Disertacion doktorate në temë: Aplikimi strategjive të marketingut në Institucionet e Arsimit të Lart në Maqedoni dhe ndikimi i tyre në tërheqjen e studenteve të rinj Kandidat: Udhëheqës akademik: Teuta Veseli-Kurtishi Prof drTregu i arsimit të lartë në Maqedoni
Në bazë të radhitjes, tregu i arsimit të lartë në RM është i organizuar prej 5 universiteteve publike që në një vit akademik ofrojn një gamë të gjërë programesh me kapacitet pranimi prej afro 24.200 student të rinjë dhe universitetet tjera private dhe private-publike që janë në numër tre fishë më imadhë, pesmbëdhjetë paraqiten me programe të ndryshme dhe ofrojnë mundësi për afro 10.000 studentë në vitë, numër i cili përputhet me ofertën e arsimit të mesëm ku pranohen në vit reth 35.000 nxënes, por nuk ështe kompatibil me numrin e nxënsëve që kryejn shkollat e mesme, qe është afro 25.000 nxënës. 2.5.Sistemi i cilësisë së arsimit të lartë në MaqedoniÇështja e garantimit të cilësisë dhe monitorimi i saj është bërë një element i rëndësishëm në politikën e arsimit të lartë në kohën e sotme. Shtrimi i çështjes së cilësisë në arsimin e lartë diktohet nga nevoja kombëtare dhe nga prirja për internacionalizimin e arsimit të lartë. Ky interesim dhe shqetësim në lidhje me garancinë e cilësisë buron edhe nga një kontekst i gjerë shoqëror, politik, ekonomik. Një presion i madh ushtrohet mbi institucionet e arsimit të lartë për të justifikuar buxhetin që u jepet atyre. Institucionet e arsimit të lartë janë përgjegjëse përpara shoqërisë dhe duhet të demonstrojnë se ato po bëjnë përpjekjet e mundshme më të mira për të përdorur me efektivitet burimet që u janë besuar. Në këtë kuadër cilësia është paraparë si një nga parimet kryesore ku do të mbështet zhvillimi i arsimit të lartë në RM në dekadën e ardhshme. Të gjitha institucionet e arsimit të lartë duhet të të ngrenë zyra, të cilat do të merren me sigurimin e cilësisë së punës në institucion, zyrë e cila egziston në UEJL që nga themelimi. Misioni i këtyre zyrave është ideimi, drejtimi, organizimi dhe publikimi i veprimtarisë së vlerësimit të brendshëm në nivel institucioni me qëllim që të garantohet niveli i cilësisë së kërkuar. Këto zyra janë përgjegjëse që sigurimi e cilësisë dhe pjesë integrale e menaxhimit rutinor të procesit të mësimdhënies dhe të të nxënët, si dhe të punës kërkimore-shkencore që zhvillohet brenda institucionit. Po ashtu zyrat për sigurimin e cilësisë i harmonizojnë sa të jetë e mundur kriteret dhe metodat interne për sigurimin e cilësisë me kriteret dhe metodat e institucioneve të supraordinuara (p.sh. departamenti me fakultet, fakulteti me Universitet etj.). Për të cilën ndahen fonde të veçanta për ndërtimin e kapacitetit të këtyre zyrave, si dhe do të shfrytëzohen përvojat e institucioneve akademike nga vendet e zhvilluara. Në institucionet e larta të arsimit të lartë në Maqedoni bëhet harmonizimi i programeve të studimeve sipas objektivave të Procesit të Bolonjës (PB). Kriter për vlerësim është krahasueshmëria me programet e vendeve nënshkruese të Deklaratës, si dhe shkalla e punësimit të të diplomuarve dhe e mobilitetit të studentëve. Të gjitha programet e studimeve duhet të përmbajnë në vete kriteret për vlerësim të brendshëm të tyre, si dhe duhet të rishikohen në intervale të rregullta kohore. Në institucionet e larta të arsimit