykatë duhet të verifikojë dhe ballafaqojë të gjitha dokumentat që vërtetojnë ose jo ekzekutimin tërësisht ose pjesërisht të vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor Pogradec nr.1298, datë 02.10.1995. Për të zgjidhur çështjen përveç marrjes së këtyre provave që janë vendimtare duhet të thirret një ekspert kontabël për të zgjidhur pretendimet e palëve në proces”.

9. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin nr.130 datë 19.01.2011 ka vendosur:



“Pranimin e padisë. Kundërshtimin (anulimin) e vendimit nr.1836 prot, dt. 10.02.2009 të Zyrës së Përmbarimit Tiranë “Për Pushimin e Urdhrit të Ekzekutimit si të ekzekutuar tërësisht”, duke u detyruar i padituri Zyra e Përmbarimit Tiranë të vazhdojë ekzekutimin e detyrueshëm si dhe duke u detyruar i padituri (debitori) Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike e Ministrisë së Financave, Tirane për të përmbushur pjesën e mbetur të detyrimit në shumën e përcaktuar nga ekspertiza gjyqësore në vlerën prej 9.515.631 lekë ndaj paditësit (kreditorit) Ramiz Jahaj.”

9/1. Kjo gjykatë ka arsyetuar se: ”(…)nga ana tjetër, konstatohet se ky debitor nuk ka shpjeguar asnjëherë (as në atë kohë dhe as më pas) mënyrën e përllogaritjes nga ana e tij të shumës së sipërcituar të shlyer prej tij dhe po kështu ky debitor nuk ka shpjeguar asnjëherë se përse ai nuk i ka kundërshtuar deri më sot të gjitha veprimet përmbarimore të kryera si më lart nga Zyra e Përmbarimit Tiranë. Ndërkaq, Gjykata vëren se, i padituri Zyra e Përmbarimit Tiranë duke u mbështetur vetëm dhe apriori në pretendimin si më sipër të palës debitorë për shlyerjen tërësisht të detyrimit gjyqësor nga ana e saj, padrejtësisht ka vendosur “pushimin e këtij ekzekutimi të detyrueshëm” me vendimin e tij nr.1836 prot, dt. 10.02.2009, duke e konsideruar si të ekzekutuar tërësisht detyrimin gjyqësor në fjalë ndaj palës kreditore. Gjykata, nga ana e saj, konkludon se “pushimi i ekzekutimit të detyrueshëm” si më sipër është bërë padrejtësisht nga i padituri Zyra e Përmbarimit Tiranë. Në këtë konkluzion të fundit, kjo Gjykatë arrin, nisur nga aktet e administruara gjatë këtij rigjykimi të çështjes por mbi të gjitha nisur edhe nga akt ekspertimi gjyqësor kontabël i kryer gjatë këtij rigjykimi, akt ekspertimi kontabël gjyqësor ky, nga i cili rezulton se në momentin që pala debitorë pretendon se ka shlyer tërësisht detyrimin e saj prej 3.892.944 lekë (dmth në dt. 23.08.1999) në fakt vlera reale në total e detyrimit të debitorit nuk ishte 3.892.944 lekë sa ai ka pretenduar e likuiduar por ka qenë 13.408.575 lekë – ç’ka do të thotë se në atë kohë i binte për detyrë palës debitorë të shlyente edhe diferencën përkatëse prej 9.515,631 lekë. (Më hollësisht shih akt ekspertimin gjyqësor dhe veçanërisht konkluzionet në fq.4 të tij ). Në këto kushte, kur shihet qartë që detyrimi gjyqësor ishte i papërmbushur ende (pra duhej të shlyhej edhe shuma prej 9.515,631 lekë), Gjykata krijon bindjen e brendshme të plotë juridike se ky vendim “pushimi ekzekutimi të detyrueshëm” si më lart i Zyrës së Përmbarimit Tiranë duhet anuluar si i padrejtë, duke u lejuar vazhdimi i mëtejshëm i këtij “ekzekutimi të detyrueshëm” edhe për vjeljen e diferencës së mbetur prej 9.515,631 lekë të detyrimit gjyqësor në fjalë; shumë kjo e fundit që rezulton të jetë ende e pa likuiduar nga i padituri, debitori DASHPP e Ministrisë së Financave, Tiranë edhe në momentet e këtij rigjykimi të sotëm. Pra, përfundimisht, Gjykata krijon bindjen e plotë të brendshme juridike se padia në gjykim duhet pranuar për sa sipër.Gjykata e rrëzon si të pabazuar këtë pretendim, nisur nga analiza e fakteve dhe provave të marra gjatë këtij rigjykimi e të parashtruara në këtë arsyetim vendimi si më lart. Në këtë aspekt ,duke ju referuar përshkrimit të veprimeve përmbarimore të analizuara në këtë arsyetim vendimi, shikohet qartë që Zyra e Përmbarimit Tiranë ka kryer një sërë veprimesh përmbarimore për ekzekutimin e detyrueshëm të palës debitorë ndaj palës kreditore, veprime përmbarimore këto, të cilat asnjëherë nuk janë kundërshtuar sipas ligjit nga pala debitorë; madje, ato edhe janë pranuar duke u shlyer detyrimi në mënyrën që pretendon pala debitore; ç’ka dot të thotë, se pala debitorë ishte e ndërgjegjshme se ky ekzekutim i detyrueshëm në rastin konkret nuk ishte i parashkruar sikurse padrejtësisht pretendon në këtë rigjykim Av. e Shtetit. Ndërkohë, Gjykata,nisur nga aktet në dosje, konstaton se padia në gjykim është ngritur brenda afateve të posaçme që parashikohen në K.Pr.Civile”.

10. Gjykata e Apelit Tiranë me Vendimin nr.2741 datë 19.12.2011 ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit civil nr.130, dt. 19.01.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”

11. Kundër vendimeve të mësipërme ka ushtruar rekurs, Avokatura e Shtetit e cila kërkon, ndryshimin e vendimeve nr.130, dt. 19.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vendimin nr.2741 datë 19.12.2011 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe rrëzimin e padisë, për ato shkaqe që pasqyrohen në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

12. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga Avokatura e Shtetit përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 58 të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” te cilat çojnë ne cenimin e vendimit te Gjykatës së Apelit Tiranë nr.2741 datë 19.12.2011, i cili ka lëne ne fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.130, dt. 19.01.2011.

13. Ky Kolegj në referim të akteve të administruara në dosjen gjyqësore, që janë marrë në shqyrtim dhe janë analizuar nga gjykatat më të ulta, vlerëson se si Gjykata e Apelit Tiranë ashtu dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në kundërshtim me kërkesat e normave procedurale nuk kanë kryer “një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm në përputhje me ligjin” (neni 14 i K.Pr.Civile) nuk i kanë dhënë përgjigje pretendimeve dhe kërkimeve të palëve në proces; nuk kanë bërë një analizë tërësore dhe objektive të provave (neni 126 i K.Pr.Civile) dhe si rezultat nuk e kanë zgjidhur “mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej tyre“ (neni 16 i K.Pr.Civile).

14. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë referuar natyrës juridike të mosmarrëveshjes vlerëson se jemi përpara një padie për kundërshtimin e veprimeve përmbarimore. Paditësi në këtë gjykim kundërshton vendimin nr.1836 prot, dt. 10.02.2009 të Zyrës së Përmbarimit Tiranë, me të cilin është vendosur “Pushimi i Urdhrit të Ekzekutimit si të ekzekutuar tërësisht””. Veprimet përmbarimore qe kundërshtohen kanë lidhje me ekzekutimin e titullit ekzekutiv, vendimit gjyqësor nr.1298, dt 02.10.1995 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec lënë në fuqi me disa plotësime nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin gjyqësor nr.622, dt. 31.01.1996, me të cilin është vendosur: “Detyrimi i Ndërmarrjes Ushqimore Pogradec ose Agjencisë Kombëtare të Privatizimit për t’i kthyer kreditorit (dmth paditësit) Ramiz Jahaj shumën prej 1.374.600 leke; shumë kjo, që duhet të përllogaritet në bazë të indeksit te çmimit ne momentin e ekzekutimit te vendimit”.