ndërpritet praktika e studimit me afat të pacaktuar dhe janë aplikuar kritere që bëjnë të mundur që të gjithë studentët, në pajtim me dëshirat dhe mundësitë e tyre, të fitojnë shkallën akademike të dëshiruar brenda afateve kohore të parapara me akte normative dhe nga vetë programet e studimeve. Në të gjitha institucionet e arsimit të lartë që i organizojnë studimet në përputhje me objektivat e PB duhet të funksionojë mekanizmi për transferin e krediteve. Për këtë qëllim, ndërtohen kapacitete të stafit akademik dhe stafit administrativ në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, me qëllim të krijojnë kushte për punë praktike të studentëve, përmes pajisjes së laboratorëve, qendrave eksperimentale si dhe perms ofrimit të ndihmës për vendosjen e bashkëpunimit me sektorë të ndryshëm të veprimtarisë ekonomike dhe shoqërore. Po ashtu, vihen në dispozicion të institucioneve të arsimit të lartë fonde të veçanta për financimin e punës praktike. Institucionet e arsimit të lartë duhet të kenë pjesëmarrje aktive në projekte të bashkëpunimit ndërkombëtar, për qëllim ngritjen e cilësisë së planeve dhe të programeve, të mësimdhënies dhe të punës kërkimore si dhe me qëllim të nxitjes së mobilitetit të stafit akademik dhe të studentëve. Stimulime permanente për studentë dhe mësimdhënës të suksesshëm nga ana e institucioneve të larta, përfshirë stimulimet financiare. Në veçanti, në universitetet themelohen fonde për stimulimin financiar të mësimdhënësve që zbatojnë risi në mësim. Gjithashtu, mësimdhënësit dhe studentët e suksesshëm stimulohen me anë të mirënjohjeve publike për punën e tyre, si dhe në forma të tjera. Në arsimin e lartë ndikime kanë edhe ndryshimet shkencore dhe teknologjik ku krijohet infrastrukturë ligjore dhe nxiten praktika për vlerësim të drejtë dhe të gjithanshëm të punës akademike dhe shkencore të personelit të institucioneve të arsimit të lartë. Merren të gjitha masat që avancimi të bëhet në bazë të rezultateve të punës dhe krahasueshmërisë me kriteret e avancimit të stafit akademik në vendet e tjera pjesëmarrëse në Procesin e Bolonjës, duke siguruar cilësi, profesionalizëm dhe se Institucionet e arsimit të lartë në mënyrë të vazhdueshme bëjnë hulumtimin e nevojave të ekonomisë dhe të shoqërisë, trendeve të zhvillimit të arsimit dhe të ekonomisë botërore në kuadër të globalizimit, për të përcaktuar nevojën e bashkohësimit të programeve ekzistuese dhe për zhvillimin e programeve të reja. Institucionet e arsimit të lartë kujdesen që planet dhe programet të jenë gjithmonë në përputhje me nevojat dhe kërkesat e tregut të punës. Institucionet e arsimit të lartë zhvillojnë kontakte të rregullta me ekonominë për të bërë identifikimin e nevojave dhe të kërkesave. Identifikimi i këtyre nevojave dhe kërkesave mund të arrihet me anë të: (I) hulumtimeve të rregullta që mund t’i bëjnë Institucionet e arsimit të lartë; dhe (II) me anë të përcjelljes së shkallës së punësimit të të diplomuarve sipas profileve. Në planet dhe programet e arsimit të lartë përfshihen module që u ndihmojnë studentëve të bëjnë planifikimin e karrierës dhe që u ofrojnë atyre aftësitë kyçe që kërkohen në tregun e punës. Në fondet e ndara nga MASHT-i për këtë qëllim institucionet e arsimit të lartë konkurrojnë me elaborate përkatëse. transparencë të plotë të procesit të vlerësimit.