15. Ky Kolegj çmon fillimisht të sqarojë se në kuptim të së drejtës procedurale, titulli ekzekutiv është ekzistenca e një të drejte subjektive materiale të cenuar ose të papërmbushur. Në këto kushte titulli ekzekutiv është burim i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejtë i legjitimitetit të kreditorit për të iniciuar procesin e ekzekutimit të detyrueshëm, pasi ai që ka titullin ekzekutiv ka edhe të drejtën e përfshirë në të. Titulli ekzekutiv vihet në ekzekutim me kërkesën e kreditorit. Ekzekutimi i detyrueshëm mund të bëhet vetëm në bazë të një urdhri ekzekutimi. Urdhri i ekzekutimit nuk është gjë tjetër, veçse, instrumenti për të realizuar ekzekutimin e detyrueshëm të detyrimeve. K.Pr.Civile lejon mundësinë e kundërshtimit të procesit të ekzekutimit të detyrueshëm duke parashikuar mjetet mbrojtëse. Një nga këto mjete është dhe padia për kundërshtim veprimesh përmbarimore parashikuar në nenin 610, 611 të K.Pr.Civile. Pushimi i ekzekutimit, vendoset nga përmbaruesi gjyqësor, ndër të tjera, në rast se vërtetohet me prova shkresore, (shkresë banke), që shuma e shënuar në titullin ekzekutiv që ekzekutohet, është derdhur në dobi të debitorit. Kundër vendimit të përmbaruesit për pushimin e ekzekutimit mund të bëhet ankim në gjykatë sipas parashikimeve të nenit 610, 611 të K.Pr.Civile. Afati për paraqitjen e ankimit në gjykatë është 5 ditë nga njoftimi mbi veprimin apo vendimin e zyrës së përmbarimit.

16. Në çështjen objekt shqyrtimi rezulton se pala e paditur Zyra e Përmbarimit Tirane me vendimin nr.1836 prot, dt. 10.02.2009 ka vendosur “Pushimin e Urdhrit të Ekzekutimit si të ekzekutuar tërësisht”, pasi sipas shkresës datë nr.2251 prot, dt 23.08.1999 të Ministrisë së Financave ka rezultuar se pala debitore ka paguar shuma prej 3.892.944 leke në favor të kreditorit, paditësit Ramiz Jahaj ne datën 23.08.1999; ndërkohë rezulton se detyrimi që përcaktohet në titullin ekzekutiv (vendimi gjyqësor nr.1298, dt 02.10.1995 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec lënë në fuqi me disa plotësime nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin gjyqësor nr.622, dt. 31.01.1996) , është në shumën prej 1.374.600 leke; shumë kjo, që duhet të përllogaritej në bazë të indeksit te çmimit ne momentin e ekzekutimit te vendimit. Rezulton se ekzekutimi i titullit ekzekutiv ka nisur që në vitin 1996 dhe pala debitore ka paguar në favor të palës paditëse shumën prej 3.892.944 leke ne datën 23.08.1999.

17. Referuar akteve të administruara në dosjen gjyqësore, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon se nga ana e te dyja gjykatave me te ulta nuk është realizuar një hetim i plotë gjyqësor, në kushtet kur asnjëra prej tyre nuk ka administruar në këtë gjykim dosjen e Zyrës së Përmbarimit dhe dokumentacionin përkatës që përmban ajo që nga momenti kur titulli ekzekutiv është vënë në ekzekutim, pra që nga viti 1996 dhe deri ne momentin e pushimit te këtij ekzekutimi. Shqyrtimi i mosmarrëveshjes midis palëve ndërgjyqëse nuk mund të kryhet pa analizuar dhe hetuar rrethanat dhe faktet që përmban kjo dosje përmbarimore dhe pa i dhëne përgjigje disa çështjeve thelbësore që do të ndikonin ne zgjidhjen përfundimtare dhe te drejte të konfliktit midis palëve ndergjyqese si: (i) çfarë përfaqëson vlera prej 3.892.944 leke sipas shkresës nr.2251 prot, dt 23.08.1999 të Ministrisë së Financave dhe a rezulton se i është paguar kjo shumë paditësit? ii) Sa është shuma që i është paguar paditësit si vlerë e indeksimit të çmimit, përveç shumës së detyrimit principal? iii) Si është llogaritur kjo shumë? iv) nga cila datë është llogaritur shuma që përfaqëson indeksimin, nëse ka të tillë? v) a është vënë paditësi në dijeni të kësaj pagese, dhe a e ka marre atë ? A e ka kundërshtuar paditësi këtë pagesë apo vendimin përkatës në lidhje me të? vi) a qëndron pretendimi i palës së paditur në këtë gjykim se llogaritja e detyrimit prej 3.892.944 leke është kryer nga pala e paditur në bazë të Udhëzimit të Ministrit të Financave nr.1, datë 20.01.1999 dhe VKM nr.355, datë 02.06.1998 “Për procedurat për zbatimin e vendimeve gjyqësore që prekin buxhetin e shtetit”? vii) ne kushtet qe kjo pagese është bere nga ana e paditur qe ne datë 23.08.1999 dhe nuk është kundërshtuar prej tij, kur fillon afati i parashkrimit të padisë për paditësin? Etj .. Asnjërës prej këtyre çështjeve nuk u është dhënë përgjigje nga gjykatat më të ulta në këtë gjykim. Ky Kolegj vlerëson si të domosdoshme hetimin dhe sqarimin e çështjeve të mësipërme, të cilat do të ndihmonin gjykatat në lidhje me faktin nëse titulli ekzekutiv është ekzekutuar tërësisht apo jo nga ana e palës së paditur.

18. Përveç sa më sipër, rezulton se Gjykata e Apelit Tiranë kur shqyrtoi çështjen dhe mori vendimin nr.2741 datë 19.12.2011 ka lejuar shkelje procedurale të kryer nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Kjo gjykatë, gjatë rigjykimit kur është vendimi nr.130, datë 19.01.2011 ka kryer shkelje procedurale, pasi e shprehur në vendimin nr.91, dt. 01.04.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë, thuhet : “në rigjykim kjo gjykatë duhet të verifikojë dhe ballafaqojë të gjitha dokumentat që vërtetojnë ose jo ekzekutimin tërësisht ose pjesërisht të vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor Pogradec nr.1298, datë 02.10.1995. Për të zgjidhur çështjen përveç marrjes së këtyre provave që janë vendimtare duhet të thirret një ekspert kontabël për të zgjidhur pretendimet e palëve në proces”. Pikërisht këtë shkelje procedurale të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nuk e ka konstatuar, nuk e ka shqyrtuar dhe e ka lejuar Gjykata e Apelit Tiranë. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson të theksojë për gjykatat më të ulta se ne baze te nenit 467 të K.Pr.Civile është detyrim për një gjykatë të zbatojë urdhërimet e një gjykate me te larte.

19. Rezulton nga aktet qe ndodhen ne dosjen gjyqësore dhe që janë marrë në shqyrtim nga gjykatat më të ultë, që këto të fundit pa realizuar një hetim te plote dhe te gjithanshëm, dhe duke u bazuar vetëm në një akt ekspertimi të realizuar gjatë gjykimit në shkallë të parë, (ne një kohe qe Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.91, dt. 01.04.2010 kishte lënë detyre: “në rigjykim kjo gjykatë duhet të thirret një ekspert kontabël për të zgjidhur pretendimet e palëve në proces”, kane marre te mirëqene faktin qe pala e paditur nuk e ka shlyer tërësisht detyrimin ndaj paditësit Ramiz Jahaj bazuar ne një akt ekspertimi te një gjykimi vendimi i të cilit është prishur. Në këtë Akt Ekspertimi datë 20.10.2008, ekspertja Adriana Kalaja ka bërë llogaritjen e vlerës së indeksimit që nga viti 1991, ndërkohë që vendimi gjyqësor që përbën titullin ekzekutiv ka marrë formë të prerë në datën 31.01.1996, (vendimi gjyqësor nr.1298, dt 02.10.1995 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec lënë në fuqi me disa plotësime nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin gjyqësor nr.622, datë 31.01.1996), dhe kur detyrimi pretendohet se është shlyer ne datën 23.08.1999. Pikërisht, llogaritja e gabuar e vlerës së indeksimit nga viti 1991 është dhe një nga pretendimet kryesore të palës së paditur në këtë gjykim, pretendim të cilit rezulton se asnjë prej gjykatave më të ultë nuk i ka dhënë zgjidhje.