Hulumtimi i veçant i shërbimeve dhe marrja me to është çështje e kohës së re. Adam Smiti dhe ekonomistë tjerë të hershëm gjatë kohë kan mbrojtur tezën (qëndrimin) se aktiviteti rezultat i së cilës është i paprekshëm nuk krijon asnjëfar vlere të shtuar. Rëndësinë e veçantë të shërbimeve (të krijimit të vlerave) në mes të parëve e ka kuptuar Alfred Marshalli (Alfred Marshall), i cili thekson se shërbimet u japin vlerë prodhimeve të caktuara, kurse mund të thuhet se edhe u sigurojnë ekzistencë disa prodhimeve të caktuara. Alfred Marshalli i pari e ka përmendë barabartësin e produkteve të prekshme me ato të paprekshëm në raportë me aftësitë e gjenerimit të vlerave të reja.39 Vetë përkufizimi i shërbimeve sipas Shoqates Amerikane për Marketing (AMA) shpreh: “Shërbimi është detyrë ose punë e kryer për tjeterkend dhe/ose sigurimi i ndonjë paiseje, prodhimi ose aktiviteti për t`u shfrytëzuar nga të tjerët, dhe jo pronësi si rezultat i transaksionit të shkëmbimit” Thjeshtë thënë, shërbimet paraqesin vepra, procese dhe performansa.40 Numër i madhë i përkufizimeve për shërbimet flet për specifikat e tyre edhe pse ekzistojnë disa karakteristika të përbashkëta për të gjitha ato. Karakteristika e parë ka të bëjë me paprekshmërinë, që don të thotë se vështir se mund të ruhen dhe deponohen. Pastaj, blerja e shërbimit nuk nënkuptonë pronësinë e tyre, që don të thotë transferin fizik, porë shërbimi krijon benefite gjatë apo pas interaksionit në mes ati që ofron shërbim dhe shfrytëzuesit, dhe rezulton me një përvojë të veçant për blerësin. Duke vështruar specifikat e para të shërbimeve, më së shumti shfrytëzohet përkufizimi i Kotlerit për shërbimet, i cili thotë, se: “Shërbimi është çdo aktivitet, apo shfrytëzim, të cilin njëra palë mund të ofroj tjetrës, kryesisht është e paprekur dhe nuk rezultonë me pronësin e çfarëdo qoftë. Prodhimi i sajë mundet, por nuk është patjetër të jetë i lidhur me prodhim fizik.41 Si specifika të veçanta të shërbimeve, për çka pajtohen numri më i madhë i ekspertëve, janë:
Download 3,9 Mb. Do'stlaringiz bilan baham: Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024 ma'muriyatiga murojaat qiling |
kiriting | ro'yxatdan o'tish Bosh sahifa юртда тантана Боғда битган Бугун юртда Эшитганлар жилманглар Эшитмадим деманглар битган бодомлар Yangiariq tumani qitish marakazi Raqamli texnologiyalar ilishida muhokamadan tasdiqqa tavsiya tavsiya etilgan iqtisodiyot kafedrasi steiermarkischen landesregierung asarlaringizni yuboring o'zingizning asarlaringizni Iltimos faqat faqat o'zingizning steierm rkischen landesregierung fachabteilung rkischen landesregierung hamshira loyihasi loyihasi mavsum faolyatining oqibatlari asosiy adabiyotlar fakulteti ahborot ahborot havfsizligi havfsizligi kafedrasi fanidan bo’yicha fakulteti iqtisodiyot boshqaruv fakulteti chiqarishda boshqaruv ishlab chiqarishda iqtisodiyot fakultet multiservis tarmoqlari fanidan asosiy Uzbek fanidan mavzulari potok asosidagi multiservis 'aliyyil a'ziym billahil 'aliyyil illaa billahil quvvata illaa falah' deganida Kompyuter savodxonligi bo’yicha mustaqil 'alal falah' Hayya 'alal 'alas soloh Hayya 'alas mavsum boyicha yuklab olish |