20.Gjithashtu duke u nisur nga sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson së të dyja gjykatat më të ultë, në çështjen objekt gjykimi, kishin detyrim që në bazë të nenit 224 të K.Pr.Civile të kërkonin të dhëna nga organet kompetente (Zyra e Përmbarimit Pogradec, Zyra e Përmbarimit Tiranë, ish AKP, Ministria e Financave, etj), në lidhje me çështjet që trajtohen më sipër, me qëllim zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të çështjes, detyrim ky që nuk është përmbushur nga ana e tyre.

21.Për sa me sipër ky Kolegj vlerëson se hetimi dhe sqarimi i çështjeve te trajtuara me lart ne ketë vendim janë determinante në zgjidhjen e konfliktit mes palëve ndërgjyqëse. Vetëm pasi te jete hetuar dhe vërtetuar sa më sipër do te analizohet nëse jemi apo jo përpara rastit të parashkrimit të së drejtës së padisë për paditësin, pretendim ky i ngritur nga pala e paditur dhe Avokatura e Shtetit. Kjo për arsye se afati i parashkrimit të padisë është e lidhur me momentin kur paditësi është vënë në dijeni të përmbushjes se detyrimit nga ana e paditur dhe te njoftimit te paditësit për ekzekutimin e shumës prej 3.892.944 leke. .

22.Për sa më sipër dhe për një zgjidhje të drejtë dhe përfundimtare të çështjes, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet prishur dhe në referim të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” dhe Dekretit nr.7818, datë 16.11.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, çështja duhet të dërgohet për rigjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

23.Në rigjykim, Gjykata Administrative e Apelit Tiranë duhet të përsërisë hetimin gjyqësor ne baze te nenit 465 te K.Pr.Civile ku parashikohet “Ne shqyrtimin e çështjes ne gjykatën e apelit mbahen parasysh për aq sa janë te zbatueshme dispozitat mbi procedurën e gjykimit ne shkalle te pare”, ne mënyre qe t’i japë përgjigje kërkimeve te palës paditëse dhe prapësimeve të palës së paditur të ngritura në këtë gjykim (neni 225 i K.Pr.Civile) si dhe të sqarojë pyetjet që ngrihen në pikën 17 të këtij vendimi. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon se sqarimi i këtyre çështjeve, si dhe te tjerave që mund t’i lindin Gjykatës së Apelit Administrativ do të ndihmonte gjykatën në zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të mosmarrëveshjes objekt gjykimi. Gjithashtu, Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, në bazë të nenit 224 të K.Pr.Civile duhet të kërkojë të dhëna nga organet kompetente (Zyra e Përmbarimit Pogradec, Zyra e Përmbarimit Tiranë, ish AKP, Ministria e Financave, etj), në lidhje me çështjet që trajtohen më sipër, me qëllim zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të çështjes, detyrim ky që nuk është përmbushur nga ana e tyre. Kjo gjykatë në kuptim të nenit 224/a të K.Pr.Civile duhet të caktojë ekspert për t’u dhënë përgjigje pretendimeve të palëve në këtë proces gjyqësor dhe për të llogaritur drejt dhe në përputhje me ligjin, detyrimin e pashlyer, nëse ky detyrim ekziston.

24. Kjo Gjykatë do t’u bëjë të qartë palëve që është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin të provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Palët ashtu siç kanë të drejta kanë dhe detyrime që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara me ligj. Gjykata duhet të lejojë palët që të paraqesin prova shkresore me anën e të cilave ato të provojnë pretendimet e tyre bazuar në nenin 12 dhe 19 të K.Pr.Civile dhe t’i lejojë palët që t’ia nënshtrojnë këto prova hetimit e debatit gjyqësor. Kryerja e veprimeve të përmendura më sipër si dhe e të tjerave që eventualisht mund të lindin gjatë rigjykimit, do të lejojnë gjykatën të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive lidhur me zgjidhjen e çështjes.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,


V E N D O SI

Prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë nr.2741, datë 19.12.2011 dhe dërgimin e çështjes për rigjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.


Tiranë, më 25.11.2015

Nr. 11243-00239-00-2013 Regj.Themeltar

Nr. 00-2015-4599 Vendimi (639)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   110   111   112   113   114   115   116   117   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish